Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Mesazhi i Rugovës për vitin e ri 2004

    Mesazhi i Presidentit Rugova drejtuar qytetarëve të Kosovës për Vitin e Ri 2004

    Prishtinë, 30 dhjetor - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova u ka drejtuar qytetarëve të Kosovës një mesazh tradicional urimi për Vitin e Ri, me urimet më të përzemërta për 2004. Në vazhdim po e japim të plotë mesazhin e Presidentit Rugova.
    "Në këtë natë të Vitit të Ri, kur zemrat i kemi të hapura për gëzim, Ju shpreh urimet e mia të përzemërta me dëshirat më të sinqerta për lumturinë Tuaj dhe të familjeve Tuaja.
    Viti që po lëmë pas ishte një vit i forcimit të progresit në të gjitha fushat e jetës për vendin tonë. Ishte një vit pune me sukses i institucioneve shtetërore të Kosovës.
    Pra, ishte një vit i forcimit të lirisë, të sigurisë dhe të ekonomisë. Ishte një vit i afirmimit më të madh të kërkesës së popullit për njohjen formale të Pavarësisë së vendit tonë.
    Viti në të cilin po hyjmë do të jetë një vit i sukseseve më të mëdha të Kosovës. Vëmendje të veçantë do t'i kushtojmë zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit të të gjithë qytetarëve.
    Një punë të mirë do të bëjmë në bartjen e përgjegjësive te institucionet shtetërore në bashkëpunim me UNMIK-un. Do të gjejmë forma më të frytshme të veprimit të përbashkët.
    Po ashtu do të punojmë në integrimin më të shpejtë të Kosovës në BE, në NATO, në miqësi të përhershme me SHBA. Njëherësh do të veprojmë në përfaqësimin diplomatik të vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Me fqinjët tanë do të bëjmë përpjekje të kultivojmë marrëdhënie të mira.
    Në planin e brendshëm do të vazhdojmë në integrimin e grupeve etnike, minoriteteve në shoqërinë dhe në shtetin e Kosovës.
    Gjatë vitit të ardhshëm do të fuqizojmë punën në vlerësimin e standardeve të prezentuara, të atyre që i kemi përmbushur dhe të tjerave që do t'i përmbushim. Në të njejtën kohë do të veprojmë bashkë me miqtë tanë që të bëhet njohja formale e Pavarësisë së vendit tonë sa më parë, çfarë do t'i shpejtonte proceset e brendshme demokratike e ekonomike si dhe do të qetësonte këtë pjesë të Europës e të botës, si dhe vetë popullin e Kosovës.
    Në këto çaste gëzimi i kujtojmë me pijetet të lartë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Do të bëjmë më shumë në ndriçimin e fatit të të zhdukurve në vitin që po vjen.
    Në këtë natë gëzimi, urime të përzemërta i shprehim UNMIK-ut dhe OSBE-së që janë me detyra civile në Kosovë si dhe komandantëve e ushtarëve të KFOR-it, NATO-s që po bëjnë sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës.
    Urime të sinqerta u shprehim përfaqësive diplomatike në Kryeqytetin e Kosovës.
    Në këto momente gëzimi, u shprehim urime nga zemra kosovarëve në SHBA dhe në vendet e Evropës që po ndihmojnë progresin e Kosovës. Urim të veçantë u drejtojmë të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
    Në gëzimin e ndërrimit të moteve, urime të përzemërta për Vitin e Ri i dërgojmë Presidentit Bush, Kryeministrit Bler, Presidentit Shirak, Kancelarit Shrëder dhe Kryeministrit Berluskoni.
    Urim të veçantë i shprehim Atit të Shenjtë Papa Gjon Pali II, që gjithmonë lutet për Kosovën.
    Në këtë natë gëzimi t'i bashkojmë dëshirat, synimet dhe veprimet për një Kosovë më të begatshme, më të fuqishme dhe më të lumtur.
    Dhashtë Zoti që Vitin tjetër të Ri ta kremtojmë me njohjen formale të pavarësisë të vendit tonë të shtrenjtë e të bukur!
    Me fat Viti i Ri 2004!
    Gëzuar! Zoti Ju bekoftë! Zoti e bekoftë Kosovën tonë të dashur! - thuhet në fund të mesazhit të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.


    Marrë nga www.kosova.com

    I vetmi gabim në këtë urim mendoj se është puna e së ardhmes së Kosovës, që Rugova thotë se është pavarësia dhe pastaj integrimet euroatlantike, pra ndaras nga Shqipëria, gjë që është shumë gabim nga kushdo shqiptar që kërkohet kjo.
    E ardhmja e gjithë rajonit tonë patjetër do të jetë BE, por është puna se si do të futemi në BE, bashkarisht me Shqipërinë apo ndaras si dy shtete shqiptare.
    Nga ato gati 100 vite të okupimit serb mbi Kosovën, pra jetës së bërë ndaras janë krijuar disa ndryshime mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë dhe nëse mendohet që të shkohet në pasjen e dy shteteve, pra prapë jetës së ndarë në dy shtete ato ndryshime midis nesh vetëm se do të thellohen edhe më, për çka është frikë se pastaj do të vij deri te krijimi i një kombi të ri kosovar apo dardan si do që ta quajmë, dhe kjo nuk është në interes të asnjë shqiptari.
    Prandaj, ne medoemos duhet të bashkohemi, e pastaj së bashku hyjmë në BE e paralelisht me këtë duhet bërë sa më shpejt edhe rikonvertimi/rikthimi në rrënjë i asaj pjese shqiptare të islamizuar gjë që është duke u bërë dhe Rugova është një nga personazhet kryesore në këtë gjë, për ç'gjë duhet dhe është duke u vlerësuar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Si zakonisht kjo bish e poshter dhe e eger nuk ja thot dot zemra as goja as nji fjal per ESHMORET dhe INVALIDET E LUFTES e FEMIJET JETIMA TE DESHMORVE e FAMILJET E DESHMORV
    po veq do popa i permend he tu vorri kur te cof i bifshin amen.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rugova permend krejt popullin sepse eshte President i krejt popullit.
    Rugova nuk mundet ti uroj vit te ri deshmorve sikurse don ti krimineli LLap por Rugova nuk krijon te vdekur sikurse krijon ti Llap dhe partia qe ti mbeshtet qe vetem gjat 2003 keni vrare mbi 100 Shqiptare e mes tyre nja 30-40 luftetar te UCK-s.

    Pra Rugova eshte shum me prane UCk-s dhe luftareve te saje se sa ti llap e bandat qe ti i simpatizon. Eshte me pran deshmoreve dhe invalideve Rugova se sa Sali Veseli e Daut Haradini e Ahmet Elshani e Melaim Zeka e AdemDemac Qose LimThaqi.

    Llap ,ti qe merr pjes shpirterisht ne vrasjen e luftareve te UCK -s je shum larg nga populli.

    Rugova proteston e shpreh dhimbje kur vriten luftetaret kurse Qosja e e Demaci heshtin dhe Sali Veselet e Jakup Krasniqat gezojne e bejne orgji neper Restorant Bordellot sikurse ne "Pojata" kur vran Drinin.

    2004 do jet dhe fundi juaj.

    Albo .. nuk duhet lejuar me Llapi etj te fyejn Presidentin e Kosoves. Keta kriminele tolerancen e mendojne si shesh qe te bejne pershesh..pra qe te kafshojne..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e sulo katili
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    france
    Postime
    5
    Na dhemb shpirti kur shikoj shqiptare qe zihen dhe fyejne njeri tjetrin. Koha eshte per bashkim. Ata qe nuk na duan jane mjaft tashme.
    Nuk jam dakort qe Presidenti Rugova te quhet bishe e poshter ne menyre vulgare. Ne fund te fundit eshte president i popullit te Kosoves. Nga ana tjeter, gjaku i pjesetareve te UCK nuk duhet harruar ne asnje moment...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Rugoven e ka kap megallomania. I duket se eshte me i mencmi i ballkanit e botes dhe se ja kan bo me hile qe si kan dhene nai cmim nobel per mencuri. Kjo eshte dhe arsyeja pse hiresi e tij nuk i pret emisaret e huaj ne institucione por ne shtepine etij private. Ka me ush dullak se ky patologjik. Nje gjynah tjeter i rugoves eshte dhe perpjkja artificiale per ti ndare shqiptaret e kososves nga ata te shqiperise, a thu se jan dy rraca te ndryshme qe per ca arsye te 'pasbuluara' flasin shqip. Kete gje megallomani me shall e ben per arsye personale, per ti rritur vlerat dhe per ti ruajtur veten nga ndonje kritike qe mund ti vije nga kendej kufirit. Rugov trapi ka arritur deri ne mohimin e vlerave shqiptare qe ne themel perbejne identitetin e nje kombi, sic jane festat, ditet e shenuar historike, urimet e ndersjellta. Ne vashden e kesaj politike donkishoteske eshte dhe nxjerrja e nje flamuri te ri te qendisur nga djali i tij, dhe nje himn qe e ka shkrujt vet a e ka pas knu kur ka qene ne kopsht. Kjo veprimtare 'raksionare' e tij qe do e kishte zili dhe serbi kur mundovi me ja shduk flamurin shqiptareve gjate viteve te okupimit, e ka bere rugoven qe ti dalin puplat, dhe sot e kesaj dite ai shikohet nga establishimi shqiptar si me e mira budalla, me e keqja tradhetar. Rugova miundohet te justifikohet se keshtu qarrihet pavaresia, po harron se ne popull nuk ka vetem bagti qe ti terheqesh nga kapistalli. Pavaresine kosoves ja vulosen atat qe e ringjyrosen flamurin shqiptar me gjakun e tyre ne beteja me egersirat sllave, e jo gandizmi i rugoves qe ja kishte bere jeten disheze serbeve ne kosove. Te mos kishte qene per trima e deshmore si adem jashari e te tjere,qe megjithese e dinin se do ti masakronin, prape si trima luftun, rugova do vashdonte te bente elogji sllobos per nai pavaresi. Pffff, derdimen.
    Shpresoj qe populi kosoves ta kete mesuar gabimin qe beri duke i dhene voten ketij enuku, dhe ti vej shkelmin atij dhe flamurit te tij ne zgjedhiet e ardheshme.
    Rrofte shqiptarizma
    Rrofte shqiperia etnike
    Vitin tjeter u realizofte endrra e madhe e shqiptarizmes, kosova e shqiperia se bashku dhe e bekuar nga zoti.
    Kroksi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rugova eshte president i 3 milion shqiptareve dhe i ka votat jo me para por me vullnet.

  7. #7
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Postuar më parë nga Llapi
    Si zakonisht kjo bish e poshter dhe e eger nuk ja thot dot zemra as goja as nji fjal per ESHMORET dhe INVALIDET E LUFTES e FEMIJET JETIMA TE DESHMORVE e FAMILJET E DESHMORV
    po veq do popa i permend he tu vorri kur te cof i bifshin amen.
    Ja ish Kryekomandanti i Luftetareve, dhe Invalideve te luftes, dhe Kryekomandanti i shume prej baballareve dhe femijeve jetime e familjeve te deshmoreve, cfare uron per vitin e ri:


    Thaçi: Viti 2004, të thellojë proceset demokratike
    Lajmi i ores 12:20 PM

    PRISHTINE (31 Dhjetor)
    - "Ndërrimi i viteve është festë që na bën t'i kujtojmë ditët e përpjekjeve tona njëvjeçare, për një jetë të qetë, të begatë dhe të ndershme. Gjatë vitit që shkoi në Kosovë u bënë përparime në shumë aspekte të jetës institucionale, por ende ka probleme dhe vështirësi që nuk mund të mënjanohen shpejt. Urojmë që Viti i Ri Kosovës t'i hapë perspektiva të reja dhe të thellojë proceset demokratike. Zhvillimi ekonomik dhe funksionimi i institucioneve do të mundësojë realizimin e standardeve perëndimore dhe fillimin e zgjidhjes së drejtë të statusit politik të Kosovës", uroi kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, qytetarët e Kosovës. ro/ro (Kosovapress/BalkanWeb)




    O Llap, keqyr djalo merru me pune me te mencura, se Rugoves nuk po i ben asgje tjeter, po po ja rrit morrin ne koke qe ashtu se ashtu e ka te madh, tuj e marre ne goje. Neqofte se eshte bishe, mos e sulmo si bishen, myte me diplomaci e me pune.

    Sa ma shume ta sulmosh bishen, aq me e eger behet ajo. E ty goja nuk t'u ndal. Praj o burre, praj! - dikush, sidoqofte, s'don muhalife, po pune...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ASD
    Ti mier e kije se vetem me pun arrihet diqka atu pajtohem me ty
    sa i perket mesazhit te Z Thaqit ai sa e sa her i ka cek ata qfar kerkova une nga ajo bisha qe kurr si ze ne goj pra mos te lutem mos e krahaso bishen me nji njeri normal qe luftoi per lirin e kosoves e tash po lufton me diplomaci siq po thua ti

    Si do qoft ju uroi vitin e ri 2004 te gjith shqiptarve ku do qe jan pa dallim feje e partije dhe ishalla mbledhum mend najher
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 31-12-2003 më 14:11
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e christina54
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    80
    EHte fat i ma ll per popullin e Kosoves ka nje president te mencur dhe te moderuar.Saper bashkim me Shqiprine nderkombetaret jane betu se do ta spastrojne ate vend nga fara keqe e komunizmit dhe kriminelet te gjithe ne burg pastaj do vije pamvarsia dhe me vone bashkimi me Shqiprine.Ata ce duan tashti bashkim e duan vetem per rremuje.Ujku mjegull don.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Dr. Rugova është kryetar i Kosovës i zgjedhur me vota të lira - pa Euro, pa Revole, pa Kallash ,pa Marje Familjarësh Pengjë .

    UÇK-ja e kreu misionin e vetë që me nënshkrimin e marveshjes në Ramboliet dhe shkeljen e këmbës së parë të ushatrëve të NATO-s në truallin e Kosovës.
    Gjitçka e tepruar ,bëhet monotone dhe e humb vlerën .


    Viti i Ri është Festë e ndrimit të Motmoteve në të gjithë Botën e jo vetëm për Kosovë .
    Pra nuk është festë Kombëtare ,nuk është festë me karakter Ushatrak apo Policor .
    Dr. Rugova mbrojti e përgëzoi UÇK-në për punë e vlerë ,atje ku duheshte ,ku e shihte e gjithë Bota - Den Hagë .



    Mjerë UÇK-ja , Luftëtarët, Inavalidët e Luftës, Jetimët e Luftëtarëve se kush ka mbetur që tiu bëhet advokat - një njeri i pa njeri ,që mundohet akoma të han/jeton në kuriz të tyre .

    Eh more Adem Jashari ,eh more Zahir Pajaziti e ju o TRIMAT e tjerë të ramë , ju turpërojnë, ju përgojnë emrin, punën, gjakun ,ju përvetsojnë gjithçka , turli far bërllogu rrugësh .
    Çohu Adem ,Zahir e mbyllju gojnën këtyre hienave të rrugëve.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Ata që vdekjen e Rugovës e kanë konsideruar fitore personale.
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 18:05
  3. Ndëron jetë presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  4. Zgjedhjet parlamentare në Kosovë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 275
    Postimi i Fundit: 15-05-2005, 14:50
  5. Pse Rugova (s')bën të kritikohet?
    Nga shigjeta në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 08:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •