Fotografite nga e kaluara gjithmone permbajne dicka magjike qe ti ben ti shikosh me endje. Me kujtohet nje fraze e Robin Williams ne filmin One Hour Photo " Jam i sugurte qe klientet e mij nuk e mendojne ne kete menyre, por fotografia eshte nje ngrirje e kohes". Ti hedhesh syte ne nje fotografi qe eshte bere ne vite apo dekada nga e kaluara eshte sikur te udhetosh ne ate sekond egzakt kur eshte bere shkrepja e aparatit.
Ne kete teme do postojme fotografi nga Shqiperia dhe Shqiptaret ne vitet e shkuara. Fotografite qe kam seleksionuar per ti hedhur ne kete teme jane te fotografeve te ndryshem Shqiptare dhe te huaj. Mjerisht, eshte pothuajse e pamundur te njihen autoret e fotografive, nese dikush eshte ne dijeni mund te komentoje lirisht. Duke qene qe fotografite i perkasin se kaluares, nje pjese jane marre neper forume te ndryshme internacionale dhe Shqiptare, nje pjese nga fotoalbume te vjetra te skanuara nga vete une. Nese dispononi nje fotografi te vjeter Shqiptare, mund ta postoni ne kete teme. Mjafton qe fotografia te mos permbaje firma te faqeve te internetit.
Krijoni Kontakt