Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 35 prej 35

Tema: Krishterimi

  1. #31
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Seminarist,

    Une nuk mohova se dhe une vete jam pjese e sistemit te rene, ne mish. Kur te drejtohem me TI, i drejtohem mishit tend, mentalitetit tend qe eshte ushqyer ne kete sistem jo per fajin tend.
    Po keshtu i drejtohem dhe vetes dmth mishit timit, i cili eshte i rene dhe i ushqyer prej mentalitetit babilonian qe na rrethon.

    Pra nuk kam asnje qellim te tregoj qe une jam me i mire se ti.
    Te dy kemi nje mish te rene, qe te dy kemi nevoje per te Njejtin Shpetimtar.

    Pastaj ti ishe ai qe po hidhje ironira ne adrese time. Tani justifikohesh se e ke bere kete qe te tjeret te mos ngaterrohen dhe te besojne se Kisha Ortodokse shpall te njejtat gjera qe them une ne Forum.

    Te them te drejten, une nuk e di fare se cfare shpall Kisha, por e ndjej ne Fryme, sepse Kisha eshte aq e shperndare ne bote, sa eshte e pamundur te mbledhesh te gjitha shpalljet e Saj dhe t'i futesh neper librat teologjike!

    Dhe jam i sigurt as ti nuk e di, ndonese ke mbaruar nje Shkolle te Larte per kete!
    Ajo qe ke mesuar aty s'jane vecse formulime teologjike te bera nga njerez po aq te rene sa ne te dy, qe kane nevoje per Shpetimtarin.

    Ai qe flet eshte Krishti, nuk jane doktrinat. Jeta e Kishes nuk mesohet neper Shkolla teologjie, por jetohet. Dhe kjo jete eshte jeta me e larte qe mund te arrijne qeniet njerezore!
    Dhe kjo jete ka ne themel vec nje gje: DASHURINE INTIME ME KRISHTIN!

    A mund te kete nje cift bashkeshortor pa dashuri intime?
    Po aq mund te kete e nje Kishe qe udhehiqet nga doktrinat dhe jo nga dashuria intime per Dhendrrin e Saj!

    Merre me mend nje bashkeshort qe i thote gruas se tij: Sipas ligjit qe une kam vendosur ne shtepi, sot duhet te besh kete gje.

    Me te vertete ky eshte bashkeshort i marre, dhe Zoti yne nuk eshte i tille.

    Cili ishte vizioni i Krishtit per Kishen?
    Nje bashkesi njerezish qe rrijne ulur ne nje stol diten e diele duke degjuar nje lider?

    Mos harro se kulmi i jetes se krishtere sot ne bote s'eshte vecse ulja ne karrige per te degjuar Priftin /Pastorin.
    Ortodokset dhe Katoliket kane dhe ato qe quhen Mistere/Sakramente. Pra cdo gje sillet rreth prifterinjve, te cilet kane ne duar shpirtrat e besimtareve.

    A ishte ky vizioni i Krishtit per Nusen?

    A eshte ky vizioni i Atij qe predikonte nga varkat e peshkatareve, i Atij qe ulej kembekryq ne bar me dishepujt e ndjekesit e Tij?
    I Atij qe nuk zuri asnjehere ne goje termin "Doktrine!" ?
    I Atij qe asnjehere nuk ra dakord me prijesit fetare?
    I Atij qe asnjehere nuk u kerkoi ndjekesve te TIj te rrinin urte kur fliste?
    I Atij qe asnjehere nuk i mesoi ndjekesit e Tij te ngrinin tempuj adhurimi?


    Po Kisha e Hershme a ju permbajt ketij vizioni?
    Nuk po zgjatem me, por mjafton te lexojme Veprat e Apostujve dhe cdo gje del e qarte.

    Kisha nuk eshte nje bashkesi njerezish qe u binden disa doktrinave te formuluara. Jo, nuk mund te jete kurre e tille!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 27-12-2003 mė 11:30
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #32
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Matrix, nga fjalet e tua duket qarte se ti ke probleme serioze, ashtu sic ta kam verejtur me pare. Problemi yt eshte se ti akoma nuk je ortodoks ne ate pjese te identitetit tend ku ti duhet te jesh.
    Zakonisht, nje gjendje e tille persistente, ne rrethana normale shihet teper seriozisht.

    A nuk e di ti se nje nga pikat rrefyese kyce ne sakramentin e refimit eshte dymendesia edhe dyshimi ne besim e doktrine? E po te them se me te drejte nje personi me bindje te tilla i hiqet e drejta automatikisht per kungim.





    Postuar mė parė nga Matrix

    Te them te drejten, une nuk e di fare se cfare shpall Kisha, por e ndjej ne Fryme, sepse Kisha eshte aq e shperndare ne bote, sa eshte e pamundur te mbledhesh te gjitha shpalljet e Saj dhe t'i futesh neper librat teologjike!

    Nje e shprehur i tille pervecse protestante, nuk ka shume logjike, e vec kesaj permban nje mesim rremuje doktrinor mbi Kishen.

    Te besosh ne nje Kishe te shper-ndare do te thote blasfemi e premtimit qe Krishti beri se Kishen e Tij nuk do ta mundin dot as dyert e ferrit. Ajo qe te duhet ty per shpetim Kisha e permban te plote ne doktrinen e vet, e nuk ka asgje qe i ka ngelur manget apo qe pret ti shpallet.

    Njerez si ti, sikurse shume protestante, nuk e kuptoni se pikerisht duke sfiduar qofte edhe padashje disa doktrina, juve cenoni te gjithe krishterimin duke hapur shtigje te panumerta per lloj loj herezish e opinionesh zinxhir te njeri tjetrit.

    Dhe jam i sigurt as ti nuk e di, ndonese ke mbaruar nje Shkolle te Larte per kete!
    Ajo qe ke mesuar aty s'jane vecse formulime teologjike te bera nga njerez po aq te rene sa ne te dy, qe kane nevoje per Shpetimtarin.

    Matrix, kjo qe pohon me siper nuk ka rendesi fare. Kane qene vetem arrogantet inkonshiente ata qe kane menduar se pjesemarrja ime ne forum eshte per te shitur dituri personale apo per te "mundur" me debate njerez, nderkohe qe deshira edhe perkujdesi im, sic e kam thene shpesh, ka qene qe te mundohem te shpall ate qe une besoj ne Kishe edhe prej saj, e kjo nuk ka perse te thote se une duhet ti di apo pretendoj ti di te gjitha.

    Sidoqofte une kam qene i hapur qe te pakten ato qe kam thene le te dale kush te doje e ti korrigjoje, nqs ka ndonje gabim.

    Ai qe flet eshte Krishti, nuk jane doktrinat. Jeta e Kishes nuk mesohet neper Shkolla teologjie, por jetohet. Dhe kjo jete eshte jeta me e larte qe mund te arrijne qeniet njerezore!
    Dhe kjo jete ka ne themel vec nje gje: DASHURINE INTIME ME KRISHTIN!

    Edhe nje i shprehur i tille eshte all-a prtoestance. Krishti, Matrix, nuk mund te ndahet nga Doktrina, ashtu sikurse Doktrina nuk mund te ndahet nga e Verteta, qe me fjale te tjera eshte vete Krishti.
    Se kush e jeton te Verteten, si e qysh, ky do te ish gabimi me i madh qe do te mund ta merrte mbi vete ky forum e anetaret e tij per ta peshuar. Eshte nje veteqendrim antikristian i veshur me krishterim.



    Cili ishte vizioni i Krishtit per Kishen?
    Nje bashkesi njerezish qe rrijne ulur ne nje stol diten e diele duke degjuar nje lider?

    Mos harro se kulmi i jetes se krishtere sot ne bote s'eshte vecse ulja ne karrige per te degjuar Priftin /Pastorin.
    Ortodokset dhe Katoliket kane dhe ato qe quhen Mistere/Sakramente. Pra cdo gje sillet rreth prifterinjve, te cilet kane ne duar shpirtrat e besimtareve.

    Matrix, ky eshte vizioni qe ti i ke ngrejtur vetes, pa e kuptuar qe po shpreh nje blasfemi e paragjykim te paster, mbi Kishen. E keqja nuk eshte tek e ndenjura ulet, sikurse ndenjen ata qe degjonin predikimin e Krishtit, por eshte tek syri yt qe i sheh gjerat me papasterti, e Ungjijte flasin qarte per kete tip karakteri.

    Ti, personalisht, e askush tjeter, nuk mundet qe ta gjykoni Kishen ne kesi formash, mos te te them se je teper i vogel e i paeksperience (njerezore, lere me ate shpirterore) per te gjykuar.

    Mosha jote eshte moshe tranzitesh, te cilat i perngjasin modave te ndryshme ne veshje edhe ne mendim, e qe karakterizohet nga nje zell i madh per te pare jashte vetes, por jo brenda saj.

    A ishte ky vizioni i Krishtit per Nusen?

    A eshte ky vizioni i Atij qe predikonte nga varkat e peshkatareve, i Atij qe ulej kembekryq ne bar me dishepujt e ndjekesit e Tij?
    I Atij qe nuk zuri asnjehere ne goje termin "Doktrine!" ?
    I Atij qe asnjehere nuk ra dakord me prijesit fetare?
    I Atij qe asnjehere nuk u kerkoi ndjekesve te TIj te rrinin urte kur fliste?
    I Atij qe asnjehere nuk i mesoi ndjekesit e Tij te ngrinin tempuj adhurimi?


    Po Kisha e Hershme a ju permbajt ketij vizioni?
    Nuk po zgjatem me, por mjafton te lexojme Veprat e Apostujve dhe cdo gje del e qarte.

    Kisha nuk eshte nje bashkesi njerezish qe u binden disa doktrinave te formuluara. Jo, nuk mund te jete kurre e tille!
    Ai qe ti permend u ka folur nga Frone madheshtore profeteve, e urdheroi Solomonin qe ti ngrente Tempullin me te bukur qe mund te bente dora njerezore, me te gjitha lukset njerezore, o Matrix.
    Parajsa e Tij thuhet ne Bibel se eshte bere nga diamante e cdo gje e cmuar. Zoti nuk eshte nje Zot-badiava, proletar te te gjitha vendeve bashkohuni, apo vellazerim-bashkim (=uniformitet). Zoti eshte Zoti i te gjithe pasurive, e pikerisht meqe njerezit ishin madheshtuar ne varferite e tyre, Ai u foli atyre neper varferi, ne menyre qe ti ngrente ata. Por fokusi nuk ishte thjeshtesia a varferia, por ringrejtja njerezore.

    Apo valle, sic thote Pali, nuk ishte Krishti Ai qe i nxorri Izraelitet nga Egjipti?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 27-12-2003 mė 18:45

  3. #33
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Seminarist,

    C'eshte ky zakon i juaji qe t'i ndani shkrimet ne kuota?
    Qe kur e keni mesuar kete zakon?
    Te njejten gje bete dhe me Biblen. Do thuash ti qe e bene protestantet, prape jeni JU.
    JU dhe protestantet jeni NJE
    Si valle nuk arrin ta kuptosh se cdo sistem i organizuar eshte i njejte?

    Kane ikur civilizimet Seminarist, zgjohu!

    Erdhi prape koha e tribuve. Vetem se tani eshte vetem nje tribu, dhe eshte e shenjte!

    Pastaj me akuzon se mohoj Krishtin.
    Ti po e mohon vete doktrinen ku beson.

    Kush eshte ai qe po thote se Kisha eshte e shenjte, une apo ti?
    Kush eshte ai qe po thote se Kisha eshte e pergjitheshme, apostolike, NJE e vetme? une apo ti?

    Pastaj c'ke zene me moshen time keshtu?

    Dhe te jem me i ri se ty, ku eshte e keqja valle?
    Dhe Krishti me i ri se Pjetri ishte, pastaj cfare?


    Te lutem mos me akuzo tani se po blasfemoj duke u krahasuar me Krishtin.

    Ndaj po te sjell nje shembull tjeter.
    Moisiu dhe Aroni!

    Apo per Timoteun cdo te thoje?

    Tempujt madheshtore? Zoti paska nevoje per Tempuj madheshtore? Por a nuk e di se ai Tempull ishte vetem hija e Jeruzalemit te ri, Kishes?

    Seminarist zgjohu.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Une nuk kam asgje ne kundershtim me perdorimin e fjales 'Krishterim' apo 'i krishtere' per te pershkruar historikun e besimit te Krishtere apo perfaqesimin e pergjithesuar te nje besimtari ne boten e pafe.

    Problemi im lind atehere kur njerezit e perdorin termin Krishterim ne vend qe te perdorin Kishe. E quajne veten "te krishtere" edhe ne prani te besimtareve te tjere, qe ne vetvete eshte nje goditje indirekte per Kishen e Shenjte te Pergjithshme dhe Apostolike.

    Me keto qendrime jo-doktrinale por populiste, Fjala e Perendise shnderrohet nga njerez te vecante nga nje FJALE JETEDHENESE, ne nje ideologji sa fetare edhe politike qe demton ne menyre te hapur jo vetem FAREN E BESIMIT, por edhe TRUPIN e KISHES qe Jezu Krishti na la trashegimi mbi toke.

    Zoti qofte me ju.
    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-06-2005
    Postime
    1

    Ne jemi te gjithe vellezer dhe motra ne Krisht !

    Jam nje i krishtere qe frekuentoj dhe punoj ne nje sherbese protestante,dhe dua t'i them te krishterit qe nuk me vjen aspak mire qe po sulmon dhe akuzon katolikcizmin dhe orthodhoksine.Te gjithe ata qe besojne se Jezus Krishti eshte Biri i Perendise,Ai vdiq ne kryq per mekatet tona dhe Ati Perendi e ringjalli ate diten e trete, jane bij te Atit Perendi dhe motra dhe vellezer me njeri-tjetrin.Nqs egziston dikush qe kerkon percarjen e doktrinave te krishtera,ai eshte djalli dhe te gjithe ata qe fyejne apo akuzojne ata qe besojne ne Krisht dhe qe kane pranuar Ungjillin e Tij,shfrytezohen nga djalli per te percare krishterimin.Zoti yne Jezus Krisht,para se te jepte shpirt ne kryq tha: "Fali o At se nuk dine cfare bejne".Do te te lutesha me zemer ne dore i dashur vella i krishtere,qe nqs ke Krishtin ne zemer,mos fyej dhe akuzo Katolicizmin dhe Orthodhoksine pasi Jezus Krishti nuk eshte as protestant as katolik dhe as orthodoks,keshtu qe tregohu me i matur dhe me i Perendishem.Dua te te them edhe dicka tjeter.Tek dera e Parajses nuk qendron ndonje roje qe pyet te sapo ardhurit se cfare doktrine besojne dhe qe i ndan ata ne ambjente te ndryshme te Jeruzalemit te ri.Jemi te gjithe motra dhe vellezer dhe le te leme Krishtin te na gjykoje.Te gjithe njerezit ne bote i bashkon Jezus Krishti dhe i ndajne doktrinat.Doktrina ime eshte Jezus Krishti dhe i levduar qofte emri i tij perjete. Amin dhe Zoti ju bekofte.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •