Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 35

Tema: Krishterimi

  1. #11
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Postuar mė parė nga Matrix
    Por Bijte e Perendise jane mbi Ligjin?
    Nuk e kuptoj o vellezer perse trembeni nga keto fjale te Matrix. Sigurisht qe bijte e Perendise jane mbi ligjin. Kjo nuk do te thote se ligji nuk eshte i mire. Ligji eshte i mire se ka ardhur nga Zoti dhe se na tregoi neve se jemi mekatar, por pikerisht eshte ky ligj qe na kishte lidhur dhe qe nuk mund te cliroheshim dot, pasi per t'i pelqyer Zotit duhej te zbatonim kete ligj.

    Por neve deshtuam te zbatojme ligjin, pasi ligji eshte i mire por neve jemi qenje te rena. Dhe lavdi Zotit se Ai nuk na la nen denimin e ligjit, por erdhi ketu ne toke Krishti i cili ishte i vetmi qe mbajti ligjin deri ne fund.

    Dhe tashme neve jemi mbi ligjin, eshte Krishti qe na ka cliruar dhe ligji nuk ka me fuqi mbi neve. Perse nuk ka me fuqi? A thua jemi neve te perkryer tashme? A thua nuk mekatojme me? Nese do ta themi nje gje te tille do genjejme veten dhe Zotin, por Perendia ne neve sheh Krishtin, dhe jo njeriun mekatar, pasi njeriu mekatar i cili ishte i lidhur nga ligji tashme eshte kryqezuar ne kryq.

    Keshtu pra ne mund te themi me gojen plot; po, jemi te perkryer, po, jemi te shenjte, dhe kjo jo me zotesine tone pasi ne deshtuam plotesisht, por me Hirin e Perendise.

    Postuar mė parė nga Matrix
    Por bijte e Perendise jane Ikonat e Tij!
    Amen. Ne jemi ikonat e Tij.

    Postuar mė parė nga Matrix
    Nuk eshte ......as ligji i Moisiut qe na shpie te Krishti!
    Sigurisht qe ligji i Moisiut nuk na shpie tek Krishti. Por varet se nga c'kendveshtrim e sheh dikush. Keshtu qe para se t'i versuleni Matrix, eshte mire ta pyesni nje here. Me lini ta shpjegoj.

    Nese ligji behet shkak qe ne te shkojme te Krishti per arsye se ne shohim dobesine tone dhe pamundesine tone per ta permbushur, atehere po: ligji na con te Krishti, por ajo qe ka dashur te thote Matrix, ma merr mendja se nuk eshte kjo.

    Ne asnje menyre nuk eshte ligji ai qe na ben te mire para Krishtit. Nuk eshte zbatimi i ligjit qe na jep shpetimin. Perkundrazi, eshte blesfemi, kur neve mendojme se qiellin mund ta fitojme me mundimet tona. Ne kete menyre ne nxjerrim genjeshtar Zotin dhe eshte sikur te themi se me kot u kryqezua Krishti. Duke e pare pra ne kete kendveshtrim, ligji nuk na con te Krishti, por na pengon qe te shkojme tek Ai.

    Megjithate sot eshte mbushur me te krishtere qe thone shpetimi vjen nga Krishti por......... Kjo fjala "por" e hedh poshte sakrificen e Krishtit. Eshte njesoj si ne kishen e Galatasve qe disa persona filluan qe te predikojne se krahas besimit ne Krisht duhet zbatuar edhe ligji. Eshte pikerisht ky lloj predikimi qe beri Palin te shpertheje dhe te thote qofshin mallkuar ata qe do ju jipnin nje ungjill tjeter pervec ungjillit te tij, qofshin ata edhe engjej nga qielli.

    Te dashur vellezer, kur ne besojme ne Krisht, ne kemi Jeten brenda nesh, dhe ajo qe duhet te bejme eshte te mesojme se si kjo Jete te dale jashte nesh, te rritet ne neve dhe se si ne te jetojme nepermjet kesaj Jete.

    Ju uroj te gjitheve nga zemra

    GEZUAR KRISHTLINDJET
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #12
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Amen!

    Ajo c'ka une kam dashur te them eshte sqaruar tek vargu me poshte:

    Perderisa para Ligjit te Moisiut u gjet fajtor vete Moisiu, c'shpresojme ne te tjeret?

    Ligji i Moisiut na tregoi renien tone dhe na tregoi me gisht Jezus Krishtin, kete Jezus te Naviut(udheheqesi i Izraelit pas Moisiut, me emer te njejte me Jezus Krishtin) te Ri, qe do e conte popullin e Perendise ne Token e Premtuar!

    Nepermjet Moisiut, populli i Zotit e pa Token e Premtuar, por nuk hyri dot ne te. Ishte Jezusi ai qe e futi ne kete Toke!


    Pra le te themi te gjithe me nje goje:

    LAVDI ATIJ QE RRI NE FRON DHE QENGJIT PERGJITHMONE!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 24-12-2003 mė 15:56
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #13
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Kjo teme eshte devijuar ne diksutimin e mirefillte.

    Qe ortodokset pranohen doktrinalisht te drejte nga katoliko-romanet, mjafton fakti se katoliket nuk kane problem qe nje ortodoks te vazhdoje te besoje ne te njejtat gjera fije per pe, edhe sikur te konvertohet ne katolicizem, duke pranuar primatin papal (Uniatizmi).

    Pra, vete katoliket nuk kane asnje problem me doktrinen ortodokse.

    Ndersa, nje katolik qe te konvertohet ne ortodoksi, duhet me pare te korrigjoje shume besime katolike te gabuara...

    Keshtu, i krishter, tu thuash italianeve.

    ___________________


    Tashti, sa per diskutimet tuaja shkurt:

    - i krishter eshte nje term legjitim biblik e historik kishtar e per kete nuk ka nevoje te diskutohen (budallalleqe)!

    - Krishti nuk na liroi nga ligji, por se na beri te lire qe ta plotesojme ate. Pra ligji nuk bie poshte!

    - eshte, me duket, paksa marrezi te diksutosh nese lutja apo leximi i bibles na ben ne te krishtere, apo nese te qenit i krishter rezulton ne lutje e lexim, e aq me teper eshte marrezi ti pergjigjesh me AMIN nje lloj ndasie te tille, nderkohe qe krishterimi nuk ngaterrohet ne kompleksitete te tilla rradhitjesh.


    Te qenit i krishter nuk eshte nje patente garancie edhe si i tille eshte nje proces zhvillues. Pali i pershkruan disa te krishtere si foshnja ne Krishtin, duke nenkuptuar qarte nevojen per perparim shpirteror, dmth perfshi lutjet e leximin e shkrimeve (DhV per shekujt e pare e letrat ende te pakanonizuara, apo mesimet e Eterve etj)...


    pra nuk e mor vesh ka i dilni njoni tjetrit me ket kompleskitet foshnjarak me Amin-e e mbeshtetje te papjek?


    Pikerisht se Ligji, po te duash edhe tradita, te tregojne se je mekatar e palaco, prandaj edhe ato te shpien tek Krishti!

    Si ka mundesi qe ju i sfidoni gjera te tilla?

    Urrejtja qe disa te krishter ushqejne per ligjin, meqe ky ia nxjerr te palarat ne shesh, tregon me teper per nje lloj krenarie e arrogance.


    Te vetmit ata qe jane Mbi Ligjin jane ata qe i nenshtrohen atij plotesisht, duke e plotesuar ate si bije te liruar ne Krishtin, nga dashuria per Ate, e jo ata qe ne emer te Vepres shpetimtare te Krishtit, duan ti bejne bisht ligjit., duke mashtruar vetet keshtu, sigurisht...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 25-12-2003 mė 20:16

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Dhe plot njė vit ata u bashkuan me atė kishė dhe mėsuan njė numėr tė madh njerėzish; dhe, pėr tė parėn herė nė Antioki, dishepujt u quajtėn tė Krishterė
    E quajten ata veten te Krishtere apo i quajten njerezit te Krishtere?! Mendoje per nje cast dhe do te arrish ne konkluzionin se "Te krishtere" nuk na quan Krishti, Krishti na therret ne emrin e Pagezimit, te krishtere na bejne jo-besimtaret. Nese ajo qe ju keni shkruajtur me lart do te ishte e vertete, atehere ne kete bote nuk do te kishim as besimtare orthodokse, as besimtare katolike por vetem "besimtare te krishtere".

    Cilin prej dishepujve te Tij Jezu Krishti e quajti i Krishtere? Asnje prej tyre pasi nuk eshte emri qe na ben te krishtere, eshte jeta qe ne bejme. Jezu Krishti ne kete bote erdhi i armatosur vetem me nje arme, FJALEN E PERENDISE qe perben te VERTETEN HYJNORE dhe zberthen edhe ato mistere qe njerezit nuk arriten ti besonin e kuptonin ne Dhiaten e Vjeter dhe 10 komandimet e Zotit. Fjala e Zotit eshte Arma e Tij me e forte, eshte pushteti i Tij, eshte Ligji qe jep jete dhe ka krijuar gjithe universet. Perpara gjithckaje, ishte FJALA e TIJ.

    Fjala njerezve iu dha me Dhiaten e Vjeter dhe me 10 komandimet qe Moisiu dhe populli qe i shkonte pas duhet ti ndiqet ne jete dhe asnjehere mos ti shkelte. Po ti ndiqnin, do te beheshin te denje per te bashkuar me Atin, do te cliroheshin nga mekati. Por njerezit deshtuan perfshi ketu Moisiun pasi ata i degjuan dhe kuptuan komandimet por nuk i JETUAN ato.

    Ardhja e Jezu Krishtit, Mesise, Shpetimptarit nuk e hodhi poshte Ligjin e Vjeter, Ai erdhi qe ta JETOJE LIGJIN E VJETER ne menyre qe njerezit te mos kishin me arsye qe te justifikonin deshtimin e tyre perpara Perendise. Kjo ishte arsyeja perse NJE ZOT U BE NJERI, qe une e ju sot te mos vrinim mendjen se cdo te thone Ligjet e Perendise, pasi kemi Jezu Krishtin si model te jetes qe duhet te bejme ne toke.

    Besimi per mua nuk fillon me te qenit te krishtere dhe as me te qenit orthodoks apo katolik apo protestant. Besimi fillon duke ecur ne hapat e Jezu Krishtit. Emri qe mbani apo shpallni nuk ka per te sjelle Shpetimin dhe as larjen e Mekateve, pasi ajo goje qe thote qe "Jam i Krishtere" thote edhe 100 mekate te tjera nga pas.

    Jezu Krishti tha: ".. Kam ardhur ta rrezoj dhe ringre kete tempull per 3 dite" kur u ndodh perpara oborrit te farisejve. Nuk tha qe kam ardhur te krijoj qyteterimin me te madh te botes apo ushtrine me te forte ne bote qe do ta kete emrin "Ushtria e Krishtere". Prandaj KISHA E SHENJTE eshte shkembi ku duhet te mbahen fort te gjithe pasuesit e Krishtit teksa perballen me valet e djallit ne kete bote. Nje besimtar qe nuk e nderton jeten e tij rreth KISHES mund te jete i krishtere ne emer, por nuk eshte pasues I Krishtit. Kisha e Shenjte nuk eshte ndertuar as sot, as dje por u krijuar 2000 vjet me pare me vdekjen dhe ringjalljen e Jezu Krishtit.

    Besimi ne Zot nuk fillon me emrin qe mbani, fillon me maredhenien qe secili prej nesh krijon me Zotin. Kjo maredhenie con ne jeten e gjithe secilit dhe kjo jete tregon se sa i perngjan jetes se Jezu Krishtit. Cdo besimtar perballet me dy etapa ne jeten e tij. Etapa e pare eshte pyetja: Kush eshte Zoti dhe si ta njoh ate? Etapa e dyte eshte pyetja: Cfare kerkon Zoti qe une njoha dhe pranova me plot goje nga mua?

    Ardhja e dyte e Jezu Krishtit ne Bibel pasqyrohet me fjalet: "Rini Zgjuar!!!" pasi Jezu Krishti do te vije per heren e dyte te vere drejtesi ne kete bote. Mekataret dhe gjithe ata qe i kane shitur shpirtin djallit do te dergjen ne sketerre, kur ata qe i mbajne BESEN PERENDISE, do te marrin shperblimin e Tij, jeten ne pranine e Tij, jeten e ameshuar.

    Njeriu i Zotit nuk dallohet nga emri qe mban por nga jeta qe ben.
    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ti meshosh rendesi te vecante EMRIT qe mban duke anashkaluar JETEN qe ben, eshte gabim i madh per mendimin tim. Nuk keni perse shkoni larg qe te gjeni nje shembull. Gjithe bota ka sot nje shans per Shpetim, pasi Populli i Zgjedhur, Populli i Izraelit e shkeli me kembe Dhuraten e Jetes se Perendise me 10 komandimet.

    Ata kishin emrin, popull i zgjedhur i Perendise, por kjo nuk mjaftoi per tu sjelle atyre shpetim.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #16
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Seminarist, Albo, perse nuk rrethpriteni me mire?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Postuar mė parė nga Matrix
    Seminarist, Albo, perse nuk rrethpriteni me mire?
    Per ti dhene pergjigje pyetjes tende, sepse Jezu Krishti nuk u kerkon me sherbetoreve te Zotit qe te therrasin veten te Krishtere apo te behen synet si forme e deshmise qe i perkasin Jezu Krishtit. Ai u kerkon njerezve qe te ecin ne hapat e Tij, te njohin pagezimin (falje + rilindje) qe solli mes njerezve dhe te mbajne kryqin e tyre mbi supe ne kete jete deri ne vdekje, sic e mbajti edhe Jezu Krishti.

    Nese gjestet apo emerimet do te mjaftonin per te njohur Meshiren dhe Faljen e Perendise, Jezu Krishti nuk kish perse zbriste ne toke per te JETUAR Fjalen e Perendise.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #18
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Amen!

    Kjo eshte pikerisht ajo qe une po mundohem te them!

    Jezus Krishti nuk erdhi per te treguar se si duhej mbajtur Ligji!
    Ligji fillon me rrethprerjen dhe vazhdon me mijra urdheresa te tjera!

    Ne rast se ne vendosim ta mbajme Ligjin, atehere gati 100 % e njerezve do duhej te gurezoheshin!
    Kjo eshte natyra jone e rene!

    I dashur Seminarist!

    Arrogancen dhe cinizmin tend nuk eshte e hera e pare qe e shoh, por sic thote dhe Mesuesi: C'ka zemra nxjerr goja!
    Megjithate nuk te urrej se te vdekurit nuk urrehen!
    Fakti qe ti me urren tregon se beson se une jam i gjalle
    Ti ashtu si shume te tjere, s'je vecse pjelle e nje sistemi qe prodhon monstra, dhe ky sistem tashme eshte kryqezuar!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 26-12-2003 mė 05:46
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #19
    ThE_MaStEr Maska e eastbaby
    Anėtarėsuar
    12-11-2003
    Vendndodhja
    ,,,,, ne univers ,,,,,
    Postime
    211
    Doja te thosha per ate muhabetin ne fillim se pastaj se ndoqa me se keni shkruajtur shume qe ne vete nga fjala i krishtere eshte nje person qe ndjek rrugen e krishtit ose qe perpiqet ti ngjaj atij pastaj ai behet bir i perndise kur pranon jezusin si shpetimtarin e tij dhe birin e perendise ,, ju bekofte zoti dhe uleni pak tempermentin qe te beheni deshmi e gjalle jo deshmi fjalesh AMEN .
    Dashuria eshte fillimi i jetes dhe i cdo marrezie ,,, shijoje ate

  10. #20
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Postuar mė parė nga Matrix


    I dashur Seminarist!

    Arrogancen dhe cinizmin tend nuk eshte e hera e pare qe e shoh, por sic thote dhe Mesuesi: C'ka zemra nxjerr goja!
    Megjithate nuk te urrej se te vdekurit nuk urrehen!
    Fakti qe ti me urren tregon se beson se une jam i gjalle
    Ti ashtu si shume te tjere, s'je vecse pjelle e nje sistemi qe prodhon monstra, dhe ky sistem tashme eshte kryqezuar!
    Une e di fare mire ku e ke fjalen ti Matrix edhe cfare te shtyn ty ne te tilla shprehje qe shkelin temen e cdo rregull te forumit.

    Gjithsesi, kam fatin te te them flm..., megjithese ato qe te kam thene me siper jane te verteta...

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •