Seminarist,
Une nuk mohova se dhe une vete jam pjese e sistemit te rene, ne mish. Kur te drejtohem me TI, i drejtohem mishit tend, mentalitetit tend qe eshte ushqyer ne kete sistem jo per fajin tend.
Po keshtu i drejtohem dhe vetes dmth mishit timit, i cili eshte i rene dhe i ushqyer prej mentalitetit babilonian qe na rrethon.
Pra nuk kam asnje qellim te tregoj qe une jam me i mire se ti.
Te dy kemi nje mish te rene, qe te dy kemi nevoje per te Njejtin Shpetimtar.
Pastaj ti ishe ai qe po hidhje ironira ne adrese time. Tani justifikohesh se e ke bere kete qe te tjeret te mos ngaterrohen dhe te besojne se Kisha Ortodokse shpall te njejtat gjera qe them une ne Forum.
Te them te drejten, une nuk e di fare se cfare shpall Kisha, por e ndjej ne Fryme, sepse Kisha eshte aq e shperndare ne bote, sa eshte e pamundur te mbledhesh te gjitha shpalljet e Saj dhe t'i futesh neper librat teologjike!
Dhe jam i sigurt as ti nuk e di, ndonese ke mbaruar nje Shkolle te Larte per kete!
Ajo qe ke mesuar aty s'jane vecse formulime teologjike te bera nga njerez po aq te rene sa ne te dy, qe kane nevoje per Shpetimtarin.
Ai qe flet eshte Krishti, nuk jane doktrinat. Jeta e Kishes nuk mesohet neper Shkolla teologjie, por jetohet. Dhe kjo jete eshte jeta me e larte qe mund te arrijne qeniet njerezore!
Dhe kjo jete ka ne themel vec nje gje: DASHURINE INTIME ME KRISHTIN!
A mund te kete nje cift bashkeshortor pa dashuri intime?
Po aq mund te kete e nje Kishe qe udhehiqet nga doktrinat dhe jo nga dashuria intime per Dhendrrin e Saj!
Merre me mend nje bashkeshort qe i thote gruas se tij: Sipas ligjit qe une kam vendosur ne shtepi, sot duhet te besh kete gje.
Me te vertete ky eshte bashkeshort i marre, dhe Zoti yne nuk eshte i tille.
Cili ishte vizioni i Krishtit per Kishen?
Nje bashkesi njerezish qe rrijne ulur ne nje stol diten e diele duke degjuar nje lider?
Mos harro se kulmi i jetes se krishtere sot ne bote s'eshte vecse ulja ne karrige per te degjuar Priftin /Pastorin.
Ortodokset dhe Katoliket kane dhe ato qe quhen Mistere/Sakramente. Pra cdo gje sillet rreth prifterinjve, te cilet kane ne duar shpirtrat e besimtareve.
A ishte ky vizioni i Krishtit per Nusen?
A eshte ky vizioni i Atij qe predikonte nga varkat e peshkatareve, i Atij qe ulej kembekryq ne bar me dishepujt e ndjekesit e Tij?
I Atij qe nuk zuri asnjehere ne goje termin "Doktrine!" ?
I Atij qe asnjehere nuk ra dakord me prijesit fetare?
I Atij qe asnjehere nuk u kerkoi ndjekesve te TIj te rrinin urte kur fliste?
I Atij qe asnjehere nuk i mesoi ndjekesit e Tij te ngrinin tempuj adhurimi?
Po Kisha e Hershme a ju permbajt ketij vizioni?
Nuk po zgjatem me, por mjafton te lexojme Veprat e Apostujve dhe cdo gje del e qarte.
Kisha nuk eshte nje bashkesi njerezish qe u binden disa doktrinave te formuluara. Jo, nuk mund te jete kurre e tille!
Krijoni Kontakt