Posterat e Kushtetutės me njė shirit tė zi mes pėr mes, qė simbolizonte dhunimin e saj nga maxhoranca, kanė uruar mirėseardhjen qė nė derėn e jashtme tė Kuvendit
Sėrish sherr nė parlament, Pėllumbi shton truprojet. Opozita nuk lejon miratimin e projektligjeve pėr taksat
Kuvendi bllokon paketėn fiskale
Nė hyrje ishin vendosu posterat e Kushtetutės me shirit tė zi
Elisabeta Ilnica
Ka degjeneruar sėrish nė sharje, fyerje, batuta, kėrcėnime, e deri nė thyerje tė vazove tė luleve seanca e mbrėmshme parlamentare.
Posterat e Kushtetutės me njė shirit tė zi mes pėr mes, qė simbolizonte dhunimin e saj nga maxhoranca, kanė uruar mirėseardhjen qė nė derėn e jashtme tė Kuvendit. Me tė tillė postera ishte mbushur edhe salla brenda, duke pėrfunduar deri nė tryezėn e kryeparlamentarit, Servet Pėllumbi. Kurse, nėnkryetarja demokrate, Jozefina Topalli, ka braktisur postin e saj pranė Pėllumbit, pėr tu bashkuar me grupin e saj nė shenjė proteste. Ndėrkohė qė, kolegia tjetėr e saj, Makbule Ēeēo, ėshtė pėrballur mjaft ashpėr me Edi Palokėn. E megjithatė, seanca ka vijuar. Herė me pushime tė shkurtra e herė duke mbijetuar zhurmėn e opozitės, pėr disa orė me radhė Pėllumbi arriti tia dalė mbanė qė tė zhvillojė seancėn. Por, kjo shkathtėsi e tij nuk ka vlejtur pėr tė miratuar ndryshimet nė paketėn fiskale, ashtu siē ishte parashikuar. Kėshtu, edhe seanca e djeshme, megjithėse Pėllumbi i shtoi truprojat rreth tij nga 7 nė 9, shėnoi dėshtimin e radhės.
Debati
Ajo qė ka acaruar mė sė tepėrmi opozitėn, kėsaj here ka qenė mungesa e Kryeministrit Nano, pikėrisht kur nė rend tė ditės ishte parashikuar tė diskutohej paketa fiskale. Pėr mė tepėr, zjarrit i ėshtė hedhur benzinė, kur Pėllumbi u mundua qė tė miratonte kėto ndryshime, duke injoruar kėrkesat e opozitės pėr ardhjen nė parlament tė dy dekreteve pėr zėvendėsimin e posteve bosh nė dy ministritė kryesore. Qė nga lideri demokrat, Sali Berisha, Topi, Topalli, Bode dhe gjithė krerėt e tjerė tė grupeve parlamentare tė djathta, njėri pas tjetrit kanė akuzuar Pėllumbin se po trajton deputetėt si delegatė tė PS-sė. Topi tha se, Pėllumbi ėshtė i implikuar nė dhunimin e Kushtetutės, pasi herėn e kaluar ka miratuar kalendarin dyjavor, pavarėsisht nga kundėrshtimi i opozitės. Topin e ka mbėshtetur fuqishėm kryetari i PDK-sė, Nikollė Lesi, i cili deklaroi qė, Kryeministri dhe Presidenti tė vijnė urgjentisht nė parlament sė bashku me emrat e ministrave, nė tė kundėrt nuk ka seancė plenare. Nė kėto ēaste, duke qenė se deputeti i PD-sė, Paloka, ėshtė afruar sė bashku me grupin pranė Pėllumbit, ai ka ndėrprerė seancėn pėr 10 minuta. Por, sapo opozita ėshtė derdhur nė korridor, mazhoranca ka filluar mė vete miratimin e paketės fiskale. Megjithatė, situata u kap menjėherė, ēka solli njė tensionim edhe mė tė madh mes opozitės dhe Pėllumbit.
Seanca ndėrpritet sėrish
E njėjta skemė ėshtė pėrsėritur katėr herė rresht brenda 3 orėve. Opozita nė njė farė mėnyrė u pajtua pėr tė diskutuar paketėn fiskale, por si pengesė nxorėn mungesėn e Kryeministrit. Republikani Robert Ēeku, duke folur nėn cilėsinė e anėtarit tė Komisionit tė Ekonomisė theksoi se, qeveria nuk ėshtė nė krye tė detyrės. Nėse unė si komisioner kam pyetje pėr Kryeministrin Nano, kujt duhet ti drejtohem. Nuk mund tė flitet pėr buxhet tė Ministrisė sė Jashtme apo tė Rendit, kur nuk ka kush tė japė pėrgjigje. Duke qenė se tė gjitha replikat e opozitės u vėrtitėn po nė kėtė pikė, atėherė ka ndėrhyrė Ridvan Bode, i cili ka kujtuar se, parlamenti nė bazė tė rregullores nuk mund tė diskutojė njė projektligj, pa kaluar tri ditė nga shqyrtimi nėpėr komisione parlamentare. Dhe, duke qenė se paketa fiskale nuk i kishte mbushur as 5 orė qė kishte dalė nga dyert e Komisionit tė Ekonomisė, Pėllumbi i ka dhėnė tė drejtė dhe e ka mbyllur seancėn pėrfundimisht.
Batutat e djeshme nė Kuvend
Berisha: Ky nuk ėshtė parlament, por Kongresi famėkeq i fshesės komuniste. Kėta nuk janė deputetė, por delegatė
Pėllumbi: Mirė, mirė, po ju nuk na ftoni edhe nėpėr festa tė partisė suaj
Berisha: Ti mbase e pranon Nanon si prijės dhe duartrokisni histeritė e Emin Barēit
Njė deputet i PS-sė: (duke qeshur) Po histeritė e tua?
Berisha: Do qeshni mė vonė, mos u bėni merak. Ju o tė mjerė dėgjoni historitė atė qė cicėronte pėr veten e tij. Ju ishit mbledhur aty, zemunarė, zullumnarė, taksidarė
Lesi: Jam i shqetėsuar pėr mungesėn e Zogut tė Vetmuar nė sallė O dekretet, o harroje seancėn
Pėllumbi: Nuk mė frikėson me kėrcėnimet e tua. Kur preva seancėn, thoni pse, kur e mbledh nuk e lejoni. Juve nuk jeni koherentė
Topalli: Rregullorja e parlamentit, nuk ėshtė statuti juaj
Koēi: Tė gjithė pėrmendėsh e paskeni mėsuar refrenin sot
Topalli: Juve nuk dolėt dot as sekretar i pėrgjithshėm se e patė mirė kryetarin tuaj
Ruēi: Opozitarėt kanė 12 vjet qė fillojnė me kongrese partie e mbarojnė me sekse ėngjėjsh
Metko: Mendova se ju, zoti Pėllumbi, jeni burrė i moshuar, me vlera
Pėllumbi: Edhe kur flet merresh me moshėn time. Ti mbro vlerat e Ballit
Paloka: Mjaft, se ia nxorre bojėn
Pėllumbi: Je trim i madh ti, se ke pirė nja 5 gota
Paloka: Mos mė trego mua gotat, po hajde dalim jashtė
Tė enjten sėrish seancė pėr buxhetin
Edhe pse Pėllumbi ka shtyrė sėrish punimet pėr tė enjten, nė Kuvend pritet qė tė pėrsėritet e njėjta skemė qė ka shoqėruar tė gjitha seancat e fundit. Opozita ka vendosur qė tė mos lejojė miratimin e paketės fiskale, pa ēuar mė parė kryeministri Nano emrat e rinj pėr dy ministrat e rinj
Grupi parlamentar miraton paketėn fiskale
PS, jo komisionit hetimor pėr Nanon
Grupi parlamentar socialist ka diskutuar dje rreth kėrkesės sė 35 deputetėve tė parlamentit shqiptar pėr ngritjen e komisionit hetimor parlamentar pėr incidentin e ndodhur nė Shkallnuer mė shumė se njė vit mė parė, ku, sipas kėtyre deputetėve, Kryeministri Nano ka aksidentuar pėr vdekje njė njeri. Sekretari Ruēi tha se, grupi e ka kundėrshtuar kėtė kėrkesė, pasi, sipas tyre, kjo nuk ėshtė e mbėshtetur nė asnjė ligj: Problemi i dytė ishte kėrkesa qė kanė bėrė 35 deputetė tė opozitės pėr tė ngritur njė komision hetimor pėr ngjarjen e Shkallnuerit. Grupi parlamentar nuk e gjeti atė tė mbėshtetur nė nenin 148 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, si dhe nenin 2, 3, 4, 5 dhe 22 tė ligjit pėr komisionet hetimore. Nė kėtė kėndvėshtrim, nuk ėshtė dakord me ngritjen e kėtij komisioni, tha Ruēi. Nė kėtė mbledhje, deputetėt socialistė nė mungesė tė grupit tė mbėshtetėsve tė Metės, kanė miratuar paketėn e re fiskale: Paketa e re fiskale me shtatė projektligje, u diskutuan dhe u miratuan nė mbledhjen e Grupit. Ky do tė jetė dhe qėndrimi qė do tė mbajė Grupi parlamentar nė seancėn e pasdites, tha dje Ruēi pas mbledhjes sė Grupit parlamentar. Ndėrkohė, grupi i mbėshtetėsve tė ish-kryeministrit Meta, duket se do tė mbetet sėrish nė pozitat e pakicės bllokuese, pa marrė parasysh ndėshkimin qė i jep statuti i ri i partisė. Pėr kėtė ēėshtje, Ruēi tha: Nuk kam asnjė arsye qė tė arsyetoj pėr votim kundėr nga Grupi parlamentar i PS-sė, pasi tė gjithė ishin dakord me paketėn fiskale. Nuk mund tė paragjykoj as tė pranishmit, as tė papranishmit. Kjo pyetje, pėrgjigjja e saj i takon pas votimit, jo para votimit, tha Ruēi. Grupi i deputetėve kundėrshtarė tė Nanos nė PS, nuk ka qenė i pranishėm nė mbledhjen e djeshme tė Grupit parlamentar socialist.
Burimi: "Gazeta Panorama"
Krijoni Kontakt