Close
Faqja 0 prej 27 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 264
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,988
    Postimet nė Bllog
    22

    Si do te veje halli i PS-se?

    Duket sikur socialistet e kane gjetur serrisht gjuhen e mirekuptimit midis tyre, pas nje periudhe nje vjecare ku nuk lane gje pa thene per njeri-tjetrin. Dy klanet, Nano dhe Meta duke pare qe nje fitore mbi njeri-tjetrin, nuk mund te ndalte dot humbjen e madhe te pushtetit ndaj opozites, u perpoqen qe te krijojne nje "pakt" midis tyre. Nje kontribut te cmuar per gjetjen e gjuhes se mirekuptimit kane dhene lobet greke dhe te gjitha qarqet antishqiptare ne rajon.

    Por cfare perben ne vetvete pakti Nano-Meta?

    Ashtu sic rrodhen ngjarjet, skema e paktit u be shume e qarte. Nano ka nevoje per votat e Metes qe te behet president ne qershor, kurse Meta ka nevoje per viston e kryetarit qe te vije serrisht ne pushtet. Por pushteti socialisteve u duhet per te mbajtur ende gjalle trafiqet dhe bizneset e tyre ilegale. Krahas pushtetit politik, Nano-Meta ndane edhe te ardhurat e mafies, % e bizneseve qe do te mbuloje njeri e tjetri. Mirepo pakti nuk do te ish i pranueshem nese nje dore e huaj nuk do te behej sponsor, dhe sponsori ne kete rast u be lobi grek me Nicholas Gage, njeriun me anti-shqiptar ne US, i etiketuar "persona-non-grata" nga ish-qeveria demokratike e PD-se.

    Sipas llogarive te Nanos, ai do te mund te kapi majen e presidences, dhe pasi ta kapi kete me votat e Metes, ai do te leshoje karrigen e kryetarit te PS-se. Nano nuk i premton Metes partine, por ai e le ate te hapur nese Meta eshte i afte te kapi majen e PS-se. Meta nga ana e tij eshte ne dileme midis qeverise dhe partise socialiste. Ne pamundesi per te patur nje strategji te veten, Meta si duket ben pakte sipas interesave ekonomike te castit. Ai eshte gati te marre qeverine ne dore, por ne pamundesi te beje nje gje te tille, dhe nese pakti deshton, Meta do te nxitoje te kapi majen e PS-se. Te dy pushtetaret socialiste, e kane lene ne plan te dyte ceshtjen e kryetarit, duke lene te hapur idene e mbledhjes se nje kongresi qe do te vendosi.


    Cili do te jete fati i Majkos?

    Per cudine e te gjitheve, socialistet kesaj here nuk po i bejne planet fshehurazi, por po futin edhe median ne valle. Mediat shqiptare kane disa dite rresht qe po e etiketojne kryeministrin Majko viktime e paktit Nano-Meta. Por a eshte Majko vertet nje viktime? Cfare kartash i kane mbetur ne dore Majkos per te luajtur? Majko beri nje gabim shume te madh, ate te pranimit te postit te kryeministrit ne gjendjen ne te cilin ishte partia e vet. Ky gabim demtoi ndjeshem figuren e tij te paster deri ne ate kohe, qe u njollos si nga opozita edhe nga shqiptaret, pasi kabineti i tij i caktuar nga te tjeter, permban njerez te vjeter qe jane po aq te perfolur ne korrupsion e lidhje klanesh.

    Megjithate, Majko eshte ende ne pozita shume te forta ne situaten politike ne vend. Qe qeveria Majko do te rrezohet, kete as vete Majko nuk e ve me ne dyshim. Por Majko ka aq pushtet, qe nese Nano e Meta e rrezojne qeverine e tij, ai nuk do ta leshoje qeverine aq lehtesisht sic pranoi edhe postin. Ndryshe nga Nano e Meta qe pas paktit kane larguar shume nga njerezit qe kishin rreth vetes, Majko me sinqeritetin e tij natyral, mund te kthehet shume kollaj ne simbol uniteti ne PS dhe ta perdori kete popullaritet per te goditura interesat e Nanos dhe Metes.


    Poli i trete ne PS

    Nano dhe Meta jane njerez pa pushtet aktualisht, pushteti i vetem i tyre eshte pushteti i mafies dhe trafiqeve. Kreu i shtetit Mejdani eshte vene ne shenjestren e paktit, ashtu sic u vu dhe Majko. Kreu i kuvendit eshte po ashtu nje "mocionist i Nanos", qe nuk mbeshtet zgjedhjen e Nanos president. Pra te gjitha institucionet, jane ne duart e njerezve qe nuk i lidh asgje me klanet Nano apo Meta. Por ajo me kryesorja, Nano dhe Meta kane humbur votat edhe ne rradhet e mbeshtetesve te tyre ne PS. Njerezit me te aferm te Nanos kane krijuar nje grupim te tyren qe nuk mbeshtetin zgjedhjen e Nanos president. Nje prej njerezve te Metes, ish kryetari i kuvendit Dokle, nuk e ka fshehur deshiren e vet per te kandiduar per president apo si kryetar partie ne PS.

    Pra te gjitha komponentet jane atje, per krijimin e nje grupimi te trete ne PS i cili do ti beje qendrese levizjeve te Nanos apo Metes. Shtoi ketij grupimi edhe perkrahjen e opozites shqiptare, dhe trysninen e faktorit nderkombetar, dhe shanset jane qe edhe Nano edhe Meta te dalin si peshku ne zall. Por sic qellon shpesh me socialistet, ata vuajne nga simptoma e servilizmit, ku dine te thone po/jo por nuk kane guximin te tregojne lidershipin e duhur. Majko ne keto caste ka mundesite per te marre ne dore lidershipin e PS-se duke negociuar daljen e vendit nga kriza institucionale qe eshte vetem pak jave larg.


    Skenari qe e nxjerr Majkon ne krye te PS-se

    Hapi i pare i Majkos duhet te jete denoncimi publik i paktit Nano-Meta qe po mbush faqet e shtypit shqiptar, duke acaruar keshtu me qellim maredheniet me te dy, Nanon dhe Meten. Kjo ben te mundur qe Majko te beje pervete opinionin publik ne Shqiperi, se bashku me elektoratin e majte qe eshte velur tashme me pazarlleqet e Nanos e Metes ne kurriz te tyre. Nje levizje e tille e Majkos, do ta kthente ate edhe ne nje lider te te pakenaqurve nga pakti Nano-Meta, ish bashkepuntore te ketyre te dyve.

    Hapi i dyte i Majkos, eshte ulja ne nje tavoline me presidentin e vendit Mejdani dhe kryetarin e kuvendit Pellumbi. Pakti Nano-Meta ka nevoje per nje kunderpergjigje te forte institucionale. Te tre kreret e institucioneve ne Shqiperi, i bashkojne pikerisht interesat e tyre per te qendruar ne pushtet, dhe ne te njejten kohe per te ruajtur pushtetin qe gezojne ne parti. Por jo vetem aq, duke qene krere institucionesh, te tre keta jane pergjegjes per te rrefyer situaten tek perendimoret, dhe per te zgjidhur krizen institucionale qe eshte vetem pak jave larg tashme. Te tre keta duhet te luajne se bashku, ne menyre qe te afrojne sa me shume mbeshtetje ne rradhet e socialisteve.

    Hapi i trete i Majkos eshte fitimi i mbeshtetjes se opozites. Fale asaj opozite, popullariteti i Majkos u rrit ndjeshem 3 vjet me pare, pasi takimi Berisha - Majko krijoi nje klime tjeter mirekuptimi ne politiken shqiptare. Pra, kerkimi i ndihmes se opozites nuk eshte dicka qe Majko e ka te veshtire per ta bere, duke marre parasysh edhe gjendjen ne te cilen eshte partia e tij. Qe te fitoje mbeshtetjen e opozites, Majko si hap te pare duhet te shkarkoje Klosin meqenese kjo eshte ne maje te axhendes politike te opozites aktualisht. Nese Majko ndihmon ne shkarkimin e Klosit, ai vret dy zogj me nje gur: nga nje ane godet interesat e Nanos dhe Metes dhe nga ana tjeter fiton simpatine e opozites.

    Hapi i katert dhe i fundit i Majkos, eshte negocimi i zgjidhjes se krizes institucionale qe do te pushtoje Shqiperine ne javet qe do te vine. Kuvendi nuk do te jete ne gjendje te zgjedhi nje president pasi votat nuk jane aty, dhe kjo do ta coje vendin ne krize. Per te zgjidhur krizen, Majko do te kete nevojen e Mejdanit, i cili do te therrasi kunder vullnetit te PS-se nje tavoline partish politike, ose do te therresi zgjedhje te parakohshme. Sido qe te veje puna, zgjedhjet e parakohshme ne Shqiperi jane ta pashmangshme dhe humbja e socialisteve ne to nuk eshte me sekret. Kjo eshte nje nga arsyet qe socialistet po e shtyjne sa te mundin procesin e korrigjimit te kodit zgjedhor apo hetimet per zgjedhjet e kaluara.

    Perendimi nga ana tjeter, do te ushtroje trysni ne kete kohe dhe pikat e tij te referimet jane pikerisht institucionet shqiptare. Duan s'duan ata do te percjellin mesazhet e tyre politike ndermjet Majkos e Mejdanit, duke nxjerre keshtu plotesisht jashte loje Nanon dhe Meten. Kjo do te jete periudha ku Majko duhet te tregoje lidershipin e duhur, per te qene personazhi me i spikatur qe do te coje ne zgjidhjen e krizes. Rrezimi i qeverise se tij, do te vije natyrshem, por humbja e pushtetit ne qeveri do te zevendesohet nga nje ringjallje e pushtetit ne parti. Nano dhe Meta do te jene ne te njejten barke dhe ne kongres secili prej tyre do te kerkoje kreun e PS-se.


    Perfundimi i duelit ne PS

    Majko ka vertet shanse shume te favorshme per te arritur ate qe ai nuk e arriti dot 3 vjet me pare, kreun e PS-se. Jo vetem aq, po Majko mund te vere ne vend edhe nderin e tij duke u hakmarre politikisht kunder tradhtise se ish Zv. te tij Meta, qe e tradhetoi ne kongresin socialist 3 vjet me pare. I gjithe skenari i mesiperm, eshte mese i realizueshem, nese Majko ka vullnetin per ta cuar ate deri ne fund. Majko nuk eshte nje politikan i zoti, por pafajesia e tij politike dhe sinqeriteti e ben ate te pranueshem per gati te gjithe spektrin e politikes shqiptare, pa harruar vete elektoratin socialist qe eshte plotesisht i zhgenyer nga Nano apo Meta. Keta dy te fundit kane shitur per interesa personale mbare lektoratin e tyre qe i mbeshteti ne PS. Sic e thashe edhe me lart, Majko mund te arrije kreun e PS-se nese ai ka vullnetin e duhur per ta cuar deri ne fund kete skenar.

    Ndersa Nano dhe Meta do te kene probleme me drejtesine shqiptare te nesermen, Majko do te kete gjithcka qe i duhet per ta reformuar partine socialiste nga nje parti te se shkuares, ne nje parti moderne te majte.


    P.S Nese dikush di si te komunikoje me kryeministrin, mund tia percjelli kete mesazh pasi mund ti hyje ne pune apo ti japi ndonje ide.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e alkg2001
    Anėtarėsuar
    09-05-2002
    Postime
    22

    re

    Mungon nje detaj i vogel fare. Nano e ka kapur Majkon prej ko...esh dhe e drejton si te doje. Kjo perkthehet qe i ka dosjen gati. I ka perlyer duart dhe Majko me kohe. Kot nuk e mbrojti me aq patos Fatos Klosin. Majko eshte jashte loje. Edhe nese ka pasur ndopak karakter nuk e ka me.

    Frika ime:

    Nano president me votat e socialisteve dhe aleateve te tyre (qe e kane provuar disa here qe blihen per pese leke) + votat e reformatoreve (qe blihen per dy lek se jane delenxhinj qe nuk kane vjedhur sa socialistet dhe kenaqen me pak) dhe ndoshta + votat e pak demokrateve me moral te prishur. (votimi behet i fshehte).
    Meta behet kryeminister dhe drejton me dore te hekurt, blen mediat, tallet me Berishen dhe genjen te huajt.
    Ketij skenari une i jap 70%. Suksesit te opozites i jap 30%.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alkg2001 : 09-05-2002 mė 07:31

  3. #3
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    Eh more forumista!Fshati digjet,kurva krihet.Kjo shprehje ka kohė,qė ėshtė nė fuqi pėr vendin tonė.
    Pėrshėndetje!!!!!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,988
    Postimet nė Bllog
    22
    Cdo gje qe del nga goja e Nanos, askush nuk i beson sikur edhe te verteta te jene. Ai akuzoi Meten dhe njerezit e tij me 1000 akuza, por i lepiu te gjitha ato dhe tani i ledhaton serrisht.

    Sic e thashe edhe me siper, Majko behet i forte kur bashkepunon me opoziten dhe institucionet e tjera. Kushtet jane te gjitha atje, pyetja shtrohet nese Majko ka guximin dhe vullnetin per ti shkuar deri ne fund ketij skenari.

    Skenari qe une prezantova me lart eshte 50% me i mundshme per tu realizuar se cdo skenar qe thurr Nano apo Meta, pasi te dy keta jane jashte pushtetit ne keto momente. Nano nuk zgjidhet president, jo sot por as mot, por ceshtja shtrohet nese PS do te vazhdoje te jete nje han kriminelesh apo do te rikthehet ne nje parti moderne te majte. Ardhja e opozites ne pushtet eshte tashme e pashmangshme.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Pakti i brendeshem socialist do te vazhdoj....

    Pakti i brendeshem socialist do te vazhdoj.... gjersa tė zgjidhet presidenti. Nano ėshtė ai qė ėshtė e pėrkthyer nė shqip ėshtė i tė 'qindave dhe si i tillė i ka bėrė llogaritė qė ai dhe vetėm ai tė jetė presidenti i ardhėshėm i vendit. Kandidatura e tij do shpallet me vonesė qė opozita zyrtare tė mos ketė kohė tė "kundėrshtoj", gjithashtu tė mos shfaqet ndonjė opozitė e brendeshme dhe ai, Nano do mbaj me ēdo mėnyrė "unitetin". Kriza nė PS do shfaqet mė pas. Por at'hre Nano do jete president dhe pak do ta haje meraku se kush do fitoj nga perplasjet e reja qe do shfaqen ne Partine e tij. Tani pėr tani Majko eshte jashte dhe i ngelet ajo qe propozon Albo te krijoj forcene e trete jashte klaneve Nano-Meta. Por ne nuk dime nje gje : Ē'fare ka ne dore Majko ose ē'fare fshef nen menge. Tek e fundit ka apo nuk ka As. Pra a eshte i paster per te ndermarr nje "rrebelim". Tash per tash duket se asgje nuk e ndal Nanon. Me pas ?! Do shohim....
    Rycki

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,988
    Postimet nė Bllog
    22
    Eshte interesant, bile shume interesant, se si Nano po rendit ushtaret e vet sharlatante te tipit Edi Rama apo Meta, kunder Majkos. Pra Nano dhe Meta qe aktualisht jane ne zallin e politikes shqiptare, jane pa pushtet. Pushteti i tyre i vetem eshte Fatos Klosi dhe gjykata kushtetuese, qe jane te gatshme te shpien deri ne fund deshirat e Nanos.

    Sulmet ndaj Majkos do te intesifikohen ne ditet qe do te vine, dhe nga kjo perplasje, une mendoj se do te ndodhin cudira. Ajo qe do te jete cudi do te jete reagimi i Majkos. Majko ka dy rruge perpara tij:

    - ose do te uli koken e do te lere postin
    - ose do te kundershtoje e shpalli lufte paktit Nano-Meta

    Reagimi i Majkos eshte i paparashikueshem, pasi ai nuk eshte politikan por njeri pa kellqe ne politike. Majko ka shume ne dore per te bere pasi eshte i veshur me pushtet, dhe numri i te pakenaqurve ne PS eshte shume i madh karshi Nanos apo Metes. Te dy keta personazhe kane tradhetuar ata njerez qe u vine pas: Nano ka tradhetuar te tijet ne levizjen "per katharis", kur Meta ka tradhetuar Dokle e kompani qe deri dje u bene balle akuzave te Nanos.

    Nese Majko zgjedh te dorezohet pa kushte, ai i jep fund karrieres se tij politike. Ky eshte shansi i fundit qe politika i jep Majkos, te cilin ai nuk mendoi dy here per ta rrembyer. Nese ai nuk e shfrytezon, ai do te jete ne pozitat e deshtakut Nano, qe nuk ka arritur te shpier deri ne fund me shume se 4 mandate si kryeminister. Gjithashtu, nese Majko zgjedh kapitullimin pa kushte, vendin e tij do ta zere Meta, ai qe e ka shitur Majkon dy here ne keto 10 vjet. Gjithashtu, doreheqja pa kushte e Majkos, do ta bente ate pjese te paktit Nano-Meta, dhe ai do te ish po aq bashkefajtor sa edhe keta te dy.

    Por Majko ka edhe nje oposion te dyte mbi tavoline, ate te rezistences dhe mbajtjes se pushtetit. Nese Majko do te zgjidhte kete rruge, ai ne pune ditesh do te kthehej ne "idhullin e ri socialist" duke lene ne hije si Nanon edhe Meten. Keta te dy tashme jane te pafytyre karshi njerezve te vet dhe elektoratit socialist. Mbeshtetja e Mejdanit do te pasohej me mbeshtetjen e Pellumbit, faktorit nderkombetar, dhe me pas opozites qe do ti duhet te mbaje ane ne konfliktin ne PS.

    Brenda pak javesh do te kuptojme nga vendimi i Majkos, nese ky eshte tashme pjese e paktit Nano-Meta, apo eshte ende figure e pafelliqur ne politiken shqiptare. Nese edhe Majko eshte nje prej tyre, atehere PS eshte pa te ardhme.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Marub
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    ke Shpija
    Postime
    5
    Albo je me papagalli njeri qe kam pare ne internet.
    Si puna juaj qe qajne hallin ose gezohen me fatin e PS ku nuk qajne hallin e Shqiperise apo te qash hallin e PS apo PD eshte njesoj si te qash hallin e Shqiperise.

    alkg2001: sakte! Majko ka 1.6 milione dollare ne Valleta Bank ne Malte qe i pranoi dhe ne parlament. Opozita e konsideron Majkon njeriun me te cilin mund te bisedohet sepse na del hesapi me kalemin e Mero Bazes se eshte hajdut teper i vogel dhe qullash. Hajdut i madh Hajdut i vogel. Cfrare ka ndryshim ketu? Hajdute jane te dy, ndryshimi eshte qe ai qe ka vjedhur me shume denimin e merr me te larte.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,988
    Postimet nė Bllog
    22
    Marub, kush ta jep te drejten te ofendosh ne forum, apo kujton se je ne kafenete e Tiranes?

    Nese ke nje mendim shprehe, nese nuk ke atehere lexo dhe komentet "shume te zgjuara" mbaji per vete. Pagagalle jane ata qe perseritin ose komentojne fjalet e te tjereve, pasi nuk jane ne gjendje te prodhojne mendime dhe ide te reja. Sa per "fatkeqesine e Shqiperise", fatkeqesia me e madhe e saj eshte se ka njerez pa kulture politike, dhe si te tille mund te mashtrohen nga cdo njeri, sado kriminel dhe i intoksikuar qe te jete ky.

    Vendimarrja ne cdo vend kalon permes politikes, dhe njerezit qe vertet jane ne brendesi te problemeve politike ne vend, e dine rendesine e nje PS-je dhe PD-je me njerez legjitime, dhe te cliruar nga ndikimi i mafies dhe krimit.


    P.S Sa per milionat e Majkos, nuk mund te akuzosh nje njeri pa prova, sado i inkriminuar mund te jete ai. Apo po ke 1 milion dollare ne banke je detyrimisht hajdut?
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,988
    Postimet nė Bllog
    22
    Portreti i Majkos nga Korfuzi nė Beograd

    Mark Marku

    Paqja qė u pėrpoqėn tė injektonin nė fytyrat e shqiptarėve Fatos Nano dhe Ilir Meta fill pas kthimit nga takimi “pajtues” i Korfuzit e ka ndėrlikuar edhe mė tej jetėn politike shqiptare. Kjo sepse imazhi i ri prej njerėzish tė rėnė nė ujdi fsheh mjaft enigma disa prej tė cilave janė tė imagjinueshme, disa tė tjera tė destinuara pėr tė mbetur pėrjetėsisht tė padėshifrueshme, e disa tė tjera pėr t’u lexuar nė veprimet politike tė ditėve nė vazhdim. Njė gjė ėshtė e qartė pėr kėdo: dy personazhet qė pėr muaj tė tėrė nuk gjetėn prehje nė Shqipėri nė pėrpjekjen pėr ta hequr qafe njėri-tjetrin nė njė konflikt tė pashembullt interesash e gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt nė njė vend tjetėr, nė Greqinė fqinje.Me njė akt tė tillė ata edhe formalisht e kanė zhvendour qendrėn e jetės politike shqiptare jashtė institucioneve legjitime tė saj: parlamentit, partive dhe institucioneve tė tjera shqiptare duke u vėnė edhe formalisht shkelmin atyre institucioneve qė realisht i kanė shpėrfillur gjatė gjithė periudhės sė tyre qeverisėse.Zgjidhja e re qė ata kanė gjetur, tė lė tė kuptosh se nėse ata u bėnė armiq pėr vdekje nė sajė tė pėrplasjes sė interesave politike dhe ekonomike brenda vendit dhe pėr kėtė desh ēuan drejt shkatėrrimit dhe formacionin politik qė ata pėrfaqėsonin, atėhere nė Korfuz kanė gjetur disa interesa tė tjera tė pėrbashkėta, qė i bashkon pėrsėri.Dhe nėse kordinator i kėtyre interesave bėhet njė personazh si Nikolas Gage i shquar pėr angazhimin e tij nė dėm tė Shqipėrisė atėhere merret me mend se interesat ku ata bashkohen janė gjithēka me pėrjashtim tė interesave tė vendit. Me sulmin ndaj Majkos ka filluar tė konkretizohet njėra nga pistat ku ndėrthuren kėto interesa. Ėshtė fjala pėr monopolet ekonomike dhe zotėrimin e trafiqeve. Dhe Majko sapo kishte filluar ta bėnte kėtė. Zbulimi i paaftėsisė sė Majkos nė momentin kur rizbulohen “aftėsitė” e Angjelit tė krijon njė lloj pėrfytytrimi mbi zhvillimet qė priten tė ndodhin nė tė ardhmen.Udhėtimi i Metės nga Korfuzi nė Beograd tregon hapėsirėn ku shtrihen kėto interesa. Dhe qėllimi ėshtė i qartė: qė kėto interesa tė mos cėnohen nė tė ardhmen, nevojitet destabilizimi i Shqipėrisė, pasi vetėm si e tillė ajo ėshtė e dobishme pėr Athinėn dhe Beogradin, vetėm si e tillė ajo ėshtė njė parajsė e ēmendur pėr kontrabandistėt e vendit dhe tė huaj. Vetėm e destabilizuar ajo mund tė mbetet mbretėria ballkanike e kontrabandės dhe aferave tė pista.Dhe nė kėtė pikė tė dy bashkė Nano dhe Meta mund tė bien nė ujdi.


    Gazetat Tema
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    KJ komenton

    "Treshja e PS-se
    Me sa duket marreveshja e Korfuzit, nen hyqmin grek, e bere zhvilluar javen e kaluar ne brigjet e Jonit ka dhene sinjalet e para per te zgjedhur lemshin e ngaterruar ne mazhorancen roze. Burime teper te besuara thone se Nano e ka te sigurte karriken e Presidentit te Republikes, pasi torta e ndare mes Nanos dhe Metes ne Korfuz perfshine edhe nje pjate per Majkon. Sipas tyre eshte vendosur qe Nano te jete President, Majko te qendroje kryeminister deri nga mesi i shtatorit te ketij viti, kurse Meta ngjitet ne postin e kryetarit te PS-se. Ndersa Servet Pellumbi i kenaqur me podiumin e kryetarit te Kuvendit eshte bere i dashur me te tre , vec e vec, duke harruar Namik Doklen e Rexhep Meidanin, te cilet per momentin duken si te lene jashte sofre. Nano i alarmuar brenda vetes per cka po ndodhte ne kampin e tij e pranoi dorezimin e karrikes se kryetarit te socialisteve , meqenese nuk arrin te marre shumicen e thjeshte brenda grupit parlamentar, ndonese me vone do te kacafyten perseri me Meten, por ne pozicione te tjera. Njeri do te jete kreu i Shtetit qe ka ne dore Prokurorin e Pergjithshem, kreun e Sherbimit Sekret, anetaret e Gjykates se Larte, por duhet pranuar se natyra e tij nuk mund te lere jashte influences edhe emrin e kryeministrit. Ndersa Meta, pas marrjes se postit te kryetarit te PS-se, do te kerkoje nje kohe te pranueshme per te ndryshuar disa kryetare te PS-se ne rrethe, pastaj do te ndryshoje statutin e partise ku do te bashkoje postin e kryetarit te PS-se me ate te kryeministrit ,nese partia e tij fiton ne zgjedhje. Pra Meta, duke qene natyre me konsekuente ne ambicjet e tija do te kerkoje, pas muajit shtator, menjehere rrezimin e Majkos, i cili mbreteron ne ajer me frymen e Nanos, por me spangon e Metes. Gjithsesi ky lemsh i ngaterruar per me vone duket se tani per tani ka gjetur nje zgjidhje ne ndarjen e posteve. Per te qene me i qete ndaj sulmeve te pritshme te Metes, kryeministri Majko po ben keto disa emerime, te cilat ne thelb e acarojne ish-kryeministrin Meta. Majko emeroi Dhimitraq Raftin ne postin e zv/ministrit te Transporteve dhe Telekomunikacioneve, i shkarkuar vjet ,ne korrik, nga Meta si drejtor i Pergjithshem i Telekomit. Shkarkoi Petrit Agon nga drejtor i Pergjithshem i Doganave, i njohur si financues i Metes e ne vend te tij ka emeruar Vaso Pilon, mik i ngushte i stafit te Nanos. Emeroi, nepermjet ministrit te Financave Kastriot Islami, zedhenesin e kryetarit te PS-se ,Emin Barci ne postin e drejtorit te Burses Shqiptare, nje nga postet me te kerkuara nga financieret. Pa harruar se dy keshilltaret kryesore te Majkos , pikerisht Ardiana Berberi dhe Agim Isaku jane njerezit e Nanos qe prej shume muajsh. Duke mos permendur emerime te tjera qe priten te behen keto dite, duhet pranuar se Nano nuk eshte i interesua per ta rrezuar kryeministrin aktual, pasi jo vetem qe e nderlikon lojen para zgjedhjes se Presidentit, porse njerezit e emeruar i plotesojne nevojat financiare per te blere votat e mbetura kunder tij ne menyre qe te plotesoje shifren 84 vota. Megjithate mendohet se ne parlament, pervec deputeteve te PD, PR, PLL, PBL, PBK dhe PDK qe kane deklaruar se nuk do te futen nese emri i Presidenti nuk eshte konsensual, grupet e tjera parlamentare mund te futen, pasi edhe grupi i PDr-se ka dhene shenja per hyrjen ne Kuvend diten e votimit te Presidentit. Levizjet e Nanos, i cili perhere mbetet surprize, kane bere qe Qazim Tepshi, deputet i PDr te jete i pari qe te votoje per Nanon, meqenese ky i fundit, thuhet, se i ka propozuar per ta bere zv/President te Republikes, duke e ndryshuar Kushtetuten ,bashke me disa nene te tjera. Por edhe kryetarit te PDr-se i eshte premtuar, pas zgjedhjes se Nanos, posti i zv/kryeministrit dhe ministrit te Jashtem, duke bere zgjerimin e Koalicionit me te djathtet me arsyetimin se " vendin duhet te shkoje drejt zgjedhjeve te parakohshme ne vitin 2003", gje per te cilen eshte i interesuar edhe vete Meta, pasi keshtu pastron edhe vathen e Nanos nga deputetet nanoiste. Si kompensim te ruajtjes se figures se Pollos, Nano pasi te behet President do t'i kerkoje edhe Berishes qe te futet ne nje qeveri te perbashket per te cuar vendin drejt zgjedhjeve te parakohshme, gje e cila nuk do te pranohet nga lideri i PD-se. Te gjitha keto manovra politike kompensojne votat e grupit parlamentar te PDr-se, qe do te shkojne ne menyre te fshehte proNanos. Edhe takimi i djeshem ne hotel Rogner ne ora 13.30, i kryetarit te PS-se me kryetarin e PAD-se Arben Imami, ketij qellimi i kane sherbyer.

    Kjo skeme funksionon me kushtin e dorezimit te mandatit te kryetarit te PS-se nga duart e Nanos tek putrat e Metes. Prandaj edhe levizjet e Metes ne Maqedoni, Beograd e ndofta edhe ne Itali pas pak diteve jane ne funksion te qellimit per te thene se jam faktor ne politike , ne parlament me vota dhe per t'i treguar fqinjeve te Shqiperise se une po vij ne pushtet si kryeminister, duke ardhur nga nje post partiak.Megjithate keto llogari jane bere pa e ditur se si do te reagoje vete grupi i Levizjes per Katharsis i kryesuar nga Petro Koci, por qe ka ne perberje deputetet Leke Cukaj, Namik Dokle, qe luan per zotin Meidani, Limoz Dizdari, Makbule Ceco, Nazmi Bilani, e ndonje tjeter. Nuk dihet ende vota e Ben Blushit dhe e Bashkim Finos, duke mos harruar se deputeti Dritan Prifti, edhe ne ardhte ne Kuvend nuk voton per Nanon. Po keshtu deputeti Ismail Lleshi qe ka mbi 7 muaj , i cili nuk vjen ne Kuvend dhe qe e ka humbur mandatin, sipas Kushtetutes. Pra, edhe pas kompromisit ne ndarjen e posteve nga tre medhenjte, perseri rrezikohet Nano nga te tijte , pasi i ka prere ne bese me levizjen per Katarsis. Deputetet e Levizjes per Katarsis ose Vetpastrim me shume kane frike nga ardhja e Metes ne krye te PS-se, se sa nga rikthimi i Berishes ne pushtet, keshtu qe do te synojne mos kandidimin si President te kryetarit aktual te PS-se.

    Loja eshte ne fundin e pjeses se dyte, duke pritur gjuajtjen e penalltise me date 24 maj ne KPD e PS-se ku do te votohet emri i kandidatit per President. Ne fitofte Nano, atehere kompromisi treshe funksionon, ne te kundert nuk dihet se si do te luhet ne minutat shtese, pasi arbiter do te jete Berisha ne duelin per jete a vdekje mes Nanos dhe Metes."

    nga KOHA JONE

Faqja 0 prej 27 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  2. Kush janė Dibranėt ?
    Nga biligoa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Kongresi socialist, ndryshime rrėnjėsore nė statut
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •