Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124

    Personalitete të kulturës Islame

    SHEJH NASIRUDIJN ALBANI

    Hadithologu më i Shquar i Këtij Shekulli



    Nasirudin Nuh Nexhati, apo siç njihet nga të gjithë si Albani (për shkak të origjinës së tij shqiptare), ka lindur në Shkodër, në vitin 1914, në një familje të varfër, por fetare. Babai i tij, Haxhi Nuhu, pasi studioi disa vite me radhë në Stamboll, u kthye në vendlindjen e tij, për t'iu përkushtuar arsimimit të popullit dhe pajisjes së tij me njohuritë më të nevojshme fetare. Me ardhjen në pushtet të Ahmed Zogut, u duk mjaft afër se Shqipëria po shëndërrohej dalëngadalë në një shtet sekularist (laik), i cili mund të pengonte deri diku zhvillimin normal të jetës fetare islame, andaj shumë familje u shpërngulën nga Shqipëria për t'u vendosur në vende të ndryshme të botës. Njëra prej këtyre familjeve ishte dhe familja e Haxhi Nuhut, i cili zgjodhi Damaskun për t'u vendosur përfundimisht. Në këtë qytet Nasirudini i vogël kaloi fëmijërinë e tij dhe kreu shkollën fillore. Babai i tij, i pakënaqur nga programi mësimor i shkollave të qytetit të Damaskut, e largoi atë nga shkolla dhe në të njëjtën kohë përpiloi një program të caktuar për të mësuar vetë djalin e tij. Nasirudini ishte një djalë i zellshëm dhe ishte i dhënë shumë pas leximit. Ai lexonte gati çdo gjë që i binte në dorë, por interesimi i tij për shkencën e hadithit u zgjua në moshën 20 vjeçare si pasojë e një artikulli të botuar në revistën "Menar", i cili bëntë një analizë të librit të Imam Gazaliut "Ringjallja e diturive fetare" duke vënë në dukje anët pozitive dhe negative të librit. I tërhequr nga analiza e librit në fjalë, ai vendosi që ta merrte me qira, pasi nuk kishte para të mjaftueshme për ta blerë.Ky pra ishte hapi i parë që hodhi Albani në detin e pafund të shkencës së hadithit, në të cilën ai u bë më vonë një nga figurat më të njohura botërore.Albani filloi të kalonte në një prej bibliotekave të Damaskut një pjesë mjaft të madhe të kohës së tij. Ai studionte atje 8 - 12 orë në ditë dhe nuk ndiente lodhje nga ky lexim i gjatë, i cili e bënte të ishte më këmbëngulës dhe më kërkues nga vetvetja. E gjithë kjo bëri që emri i Nasirudin Albanit të bëhej i njohur në rrethin e dijetarëve të hadithit.Për shkak të aktivitetit të tij të pandërprerë dhe përpjekjeve të tij të palodhura në shërbim të Sunetit, ai u bë pre e shpifjeve të shumë ziliqarëve, andaj edhe futet në burg ku qëndron gjashtë muaj. Pasi del nga burgu, ai iu përgjigj ftesës së Universitetit Islamik të Medines për të mbajtur leksione rreth shkencës së hadithit. Në këtë detyrë ai qëndroi tre vite, mirëpo shpifjet e ziliqarëve nuk munguan as atje, andaj për shkak të shkarkimit nga detyra, ai detyrohet të kthehet përsëri në Damask. Qëndrimi i tij në këtë qytet nuk zgjati shumë, pasi u detyrua që të largohej për në Jordani, Liban, Emiratet e Bashkuara Arabe, për t'u kthyer e për t'u vendosur përfundimisht në Aman, kryeqytetin e Jordanisë ku edhe ndërroi jetë më 2.10.1999. All-llahu [subhanehu ve teala] e shpërbleftë me Xhennet.
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  2. #2
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    ABDULKADËR ARNAUTI

    Kollos i Kulturës dhe Dijeve Islame


    Bir’ i trojeve shqiptare në Kosovë, u bë objekt i shpërnguljeve të imponuara nga politika antishqiptare serbe duke marrë udhët e kurbetit, Kadriu i vogël i vazhdoi udhët e largëta i prirë nga i ati dhe pjesëtarë të tjerë të familjeve, duke u stabilizuar në Siri.Mbasi përfundon me sukses të gjitha hallkat e shkollimit islam, Abdylkadër Arnauti vazhdoi veprimtari intensive fetare, duke u bërë një nga dijetarët më të njohur të fushës së Hadithit për Sirinë.Ai ligjëron në disa medrese e institucione të tjera të larta islame, duke filluar nga shkolla e mesme teologjike: Isaf Tullab El Ulum El Islamie në Damask të Sirisë. Ligjëron edhe në medrese të tjera lëndën e hadithit, duke kryer njëkohësisht edhe rolin e ligjëruesit në një xhami, "Mesxhidul Muhammedijje".Veprimtaria pedagogjike e studimore harmonizohet, duke rritur ngarkesën sa në një fushë e në një tjetër, sa si ligjërues në medrese e sa në xhami, sa si lektor, sa si redaktor e korektor i shtëpisë botuese në Damask, në mbi 90 komplete veprash, si:

    1.Zadul mesit-9 vëllime.
    2.Rreudatul taibin-12 vëllime.
    3.Zadul mead-6 vëllime.
    4.El Kafi-3 vëllime.
    5.El Furkan bëjnë evlijaur-rahman ve evlijahush-shejtan.
    6.El Furkan bejnel hakki vei batil.

    Dhe vepra të tjera.
    Ky personalitet i shquar, me ndjenja të pastra atdhetare, megjithëse në kushte të vështira shëndetësore (paralizë e pjesshme), mban kontakte të vazhdueshme me studentë shqiptarë, nga të gjitha viset, duke u dhënë shumë prej këtyre edhe mësime individuale apo në grupe, nën drejtimin e kualifikuar të tij. Në porositë dhe këshillat që jep Abdulkadri, e vë theksin në lidhjen e fjalës me veprën, në harmoninë e padiskutueshme të tyre, deri në shkrirje natyrore. Ai porositë pareshtur që shqiptarët të ruajnë moralin, nderin e tyre, idealin atdhetar e fetar.

    www.islamvizion.com
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  3. #3
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    SHUAJB ARNAUTI

    Hulumtues i Njohur i Librave Të Kulturës Islame






    Shuajb Arnauti lindi ne Damask te Sirise ne vitin 1928 nga nje familje e paster shqiptare. Rrenjet e tij kthehen ne Shkodren e Bushatllinjve. Familja e Shuajbit shperngulet nga Shkodres dhe vendoset ne Siri. I ati u shperngul nga shkodra ne vitin 1926. Pikenisje e diturise se Shuajbit ishte prindi i tij. Kurani e shtyu qe te studionte gjuhen arabe. Ai iu perkushtua gjuhes arabe per rreth 10 vjet, duke mesuar nga profesore te ndryshem neper xhamite e Damaskut. Mesoi librat baze te gjuhes arabe si: “Sherh ibn Akilin” (Shpjegimet e ibni Akilit) , “el-Mufasal” (ndarjet) , te el- Zehmasherise, “Shudhur el-Dheheb” (Ari I paster) dhe “Esrar el-Belaga” (Fshehtesia gramatikore) si dhe librin e Abdul el-Kahir el-Xharxhani me titull “Delail el-Eaxhaz” etj. Ne vitin 1955 Shuajbi u inkuadrua ne nje shkolle te mesme ne Damask ne cilesine e mesimdhenesit te gjuhes arabe dhe i kultures islame.Ne vitin 1958 fillon te punoje ne bibloteken islame ne Damask e cila ishte me e njohura ne Siri. Ne biblioteke punoi rreth 20 vjet duke korrektuar 70 tituj te ndryshem si: “Sherh el-Suneh” (Shpjegimet e veprave te Muhamedit a.s.) te Baguit rreth 16 vellime, “Zad el-Mesir fi ilmu tefsir” (Rruga e shkences se komentimit te Kur’anit) i ibni Xheuzise prej 9 vellime, “Reudatul Talibin” (Kopshti i te kerkuarve) te imam En Neveui.llime. .Ne Siri ne vitin 1982 filloi nje fushate kunder islamit dhe muslimaneve. Librat e tij qe kane pare driten e botimit nga viti 1958 deri 1978 jane :

    - El-Bergevi , Sherh el-Suneh (Shpjegimet terminologjike Islame) ne 12 vellime.

    - El-nevevi , Reudatul Talibin (Kopshti I te kerkuarve) ne bashkepunim me Abdul Kader Arnautin , ne 12 vellime.

    - Ibn Mendhur , Medhheb el-Egani , ne 12 vellime.

    - Ibn Meflah , el-Mebda fi sherh el-Mukana (Fillimi ne shpjegimet e deshiruara), ne 10 vellime.

    - Ibn el-Xheuzi , Zade el-Mesir fi ilmul Tefsir (Rruga e gjate ne komentimin e Kur’anit) , ne bashkepunim me Abdul Kader Arnautin , ne 9 vellime.

    - El-Rehijbani , Matalib evli Neha Sherh Gajetul Munteha (Kerkimet e para ne shpjegimet e koheve te fundit) ne bashkepunim me Abdul Kader Arnautin , ne 6 vellime.

    - Ibn Kadame el-Makdasi , el-Kafi fi fikh el-Imam el-Mebxhel Ahmed ibn Hanbel (legjislacionet e mjaftuara te Hanbelit), ne bashkepunim me Abdul Kader Arnautin , ne 3 vellime.

    - Ibn Davjan , Menar el-Sebil fi sherh ed-delil (frytet e dobishme ne shpjegimet e argumenteve), ne 2 vellime.

    - El-Merzrvi , Mesned ebi Bekr ( Lartemadheria e ebi Bekrit), ne 2 vellime.

    Librat qe ka korrektuar nga viti 1982 deri me sot ne shoqaten e shkrimtareve ne Amman te Jordanise jane:

    - Ibn Haban , el-Ihsan fi tekrib Sahih ibn Haban ne 18 vellime.

    - El-Tahavi , Sherh Mushekel el-Athar (Shpjegimet e ndryshme arkeologjike), ne15 vellime.

    - Muhamed ibn Ibrahim el-Vezir , El-Avasim vel-Kavasim (Ndalesat dhe thyerjet e se vertetes), ne 9 vellime.

    - Ibn Kajjim el-Xheuzije , Zade el-Mead fi hedji hajril ibad (Takimet e pritura ne adhurimet e sinqerta), ne bashkepunim me Abdul Kader Arnautin , ne 5 vellime.

    - El-Dhehebi , Tarih el-islam (Historia islame), ne bashkepunim me Dr. Beshar Avad Mauruf ne 4 vellime.

    - El-Dhehebi , Tabekat el-Kura (Shtresat e fshatrave), ne bashkepunim me Dr. Beshar Avad Mauruf , ne 2 vellime.

    - Ibn ebi el-Iz , Sherh el-Akide el-Tahavije (Shpjegimet apologetike te Tahavijes), ne 2 vellime.

    - Ebi Daud , El-Murasil (Kembimi I letrave), ne 2 vellime.

    - El-Nevevi , Rijad el-Salihin (Kopshti I te mirave), ne 2 vellime.

    - Ahmed bin Hanbel , Mesned el-Imam Ahmed bin Hanbel (Perforcimi I Imam Ahmedit bin Hanbelit), deri me sot ky liber arrin ne 20 vellime. Shuajbi nuk e ka harruar kurre atdheun. pas viteve 1990 ai vizitoi Shqiperine. Mos te harrojme se ai e flet gjuhen shqipe shume bukur.

    Kur Shuajbi permend Shqiperine thote: " Gjaku me leviz ndryshe kur them se jam shqiptar, vet emri dhe llagapi im deshmon se jam shqiptar

    www.islamvizion.com
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  4. #4
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    HOXHË REXHEP VOKA

    Personaliteti i shquar shqipëtar


    Personaliteti i shquar Rexhep Voka lindi në fshatin Shipkovicë të Tetovës më 1847. Arsimin fillor e mori te hoxha i fshatit, ne Shipkovicë, dhe atë të mesëm fetar në qytetin e Tetovës, kurse arsimin e larte fetar e kreu në Stamboll, ku mori ixhazetin (diplomën) e myderizit. i vlerësuar për rezultatet e tij të shkëlqyera u emërua pedagog pranë fakultetit, ku kishte bërë edhe studimet.
    Më 1895 u kthye në vendlindje ku fitoi një reputacion të madh. Më 1903 emërohet myfti i vilajetit të Manastirit, i cili atë kohë përfshinte rreth 2 mijë fshatra shqiptarë. Si shumë patriotë të tjerë, edhe Rexhep Voka në fillim mbajti anën e turqve të rinj. U aktivizua në tubimin e Bukureshtit të vitit 1906, përkrah Ismail Qemalit, në atë të Ferizajt të vitit 1907, si edhe në Kongresin e Dibrës.
    Në një artikull në "Shqypoja e Shqyperisë"të vitit 1910 shpreh gabimin e vet për çështjen e alfabetit. Çështjen e alfabetit Rexhep Voka e pa në dritën e politikës xhonturke. Ai e konceptoi atë si diçka të lidhur me fenë. Punoi që gjuha shqipe të shkruhej me alfabet arab të përshtatur me fonetikën shqipe. Sipas Hasan Kaleshit, në muajin mars të vitit1910, tetovari Rexhep Xhudi, i biri i Nuredin Vokës, i paraqiti parisë së Janinës një trajtesë, ku rekomandon alfabetin arab për shkrimin e gjuhës shqipe. Në vijim të këtij qendrimi, Rexhep Voka, pasi përpiloi alfabetin shqip me shkronja arabe, hartoi dhe abetaren po me këto shkronja, të cilën e titulloi "Abbeja skip". Abetarja u botua në Stamboll, më 1910, dhe kishte 20 faqe. Më 1911 ai botoi edhe "Gramatikën elementare shqipe", si edhe një tekst mësimor fetar "Ilmihali i hollësishëm shqip", ku trajtohen parimet fetare islame.Për të kuptuar personalitetin e Rexhep Vokës dhe qendrimin e tij, duhet vlerësuar përmbajtja e veprës së tij "Mendime", botuar në Stamboll më 1910. Vepra u shkrua në të folmen e Tetovës. Me interes këtu paraqiten pjesët "Disa fjalë vëllezërve shqiptarë", "Din e dije"(vjershë), "Mësime" etj. Në këtë vepër Rexhep Voka mbron pikëpamjen që "Shkollat t’i hapim dhe në mos paçim mundësi të ndërtojmë ndërtesa të mëdha, në kolibe me kashtë t’i tubojmë fëmijët vetëm që të mësojnë", "Ne shqiptarët është turp të mbesim më poshtë se popujt e tjerë". Të tilla qendrime janë të shumta në këtë botim. Në faqet e shtypit shqiptar të Kosovës, si edhe të atij të Maqedonisë, rrallë është diskutuar ndonjë figurë sa ajo e R.N.Vokës. Veprimtarisë së tij për arsimin shqip islam, si dhe veprimtarisë së tij atdhetare, i kushtohet një kapitull i veçantë në librin voluminoz "Mësuesit për kombin shqiptar". Rexhep Voka ishte i lidhur shumë me fenë dhe njëkohësisht ishte një atdhetar i madh. Ai lëshoi kushtrimin që "të bashkohemi për t'i dhënë kombit dije, edukim e arsim". Ai nuk ishte dogmatik në qendrimin e tij dhe qe në gjendje që qendrimet e tij t’i shikonte me sy objektiv. Pikërisht ky qendrim i tij objektiv e bëri të heqë dorë nga pikëpamja e parë. Ai preferoi të privohet nga çdo privilegj i ofruar, të jetojë duke shitur lule nepër sokaket e Stambollit dhe të vdesë i varfër për të mbetur besnik i idealeve kombëtare dhe i atyre fetare, të cilave u kishte shërbyer. E parë me syrin kritik, vepra e Rexhep Vokes ka pasur një ndikim pozitiv në përhapjen e diturisë për arsimin në gjuhën amtare, për kulturë islame, si dhe për shkrim-leximin në gjuhen shqipe, larg ndikimit të shkollave sllave.Rexhep N. Voka vdiq në vitin 1917 (?) në varfëri të thellë në Stamboll.Në Shipkovicë është ngritur një përmendore në nderim të tij. Janë organizuar veprimtari, në mes të cilave një simpozium, ku kanë mbajtur kumtesat e tyre personalitete të shquara të kulturës e të fesë në ato treva shqiptare. Ato hedhin dritë mbi vlerat gjuhësore të veprës së R.Vokës, mbi pikëpamjet pedagogjike, mbi pikëpamjet filozofike e sociale, etj. Vepra e Vokës është lënë në hije nga paragjykime indoktrinuese sllavokomuniste.
    Rexhep Voka ka botuar shumë artikuj gjatë kohës së qendrimit të tij në Stamboll, por që nuk janë studiuar

    www.islamvizion.com
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  5. #5
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    ALIJA IZETBEGOVIQ (Allahu e meshirofte)



    Alija Izetbegoviq u lind me 8 gusht 1925 në Bosanski Shamac. Në Sarajevë u shkollua dhe jeton që nga viti 1928. Studimet i filloi për agronomi ndërsa më 1954 kaloi në fakultetin juridik. Diplomoi më 1956 ndërsa me 1962 dha provimin e avokaturës. Ai ishte për një kohë të gjatë kundërshtar i flakët i komunizmit dhe për aktivitetet e tij pan-islamike dy herë u burgos nga regjimi totaliatar i Jugosllavisë. Herën e parë më 1946 si anëtar i organizatës "Muslimanët e Rinj", me tre vjet burgim dhe më pas në proçesin e njohur të montuar gjyqësor më 1983 u dënua me 14 vjet burgim, që më vonë u shkurtua në 12 e në fund në 9 vjet. Asokohe u dënua si autor i Deklaratës Islame të shkruar më 1970. Nga burgu doli më 1988 mbas pesë vjetë e tetë muaj. Kah fundi i vitit 1989 ngriti iniciativën për themelimin e një partie muslimane në Jugosllavi (Partia e Aksionit Demokratik) ndërsa në kuvëndin themelues të kësaj partie të mbajtur në Sarajevë më 1990 u zgjodh kryetar i saj. Po në atë vit në zgjedhjet shumëpartiake kjo parti fitoi mbi komunistët . Ai u bë president i Bosnjës. Gjatë holokaustit që përjetuan muslimanët gjat viteve '90-'95 Izetbegovici qëndroi në mesin e tyre pa lëshuar zyrën dhe apartamentin e tij.Pas presinoeve ndërkombëtare dhe vuajtjeve të mëdha që populli i tij po i përjetonte, në nëntorë të vitit 1995, u detyrua të nënshkruaj marrëveshjen e Dejtonit për paqe që de fakto ndau Bosnjën. Në shtatorë 1996 ai u rizgjodh president i presidencës treanëtarëshe të Bosnjes. Më 1999, ai shpalli vendimin e tij për dorëheqje nga posti i presidentit të Bosnjës. Shëndeti në njërën anë, mosha e shtyrë dhe më e rëndësishmja ashtu si ai u shpreh përcaktimi i komunitetit ndërkombëtarë të dobësoj esencën islame të Bosnjës: "Komuniteti ndërkombëtarë po i shtynë gjërat përpara në Bosnjë...por është duke e bërë këtë në kurriz të popullit musliman. Unë e ndiej këtë si një padrejtësi","Këto janë gjëra që unë nuk mund të jetoj me to". Alija Izetbegoviq është gjithashtu edhe mendimtarë dhe shkrimtarë i rrespektuar. Ai është i mirënjohur për librin e tij "Islam ndërmjet lindjes dhe perëndimit" që i cilësuar si më i miri i viteve të 80-të, në vitin 1997 u laborua me çmimin Faisal, çmim ky që i dedikohet autorëve islam më të suksesshëm të vitit. Kjo hyrje në gjendjen njerëzore analizon mohimin e perëndimit islamin dhe kontributin e dhënë nga muslimanët në komparacion të civilizimeve islame dhe sekulare. Ai tregon se ku të dy takohen dhe ndahen, duke investiguar krahas artit, moralin, dhe ligjin. Libri origjinal u publikua më 1984 kur Izetbegovici ishte ende në burg. Libri Evropian më i shitur, u vlerësua nga autori britanik Asad Yawar si" libri më i shkëlqyer që u publikua në Evropë në 1980-tat "

    Përveç librit të lartëpërmëndur është autor edhe i librave "Deklerata Islame", "Mëndimet në Burgë" si dhe përmbjedhjen e artikujve "Problemet e Rilindjes Islame". Alija Izetbegovic shumë i respektuar nga bota perëndimore për krenarinë dhe mosfshehjen e identitetit të tij islam dhe nga bota muslimane si ideolog dhe shkrimtar i madh do të mbetet si një personalitet i madh dhe me ndikim në botën e parë si politikan i aftë e në te dytën ndoshta personaliteti islam më i shquar i ketij fundmileniumi. Pak ka dhe do te ketë njerëz si Izetbegoviqi me një dualitet kaq te thellë dhe të shprehur si në shkrimet e tija poashtu edhe në jetën e tij politike e private, si një musliman i devotshëm po edhe si një politikan i spikatur që e njef mirë kulturën dhe diplomacinë perëndimore. Muslimanët po edhe të tjerët duhet të vetëdijësohen që sa më shpejt dhe në mënyrë të merituar t'i vlerësojnë personalitetet e mëdha ashtu si u takon, e ndër ta një kaq të padiskutueshëm siç është padyshim edhe Alija Izetbegoviq
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  6. #6
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    S H E H I D Hasan El-Bena dhe VELLEZERIT MUSLIMANE
    1906 - 1949

    Familja e Hasan El-Benas

    Babai i Hasan el-Benas, Sheih Ahmed el-Bena ishte dijetar i madh dhe njeri i devotshëm, i ndershëm dhe gjithmonë i frikësohej Allahut xh.sh. Gjithashtu edhe nëna e tij ishte e respektueshme dhe e devotshme. Shejh Ahmedi kishte shtatë fëmijë me gruan e parë, pesë djem dhe dy vajza. Kurse me gruan e dytë kishte vetëm një vajzë.

    Lindja dhe edukimi i Hasan El-Benas

    Imam Hasan El-Bena ishte djali më i madh i familjes. Ai u lind në Mahmudija në Nëntor të vitit 1906. Lindja e tij ishte një mrekulli nga Allahu xh.sh. që të plotësojë zbraztirën e shkaktuar me vdekjen e udhëheqësit dinamik dhe të dashur të muslimanëve në Egjypt, Mustafa Kamil. Mjedisi i fshatit Mahmudija ishte përgjithësishtë i thjeshtë ku fshatarët jetonin një jetë tradicionale. Familja e Imam Hasan El-Benas ishte një familje e edukuar dhe e pajisur me dituri dhe histori Islame. Ata rreptësisht ndiqnin rrugën e drejtë – atë të Islamit.

    Imam Hasan El-Bena filloren e mori nga babai i tij i cili e ndimoi që të mësonte me zemër Kuranin e Madhëruar dhe e bindi atë që të orjentohet në drejtimin e mësimeve Islame. Ai më pas u pranua në një shkollë të quajtur "Madrasa Ar Rasha al deenyah" në këtë shkollë ai mësoi tek dijetari Muhamed Zaran. Kur drejtimi i kësaj shkolle u ndërrua Hasan El Bena u transferua në një shkollë tjetër. Mbas përfundimit të shkollës së mesme ai vazhdoi studimet në Universitetin e Kajros. Në atë kohë kur ai donte që të regjistrohej në atë universitet ai ishte në moshën 16 vjeqare dhe duke pasur parasysh ligjet e universitetit ai nuk e plotësonte moshën për rregjistrim, por për shkak të talentit të tij të lartë ai u pranua. Në atë kohë "Darul Ulum" (emri i universitetit në të cilin ai mësoi) ishte i njohur si një Azhar i vogël. Në atë universitet mësimet bëheshin me metoda moderne ku mësohej psikologjia, politika,filozofia, sociologjia, matematika dhe linguistika. Kur ai u pranua në fakultet sëbashku me të, në Kajro u shpërngul e gjithë familja e tij. Gjatë studimeve ai kohën e ndau në dy pjesë; pjesën e parë të kohës ai ia dedikoi studimeve dhe pjesën tjetër predikimit të Islamit dhe ndihmoi babain e tij në rregullimin e arave.

    Në vitin 1927 kur ai ishte në moshën 20 vjecare ai u punësua si mësues në shkollë në qytetin Ismailia ku aty qëndroi deri në vitin 1933.

    Profesioni arsimtar dhe fillimi i misionit të tij

    Imam Hasan el-Bena me detyrën e tij të re – arsimtar u vendos në Ismailija në shtator të vitit 1927. Gjatë kohës së lirë ai e studioi hollësisht jetën shoqërore të qytetarëve të Ismailijas me qëllim që misioni i tij të ketë efekt. Ai u përpjek që të bëhet një mësues dhe një predikues i mirë. Punën e tij e filloi nga restorantet dhe kafenetë në vend të xhamive si dhe në shumë tubime të tjera.

    Në mars të vitit 1928, gjashtë persona shumë të rëndësishëm u mblodhën në shtëpinë e Hasan El-Benas , biseduan për një kohë të gjatë dhe në fund u betuan se "do të jetojnë dhe do të vdesin për Islam". Organizimi u titullua ‘El-Ikhvanul Muslimun" apo "Vëllezërit Muslimanë". Degët e saja me shpejtësi të madhe u hapën nëpër qendra të ndryshme sikur në Suez dhe Aleksandri. Në Tetor të vitit 1933 Hasan El-Bena u transferua në Kajro për të ndërprer punën në profesionin e tij si mësues dhe për t’ju dedikuar plotësishtë profesionit të ri – udhëheqës i "Vëllezërve Muslimanë"

    Martesa dhe fëmijët e tij

    Njerëzit e Ismailijas e donin Hasan El-Benën shumë. Ata përfituan frymëzim shpirtërorë nga ai. Një njeri fisnik me emrin El-Haxh Husein Es Sali u ndikua shmë nga personaliteti dhe misioni i Imam Hasanit. Ai bëri lidhje të ngushtë me të, lidhje të cilat u shtuan dita me ditë derisa El-Haxh Huseini e martoi vajzën e tij me të. Kjo martesë përputhej me ajetin e Kur’anit të madhëruar: "Një besimtarë merr një besimtare." Imam Hasan El-Bena kishte gjashtë fëmijë me këtë grua, pesë vajza dhe një djalë. Djali i tij Ahmed Seiful Islam ishte sikur babai i ti Hasani – trim dhe i shkathët. Ai diplomoi për mjekësi dhe për shkak të aktiviteteve të tija të shumta u burgos nga policia e tiranit Xhemal Abdul Naserit. Ahmed Seiful Islami posedonte të gjitha cilësitë e babait të tij dhe kështu plotësonte thënjën arabe "Pasardhësi i luanit është luan"

    Veprimtaria letrare e Hasan El-Benas

    Imam Hasan El-Bena ishte një predikues dhe një reformator i vërtetë. Qëllimi i tij ishte të organizonte një grup muslimanësh të cilët jetonin dhe vdisnin për Islam. Ai donte të forconte "jetën në rrugën Islame" në Egjipt, për këtë ai i kushtoi më shumë kohë aspekteve praktike të misionit të tij dhe i ushtroi anëtarët e "Vëllezërve Muslimanë" moralisht dhe shpirtërisht. Njëherë u pyet "Pse nuk shkruani libra" ai u përgjigj "Unë shkruaj njeriun". Megjithatë ai shkruajti shumë libra të cilat janë:

    Musahirat el-Dava vel-Daijiah (Ditari i Predikimit dhe Predikuesit) Një kryevepër e punës së tij. Ky ditar është i ndarë në dy pjesë ku pjesa e parë përmban jetën e tij personale dhe pjesa e dytë përmban aktivitetet e muslimanëve të "Ikhvanu El-Muslimun".

    Risajil El-Imam El-Shahed Ky libër është një përmbledhje e disa artikujve të cilat ai i mblodhi në kohë të ndryshme të jetës së tij. Detalet e këtyre artikujve janë:

    Risale-tul-Taleem Kjo broshurë përmban udhëzime të cilat ai ua dedikoi atyre që ishin anëtarë të përhershëm të "Ikhvan El-Muslimun". Ai sqaron dhjetë parimet themelore të Betimit të Besnikërisë, që janë:

    1 - Urtësia
    2 - Sinqeriteti
    3 - Veprat
    4 - Xhihadi
    5 - Sakrifica
    6 - Bindja
    7 - Qëndrueshmëria
    8 - Koncentrimi
    9 - Vëllazëria
    10 - Besimi reciprok

    Në fund Imam Hasan El-Bena sqaron përgjegjësitë e anëtarëve në të gjitha sferat e jetës mbasi të kenë dhënë Betimin e Besnikërisë. Ai gjithashtu sqaron rregullat e sjelljes të cilat ata duhet tu përmbahën.

    Risaletul Xhihad Ky pamflet lëshon dritë në obligimet, rëndësitë dhe dobitë e Xhihadit. Ky pamflet u shkruajt atëherë kur "Vëllezërit Muslimanë" kishin ndërmarrë aksione kundër çifutëve në Palestinë.

    Davatuna Fi Tour-i-Xhedid – do të thotë ‘Misioni ynë në një skenë tjetër". U shkruajt atëherë kur lëvizja "Ikhvan" mori një inerci shumë të madhe tek besimtarët dhe kur kundërshtarët filluan të shprehin dyshimet e tyre ndaj kësaj lëvizjeje. Kështu Imami sqaroi çdo aspekt të kësaj organizate. Në kërkesën e përë ai sqaroi se misioni i tyre nuk ishte i limituar në një grup por ishte botërore – për të gjithë njerëzit. Së dyti ai spjegoi se lëvizja bazohej në Iman (besim) dhe arsye. "Ne duam të formojmë shtetin Islam në Egjipt, i cili do t’i miratojë parimet e Islamit, t’i bashkojë arabët dhe të punojë për mirëqënjën e tyre, t’i çlirojë tërë muslimanët e botës nga tirania dhe shtypja, të përhapë Islamin dhe t’i zbatoje ligjet e Allahut."

    El Risail Eth-Thelathe Është një përmbledhje e tre pamfletëve. Artikulli i parë titullohet "Cili është misioni ynë" i dyti " Si ndahën njerëzit" dhe i treti "Mesazhi i dritës". Në fakt artikulli i tretë është një letër të cilën Imam Hasan El Bena e shkruajti për mbretin e egjiptit, Shah Faruk, kryeministrin Nihas Pashës dhe të gjithë udhëheqësve të tjerë të Shtetit Islamik në vitin 1936. Në këtë letër ai në fillim sqaroi parimet e Islamit, kulturën dhe civilizimin hollësishtë. Ai e ndiente vetën keq që muslimanët duhet të adaptoheshin me rregullat e jetës simbas sistemit përëndimor. Për këtë ai bëri një krahasim në mes rrugës Islame të jetës dhe asaj përëndimore. Në mbyllje ai përmënd se Islami është zgjedhja e e të gjitha problemeve dhe garanton zhvillimin dhe lulëzimin e shtetit musliman.

    Krahasim mes të kaluarës dhe të tashmës Është pamfleti i parë i Hasan El Benas. Është shkruajtur pak para fillimit të luftës së parë botërore. Në këtë pamflet ai ka sqaruar parimet e Islamit dhe aspektet reformatike të Ummetit. Në fillim ai sqaron bashkësinë e parë Islame e cila u themelua nën dritën e Kur’anit të shënjtë dhe nën drejtimin e Profetit, Muhammedit a.s.. Argumentimi i tij i dytë i përket shkakut të dobësimit dhe shkatërrimit të muslimanëve. Në fund ai përmënd se "Vëllezërit Musliman" e udhëzojnë njeriun drejt shpëtimit të përhershëm.

    Risaletul Moatama-ul Hamis Ky është një fjalim që Imam Hasan El Bena e mbajti me rastin e Pesëvjetorit të Konferencës së Vëllezërve Muslimanë. Në këtë fjalim ai vlerëson arritjete që i bëri lëvizja gjatë dekadës së kaluar.

    El Ihvanul Muslimun nën flamurin e Kur’anit Gjithashtu edhe ky është një fjalim i cili u mbajt nga Hasan El Bena me 4 prill para asamblesë së madhe të mbajtur në Kajro në selinë e Ihvanëve. Në këtë fjalim u trajtuan qëllimet dhe synimet e Ihvanul Muslimun dhe detyrat e të rinjëve. Ishte një thirrje kryengritëse kundër forcave fashiste që kishin shkatërruar shoqërinë Egjiptiane.

    Vështrimi i problemeve nacionale në dritën e sistemit Islam Ky pamflet është i shkruar nga Imam Hasan El Bena menjëherë mbas krijimit të Pakistanit. Në këtë pamflet trajtohën problemet politike të egjiptit dhe shteteve tjera muslimane. Gjithashtu trajtohën problemet e pakistanit të porsalindur i cili gjindej përballë agresionit të armatosur të idhujtarëve të Indisë të ndihmuar nga blloku komunist. Ai ndau problemet kombëtare në dy grupe dhe prezentoi sugjerime për zgjidhjen e tyre. Në pjesën e parë ai trajton të gjitha dëmet e sistemit mbizotërues të qeverisë dhe paraqet parimet Islame për rregullimin e këtyre dëmeve, dhe në pjesën e dytë trajton sistemin ekonomik duke sqaruar Sistemin ekonomik Islam si mjet për kurimin e sëmundjeve (problemeve) ekonomike si pasojë e ekonomisë përëndimore.

    Leksionet dhe këshillat e Imam Hasan El-Benas

    Fjalimet e shkurtëra dhe udhëzimet fetare të Imam Hasan El Benas u përmblollën në një libër, e që është një thesar i diturisë. Ai u jepte këshilla dhe udhëzime shokëve të tij dhe anëtarëve të "Vëllezërve Muslimanë" nga koha në kohë, udhëzime dhe këshilla të cilat më pasë u bashkuan në trajtën e një libri.

    Martirizimi i Shehid Imam Hasan El Benas

    Imam Hasan El Bena kaloi një jetë të vështirë nga që nga lindja deri në momentet e fundit të jetës së tij. Ai pothuajse nuk kishte kohë të pushonte, e gjithë jetën e tij ia dedikoi Islamit dhe mirëqënjës së muslimanëve. Jo vetëm që ishte aktivist por edhe njeri i devotshëm, falte shumë namaz dhe lexonte Kur’an dhe hadithe të Pejgamberit a.s. rregullishtë. Jetën e tij në këtë botë e përfundoi si dëshmorë në rrugë të Zotit më 12 Shkurt 1949 në rrugën kryesore në qëndër të Kajros, duke marrë kështu titullin më të shenjtë në Islam e që është SHEHID. Atë e vranë armiqët e Islamit të cilët mënduan se me vrasjën e tij do vrasën Islamin, do shuajn [do lëvizje dhe përpjekje që Islami një ditë të kthehet në jetën praktike te njerëzve dhe udhëheqësve. Ata menjëherë pas vrasjes së tij i konfiskuan të gjitha zyret dhe qëndrat e "Vëllezërve Muslimanë", me qindra aktivistë të kësaj lëvizje i burgosën, torturuan dhe shumë prej tyre u pushkatuan. Por, edhe pse e vranë Hasan El Benan ata nuk arritën ta shuajn lëvizjën, përkuandër me vrasjen e tij ata i dhanë më shumë vrull lëvizjes duke e bërë atë një ndër lëvizjet Islame më të shtrira në mbarë botën.


    www.islamvizion.com
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  7. #7
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    Dijetarët dhe mendimtarët

    Shejh Abdul Aziz ibën Abdull-llah Ibën Baz


    Ishte njëri prej figurave me të shquara të shekullit që 20, kryemuftiu i Arabisë Saudite, Imami i kohës së tij. Vendimet (fetvatë) e tij ishin të padiskutueshme dhe ishte autoriteti fetar të rangut më të lart në vendin e tij dhe në botën islame. Modestia e tij, sinqeriteti, bujaria, fisnikëria dhe kujdesi për çështjet e muslimanëve e bën të dashur tek miqtë dhe ata të cilit ndoshta nuk pajtoheshin me të. Paraqitja e tij shkaktonte respekin e pushtetbartësve. Ishte humanist që asnjëherë nuk i harronte të varfurit, jetimët dhe të vejat dhe vazhdimisht kujdesej për ta. I palodhshëm në punë. Jeta e tij është një shembull i shkëlqyeshëm se si duhet të vepron thirrësi.

    Quhet Abdul Aziz ibën Abdull-llah ibën Abdur-Rahman ibën Muhammed ibën Abdull-llah ibën Baz. Shejhu, Al-lameja, Eminenca e tij është lindur në qytetin e Rijadit në vitin 1330H në një familje që ishte e njohur me interesin e saj për shkencat e Islamit.

    I ati i tij ndërroi jetë në moshën 3 vjeçare të shejhut dhe kështu barra e plotë e edukimit dhe rritjes u transferua tek ëma e tij e cila sipas fjalëve të shejhut vazhdimisht e ka inkujaruar të mëson shkencat e fesë. Ajo ka qenë motivuesi kryesor që shejhu të mëson Kur’nin përmendsh gjë të cilës ia arriti në moshën 14 vjeçare. Jeta si jetim nuk ishte e lehtë për të. Si i vogël u detyrua të punon më vëllaun e tij Muhammedin i cili tregtonte me (bisht) pelerinat që janë veshje tradicionale e banorëve të Arabisë. Edhe pse roli i tij në mbeshtetjen e familjisë ishte mjaft i madh asnjë herë nuk e neglizhoi mësimin e Kur’anit, hadithit, fikhut dhe tefsirit. Në moshën 16 vjeçare iu dobësua aftësia e të pamurit për shkak të infeksionit. Në moshën 20 vjeçare u sprovua me verbëri. Etja për dituri dhe aspiratat e larta ishin motivuesi kryesor që ai të vazhdon kërkimin e diturisë. Hendikepi i tij edhe pse në atë kohë ishte pengesë evidente nuk e larguan nga kërkimi i diturisë. Ai tani tërë kohën ia përkushtoi kërkimit të diturisë.


    Në kërim të diturisë:

    Mësimi i tij kishte të gjitha tiparët e shkollës tradicionale e cila bazohej në uljen e nxënësit para mësuesit të tij dhe në përfitimin drejtëpërdrejt prej tij. Në leximin e librave ndihmë të madhe i ofruan familja dhe shokët e tij që lexonin librat me zë që ai të mund të dëgjon. Mësuesit e tij më të dalluar ishin:

    Shejh Muhammed ibën Ibrahim Alu Shejh kryemuftiu i Saudisë tek i cili mësoi 10 vjet (1347-1357) dhe i cili e propozoi të emërohet si Kadi (gjykatës) në krahinën El Harexh.

    Shejh Muhammed ibën Abdul-Latif ibën Hasan Alu Shejh.

    Shejh Salih ibën Abdul Aziz ibën Abdur-Rahman Alu Shejh.

    Shejh Sa’d ibën Hamed ibën Atik kadiu i Rijadit në atë kohë.

    Shejh Hamed ibën Faris nga i cili përfitoi shumë në lëminë e gramatikës.

    Shejh Sa’ Vekas El Buhari i cili konsiderohej si dijetari me i dalluar në lëmin e texhvidit (leximi i drejtë i Kur’anit)

    Postet që i ushtroi:

    U emërua si kadi në krahinën El Harexh me rekomandim të muftiut të atëherëshëm. Në këtë post mbeti prej 1357H-1371H. Gjatë qendrimit në Harexh jepte mësime të rregullta për çdo ditë përpos të martën dhe të premten. Gjatë kësaj kohe ai sponzoronte disa studentë me qëllim të aftësimit të tyre për thirrje. Më të dalluarit prej tyre ishin:

    Shejh abdul-llah El Kenhel

    Shejh Rashid El Hanin

    Shejh Abdur-Rahman ibën Nasir El Ber-rak

    Shejh Abdull-llah ibë Hasen ibën Ku’ud

    Shejh Abdur-Rahman ibën Xhelal dhe shumë tjerë.

    Në vitin 1371H u emërua mësues ne institutin e lartë shkencor që mëvonë 1373H do të shndërrohet në Fakultetin e Sheriatit ku ishte mësim dhënës prej 1373H-1381H.

    Në vitin 1381H emërohet si prorektor e më vonë si rector i Univerzitetit Islamik në Medine.

    Në vitin 1395H me dekret mbretëror emërohet si kryetar i Zyrës për hulumtime shkencore dhe fetva në gradën e ministrit.

    Në vitin 1414H merr postin e kryemuftiut dhe kryesin e këshillit të dijetarëve të mëdhenj.

    Ka qenë edhe kryetar i këshillit inicues për formimin e Rabitasë.


    Disa nga të arriturat e tij:

    Jeta e shejhut është argument i prerë për përkushtimin e plotë të tij në shërbim të fesë Brenda vendit dhe jasht. Promovimi i Islamit dhe thirrja në të ishin dy çështje që ishin në qendër të vëmendjes së tij. Mbështetja e tij shfaqej në:

    1. Sponzorimi i vazhdueshëm i organizatave për thirrje dhe qendrave islame në tërë botën.

    2. Fomimi dhe mbikqyrja e shkollave për mësimi të Kur’anit

    3. Aktiviteti humanitar dhe kujdesi për gjith shtresat që kishin nevojë.

    4. Aktiviteti në thirrje përmes librave, audio kasetave dhe pjesmarrje të rregullt në programet e radios siç ishte emisioni javor Nurun Aled-darb ku u përgjigjej pytjeve të shumta.

    5. Derset e rregullta pas namazit të sabahut dhe pas akshamit dhe takimet e shpeshta me njerëzit e thjeshtë. Dyert e shtëpisë së tij asnjëherë nuk ishin të mbyllur dhe sofra e tij nuk mundej të paramendohej pa të huaj.

    Këto angazhimet e tij u vlerësuan nga komisioni i shpërblimit “Mbreti Fejsal” dhe në vitin 1402H fitoi shpërblimin për punën e palodhshme në shërbim të fesë Islame.

    Veprat e tij:

    1. Mexhmu’ul fetava ku janë tubuar gjitha fetvatë e tij dhe artikujt që i ka shkruar

    2. El Fevaid El Xhelijje fi El Mesail El Faradijje në lëminë e trashigimisë (Faraid)

    3. Et-Tehkik vel Idah (për rregullat e haxhxhit) është përkthyer nga disa nxënës shqiptar në Arabinë Saudite.

    4. Et-Tehdhir minel Bide’i (në lëminë e besmit).

    5. Nakdul Kaumijje el arabijje (në lëminë e besimit).

    6. Ed-da’vetu ilAll-llah ve ahlakud-duat (në lëminë e etikës) dhe shumë libra tjerë.

    Një shembull i zemërbardhësisë së tij:

    Këtë rast e rrëfen kontabilisti i cili tregon se një ditë tek shejhu ka ardhur një njeri i cili është ankuar për situatën e tij dhe shejhu ka vendosur që t’i ndihmon me 1000 rijal. Duke dalur njeriu në letrën e shjehut ka shtuar një zero dhe kështu shuma që duhej të pagohet u bë 10000 rijal. Kur kontabilisti e pa letrën ju duk shuma e madhe dhe e morri në telefon shejhun i cili kur kuptoi se çfarë kishte bërë nuk u hidhërua as që e qortoi, me zë të qetë tha: Jepja ato të hollat që i kërkon sepse ndoshta nevoja e madhe që e ka e ka detyruar të gënjen. Kështu ishte mësuesi ynë me mendim të mirë për çdo musliman në zemrën e tij nuk kishte vend për dyshime dhe urrejtje për vëllezërit e tij muslimanë. O All-llah mëshiro e mësuesin tonë dhe rritja gradet në xhennet dhe na jep durim në kërkim të diturisë. Amin.


    Vdekja e tij:

    Në mengjez me 13 maj të vitit 1999 në moshën 90 vjeçare nderroi jetë Shejh Ibën Bazi në xhenazën e tij morrën pjesë afro 1 000000 njerëz duke e përfshirë udhëheqësinë më të lartë të vendit. All-llahu e mëshiroftë me mëshirën e tij të gjërë.
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  8. #8
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    Dijetarët dhe mendimtarët

    Muhammed Salih el Uthejmin


    Muhammed ibën Salih ibën Muhammed el Uthejmin ka qenë antar i „Këshillit të Ulemave të Mëdhenj“ (K.U.M.) në Mbretërinë e Arabisë Saudite, profesor në filialën e Universitetit islamik „el Imam Muhammed ibën Saud“në Kassim dhe imam dhe hatib në xhaminë e madhe në Unejze.

    Lindja e tij: Lindi më 27 Ramadan të vitit 1347 h.në qytetin Unejze.

    Zhvillimi i tij: Në fëmijërinë e tij e mësoi Kur’anin përmendësh dhe shkoi në kërkim të diturisë tek eminenca e tij, eruditi, Abdurrahman ibën Nasir es Sa’dij-Allahu e mëshiroftë, i cili konsiderohet shejhi i tij i parë, të cilin e shoqëroi dhe nga ai mësoi Teuhidin, Tefsirin, Sire-n (biografinë e Muhammedit a.s.), Hadithin, Fikhun, Usuli Fikhun, Feraidin(e drejta e trashëgimisë), Terminologjinë e Hadithit, Nahv-in (sintaksa arabe), Sarf –in (morfologia arabe), dhe nga ky shejh shumë përfitoi me që ai ishte shumë i pajisur me dituri, vepër, zuhd, devotshmëri, modesti dhe zemërgjërësi. Pati poashtu ndikim nga menhexhi i tij i shëndoshë dhe metodologjia e tij e veçantë në mësimdhënie dhe paraqitjen dhe afrimin e dijes tek studentët.

    Kurse shejhi i tij i dytë ka qenë eminenza e tij shejh Abdulaziz ibën Abdullah ibën Baz-rahimehullah-mufti i përgjithshëm i Arabisë Saudite dhe kryetari i K.U.M.dhe i drejtorisë së Kërkimeve Shkencore dhe Fetvasë, tek i cili ka mësuar Sahihul Buhari-un dhe disa veprat e Shejhul Islam-it Ibën Tejmije-s dhe libra nga Fikhu.

    Veprat dhe aktiviteti i tij shkencor: Që nga vdekja e shejh Sa’di-ut-rahimehullah-shejh Uthejmini u bë imam i xhamisë së madhe në Unejze dhe jepte mësim në të siç jepte mësim në Fakultetin e Sheriatit dhe atë të Usuli Dinit në filialën e Universitetit Islamik „el Imam Muhammed ibën Saud“ në Kassim.

    Shejhi pati aktivitet të bujshëm dhe mund të pakursyer në fushën e da’ves, mësimdhënie, shkrimin e librave, dhënien e fetvave, shkrimin e mesazheve dhe mbajtjen e ligjëratave të përgjithshme të dobishme në Mesxhidul Haram (Qabe) dhe Mesxhidi Nebevij (xhaminë e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) dhe në qytete të ndryshme në Mbretërinë e Arabisë Saudite me një metodë të dalluar me urtësi dhe këshillë të mirë dhe paraqitjen e një menhexhi të gjallë të Selefi Salihit.

    Prej veprave të tij-rahimehullah: Si mësimdhënës filloi qysh në v.1370 h.në xhaminë e madhe në Unejze në një përmasë të ngushtë në kohën e Sa’di-ut, kurse pasi e mbaroi Institutin Shkencor në Rijad, u emërua mësimdhënës në Institutin Shkencor në Unejze në vitin 1374 h.Në vitin 1376 vdiq shejhi i tij es Sa’di-u dhe pas tij u bë imam dhe hatib i xhamisë së madhe në Unejze dhe mësimdhënës në bibliotekën kombëtare e cila ishte në kuadër të xhamisë e të cilën e kishte themeluar shejhi i tij në vitin 1359 h. Pasi u shtuan shumë talebet (studentët) dhe biblioteka u bë e pamjaftueshme për ta, filloi të japë mësim në të njejtën xhami dhe atij iu tubuan shumë studentë prej brenda dhe jashtë Mbretërisë Saudite saqë numri i tyre arriti në qindra sosh. Këta nuk prezentonin vetëm për t’i dëgjuar mësimet por edhe i mësonin ato.Ai vazhdoi punën e tij si mësimdhënës, imam dhe hatib në xhaminë e tij derisa vdiq-rahimehullah.

    -Vazhdoi si mësimdhënës në Institutin Shkencor në Unejze deri në vitin 1398 h.dhe kah fundi i kësaj periudhe mori pjesë në antarësinë e Komisionit Planpërpilues Programor dhe planprogramin e Instituteve Shkencore në Universitetin Islamik “el Imam Muhammed ibën Saud”saqë ishte autor i disa planprogrameve mësimore.Pastaj vazhdoi si mësimdhënës në filialën e Universitetin Islamik “el Imam Muhammed ibën Saud”në Kassim, në Fakultetin e Sheriatit dhe atë të Usuli Dinit që nga viti shkollor 1398/1399 h. e deri kur vdiq-rahimehullah-.

    -Ka dhënë mësim në Mesxhidul Haram(Qabe) dhe në Mesxhidu Nebevij (xhaminë e Pejgamberit a.s.në Medine) gjatë sezonave të Haxhit , muajit të Ramazanit dhe pushimeve verore.

    -Ka marë pjesë në Komisione Shkencore Ekspertësh të shumënumërta brenda Mbretërisë Saudite.

    -Ka mbajtur ligjërata brenda dhe jashtë Mbretërisë Saudite përmes telefonit.

    -Udhëhoqi kryesinë e “Shoqatës Humanitare për Mësimin e Kur’anit famëlartë Përmendësh” në Unejze që nga themelimi i saj në vitin 1407 h.e deri në vdekjen e tij.

    -Ka qenë antar i Mexhlisit (Këshillit) Shkencor pranë Universitetit Islamik “el Imam Muhammed ibën Saud” për dy vitet akademike 1398/1399 h. dhe 1399/1400 h.

    -Ka qenë antar në Mexhlisin e fakultetit të Sheriatit dhe të Usuli Dinit dhe Kryetar i Katedrës së Akides në to.

    -Ka qenë antar i „Këshillit të Ulemave të Mëdhej“ (K.U.M.)në Mbretërinë e Arabisë Saudite që nga viti 1407 h. e deri në vdekje.

    -Krahas veprave të çmuara dhe përgjegjësive të mëdhaja, ai kishte kujdes të veçantë për doibënë e njerëzve me fetva dhe kryerjen e nevojave të tyre gjatë natës dhe ditës, në prezencë dhe gjatë udhëtimit dhe gjatë ditëve kur ishte i shëndoshë dhe i sëmurë.

    -Siç e obligonte veten me takimet e dobishme shkencore dhe shoqërore të sistemuara dhe të programuara, ai i mbante takimet e sistemuara favore me gjykatësit e Regjionit të Kusejmit, me antarët e”Këshillit për Urdhër në të Mirë dhe Ndalim nga e Keqja”në Unejze, me hatibët e qytetit të Unejzes, me studentët e mëdhej të tij, me studentët në konvikt, me antarët Këshillit Drejtues të “Shoqatës Humanitare për Mësimin e Kur’anit famëlartë Përmendësh”dhe me antarët e Pjestarëve të Katedrës së Akides pranë filialës së Universitetit Islamik “el Imam Muhammed ibën Saud” në Kusejm.

    -I mbante takimet e përgjithëshme, prej tyre takimin javor e mbante në shtëpinë e tij, kurse takimin mujor në xhaminë e tijdhe takimet sezonale vjetore të cilat i programonte i mbante jashtë qytetit të tij.Jeta e tij pra, ishte e bujshme me dhënie, aktivitet dhe vepër të çmuar kështu që i bekuar ishte kudo që shkonte sikur shiu prej qielli, ku bie bën dobi.

    -U shpall lajmi për fitimin e tij “Çmimin Ndërkombëtar të Mbretit Fajsal” për shërbim Islamit për vitin 1414 h.dhe Komisioni Selektues në justifikimin e tyre për fitimin e shejhut “Çmimin“në fjalë, theksuan këtë që vijon: Së pariajisja e tij me virtyte të larta të Ulemave nga të cilat më të dalluara janë devotshmëria, zemërgjërësia, thënia e të vërtetës, të vepruarit në interes të muslimanëve dhe këshillimi i njerëzve në mënyrë të veçantë dhe të përgjithëshme.

    Së dyti: dobia e shumtë e njerëzve nga disuria e tij përmes dhënies së tij mësim, fetva dhe shkrimit të librave.

    Së treti: mbajtja e tij ligjërata të përgjithëshme të dobishme në në vende të ndryshme brenda Mbretërisë Saudite.

    Së katërtijesmarja e tij konstruktive në Kongrese të mëdhaja Islamike.

    Së pesti:ndjekja e tij një metodë të dalluar në Da’ve në Allah dhe Va’z të mirë brenda Mbretërisë Saudite dhe paraqitja e tij një shembull të gjallë të Menhexhit të Selefi Salihit në të mënduar dhe sjellje.

    -Ka pasur -Allahu e mëshiroftë-një erudicion të madh për Sheriatin e Allahut s.v.t. dhe tërë jetën e kaloi në rrugën e diturisë dhe nxënies së tij, pastaj ua mësonte dhe e përhapte atë në mesin e njerëzve çdoherë i pajisur me argumentim të shëndoshë, analizim të drejtë, siç ka qenë jashtzakonisht i kujdesshëm t’i përmbahet akides së Selefi Salihit në dituri, vepër, da’ve dhe sjellje kështuqë veprat e tija shkencore dhe Menhexhi i tij në Da’ve ishte po në atë Menhexh të shëndoshë. Allahu fuqiplotë i kishte dhënë aftësi të madhe në prezentimin e ajeteve dhe haditheve për përforcimin e argumentit dhe deduktimin e hukmeve (dispo0zitave) dhe dobive dhe ai në këtë fushë ka qenë dijetar në diturinë dhe precizitetin e deduktimit të hukmeve dhe dobive dhe në gjërësinë e fikhut dhe njohurisë së tij në fshehtësitë e gjuhës arabe dhe retorikës së saj, nuk ka patur mundësi t’i hudhet pluhur përmbi.

    -Kohën e tij e ka kaluar në dhënie mësim, arsim, ifta (dhënie fetva), kërkim, verifikim dhe ka patur ixhtihad.Ai ka patur zhjedhje dhe ixhtihade të mirëpritura.Vetes nuk i lente kohë për pushim saqë edhe kur ecte në këmbë prej shtëpisë së tij e deri në xhami dhe në kthim për në shtëpi, njerëzit e pritnin dhe ecnin bashkë me të duke e pyetur, e pastaj ky u përgjigjeshe dhe ata i shënonin përgjigjet dhe fetvatë e tij.

    -Ai-rahimehullah-ka pasur një metodë të shkëlqyer arsimore dhe të veçantë.Ai pyette dhe diskutonte që kështu ta mbjellë vetëbesimin në shpirtat e nxënësve.I mbante mësimet dhe ligjëratat me plot vullnet, aktivitet dhe interes të madh dhe kalonte orë të tëra pa u mërzitur fare, bile në të e gjente kënaqësinë dhe dëshirën e tij vetëm për shkak të përhapjes së diturisë dhe afrimit të saj tek njerëzit.

    Nga aktivitetet dhe përpjekjet e tij shkencore:

    1- Në arsim ka punuar që nga viti 1370 h. e deri në natën e fundit të muajit Ramadan të vitit 1421 h.(më shumë se gjysëm shekulli)-Allahu e mëshiroftë me mëshirë të gjërë-.Mësimdhënien e kishte të përditshëm, kurse në disa pjesë të vitit brenda një dite mbante edhe më tepër se një hallkë shkencore.

    -Jepte mësim në Mesxhidul Haram dhe Mesxhidi Nebevij gjatë sezonave të Haxhit, Ramazanit dhe pushimeve verore.

    -Ka dhënë mësim në Universitetin Islamik “el Imam Muhammed ibën Saud”.

    -Ka dhënë mësim përmes telefonit brenda dhe jashtë Mbretërisë Saudite nëpër qendrat islamike.

    2-Mbante ligjërata të përgjithëshme, të drejtpërdrejta dhe mësime nëpër xhamitë brenda Mbretërisë Saudite, sa herë që shkonte në vizitë të ndonjë regjionit.

    3-Aspekti i Va’zit, i cili ka qenë një ndër preokupimet kryesore të tij, i kushtoi një pozitë të veçantë dhe bukur shumë në mbajtjen e derseve të tij.

    4-Kujdesi i tij për orientimin dhe udhëzimin e talebeve dhe durimi i tij në mësimin e tyre dhe durimi i tij në pyetjet e shumta të tyre dhe kujdesja e tij për çeshtjet e tyre.

    5-Mbajtja e hutbes nga xhamia e tij nga xhamia e tij në Unejze në të cilën u dalluan hutbet e tij me sqarimin e hukmeve të ibadeteve dhe marëdhëniet ndërnjerëzore dhe rastet e tyre sipas ndodhive, sezonave kështuqë të gjithat kanë qenë frytdhënëse dhe realizuese të qëllimit fetar.

    6-Takimet shkencore të sistemuara dhe të programuara javore, mujore dhe vjetore.

    7-Fetvatë për të cilat Allahu i mundësoi pranim të lehtë në mesin e njerëzve kështu që ishin të kënaqur në fetvatë dhe zgjedhjet e tij.

    8-Distribuimi përmes mjeteve të informimit si radio, gazetë dhe përmes kasetaveqë sa më lehtë të përdoren dhe dëgjohen.

    9-Së fundi u kurorëzuan përpjekjet e tij shkencore dhe shërbimi i madh që ua ofroi njjerëzve në veprat e shumënumërta me vlerë të çmuar shkencore.

    Veprat e tij në libra, mesazhe dhe sqarime shkencorearrijtën horizontet me famë, të cilave talebet u u afruan nga anët e botës.Veprat e tij numrohen në më shumë se 90 libra dhe mesazhe dhe assesi nuk i harojmë ato thesaret e çmuara shkencore që ruhen në kasetat e derseve dhe të ligjëratavetë cilat vlerësohen se janë me orë të tëra.Allahu i madhëruar e nderoi këtë dijetar të nderuar në kohën dhe jetën e tij, andaj pra i lutej Allahut s.v.t. që çdo hap të tij që e ka ndërmarë në përpjëkjet e tij të hajrit dhe të dobishme, ta vënë në mizanin e punëve të mira të tij Ditën e Kijametit, që do ta pregaditin për në pozitën e shehidëve dhe salihinëve në afërsi të Zotit të botrave.

    Disa ndriçime nga cilësitë e tij personale: -Shejhi-Allahu e mëshiroftë-ka qenë një shembëlltyrë e mirë dhe e gjallë dhe disuria e tij nuk ka qenë vetëm mësime dhe ligjërata që jepen para auditoriumit të studentëve por kanë qenë shembëlltyrë në diturinë e tij, modestinë, butësinë, devotshmërinë dhe vyrtytet e tij të larta morale.U veçua me butësinë, durimin, qëndrueshmërinë dhe seriozitetin në kërkimin e diturisë, mësimin e saj tjerëve, sistemimin e kohës së tij dhe përkujdesjen ndaj çdo çasti të jetës së tij.Ai ishte larg ngarkesave.Ka qenë kulmi i modestisë, vyrtyteve morale, i cilësive të mira dhe shembëlltyrë në veprim, adhurim, zuhd dhe devotshmëri.Me fytyrën e tij shkëlqyese ishte shoqëror, përziheshe me njerëzit dhe kishte ndikim tek ata, në zemrat e tyre fuste gëzim.I lexoje njerëzit duke shqiptuar shehadetin nga gjallëria e tij, ndërsa gëzimi shëndriste në ballin e tij derisa i mbante derset dhe ligjëratat.

    Ishte-Allahu e mëshiroftë-sentimental me të rinjtë, i dëgjonte, debatonte me ta dhe u jepte va’z edhe mësime me plot butësi edukatë. Ka qenë jashtzakonisht i kujdesshëm në praktikimin e sunetit në të gjitha punët e tij.

    Nga devotshmëria e tij ishte se kishte shumë stabilitet në çështjet për të cilat jepte fetva.Nuk nxitonte në fetvanë para se t’ia shtrojë argumentin dhe kur ndonjë fetva i bëhej e përzier dhe joeqartë, thoshte:”prit të kujtohem mirë në këtë mesele” e fjalë të tjera, të ngjajshme me to nga të cilat nënkuptohet devotshmëria e tij dhe kujdesi i tij për analizim preciz në meselet e fikhut.

    Vullneti i tij në rrugën e përhapjes së diturisë nuk pushoi, saqë edhe në udhëtimin e tij për mjekim në SH.B.A.gjashtë muaj para se të vdesë, organizoi një numër ligjëratash nëpër qendrat islame dhe u takua me një numër tëmadh amerikanë dhe të tjerë dhe u dha va’ze e udhëzimedhe poashtu u prijti si imam në namazin e xhumasë.Brengat e Ummetit islam i barti anekënd botës.

    Ai -Allahu e mëshiroftë-e vazhdoi udhëtomin e tij mësimdhënës dhe të da’ves edhe pas kthimit të tij nga udhëtimi që e pati për mjekim dhe sëmundja e madhe nuk mundi ta ndalojë nga derset dhe udhëzimet në Haremin Mekkas (Qabe) deri pak ditë para vdekjes së tij.

    E goditi sëmundja dhe e pranzi caktimin e Allahut kështuqë u veçua me një shpirt durues, të pajtuar dhe shpërblimfitues dhe dhe paratiti një shembëlltyrë të gjallë dhe të mirë për të marë shembull nga ai se si të veprojë besimtari me sëmundjen e brendëshme.E lutim Allahun e lartmadhëruar që në këto të ketë ngritje të pozitës së tij tek Zoti i botërave.

    Ai -Allahu e mëshiroftë-i dëgjonte ankesat e njerëzve dhe i traente nevojat e tyre sipas mundësisë që kishte dhe për këtë punë të hajrit kishte ndarë një kohë të caktuar çdo ditë për pranimin e këtyre çështjeve.Ai i përkrahte shoqatat bamirëse dhe ato për mësimin e Kur’anit famëlartë përmendësh (hifz).Allahu e kishte dhuruar për të gjitha dyert e mirësisë dhe hajrit dhe dobisë së njerëzve dhe me hak ka qenë institucion mirësie dhe shoqërie edhe atë me mirësitë e Allahut që ia jep kujt don Ai.

    Vdekja e tij: Vdiq -Allahu e mëshiroftë-më 15/Shevval v.1421 h. (dita e Mërkurë), duke lënë përmbrapa pesë djem:Abdullah, Abdurrahman, Ibrahim, Abdulaziz dhe Abdurrahim, Allahu mbjellt në ta hajr dhe bereket dhe i bëftë prej pasardhësve të mirë.

    Pas namazit të ikindisë, ditën e Ejte më 16 Shevval v.1421 h. në Mesxhidul Haram (Qabe) ia falën xhenazen mijëra muslimanë të cilët e përcollën deri tek varrinë një numër thuajse i pamundur të numrohet.Pastaj të nesërmen, pas namazit të xhumasë në të gjitha qytetet e Mbretërisë Saudite dhe jashtë saj ia kanë falur xhenazen në mungesë (salatul gaib) poashtu një numër jashtzakonisht i madh.U varros në Mekke mukerreme -Allahu e mëshiroftë-, pas një jete që e mbushi me dituri, mësim dhe udhëzim dhe me vdekjen e tij muslimanët janë goditur me musibet të madh.

    Kohëve të fundit është parë në ëndërr duke bërë lutje të përzemërt për atë që mësimet e tij i zbret në internet-faqe.

    Allahu e mëshiroftë shejhun me mëshirën e tij të gjërë dhe e gradoftë me xhenetet e Tij të pakufijshme.Allahu e shpërbleft nga Islami dhe Muslimanët meshpërblimet më të mira për atë që ka bërë……..Allahumme Amin!
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  9. #9
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    Jusuf El Kardavi
    Dijetar dhe mendimtar bashkohor
    (All-llahu e ruajt)

    Dr. Jusuf el-Kardavi u lind me 09.09.1926 në fshatin Safet Turab, Mehale el Kubra, Republika Arabe e Egjiptit, në një fshat me traditë të lashtë dhe rëndësi të madhe në Islam, pasiqë aty vdiq Abdullah bin el Harith bin Xhez-i el Zubejdij, sahabiju i fundit i cili vdiq dhe u varros në Egjipt, siç transmeton Hafidh bin Haxheri dhe të tjerët.

    Kardavi qysh në fëmijëri dallohej me talentin e veçantë që posedonte, saqë para moshës dhjetë vjeçare i mësoi të gjitha rregullat e texhvidit dhe e mësoi edhe Kur’anin përmendësh (u bë hafiz i Kur’anit).

    Pastaj u regjistrua në institutet e Az-harit, ku e kreu shkollën fillore dhe atë të mesme, dhe ku gjithmonë ishte ndër studentët më të mirë dhe më të dalluar. Edhe pse u burgos në rethanat e atëhershme, ai prapseprapë u radhit i dyti në nivel shtetëror nga shkollat e mesme. Më vonë u regjistrua në fakultetin e usuludinit në Univerzitetin e Al-Az-harit, ku edhe diplomoi në vitin shkollor 1952/53, dhe ishte studenti më i mirë në gjeneratën e cila diplomoi atë vit, me ç’rast numri i studentëve ishte 180.

    Në vitin 1954 mori diplomë nga fakulteti i gjuhës arabe, ku edhe arriti diplomë internacionale me të drejtë mësimi, me ç’rast ishte studenti më i dalluar nga 500 të diplomuar atë vit në tre fakultetet e Az-harit.

    Në vitin 1958 mori diplomë edhe nga Instituti për studimet e larta, në degën - Gjuha arabe dhe letërsia.

    Në vitin 1960 i vazhdoi studimet e larta parapërgaditore (magjistraturë), dhe me sukses arriti të diplomojë në fakultetin e usuludinit - drejtimi Shkenca e Kur’anit she Sunnetit.

    Në vitin 1973 në të njëjtin fakultet e mbrojti temën e doktoraturës me titull: “Zeqati dhe ndikimi i tij në zgjidhjen e problemeve shoqërore (sociale)”.

    Punët zyrtare (administrative)

    Dr. Jusuf el-Kardavi punoi një kohë si ligjërues dhe mësues nëpër xhami, pastaj si përgjegjës (drejtor) në Institutin El-Eimeh, i cili funksiononte nën kompetencat e ministrisë së vakëfit në Egjipt. Pastaj punoi edhe në univerzitetin Al-Azhar, si drejtues i zyrës për kulturën Islame, ku ishte përgjegjës për literaturën islame dhe botimet e saja, si dhe mbikqyrës i drejtorisë së Da’ves.

    Në vitin 1961 u emërua drejtor i Institutit të mesëm islam në Katar, ku me punën e tij të palodhshme arriti ta bëjë një përmbledhje nga e kaluara e dobishme islame dhe reformat e nevojshme në përputhshmëri me realitetin islam.

    Në vitin 1973 në universitetin e Katarit e themeloi fakultetin pedagogjik për meshkuj dhe atë për femra, ku edhe e hapi degën për studime Islame dhe u caktua si përgjegjës i saj.

    Në vitin 1977 e hapi fakultetin e studimeve Islame dhe fakultetin e sheriatit në Universitetin e Katarit, ku edhe u emërua si dekan deri në përfundim të vitit akademik universitar 1989/1990. Poashtu ishte edhe themelues dhe drejtor i Qendrës për studime rreth Sunnetit dhe biografisë së Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve selem në universitetin e Katarit, ku edhe punon tani.

    Në vitin akademik 1990/1991 u dërgua në Algjeri, që t’i udhëheqë komisionet e instituteve shkencore të universiteteve dhe institutet e studimeve të larta.

    Në vitin 1991e fitoi çmimin e lartë të Bankës Islame, për zhvillimin e ekonomisë Islame, kurse në vitin 1993 e fitoi çmimin “Mbreti Fejsall”, për angazhimin dhe pjesëmarrjen e tij në studimet dhe analizat Islame.

    Ishte fitues edhe i çmimit “Dhuntia Shkencore”, që jepej nga rektori i universitetit islamik botëror në Malezi, në vitin 1996.

    Fitoi edhe çmimin e Sultan Hasan el Belkije (mbreti i Brunejit), për Fikëh el Islamijj.

    Angazhimi dhe aktiviteti i tij në shërbim të Islamit

    Doktor Jusuf el-Kardavi është njëri nga dijetarët bashkëkohorë Islam, i shquar dhe i mirënjohur në mbarë botën Islame, i cili gjendet pothuajse në të gjitha lëmitë: në shkencë, da’ve, mendim të lirë, xhihad etj. Pothuajse çdo musliman ka lexuar ndonjë nga librat e tij, broshurat, letrat, materialet, fetvatë, ose ka dëgjuar ligjeratë, hutbe, mësim, përgjigje, në shkollë, institut, fakultet, xhami, klub, radio, televizion etj. Aktiviteti i tij nuk përcaktohet në një drejtim dhe në një lëmi, por ai e ka zhvilluar aktivitetin e vet në të gjitha drejtimet e nevojshme, ku edhe sot janë të shënuara shenjat që tregojnë për personalitetin e tij.

    Do të orvatemi të hedhim një pasqyrë në lëmitë më me rëndësi:

    1. Lëmia e botimeve shkencore

    2. Lëmia e Da’ves dhe udhëzimit

    3. Lëmia e Fik’hut dhe fetvave

    4. Lëmia e konferencave dhe seminareve

    5. Lëmia e vizitave dhe ligjëratave

    6. Pjesëmarrja e tij si anëtarë në senat dhe shoqata

    7. Lëmia e ekonomisë Islame

    8. Pjesëmarrja e tij në zgjidhjen e problemeve shoqërore

    9. Në rizgjimin e muslimanëve

    10. Lëmitë e lëvizjeve dhe xhihadi

    Literatura Islame dhe botimet e ndryshme konsiderohen fama më e madhe me të cilën dallohet Jusuf el Kardavi. Ai është shkrimtarë (dijetarë) recenzues, siç e cilësoi Ebu El-Hasan el-Nedevijj në librin e tij, ku e tregoi peshën, rëndësinë dhe ndikimin e tij në botën islame; në të njëjtin tretman e trajtoi edhe dijetari i famshëm, shejh Abdulaziz Bin Baz. Çdo analitik i botimeve, librave dhe analizave të tij e vërteton tezën (mendimin) se ai është një mendimtarë i pazëvëndësueshëm dhe që nuk përsëritet, dhe as që mund të emitohet nga të tjerët. Ai nuk shqyrton një problematikë, nëse nuk paraqet diçka të re në domethënien e saj apo rreth saj, apo përmirësim (korigjim) të një botkuptimi (ideje), apo plasim (prezentim) të një mendimi të ri, ose qartësim të paqartësive, ose shpjegimin e gjërave të përgjithshme (universale) dhe klasifikimin e tyre, ose prezentimin e urtësive (hikmeteve) rreth çështjeve, dhe të ngjajshme.

    Doktor Jusuf el-Kardavi në thesarin e tij të literaturës islame, në lëmi të ndryshme të kulturës islame, numëron mbi 50 libra, të cilat u pranuan me respekt nga dijetarët në botën islame, u ribotuan disa herë në gjuhën arabe dhe u përkthyen në gjuhët e ndryshme botërore.

    Këta libra karakterizohen me disa veçori:

    1. Në esencë mbështeten në prezentimin e vlerave fundamentale islame, të bazuara në librin e All-llahut, Kur’anin dhe në sunnetin dhe traditën e të parëve, duke mos harruar kohën në të cilën jetojmë, duke e bashkuar të kaluarën dhe të tashmen.

    2. Bëjnë bashkimin mes zbulimeve (hulumtimeve) shkencore, meditimit ideor dhe orientimit reformues.

    3. Largimi nga emitimi dhe ndjekja e ideologjive të eksportuara nga Perëndimi ose Lindja dhe radikalizmi i medhhebeve.

    4. Ndarja e radikalizmit dhe reformës së tepruar, duke ndjekur vijën e mesit si lehtësim.

    5. Në librat e tij vërehet mënyra e mirënjohur e shkrimit, “e lehtë, dhe e pranueshme”. Ky është stili i një dijetari dhe letrari me vision të gjerë dhe të fortë.

    6. Me të gjitha forcat i luftoi idetë shkatërrimtare që vinin nga jashtë, dhe falsifikimet e devijimet nga brenda; u përqëndrua në idetë burimore islame dhe favorizonte mesin nga dy grupet: radikalistët dhe reformatorët e tepruar.

    7. Në librat, në ligjëratat, derset dhe fjalimet e tij vërehet sinqeriteti dhe fjala e lirë. Të gjithë dijetarët janë të mendimit se botimet e tij prezentojnë precizitetin e fakihut, shkëlqimin e poetit, lirinë e fjalës të daiut (thirrësit islam) dhe pikpamjet e reformatorit.



    Krahas librave shkencore, figurojnë edhe librat me karakter letrar, si për shembull drama “Dijetari dhe zullumqari”, e cila prezenton vendosshmërinë e Seid bin Xhubejrit dhe zullumin e Haxhxhaxhit.

    Poashtu, ekzistojnë edhe botime tjera të këtij autori, të cilat i përgatiti për ministrinë e arsimit në Katar, për institutet fetare-islame në veçanti. Janë mbi 20 libra që mësohen në shkollat të cilat janë nën mbikqyrje të ministrisë së arsimit. Ato përmbledhin shkencat e hadithit, tefsirit, akaidit, fik’hut, lëndët shoqërore, filozofinë, ahlakun, shkencat islame në përgjithësi, si dhe disa analiza, studime, tema të ndryshme dhe kritika nëpër revista-gazeta.

    Prej këtyre librave veçojmë:

    1. “Hallalli dhe Harami në Islam”.

    E shkruajti këtë libër me autorizimin e dijetarëve të Az-harit, në kohën e udhëheqësit të madh Mahmud Sheltut, dhe nën mbikqyrjen e drejtorisë së përgjithshme për kulturën islame, të drejtuar nga doktor Muhammed el Behij, dhe komisionit të veçantë. Ky libër me një shpejtësi të madhe u shpërnda nëpër botën arabe - islame, dhe u pranua me zemërgjërësi nga dijetarë të ndryshëm. Siç thotë Mustafa Zerka: “Është obligative që ky libër të gjendet në mesin e çdo familje muslimane”, apo siç thotë Muhammed el Mubarek: “Ky është libri më i mirë dhe më i qëlluar në këtë lëmi”, kurse Ali Tantavi ua mësonte këtë libër nxënësve në fakultetin pedagogjik në Meke.

    Dijetari i njohur islam, Nasirudin Albani e bëri korrigjimin e haditheve, me ç’rast tregoi një interesim të veçantë, kurse edhe akademia e studimeve islame në dy universitetet e Pakistanit, në Penxhab dhe Karaçi i dha një vlerësim jashtëzakonisht të madh.

    Në fillim të viteve të gjashtëdhjeta, studiuesja doktor Xhemile Shevket e bëri një analizë dhe një studim të veçantë rreth këtij libri, duke e konsideruar si metodë e re e studimit në fik’hun islam. Përmes këtij studimi ajo e mbrojti temën e magjistraturës në universitetin e Penxhabit, ku si mentor e kishte të përcaktuar Alaudin Sadikin, rektorin e universitetit.

    Ky libër u ribotua mbi 40 herë në gjuhën arabe, nga shtëpi të ndryshme botuese në Egjipt, Liban, Kuvajt, Algjeri, Maroko, Amerikë etj. Pati edhe botime tjera që u realizuan pa lejen e autorit, e të cilat vështirë se mund të numërohen. Ky libër u përkthye në gjuhë të ndryshme të botës, edhe atë: anglisht, gjermanisht, urdisht, turqisht, persisht, malejzisht, indonesisht, spanjolisht, kinezisht, shqip, etj.

    2. “Fik’hu Zekat”

    Ky libër është një studim i zgjeruar me analiza dhe konkluza rreth hukmeve të zekatit, fshehtësive dhe ndikimit të tij në përmirësimin e situatës ekonomike, socialo-shoqërore në dritën e Kur’anit dhe Sunnetit, dhe konsiderohet si punim më i shquar dhe i pazëvendësueshëm shkencor në kohën tonë. Të specializuarit në këtë lëmi dëshmojnë se nuk ka libër tjetër apo të ngjajshëm, që është botuar në literaturën islame, e që mund të krahasohet apo të rangohet me këtë libër.

    Halil Hamidi tregon se Ebu Ala el Mevdudi ka thënë: “Ky është libri i shekullit në fik’h.” Kurse Muhammed el-Mubarek në parathënien e librit të tij me titull “Ekonomia” thotë: “Ky është një libër që rrallë herë mund të përsëritet në kolekcionin e fik’hut, dhe konsiderohet si punë e madhe dhe e pazëvëndesueshme në këtë lëmi”.

    Instituti për hulumtime ekonomike islame pranë universitetit “Mbreti Abdulaziz” në Xhede, e mori përgjegjësinë për përkthimin e këtij libri në gjuhën angleze, gjë të cilën edhe e realizoi. Poashtu ky libër u përkthye edhe në gjuhën urde, turke dhe indoneziane, si dhe në disa gjuhë tjera.

    Librat e Kardaviut zgjodhën një sërë problemesh me të cilat preokupohej muslimani bashkëkohorë, e poashtu ishin edhe një mbështetje e logjikshme për problemet ideologjike që plasoheshin në rradhët e muslimanëve nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm. Ajo u tregua edhe më e fortë kur të “majtët” arab proklamonin atë që e quanin atëherë “domosdoshmëria e zgjedhjes socialiste”, prej të cilës doli “Konventa” egjiptase, që disa të tjerë e quanin “fletushka e revolucionit”. Ishte Kardavi ai që i sulmoi këto ideologji të rrezikshme që vinin nga e majta socialiste, edhe atë me librin e tij në tre vëllime: “Domosdoshmëria e zgjedhjes Islame”.

    Kur ndodhi disfata, më 05.06.1967, e cila u quajt “Mposhtje”, disa analitikë të asaj kohe e plasuan mendimin se feja (Islami) qëndron pas humbjes (Mposhtjes), kurse Kardaviu e nxori menjëherë librin e tij “Mësimet e disfatës së dytë”, i cili për një kohë të shkurtë u bë libri më i kërkuar nëpër librari.

    Në luftën për “Praktikimin e sistemit Islam”, ose në betejën “Islami dhe sekularizmi” e cila u bë aktuale në vitet e fundit, kur u ngritën lartë zërat e popullatës e cila kërkonte që sistemi shtetëror të funksionojë sipas sistemit të sheriatit (sistem islam), dolën në skenë sekularistët, të cilët e refuzonin dhe e luftonin me të gjitha mjetet këtë ide, duke e shfrytëzuar edhe një pjesë të konsiderueshme të mjeteve të informimit për propagandat e tyre, duke i zbukuruar ide e tyre sekulariste, edhe pse ishin të dyshimta dhe shkatërrimtare. Ishte zëri i ndërgjegjës së pastërt i Kardaviut që u kundërvihej atyre dhe i luftonte ata, e, në këtë kontest, në veçanti vlen të përmendet “Seminari Historik” të cilin e organizoi sindikata e mjekëve egjiptas, që u mbajt në “Dar al Hikmeh”, ku islamistët i përfaqësonin Gazaliu dhe Kardaviu. Ky seminar ishte ndodhia më e rëndësishme e asaj kohe, të cilës iu kushtua një interes jashtëzakonisht i madh. Si rezultat i këtij seminari doli në shtyp libri “Islami dhe sekularizmi ballë për ballë”, në të cilin u jepet përgjigje adekuate sekularistëve egjiptas në krye me Fuad Zekerijanë dhe të tjerët, ku u hodhën poshtë të gjitha thirrjet dhe spekulimet e tyre të dyshimta, me argumente të shëndosha shkencoro-logjike.

    Në një luftë tjetër në lidhje me lejimin e kamatës prej bankave, llogaritë dhe librezat e kursimit, zëri i tij ishte më i buçitshmi dhe më i forti që iu kundërvu lejuesve të kamatës bankiere. Kardavi, si produkt të këtij mendimi nxorri librin “Faideja e bankave është kamatë e ndaluar”.

    Lëmia e fik’hut dhe fetvasë

    Kontribut të shquar Kardaviu ka dhënë edhe në lëminë e fik’hut dhe fetvasë. Atij në çdo tribunë, ligjeratë apo seminar ku prezenton i parashtrohen një numër i madh i pyetjeve nga tematika të ndryshme islame dhe kërkojnë përgjigje prej tij, përgjigje të cilat hasin në pranim të ngrohtë tek masa e thjeshtë dhe intelektualët muslimanë, sepse ato përmbajnë pikëpamje shkencore, forcën e pranimit dhe bindjes, duke e ndjekur rrugën e mesit, përgjigje të cilat sot janë shndëruar në enciklopedi për shumicën e muslimanëve në botën islame dhe jashtë saj.

    Stilin e fetvave e prezentoi në parathënien e librit të tij “Fetvatë bashkëkohore”, në vëllimin e parë. Këtë e qartësoi në fletushkën (librin) “Fetvaja mes regullës”, ku i shfaqi rëshqitjet dhe devijimet e disa individëve, duke e argumentuar këtë me shembuj dhe argumente. Domethënia e këtij stili ndërtohet në lehtësimin e gjërave dhe qartësimin e të paqartave; duke u mbështetur në argumentet logjistike dhe të shëndosha; duke u larguar nga emitimi e radikalizmi dhe duke sugjeruar në dobitë që rrjedhin nga shkollat juridike (medhhebet) ekzistuese; në komunikim me njerëzit në gjuhën e kohës, duke i shfrytëzuar mirësitë, dobitë e duke u larguar nga dëmet; duke ndjekur rrugën e mesit dhe drejtësisë.

    Ky stil kompletohet dhe bëhet më i përsosur në librin e tij: “Ixhtihadi në Islam dhe pikëpamjet analitike në ixhtihadin bashkëkohorë”. Në këtë libër ai i shpalosi rëshqitjet (gabimet - devijimet) e ixhtihadit bashkëkohor, duke i shfaqur (prezentuar) rregullat e nevojshme, shenjat dhe mekanizmat e ixhtihadit bashkëkohorë produktiv e real. Ishte i kujdesshëm dhe vigjilent në realizimin e këtyre rregullave (principeve) në shkencat e fik’hut, si për shembull në librat “Hallalli dhe Harami”, “Fik’hu Zekat”, “Jo muslimanët në shoqërinë islame”, “Fik’hu Sijam”, libra këto që kanë rëndësi të madhe dhe të cilat luajtën rol të madh në lehtësimin e të kuptuarit të fik’hut.

    Lëmia e Da’ves dhe udhëzimit

    Doktor Kardavi në karrierën e tij zhvilloi aktivitete nga më të ndryshmet: nga puna akademike, administrative, kulturore, nga lëmia e fik’hut dhe fetvasë, në gjuhë dhe letërsi, poezi, etj. Por ai në rend të parë është njeri i da’ves; daveja është mishi, shpirti dhe gjaku i tij. Ajo është lëmia së cilës i kushton rëndësi më të madhe, sepse atë e filloi qysh prej ditëve të para rinore, kur ishte nxënës në shkollën fillore, prej kur ishte nxënës në institutin “TANTA”, në moshën 16 vjeçare. Pra, zanafilla e tij ishte vendlindja e tij, e deri në lindje dhe perëndim të rruzullit tokësor.

    Në këtë mision ai ka minbere të shumta:

    Minberi natyror historik në thirrje në rrugën e All-llahut të madhërishëm, që janë xhamija, derset, ligjeratat dhe mësimet.

    Derisa ishte student në fakultetin e usulidinit, ai ishte edhe ligjerues në një xhami në qytetin Mehale Kubra, i njohur si qytet industrial në Egjipt.

    Ishte imam i mijërave njerëzve për namazin e xhumasë në xhaminë e njohur “Alehtaha”, të cilën popullata e njihnin me emrin “Xhamia e sheik Jusufit”, ku, prej numrit të madh të popullatës që prezentonte, përgjegjësit e xhamisë u detyruan ta zmadhojnë atë dhe ta bëjnë disa katëshe.

    Pas daljes nga burgu, në vitin 1956, Ministria e Vakëfit e përcaktoi atë si ligjërues në xhaminë “El-Zemalik” në Kajro. Ai e kreu këtë detyrë derisa u ndalua nga puna me urdhër të Xhemal Abdun Naserit.

    Kur u punësua në Katar, në vitin 1961, ai e caktoi xhaminë si mjetin dhe vendin prej nga e fillonte aktivitetin e tij si ligjerues, udhëzues, mësues. Këtë mision e vazhdoi deri në ditën e sodit, si ligjërues, në ditën e xhuma, në xhaminë “Omer bin Hattab”, ligjërata e të cilit transmetohet drejtpërdrejtë në televizionin e Katarit.

    Nga aktivitetet e Kardavit:

    Mësimet javore pas namazit të xhumasë, mbrëmja e ditës së hënë për çdo javë dhe mësimet e rregullta të ramazanit.

    Në mjetet e informimit ai e bëri minberin e tij; mban ligjërata, mësime dhe programe të rregullta në radio dhe televizion, duke përfshirë këtu: tefsirin e Kur’anit, shkencat e hadithit, si dhe përgjigjet në pyetjet që i drejtohen atij nga muslimanët dhe muslimanet, nga jeta e përgjithshme dhe rreth Islamit.

    Radio Katari, që nga fillimi i emitimit të programeve të para, e kishte programin me titull “Drita dhe udhëzimi”, që udhëhiqej nga Kardaviu, edhe atë disa vite me rradhë, derisa vet Kardaviu, për shkak të angazhimeve të mëdha, e ndërpreu emitimin e tij.

    Programin tjetër me titull “Udhëzimi Islam”, çdo mbrëmje të ditës së xhuma, e filloi me televizionin e Katarit, të cilin e vazhdon edhe sot. Ky program ndiqet me vëmendje të madhe në Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në pjesën lindore të Arabisë Saudite. Ky është programi më i shikuar, ngase aty prezentohet një stil i veçantë i studimeve islame, analizave, da’ves, fetvave dhe njohurive tjera të ndryshme.

    Krahas mjeteve të informimit, atyre që dëgjohen dhe shikohen, aktiviteti i tij shtrihet edhe në shtypin e përditshëm. Temat e tij i vërshuan pothuajse të gjitha revistat dhe gazetat islame: “El-Ez-her”, “Nur-Al Islam”, “Minber Al-Islam”, “Da’ve”, që dalin në Kajro, pastaj revista “Hadare al Islam” në Damask, “Va’ajul Islami” dhe “El Ba’athul Islami” në Indi, “El Daave” në Rijad, “El Dedha” dhe “El-Ummetu” në Katar, “Menarul Islam” në Ebu Dhabij, “El Muslim el Muasir” në Liban dhe të tjera.

    Krahas gjithë kësaj që prezentuam, ai është i pranishëm në mesin e muslimanëve edhe me shkrimet dhe botimet e tij, me tribunat dhe seminaret e ndryshme ku ka prezentuar qëndrimet e tija rreth çështjeve të ndryshme të Islamit.

    Nuk ka dyshim se Kardavi është një thirrës i pazëvendësueshëm në Islam, një personalitet i veçantë në mesin e dijetarëve islam, një personalitet i fortë dhe i dalluar, me një stil të veçantë të dijetarit bashkëkohorë i cili e gjenë rrugën e vërtetë dhe të sigurtë për të depërtuar në thellësitë e zemrave të muslimanëve.

    Ai dallohet me forcën e të kuptuarit nga masa popullore dhe bindjen e thellë tek njerëzit e ngritur (intelektualët).

    Ai dallohet me forcën e komunikimit me logjikën e shëndoshë dhe kaplimin e emocioneve.

    Ai dallohet me forcën e prezentimit të të kaluarës dhe përfitimin (dobitë) nga shkenca dhe kultura bashkëkohore në përgjithësi.

    Ai dallohet me forcën e kombinimit mes da’ves në aspektin teorik, punës (aktivitetit) organizative dhe flijuese për hirë të Islamit.

    Ai dallohet me lidhshmërinë e bindjes fetare individuale me preokupimet e popullatës islame dhe çështjet e mëdha e vendimtare.

    Ai dallohet me lidhjen që e prezenton mes da’ves dhe fik’hut, mes fik’hut dhe da’ves, saqë nuk vëren asnjë dallim mes fakihut dhe daisë.

    Në përgjithësi mund të themi se ai është dijetar i pazëvendësueshëm në të gjitha lëmitë.

    Lëmia e konferencave dhe seminareve shkencore

    Nga aktivitetet e rëndësishme të Kardaviut janë edhe organizimi apo pjesëmarrja e tij në simpoziume, seminare dhe konferenca të ndryshme. Ai ishte aq i pranishëm në këto organizime, saqë nuk organizohej konferencë, simpozium, seminar apo tribunë rreth mendimit islam ose me tematikë të thirrjes në Islam, e të mos jetë aty prezent Kardaviu, në shenjë respekti dhe nderi për kontributin e tij, si dhe rëndësinë dhe pozitën e meritur në mesin e dijetarëve islam. Ai prezentonte në të gjitha këto tubime, përkundër faktit se ishte tepër i angazhuar, por kujdesi i tij për zhvillimin e Islamit, dhe dëshira e flaktë që Islami të depërtojë në zemrat e njerëzve e obligonte atë për një gjë të tillë. Ai gjithmonë zgjonte kureshtje të madhe te pjesmarrësit dhe prezenca e tij u jepte një karakter të veçantë këtyre tubimeve. Nga këto konferenca veçojmë:

    Konferenca e parë botërore për ekonominë Islame, nën mbikqyrjen e universitetit “El Melik Abdulaziz” në Meke.

    Konferenca e parë botërore për përgatitjen e thirrësve në Islam dhe paisja e tyre me mekanizmat e duhur të da’ves, nën patronatin e universitetit islamik në Medine.

    Konferenca e parë botërore për shkencat e fik’hut islam në Rijad, nën patronatin e universitetin “El - Iman Muhamed bin Saud el Islamije”.

    Konferenca e dytë botërore për përgatitjen e thirrësve në Islam dhe pajisja e tyre me mekanizmat e duhura të da’ves, nën mbikqyrjen e universitetit islamik në Medine.

    Konferenca e parë botërore për mbrojtje nga alkoolizmi, narkomania dhe duhani, nën patronatin e Universitetit islamik në Medine.

    Karvani i seminarit të dijetarëve (ulemasë) në qytetin Kahno në Indi, që u organizua nga dijetarët islam në bashkëpunim me shtëpinë botuese El - Mesfejn në qytetin Adham Kerah në Indi, me titull “Islami dhe Orientalistët”.

    Konferenca e Sunnetit dhe historiografisë së Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve selem, që u organizua në shumë shtete.

    Në konferencën që u mbajt në Katar u zgjodh si zëvendëskryetar.

    Seminari “Legjislatura Islame” në Libi.

    Konferenca në Institutin për hulumtime islame në Kajro.

    Konferencat e bankave (sistemit bankar islam) Islame në Dubai, Kuvajt, Stamboll etj.

    Konferenca “Ekonomia islame në fushën e praktikës” në Ebu Dhabij.

    Seminari “Organizata Islame për shkencat medicinale” në Kuvajt, Seminaret e Zekatit në Kuvajt, Konferenca e “Lidhjes së Universiteteve Islame” në Kajro e të tjera. Konferenca e Institutit mbretëror për hulumtimet e civilizimit islam në Jordan, takimet e mendimtarëve islam në Algjer, seminari për rizgjimin Islam dhe preokupimet e shtetit arab në Aman, konferenca “Islami dhe Medicina” në Kajro, si dhe disa punime të shumta.

    Lëmia e tribunave dhe vizitave universitare

    Dr. Kardavi është gjithmonë i kërkuar nga udhëheqësitë dhe studentët e universiteteve të ndryshme. Atij i është bërë ftesë që të mbajë ligjerata dhe tribuna nga studentët, por edhe nga kolegjiumi i profesorëve, e ndonjëherë edhe nga të dy palët bashkërisht, edhe atë në disa universitete arabe dhe islamike, si për shembull në universitetet egjiptase: “Al-Az-hari”, “Ajni Shems”, “Iskenderije”, “El-Mensura” dhe “Asijut”, pastaj nga universiteti “Al-Hartum” dhe universiteti Islamik “Um Derman” në Sudan, nga universiteti Islamik në Medine, në Arabinë Saudite, në të cilin në disa mandate ishte edhe anëtar i senatit, nga universiteti “Mbreti Abdul-Aziz” në Xhed-de, universiteti “Al-Dhahran” për derivatet e naftës dhe pasurive tjera natyrore, universiteti “Mbreti Fejsall” në Demam, universiteti “Mbreti Saud” në Rijad, nga universiteti “El Kuvajt” në Kuvajt, universiteti i Emirateve të bashkuara Arabe në Ajin, universiteti “El-Halixh” në Bahrejn, universiteti Jordanez dhe universiteti “Aljarmouk” në Jordan, universiteti “Muhammed el Hamis” në Rabat, universiteti “Kadi el Ajash” në Merakish - Maroko, universiteti “Sanaa” në Jemen, universiteti “El Emir AbdulKadër” në Kosantina dhe disa universitete tjera të Algjerit, nga universiteti Islamik botërorë në Islamabad, universiteti “El-Benxhab” në Lahore, universiteti “El Melaju” dhe universiteti Islamik botëror në Malejzi, universiteti “Ahmedo Bel-Lelu” në Nigeri, universiteti “Ibën Haldun” në Indonezi, universiteti “Mendnan” në Filipinën Jugore, nga disa universitete në Japoni dhe në Korenë Jugore, si dhe nga disa qendra dhe institute shkencore, si për shembull:

    - Qendra për studime ekonomike islame në Xhed-de

    - Instituti ekonomik Islam në Kajro

    - Qendra për studime islame “Mbreti Fejsal” në Rijad

    - Instituti i lartë i mendimit islam në Amerikë

    - Klubi letrar në Meke

    - Klubi kulturor në Mbretërinë e Omanit

    Krahas kësaj, Dr. Kardaviu vizitoi një numër të madh të shteteve arabe dhe Islame në Azi dhe Afrikë, si dhe shumë qendra dhe bashkësi islame që përbëhen nga pakicat islame në Europë, dy Amerikat dhe Australi, ku mbajti takime, ligjerata, tribuna dhe seminare të shumta të cilat u pritën me zemërgjërësi dhe patën ndikim të madh në veçanti te rinia.

    Anëtarësia në asociacione dhe bashkësi të ndryshme:

    Duke u mbështetur në autoritetin që e gëzon Kardaviu në rradhët e popullatës islame dhe dijetarëve islam, ai në disa mandate ishte anëtarë në Mexhlise, bashkësi, qendra, asociacione të ndryshme shkencore, edukativo-arsimore, ekonomike, shoqërore dhe të da’ves.

    Ai është anëtar në një asociacion të lartë për edukim në Katar, anëtar i kolegjiumit (komisionit) për fetva në Katar, kryetar i komisionit për kontrolin islam në bankën islame “Katar”, në bankën internacionale islame në Katar, në bankën islame “Fejsal” në Bahrejn dhe Karaçi, në bankën “El Tekva” në Zvicër, anëtar i bashkësisë së njerëzve eminent të Organizatës së thirjes (da’ves) islame në Afrikë me seli në Kartum, anëtar i qendrës së fikhut islam nën mbikqyrjen e organizatës Rabita El Alemul Islamij në Meke, ekspert i qendrës së fikhut nën kompetencat e organizatës së konferencës islamike në Xhede, anëtar i senatit të universitetit islamik botëror në Islamabad, anëtar i senatit të qendrës për studime islame në Oksford, anëtar i Lidhjes së letërsisë Islame në Kehnou në Indi, anëtar themelues i organizatës për ekonominë islame në Kajro, anëtar i zyrës në qendrën për analizat e kontributit të muslimanëve në civilizim në Katar, zëvendës i kryetarit të asociacionit botëror islam për zekat në Kuvajt, anëtar i institutit mbretëror për hulumtime rreth kulturës islame në AlulBejt në Jordani dhe anëtar themelues i shoqatës humanitare botërore islamike në Kuvajt.

    Lëmia (sfera) e ekonomisë Islame

    Dr. Kardavi kujdes të veçantë gjithmonë i ka kushtuar edhe aspektit ekonomik në Islam, edhe atë teoretikisht dhe praktikisht.

    Në aspektin teorik: Ai ka mbajtur një numër të madh të ligjëratave, mësime dhe seminare për aspektin ekonomik në Islam, si dhe ka botuar një numër të madh të librave në këtë lëmi, libra që janë mjaft të njohura në botën arabe - islame, si për shembull librat: “Fikhul Zekat”, “Problemi i varfërisë dhe si e zgjodhi Islami atë”, “Si funksionojnë bankat islame”, “Faideja e bankave është kamatë e ndaluar”.

    Në praktikë: Ai e mbështeti themelimin e bankave islame dhe e përkrahi sistemin bankiar para se të themelohet, ndihmoi në funksionimin e Unionin ndërkombëtar të bankave Islame, ku edhe sot është anëtar dhe ekspert.

    Për disa vite ishte këshilltarë për çështjet islame në bankën e parë islame “Banka Islame e Dubait”, pastaj ishte edhe anëtar i kryesisë qendrore për kontrollin islam në arkën e pasurisë islame në Gjenevë, në kompaninë për kursime “Raxhimi” në Arabinë Saudike, kurse poashtu ishte kryetar i grupit të ekspertëve islam në këto banka: “Banka Islame e Katarit” në Doha, “Banka ndërkombëtare Islame e Katarit”, Banka Islame “Fejsal” në Bahrejn dhe Pakistan, Banka “Tekva” në Zvicër, e kështu me rradhë.

    Fshehtësinë e angazhimit të tij në ekonominë islame, ai e shpjegoi në parathënien e libri “Bej ul Murabahati”, me fjalët:

    “Angazhimi im në ekonominë islame dhe kontributi i dhënë në këtë lëmi është pjesë përbërëse e angazhimit tim për Islamin dhe parimet globale të tij, dhe thirrje publike që sistemi islam të funksionojë në të gjitha sferat e jetës, që ligjet islame të aktivizohen në shërbim të popullatës muslimane dhe t’i zëvendësojnë ligjet tjera të përcaktuara nga njerëzit.”

    Lëmia e aktivitetit humanitar dhe shoqëror

    Dr. Kardavi aktivitetin e tij të palodhshëm e shtriu edhe në shoqëri, duke e dhënë kontributin e tij të madh në problemet shoqërore dhe zgjidhjen e tyre, kurse kujdes të veçantë i dha edhe çështjes së humanitetit.

    Ai gjithmonë i kritikonte lëvizjet dhe organizatat Islame, të cilat, në disa raste, e harxhonin tërë forcën e tyre në aktivitetet politike, duke e lënë pas dore punën shoqërore. Ai e urrente pesimizmin shoqëror që vërehej tek muslimanët, përderisa armiqtë e thirrjes islame tregonin një angazhim jashtëzakonisht të madh në këtë lëmi duke u munduar t’i largojnë muslimanët nga Islami i vërtetë dhe t’i hudhin në humnerë, duke e mbuluar aktivitetin e tyre me mbulesën e ashtuquajtur “Shërbime shoqërore dhe aktivitete humanitare”, duke ngritur dhe ndërtuar shkolla, spitale, mjete të informimit, fonde të donatorëve dhe organizata të ndryshme shoqërore.

    Ai e ngriti zërin kundër kësaj me moton: “Dhuro një dollar, shpëto një musliman”, moto e cila u përhap dhe u dëgjua e u përkrah nga muslimanët në shumë shtete.

    Ai e themeloi Shoqatën humanitare Islame me karakter ndërkombëtar, me seli në Kuvajt, kurse në Katar e themeloi “Fondin popullor”, për të ndihmuar nevojtarët, të varfërit në Katar dhe jashtë tij, dhe e quajti atë “Sanduku Islamik i Katarit për tubimin e zekatit dhe sadakasë”.

    Lëmia e udhëzimit dhe rizgjimit të rinisë Islame

    Nga fushat më të preferuara dhe me preokupim më të madh për Kardaviun, ku edhe dha kontribut më të madh, është fusha e rizgjimit të rinisë islame. Ai prezenton në konferenca, tribuna, seminare, tubime dhe kampingje që i organizon rinia Islame në shtetet islame dhe jashtë, duke e prezentuar opcionin që duhet ta ketë rinia Islame në të ardhmen. Në organizime të tilla ai prezentoi edhe në Amerikë, Kanada dhe Evropë. Ai gjithmonë e mbante vijën e mesit, duke e kundërshtuar ngurtësinë dhe radikalizmin, predikonte me butësi dhe logjikë të shëndoshë, bindje të fortë dhe të argumentuar, e jo me dhunë e shtypje, kërkonte unitet dhe bashkim në konsolidimin e rradhëve e jo përçarje.

    Nga aktiviteti i tij janë edhe shkrimet dhe botimet, ligjëratat dhe mësimet e inçizuara dhe të shpërndara anëmbanë botës islame, të cilat kanë të bëjnë me rizgjimin islam dhe nevojën e radhitjes së potencialit islam në këtë drejtim.

    Në këtë lëmi ai i prezentoi popullatës shkrimet e veta në revistën “El-Umetu”, e cila botohet në Katar, me titull: “Rizgjimi i rinisë Islame - dukuri e shëndoshë shpresëdhënëse që duhet përkrahur dhe motivuar, e jo kundërshtuar”. Këto shkrime u botuan në dhjetëra mijëra ekzemplarë dhe u shpërndanë në shtetet arabe dhe islame. Ndërsa nga librat e tij veçojmë: “Rizgjimi Islam dhe preokupimet e shteteve arabe dhe Islame”, “Për një rizgjim të qëlluar që rindërton universitetit islamik në Medine fenë dhe ripërtinë dunjanë”, “Rizgjimi Islam mes komparacionit të lejuar dhe përçarjes të mallkuar”, si dhe fletushkën “Dukuria e tepruar për mohuesit”,

    Në tubimet që i realizonte me të rinjtë motoja e tij ishte: Të angazhohemi me punë, aktivitet dhe progres, më shumë se me fjalë, komunikata dhe biseda; të interesohemi më tepër rreth çështjeve primare, ndaj atyre sekondare; të largohemi nga paragjykimet, fantazmat, e të mos ngjitemi në qiellin e ëndërrave të parealizueshme, por të zbresin në realitetin tokësor e të angazhohemi të jetojmë aty dhe t’i zgjedhim problemet tona; ta mbështesim da’ven tonë në argumente të qarta dhe me fjalë të buta dhe të ndershme, e të largohemi nga dhuna dhe arroganca.

    Lëmia e aktivitetit organizativ

    Dr. Jusuf el Kardavi u angazhua qysh në ditët e para të rinisë me aktivitetin e da’ves (thirjes) në Islam, duke e prezentuar da’ven nëpërmjet ligjeratave, tribunave, fjalimeve dhe mësimeve.

    Pasi u njohtua me udhëheqësin e Lëvizjes së njohur Islame “Vëllezërit Muslimanë”, Imam Hasan el Benna, ia mundësoi dhe ia përgatiti atij vizitat e disa komunave egjiptase, duke filluar nga Aleksandria deri në Asvan, pastaj edhe deri në Sina. Poashtu ia përgatiti edhe vizitat e disa shteteve arabe, si Sirisë, Libanit dhe Jordanit.

    Duke u autorizuar nga Hasan el Hudajbi (udhëheqës i dytë i lëvizjes “Vëllezërit Muslimanë”), Jusuf el Kardavi gjithë këtë aktivitet dhe sakrificë me qëllim të da’ves e bëri përderisa ishte ende student në fakultetin usulidinit.

    Për shkak të aktiviteteve të tij ai disa herë u persekutua dhe u burgos. Së pari, qysh si nxënës i shkollës së mesme, në kohën e mbretit Faruk, në vitin 1949, e më vonë edhe në kohën e Revolucionit, në janar të vitit 1954, pastaj në nëntor të të njëjtit vit, me ç’rast qëndroi në burg afro 20 muaj, dhe prap në vitin 1963.

    Lidhjet e ngushta që pati me lëvizjen islame “Vëllezërit Muslimanë”, aktiviteti i tij edukativo-arsimor në të, si vuajtjet dhe persekutimet që i përjetoi për këtë ide, ishin arsyet që anëtarët tjerë të kësaj lëvizjeje ta konsiderojnë atë si njërin nga ideologët dhe strategët e saj, sepse ai ishte auto-kritiku dhe projektuesi i hapave konkret e real të lëvizjes, si dhe reformatori i platformës së saj. Ai thërriste në koordinim dhe bashkëpunim me të gjitha lëvizjet tjera simotra, dhe nuk shihte asnjë problem në shtimin e numrit të lëvizjeve islame, sepse ky shtim do t’i kontribuonte aktivitetit të mirëfilltë islam, e jo kundërshtimit, mosmarrëveshjeve apo përçarjes.

    Ky orientim kritikues me qëllim organizativ u qartësua edhe më shumë në disa shkrime, botime, analiza dhe ligjërata që u përgatitën për këtë qëllim. Në këtë kontest pjesën e fundit të librit “Zgjedhja islame - obligim dhe domosdoshmëri” dhe shkrimet në revistën “El Umeh”, me titull “Ku qëndron problemi”, ai i mblodhi në një libër të veçantë, të cilin e titulloi: “Hapat e para të lëvizjes Islame.”

    Kardaviu me termin lëvizje islame nënkupton aktivitetin e përbashkët islam gjithë popullor, i koordinuar mirë, që buron nga zemra e popullit, dhe i cili paraqet me të vërtetë personalitetin real, shpresën, besimin, mendimin, vlerat stabile dhe reformat shpresëdhënëse.

    Ai e sheh si të domosdoshëm faktin që lëvizja ta korrigjojë e ta përforcojë veten dhe t’u japë vullnet dhe shpresë të gjithë bijve të vet që t’i paraqesin këshillat, sugjerimet dhe kritikat e tyre, edhe nëse ato janë të hidhura.

    Në këtë kontest ai thotë: “Disa njerëz të sinqertë frikohen ta hapin derën e kritikës, për shkak të disa prioriteteve dhe formaliteteve. Kjo është arsyeja që disa dijetarë e mbyllën derën e ixhtihadit dhe thirrnin me zë të lartë për këtë. E shoh domosdoshmëri dhe obligim që të hapet dera e ixhtihadit për njerëzit kompetent, sepse në fund nuk ngel asgjë tjetër, përveç se dobia, dhe nuk rregullohet asgjë tjetër, vetëm se përforcohet e vërteta.”

    Ai nuk sheh pengesë në numrin e madh të lëvizjeve apo organizatave aktive islame. Le të jetë një grup për pastrimin dhe zhveshjen e imanit (akides) nga fantazmat dhe shirku, një grup për pastrimin e ibadeteve nga bidatet (risitë) e futura në to, një grup le të kujdeset për problemet e familjes, një grup le të angazhohet në procesin edukativo-arsimor, disa le të punojnë dhe le të jenë më aktivë me masën, e të tjerët me intelektualët, por me kusht që këto grupe të mos kenë mendime të këqija ndaj njëri-tjetrit, dhe në rast të kundërshtimeve apo mosmarrëveshjeve t’ia falin njëri-tjetrit dhe të rreshtohen në një rresht për çështje të mëdha.

    Ai parasheh se lëvizja islame duhet të transferohet nga faza e fjalës në fazën e punës, të mbështetur në parimet islame dhe nevojat e kohës aktuale.

    Ai një pjesë të fajit për dekadencën e lëvizjeve islame ua hedhë disa dijetarëve islam për shkak të mosangazhimit të tyre në aktivitete humanitare dhe akcione të bamirësisë, si dhe për themelimin e shtetit të shumë pritur islam.

    Ai e sheh daljen nga kjo situatë kaotike në hartimin e një projekti të ri, të mbështetur në përmbledhjen e të kaluarës (pozitive dhe negative) dhe studimin e situatës aktuale. Poashtu prej dobësive të lëvizjes islame është prioriteti i anës emocionale mbi anën shkencore-logjike, si ngutja në realizimin e idealit.

    Ai thotë se konfuzioni politik nuk është shkatërrimtar vetëm i politikës, por edhe i administratës, ekonomisë, moralit dhe fesë, dhe i jetës në përgjithësi.

    Ai e konsideron si opcion më të vlefshëm dhe më shpresëdhënës të ashtuquajturin opcion mesatar, sepse vetëm ai ka mundësi të jetë aktiv dhe të ketë vazhdueshmëri.

    Shenjat e vazhdueshmërisë së këtij opcioni, dhe bazën e mbështetjes së tij, Kardaviu i sheh siç vijon:

    · Uniteti (baraspesha) mes tradicionalistëve dhe reformatorëve

    · Baraspesha mes parimeve stabile dhe atyre që pësojnë ndryshime me kohën (koordinimi i tyre)

    · Kujdesi i madh nga ngurtësia, parcipializimi dhe moskuptimi adekuat i Islamit.

    · Të kuptarit global (universal) të Islamit.

    Ai thotë se nuk është e drejtë që rinisë t’i hudhet barra dhe përgjegjësia e të gjitha këtyre mossukseseve dhe ngecjes, edhepse ndoshta një pjesë e saj është futur në rrjetin e radikalizmit në mendim, ose kokëfortësi në sjellje. Është për t’u habitur, thotë ai, se si ne e refuzojmë mosangazhimin dhe përgjumësinë tonë, kërkojmë prej rinisë ta ndjek rrugën e mesit dhe urtësisë, ndërsa prej të moshuarve dhe pleqve nuk kërkojmë që ta pastrojnë veten nga hipokrizia.

    Ai gjithashtu thotë: “Të rinjve tanë iu ngushtua rrethi nga hipokrizia jonë, nga kundër veprimet tona, andaj ata vendosën që ta zgjedhin vetë rrugën drejt Islamit, pa ndihmën e askujt.”

    Ai vlerëson se bashkësitë, organizatat dhe faktorët tjerë zyrtarë islam, “të rëndësishme dhe të vjetra historikisht”, nuk janë në gjendje që ta kryejnë misionin e rizgjimit të drejtë të rinisë islame, dhe se shërimi i sëmundjes së radikalizmit nuk do të arrihet përderisa faktori politik nuk i largon duart e veta nga rinia. Ai që jeton si shikues ndaj rizgjimit islam, ose vetëm kritikuesi i saj duke qëndruar indiferent, nuk ka mundësi të luajë rol pozitiv në përkrahjen apo progresivitetin e saj. Ai që mendon ta udhëzon rininë, është i obliguar që të jeton bashkërisht me të, dhe t’i njeh problemet e saja prej së afërmi, nëse dëshiron të ketë sukses në misionin e tij.

    Kardaviu thotë se popullata islame sot është duke aplikuar bidate (risi) të shumta në fe, kurse dihet se risitë e pabazuara në argumente janë humbje dhe dalalet; ndërsa stagnoi dhe ngeci në çështjet e dunjasë, kurse ky stagnim paraqet injorancë. Do të kishte qenë më e dobishme dhe më produktive sikurse të ndryshonin rolet: të shfaqen risitë në çështjet e dunjasë dhe të ndiqen me përpikshmëri rregullat e fesë.

    Ai e sheh se disa dijetarë nuk e kryejnë me nder misionin e da’ves së vërtetë, kurse disa ecin me karvanin e karrierizmit, duke i ndjekur dhe kërkuar postet nga pushtet mbajtësit, ndërsa disa të tjerë e bënë veten e tyre aparat që prodhon fetva sipas dëshirës dhe interesit.

    Nuk ka dyshim se Dr. Jusuf el Kardavi konsiderohet nga dijetarët më autoritativ bashkëkohorë islam, i cili dallohet nga të tjerët me njohuritë dhe pikësynimet e forta dhe të prera, me diapazon të gjerë të diturisë. Ai është largpamës, si rezultat i njohurive të thella të shkencave islame dhe përvojës së gjatë praktike në aktivitete islamike. Ai poashtu konsiderohet prej mendimtarëve bashkëkohor islam që e ndjek rrugën e mesit dhe argumentit. Ai është përmbledhës i praktikimit adekuat të ligjeve (sistemit) islame dhe nevojave elementare të jetës.

    Botimet e tij përfshijnë precizitetin e një dijetari, shkëlqimin e një letrari dhe lirinë e një thirrësi në Islam.
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  10. #10
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    IMAM EBU HANIFE ( NU'MAN IBNI THABIT)
    I njohur si IMAMI I MADH I FIKHUT.


    I njohur me nofkën El Imam El E’adham, rahimehull-llah. (80H-150H)/(699-767)

    Shkolla e Kufës: Ardhja e sahabiut Abdull-llah ibën Mes’udit [radijall-llahu anhu] në qytetin e Kufës në vitin 17H në kohën kur halife ishte ‘Umer ibën El Hattabi [radijall-llahu anhu] konsiderohet fillim i shkollës juridike e njohur si Medresetu Kufe (shkolla e Kufës) apo Medresetur-Re’j (shkolla e mendimit).

    Nga kjo shkollë të cilën e “formoi” Ibën Mes’udi [radijall-llahu anhu] dolën shumë nxënës të dalluar që më vonë do të bëhen dijetarë të fikhut të njohur në botën Islame.

    Abidetu ibën El Kajs [rahimehull-llah], Alkame ibën El Kajs En-Neha’ij [rahimehull-llah], Shurejh El Kindij [rahimehull-llah] janë vetëm disa shembuj të gjeneratës që mësoi para mesuesit i cili mësimet i morri prej të Dërguarit [sal-lallahu alejhi ve sel-leme].

    Ata që nuk patën fatin të mësojnë para Ibën Mes’udit [radijall-llahu anhu] ishin nxënës e këtyre Imamëve të cilit me plotë emanet bartën porositë dhe mësimet e sahabiut të njohur dhe njekohësisht edhe porositë dhe mësimet e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-leme].

    Nxënës më i dalluar i kësaj gjenerate ishte Ibrahim En-Neha’iju [rahimehull-llah] i njohur si fekihu i Irakut tek i cili mësoi mësuesi i Imam Ebu Hanifës Hammad ibën Sulejmani All-llahu i mëshiroftë të gjithë.

    Kështu prej Ibën Mes’udit [radijall-llahu anhu] deri tek nxënësit e Imam Ebu Hanifes, Ebu Jusufi [rahimehull-llah], Muhammedi [rahimehull-llah] dhe Zuferi [rahimehull-llah] formohet thelbi i asaj që në botën e fikhut është e njohur si Medreseja e Kufës.

    EMRI I PLOTË:

    Quhet Ebu Hanife En-Nu’man ibën Thabit El Farisij meula Beni Tha’lebete El Kufij

    LINDJA DHE FËMIJËRIA E IMAM EBU HANIFËS:

    Ebu Hanifeja [rahimehull-llah] lindi në qytetin e Kufës në vitin 80H (699 sipas kalendarit Gregorian) në qytetin i cili në atë kohë konsiderohej qendër i diturisë. Ishte qytet përplot vende ku mësohej fikhu, hadithi, leximi i Kur’anit, gjuha dhe shkencat tjera. Qytet xhamitë e të cilit ishin përplot dijetarë dhe Imamë. Në këtë qytet Imam Ebu Hanifeja [rahimehull-llah] kaloi fëmijërinë e tij, kohën e mësimit dhe kohën kur u bë Imam i njohur. Pasiqë mësoi Kur’anin vazhdoi mësimet në tubimet e diturisë edhe pse nuk kishte kohë për shkak të obligimeve tregtare. Kur Amir Esh-Sha’biu [rahimehull-llah] vërejti aftësitë e tij mendore e këshilloi që jetën t’ia përushton diturisë gjë të cilën Imam Ebu Hanifeja e pranoi.

    Mësoi hadithin, gjuhën dhe edebin dhe më vonë iu përkushtua apologjetikës (Ilmul kelam) të cilën e përvetësoi aq mirë dhe e shfrytëzoi për t’i hedhur poshtë pretendimet e disa njerëzve që sulmonin Islamin.

    Kohën më të gjatë në kërkimin e diturisë e kaloi në tubimin e Hammad ibën Sulejmanit [rahimehull-llah] në praninë e të cilit mësoi 18 vjet.

    DISA NGA MËSUESIT E TIJ:

    Në udhetimet e tij të shpeshta për në Haxhxh (numri i të cileve sipas disa burimeve arrinë deri 54) është takuar me shumë dijetarë dhe imamë prej të cilëve mësoi dhe përfitoi. Sipas disa historianëve numri i mësuesve të Ebu Hanifës [rahimehull-llah] arrinë 4000 mësues:

    Sipas disa dijetarëve është takuar edhe me disa prej sahabeve por kjo nuk d.m.th se ka qenë prej tabi’inëve sepse është takuar me të në kohën kur akoma ka qenë fëmi dhe nuk ka pasur mundësi që të përfiton prej tyre. Këtë e përforcon edhe fakti se më vonë i është përkushtuar diturisë pasiqë në fazën fillëstare të jetës preokupm kryesor i tij ka qenë tregtia.

    Prej tabi’inëve është takuar me:

    Amir Esh-Sha’biun [rahimehull-llah] (vdiq 103H), me Ikrimen [rahimehull-llah] shërbëtorin e Ibën Abbasit [radijall-llahu anhu], me Nafiun [rahimehull-llah] shërbëtorine Ibën ‘Umerit [radijall-llahu anhu] me Zejnul Abidinin [rahimehull-llah].

    Mësues më i njohur i tij ka qenë Hammad ibën Sulejmani [rahimehull-llah]

    KRYESIA E HALLKËS SË FIKHUT:

    Pas vdekjes së shejhut të tij Hammad ibën Sulejmanit në moshën 40 vjeçare zëvendësoi Hammadin në postin kryetar i hallkës së fikhut në të cilën tuboheshin ata që kërkonin dituri të fikhut.

    Ëhstë e njohur metoda e tij e paraqitjës së ndonjë çështjes dhe kërkimi i mendimeve të nxënësve të tij dhe argumentet e tyre dhe përfundimisht ai analizonte mendimet e paraqitura dhe jepte mendimin e vet të cilin e konsideronte si mendim më i saktë në bazë të argumenteve.

    Imam Ebu Hanifeja kujdesej për nxënësit e tij dhe shpenzonte prej pasurisë së tij. Nxënësi i tij Ebu Jusufi ishte nën përkujdesjen e tij pasiqë kuptoi se përfitimi për jetën e largonte prej mësimit.

    Thotë Ebu Jusufi: Është kujdesur për mua dhe për familjën time 20 vjet.

    BAZAT E MEDH-HEBIT TË TIJ:

    Bazat e medh-hebit e tij i ka përmbledhur ai me këto fjalë: Unë marrë prej Librit të All-llahut nëse në të e gjej çështjen që e kërkoi, nëse nuk e gjej atëherë e kërkoi në Sunnetit e të Dërguarit [sal-lallahu alejhi ve sel-leme], nëse e këtu se gjej atëherë shikoi prej fjalëve të shokëve të Tij [sal-lallahu alejhi ve sel-leme] dhe zgjedhi prej tyre. Pas tyre (d.m.th. nëse në asnjë prej tyre nuk gjej asgjë) nuk shikoj në fjalët e Ibrahimit (En-Neha’iut), Sha’biut , Hasanit (El Basri) e as në fjalët e Ibën Sirinit dhe Ibën El Musejjibit por japë mendimin tim siç e kan dhënë ata mendimin e tyre.

    Ebu Hanifeja [rahimehull-llah] për dallim prej tjerëve nuk mjaftohet me kuptimin e thjeshtë të nususeve (teksteve të Kur’anit dhe sunnetit) por kërkon edhe kuptime të tjera që mun të kuptohen nga teksti.

    Analogjia dhe përdorimi i logjikës në pika të gjëra nuk janë veçori të medh-hebit të tij për shkak të refuzimit të haditheve por për shkak të kushteve të vështira që i vendoi për pranimin e hadithit sepse Kufa ka qenë e njohur si vend ku fabrikohen hadithet ashtu siç farkoheshin monedhat e dirhemit.

    Ebu Hanifeja [rahimehull-llah] ka qenë i njohur si imam i cili i pari filloi të japë fetva për gjërat që akoma nuk kishin ndodhur por që supozohet se do të ndodhin thuhet se kishte shenuar afro 60000 fetva për çështje të llojit të tillë.

    NXËNËSIT E TIJ:

    • Ebu Jusufi, Jakub ibën Ibrahim Kadiu [rahimehull-llah] ishte i pari që shkroi libër të mëdh-hebit Hanefij. Prej librave që i shkroi të ruajtuar janë “El Athar” dhe “Kitabul ihtilaf bejne Ebi Hanifete ve Ibën Ebi Lejla”

    • Muhammed ibën El Hasen Esh-Shejbani [rahimehull-llah] të cilit i takon nderi të quhet përpiluesi i medh-hebit edhe pse një kohë të shkurtë mësoi tek Imam Ebu Hanifeja [rahimehull-llah]. Ai gjithashtu mësoi tek Sufjani [rahimehull-llah], Euzaiu [rahimehull-llah] udhëtoi në Medine ku u takua me Imam Malikun [rahimehull-llah] nga i cili përfitoi gjithashtu.

    DISA FJALË TË IMAMËVE PËR IMAM EBU HANIFEN [RAHIMEHULL-LLAH]:

    • Imam Shafi’iu [rahimehull-llah] ka thënë: Ne gjithë jemi pauses të Imam Ebu Hanifës në lëminë e fikhut

    • Sufjan Et-Theuriu [rahimehull-llah] ka thënë: Ebu Hanifeja [rahimehull-llah] ka qenë më i dituri në botë në lëminë e fikhut në kohën e tij.

    • Të njejtën fjalë e kanë thënë edhe Ibën Mubareku [rahimehull-llah].

    • Fudajl ibën Ijadi [rahimehull-llah] ka thënë: Ebu Hanifeja [rahimehull-llah] ishte njeri i njohur me fikh dhe i njeri i përmbajtur nga gjërat e dyshimta ÇáæÑÚ…

    Durimtar në kërkimin dhe përhapjen e diturisë, dallohej me heshtje përpos kur fillonte biseda për hallalin dhe haramin, në mënyrë të bukur prezantonte të vërtetën…

    Nuk e pranonte pasurinë e Sulltanit (halifës)

    • Thotë Dhehebiu [rahimehull-llah]: I pari i gjeneratës së tij në lëminë e fikhut dhe zberthimin e meseleve…

    Ishte prej bujarëve, i dalluar me ibadet, namaz të natës, lexim të Kur’anit All-llahu qoftë i kënaqur me të…

    • Thotë Ibën Kethiri [rahimehull-llah]: Imam Ebu Hanifeja, Fekihu i Irakut, prej personalitetëve më të dalluar të botës dhe një prej Imamëve të Islamit…

    • Thotë Ibën Imadi [rahimehull-llah]: Ishte prej të mençurve, bashkoi fikhun dhe ibadetin, bujarinë dhe të përmbajturit nga gjërat e dyshimta ÇáæÑÚ, nuk i pranonte dhuratat e shtetit….

    VDEKJA E TIJ:

    Me 11 Xhumadel Ula të vitit 150H (14 qërshor 767G) ndërroi jetë Imam Ebu Hanifeja pasiqë mbushi botën me dituri. All-llahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjërë. Amin.

    www.islamvizion.com
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Ndërroi jetën Haxhi Hafiz Sabri Koçi
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-07-2004, 15:24
  5. Zonat kulturore e civilizimit islam
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 17:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •