Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 37 prej 37
  1. #31
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124

    BINAZE KACABAÇI-DAUTI

    Hoxha Hanmi

    Binaze Kacabaçi-Dauti me pseudonimin "Hoxha Hanëm" ushtroi profesionin e mësueses së besimit dhe të edukatores islame.

    Binazja është nga rrethi i Leskovcit. Qyteti i lindjes së saj është Prizreni. Duke qenë e detyruar të ndiqte prindërit e saj, ajo bëri një jetë endacake. Shkollën fillore e bëri në Edrene, ndërsa atë normale në Stamboll, ku edhe shërbeu si mësuese për pesë vjet. Më vonë ajo u shpërngul në Gjilan.

    Në vitin 1920, në moshën 29- vjeçare, ajo hapi një shkollë për vajza në shtëpinë e saj në Gjilan.
    Në kushtet e pushtimit të Kosovës nga Jugosllavia, shkollat me gjuhë mësimi shqipen qenë krejtësisht të ndaluara. Në këto rrethana të vetmet institucione për arsimimin e shqiptarëve ishin mejtepet dhe medresetë, ku mësimi jepej nga klerikë muslimanë. Është e natyrshme që regjimi sllav nuk i shihte me sy të mirë këta klerikë, të cilët ishin brumosur me botëkuptimin armiqësor ndaj sllavëve, gjë që përbënte një rrezik për shtetin jugosllav. Përveç asaj, dihet se shumë prej tyre bënin pjesë në Komitetin e Kosovës dhe kishin lidhje me udhëheqës si Ferhat Draga, Hasan Prishtina, Bajram Curri etj.

    H.Hanmi e përjetoi ndjekjen që u bëhej shqiptarëve. Ajo vërtet nuk u aktivizua në lëvizjen kombëtare, por ajo e shndërroi shtëpinë e saj në shkollë për vajzat shqiptare, dha mësime në mënyrë klandestine, duke kontribuar kështu në frymën e besimit musliman për unitetin kombëtar.
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  2. #32
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    ARIF SHALA
    Vëllezër Mos e Braktisni Drenicen

    Arif Shala është biri i Drenicës së Kosovës. Lindi më 1909 dhe që në moshë të re, kur ishte ende nxënës në mejtepin e Mulla Rifatit, shquhej në mes të shokëve të tjerë për zgjuarsinë e tij, shkathtësinë dhe karakterin e fortë. Duke qenë ende i ri, ai arriti të mësojë Kur’anin përmendësh dhe të dallohej për deklarimin e bukur që bënte. Më 1927 mbaroi medresenë e Gjakovës dhe në ato vite të rënda për Kosovën vazhdoi gjimnazin në Tiranë. Në fshatin Koroticë e Epërme, ku u caktua si imam, ai, së bashku me mësimet e fesë, u mësoi nxënësve në mënyrë ilegale dhe lexim-shkrimin e gjuhës amtare shqipe. i tronditur nga krimet që bënte xhandermaria serbe mbi popullin shqiptar, i dërgoi më 1933 letër proteste krajlit serb, Pjetrit. Më 1935, me anë të një panfleti, ftoi popullin e Kosovës të bojkotonte zgjedhjet. Por, ajo që e bëri popullor imam Arifin ishte kushtrimi i tij për te mos u shpërngulur kosovarët ne Turqi, por të qëndrojnë në trojet e veta. Falë aktivitetit të tij, asnjë familje shqiptare nga Drenica nuk emigroi në Turqi.
    Imam Arif Shala iu kundërvu fashizmit italian. Ai mori pjesë në çlirimin e Prishtinës dhe të Ferizajt. Arifi ishte njeri me karakter të fortë, me botëkuptimi të qartë islamik, me devocion patriotik deri në vetëmohim, me një dashuri të papërshkruar për vendlindjen dhe për Kosovën. Demokrat me ndjenjë dhe me zemër.
    Arifi nuk mund të pajtohej me politikën diskriminuese sllave antishqiptare dhe antikosovare. Ai doli ilegal, komit për të luftuar për lirinë e popullit dhe lirinë e besimit islam. U ndesh disa herë me patrullat e UDB-së dhe më 1 janar 1947 policia serbe, pasi e diktoi, e rrethoi dhe e vrau në mënyrë barbare, pikërisht në ditën e parë të vitit të ri. Me gjithë kundërshtimet e policisë serbe, populli i Miranit e varrosi me nderime imamin nga Drenica, Arif Shalën.
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  3. #33
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    HAFIZ YMER SHEMSIU
    Prishtinë 1895 - Sazli 1945


    Pinjoll i një familjeje intelektuale hafizësh dhe haxhijsh, Ymer Shemsiu ndoqi mësimet e mesme fillimisht në medresenë e Prishtinës e pastaj në atë të Shkupit. Por për arsye madhore nuk arriti t’i përfundojë ato. Formimin fetar dhe intelektual të tij ai e vazhdoi në rrugë autodidakte. Me vullnet të patundur arriti të zotërojë disa gjuhë të huaja si: arabishten, persishten, turqishten, gjermanishten dhe serbishten. Krahas zotërimit të këtyre gjuhëve, ai u thellua edhe në studimet letrare e, në mënyrë të vçantë, në studimet filozofike, duke formuar kështu fizionominë e intelektualit të mirëfilltë islam. Titullin Hafiz ai e mbrojti publikisht në xhaminë e boshnjakëve.
    Ymer Shemsiu është një figurë poliedrike. Ai ishte imam, poet, luftëtar, veprimtar, mësues. Në periudhën e Luftës së Parë Botërore Ymer Shemsiu hapi në fshatin Sazli një shkollë shqipe. Shkolla fatkeqësisht pati jetë të shkurtër. Pushtuesit bullgarë, kur hynë këtu, e mbyllën menjëherë këtë shkollë dhe mësuesin e saj shqiptar, Hafiz Ymerin, e lidhën me veriga dhe e burgosën në burgun e Ferizajt.
    I ngritur nga ana botëkuptimore islame, botëkuptim që e respekton lirinë dhe lufton për te, Hfz.Ymeri, i mbrujtur me dashuri për kombin, u aktivizua në shërbim të Komitetit për çlirimin Kombëtar të Kosovës dhe bëri pjesë në partinë politike shqiptaro-myslimane "Bashkimi", që kryesohej nga Ferhat Draga. Në këtë kohë, Hfz.Ymeri shpërtheu me tërë përsonalitetin e tij, bashkëpunoi me lëvizjen kaçake kombëtare, këndoi me çifteli këngë që evokojnë të shkuaren e lavdishme të kombit, formuloi ilahi dhe thuri poezi me metrika të ndryshme, por ku mbizotëron vargu popullor.
    Një aspekt tjetër i veprimtarisë së Hfz. Ymer Shemsiut është edhe organizimi i mësimit të gjuhës shqipe fshehurazi. Në xhaminë e Talimocit, ku shërbente si imam i saj, ngriti Komitetin e Kosovës. Në këtë kohë ai jepte mësimin e gjuhës shqipe fshehurazi dhe, në të njëjten kohë, mbante dhe mejtepin. Mësimin, në lokalin e ngritur nga vetë populli, e vazhdoi që nga viti 1934 deri me 1941. Në këtë mejtep, Hfz.Ymeri zhvilloi një punë pedagogjike përtej programit që zhvillohej në mejtep. Përveç shkrim-leximit në gjuhët orientale, ai u mësoi nxënësve dhe shkrim-lexim në gjuhën amtare shqipe dhe i përgatiti ata me njohuri dhe aftësi të vlefshme për jetën e përditshme.
    Në veprimtarinë e tij zë një vend të rëndësishëm edhe krijimtaria si rapsod i talentuar. Talenti i rapsodit kronikan shoqërohej nga virtuoziteti i tij si vallëtar i shkëlqyer. Ai i hartonte vetë këngët, i këndonte me çifteli dhe i kërcente me lëvizje karakteristike shqiptare. Protagonistë dhe tema të rapsodive dhe të këngëve të tij qenë heronjtë e kombit, betejat, bëmat e ndryshme, duke na dhënë kështu tabllo realiste të kohës. Nga krijimtaria e tij spikat poema "Nazmi Gafurri".
    Për këto cilësi, Hfz.Ymer Shemsiun studuesit e quajtën "Bard i Kosovës". "Bardi i Kosovës" e sfidoi policinë serbe duke u mësuar shqip nxënësve dhe popullit, duke shkruar shqip dhe duke shtypur shqip. Ai hartoi rreth 30 ilahi shqip, që kapin rreth 1000 vargje dhe përçoi te nxënësit dhe populli besimin islam. Ai ka një qëndrim të prerë dhe një mendim të qartë për bashkimin e popullit, për luftën kundër përçarjes fetare dhe asaj kombëtare."Të mbrosh fenë islame për kohën e poetit ishte luftë për kombin shqiptar, ta mbrosh gjuhën shqipe ishte heroizëm kombëtar, të përpiqesh për lirinë, ta ndihmosh rezistencën shqiptare kundër denacionalizmit të Kosovës, kundër shpërnguljes së shqiptarëve, ishte luftë patriotike, ishte sakrificë e heroizëm kombëtar". Hfz.Ymeri ishte për një Shqipëri etnike. Ai mori pjesë aktive për realizimin e kësaj ideje, duke ngjallur armiqësinë e pushtetit serb ndaj tij. Vdiq në mënyrë të dhëmbshme, por të madhërishme, që konkretizohet në fjalët e fundit të tij: "Lamtumirë o populli im! Për ty dhashë atë që mund ta jepnja: pasurinë, familjen, veten. Për ty do të vijnë ditë më të mira".

    SHKUPI
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  4. #34
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124

    MULLA HYSEN LATIFI

    Themelues i Qendrës Shqiptare Islame
    në Bruksel


    Mulla Hysen Latifi është një nga teologët e shquar të Kosovës, nga Gjilani. Ai kalon me sukses të gjitha hallkat e arsimit fetar në vend dhe në Kajro, duke përfunduar universitetin, Mulla Hyseni punoi rreth 18 vjet si profesor në Universitetete të Arabisë Saudite.

    Ai ishte shfaqur gjithnjë i shqetësuar për fatet e atdheut të vet të cunguar, për Kosovën e tij të shumë vuajtur, malli për të cilën e përvëloi gjatë gjithë viteve.

    Edhe kur transferohet imam në qendren Islamike në Belgjikë, Bruksel, ku edhe krijohet Bashkësia Muslimane Kulturore Shqiptare, Mulla Hyseni punon me një entuziazëm të jashtëzakonshëm, duke ligjëruar në gjuhën amtare shqipe, duke u bërë kështu edhe një propagandues i madh për njohjen e historisë së popullit tonë e të popujve të tjerë, duke ua transmetuar këto njohuri besimtarëve të të gjitha moshave.

    Mulla Hyseni u shqua për punën e kualifikuar që zhvilloi me breznitë e reja në emigracion në edukimin fetar e atdhetar, me ndjenja të larta atdhetarie e humanizmi, duke u pergatitur plejada të rinjsh kundër asimilimit të huaj, që ishte një rrezik real dhe i drejtëpërdrejtë.

    Mulla Hyseni, mësuesi i apasionuar i breznive shqiptare, në fushën fetare, historike e sociale, vdiq në Stamboll me 2 tetor 1993, në kulmin e mallit për të parë Kosovën e tij. Këtë mall, si për Kosovën dhe Tiranën Mulla Hyseni e ka shfaqur edhe shumë herë, duke e shoqëruar edhe me udhëtime të veçanta për të dy trevat e Atdheut të copëtuar.

    SHKUPJANI
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  5. #35
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124

    HAXHI HAFIZ MAHMUT DASHI

    Studjues i apasionuar dhe ligjërues i rrallë

    Shkenca e edukimit bashkëkohor, përfshirë edhe pedagogjinë, shkrijnë në një, veprimtarin edukative të teologut, pedagogut, didaktit, kur këto fusha janë zhvilluar në nivelin e duhur. Këto drejtime veprimtarie janë harmonizuar e shkrirë natyrshëm në personalitetine Haxhi Hafiz Mahmut Dashit nga Tirana.
    I lindur në Tiranë në vitin 1873, Mahmut Dashi trashëgoi traditën e pasur të familjes e të paraardhësve të tij, në fushën fetare e atdhetare, me aftësinë e theksuar rrezatuese tek mikro e makromjedisi i tyre nëpërmjet fjalës së zgjedhur e të argumentuar, e cila natyrshëm shkonte drejtë e në zemrat e mendjet e të pranishmëve. Ai ishte një interpretues i aftë i Kur’anit dhe të Hadithit. Punoi si profesor i jurisprudencës islame në Medresenë e Përgjithshme të Tiranës, deri në vitin 1961, kur u mbyll ky institucion nga regjimi monist, vit në të cilin ndrroi jetë edhe hafizi.
    Mahmut Dashi i dha përparësi të veçantë punës edukative me njerëzit, duke nënvizuar se nuk njeri të paedukueshëm, se me njeriun duhet menduar e i gjetur gjuha, që edhe ujku të zbutet, e të mos mbetemi duke u marrë vetëm me qingjat.
    Veprimtaria e tij ishte shumë e gjerë, ai nuk mjaftohej vetëm me ngarkesën mësimore në Medresenë e Tiranës, por punoi edhe si predikues në xhaminë e rrugës së Kavajës, e cila sot quhet "Xhamia e Haxhi Hafiz Mahmut Dashit".
    Veprimtaria e tij pedagogjike la gjurmë të thella tek shumë nxënës të tij, mjaft prej të cilëve punuan e u afirmuan si personalitete të shquara kombëtare e fetare, arsimore e kulturore, nëmes të cilëve shquhen studiues të shquar orientalistë si Vexhi Buharaja, teolog e studiues si Hasan Selami, Ejub Faslia, Hakil Repishti, studiues si Shaban Demiraj në fushën filologjike, etj.
    Veprimtaria atdhetare e Mahmut Dashit është vlerësuar me dekoratën për veprimtari patriotike", për një aktivitet të pandërprerë në dobi të kulturës kombëtare.
    Kështu teologu dhe pedagogu i shquar ka hyrë me dinjitet në historinë e kulturës shqiptare e të arsimit në veçanti, duke mbetur një shembull i madhërishëm i edukatës dhe i kulturës shqiptare.

    SHKUPJANI
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  6. #36
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124

    HAXHI HAFIZ MAHMUT DASHI

    Studjues i apasionuar dhe ligjërues i rrallë

    Shkenca e edukimit bashkëkohor, përfshirë edhe pedagogjinë, shkrijnë në një, veprimtarin edukative të teologut, pedagogut, didaktit, kur këto fusha janë zhvilluar në nivelin e duhur. Këto drejtime veprimtarie janë harmonizuar e shkrirë natyrshëm në personalitetine Haxhi Hafiz Mahmut Dashit nga Tirana.
    I lindur në Tiranë në vitin 1873, Mahmut Dashi trashëgoi traditën e pasur të familjes e të paraardhësve të tij, në fushën fetare e atdhetare, me aftësinë e theksuar rrezatuese tek mikro e makromjedisi i tyre nëpërmjet fjalës së zgjedhur e të argumentuar, e cila natyrshëm shkonte drejtë e në zemrat e mendjet e të pranishmëve. Ai ishte një interpretues i aftë i Kur’anit dhe të Hadithit. Punoi si profesor i jurisprudencës islame në Medresenë e Përgjithshme të Tiranës, deri në vitin 1961, kur u mbyll ky institucion nga regjimi monist, vit në të cilin ndrroi jetë edhe hafizi.
    Mahmut Dashi i dha përparësi të veçantë punës edukative me njerëzit, duke nënvizuar se nuk njeri të paedukueshëm, se me njeriun duhet menduar e i gjetur gjuha, që edhe ujku të zbutet, e të mos mbetemi duke u marrë vetëm me qingjat.
    Veprimtaria e tij ishte shumë e gjerë, ai nuk mjaftohej vetëm me ngarkesën mësimore në Medresenë e Tiranës, por punoi edhe si predikues në xhaminë e rrugës së Kavajës, e cila sot quhet "Xhamia e Haxhi Hafiz Mahmut Dashit".
    Veprimtaria e tij pedagogjike la gjurmë të thella tek shumë nxënës të tij, mjaft prej të cilëve punuan e u afirmuan si personalitete të shquara kombëtare e fetare, arsimore e kulturore, nëmes të cilëve shquhen studiues të shquar orientalistë si Vexhi Buharaja, teolog e studiues si Hasan Selami, Ejub Faslia, Hakil Repishti, studiues si Shaban Demiraj në fushën filologjike, etj.
    Veprimtaria atdhetare e Mahmut Dashit është vlerësuar me dekoratën për veprimtari patriotike", për një aktivitet të pandërprerë në dobi të kulturës kombëtare.
    Kështu teologu dhe pedagogu i shquar ka hyrë me dinjitet në historinë e kulturës shqiptare e të arsimit në veçanti, duke mbetur një shembull i madhërishëm i edukatës dhe i kulturës shqiptare.

    SHKUPJANI
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  7. #37
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    Muhammed el-Gazali
    11 vjetori i përshëndetjes së fundit
    me kalorësin e minbereve




    Me 9 mars të këtij viti u mbushen plot 11 vjet që kur u largua nga ne kalorësi i minbereve, shkelqësia e dijetarit të madh, ai i cili i mahniste dëgjuesit kur ligjeronte me gjuhen e bukur që flsite, me metodën precize kur shpjegonte, me stilin e rrallë letrar kur shkruante.

    Posedonte cilësi që rrallë kush i kishte; besimtar me besim të sinqertë, muxhahid në arenat e thirrjes islame. Jetoi për Islamin, ishte shërbetor i kësaj feje gjerë atëherë edhe kur e dha emanetin e fundit.

    U angazhua në botimin e librave, me shkrime të njëpasnjëshme nëpër gazeta e revista, me emisione debative nëpër mediume, duke shpjeguar vlerat e larta të fesë islame. All-llahu i kishte dhuruar mendime të thella dhe precize, kulturë të gjerë, njohuri të mëdha rreth fesë. Filloi të shkruajë libra ne sferën e mendimit islam, ta ngjallë Ummetin, të ndërtojë gjeneratën e shëndoshë islame, t’u hapë rrugët dhe të edukojë të rinjtë, të filtrojë mendjet... Kishte një gjuhë të pastër shpjegimi, saqë i tërhiqte të gjithë ata që e dëgjonin njëherë, ua përfitonte zemrat njerëzve me metodën e ëmbël dhe kuptimplotë që posedonte. Ishte po i njëjti edhe kur binte qëndrime për çështje të ndryshme islame, por edhe kur ligjeronte. Dijetarët thanë se ai ishte “medreseja e mendimit islam”; kur e shikoje atë, do të bindeshe se është trashëgimtar i Profetëve.
    Ah, sa të rrallë janë këta njerëz, andaj edhe meritojnë të përkujtohen, sepse në mesin tonë lënë një dituri dhe veprimtari të bollshme, edhe pse ka kohë që janë larguar nga ne. I tillë ishte dijetari dhe muxhahidi Muhammed el-Gazali, All-llahu e mëshiroftë.

    Lindja dhe prejardhja

    Muhammed el-Gazali u lind në vitin 1335 Hixhri - 1917 m. në fshatin Nekla el-Aineb, në qendër të Mahmudijes, rrethina e Buhajrës në veri të Egjiptit. U lind në një familje fisnike, u edukua në një rreth të besimtarëve të sinqertë. Ishte fëmiju më i madh në familje. Babai i tij ishtë një tregëtar të cilin të gjithë e njihnin për sinqeritetin dhe besnikërinë që posedonte. E mësoi Kur’anin përmendësh dhe i lexoi të gjithë librat e hadithit në shtëpinë e babait që në fëmijërijë, para se të regjistrohej ne shkollë. Pastaj u regjistrua në institutin fetar të Aleksandrisë, i cili njihej si shkollë fillore, dhe ndejti në Aleksandri deri sa mbaroi edhe shkollën e mesme të Az’harit.

    Student në Kajro dhe kontaktet me Hasan el-Bennanë

    U transferua në Kajro në vitin 1356 hixhri - 1937 m. Atje u regjistrua në Univerzitetin e Az’harit, në fakultetin “Usul ed-Din” (Bazat e Fesë). Gjatë qëndrimit në Kajro si student, u lidh ngushtë me Hasan el-Bennanë dhe kishte takime te rregullta me të. U bë njëri nga shokët e afërt të tij. Hasan el-Benna vërejti se Muhammed Gazaliu posedon dituri dhe mendime të forta dhe precize për fenë dhe veprimtarinë islame, kështu që kërkoi nga ai në atë kohë që të shkruaj për revistën “Vëllezërit Muslimanë”. Në punimin apo kolumnën e parë që e shkroi, u vërejt qartë se posedonte cilësi të rralla të mendimit islam. Në atë kohë Gazali ishte viti i tretë në fakultet. Menjëherë pas përfundimit të fakultetit, u punësua si ligjërues i ditës së xhuma në një nga xhamitë e mëdha të Kajros. Ishte tepër i ndikuar nga dijetari Muhammed Sheltut, All-llahu e Mëshiroftë, dhe Shehid Hasan el-Benna.
    Nga viti 1943 filloi udhëtimi i tij në rugën e veprimtarisë islame.

    Në arenën e thirrjes dhe mendimit islam

    Ishte kjo arena për të cilën të gjithë thonin se Muhammed Gazaliu sikur të ishte krijuar. Ishte metoda e thirrjes islame, me shikim të thellë e me ide precize, e shoqëruar me fjali të thurrura nga një gjuhë e pastër. Atë kohë ai posedonte një kapitull të rëndësishëm në revistën “Vëllezërit Muslimanë”, e titulluar “Përshtypje të gjalla”. Aty shkruante për çështje islame me rëndësi, për problemet bashkëkohore që i rrethojnë muslimanët. Shkruajti shumë kundër dhunës që i bëhej shoqërisë islame, për mendimin islam bashkëkohor; bënte edhe kritika nga më të ndryshmet dhe ua drejtonte atyre që e ndanin shoqërinë ne klasa të ndryshme dhe e dinin veten se janë më të lartit apo sunduesit.

    Pas pak u shfaq në bibliotekat islame edhe botimi i parë i Gazaliut me titull Islami dhe gjendja ekonomike, në vitin 1947, duke bërë të ditur në të se Islami është ai që jep ide dhe mendime më të shëndosha ekonomike dhe i cili mund të shëron problematikat që janë shfaqur në shoqëri. Pastaj këtij libri iu shoqërua edhe libri tjetër me titullin Islami dhe sistemi socialist, libër ky i cili e plotësonte botimin e parë në arenën e ekonomisë islame, duke shpjeguar në të sigurimet se çfarë nënkuptohet me sigurimet shoqërore dhe cila është rëndësia e personit ndaj Ummetit dhe e Ummetiti ndaj personit. Pas pak u botua edhe libri i tretë i tij, me titull Islami i akuzuar ndërmjet komunizmit dhe kapitalizmit. Që në vitet e rinisë, me këto tre libra, vërehet qasja e tij për shërimin e problematikës me të cilën ishte rrethuar shoqëria.

    Në burg

    Vazhdoi dijetari Muhammed el-Gazali të veprojë në arenën e thirjes islame, sa edhe u bë i njohur ne shoqërinë islame për sinqeritetin dhe embëlsinë e gjuhës që e posedonte.

    Në muajin sefer të vitit 1368 hixhrij-dhjetor 1948 m., u soll vendimi për mbylljen e veprimtarisë së Organizatës “Vëllezërit Muslimanë”. Po të njëjtin vit u burgosën shumë nga anëtarët e kësaj organizate, njëri ndër të cilët ishte edhe Muhammed el-Gazali.
    Nga fundi i vitit 1949 erdhi vendimi që Gazaliu të lirohet nga burgu. Ai menjëherë vazhdoi veprimtarinë e artë në arenën e thirrjes islame dhe përpilimit të librave në ndihmë të fesë dhe në qartësim të së vërtetës. Ai asnjiherë nuk u ndal nga publikimi i artikujve nëpër gazeta, nga shkrimi i librave, mbajtja e ligjaratave dhe hutbeve. Ishte kjo një veprimtari e gjerë e tij, bibliotekat u mbushën me librat e dijetarit Muhammed el-Gazali, të cilat kishin një vend të posaçëm në botën e mendimit islam.
    Muhammed el-Gazali është autor i mbi 70 titujve.

    Në kohën e Xhemal Abdu Nasir dhe Enver Sadat

    Në vitin 1952, pas kryengritjes dhe fitores së Xhemal Abdu Nasirit, “Vëllezërit Muslimanë” ishin një nga hallka kryesore e kësaj Lëvizje. Pas kryengritjes ata u tradhtuan nga kryetari i Egjiptit, Naseri, me ç’rast u burgosën shumë nga anëtarët e “Vëllezërve Muslimanë”. Kështu që problemet vazhdonin edhe mbi vetë Gazaliun, duke e akuzuar për shkrimet dhe metodën e veprimtarisë, për çka disa herë edhe u morr nëpër biseda informative.
    Të njëjtën veprimtari dijetari Muhammed Gazali e vazhdoi edhe në kohën e Enver Sadatit, kryetari i Egjiptit pas Naserit.
    Në atë kohë ishte ligjërues në xhaminë “Amr ibn As” në Kajro. Përndjekjet dhe bisedat informative ende nuk kishin të ndalur, burgimet mujore të dijetarit vazhdonin, por ai asnjëherë nuk ndaloi së vepruari në arenën e thirrjes dhe mendimit të ri islam. Shpesh herë ligjëratat e ditës së xhuma nuk i shkonin për qejfi udhëheqësisë së Egjiptit, por Gazaliu thoshte se e vërteta duhet gjithmonë të thuhet, edhe pse për dikë është e hidhur. Nuk kishin mundësi ta ndërrojnë stilin e ligjërimit dhe të shkrimit që kishte Gazaliu, andaj edhe vendosën ta largojnë nga pozita e ligjëruesit në këtë xhami me vendim të Ministrisë së Vakëfit.

    Vazhdon veprimtarinë në Arabinë Saudite dhe Algjeri

    Pas largimit si ligjërues në xhami, Muhammed el-Gazali u ftua nga mbretëria e Arabisë Saudite që të ligjërojë në Universitetin “Umul Kura” në Mekë. Aty ai vazhdoi veprimtarinë e tij shtatë vjet me radhë. Për çdo javë ishte i pranishëm nëpër mediume, artikujt e tij botoheshin regullisht në revistat islame, veprimtaria e tij aspak nuk ndaloi në ndihmë të Islamit dhe muslimanëve.

    Pas kësaj periudhe veprimtarie si profesor në Mbretërinë e Arabisë Saudite, dijetari Muhammed el-Gazali u transferua në Algjeri me ftesë të Këshillit edukativ të Universitetit “El Emir Abdul Kadir el-Islamije” në Kostantinije. Atje vazhdoi një veprimtari të gjerë në universitet, duke e zgjeruar po të njëjtin universitet me disa fakultete dhe ishte kreator kryesor i sistemit të studimit në universitet. Pastaj bëri çmos që po i njëjti universitet, me po të njëjtat fakultete, të jetë prezent në çdo qytet të Algjerisë, gjë kjo që edhe ndodhi pas një mundi shumë të madh.

    Veprimtaria e tij nëpër mediume nuk kishte të ndalur. اdo të hëne ai ishte drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror të Algjerit. Asnjëherë algjerianët nuk kishin dëgjuar këtë metodë të shpjegimit dhe mendimit islam, metod kjo e cila ju jepte model për ta kuptuar jetën dhe qëllimin e fesë islame.

    Shumica e dijetarëve të Algjerisë thonin se Muhammed el-Gazali është vazhdim i rrugës dhe medresesë së mendimit të ri islam që e kishin pasur dijetarët algjerianë si Abdulhamid Bin Badis dhe Muhammed Beshir Ibrahimi.

    Dhe pas plot 7 viteve që kaloi në Algjeri, Muhammed Gazaliu përsëri u kthye në Egjipt, në mënyrë që ta plotësojë rrugën që e kishte marrë në arenën e thirjes islame, të cilës ia kishte kushtuar tërë jetën. Filloi të ligjërojë përsëri dhe të botojë libra me tema që e tangonin shoqërinë islame. Ishte modest në këtë dynja dhe asnjëherë nuk vrapoi pas postit, madje as atëherë kur shteti egjiptian kërkoi nga ai që të bëhet Ministër i Vakëfit.

    Lamtumira e fundit

    Në Ramazanin e tij të fundit, në vitin 1416 hixhrij, ndejti në itikaf i mbyllur në një xhami të vogël tërë muajin e Ramazanit, në një nga fshatrat e Kajros.
    I dhuroi All-llahu dashuri të flaktë për veprimtari islame, gjë e cila u dëshmua edhe në fund të jetës së tij. E takoi All-llahun e madhërishëm me 19 Sheval 1416 hixhri - 9 mars 1996 m., kur edhe ishte duke ligjëruar në tribunën e organizuar në Rijad të Arabisë Saudite, me temën “Islami dhe Perëndimi”. Gjatë ligjërimit u vërejtën shqetësimet në fytyrën e dijetarit dhe u dërgua menjiherë në spital. Mjekët lajmëruan se dijetari Muhammed el-Gazali kishte pasur sulm në zemër. Pak më vonë, po të njëjtën ditë, edhe ndërroi jetë. Ishte afër viteve të 80-ta.
    E filloi jetën me Islam si hafiz i Kur’anit, kurse e kaloi tërë atë si kalorës i veprimtarisë islame. Ishte prind i shtatë fëmijëve, dy djemve e pesë vajzave. U varros në varrezat “Bekia” në Medine, ashtu siç edhe e kishte lënë emanet sa ishte gjallë.

    Dijetari Muhammed el-Gazali, All-llahu e mëshiroftë, gjithmon kërkonte që njerëzit të meditojnë dhe logjikojnë për ta njohur All-llahun Fuqiplotë; ta njohin All-llahun me mendjet e tyre, që t’ju thellohet besimi në zemrat e tyre në bazë të themeleve të forta islame.

    Lusim All-llahun Fuqiplotë që ta mëshirojë dijetarin Muhammed el-Gazali dhe ta bëjë Xhennetin e Firdeusit vendbanim të tij të përjetshëm.


    Shkupjani
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Ndërroi jetën Haxhi Hafiz Sabri Koçi
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-07-2004, 15:24
  5. Zonat kulturore e civilizimit islam
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 17:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •