Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 37
  1. #21
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    Imam Vehbi Ismaili
    Personalitet i Shkencës Islame Në Të Gjitha Mjediset Shqiptare

    Imam Vehbi Ismaili është përsonalitet i shkencës islame në të gjitha mjediset shqiptare. Në fondin e bibliotekës islame në gjuhën shqipe, ai zë një ndër vendet më dinjitoze, për atë punë këmbëngulëse që ka bërë në fushën e studimeve dhe të botimeve islame. Eshtë autor i mbi tridhjetë veprave, kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar për kontinentin e Amerikës Veriore dhe imam në Qendrën Islame Shqiptaro-Amerikane në Miçigan.
    Jeta e Imam Vehbi Ismailit është e mbushur me veprimtari për besimin islam dhe e mbushur nga malli për atdheun e tij, të cilin prej gati gjashtë dekadash e ka dëshiruar.
    Eshtë lindur në Shkodër më 25 nëntor 1919, në një familje intelektuale, të njohur për dije e të rrethuar me respekt nga qytetarët dashamirës të dijes dhe kulturës.
    Në vitin 1937 regjistrohet në Universitetin Al-Ezher të Kajros ku studioi deri në vitin 1945, duke u diplomuar në teologji.
    Rrethanat e krijuara në Shqipëri ia bënë të pamundur kthimin e tij në atdhe. Vazhdoi punën e nisur që kur ishte student, duke përkthyer në gjuhën arabe novela nga letërsia shqipe, duke i botuar në dy revistat e përjavshme letrare "El-Risaleh" (Mesazhi) dhe "Eyh-thakafeh" (Kultura). Përveç këtyre, botoi edhe në disa revista të tjera, si në "El-Hilal" dhe "El-Katib", në të cilat shkruante tregime të nxjerra nga historia islame. Shumica e novelave u botuan në përmbledhjen "El-Medudhehebi" (Djepi i artë).
    I ftuar nga Shoqëria Shqiptaro-Amerikane Muslimane në Detroid, në fund të prillit 1949 arriti atje si udhëheqës i tyre fetar, ku u prit shumë mirë. Në mes punëve organizuese, u mor edhe me botimin e një reviste fetare kulturore, me titull: "Jeta myslimane shqiptare", që dilte katër herë në vit, me nga 64 faqe, në gjuhën shqipe dhe angleze, e cila vazhdoi për tetë vjet, deri kur u ndërpre për arsye ekonomike.
    Më 6 qershor 1951 u hap një ndërtesë e adoptuar si vatër e aktiviteteve fetare e kombëtare, dhe më 23 shkurt 1963 u hap xhamia e re, Qendra Islame Shqiptare, e cila u pasua nga të tjerat. Sot në Amerikë ka me mijëra xhami të ndërtuara dhe një numër të konsiderueshëm shkollash e qendrash muslimane.
    I zhuritur nga malli për atdhe, imam Vehbiu ka vizituar tri herë Kosovën, duke parë nga larg atdheun e tij. "Më dukej sikur e shikoja nga larg atdheun, sidomos kur shkoja në Dibër, në Hot... e hiqsha një pjesë të mallit" ka deklaruar në një intervistë që i ka dhënë organit "Thirrja Islame" që del në Amerikë.
    Pas 49 vjetësh, në nëntor të vitit 1988 vjen në atdhe dhe për herë të dytë në kohën e proceseve demokratike në krye të një delegacioni. Pas kësaj vizite ka dhënë mendime se çfarë duhej bërë për besimin islam në Shqipëri.
    Në vargun e botimeve të shumta e me vlerë që ka bërë Imam Vehbiu, ka mbledhur edhe shkrime të zgjedhura të botuara nga personalitete shqiptare. Me shpirtëgjerësi e pa paragjykim i ka botuar ato duke nxitur kështu tërheqjen e mendimit dhe të punimeve të intelektualëve shqiptarë në dobi të kulturës islame e asaj shqiptare.
    Imam Vehbiu vazhdon të punojë edhe në fushën e shkencës së islamit e t’i japë lexuesit vepra me vlerë për të gjitha nivelet e mbarë viset shqiptare.


    www.islamvizion.com
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  2. #22
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    SHERIF AHMETI
    Përkthyesi në Shqipe i Kur’anit

    Sherif Ahmeti, përkthyesi në shqip i Kur’anit, jetoi e punoi kur Kosova me të gjitha trevat e saj me shqipe të kulluar, për vetë rrethanat e veçanta të krijuara që pas dekadës së parë të këtij shekulli, në përpjekje për të mbijetuar nga sundimi kompleks serb, pati shumë raste, kur hoxhallarë të niveleve të ndryshme, u bashkuan në një çështje të madhe. Përveç veprimtarisë fetare, ata angazhohen edhe në zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe, madje shumë herë edhe duke i zhvilluar paralelisht të dy detyrat. Fillimisht kjo e ka burimin në moslejimin e mësimit në gjuhën amtare nga organet pushtuese dhe, në periudhën e mëvonshme, edhe në frenimin e ushtrimit të fesë për arsye indoktrinuese, ateiste.
    Sherif B. Ahmeti, arsimin fillor dhe atë të mesmin (medresenë) i bëri në Prishtinë. Duke pasur edhe formim në gjuhën amtare, ai punoi si mësues në fshatrat Banullë, Gadime, Sllovijë, duke vazhduar paralelisht edhe shkollën normale, të cilën e përfundon me sukses. Veprimtaria e tij arsimore la mbresa në nxënësit e atyre fshatrave dhe në prindërit e tyre.
    Në vitin 1965 e ngarkojnë si mësimdhënës në medresenë "Alauddin" të Prishtinës, ndërsa në vitin 1970 e deri në vitin 1984 ishte drejtor i saj. Më 1985 u ngarkua me detyrën e Myftiut të Prishtinës, të cilën e kreu deri në vitin 1990, kur kishte mbushur moshën 70 vjeç dhe e nxjerrin në pension. Por, që me hapjen e Fakultetit Teologjik në Prishtinë, Sherif Ahmeti angazhohet edhe si mësimdhënës i "Akaidit"...
    Veprimtaria e tij shumë me vlerë është edhe në fushën e studimeve dhe të botimeve që bëri. Që në vitin 1968 ai ishte kryeredaktor i revistës fetare "Buletini", që i para priu "Edukatës Islame", në të cilën qe njëkohësisht si drejtues deri në vitin 1983.
    Ai bëri emër të nderuar edhe në fushën e përkthimeve. Në vitin 1987, pasi kishte përkthyer më parë nga arabishtja suren "Jasin", dorëzoi në shtyp përkthimin e Kur’anit me komentim, i cili u ribotua në Tripoli në 50 mijë kopje, në Kairo në 30 mijë dhe në Medinë në një milion kopje.
    Sherif Ahmeti është edhe autor i veprës dinjitoze "Komente dhe mendime islame", prej afër 400 faqesh, botuar në Prishtinë, më 1995, e cila është një ndihmesë e çmuar për ngritjen e vetëdijes islame të popullit shqiptar, ku përmblidhen punime, një pjesë e të cilave të shkruara në kohën e censurës ateiste.



    www.islamvizion.com
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  3. #23
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    Hafiz Sabri Koçi
    Punëtori i shquar për besimin islam

    Veprimtaria për besimin islam në vitet e pas Luftës së Dytë Botërore dhe sidomos në vitet e demokratizimit të vendit, ringjallja e institucioneve të besimit islam jo vetëm në Shkodër e në Veri të vendit, por në mbarë Shqipërinë, është e lidhur ngushtë edhe me veprimtarinë e Haxhi Hafiz Sabri Koçit.

    I lindur më 14 maj 1921 në Nerenë të Librazhdit, por i mbetur shpejt pa baba, erdhi me të ëmën në Shkodër, në lagjen që sot quhet "Vojo Kushi" e në rrugën, që mban emrin e mësuesit dëshmor "Shyqyri Haxhia".


    Hafiz Sabri Koci, prane selise se Komunitetit Musliman, Tirane
    Që në moshën 7 vjeç filloi mësimet në medresenë e qytetit, duke mësuar me zell të madh leximin e Kur’anit, texhvidin dhe rregullat tjera nga parimet bazë të fesë islame. Në moshën 16 vjeç filloi të ushtrojë detyrën e mual-limit nëpër xhamitë dhe mejtepet e Shkodrës. Djaloshi i zgjuar, por i varfër, i detyruar për nevoja ekonomike familjare, nuk arriti të ndjekë studimet e larta, duke u aktivizuar si imam në Drisht, një fshat i Shkodrës. Në vitet e Luftës, 1939 deri më 1943, shërbeu imam në xhaminë e lagjes "Dudas" e më vonë në "Rus". Hafiz Sabri Koçi nuk pushoi së studiuari si autodidakt, duke shfrytëzuar me mençuri edhe mundësitë e mëdha që kishte Shkodra, si një qendër e vjetër e kulturës shqiptare, përfshirë edhe kulturën islame, si vatër e përgatitjes dhe e shërbimit të shumë hoxhallarëve të shquar, ndikimi i të cilëve ishte i pranishëm edhe për Hafizin e ri, që gjithnjë e më shumë po tërhiqte vëmendjen e xhematit të tij, respektin e adhurimin e tij.

    Duke punuar e studiuar pareshtur, Hafiz Koçi zgjeroi edhe më tej nivelin e tij, duke fituar njohuri të thella për Sarfin, Navfin, Usulifikhun, Usul hadithin, Tefsirin, Akaidin, Allakun etj.



    Te Hafiz Sabri Koçi lanë gjurmë në formimin e tij disa personalitete, sidomos Hafiz Muhamet Kastrati, Haxhi Muhamet Bekteshi, Hfz. Sabri Bushati, Sheh Qazim Hoxha, etj. Ixhazetin e mori nga myderrizi Muhamet Bekteshi.

    Afirmimi i tij në Shkodër nuk i pëlqente regjimit, prandaj e transferuan në Krujë, ku, me kërkesë të banorëve atje, caktohet Myfti i Krujës. Me kërkesë të tij, Komuniteti Musliman e kthen në Shkodër sërish, por gjithnjë me presion të pushtetit nuk e lejoi që të punonte si imam dhe aq më pak të mbante ligjërata. Më 1955 e caktojnë Myfti në Kavajë, ku vazhdon të punojë deri në vitin 1959.

    Hafiz Sabri Koçi shquhej për pasionin e madh në detyrë, për vazet që mbante, për energjinë e tij në kryerjen e dhumë detyrave fetare, për aftësitë që kishte në tërheqjen e njerëzve të asaj kohe e sidomos rininë në xhami dhe në mjediset shoqërore, ku ndodhej, duke u përhapur gjerësisht nami i tij si një gojëtar i shquar për problemet e besimit islam. Por kjo nuk shikohej me sy të mirë nga shteti antifetar, madje i krijonte shqetësim, sepse vinte në kundërshtim me strategjinë e tij ateiste. Prandaj edhe i shtuan lëvizjet, vëzhgimet agjenturore, kontrollet ndaj ligjëratave të tij, madje filluan përgatitjet për izolimin e arrestimin e tij.

    Për shkaqe familjare, me kërkesë të tij, kthehet në Shkodër, ku pas 6 muajsh e caktojnë si imam në xhaminë e lagjes "Rus", ku qëndroi deri në vitni 1964, kur në muajin Ramazan, pas faljes së namazit të taravisë,filluan ndjekjet sistematike nga sigurimi i shtetit. Më 4 korrik1966, në kohën kur po shkonte në xhami për faljen e ylesë, arrestohet dhe në shtator të atij viti dënohet me njëzet e tre vjet e pesë muaj burg, duke u liruar më 22.X.1986. Por nuk mjaftoi burgosja e gjatë e tij, mbasi pësoi reperkusione edhe familja e të afërmit, një praktikë kjo e monizmit për të dënuarit e rëndë.
    Nga dalja prej burgut e deri në vitin 1990, Hafizi edhe pse në moshë të thyer, u detyrua të punojë në punë fizike, çka nuk përputhesh askund me profesionin e tij.

    Me fillimin e proceseve demokratike u ngjallën shpresat edhe për besimtarët islamë. Më 1.XI.1990 Hafizit i shkojnë në vendin e punës një grup të rinjsh nga Shkodra dhe kërkojnë prej tij të bashkohej me ta për hapjen e Xhamisë së Plumbit. Entuziazmi i tyre e ringjallën Hafizin, duke ua plotësuar kërkesën me përkushtim të madh. Në datën 6 nëntor 1990, në prani të mijëra e mijëra qytetarëve e fshatarëve të periferisë, në një solemnitet të ashtëzakonshëm, fillon detyrën. Të nesërmen themeloi Komunitetin Musliman në Shkodër, në krye të të cilit u vu Hafizi, gjë që u konfirmua edhe nga një mbledhje e besimtarëve nga të gjitha trevat në Tiranë, më 18 janar 1991, me rastin e hapjes së xhamisë së parë në Tiranë. Që nga ajo kohë, Hfz. Sabri Koçi është kryetar i Komunitetit Musliman të Shqipërisë.

    Kontributi i tij për kohën që është në krye të hierarkisë më të lartë islame shqiptare është i madh. i gjendur përpara institucioneve islame plotësisht të shkatërruara, para një mungese shumë të madhe në kuadër, para një baze materiale të asgjësuar, para brezave të rinj e të rritur pa njohuritë elementare islame, para një mungese të bibliotekës islame, e filloi punën me një entuziazëm të madh, duke zgjidhur gradualisht një varg detyrash komplekse, të cilat vijojnë edhe tani, kur kemi një popull të arsimuar, një inteligjencë të madhe në numër, një rini të shkolluar, por me predispozita për të përqafuar besimin e vet, në kushte të një Evrope me rrezatime të gjithanshme kulturore e fetare.

    Hafiz Sabri Koçi punoi me ngulm për njohjen e Shqipërisë në botën islame, në sigurimin e ndihmave për ngritjen e institucioneve fetare, sidomos të xhamive, në përgatitjen urgjente dhe perspektive të kuadrit fetar etj.

    Ai u bë misionar i njohjes së Shqipërisë në vendet islamike dhe më gjerë. Nga respekti që gëzon, është zgjedhur edhe Kryetar Nderi i Këshillit Islamik për Evropën Lindore.

    www.islamvizion.com
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  4. #24
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    Lexoni me vemendje
    Me respekt Shkupjani
    www.islamvizion.com
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  5. #25
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    "Na shqiptarët, prej çdo feje qofshim, jemi të tanë vllazën gjaku dhe vllazën (vatani) atdheu. Do të shkojmë mbarë e mirë shoq me shoq si jemi tue shkue, do të punojmë së bashku për lulëzimin e atdheut tonë dhe do ta mbrojmë atë me gjakun tonë."

    Hafiz Ibrahim Dalliu





    "Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyrat kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut."



    Mulla Idris Gjilani
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  6. #26
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    VILDAN FAIK DIBRA
    Mrojtësi i Alfabetit Shqip
    Reka e Dibrës është një nga vendet ku kanë lindur shumë përsonalitete të lëvizjes kombëtare. Ata nuk janë vetëm luftëtarë me armë, por edhe luftëtarë me penë. i tillë ishte edhe Vildan Faik Dibra, nga Rimnica e Rekës.
    Vildani arsimin fillor dhe atë të mesëm e bëri në Dibër, ku kishte një arsim të zhvilluar në gjuhë të huaj turko-arabo-persiane, nga ku dolën shumë patriotë të shquar si Haxhi Vehbi Dibra, Said Najdeni (Hoxhë Voka i Dibrës), Hfz.Maliq Tanusha, nga Tanusha e Rekës, idhtar i zjarrtë i Klubit të Stambollit, Hfz.Abdurrahim Dauti, propagandues dhe mësues i gjuhës shqipe etj.
    Studimet e larta i vazhdoi në Stamboll, kur, si shumë shqiptare të tjerë, dhe ky pati rezultate të shkëlqyera në përfundimin e medresesë së lartë. i vlerësuar për përgatitjen e lartë që kishte fituar, u emërua profesor në medresenë e lartë të Yskydarit. Në këtë pjesë të Stambollit, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit të kaluar dhe sidomos gjatë dhjetëvjeçarit të parë të shekullit tonë, ku ky shërbente aty, pati shumë shqiptare në këtë qytet. Më vonë aty u hap edhe një shkollë shqipe, shkolla "Kosova" me nxënës refugjatësh shqiptarë.
    V.F.Dibra u aktivizua në lëvizjen kombëtare të fillimit të shekullit XX, duke përqafuar programin e saj. Mori pjesë në Klubin "Bashkimi" të Stambollit dhe e përfaqësoi atë në Kongresin e Manastirit të 1908-ës.
    Qëndrimi i tij në këtë Kongres, pro ose kundër alfabetit të Stambollit, kishte një peshë të madhe. Shumë nga pjesmarrësit prisnin nga do të anonte Hfz.Vildani. V. Dibra, duke shprehur pikëpamjen e tij në bazë të thënieve Kur’anore, theksoi: "Feja dhe Kur’ani nuk kanë kurrfarë lidhje me alfabetin. Mësimi i gjuhës shqipe me alfabetin latin nga pikëpamja fetare s’ka asnjë ndalim". Duke pasur parasysh anen praktike, ai tha se mësimi i gjuhës shqipe me këtë alfabet është më i lehtë.
    Hfz.V.F.Dibra është autor i disa veprave letrare-fetare e filozofike në gjuhët e Lindjes. Gjithashtu ai është autor edhe i monografive në lëmin e drejtësisë, në kuadrin e të drejtës së Sheriatit.
    Ai, me cilësinë e përfaqësuesit të Komitetit të Stambollit mbajti një varg ligjeratash gjatë vitit 1908 në disa qytete të Shqipërisë. Këto ligjërata dëshmojnë për erudicionin e tij, pathosin patriotik dhe elokuencën profesionale. Vdiq në Stamboll më 1925.


    SHKUPJANI
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  7. #27
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    HOXHË HASAN VOGLI

    Gjuhën Shqipe Do Ta Mbrojmë Edhe Me Gjak


    Çerek shekulli i parë i historisë së zhvillimit të kulturës dhe të arsimit në Tiranë lidhet ngushtë me emrin dhe veprimtarinë e Hoxhë Hasan Vogli. Hapja e alfabetit të Stambollit, funksionimi i shkollës fillore "Ylli" në Tiranë, qendresa heroike ndaj përsekutimeve që iu bënë patriotëve nga Shevqet Durgut pasha e më vonë nga Esat Toptani, themelimi i jetimores së Tiranës dhe shumë vepra bamirëse, e bënë shumë të dashur dhe të nderuar emrin e Hasan Voglit.
    Hasan Vogli rrjedh nga një familje tiranase me tradita atdhetare. Ai kreu shkollën plotore (Ruzhdie) në Tiranë, kurse në Shkodër vazhdoi shkollën pedagogjike me gjuhë mësimi turqishten, "Daru-mualiminë". Sipas të dhënave, ai ndoqi edhe arsimin e lartë në Stamboll, ku u pajis me një kulturë të lartë teologjike. Që në fillim u ingranua në lëvizjen patriotike. Si kredo të vepimtarisë së tij shoqërore ai kishte parullen "Jam shqiptar, flas shqip dhe gjuhën shqipe do ta shkruaj edhe me gjak".
    Kësaj motoje ai nuk i devijoi asnjëherë. Shërbeu si mësues i shkollës fillore shqipe të Tiranës, që drejtohej nga Filip Hashiku, duke e filluar punën me 1901. Njëkohësisht shërbeu si mësues edhe në shkollat e tjera turke, gjithmonë duke iu përmbajtur parimeve të tij. Me shpalljen e Pavarsisë punoi si mësues në disa shkolla të Tiranës, derisa vdiq në moshën 58- vjeçare. Në këto shkolla dha lëndë të profilit fetar, paralelisht me lëndë të tjera të kulturës së përgjithshme.
    Më 1910 dhe më pas me ardhjen e rrebelëve të Esat Toptanit, siç thotë Hfz.Ibrahim Dalliu, në librin e tij "Patriotizma në Tiranë", ai u ndoq dhe u përsekutua, në mënyrën më çnjerëzore, derisa mbeti i gjymtë.
    H.Vogli i përkiste atij grupi njerëzish me karakter të fortë, që nuk përkulen dhe që as nuk i nënshtrohen dhunës. Shkonte i pari në xhami dhe dilte i fundit. Që nga më kryesorët që mbrojti vendimet e Kongresit të Lushnjes dhe u radhit krah për krah me ithtarët e qeverisë që doli nga ky Kongres. Ai nuk shkroi ndonjë vepër, por fjala e tij qe aq e fortë si para xhematit në xhami, ashtu edhe para nxënësve në shkollë.
    H.Vogli ishte prototipi i myslimanit të devotshëm. Kudo që do të ndërmerrej ndonjë nismë për të ndihmuar nevojtarët ose për të ngritur ndonjë institucion që mungonte, ai do të zgjidhte kuleten e tij, do të angazhohej me tërë autoritetin që gëzonte. Shumë vajza jetime i kanë gëzuar martesat e tyre në sajë të ndihmave që ai u ka dhënë. Jetimorja e Tiranës është ndihmuar nga ky burre i madh, i cili, pas vdekjes, ullishtet e tij ia kaloi si pasuri këtij institucioni.

    SHKUPJANI
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  8. #28
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    MULLA ZEKË BËRDYNA

    Një Jetë Për Besimin Islam, Arsimim Në Gjuhën Amtare Dhe Kombin Shqiptar


    Mulla Zekë Bërdyna u lind rreth vitit 1918 në fshatin Novosellë të Pejës, në një mjedis prapanikërie kulturore, ku nuk kishte as mejtep e shkollë, ku analfebitizmi ishte në shtrirje absolute.
    Në vitin 1926 e fillon medresenë në Pejë, për ta vazhduar më tej te mësuesi Fahri Efendiu, i njohur për dijenitë e gjera. Kështu, Zeneli (Mulla Zeka i ardhshëm) u përgatit që edhe ai t’u japë mësim të tjerëve. Ishte koha kur shkollat laike shqipe qenë mbyllur nga ligjet e rrepta të pushtuesit, për asimilimin e brezërive të reja. Por, pati edhe prej mësuesve të njohur për fusha të tjera të shkencave, si gjuha e letërsia shqipe, historia, matematika, gjeografia etj.
    Një nga mësuesit që e kreu shkëlqyeshëm këtë detyrë, qe Mulla Zeka, i cili ngriti një mejtep në fshatin Radavc, pikërisht në vitin 1938, i cili, përveç lëndëve të besimit dhe të gjuhës amtare e shkencave shoqërore me karakter kombëtar, u mësonte nxënësve edhe lëndë nga psikologjia.
    Prej vitit 1941 e deri në vitin 1944 Mulla Zeka qe në frontin e Rozhajës dhe Novi Pazarit, duke iu kundërvënë çetave çetnike me çetat vullnetare. Në njërën prej këtyre betejave, në vitin 1943, në masakrën e Bihorit, plagoset rëndë edhe Mulla Zeka, i cili ishte në detyrën e Komandantit të Përgjithshëm të çetave vullnetare.
    Në vitin 1948 burgoset dhe kalon nëpër burgjet e rënda të ish -Jugosllavisë të "Bella Kuça-s" në Nish, ku kaloi katër vite, dhe në Goli Otok nga vitet 1952-1960, i dënuar me motivacion të shpifur e fals tërësisht, si prostalinian. Atje Mulla Zeka i qëndroi burrërisht torturave më të egra, duke mbetur i papërlyer dhe i nderuar. Në një rastë duke kujtuar momente nga burgu i Goli Otokut ai pat thënë "më e vështira për mua ishte të bart gurë..!? Po të ishte për të ndërtuar diçka do ta bëja me dëshir..! Por ne ishim të detyruar t’i bartnim gurët sa në një anë sa në anën tjetër".
    Mulla Zeka pasi doli nga burgu përveç si imam i fshatit Novosell, ku organizonte edhe mësim besimin me nxënësit e fshatit, ai u aktivizua sidomos në pajtimin e gjaqeve dhe konflikteve mes njerëzve. Prandaj me të drejtë e quajtën edhe pioner i pajtimit të popullit në Podgor. Ato probleme që nuk i zgjidhte ligji i shtetit të instaluar i zgjidhte Mulla Zeka. Vdiq po në robëri, me 12 janar 1987. Në varrimin dhe ngushëllimin e familjes së tij mori pjesë e pothujse tërë Kosova.

    SHKUPJANI
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  9. #29
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    HASAN EFENDI NAHI

    Dijetari, Myderrizi Gojë-ëmbël


    Hasan Efendi Nahi është nga personalitetet islame që la një emër të nderuar dhe një vepër që jeton në pasardhësit e vet, që me aq kujdes, dashuri e besim i përgatiti që të shërbejnë në gjuhën e vet amtare. Atdhetar, alim dhe hoxhë-myderriz i shquar, la emër në Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Prishtinë e në tërë Kosovën.
    U lind më 12 mars 1905 në Gjakovë nga një familje intelektuale, me formim të shëndoshë fetar. Mësimet fillestare, si dhe medresenë i kreu në vendlindjen e tij, prej nga niset, në vitin 1930, në Egjipt, për studime të larta, në Universitetin e njohur "El-Azhar".
    I diplomuar në universitet, caktohet në detyrën e predikuesit shëtitës, duke dhënë mësim edhe në Medresenë e Ferizajt. Vazhdon me pasion të madh punën e myderrizit, prandaj në vitin 1943 e emërojnë drejtor i Medresesë "Mehmet Pasha" në Prizren, duke qenë njëkohësisht edhe Kryemyfti. Me mbylljen e medresesë, në vitin 1948 e deri në vitin 1958 e kryen detyrën e imamit në Gjakovë.
    Ai luftoi hapur për shkollën në gjuhën shqipe dhe për ruajtjen e medresesë nga sulmet për ta shkatërruar, duke filluar me mbylljen e saj. Kur më 1956, u vendos mbyllja e medresesë në Gjakovë, Hasan Efendi u tha hapur e prerë pushtetarëve: "Ma mirë kallne Gjakovën, se sa ta mbyllni Gjimnazin".
    Në shtator të vitit 1958 caktohet profesor në Medresenë "Alauddin" në Prishtinë, ku shërben dy dekada, duke dhënë një ndihmesë të çmuar në përgatitjen e kuadrit të ri, në arsimimin e disa gjeneratave të vetme në gjuhën shqipe, të arsimit islam.
    I dalur në pension në vitin 1978, Hasan Efendiu nuk pushoi së punuari për fe e atdhe, duke u marrë me studime, e sidomos me përkthimin e Kur’anit të Madhëruar, duke i dhuruar lexuesit shqiptar, pas dhjetë vjetësh punë, një vepër aq shumë të pritur (në vitin 1988-R.Z.).
    Ai ishte një personalitet i rrallë në sytë e rinisë, të cilët e mbanin dhe e çmonin për misionar, alim, profesor dhe vizionar të shquar. Pleqtë, në anën tjetër, e respektonin shumë miqësinë e tij, nga se edhe ai i nderonte pa masë.


    SHKUPJANI
    www.islamvizion.com
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  10. #30
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    SAID NAJDENI

    HOXHË VOKA I DIBRËS

    Seid Najdeni është një nga veprimtarët e shquar të lëvizjes kombëtare shqiptare, që zhvilloi veprimtarinë e tij në kuadrin e Rilindjes, në drejtim të mësimit të gjuhës së shkruar shqipe në zonën e Dibrës.
    Seid Najdeni lindi në Dibër më 1864, ku mori edhe arsimin fillor e atë plotor. Arsimin e lartë e bëri në medresenë "Hajdar" të Fatihut në Stamboll. Këtë shkollë e mbaroi në vitin 1888 dhe u kthye në atdhe i frymëzuar për idealin kombëtar nga kontaktet që kishte pasur me përfaqësues të shquar të lëvizjes kombëtare shqiptare në Stamboll. Mbresa te veçanta i la takimi me Naim Frashërin. Mori me vete një sasi të konsiderueshme abetaresh, të cilat fillimisht i shërbyen për hapjen e shkollës në Dibër, më 1888.
    Kjo shkollë punoi vetëm një vit, sepse atë e mbyllën autoritetet pushtuese. Gjatë jetës së saj, sadoqë të shkurtër, kjo shkollë pati një jehonë të madhe në popull dhe ndikoi ne zgjimin e ndërgjegjes kombëtare. Në vitin 1893 S.Najdeni e hapi përsëri shkollën, në krye të së cilës ai vendosi Hoxhë Muglicën, që kishte mbaruar medresenë e Elbasanit. Për mbajtjen në këmbë të kësaj shkolle paraqiteshin pengesa dhe vështirësi të mëdha, por ato nuk e zbrapsën S. Najdenin. Një vit më pas edhe kjo shkollë u mbyll, por tani nevoja e shkollës shqipe kishte pushtuar tërë dibranët.
    S. Najdeni, duke e ndier nevojën e kontakteve drejtpërdrejta me krerë të lëvizjes shqiptare, u nis, në vitin 1895, në Stamboll, por atje u arrestua dhe u burgos në burgun e Edrenesë, ku ndodheshin dhe patriotë të tjerë të shquar, si Haxhi Zeka, Hamdi Ohri, Ibrahim Mitrovica e të tjerë. Pas lirimit nga burgu përshkoi vilajetet shqiptare të Shkodrës, Manastirit, Kosovës dhe të Janinës, si edhe ngulimet shqiptare në Itali, Bullgari e Rumani.
    Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, ai u burgos përsëri, por me ndërhyrjen e miqve të tij u lirua. Më 1900 hapi për të tretën herë shkollën shqipe në Dibër. Kjo shkollë pati një rëndësi të veçantë për zonën e Dibrës.
    S.Najdeni mori pjesë në shumë tubime, për çështjen kombëtare e sovranitetin e vendit siç qe Lidhja e Pejës ku ai tha fjalën e tij.
    Veprat kryesore që S. Najdeni botoi me alfabetin latin janë dy. E para është "Fe rrëfenjësja e myslimanëve", botuar në Sofie më 1900, dhe e dyta "Abetare e gjuhës shqipe ndë të folë gegënisht", botuar po në Sofie më 1900, por pa emër të autorit, pra anonime. E para është një vepër fetare e mbështetur në parimet Kur’anore, që janë të detyrueshme për të gjithë besimtarët myslimanë. Ky përfaqëson një manual fetar, por me mjaft të dhëna patriotike dhe filozofike. Problemin e diturisë dhe të prapambetjes Najdeni e trajton gjerë. Ai pranon dy dituri: atë fetare dhe atë të mendjes, të cilat, duke u mbështetur në Kur’an, nuk i kundërvihen njëra-tjetrës. Dituria për të është një armë e fuqishme, që mëkon ndërgjegjen kombëtare, që e njeh njeriun me shumë të dhëna, i jep atij pavarësi dhe e bën të barabartë me të tjerët.
    Në këtë botim ai përfshin edhe thirrje për të përvetësuar shkrim leximin shqip, për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë kombëtare. Duke e shkruar këtë vepër me alfabetin e Stambollit, ai prononcohet krahas atyre që mbronin alfabetin latin. Parulla e tij qe: "Që shqiptarët të shpëtojnë nga rreziku, ka vetëm një rrugë: me u zgjue kombi, me mësue gjuhën e tij, me i dalë zot vetes".


    SHKUPJANI
    www.islamvizion.com
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Ndërroi jetën Haxhi Hafiz Sabri Koçi
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-07-2004, 15:24
  5. Zonat kulturore e civilizimit islam
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 17:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •