Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 37
  1. #11
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    MULLA IDRIZ GJILANI
    Udhëheqësi Shpirtëror, Politik e Ushtarak


    Në historinë e re të gjysmës së parë të shekullit tonë, çfaqet dhe figura e Mulla Idriz Gjilanit. Studjuesi Muhamet Pirraku e portretizon si "Fetar atdhetar konseguent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar dhe mualim-mësues iluminist, ideolog dhe luftëtar i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse, si bjeshkët e Kosovës, të cilat i mbrojti me fjalë, me pushkë, me gjak, burrërisht, trimërisht, i pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua, u bë legjendë si Basho Muji".
    Mulla Idriz Gjilani lindi në Velekincë, katund në periferi të Gjilanit, më 4 qërshor 1901. Ndoqi studimet fillestare në mejtepin e Cernicës, të cilin e mbaroi në vitin 1911, kurse studimet e mesme i vazhdoi në medresenë "Atik" në Gjilan. Më 1926 u diplomua, pas një ndërprerjeje të shkollës. Në moshën 25- vjeçare u bë imam dhe fitoi titullin Mulla. Shërbeu në detyrën e Imamit në Karadak e në Hogoshtë. Më 1941 u zgjodh në postin e Bashvajizit në Ulema-mexhlizin e Kuvendit fetar-arsimor të Vakufit të Shkupit.
    Në karrieren e tij prej fetari ai u nis nga disa parime kur’anore dhe hadithore që përcaktonin vlerat e arsimit, të kulturës dhe të edukatës: "Pa shkollim - thotë ai, - nuk ka fe të mirëfilltë", "Talebet (nxënësit) tonë nuk duhet të mësojnë më vetëm për leximin e Kur’anit, por edhe për njohjen e mjeshtërisë së shkrimit. Talebet tonë duhet t’i nisim në rrugën për ta njohur islamin dhe jo për ta prezantuar si diçka statike", "S’ka fe pa atdhe", "Të ndihmojmë njëri-tjetrin me fjalë, me penë, me pasuri, të duhemi si vëllezër", "Pa një atdhe të lirë feja nuk mund të mbahet, nuk mund të ushtrohet", "Lexoni te mualimë të urtë sa e mirë dhe sa e kuptueshme është feja islame, kur shpjegohet shqip, në gjuhën e Zotit për shqiptarët".
    Gjatë kohës si hoxhë dhe bashvaiz zhvilloi një veprimtari intensive në fushën e edukimit fetar me frymë atdhetare. Hapi mejtepin e Pidicit për mësimin e djemve dhe të vajzave, organizoi ilegalisht mësimin e shkrim-leximit me alfabetin e gjuhës shqipe, futi mësimin shqip në medresenë "Atik", ushqeu mirëkuptimin dhe bashkëpunimin vëllazëror me bazë kombëtare shqiptare në popullsinë muslimane-katolike të zonës së Karadakut. Kur qe mësimdhënës në tre mejtepe njëkohësisht, shfrytëzoi sistemin monitor: përgatiti nxënësit më të mirë dhe me moshë më të madhe për ta zëvendësuar kur ai mungonte.
    Në prill të vitit 1937, në kushte ilegaliteti, themeloi në Arllat të Drenicës Organizatën e Rinisë Përparimtare "Drita" të Kosovës. Aktivitetet e tij fetare nuk dalloheshin nga ato atdhetare e humane. Kudo, kurdo e me këdo ato ishin të pranishme.
    Mulla Idrizi ishte kundër shpërnguljes së shqiptarëve. Në funksion të kësaj bindjeje atdhetare e humane ai programonte në xhami, në konake, në kuvende e deri në ceremonitë e vdekjes. Në formë kushtrimi ai thërriste: "Jemi përgjegjës për varret e prindërve tanë para Zotit dhe para kombit. Nuk guxojmë të heqim dorë prej tyre t’i lëmë të shkreta për t’i lavruar derrat e naçalnikëve sllavë! Jo vetëm në Turqi, por as në Shqipëri nuk bën të shkojmë. Zoti në Kur’an na ka bërë përgjegjës për vatanin dhe kombin!"
    Ai, përsonalisht, u printe aksioneve për ndërtimin e urave, rrugëve, çesmeve, mejtepeve, xhamive, mirëmbajtjes së varrezave, të cilat i shikonte si mjete dëshmuese të bashkimit të popullsisë shqiptare. Uniforma e ndihmoi për të maskuar aktivitetin e tij patriotik. Mulla Idriz Gjilani ishte një "rilindës" në kuptimin e vërtetë të fjalës në kushtet që kalonte Kosova. Në kohën kur Mulla Idriz Gjilani ushtronte detyrën e bashvaizit, numri i nxënësve të ""Atik medresesë" të Gjilanit arriti në 734, nga të cilët 326 ishin femra. Po ashtu i organizoi shkollat lëvizëse me mësues shetitës. Vetëm në zonën e Gjilanit u hapën 39 shkolla të tilla fetare, që zgjuan te brezi i ri ndjenjat fetare dhe ndërgjegjën kombëtare.
    Nga prilli 1941 Mulla Idriz Gjilani iu kushtua plotësisht veprimtarisë politike. Si hoxhë me forcën e Zotit, si mësues me forcën e fjalës, si luftëtar me forcën e armës, si komandant me besnikërinë e ushtarit, ai luftoi për unitetin territorial të trevave shqiptare, luftoi kundër genocidit serb e bullgar, kundër komunizmit.
    Në qërshor të 1944 -ës drejtoi betejën e Kikës, ku shqiptarët e udhëhequr prej tij dolën fitimtarë kundër ushtrisë sllavo-komuniste. Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilanit është heroike. E tillë është edhe periudha 1944-1949 dhe kallja e tij në zjarr më datën e 25-26 nëndorit 1949 për të mbetur shembull te pasardhësit si dhe luftëtar, qëndruar dhe vdekur si shqiptar.

    www.islamvizion.com
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  2. #12
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    PËRSONALITETE TË KULTURËS ISLAME
    QË KANË JETUAR E KONTRIBUAR NË FUND TË SHEK.XIX - GJYSMA E PARË E SHEK. XX.


    MULLA IDRIZ GJILANI
    Udhëheqësi Shpirtëror, Politik e Ushtarak


    Në historinë e re të gjysmës së parë të shekullit tonë, çfaqet dhe figura e Mulla Idriz Gjilanit. Studjuesi Muhamet Pirraku e portretizon si "Fetar atdhetar konseguent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar dhe mualim-mësues iluminist, ideolog dhe luftëtar i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse, si bjeshkët e Kosovës, të cilat i mbrojti me fjalë, me pushkë, me gjak, burrërisht, trimërisht, i pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua, u bë legjendë si Basho Muji".
    Mulla Idriz Gjilani lindi në Velekincë, katund në periferi të Gjilanit, më 4 qërshor 1901. Ndoqi studimet fillestare në mejtepin e Cernicës, të cilin e mbaroi në vitin 1911, kurse studimet e mesme i vazhdoi në medresenë "Atik" në Gjilan. Më 1926 u diplomua, pas një ndërprerjeje të shkollës. Në moshën 25- vjeçare u bë imam dhe fitoi titullin Mulla. Shërbeu në detyrën e Imamit në Karadak e në Hogoshtë. Më 1941 u zgjodh në postin e Bashvajizit në Ulema-mexhlizin e Kuvendit fetar-arsimor të Vakufit të Shkupit.
    Në karrieren e tij prej fetari ai u nis nga disa parime kur’anore dhe hadithore që përcaktonin vlerat e arsimit, të kulturës dhe të edukatës: "Pa shkollim - thotë ai, - nuk ka fe të mirëfilltë", "Talebet (nxënësit) tonë nuk duhet të mësojnë më vetëm për leximin e Kur’anit, por edhe për njohjen e mjeshtërisë së shkrimit. Talebet tonë duhet t’i nisim në rrugën për ta njohur islamin dhe jo për ta prezantuar si diçka statike", "S’ka fe pa atdhe", "Të ndihmojmë njëri-tjetrin me fjalë, me penë, me pasuri, të duhemi si vëllezër", "Pa një atdhe të lirë feja nuk mund të mbahet, nuk mund të ushtrohet", "Lexoni te mualimë të urtë sa e mirë dhe sa e kuptueshme është feja islame, kur shpjegohet shqip, në gjuhën e Zotit për shqiptarët".
    Gjatë kohës si hoxhë dhe bashvaiz zhvilloi një veprimtari intensive në fushën e edukimit fetar me frymë atdhetare. Hapi mejtepin e Pidicit për mësimin e djemve dhe të vajzave, organizoi ilegalisht mësimin e shkrim-leximit me alfabetin e gjuhës shqipe, futi mësimin shqip në medresenë "Atik", ushqeu mirëkuptimin dhe bashkëpunimin vëllazëror me bazë kombëtare shqiptare në popullsinë muslimane-katolike të zonës së Karadakut. Kur qe mësimdhënës në tre mejtepe njëkohësisht, shfrytëzoi sistemin monitor: përgatiti nxënësit më të mirë dhe me moshë më të madhe për ta zëvendësuar kur ai mungonte.
    Në prill të vitit 1937, në kushte ilegaliteti, themeloi në Arllat të Drenicës Organizatën e Rinisë Përparimtare "Drita" të Kosovës. Aktivitetet e tij fetare nuk dalloheshin nga ato atdhetare e humane. Kudo, kurdo e me këdo ato ishin të pranishme.
    Mulla Idrizi ishte kundër shpërnguljes së shqiptarëve. Në funksion të kësaj bindjeje atdhetare e humane ai programonte në xhami, në konake, në kuvende e deri në ceremonitë e vdekjes. Në formë kushtrimi ai thërriste: "Jemi përgjegjës për varret e prindërve tanë para Zotit dhe para kombit. Nuk guxojmë të heqim dorë prej tyre t’i lëmë të shkreta për t’i lavruar derrat e naçalnikëve sllavë! Jo vetëm në Turqi, por as në Shqipëri nuk bën të shkojmë. Zoti në Kur’an na ka bërë përgjegjës për vatanin dhe kombin!"
    Ai, përsonalisht, u printe aksioneve për ndërtimin e urave, rrugëve, çesmeve, mejtepeve, xhamive, mirëmbajtjes së varrezave, të cilat i shikonte si mjete dëshmuese të bashkimit të popullsisë shqiptare. Uniforma e ndihmoi për të maskuar aktivitetin e tij patriotik. Mulla Idriz Gjilani ishte një "rilindës" në kuptimin e vërtetë të fjalës në kushtet që kalonte Kosova. Në kohën kur Mulla Idriz Gjilani ushtronte detyrën e bashvaizit, numri i nxënësve të ""Atik medresesë" të Gjilanit arriti në 734, nga të cilët 326 ishin femra. Po ashtu i organizoi shkollat lëvizëse me mësues shetitës. Vetëm në zonën e Gjilanit u hapën 39 shkolla të tilla fetare, që zgjuan te brezi i ri ndjenjat fetare dhe ndërgjegjën kombëtare.
    Nga prilli 1941 Mulla Idriz Gjilani iu kushtua plotësisht veprimtarisë politike. Si hoxhë me forcën e Zotit, si mësues me forcën e fjalës, si luftëtar me forcën e armës, si komandant me besnikërinë e ushtarit, ai luftoi për unitetin territorial të trevave shqiptare, luftoi kundër genocidit serb e bullgar, kundër komunizmit.
    Në qërshor të 1944 -ës drejtoi betejën e Kikës, ku shqiptarët e udhëhequr prej tij dolën fitimtarë kundër ushtrisë sllavo-komuniste. Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilanit është heroike. E tillë është edhe periudha 1944-1949 dhe kallja e tij në zjarr më datën e 25-26 nëndorit 1949 për të mbetur shembull te pasardhësit si dhe luftëtar, qëndruar dhe vdekur si shqiptar.

    www.islamvizion.com
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  3. #13
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124

    HAXHI ALI ELBASANI

    Përfaqësuesi i Unitetit Kombëtar

    Jeta dhe veprimtaria e Haxhi Ali Elbasanit shtrihet më se gjysmë shekulli në shekullin e kaluar dhe më se një çerek në të sotmin. Ai përjetoi ngjarje të dhëmbshme të vëllezërve të tij: betejat, copëtimin e vendit, mërgimet e detyruara, varfërinë e popullit, përçarjen që mbillte propaganda e huaj greke e sllave etj.
    I pajisur me kulturën e lartë fetare, të cilën e kishte fituar në aulat e Universitetit të Stambollit, dhe i frymëzuar nga idealet kombëtare, Haxhi Ali Elbasani fitoi besimin e popullit, i cili e zgjodhi deputet e më pas dhe anëtar i Senatit. Vajtja në Haxh e pasuroi botëkuptimin e tij me ndjenja fisnike të moralit Islam.
    Në mënyrë të vaçantë Haxhi Ali Elbasani u shqua si publicist, veprimtar shoqëror e patriot. Gjatë kohës që qe në Turqi, drejtoi gazetën "Zemra" ("Yrek"), që botohej në dy gjuhë: shqip dhe turqisht, me alfabet arab. Në dalje të saj, kjo gazetë u bë tribunë e pikëpamjeve lidhur me nevojën e organizimit të arsimit në Shqipëri. Haxhi Ali Elbasani ishte dhe kryetar i Klubit "Bashkimi", i cili kishte si organ të vetin gazetën "Fjala e drejtë".
    Pikëpamjet e Haxhi Ali Elbasanit lidhur me arsimin, mirëkuptimin në mes besimtarëve të feve të ndryshme etj, janë pjesë e ideve të rilindësve. Ai propagandonte tolerancën e mendimit, në bazë të së cilës shtronte bashkëpunimin në mes myslimanëve dhe kristianëve: "Myslimanët duhet t’u shtrijnë dorën kristianëve, sepse kjo e forcon kombin shqiptar".
    Më 1913-1914 ai drejtoi "Komitetin e Zgjimit dhe të Besës Shqiptare", me qendër në Elbasan. Me qëndrimet e tij, me kulturën që zotëronte si myderiz dhe përvojen që kishte fituar sa kohë shërbeu në organet legjislative të Turqisë, Haxhi Ali Elbasani fitoi një popullaritet jo vetëm në Elbasan, por dhe në të gjithë zonën e Shqipërisë së Mesme.
    Haxhi Ali Elbasani vdiq i nderuar në vitin 1928.
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  4. #14
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    HAFIZ ALI KORÇA
    Hoxha i Përndjekur

    Midis hoxhallarëve të përndjekur nga pushtuesit, nga fanatikët dhe komunizmi për idetë, pikëpamjet dhe veprimtarinë e tyre është dhe Hafiz Ali Korça. i rritur në një mjedis patriotik, fetar e kulturor Korçar të pastër, ai u brumos me bindje dhe parime bazë, që e ngriten lart emrin e tij. Për këto ai, në vitin 1893, kur ishte në moshën 20 vjeçare, u internua në Sinop, sepse ndërsa udhëtonte me trenin Sofie-Stamboll, iu kapen librat shqip, atëherë të ndaluar. Më 1900, u internua në Anadoll, për aktivitetin në mësonjëtoren e Korçës. Pas Kongresit të Dibrës ia shkatërruan shtëpinë. Më pas, Kabineti i Telat Pashës e dënoi me vdekje, por me ndërhyrje u fal. Më 1924 u përjashtua nga Këshilli i Lartë i Sheriatit. Më 1925 botoi në Tiranë pamfletin "Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit".
    Hfz. Ali Korça zhvilloi një veprimtari intensive në disa drejtime dhe kryesisht në fushën e kulturës, të fesë dhe të publicistikës. Ai ka shkruar një varg veprash origjinale në prozë e poezi fetare dhe laike. Ndër to shquhen:
    "Mevludi" (1900). "303 fjalë të Imam Aliut" (Botuar në Korçë më 1910). "Historia e shenjtë dhe të katër halifetë" (Botuar në Tiranë më 1931, fq.288). "Jusufi me Zelihanë" (Botuar në Elbasan më 1923). "Gjylistani", përkthim nga Saadiu, (1918). "Shtatë Ëndrrat e Shqipërisë", poezi, (Botuar në Tiranë më 1944). "Tefsiri i Kur’anit", (mbetur dorëshkrim, me një vëllim prej 2000 faqesh, R.Z.) punuar gjatë viteve 1920-1924. "Rubaijjati Khajjam"(Hajjam, përkthim nga O. Kajami, 1930- Ribotim 1942 në Tiranë).
    Një rëndësi të veçantë kanë gjithashtu edhe tekstet shkollore si : "Abetare shqip" (1910). "Fe Rrëfenjësi, morali" (1914). "Gramatika, Syntaksa shqip—arabisht edhe fjalime", (1916). Hafiz Ali Korça ka lënë edhe një numër të konsiderueshëm dorëshkrimesh e përkthimesh.
    Hafiz Ali Korça, duke përkthyer kryeveprat si "Gjylistani", "Rubairat" si dhe "Jusufi me Zelihane", i bëri të flasin shqip poetët e mëdhenj si Saadiun, O.Kajamin etj.
    Hafiz Ali Korça qe ndër mësuesit e parë të mësonjëtores së parë shqipe në Korçë dhe bashkëpunoi ngushtë me Pandeli Sotirin, drejtorin e mësonjëtores së parë shqipe të Korçës. Aty dha pa pagesë edukatë islame . Pas shpalljes së Pavarësisë, iu ngarkuan detyra të rëndësishme. Qe këshilltar i Ministrisë së Arsimit, Drejtor i Përgjithshëm po i kësaj Ministrie, Shef i Fetva-minit pranë Këshillit të Lartë të Sheriatit në Shqipëri, pedagog në Medresenë e Lartë të Tiranës etj.
    Gjatë jetës së tij Hafiz Ali Korça bashkëpunoi me një varg figurash që luajtën rol të rëndësishëm në historinë e kohës së re të Shqipërisë, siç janë: Kristo Luarasi, Jusuf Turabi Kërçova, Pandeli Sotiri, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci, Sali Nivica etj.
    Jeta e tij është një shembull i përsosur i atdhetarit të devotshëm, që nuk ndan fjalën nga veprat e poetit që fton bashkëpunëtorët të punojnë për mëmëdheun, të mos e braktisin.



    www.islamvizion.com
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  5. #15
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    HAFIZ IBRAHIM DALLIU
    Burri Që Nuk u Mposht Nga Persekutimet

    Zhvillimi i kulturës islame, shtypi publicistik dhe ai fetar, beteja dhe lufta për mbrojtjen e pavarësisë, lidhen me emrin dhe veprat e Hafiz Ibrahim Dalliut. Me Kur’an në dorë dhe me pushkë nën sqetull, ai u priu vullnetarëve të Tiranës si komandant për ta mbrojtur vatanin kundër agresorëve jugosllavë.
    Hafiz Ibrahim Dalliu si një figurë patriotike, i shërbeu arsimit në përgjithësi dhe atij pedagogjik në veçanti. Gjatë viteve të rinisë, pa mbushur ende 18 vjeç, në rrugë klandestine, përvetësoi alfabetin shqip dhe më 1901, së bashku me Filip Ashikun dhe Hoxhë Voglin, shërbeu si mësues i shkollës shqipe në Tiranë.
    Më 1908 ai hapi shkollën e vajzave në Tiranë, ku u pregatitën mësueset e para vajza myslimane, si Servete Maçi etj. Mori pjesë në Kongresin Kombëtar për problemet e Arsimit, që u mbajt në Elbasan në shtatorin e vitit 1909. Së bashku me Luigj Gurakuqin dhe Aleksandër Xhuvanin, Hafiz Ibrahim Dalliu qe nga të parët që themeloi Normalen e Elbasanit, e cila u hap me vendim të Kongresit të mësipërm.
    Luigj Gurakuqi shkruan se normalja e Elbasanit kishte në themelet e saj djersen e mundin e Hafiz Ibrahim Dalliut, të Aleksandër Xhuvanit, Sotir Pecit, të tyre (të Luigj Gurakuqit, R.Z)e të atdhetarëve të tjerë.
    Pas vitit 1912 Hafiz Ibrahim Dalliu iu kushtua publicistikës dhe letërsisë satirike. Më vonë drejtoi gazeten politike "Dajti". Duke nisur nga viti 1918 deri më 1924 botoi një varg veprash satirike duke u bërë kështu ndër të parët poetë satirikë që çanë rrugën e humorit në letërsinë shqipe. Këto vepra janë "Grenxat e kuqe"(1918), "Dokrat e hinit"(1920), "Kabineti i Xhafer Ypit" (1922) etj. Shkroi gjithashtu edhe librin me vjersha patriotike "Kreshniku i atdheut", si dhe monografine "Patriotizma në Tiranë"(1930). Por njohjen si poet ai e fitoi me elegjinë kushtuar Avni Rustemit, kurse popullaritetin e fitoi nga qëndrimi i tij stoik kundër torturave që atij i bënë pushtuesit e Shqipërisë.
    Burrëria dhe heroizmi i Dalliut vihet në dukje dhe në një nga këngët e "Lahutës së Malësisë", ku poeti Gjergj Fishta mbi të tjera shkruan: "a isht’ "Shqiptar" apo "Osmanli", u përgjegj me trimëni: jam shqiptar me gjuh e fis.
    Hafiz Ibrahim Dalliu ishte një ndër mbështetësit konseguentë të lëvizjeve demokratike të viteve 1920-1924. Vrasja e atdhetarit të shquar Avni Rustemi e brengosi pa masë. Por ai gjeti forca dhe i thuri këtij martiri të shquar, një këngë e cila gjeti jehonë jo vetëm në Shqipërinë e Mesme, por në mbarë viset shqiptare.
    Hafiz Ibrahim Dalliu edhe më vonë u përndoq nga forcat rrebele dhe nga rregjimi komunist. Ai njohu qelitë e burgut të Manastirit, Selanikut, Tiranës. Herën e fundit e akuzuan për botimin e poemës "Grenxat e kuqe", se ka sulmuar pansllavizmin. Por karakteri shumë i fortë, besimi në islam e ushqente atë për të mbrojtur të drejtën dhe lirinë.
    Vlen të përmendet edhe kontributi i tij i paçmuar gjatë viteve ’30 për botimet e shumta që bëri në shërbim të edukimit fetar. Numërohen gjithsej 15 vepra, përkthime, por shumica origjinale. Ndër të gjitha këto shquan"Tefsiri shqip i Kur’anit" në dy vëllime, përkthyer nga arabishtja.
    Libra të tjerë me karakter fetar jane: "Udha muhamedane" (vepër afër 500 faqesh), botuar në Tiranë më 1936, "E lemja dhe jeta e të madhit Muhammed alejhiselam", vepër në vargje, me një vëllim prej 238 faqesh, Tiranë, 1933, "Mësime teorike dhe praktike të besimit islam", Tiranë, 1935 etj. Qe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.


    www.islamvizion.com
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  6. #16
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Allahu ju nderofte Vella dhe shpresoj qe te na sjellesh akoma edhe me shume postime.
    Une doja te postoja veten nje vjershe te Hafiz Ibrahim Dallaiut qe e ka bere nga Burgu:

    Po kerkove buken, tejapin urine
    Po kerkove jeten te japin paterdine
    Po kerkove gjumin te japin llaftarine
    Po kerkove nderin te japin poshtersine
    Po kerkove shokun te japin pabesine
    Po kerkove besen te japin tradhetine
    Po kerkove meshiren te japin gjakesine
    Po kerkove njeriun te japin kafsherine
    Po te jesh shejetor te bashkojne me qenerine
    Po kerkove driten te japin erresiren
    Po deshe shijen te japin te veshtiren
    Po kerkove fene te japin mundimin
    Po kerkove dhimbjen te japin acarimin
    Po te duash paqen te bashkojne me krimin
    Po te duash familjen te japin burgimin
    Po kerkove rregullin te japin kukudhin
    Po kerkove Zotin te japin te paudhin.

    Selam!
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #17
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124

    HAXHI HAFIZ ISMET DIBRA

    I Arrestuar Për Bindje Fetare

    Dibra është vendlindja e Haxhi Hafiz Ismet Dibrës, Stambolli është vendi ku bëri studimet e larta. Tirana është vendi ku zhvilloi veprimtarinë e tij. Revista "Zani i Naltë" është tribuna ku shpalosi njohurit e tij në fushën e legjislacionit islam, të filozofisë islame, tefsirit, hadithit, logjikës, teorikës etj. Medreseja e Lartë e Tiranës qe institucioni ku ai zbatoi në praktikë edukatën islame dhe mjeshtërinë e mësimdhënies. Kishte një kulturë të gjerë, një qëndrim demokratik dhe patriotik. Zotëronte më së miri gjuhën arabe, perse dhe atë turke.
    Kur mbaroi studimet i ofruan katedren në një shkollë të lartë të Stambollit, por ai e refuzoi, duke parapëlqyer të shërbente më mirë në atdhe. Ai është drejtori i dytë i Medresesë së Lartë të Tiranës pas Qamil Balës. Duke ndjekur traditat e të parit aktivizoi trupin mësimor, përsonel të përgatitur siç qenë: Hafiz Ali Korça, Haki Sharofi, Sheh Qazim Hoxha etj.
    Në tërë veprimtarinë e tij ai udhëhiqej nga mësimet e Kur’anit dhe në përshtatje me përbërjen e popullit shqiptar ai nisej nga toleranca në mes besimeve dhe besimtarëve. Medreseja e Lartë e Tiranës, e drejtuar nga I.Dibra, ruante dhe vazhdonte traditen e edukimit të nxënësve, krahas asaj të fesë, dhe të frymës patriotike dhe kalitjes së ndërgjegjës kombëtare.
    I.Dibra vizitoi varrin e Profetit (a.s.) dhe fitoi të drejtën të quhej Haxhi.
    Në vitet ’30 të shekullit tonë zhvilloi një aktivitet të gjerë intelektual, fetar e patriotik. Janë të përmendura ligjëratat e tij të njëpasnjëshme që patën për subjekt temen "A ka dyshim në qenien e Zotit?". Në këto ligjërata Hafiz Ismet Dibra, duke u mbështetur në ajetet e Kur’anit, zbërtheu shumë teza dhe koncepta që në ato vite ishin bërë objekt bisede në qarqet intelektuale. Ligjëratat bënin pjesë në luftën që kleri islam po i shpallte ideve komuniste, që kishin filluar të përhapen në Shqipëri. Hfz. Ismet Dibra iu referua shumë figurave të shquara të rrymave të ndryshme filozofike si: Dekartit, Berksonit, Spenserit etj.
    Më vonë ato ligjërata u botuan në faqet e "Zanit të Naltë" dhe më 1993 u botuan edhe në Miçigan të SHBA-së. Pushtuesit fashistë dhe ata gjermanë, më vonë, i ofruan ofiqe dhe dekorata, por ai, ashtu si më 1919 që nuk pranoi postin e profesorit të katedres nga Turqia, edhe kësaj radhe nuk pranoi nga pushtuesit e rinj asnjë dekorim, as post. Pushteti komunist, të cilit ai iu nënshtrua, e arrestoi në moshen 60 -vjeçare dhe e dënoi pa asnjë arsye, por vetëm për bindjet e tij fetare, antimaterialiste, me 12 vjet heqje lirie, të cilat i bëri si shumë e shumë të tjerë në burgjet e diktaturës komuniste. Vdiq në moshën 69- vjeçare.
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  8. #18
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    MA’RUF AL-ARNAUTI
    Shkrimtari i Shquar Arab me Origjinë Shqiptare (1892-1948)


    Një shekull e gjysëm më parë, familja shqiptare e Hasan Agë Mevlan Jusufit mori rrugën e mërgimit. U vendos në Bejrut, atëherë pjesë e territorit të Perandorisë Osmane. Hasan Aga, me zgjuarsinë dhe besnikërinë që e dallonte në marrëdhëniet me njerëzit, fitoi besimin e autoriteteve të vendit, të cilët e emëruan shoqërues ushtarak të Kryetarit të Bashkësisë, Halil Pashës.
    Hasanin bejrutasit e mbiemëruan Al-Arnauti dhe ky llagap i mbeti. Këtë mbiemër përdori dhe i biri Ahmeti dhe i nipi Maërufi, i cili u edukua në një mjedis besimtarësh të devotshëm për traditat fetare islamike. Në mënyrë të veçantë, me dashuri ndaj fesë islame, ndikoi e ëma, që e njihte mirë historinë dhe jetën e pejgamberit (a.s.).
    Maërufi ndoqi arsimin fillor pranë një shkolle private të Bejrutit. Shkolla të tilla, në fillim të shejullit tonë, kishte me shumicë në këtë zonë. Fuqitë e Evropës Perëndimore kishin filluar të interesoheshin me të madhe për këtë pellg, dhe kërkonin të depërtonin me kulturën e tyre. Kjo pati efektin e vet në dy drejtime: kultura evropiane dëshirohej, por edhe rreziku ç’arabizues ekzistonte.
    Fatiu i Maërufit qe se pati për mësues një pedagog shumë të aftë Hasan El-Habalin, i përmendur për kulturën e tij fetare, për simpatinë ndaj halifatit osman, si dhe për taktin e tij pedagogjik. Mësimet që mori nga ky pedagog, që ishte njëkohsisht edhe drejtor i gazetës "EBABIL", ushtruan një ndikim të fuqishëm në edukimin e karakterit dhe përgatitjen e djaloshit me prejardhje shqiptare. Maërufi mësoi përmendësh pjesë të Kur’anit dhe u pajis me njohuri të shumta fetare.
    Duke zotëruar një përgatitje solide në gjuhën arabe, turke, frënge si dhe në lëndë të tjera, si dhe duke qenë i etur për dituri, Maërufi u regjistrua student në Fakultetin Islamik të Osmanllinjve, që drejtohej nga teologu me famë Ahmed-Ab-Bas El-Ezmeri. Trupi mësimor i këtij fakulteti shquhej për ndjenjat e tij përparimtare, liridashëse dhe islamike. Nga mësuesit,në mënyrë të veçantë, kishte tërhequr simpatinë e studentëve Jusuf Harfushi, pedagogu i frëngjishtes. Me aftësitë e tij prej didakti dhe psikologu ai, Jusufi, nëpërmjet komenteve që u bënte veprave të klasikëve francezë dhe atyre lindorë-islamikë, diti të ngjallë në zemrat e mendjet e studentëve të tij besimin në të drejtën dhe luftën e arabëve për pavarësi dhe liri si dhe njohjen e revolucioneve në botën perëndimore.
    Maërufi u shqua shpejt në mes shokëve të fakultetit për zgjuarsinë, talentin dhe kulturën e tij. Ai ishte ligjërues i shkëlqyer. Që në moshën 16 vjeçare debutoi me vjrshat e tij para një auditori intelektualësh turko arab, që e bëri menjëherë të njohur e popullor emrin e tij. Këtu fillon edhe karriera e tij si poet, si shkrimtar, si publicist e si përkthyes.
    Para tij u hapën,portat e shtypit. Gazetat, revistat e kishin për nder të botonin shkrimet e Maëruf-Arnautit. Ai zotëronte të shkruarit në mënyrë të përsosur të arabishtes, turqishtes dhe frëngjishtes. Por vallë, a e njihte gjuhën shqipe? Fatkeqësisht nuk dimë gjë për këtë. Dimë vetëm se ai e kishte për krenari prejardhjen e tij shqiptare dhe e ruante mbiemrin domethënës: Shqiptari -Arnauti.
    Ai u bë i njohur kryesisht në Siri dhe në Liban. Shkrimet e tij reklamoheshin në vitrinat e librave të Damaskut e të Bejrutit.
    Më 1914 plasi Lufta e Parë Botërore, Maërufi u rekrutua nizamë. Detyrimin ushtarak i takoi ta bënte në brigjet e Bosforit. i ndodhur shpesh në Stamboll, Maërufi i afrua në qarqet intelektuale turke, ku u bë i njohur me disa poetë turq.
    Nga gjërat që kishte marrë me vete nga shtëpia kur qe nisur për luftë qe libri i shenjtë i Kur’anit, që e ëma ia kishte porositur që ta mbante pranë për të pasur mbështetjen e Zotit dhe të Pejgamberit.
    Meqenëse fatet e luftës filluan të duken, dhe Perandoria Osmane bënte pjesë në grupin e aleatëve që po e humbnin atë, Maërufi parashikoi se qendra e Kalifatit Islam nuk mund të mbeste më në Turqi. Ai duhej të kthehej përsëri në vendet arabe, ku kishte filluar lëvizja e fshehtë për kryengritje, me qendër në Hixhaz.
    Pa pritur ende mbarimin e luftës, Maërufi iku nga ushtria. Ishte viti i tretë i saj, 1916-ta. Turqia ndodhej në një kaos të madh. "Dola nga lufta i mërzitur shumë për përfundimet që po merrte-. shkruante Maërufi shqiptar, në shkrimet e veta,- Me humbjen e luftës parashikoja dhe copërimin e Kalifatit. E shikoja me dhimbje të madhe. E doja shumë...".
    Pas shumë endjesh të vështira, të shkaktuara nga zhvillimi i luftrave Maërufi arriti në Zhleh, i lodhur dhe i dëshpëruar. Dëshpërimi i tij u rrit, kur në shtëpi nuk gjeti babanë. Ahmed El-Arnauti, tregtar i njohur i Damaskut, Kishte ndërruar jetë, duke e pasur të birin, Maërufin, në frontin e luftës.
    Maëruf El-Arnauti filloi jetën e tij të pavarur. U bashkua me ushtrinë e sherifit Husejn, i cili më 1918 hyri si fitimtar në Damask.
    Në periudhën e pasluftës Maërufi iu kushtua terësisht punës intelektuale, kryesisht shtypit. Në bashkëpunim me publicistin e njohur sirian Kasim Uthmanin nxori Gazetën "El Istintal el-Arabi", e më vonë "Ej-lim al-Arabi". Por në mënyrë të veçantë ai u lidh me gazetën "Felal Arab", të cilën e drejtoi deri sa vdiq.
    Maëruf Arnauti "Shqiptari, me botimet e tij të shumta bën pjesë në plejadën e shkrimtarëve dhe poetëve të shquar arabë të Lindjes së Mesme dhe asaj të afërme të gjysmës së parë të shekullit tonë. Ai zë vend në mes atyre figurave të shquara që trungu shqiptar i dha njerëzimit në fusha të ndryshme të shkencës, kulturës, teologjisë, teknikës e artit siç i njeh historia e që janë Arkitekt Kasemi, aktori Aleksandër Moisiu, Mehmet Ali, Pashë Misiri themeluesi i egjyptiologjisë, brezat e Qyprilive politikanë e burra shteti, ndërtuesi i hekurudhës të Semeringut Karl Gega etj. Në periudhën tonë emri i shqiptarit Maëruf Arnauti është tashmë i njohur në tërë lindjen si poet e shkrimtar i madh, si publicist i shquar.


    www.islamvizion.com
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  9. #19
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    MEHMET AKIF ERSOJ
    Personalitet Shqiptaro Turk

    Ndër shqiptarët që kanë bërë emër në fushën e letrave në Perandorinë Osmane, është edhe Mehmet Akif Ersioj, me origjinë nga Shushica e Pejës, nga një familje intelektuali, myderizi.
    U muar që herët me poezi, ndonëse studimet i ndoqi për veterinari, duke u diplomuar në vitin 1836, në sajë të një pune këmbëngulëse, duke kaluar edhe situata të vështirësive materiale, mbasi i ati e la që herët.
    "Që në shkollën e mesme kishte mësuar mirë arabishten, e cila ishte gjuha e Kur’anit dhe persishten, gjuha e letërsisë osmane. Më vonë në Paris përvetësoi edhe frëngjishten. Theksojmë se Mehmet Aqifi zotëronte bukur edhe shqipen, që e kishte gjuhë amtare...".
    "Pas vitit 1912 për afro 4 vjet shërbeu si veterinar në Rumeli e sidomos në Shqipëri, (dy vjet në Kosovë)’ ku kishte shkuar edhe në Pejë për t’u çmallur me të afërmit".
    Bëri emër si poet. Në vitin 1895 u botua poezia e tij e njohur "Kur’an - a Hitap". Një vit më pas filloi të botojë në revistën "Resimli Gazete". Në vitin 1908 filloi botimi i revistës "Sirati-i-Mustakim", duke qenë kryeredaktor i saj Mehmet Akifi. Atje boton shumë nga poezitë e tij, disa prej të cilave me pseudonimin "Sa’di".
    Një vend të dukshëm zë në krijimtarinë e Mehmet Akifit vepra e quajtur "Asim", e cila është botuar në vitin 1919 e deri në vitin 1924. Po ashtu edhe vepra në pesë vëllime, "Bir Gece", "Bir Ariz", "Ne eser", "Ne de Semer", Derviç Ahmet", "Sa’di Pasa Imami", etj.
    Mehmet Akifi thurte vjersha duke pasqyruar ngjarjet tragjike që sundonin në atë kohë. Ka shkruar vjersha elegjike edhe për Luftën Ballkanike 1912-1913, për Luftën e parë Botërore 1914-1918.. Ai luftoi jo vetëm me shkrime e vjersha, por mbante edhe ligjërata nëpër xhami më Kastamonu e vilajete të tjera".
    Mehmet Akifi njihet si autor i Hymnit të Turqisë, duke konkuruar me rreth 700 poetë që paraqiten krijimet e tyre në konkurs, por Mehmeti e kishte sjellur me porosi të disa shokëve të tij, përfshirë edhe ministrin e Arsimit Hadullah Suphiu, e të tjerë. Ky hymn u pranua zyrtarisht me 1 mars 1921, duke u botuar në gazeta e kartolina, në tabela, etj, duke u afirmuar në të gjitha anët.
    Mehmet Akifi ishte një personalitet i shquar i poezisë dhe i arsimit dhe i kulturës në Turqi, duke qenë edhe ministër për një kohë. "Ai ishte patriot dhe demokrat, urrente despotizmin perandorak dhe imperializmin perëndimor, të ashtuquajtur "qytetërim". M. Akifi ishte pan-islamist. Po ai urrente edhe kritikonte pan-turanistët ose pan-turkistët...partinë Itthat-Terakki, që kishte ardhur në fuqi me revolucionin e vitit 1908".Gjimnazi privat turko-shqiptar në Tiranë, sot mban me respekt emrin e tij.


    www.islamvizion.com
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  10. #20
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    HAXHI VEHBI SULEJMAN GAVOÇI
    Studiues i Apasionuar Dhe Ligjërues i Rrallë


    Është një nga personalitetet më të shquar shqiptarë, që ka dhënë një ndihmesë të veçantë në kulturën Islame në Shqipëri dhe në përgjithësi në çështjen kombëtare. Autor i rreth 50 veprave të botuara në gjuhën arabe dhe shqipe, i qindra artikujvestudimor dhe propagandistik, pedagog e ligjërues në disa universitete.
    Ka lindur në Shkodër me 17-5-1923. i rritu në një mjedis familjar arsimdashës, fetar dhe me tradita atdhetare, u shkollua dhe u specializua në vende arabe, si në Siri, etj, ku përfundoi edhe diktaturën për fushën juridike fetare. Qendroi gjatë në Kajro, ku mësoi shumë mirë gjuhën arabe dhe atë angleze, hodhi baza të thella dhe solide në fushën e edukimit, fesë etj.
    Një vend të veçantë zë veprimtaria e Vehbi Sulejman Gavoçit në fushën e arsimit, si mësues i apasionuar e me horizont të gjerë, duke filluar nga shkolla femërore e Halepit, pastaj si pedagog Iastitutin që përgatiste mësues dhe në Universitetin e Damaskut. Punoi edhe në Universitetin e Riadit në Arabinë Saudite më pas në Universitetin e Medinës, ku do të rikthehet më vonë po në këtë institucion, por si studiues.
    Haxhi Vehbiu, zëvendësoi babanë e vet, duke zhvilluar ligjërata në xhaminë "Arnauti", të ndërtuar nga i jati, ku edhe vazhdoi për tre vjet si i ati edhe si imam e vaiz.
    Mbas vitit 1974, kur me gjithë kërkesat për të vizituar atdheun dhe vendlindjen e tij, të cilat i refuzohen nga shteti ateist, ai çmallet duke iu afruar tokës shqiptare, madje drejtëpërdrejtë në të, si ligjërues në Shkup e në Prishtinë, ligjërime të bëra në gjuhën amtare shqipe. Pas kësaj vizite, me t’u kthyer në Siri filloi të shkruante e të botojë libra në gjuhën shqipe, sidomos pas vitit 1974, me botimin e librit "Si dhe pse?" dhe pas kthimit nga vizita që bëri tek bashkëatdhetarët e vet në Belgjikë, shkroi përkthimin e vet "Parimet e Islamizmit", edhe kjo vepër në gjuhën amtare shqipe.
    Vitet e fundit, pas proçeseve demokratike, Sulejman Gavoçi e vizitoi disa herë vendlindjen e tij, duke mbajtur edhe ligjërata në xhaminë e lagjes Parrucë, ku la përshtypje të veçanta për thellësinë e mendimit, ligjërimin e qartë, problematik dhe me argumente e sidomos me emocione tek besimtarët e shumtë që e ndiqnin në ligjërimin e tij.
    Në vizitat e bëra në Shqipëri Haxhi Vehbi Sulejmani është treguar shumë aktiv si në ligjëratat e zhvilluara në shkolla e institucione, para publicistëve, në ceremoni përurimi të xhamive, etj, ku ka treguar jo vetëm aftësi, horizont e kulturë të gjerë, por edhe urti e modesti, dashamirësi e bujari, sidomos në rastet kur ka ndihmuar edhe me fonde e dhurata në jetimore e institucione të ndryshme.
    Shqiptarët, nga të gjitha viset që gjinden në Siri, përfshirë edhe studentët e shkruar atje për studime, gjejmë tek Vehbi Gavoçi dhe djemtë e tij pritje bujare, dashamirësi e ndihmë të gjithanëshme. Kështu, edhe tani, ndonëse në moshë, Haxhi Vehbi Sulejman Gavoçi, vazhdon të ushtrojë veprimtarinë e tij për edukimin fetar të masës, si dhe për edukimin atdhetar të bashkatdhetarëve të vet nga të gjitha trevat.
    Si përfundim, Haxhi Vehbi Sulejman Gavoçi, është një personalitet i shquar fetar e atdhetar, didakt i arsimit dhe edukimit islam, ligjërues i rrallë, studiues i apasionuar dhe një shëmbëlltyrë e lidhjes së fjalës me veprimin, të mendimit teorik me zbatimin e mësimeve të Islamit.Ai, me veprën dhe tërë veprimtarinë e tij e pasqyron me dinjitet shumë të lartë atdheun e vet.



    www.islamvizion.com
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Ndërroi jetën Haxhi Hafiz Sabri Koçi
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-07-2004, 15:24
  5. Zonat kulturore e civilizimit islam
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 17:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •