Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8

Tema: Lumturia...

  1. #1

    Lumturia...

    Gjithe jeten mundohemi ta bejme tonen kete ndjenje. E kapim per disa momente, ajo rreshqet, e ne perseri jemi ne kerkim te saj.....

    - Lumturia eshte kur ajo qe mendon, ajo qe thua dhe ajo qe ben jane ne harmoni
    Mohandas Ghandi

    - Lumturia eshte si nje vere e nxjerr nga nje vresht e rralle
    Logan Pearsall Smith

    - Asnjeri nuk eshte i lumtur, per aq kohe, sa ai te besoj qe eshte i tille
    Publilus Syrus (shek I p.e.s)

    - Lumturia nuk eshte nje objekt per t'u vleresuar, eshte nje cilesi e mendimit, nje perceptim i mendjes
    Daphne Du Maurier

  2. #2
    -Shumica e miqve jane aq te lumtur sa e bejne mendjene tyre te jene.
    Abraham Lincoln (1809 - 1865)

    -Skereti i lumturise eshte qe t'i besh tjeret te besojne qe ata jane shkakteret e saj.
    Al Batt ne 'National Enquirer'

    -Lumturia s'eshte asgje me shume se nje shendet i mire dhe nje memorje e keqe.
    Albert Schweitzer (1875 - 1965)

    - Lumturia varet nga vete ne.
    Aristotle (384 BC - 322 BC)

  3. #3
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    "Jeta me fisnike e le lumturine pas; vertet qe nuk e duron dot. Lumturia nuk eshte objekt i jetes: jeta nuk ka objekt; eshte nje fund ne vetvete, dhe kurajoja gjendet ne gadishmerine e sakrifikimit te lumturise per nje jete me intensive."

    "Nje jete e lumtur! Asnje burre nuk do mund ta duronte dot--do te kish qene nje ferr i vetete!"


    George Bernard Shaw
    Summertime, and the livin' is easy...

  4. #4
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Lumturia ka formėn tėnde.
    • The rest is silence.


  5. #5
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Lumturia, eshte shum e zbet, saqe dhe syte nuk i flasin dote.
    Dhe kau i mirė po s'e ngacmove, s'tėrheq nė brazdė.

  6. #6
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Lumturia e vertete nuk eshte ne fundin e nje gote, nuk eshte brenda nje shiringe ....
    E gjen vetem ne zemren e atij qe te do !
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Yrref
    Anėtarėsuar
    03-07-2006
    Vendndodhja
    Yjesia Arusha e Madhe
    Postime
    253
    Puthja

    ...ende pa i kaluar mahnitja dhe magjepsja me pamjen qe iu shfaq para syve, ai ndjeu doren e saj se si e shtrengon doren e tij, sikur donte t’i thoshte: “E sheh sa bukur eshte”, sikur donte t’ia beje me dije se kjo ky vend gjetja e saj, duke shprehur gezimin qe kete gjetje e ndane me te. Gjini, ende pa i besuar reales se kesaj pamjeje magjepsese, ktheu koken kah Fjolla e tij, e shikoi ne sy ku i pikasi ndjenjen e qetesise se brendshme, sfondi magjepses i perzihej me magjine qe kish pershkendritur fytyren e saj. Ajo qe e bente
    ta njohe dhe te magjepsej sa here qe e takonte Hyllin e tij, sic i thoshte, ishte magjia e fytyres se saj.
    Perhere i shfaqej ndryshe por asnjehere nuk mungonte magjia. Ajo ishte aty, duke filluar nga floket e saj, nga syte e bukur jeshile nen nje hark te bukur
    vetulle, e deri ne buzet e saja te vecanta dhe te embla, buze te futura paksa brenda, sikur deshironin te thone: fshehtesia dhe embelsia eshte brenda. Dhe
    vertet, ai s’kish degjuar fjale me te embla sec ishin fjalet qe dilnin nga goja e saj. Deri sa e shikonte ashtu nga afer, deri sa e shtrengonte doren e saj te lemuar verejti se dielli doli prej reve duke hedhur edhe me shume drite mbi fytyren e saj te bardhe. E ndjeu se i jane ndezur te gjitha ndiesite e tij, e shihte se lekura e saj behej e tejdukshme, e ndjellte lekura e saj ne qafe dhe ne faqe. Por ai pikasi faqet e saja dhe me doren tjeter preku lehte faqen e saj. E leshoi doren e tij te madhe mbi ate faqe te lemuet, e leshoi lehte sikur nuk donte te ndryshoje ngjyren e saj. Ndjeu per nje cast ngrohtesine e saj dhe shikimin e bute te syve te saj.
    Ai e shikonte ne syte saj te bukur, e shikonte me ngrohtesi sikur donte te zhytej thelle ne ate ciltersi, e leshoi doren e saj dhe ofroi edhe pllemben
    tjeter ne faqen e saj. Sakaq, te dy duart e tij vazhdoi t’i ece lehte ne floket e saj te shkurte duke ia mberthyer me dy duar koken e saj te cilen e afronte kah ai, e syte nuk ia hiqte nga syte e saj. Perjetonte castet e tij me te magjishme te cilat I materializoheshin ne kujtese mijevjecare me prekjen e lehte te buzeve te saj. E puthi fillimisht lehte ne buze, nuk e hiqte nga ai, por vetem e puthte lehte, sikur donte qe me buze te gjeje rrugen kah flaka e puthjes. E ndjeu se edhe trupat e tyre ishin afruar ndersa zjarri i vinte prej brenda. Ia deshironte puthjen, i shijonte kjo puthje si asnje puthje tjeter. Ia puthte here buzen e eperme, here buzen e poshtme,
    ia perbinte lehte, e kafshonte lehte ne buze sikur donte t’ia beje me dije se deshiron ta perbije te teren, sic deshironte i teri te zhytet ne syte e saj, dhe tek ndjente se nga emocionet e shumta u thaheshin buzet, ajo leshonte gjuhen e saj te lemashket per nje cast, ai ndjente gjuhen e saj te ngrohte dhe e perbinte nga pak ne vete. Sikur donte qe edhe ajo dehsiron te ndjeje gjuhen e tij ne gojen e saj, dhe e ecte lehte brenda, aq sa per nje cast u humben ne puthjen e tyre te zjarrte. Rrotullonin gojet e tyre, here ne nje ane, here ne anen tjeter, ledhatonin me shpejtesi floket dhe qafet e njeri tjetrit dhe putheshin hiq pa u ndalur. Per nje cast te dy leshuan nga nje ofshame, nga nje oooohhhh, qe nuk ishte si ajo ofshama e zhytesit qe del nga uji dhe kerkon ajer, por ish nje ofshame qe shprehte mallin e tyre per njeri
    tjetrin, dashurine e tyre qe e kishin brenda dhe u ziente ne shpirt. Gjini ia morri koken e saj dhe ia ofroi ne gjoksin e tij duke ia shtrenguar ,sikur donte qe ta fuse ne brendine e tij. Fjolla e kish perthakuar me duart e saj per shpine dhe e afronte kah vetja, donte ta ndjeje, t’ia degjoje te rrahurat e zemres se tij. “Shpirti jem”, i thoshte Gjini tek ia ledhatonte koken e saj dhe tek e mbante ne gji. “Shpirti jem”, I perseriti dhe ndjeu ofshamen e saj, sikur ia bente me dije se i pranoi brenda keto fjale. Tek vinin ne vete
    nga kjo puthje dhe ky perqafim Fjolla u kendell e para: “S’kemi shume kohe, e marrim nje barke”, i tha me zerin e saj te bute dhe engjellor. Pa mos dijtur se ku ka barka ne kete vend te panjohur Gjini e morri per dore, ia shtrengonte doren e saj dhe u nisen bregut te liqenit, kah ana e ndritshme e tij....
    MAKTUB

  8. #8
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    me falni per nderhyrjen po nqs mund ta them pa u keqkuptuar, jam i mendimit qe pas cdo kuote, krijimi ose atentati mbi lumturine duhet te vini dhe autorin si psh. Aristoteli, Publilus Syrus, Gandi, Shaw, Baba, Perla & e keshtu e rradhe.
    Clauss
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

Tema tė Ngjashme

  1. A jeni munduar ndonjehere te vizatoni lumturine
    Nga AuGuSt_ nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 04-11-2008, 15:36
  2. Balsami i lumturisė
    Nga E_LUMTURA nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 18:59
  3. Ku gjėndet lumturia?!
    Nga Gimi3 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 16:27
  4. Lumturia
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-10-2006, 18:48
  5. Pėr tė qenė tė lumtur
    Nga hope31 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 17:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •