* * *
Macja pa shpirt u perplas ne pluhurin e oborrit te kulles mes gjurmeve te shumta te lena nga rremuja e te pranishmeve ne dasem.
Dhendrri perplasi direket e drunjte te dritares, ledhatoi lete musteqe e zeza me nje fytyre te qete iu kthye nuses, duke i thene si per ta paralameruar Nuk mund te duroj dot levizjet tinzare
Nusja e re u mbeshtet e ndrojtur ne krevatin e bute duke u dridhur nga kompleks emocionesh.
* * *
Mbytja e maces kush e di se nga kush u fantazua si xhest i pare i dhendrrit ne sy te nuses. Pastaj nusja t'kurrej nga ajo skene duke e capitur ne mendje per nje kohe te gjate.Shpesh here perfytyronte veten ne vendin e maces duke u bere e vogel ne duart e forta te burrit.
A eshte e vertete kjo, apo thjesht nje barsalete nuk dihet
....
Sipas versionit qe vinte nga gojedhenat ky fenomen ndodhte ne kohen kur nusja shkonte ne dhome. Dhendrri e priste gjymse i mbeshtetur ne krevat. Ajo plot ndrojtje i afrohej duke iu bindur me shikimin e saj te paqte. Pas pak atmosfera behej shume intime.
Nje dore e kujdes'shme hapte lehte deren dhe leshonte brenda dhomes macen
Macja leviste e trembur neper dhome duke njollosur murin me hijen e saj nga drita e lehte e ndonje qiriu.
Dhendrri kercente nga krevati e kapte macen i perdredhte koken duke e fluturar nga dritaja kthehej prane nuses i qete.
E shkreta nuse friksohej dhe per nje kohe te gjate , disa mbase gjithe jeten nuk i shlyenin nga mendja ate skene.
......
Ne ate dasem une e degjova per here ta pare.
Dasma u be aq madheshtore sa me dukej sikur gjithe bota ate dite gezonte, pime kenduam , kercyem.
Ishte mbremje vere ne qendruam deri vone, dikush i dehur dikush i heshtur..dikujt i kishte erdhur humori, ishte shume bukur.
Pas perdeve te dhomes ku flinte cifti dukej nje drite e zbehte blu
.....
Ik andej tha njeri, mos rri poshte dritares nese nuk do te hash macen e ngordhur kokes, te gjithe qeshme me te madhe.
..
Te nesemen njerzit ishin rradhuar ne po shinim tek nje lendine e vogel me bar dhendrri tashme ishte veshur sportiv dhe ishte midis nesh.
He e mbyte macen ne syte nuses?, e ngacmoi njeri. E qeshura jone mbushi atmosferen jeshile te asaj paraditeje. Heshtem me sy te hapur nga kureshtja si do i pergjigjej ai kesaj batute.
Ai i qete tha...
Macja hyre ne dhome, u fut poshte krevatit. Tetova ta kap me rreshqiti , provova serish me iku. u bera me nerva se kapa dot. Perplasa koken tek krevati sa me nxoren syte xixa, kur erdha ne vete nusja kapi macen i perdrodhi koken me inat dhe e fluturoi nga dritarja.
* * *
Krijoni Kontakt