Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kujtimet e vegjelise, te Spartak Ngjeles

    Kujtimet e vegjelise, te anetarit te shtabit te 21 janarit.
    kush na i sjell te plota kujtimet apo reflektimet e Tako Ngjeles.. dikur bllokmenos e rebel.. sot vegel e atyre qe e shtrydhnė birucave me gjith t'anė..


    panorama

    -



    Spartak Ngjela: Ju rrėfej ēfarė ndodhi nė dasmėn e djalit tė Mehmet Shehut
    Argumente Hėnė, Shtator 26th, 2011


    Spartak Ngjela ne dasmen e te birit te Mehmet Shehut, Vladimirit

    “I neverisja bllokmenėt, lutesha tė godisja ndonjėrin”

    Ishte tamam mesi i shtatorit tė vitit 1972, kur nė vilėn e Kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu, bėhej dasma e djalit tė tij tė madh, Vladimir Shehut. Siē e kam trajtuar deri tani, ai, pa dyshim, ka qenė shoku dhe njeriu mė i afėrt qė kam pasur gjatė gjithė jetės time. Dhe, ja, tani po martohej. Nusja ishte Bardha Shehu, njė vajzė e thjeshtė, inxhiniere elektronike edhe ajo, qė sapo kishte mbaruar si e tillė nė Universitetin e Tiranės. Kishte qenė e bukur, qė nė gjimnaz, por unė vetė e njoha nga Ladi. Pėrpara dasmės, Ladi ndihej i shqetėsuar gjatė gjithė shtatorit dhe unė e kuptoja se pėrse, ndonėse ai nuk ma thoshte. Por dikur ma tregoi kur mė tha se i ati i kishte thėnė: “Ngjelėn nuk duhet ta thėrrasėsh nė kėtė dasmė” dhe natyrisht qė kuptohej se pėrse. Ladi nė fillim kishte bėrė sikur nuk kishte dėgjuar, por pas disa ditėsh, duke e menduar mirė i kishte thėnė tė atit me vendosmėrinė e tij tė qetė: “Nėse nuk vjen Ngjela nė dasmėn time, unė nuk mund tė thėrras asnjė shokun tim nė tė”. Mehmeti kishte ndenjur pak, e mandej ishte thyer. Kėshtu qė Ladi, mė lajmėroi dy ditė pėrpara pėr datėn e dasmės sė tij. “Nuk ka asnjė nga anėtarėt e Byrosė”, mė tha, pėr t’i dalė pėrpara pyetjes time: “Nuk ėshtė as Enver Hoxha, por vetėm fėmijėt e tij dhe nuset”. Mė kujtohet se mendova pėr njė ēast, e mandej i thashė: “Nuk vij Ladi, mos mė pėrplas kot me Kryeministrin e kėtij vendi. Ti e di qė unė nuk i duroj dot kėta”. Atėherė, Ladi u detyrua tė mė tregonte tė gjithė atė qė shpjegova mė lart nė lidhje me konfliktin e tij me tė atin pėr kėtė ēėshtje. Kėshtu qė unė, nuk kisha se si tė mos pranoja. Dhe pėrsėri Ladi shtoi: “Nuk ke asnjė kusht”, tha, “hajde i veshur si tė duash”, pėr tė mė treguar se leja ishte e gjithanshme. Nejse, sigurisht qė unė pranova dhe u paraqita ditėn e dasmės nė orėn e caktuar, pėr tė takuar Kryeministrin shqiptar. Kjo ishte hera e parė, por bashkė kishim pasur njė rrjedhė tė shumtė ngjarjesh. Ai mė kishte luftuar nėpėr biseda dhe e dinte tė gjithė kontraversitetin tim me tim atė e me familjen time; dinte gjithēka qė kisha bėrė nėpėr shkolla dhe qė flisja gjithė ditėn kundėr regjimit tė tyre; madje e dija edhe nga burime shumė tė afėrta tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Dhori Panariti, se, Sigurimi i Shtetit i kishte kėrkuar atij qė, djali i tij, Vladimir Shehu, tė mos rrinte me mua, sepse unė ndiqesha si “armik i popullit dhe i Partisė qė nga viti 1968″. Por Shehu nė fakt, nuk kishte thėnė asgjė dhe unė nuk di t’i kėtė thėnė gjė djalit tė tij, i cili kurrė nuk e la miqėsinė me mua. Deri atėherė kur unė shkova nė burg politik dhe Ladi vrau veten.
    U takuam ftohtė me Mehmet Shehun dhe m’u duk sikur, qė nė atė vėshtrim tė parė, ai po mė thoshte: “Ti je i lirė, prandaj mė pėrrallis gjithė ditėn nėpėr trotuaret e kafenetė e Tiranės; tallesh me tė gjithė ne, edhe me mua, e tani mė vjen kėtu nė dasmė”. Nuk e di se pėrse e mendova kėshtu qė nė atė fillim tė asaj darke dhe, pak minuta mė vonė, ia thashė edhe Ladit kėtė pėrjetim, por ai, me gjest, nuk ma pranoi. Gjithsesi, vėshtrimi i Kryeministrit ishte njė vėshtrim qė unė nuk e prisja. Pyeta edhe Bardhėn, e cila tani kishte dy vjet qė ndante me ne tė njėjtat mendime, se ēfarė kishte thėnė ēifti kryeministror pėr mua dhe ajo mė tha fare thjeshtė: “Mos ēaj kokėn”.
    Sapo hyra nė dhomėn ku rrinte Shehu dhe gruaja e tij, ai u ngrit, mė takoi dhe mė kėrkoi tė ulesha pranė tij sepse darka donte edhe 30 minuta qė tė fillonte. Unė u ula nė njė karrige majtas tij, ndėrsa ai rrinte nė njė kolltuk tė gjerė. Mė dukej edhe i gėzuar, por edhe i shqetėsuar. “Si dukesh?” pyeti pas pak dhe, me njė ton tė qetė e si tė largėt, qė dukej se nuk kishte lidhje fare mė bisedėn, vijoi: “Kur e mbarove shkollėn dhe ku punon?”, mė tha pa e kthyer shumė kokėn nga unė qė po rrija nė tė majtė tė tij. I thashė se punoja nė Prokurorinė e Durrėsit, ende me stazh, por kisha qenė edhe nė Vlorė si avokat nė zyrėn juridike. E ndieja se e dinte mendimin tim pėr drejtėsinė dhe e dinte qė desha tė largohesha nga ato organe, sepse, befas, mė tha: “Ladi mė ka thėnė se do tė largohesh nga organet e drejtėsisė, sepse po studion pėr histori. Por sikur nuk ka shumė lidhje historia me drejtėsinė”.
    E pashė vetė se ai dinte gjithēka pėr mua dhe aty pėr aty, vendosa tė isha i matur, se, nė fund tė fundit, isha nė shtėpinė e tij dhe ai ishte nė njė ditė gėzimi. “Ashtu duket sė jashtmi”, ia ktheva unė, “por qė tė dyja me fakte merren: njėra merret me faktin juridik dhe tjetra me faktin historik. Interpretimi i tyre ėshtė profesioni”. Menjėherė pas kėsaj qė i thashė, u kthye nga unė dhe mė vėshtroi me njė tjetėr lloj vėmendjeje. Pas pak mė pyeti: “Nė ēfarė gjuhe studion?” “Anglisht”, i thashė, “por lexoj edhe frėngjisht e italisht”. Heshti pėr njė ēast e mandej mė pyeti sėrish: “Po me filozofi, je marrė ndopak?”. “Jam Kantian”, fola ngadalė. “E di”, pohoi disi shpejt ai dhe qeshi. Pastaj sikur u pendua, por vijoi duke e ngritur paksa zėrin: “Mė ka thėnė Fiqreti”, tha dhe pa nga ajo qė ishte ulur nė krah tė djathtė tė tij. Por kjo nė fakt kishte qenė ēėshtja kryesore e konfliktit zyrtar me tė, sepse Fiqreti, kėshtu quhej gruaja e tij, e dinte qė mė kishte thirrur nė Komitetin e Partisė sė Vlorės, Sekretari pėr Ideologjinė, Manxhar Bino dhe qė mė kishte kėrkuar tė shpjegohesha pse kisha thėnė se “isha kundėr Marksit, por e pranoja ekzistencializmin, ndonėse marksizmi ende nuk ka njė logjikė e vetėn”. Nuk m’u duk e udhės qė ta zgjasja mė tej atė lloj bisede dhe, ngadalė, shtova “Nejse, ne jemi nė


    Spartak Ngjela nė Paris, nė vitet ‘70, duke pėrfituar nga njė udhėtim pune nė Itali

    dasmė sonte dhe kėto janė ēėshtje qė nuk kanė lidhje me dasmėn”. Atėherė, ai vuri buzėn nė gaz si i ēliruar dhe jo pa humor mė pyeti: “Po kjo dasmė, ėshtė fakt juridik, apo fakt historik?”. Unė sikur nuk doja ta zgjasja, por ai me njė theks gati urdhėrues shtoi: “Jo, tani do tė ngrihemi, por unė e dua njė pėrgjigje… ēfarė lloj fakti ėshtė, se qė ėshtė fakt, fakt ėshtė, apo jo”? Atėherė unė i thashė: “Kjo dasmė ėshtė edhe fakt juridik, nėse ėshtė bėrė celebrimi, por ėshtė edhe fakt historik, po tė kujtojmė se dhėndri ėshtė djali i njė kryeministri, aktualisht, por ku i dihet pastaj pėr tė ardhmen!”. Ai kėtu u ngrit dhe qeshi me tė madhe, mė kapi nga flokėt e gjatė dhe me njė ton mė miqėsor mė tha, “Shkojmė Spartak!” dhe dolėm nė korridorin e vogėl pėr tė hyrė nė dhomėn e madhe, ku ishte shtruar tavolina e dasmės. Ishte hera e parė qė po takoja njė hierark aq tė lartė tė regjimit tė Tiranės. Kurrė nuk e kisha menduar se mund tė flisja me atė ashtu. Kisha njė neveri tė madhe pėr tė gjithė ata dhe, vazhdimisht kisha menduar me vete dhe isha lutur qė tė mė jepej rasti qė ta godisja njėrin prej tyre, Hoxhėn apo Shehun direkt. Kurse koha e pati sjellė ndryshe dhe unė bisedoja sikur kisha pėrpara njė njeri tė fuqishėm, por komunikues. “Mos ndoshta ėshtė forca e pushtetit qė po mė bėn kaq tė tėrhequr”, thashė dikur me vete, apo ishte dasma e shokut tim mė tė afėrt qė po mė posedonte pėr t’u sjellė edhe unė si njė familjar i tyre? E mbaj mend mirė qė befas m’u kujtua poezia e famshme e Lasgush Poradecit: “Tė kam shok nga kohė e vjetėr” dhe e recitova me vete tė gjithė strofėn e parė, ashtu sikurse e pėrthith mendja poezinė pa e ditur se si kalojnė vargjet e strofat.
    Tė gjithė tė ftuarit po hynin e uleshin nėpėr vendet e tyre, sipas emrit qė ishte shkruar nė njė copė letėr tė bardhė, ndėrsa unė, me kast qėndrova capak ēaste, pėr tė hyrė mė vonė. Po kėrkoja me sy Ladin, por nuk e shihja. Pastaj e dallova se po fliste me tė atin e tė ėmėn. Ndenja edhe pak ēaste nė korridor, gjithė duke ndjekur me sy tė ftuarit. Pas pak m’u afruan tė gjithė shokėt e Ladit qė i takonte tė ishin njėherėsh edhe tė mitė, dhe bashkė, mė duket, nja dy apo tre, hymė nė sallė. Ishte njė si zhurmė paksa e mbytur, sepse pashė qė bėhej njė bisedė disi me frikė. Ishte vetėm ēifti kryeministror, por aty nė tė djathtė tė tyrė pashė se kishin zėnė vend tė tre fėmijėt e Enver Hoxhės, tė dy djemtė dhe vajza, si dhe tė dyja nuset e djemve. S’kishte asnjė personalitet dhe kėtė po ma pėrsėriste edhe Ladi nė vesh, tek po ulesha te vendi im. Kurse ēifti qė martohej kishte tė paracaktuara dy vende: njėrin e kishte nė krah tė Shehut dhe Fiqretit dhe tjetrin, me shokėt dhe miqėsinė e tij. Nė fakt, ata ndenjėn gjithė kohėn me ne.
    Njė ditė mė parė, tek bisedonim me Ladin pėr dasmėn, jo krejt rastėsisht i thashė: “Ore, e di ti qė duhet ta shohim me vėmendje kėtė kryeministėr ne, se nuk kemi asnjė shpresė. Tė paktėn ky na ka dhėnė njė provė qė ėshtė ndryshe: ky i adhuron intelektualėt e nivelit tė lartė dhe ka neveri pėr injorantin”. Ladi ndenji pak e mandej mė tha: “O Taku, e ke kot. Nuk ka ndonjė mendim nga ato qė kėrkon ti. Ti vetė mė ke thėnė qė kėta e urrejnė votėn e lirė sepse e dinė qė nuk i do mė populli; tani nga tė lindi kjo?”. Por unė sėrish ngulmova, duke i thėnė ndėrkaq se ka ndryshuar pozicioni i Pekinit dhe duhej tė priteshin ngjarje kėtu, gjithė duke i theksuar njėherėsh se, nė tė vertetė, kishte ndryshime tė dukshme. Nė fakt Ladi sikur u thye pak, por, disi i mėrzitur e me njėfarė shqetėsimi mė tha: “Bėj si tė duash, por qė duhet tė kesh kujdes, pėr kėtė jam moralisht i detyruar tė tė them!”. “Pse?”, i thashė, “Nuk influencon fare nė politikėn shqiptare shifti politik i Pekinit?” Nė fakt i kisha pėrdorur me kast njė term tė publicistikės sė atėhershme amerikane qė ai e kishte qejf, prandaj ai qeshi, ndenji dhe pak e mandej shtoi: “Shifti kinez ėshtė i tyre, kurse ne do tė mbetemi tė paralizuar, megjithėse Hoxha ndihet i trembur, sepse e kam parė me sytė e mi. Pėr kėtė tė jap tė drejtė, por na duhet tė shohim me qetėsi sesi do tė precipitojnė ngjarjet dhe nga do ta marrė kthesėn Hoxha, se tė gjithė tė tjerėt janė tė pafuqishėm”.
    Unė atėherė isha me mendimin se Hoxha nuk mund tė gjente dot njė burim tė ri financiar dhe do tė dorėzohej, ashtu siē kam shpjeguar mė lart. Kisha pyetur tim atė se sa ishte ndihma financiare vjetore e Kinės pėr Shqipėrinė, veē kredive tė mėdha, dhe ai mė kishte pohuar se ishte 75 milionė USD nė pesė vjet. Njė shumė jo e vogėl pėr nė atė kohė dhe e domosdoshme pėr tė mbyllur deficitin e pagesave. Pikėrisht duke e ditur kėtė gjendje, tani mė duhej tė shihja nga afėr Kryeministrin shqiptar dhe Ladi kėtė sikur e donte. Ai mė njihte mirė edhe mua, edhe tė atin e vet. Por kishte merak pikėrisht pėr kthesat e Enver Hoxhės sepse tani dihej qė ai, kthesat i kryente bashkė me eliminimin drastik tė bashkėpunėtorėve tė tij mė tė afėrt.
    Darka e dasmės nisi e qetė dhe, qė nė fillim, Shehu dukej shumė i gėzuar dhe donte tė bėnte humor. E kishte hequr xhaketėn dhe rrinte me njė jelek tė zi, por megjithatė nuk kishte fare alegri nė sallė, prandaj ajo darkė ngjante si tė ishte njė ceremoni zyrtare. Dhoma ishte e madhe dhe tryeza e dasmės ishte shtruar nė formėn e shkronjės U, ku nė ballin e saj rrinte kryeministri shqiptar. Askush nuk dilte dot nga gjendja dhe unė po mendoja me vete se kjo ėshtė darkė dasme nė “thellėsitė e gjoksit diktatorial”. Mė pas, nuk kishte rast qė nė bisedat tona tė mos pėrmendej stilema “nė thellėsitė e gjoksit diktatorial”. Por Shehu e kuptoi dhe donte ta ndryshonte gjendjen, prandaj, u ngrit befas e nisi tė bėjė humor. Nuk thoshte ndonjė gjė tė madhe, por siē duket donte tė tregonte qė s’ishte kryeministėr nė kėtė rast. Foli sa foli dhe befas m’u drejtua mua: “Hajde Spartak! Ta pijmė njė gotė pėr shėndetin e ēiftit… shėndeti i ēiftit!”, tha pastaj me zė mė tė lartė, duke iu drejtuar tė gjithė sallės me gotėn e pijes tė ngritur lart. Nė ēast, tė gjithė filluan tė trokisnin gotat, por unė, meqė isha i ngritur nė kėmbė, vijova tė flas: “Po mė habit, thashė me zė tė lartė, se nuk ma merrte mendja qė Kryeminstri shqiptar tė ishte kaq i thjeshtė dhe komunikues”. Ai qeshi, por unė e pashė qė i pėlqeu. Pastaj, me gotė nė dorė, mė tha me njė ton disi tė lartė: “Po, pse s’e kishe menduar kėtė?” Po priste pėrgjigjen kur unė shtova: “Sepse kam pirė dhe ndenjur me njė ministrin tuaj dhe, duke u nisur nga ai, njė tip i rėndė dhe jo komunikues, kam menduar: imagjino sesi mund tė jetė kryeministri i tij”. Ai qeshi me tė madhe, aq sa i duhej tė linte gotėn mbi tryezė. Por ashtu, me buzė nė gaz mė tha: “Pse si tė rri ty, gjithė turinj?”. Dhe vijoi tė qeshte, sepse fjala ishte pėr tim atė dhe ai e njihte mirė prej shumė vjetėsh dhe kishin njė miqėsi tė veēantė mė njėri-tjetrin, e cila, siē mė ka thėnė Kiēoja mė vonė, nuk ndėrhynte fare nė marrėdhėniet ministrore qė kishin mes tyre. Kishin afėr tetėmbėdhjetė vjet qė punonin bashkė, ai Kryeministėr dhe im atė Ministėr i Ekonomisė dhe sigurisht qė kjo kishte qenė njė kohė mjaft e gjatė. Ishin njohur menjėherė pas lufte nga Nako Spiru, tė cilin e kishin pasur qė tė dy si kryetar tė lobit qė kishin formuar. Nė fakt, siē mė ka pohuar vetė Kiēoja, ai kishte qenė realisht lobi i Qemal Stafės, por qė pas vrasjes sė tij, lobi ishte drejtuar nga Nakoja. Si rregull, nė kėtė lob bėnin pjesė ata qė kishin ardhur nga shkollat italiane. Kiēoja gjithashtu mė ka thėnė se “Mehmeti e ndiente inferioritetin kundrejt Nako Spirut, por e pranonte lehtėsisht kėtė gjė”.
    Nė lidhje me Spirun, njė nga kontradiktat e para tė Hoxhės me tė kishte qenė pikėrisht qėndrimi jo korrekt qė ky mbante kundrejt Shehut, derisa mė nė fund, aty nga viti 1947, Hoxha pranoi qė Shehu tė bėhej Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, por gjithmonė, sipas propozimit qė vetė Nakoja i kishte bėrė nė atė kohė Enver Hoxhės. Lobi i Nakos, dihet tani se kishte qenė lobi antijugosllav i viteve 1944-1948, por duke e nisur historikun qė nė zanafillė, pa dyshim qė gjithēka kishte ardhur nga konflikti qė Qemal Stafa kishte pasur me tė dy jugosllavėt qė kishin marrė pjesė nė themelimin e Partisė Komuniste Shqiptare dhe qė, hapur, kishin preferuar Enver Hoxhėn, njė njeri qė nė fakt nuk kishte pasur asnjė lloj aktiviteti personal nė lėvizjen komuniste shqiptare. Njė pjesė e kėtij lobi, vinte nga grupi komunist i Shkodrės, grup ky, qė edhe nėn njė vėshtrim tė tendencės historike, nuk kishte pasur asnjėherė afrim me frymėn jugosllave qė po dominonte lėvizjen komuniste shqiptare pas themelimit tė Partisė Komuniste. vijon…

    Refleksione tė njė jete

    Njė jetė plot tallaze, ngjarje tė mėdha, kthesa tė forta, qė ia vlejnė tė shkruhen nė njė libėr. Madje njė i vetėm nuk mjafton. Politikani Spartak Ngjela ka vendosur tė rrėfehet. “Pėrkulja dhe rėnia e Tiranisė shqiptare 1957-2010″, titullohet libri 2 vėllimėsh i avokat Ngjelės, i cili vjen pėr lexuesin pėrmes botimeve “UET Press”. Fillimisht lexuesit i prezantohet vėllimi i parė, i pėrbėrė nga dy libra, ku pėrfshihen vitet 1957-1975, kohė qė pėrkon edhe me arrestimin e Spartak Ngjelės dhe ndryshimet qė do tė vinin paskėtaj. Vėllimi i dytė pritet tė dalė pranverėn e ardhshme, dhe pėrbėhet nga libri i tretė dhe katėrt, ku tregohet pėr periudhėn e burgut dhe atė tė pas viteve 1990. “Pėrkulja dhe rėnia e Tiranisė shqiptare 1957-2010″ ėshtė njė sinteze e ngjarjeve politike tė Shqipėrisė sė njė gjysmė shekulli, gjatė tė cilave Ngjela apo familja e e tij, kanė qene protogonistė, kanė qenė viktima apo dėshmitarė tė kėtyre ngjarjeve. Por mbi tė gjitha ėshtė njė refleksion i qėndrueshėm i njė njeriu qė politikėn e ka pasionin e jetės sė tij.

    SPARTAK NGJELA

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vazhdimi..

    --

    Debati me Shehun nė ’72: Jo pasardhės i stafetės suaj
    Argumente Martė, Shtator 27th, 2011










    Ngjela ne dasmen e Vladimir Shehut







    “Unė, jo pasardhės i stafetės suaj”
    Si e pėrzuri ish-kryeministri nga darka: Merreni, ky ėshtė i dehur

    Gazeta vijon sot botimin e pjesės sė dytė nga libri i ri i Spartak Ngjelės, “Pėrkulja dhe rėnia e tiranisė shqiptare”. Ēfarė ndodhi nė darkėn e dasmės sė djalit tė ish-kryeministrit Mehmet Shehu. Batutat e Ngjelės me Shehun pėr poezitė erotike, zhvillimet ekonomike dhe ato tė drejtėsisė. Refuzimi i Ngjelės pėr tė qenė pasaardhės i stafetės sė komunistėve tė asaj kohe dhe pėrplasjet pėr ekonominė dhe drejtėsinė sociale. Si pranoi kryeministri komunist se vlerat individuale nuk po vlerėsoheshin nga regjimi, deri te batuta finale “kryengritėse” kundėr vazhdimėsisė: “Jo, jo atė stafetė. Unė, kurrė!”. Gazeta boton sot pjesė tė njė rrėfimi historik pėr ngjarje dhe personazhe, qė sillen ashtu siē askush nuk e ka pėrfytyruar.

    … Ky ishte pozicioni i Mehmet Shehut nė atė darkė dasme nė shtėpin e vet: kishte pėrpara njė tė ri qė nuk e pranonte regjimin e tij, por edhe djalin e njė bashkėpunėtori dhe miku tė vjetėr e nė tė njėjtėn kohė edhe nė njė situatė politike qė nuk dihej se nga do t’ia mbante. Ngjarjet nė Kinė ende nuk dihej nėse do tė rridhnin pro apo kundėr kryeministrit shqiptar, por kryeministri shqiptar e dinte qė Enver Hoxha po kėrkonte tė ndėrronte kurs, sepse nuk kishte mundėsi tė mbijetonte pa njė ndihmė financiare tė ardhur sė jashtmi. Do tė ishin francezėt apo do tė ishte ndonjė shtet tjetėr? Ja, kjo ishte pikėpyetja e kohės sepse pėr afrimin e Enver Hoxhės me amerikanėt as qė bėhej fjalė, por edhe afrimi me sovjetikėt ishte krejt i pamundur pėr tė dhe Shehu kėtė e dinte mirė. Unė e shihja me vėmendje pėr tė kuptuar se ēfarė mendonte; a kishte ndonjė brengė tė brendshme qė mund t’ia shkaktonte mendimi se Hoxha po ndėrronte kurs? Por e


    Sot, nė Universitetin Europian tė Tiranės, do tė promovohet libri i ri i Spartak Ngjelės, “Pėrkulja dhe rėnia e tiranisė shqiptare”, botuar nga UET Press. Botimi ėshtė njė rrėfim dhe refleksion pėr jetėn e njė ndėr personazheve mė karizmatike tė politikės dhe shoqėrisė shqiptare. Botimi i parė pėrmbledh refleksione dhe ngjarje tė ndodhura nė vitet 1957-1975, deri nė burgosjen e Ngjelės.

    kisha tė pamundur. Ai donte tė vinte nė qejf dhe kėrkonte alegri, ndoshta pėr tė harruar atė qė e shqetėsonte sė brendshmi me pyetjen se ēfarė do tė ndodhte nė Shqipėri pas ftohjes me Pekinin? Por nė dasmė ende nuk po fliste politikisht. Ai merrej vetėm me ēiftin, citoi njėherė diēka nga kujtimet e Zheni Marksit pėr Marksin, e mandej filloi sėrish qė tė krijonte pėrshtypjen e njė dasme popullore. Dikur, pas njė ore, m’u drejtua sėrish mua e mė tha qė tė bėhesha “dollibash” e tė detyroja njėrėzit qė tė pinin alkool sepse nuk kishte alegri. Dhe kėshtu u bė. Unė qė i drejtoja tė ftuarit tė pinin nga njė gotė raki e tė kėndonin. Kisha pėrpara tė vetmin komunist real tė regjimit tė Tiranės dhe, tė them tė drejtėn, ende nuk e di nėse kjo mė revoltonte edhe mė shumė kundėr tij apo ma zbuste qėndrimin nga mendimi qė ka shpesh njeriu pėr respektin ndaj bindjes sė tjetrit, kur ajo ėshtė vėrtet bindje. Pastaj, befas, Fiqreti, pasi vendosi njėfarė qetėsie, duke i rėnė me pirun pjatės sė vet, kėrkoi qė unė tė recitoja diēka pėr tė qeshur nga poeti nomad K.Th.Spiri. Nė fakt kėtė gjė asaj ia kishte kėrkuar nusja, Bardha, e cila e kishte biseduar mė parė me mua. “Mos”, mė tha Ladi tek pa qė po ngrihesha nga vendi, por unė vijova: “Ai ka poezi tė ndryshme; ka erotike, politike, shoqėrore, cilat do tė preferonit ju?”- pyeta pėr tė fituar kohė, kur Shehu u pėrgjigj aty- pėr- aty: “Ndonjė nga ato erotiket”, tha me njėfarė qesėndie. Mė erdhi pėr tė qeshur, se e pashė qė nuk e dinte se poezitė erotike tė K.Th. Spirit ishin tė gjitha pėr lirinė seksuale. “Poezitė e tij erotike janė shumė tė hapura dhe nuk do t’i pranonte ambienti”, i thashė unė ndėrkaq. Atėherė ai qeshi, duke mė thėnė me gjest qė tė bėja ēfarė tė doja, kurse unė fillova. U recitova capak vargje qė ishin pėr tė qeshur, e mandej nisa ta ngre ngapak stekėn drejt qėllimit tim. Recitova ngadalė vjershėn pėr shpikjet e racionalizmit, tė cilat u kishin ardhur nė majė tė hundės intelektualėvė shqiptarė dhe Shehu ndenji disi i hutuar kur dėgjoi kėtė: “Nuk ėshtė fjala pėr zbulime/ as pėr gjėra qė s’janė thėnė/ por, ne, sot, morėm njoftim, me thėn’ domethėnė”. Tė gjithė po qeshnin, kur ai ndėrhyri: “Nuk janė shpikje”, tha, “por ne po i bėjmė pėr herė tė parė nė Shqipėri”. Mezi po e mbante edhe pėr vete tė qeshurėn. Atėhėrė unė e pashė qė nuk do tė ishte armiqėsor kundėr meje deri nė fund, ndonėse kuptohej qė mė shihte me syrin e njė kundėrshtari qė e ka pranuar nė shtėpinė e vet dhe do ta respektojė. “Vazhdo, Spartak, vazhdo”, tha ndėrkaq dhe unė vijova me ca tė tjera qė sėrish godisnin regjimin, derisa erdha te ajo qė vulosi gjithēka dhe qė lidhej edhe me karakterin e tij e sidomos mė formimin e tij intelektual. Por, pas kėsaj qė recitova, sikur ra njė fashė shqetėsimi nė tė gjithė tryezėn, e unė po shihesha nė sy me Kryeministrin shqiptar, kur i thashė se poeti K.Th. Spiri ka thėnė: “Se kėtu nė vendin tim/ edhe kungulli ka kuptim”. Por ai nuk e mbajti mė veten, u lėshua i tėri nė karrige duke qeshur dhe pasi mė tha: “Si, si”? e dėgjoi edhe njėhėrė prej meje, po njėlloj, dhe, me njė zė si prej tė kėnaquri tha: “Nuk qenka aq budalla sa ē’e bėjnė…bile s’ėshtė fare budalla ky K.Th. Spiri, poeti modern i Zagorisė”, dhe vijonte tė qeshte, por e kuptova se nuk donte mė qė tė vijoja sepse unė i kisha thėnė kuintesencėn e gjėrave qė rėndonin Shqipėrinė e asaj kohe: lufta kundėr intelektualėve me anė tė kungujve. Por, ndėrkaq, unė nuk mund tė rrija pa shtuar, duke i thėnė teksa po e shihja nė sy: “Ka edhe mė, edhe dy vargje tė tjera”. “Thuaje tė gjithėn”, mė tha, “ta dėgjojmė deri nė fund”. Atėherė unė vazhdova me zė mė tė lartė: “Kungull mos tė mbiftė fara / ngado shkoj mė del pėrpara”.
    Nuk kishte mė asnjė lloj kompromisi; Kryeministri shqiptar ishte vėnė nė provė nė darkėn e dasmės sė tė birit, tė asaj dite tė cilėn ai, qė nė krye tė herės e kishte quajtur si shumė tė gėzuar, mė tė gėzuarėn e jetės sė vet. Por ai po dėgjonte tani, rreth njė dukurie qė e kishte bėrė tė vuante edhe atė vetė sepse, ndryshe nga Enver Hoxha, e tė tjerėt pėrreth tij, dihej botėrisht se Mehmet Shehu kishte veneracion pėr tė diturin dhe nuk mbante asnjė injorant pranė vetes. Kishte nisur si poet, madje i ishte botuar njė poemė pėr Luftėn e Spanjės e titulluar “Vullnetari” dhe gjithmonė studionte, prandaj, nė kėtė pikė ndiente kontradiktė me regjimin qė pėrfaqėsonte. Ishte edhe i gėzuar pėr atė qė sapo e dėgjoi tė plotė, por edhe me merakun e kryeministrit qė survejohej nga syri i madh ciklopik i Enver Hoxhės. Por sėrish nuk u tėrhoq, qeshte e qeshte dhe, mandej, ndėrhyri me takt pėr tė ndryshuar sensin e bisedės dhe tė alegrisė sė dasmės. Njė


    Mehmet Shehu

    grup lab, po kėndonte polifoninė e vet, me kėngė tė vjetra, shumė tė vjetra dhe ai e gjeti rastin e mė tha: “Tė kam lėnė mėkėmbės, por do tė tė pushoj, se nuk po vė qetėsi e nuk po ma jep fjalėn mua” “Kėta janė nė pushtet”, i thashė duke treguar lebrit me dorė, e ai sėrish qeshi me njė gjest ironik nė fytyrė. “Mė ke lėnė nė qoshé”, tha pas pak, me njė zė tė rreptė dhe u ngrit; foli diēka pėr tė qeshur nė lidhje mė ca grimca humoristike qė kishte ruajtur nga jeta si kryeminsitėr, ca gjėra pėr Hrushovin e pėr ndonjė tjetėr, e mandej mė kėrkoi mua qė t’i shkoja te tryeza e tij. Kur iu afrova, mė tha me njė zė qė nuk e dėgjonte dot e gjithė tryeza e dasmės, por vetėm ata qė ishin pranė tij: “Kunguj ka sa tė duash kėtu, por, as unė e as yt atė, nuk jemi kunguj; pėr kėtė tė siguroj, madje jemi mė tė menēur edhe se ti”. Unė nuk i fola, por qėndroja i ulur pėrballė tij, e ai donte qė t’i pėrgjigjesha. Ndėrsa unė nuk fola. “Mbaji vath nė vesh ato qė tė thashė, mė tha, se unė nuk mbaj pėrgjegjėsi pėr kungujt”. Po mė habiste dhe desha t’i thosha se isha dakord edhe unė, kur ai u ngrit e mė tha: “Ta pimė kėtė gotė pėr idetė e Kiēo Ngjelės”. Por unė nuk u ngrita nga vendi. “Ngrihu!”, tha ai dhe unė u ngrita. Unė i thashė ngadalė se nuk pija gotė alkooli pėr ide, por pėr shėndete sepse idetė mund tė jenė tė kundėrta dhe janė personale. Por ai ngulmoi, duke mos e bėrė veten, a thua se nuk i kishte dėgjuar fare fjalėt e mia. E piva atė shėndet duke qeshur, por ngaqė e ndieu se unė kisha shkuar shumė larg me kundėrvėnien time, m’u drejtua nė frėngjisht: “Pour l’economi planifice!” me njė frėngjishte tė pastėr. Kuptohej se e kishte fjalėn pėr vete e pėr tim atė, domethėnė pėr ekonominė socialiste. Shehu ishte pa dyshim i vetmi komunist i atij regjimi, por edhe mė i iluminuari. Nuk kisha se ēfarė tė bėja. Unė gjithė ditėn tallesha nėpėr Tiranė me ekonominė e planifikuar si pėr njė nonsens ineficient dhe, ja, tani, ai po mė kėrkonte atė qė do tė mė bėnte qesharak, tė paktėn pėrballė shokėvė tė mi qė ishin atje. “Pour l’economi planifice” tha sėrish kryeministri shqiptar, e pėrsėri frėngjisht, nė mėnyrė qė tė mos e kuptonin realisht drejt ata qė nuk dinin frėngjisht. Atėhėrė unė u ngrita dhe i thashė po nė frėngjisht: pour économie planifieé, avec justice sociale”. Dhe ai mbeti pėr disa sekonda si i ngrirė, buzėqeshi thellė dhe e piu gotėn me fund, duke mė thėnė se ajo shprehje kishte tė bėnte mė idetė e tij e tė Kiēo Ngjelės. “Nuk e pranoj pa atė tė dytėn”, i thashė ngadalė dhe ai mė hoqi vėshtrimin, duke mė dhėnė tė kuptuar se duhej tė shkoja nė vendin tim. Justice sociale e kishte shqetėsuar, si ēdo kumunist tjetėr tė elitave tė vendeve socialiste, qė nga Moska e deri nė Tiranė. Tė gjithė kėta hierarkė tė komunizmit, i shqetėsonte ajo shprehje: justice sociale. Nė fakt i shqetėsontė barazia nė personalitet, ligji dhe zgjedhjet e lira, i kishte shqetėsuar gjithmonė demokracia, prandaj ai heshti, kthehu kokėn e nuk mė dha mė pėrgjigje edhe pse ia kėrkova veēanėrisht qė tė shprehej duke i thėnė drejtpėrsėdrejti “pėr atė tė dytėn”, domethėnė, pėr drejtėsinė shoqėrore.
    Edhe unė ashtu bėra, u ktheva nė vendin tim dhe nisa tė flas me Ladin. “Shumė mirė”, mė tha Bardha, e po kėshtu edhe Ladi, i cili vijoi duke mė thėnė, “Mjaft me kaq”. Por Shehu po na ndiqte me sy. E kisha vėnė re qė ishte nė gjendje qė tė kontrollonte tė gjithė tryezėn, me ca sy tė shndritshėm qė ruanin shumė gjėra brenda vetes. Tani atė e shqetėsontė pa dyshim ajo avec justice sociale, qė i kisha thėnė unė, pėr tė cilėn nuk mė ishte pėrgjigjur, por e kuptoja se atė po bluante nė mendje, pikėrisht atė, dhe isha i bindur gjithashtu se do tė vinte sėrish njė ēast qė do tė mė pyeste diēka pėr drejtėsinė shoqėrore qė i kisha pėrmendur, vetėm se ende nuk e kishte gjetur pėrgjigjen e vet, prandaj rrinte e na vėshtronte mua e Ladin dhe nuk bėnte gjė tjetėr. Por, tek bisedoja me Bardhėn e Ladin, vrisja mendjen realisht se ēfarė po mendonte nė kėto ēaste Kryeministri shqiptar: a ishte edhe ai koshient se nė Shqipėri nuk kishte drejtėsi shoqėrore? E pranonte normalisht atė gjendje terrori qė sundonte nė Shqipėri? Dhe, mė nė fund, a e kishte menduar ndonjėherė veten edhe ai si njė viktimė e kėtij sistemi tiranik qė drejtohej e sundohej vetėm nga njė njeri? Tė gjitha kėtyre pyetjeve ishte e pamundur qė t’u jepej pėrgjigje nė atė ditė sepse koha sigurisht qė ua dha mė vonė dhe vetė kryeministri shqiptar e gjeti veten tamam njė viktimė terrori. Por gjithsesi, koha nuk ėshtė statike dhe ne tani po flasim pėr njė kohė tė pėrcaktuar, kur ai ishte ende kryeministėr dhe e ndiente veten si tė ishte suksesori absolut i Enver Hoxhės.
    Por, isha ende duke menduar kėshtu, kur ai ia behu pas pak te tryeza jonė. Erdhi aty, e na kėrkoi tė ngriheshim nė vallėzim. Tė gjithė u ngritėm si me sustė dhe, pak si tė ngrirė, dolėm te holli i shtėpisė, ku gjėmonte muzika. U ngrita edhe unė me Ladin dhe po rrinim e shihnim ata qė po kėrcenin, nė njė zhurmė e nė tė qeshura qė mė nė fund sikur dolėn edhe ato befas nga gjokset e tė ftuarve tė asaj dasme. Po rrinim duke biseduar gjėra tė zakonshme, kur, nė ēast, qė tė dy pamė njėherėsh se na u afrua kryeministri. Erdhi e qėndroi nė mesin tonė, por kuptohej se nuk dinte ēfarė tė thoshte. Pashė Ladin nė sy dhe ai m’u duk i tronditur. E kuptova se i druhej ndonjė pėrgjigjes time sarkastike. Shumė shpejt, me gjest mė tha se duhej tė heshtja dhe unė, menjėherė vendosa tė mos flas. Kur ai m’u afrua e mė tha me njė frėngjishte korrekte nė aksent: avec justice sociale dhe qeshi. Unė nuk fola, ndonėse pėrgjigjen e kisha nė majė tė gjuhės. “Borgjezia na akuzon se nuk kemi drejtėsi shoqėrore; ja, kjo ėshtė e gjitha”, tha ai, a thua se ishte nė ndonjė konferencė nga ato tė rėndomtat qė bėnin atėherė nė Shqipėri. “Unė nuk ju akuzova, mė duket”, i thashė unė, se m’u duk qė ai po e kalonte bisedėn nė njė lloj propagande qė mua mė bėnte pėr tė vjellė qė prej vitesh. Por ai tani kishte marrė pozicionin e lartė tė pushtetit dhe nuk donte t’ia dinte pėr asgjė. Po shihja nga afėr poėer, dhe nga brenda sikur po mė ngrihej njė valė qė kishte vite qė desha ta zbrazja. Pashė nga Ladi dhe ai ishte bėrė meit nė fytyrė, gjė kjo qė sėrish mė stepi, se, nė tė kundėrt, kushedi se ēfarė do t’i kisha thėnė Kryeministrit. Ishte ēasti kur mund tė ndodhte gjithēka: impulsiviteti im si kundėrshtar dhe mospranues i gjendjes aktuale, mund tė pėrplasej me impulsivitetin e atij qė kishte thuajse gjysmėn e pushtetit nė Shqipėri, e po priste ta merrte tė gjithin. Por ai gjithsesi nuk po mė linte fare radhė tė flisja: “Ne kemi bėrė njė pėrmbysje shekullore nė Shqipėri” – tha me njėfarė krenarie, e unė sėrish nuk fola, - “por, ju rinia, nuk e njihni historinė tonė tė paraluftės”. Unė nuk fola sėrish dhe ai vijoi: “Barazia qė kemi vendosur ėshtė vetė drejtėsia shoqėrore, sepse ėshtė heqja e shfrytėzimit tė njeriut nga njeriu”. Ndenja capak ēaste pa folur dhe tek u ndeshėm me vėshtrimin e njėri-tjetrit, i thashė ngadalė dhe qetė-qetė: “Po vlerėsimin e vlerave individuale tė tė barabartėve, si e keni?” Nė fakt, e kisha pyetur jo pa sarkazėm dhe gjithė brenda kontekstit tė kungullit, me tė cilin sapo kishim qeshur. “Jo mirė”, tha disi mendueshėm, duke mė parė sėrish nė sy dhe u largua menjėherė nga ne tė dy. Nė fakt, ky qėndrimi i fundit i tij na kishte habitur tė dyve; sidomos Ladin, i cili mė tha pak mė vonė: “Kurrė nuk mund ta mendoja qė ai mund tė bėnte edhe njė pohim tė atillė”. Megjithatė, vetėm pasi dėgjova kėtė pėrgjigje arrita tė kuptoja pse kishte qeshur aq shumė me poezinė e kungullit dhe gjithashtu, u binda mė nė fund pėr atė qė thoshin, se ai nuk e pranonte diskriminimin e intelektualėve tė nivelit tė lartė, pavarėsisht se kuptohej qė ishte njė fanatik i regjimit komunuist. Ktheva kokėn dhe e pashė se u kėrkonte alegri njerėzve, por dikur, ai e kthehu edhe njėherė kokėn nga unė e Ladi. Unė u largova dhe u ula pak me tej nė poltronin e njė tryeze tė vogėl qė ishte vendosur nė njė si kthinė apo si nė njėfarė llozhe tė vogėl. U ula se desha tė mendoja, kur nė krahun tim tė majtė, barabar me supin tim, pashė befas njė fotografi tė Enver Hoxhės. Ishte bardhė e zi dhe e madhe. Njė portret disi i frikshėm i Hoxhės, i ulur nė njė tryezė pune, ndonėsė ai ishte duke qeshur. E pashė edhe njėherė dhe mendja mė shkoi te kryeministri i asaj darke. Kishte krijuar njė ambient tė vetin, intim, me foton e Hoxhės. “Pse e mban kaq afėr”, mendova dhe, menjėherė sesi mė erdhi ndėr mend mendimi qė ky kryeministėr ishte nė lojė. “Teatėr i madh”, thashė nėpėr dhėmbė dhe kujtova edhe njėherė atė qė mė tha: “Ne kemi berė njė pėrmbysje tė madhe”. Dhe nė fakt e kishin bėrė dhe kėtė gjė thoshte rėndom edhe ai qė kisha nė krahun tim tė majtė dhe qė ishte zoti i vendit. Nė fakt, e gjithė plejada e tyre kishte bėrė njė pėrmbysje, por ende enuk kuptohej se ēfarė do tė sillte ajo pėrmbysje nė historinė tonė. “Nuk kanė sistem eficient”, thashė pas pak dhe e mendova saktė se, ndryshimi qė kishin sjellė kėta komunistė qė drejtonin me dorė tė hekurt ishte i madh, por ata vetė e kishin ndėrprerė sepse i trembeshin rrotacionit. “Urrejnė elitat”, thashė njė gjykim qė e kisha ndeshur kudo pėr komunizmin, “dhe prandaj sillen kėshtu edhe me popullin”. Ja, kjo ishte e gjitha: kishin marrė njė pushtet nė funksion tė ndryshimeve drastike tė zhvillimit, flisnin pėr industrializmin, pėr teatrin dhe letėrsinė, kishin krijuar teatrin kombėtar dhe operėn kombėtare, universitetin kombėtar, kishin masivizuar arsimin dhe, nė tė njėjtėn kohė, nuk mund ta pranonin konceptin se dija kėrkon progres permanent. Nė fakt, ishin nisur pėr tė sjellė zhvillimin me anė tė industrializimit tė vendit, por, bashkė me tė, kishin krijuar inkuzicionin. Ishin izoluar nga Pėrėndimi sepse nuk mund tė pranonin njeriun e lirė, i cili mund t’i konkuronte nė pushtet. Kjo ishte arsyeja, qė sigurisht se, si burim, vinte nga kreu i shtetit: Sekretari i Parė i Partisė sė Punės, tė cilin unė e kisha nė krah, aty pranė. “Po tani, ēfarė do tė bėjnė?”, thashė dikur, para se tė ngrihesha nga ai vend dhe u kujtova se kisha mendimin qė do tė dorėzoheshin, do tė bėnin njė reformė kulturore nė fillim, e cila patjetėr qė do tė vijonte me njė reformė ekonomike. “Duhet ēliruar njeriu njėherė”, thashė duke u ngritur nga vendi, “e pastaj tė ēlirohet edhe ekonomia”, por kjo ishte e pamundur qė tė ndodhte sepse pėr treg tė lirė nuk mund tė flitej nė pushtetin e tyre – kėshtu mendova, dhe sėrish mė erdhi pėr tė qeshur me dollinė pėr ekonominė e planifikuar. Pastaj edhe pėr drejtėsinė shoqėrore qė i kisha thėnė kryeministrit dhe u drejtova nga tryeza. Ndėrkohė, tė gjithė ishin ulur sėrish nėpėr vendet e tyre dhe kėshtu bėra edhe unė.
    Kur u ula, e pashė se Ladi ishte nė formė. Kishte njėfarė gėzimi, qė nuk i vinte vetėm nga dasma. Megjithatė, filluam tė flisnim pėr atė qė kishim parė, por ndiehej se edhe Shehu po na ndiqte sėrish me sy. “Ėshtė nė formė” tha Bardha qė e kuptoi se ne po flisnim pėr kryeministrin, qeshi pak e, duke mė parė nė sy tha: “Nuk ka problem”. Por, tamam nė kėto ēaste, Bashkim Shehu, djali i vogėl i Mehmetit, mė erdhi nga prapa dhe, nė vesh, mė tha: “Do tė tė arrestojnė!” dhe unė qesha, sepse ai ishte ende i vogėl, ndonėse, qė atėherė ishte i dhėnė pas letėrsisė dhe ishte kritik kundrejt regjimit. Megjithatė, sikur e ndieja qė nuk do tė pėrfundonte tamam mirė kjo festė, kur Shehu u ngrit sėrish nė kėmbė, ngriti njė dolli dhe pastaj mė thirri sėrish mua qė tė shkoja nė tryezėn e tij. Dhe unė shkova me njė gotė verė, kurse ai rrinte ulur. Filloi tė bisedonte pėr dasmėn. Mė tregoi njė ndodhi tė Hrushovit me Adenauerin, qė e rrėfente me zė tė lartė pėr ta dėgjuar e gjithė tryeza. Ndonėse nuk po fliste mirė pėr ata e ndieva se ai vuante qė nuk kishte mundėsi tė takonte kryeministrat e tjerė tė Perėndimit. Pastaj u ngrit nė kėmbė dhe me njė gotė tė mbushur gjysmė me raki i foli gjithė tryezės: “Kėshtu flet Spartaku, po, edhe ky, stafetėn tonė do tė marrė… Hajde Spartak, ta pimė kėtė pėr stafetėn tonė.” tha dhe priti nga unė. Ndėrkaq unė u ngrita, por pėr disa sekonda sikur m’u pėrqendrua e gjithė mendja nė njė pikė, mė dukej sikur kishte ardhur njė ēast kur duhej t’i flisja inkuzicionit mendimin tim dhe vendosa t’i pėrgjigjesha duke i thėnė mė zė tė lartė: “Jo, jo atė stafetė. Unė, kurrė!”. Nė tė gjithė sallėn sikur ra bomba. U bė heshtje, por ai sėrsih ndėrhyri me njė takt qė dukej se kėrkonte tė mė mbronte: “Ky ėshtė i dehur”, tha, dhe bėri me gjest nga ata tė shėrbimit qė tė mė afroheshin. Unė shkova sėrish e u ula nė karrigen time, por pas njė minute, njė shoqėrues i Shehut, djali i dytė i tij, Skėnderi dhe njė shok tjetėr, mė morėn pėr tė ikur. Kėshtu mė tha edhe Ladi me gjest dhe unė u largova pėr nė shtėpi.

    vijon nesėr…

    --


    edhe ky stafeten tone do te marre.. i paska thene mehmeti..
    lol

    i ka ra pikes..

    taku maj kulles se fidelit.. kenaqet kur poshte rrihet shteti shqiptar me hu e qellohet me shtize te flamurit.. polici i shqiperise..

    qelluesit e rrahesit.. jan maska(kriminele qe terrorizonin miletin ne 97 e me tujte e deri tani) qe i ka paguar grumbulluar e sjelle me otopuz.. fatmiri i kadarese.. edvini i nexhit e rucua i stalinit.. e bollinua i komorres e kokdhimua i bebezise se betonit.. e klosi i pabesive..
    te rrethuarit nga barbaret jan te votuarit e popullit..

    kulmi..

    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 28-09-2011 mė 03:37

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush na i psonis neper gazeta keto kujtimet e taku ngjeles..sepse jan shum interesante..

    jan ca vite te asaj kohe qe taku i njeh mire..


    mundesisht sillni dhe komente qe kan bere disa kur kan lexuar librin e takut..

    psh tritan shehu ka folur dicka..

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    “Se kėtu nė vendin tim/ edhe kungulli ka kuptim”.
    “Kungull mos tė mbiftė fara / ngado shkoj mė del pėrpara”.

    Hahahah .... shume i madh ky K.Th. Spiri.

  5. #5
    Libėr me mllefe, Ngjela ėshtė me halucinacione

    » Dėrguar mė: 01/10/2011 - 13:39

    Gilmana Bushati

    Deputeti i Partisė Demokratike, Tritan Shehu komenton librin e Spartak Ngjelės, "Pėrkulja dhe rėnia e tiranisė shqiptare 1957-2010". Arsyeja e komentit erdhi pėr faktin se ai pėrmendet si njė nga njerėzit, qė diktatori Enver Hoxha i pėrdori nė botėn akademike pėr tė spastruar pikėrisht intelektualėt me mendim properėndimor, proeuropian. Shehu pėrgjigjet se libri i Ngjelės ėshtė i mbushur plot me halucinacione dhe kjo nė fakt, sipas tij, ka tė bėjė me shėndetin e tij mendor. Sipas tij, nė vitet 1960 dhe mė pas, ai mezi siguroi qė tė vazhdonte shkollėn pėr mjekėsi, pasi kishte punuar mė parė nė prodhim, e pikėrisht nė Kombinatin e Mishit, pėr arsye thellėsisht politike. Shehu thekson se Ngjelėn e ka njohur si person qė para 1990-ės dhe i ėshtė dukur si njė njeri shumė ekstravagant, dhe e pėrmbledh nė cilėsimin e tij se ai ishte "djalė i Bllokut". Ai thekson se edhe dėnimi i Ngjelės nga regjimi nuk erdhi si pasojė e mendimeve tė tij demokratike, por sepse i erdhi radha tė atit, Kiēo Ngjelės, qė tė goditej nga Enver Hoxha, pra ishte pjesė e luftės brenda llojit. Pas ardhjes sė demokracisė, deputeti demokrat thekson se ka pasur tė njėjtin mendim pėr Ngjelėn dhe se ai e ka shmangur nė tė gjitha mėnyrat e mundshme pėrballjen me tė, edhe kur Ngjela u bė pjesė e Partisė Demokratike.

    Zoti Shehu, Spartak Ngjela sė fundmi ka shkruar njė libėr kujtimesh, ku ndėr tė tjera ju pėrmend si njė nga ithtarėt e Enver Hoxhės dhe se keni qenė nė ballė tė sulmit kundėr ēdo gjėje europiane pas fjalimit tė 6 shkurtit 1967. Si do ta komentonit kėtė libėr?

    Unė nuk e kam lexuar atė libėr, por nga sa kam dėgjuar, dua tė them se sė pari, realisht e kam tė vėshtirė tė komentoj halucinacionet e Spartakut. Ky ėshtė njė problem i shėndetit tė tij mendor. Ndėrsa me absurditete tė tilla personale unė nuk merrem. Sė dyti, ajo qė mė ka rėnė nė sy nga komentet e dėgjuara pėr atė libėr, ėshtė fakti se Spartaku jeton akoma me deliret e "djalit tė Bllokut", gjė qė manifestohet nė manipulimet dhe nė egocentrizmin e tij ekstrem. Nga ana tjetėr, nė libėr tė lė njė shije shumė tė keqe, ajo qė ėshtė dhe njė deformim i madh i historisė, pėrpjekja pėr tė manipuluar tė vėrtetėn dhe pėr tė arritur nė konkluzionin monstruoz, qė demokracia nė Shqipėri lindi brenda e nėpėrmjet Bllokut. Nė tė vėrtetė, ky bosht thellėsisht i gėnjeshtėr qė pėrshkon tėrė librin, ėshtė padyshim edhe lajtmotivi nė ato faqe. Nė funksion tė tij dhe tė lidhur me kėtė, aty gjejmė tė pasqyruar kudo, megalomaninė patologjike tė autorit. Kėto tipare e bėjnė atė libėr shumė tė ngjashėm me "Kujtimet e Enverit".

    Po pėr atė qė thotė pėr ju konkretisht, ēfarė mund tė na thoni?

    Si mė ėshtė thėnė, nė fakt ai nuk thotė asgjė reale, sepse nuk ka ēfarė tė thotė. Ai vjell vetėm njė mllef tė grumbulluar e patologjik. Perceptimet dhe reaksionet e deformuara janė simptoma. Nė vitet '60, unė kam qenė njė nxėnės i shkėlqyer gjimnazi dhe i mirėnjohur nė Tiranė, nga njė familje me shumė vlera. Mė tej, meqė nuk mund tė vazhdoja direkt universitetin pėr arsye politike, u detyrova tė punoja si punėtor nė Kombinatin e Mishit, derisa mbas disa vitesh m'u dha mundėsia tė ndiqja studimet nė mjekėsi. Pėr hir tė sė vėrtetės, dua tė theksoj se dhe nė vitet e studimeve u rrezikova jo pak herė tė pėrjashtohem nga universiteti, po pėr tė njėjtat arsye politike.

    Ju mė vonė u bėtė mjek shumė i njohur. A kishit ju lidhje pune me Bllokun nė ato periudha?

    Asnjėherė, as si individ dhe as si mjek nuk kam pasur tė tilla marrėdhėnie. Megjithėse unė drejtoja shėrbimin e anestezi-reanimacionit nė rang vendi, nė shėrbimin shėndetėsor tė Bllokut nuk kam qenė aktivizuar asnjėherė. Kuptohet qartėsisht se pse ndodhte kjo. Unė pėr herė tė parė kam hyrė nė atė qė atėherė quhej "Klinika Speciale", nė vitin 1992, kur si ministėr i Shėndetėsisė vajta pėr ta transformuar atė strukturė tė mbyllur nomenklature, nė njė klinikė tė hapur tė qytetarėve tė Tiranės.

    A e keni njohur Ngjelėn nė ato vite?

    Shumė pak. Unė nuk kam pasur lidhje me Bllokun e njerėzit e tij. Shokėt e miqtė e mi tė afėrm i pėrkisnin nė tėrėsi grupeve tė tjera shoqėrore. Ngjela ka qenė mė i madh se unė nė moshė dhe e njihja si person nė Tiranė, dhe tė them tė vėrtetėn, asnjėherė nuk mė ka ngjallur simpati apo interes, gjė qė transmetohej qartė. Gjithmonė e kam konsideruar si njė njeri bosh dhe si njė nga ekstravagantėt e Bllokut, qė e luanin kėtė rol pikėrisht se ishin tė mbrojtur nga ajo strukturė. Mė tej, ai nė fakt u dėnua, jo pėr veprimtarinė e tij "demokratike", si pėrpiqet tė manipulojė, por pėr faktin e thjeshtė se i erdhi radha tė atit tė tij tė goditej nga regjimi. Kėshtu ndodhi me shumė nga njerėzit e Bllokut tė asaj periudhe, nė ato rregulla loje.

    Por ju mė pas keni qenė nė tė njėjtin front, pra me tė djathtėn, e mė vonė ai u bė pjesė e Partisė Demokratike. Si e keni njohur pas ardhjes sė demokracisė Spartak Ngjelėn, dhe cili ishte mendimi juaj pėr tė?

    Mendimi im pėr tė ishte i njėjtė me atė tė kohės sė Bllokut. Njė politikan aventurier, i pamoralshėm dhe pa besueshmėri. Asnjėherė nuk kam pasur as marrėdhėnie pune dhe as shkėmbime mendimesh me tė. Realisht, kėtė gjė e kam evituar nė mėnyrė konstante, pėr vetė mendimin tim tė pandryshuar qė kam pasur gjithmonė pėr atė njeri. Nė fakt, akoma dhe sot ai, as si politikan e as si autor nuk arrin tė kuptojė apo tė pranojė se demokracia tek ne nuk lindi dhe nuk erdhi nga Blloku, por qė shpėrtheu nga Lėvizja Studentore e Dhjetorit, nga universitetet, pjesė aktive e tė cilave ishim ne, qė u rreshtuam qė ditėt e para me tė.

    gazeta shqiptare

  6. #6
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    kush na i psonis neper gazeta keto kujtimet e taku ngjeles..sepse jan shum interesante..

    jan ca vite te asaj kohe qe taku i njeh mire..


    mundesisht sillni dhe komente qe kan bere disa kur kan lexuar librin e takut..

    psh tritan shehu ka folur dicka..
    brar plaku im e ka pas "kolege mamane e Takut.

    Kico ka qene burre i mire

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    drag,,

    vera ..vera pojani..nena e takut.. thon ka qen e rrepte.. me miletin.. me vartesit etj.. kurse kicua kam degjuar se ka qen i afte e inteligjent e jo i ashper me punonjsit e ministrise..

    mirpo..

    ata kurre nuk diten te bashkohen.. e ti thon stop.. enverit..

    sejcili.. hė se nuku e ka me muan kte radhe.. enveri.. he se ja hodha se me pa pa inat.. ose.. me foli nexhmija buza gaz..pra nuku do me fusin ne kte plenum..
    e keshtu u genjyen te ngratet.. e nuku pipetinin kur ai u a hante kokat nje nga njė..

    pra kujtimet e takut kan vlera sepse sic thash ai e njeh kte "zone" shum me mire se shum te tjere.. po natyrisht jo cdo gje qe thot apo kujton ai eshte ashtu..

    sillni pjes tjera..
    ti dragush kurre nuku solle ndonje here dicka..

    o je shum i mencur o je ko.qe dembelhaneje..
    ne shoqeri ka lug e shat... merr e jep..

    kam bindje se dhe kur ke luajtur futboll.. te kan len ne porte si gjytyrum se ske pas pik fantazie me dal ne sulm..
    une.. merrja topin e nga porta ime deri te kundershtari..tribloja te gjithe e beja gol.. jo per vete..po me i gezu shoket e skuadres..

    sdi a me kupton or tunxh..

  8. #8
    “S’kam qenė Enverist, por gjimnazist”

    » Dėrguar mė: 02/10/2011 - 10:48

    Gilmana Bushati



    Moikom Zeqo i quan tė pasakta pasazhet e librit tė Spartak Ngjelės, pikėrisht nė pjesėn ku pėrmendet emri i tij. Ai i rrėzoi pra si tė pavėrteta kėto pohime tė bėra nė librin “Pėrkulja dhe rėnia e tiranisė shqiptare 1957-2010”, i cili doli nga shtypi pak ditė mė parė. Zeqo shprehet qartė se ai nuk ka qenė asnjėherė pjesė e Komitetit tė Rinisė sė Tiranės. “Pėrmendja e emrit tim ėshtė njė pasaktėsi. Nuk kam qenė asnjėherė nė Komitetin e Rinisė sė Tiranės”, - sqaron shkurtimisht Zeqo nė lidhje me pozicionin e tij nė strukturat e regjimit komunist. Ngjela pretendon nė libėr si disa njerėz, mes tė tjerėve edhe Zeqo ishin inkuizitorė, qė “lulėzuan” pikėrisht pas fjalimit tė 6 shkurtit 1967 tė Enver Hoxhės nė lidhje me zakonet prapanike dhe fetare. E pikėrisht pas kėtij fjalimi Hoxha e shpalli Shqipėrinė si vendi i parė ateist nė botė. Nė njė deklarim tė shkurtėr pėr kėtė ēėshtje, Moikom Zeqo thekson se, nė kohėn qė pėrmend Ngjela nė libėr ai ka qenė nxėnės i gjimnazit tė Durrėsit. “Nė atė kohė isha nė Durrės pa mbaruar gjimnazin. As kam qenė tek shkolla “Naim Frashėri”, por tek gjimnazi “Mujo Ulqinaku”. As kam botuar asnjė shkrim pėr ngjarjet qė thotė Ngjela”, - thotė Zeqo duke shtuar mė pas se “sinqerisht mė vjen keq”.

    Libri

    Nė faqen 380-381 tė librit me kujtime “Pėrkulja dhe rėnia e tiranisė shqiptare 1957-2010”, tė Spartak Ngjelės, ai bėn njė panoramė tė situatės pas fjalimit famėkeq tė Enver Hoxhės dhe se si ai lėshoi kundėr intelektualėve tė mirėfilltė, intelektualė qė nuk donin frymėn perėndimore, por qė ishin njėkohėsisht dhe politikanėt e rinj. “Ithtarėt e rinj tė sistemit e kishin kuptuar shumė mirė se regjimi i kishte thirrur nė ndihmė, madje vetė Enver Hoxha. Dhe tė gjithė ishin tė ekzaltuar e u hodhėn me tėrbim kundėr ēdo gjėje europiane qė ata, jo vetėm qė nuk e dėshironin, por dhe nuk mund ta kapnin. Shqipėria po bėhej ndėrkaq vendi i vetėm europian ku antiqytetėrimi ishte vlerė sepse kėshtu ndihej mė i sigurt Enver Hoxha. Dhe ja disa nga emrat e tyre tė shumtė. Nė Universitetin e Tiranės Xhelal Gjeēovi, Estref Bega, Mehmet Elezi, Arshin Xhezo, Gjikė Kurtiqi e Tritan Shehu. Nė Komitetin e Rinisė sė Tiranės: Arilla Papajorgji bashkė me njė bandė tė tėrė, emrat e tė cilėve nuk po mė kujtohen tani (njėri mė i zi se tjetri, inkuizitorė tė shkallės sė lartė), Ilia Kongo, Moikom Zeqo, Timoshenko Pekmezi me tė tjerė tė kėsaj specieje, qė e kishin kuptuar se mllefi i tyre antiqytetėrimi dhe antikulturė, pėrkonte me atė tė Enver Hoxhės.”

    gazeta shqiptare

  9. #9
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    drag,,

    vera ..vera pojani..nena e takut.. thon ka qen e rrepte.. me miletin.. me vartesit etj.. kurse kicua kam degjuar se ka qen i afte e inteligjent e jo i ashper me punonjsit e ministrise..

    mirpo..

    ata kurre nuk diten te bashkohen.. e ti thon stop.. enverit..

    sejcili.. hė se nuku e ka me muan kte radhe.. enveri.. he se ja hodha se me pa pa inat.. ose.. me foli nexhmija buza gaz..pra nuku do me fusin ne kte plenum..
    e keshtu u genjyen te ngratet.. e nuku pipetinin kur ai u a hante kokat nje nga njė..

    pra kujtimet e takut kan vlera sepse sic thash ai e njeh kte "zone" shum me mire se shum te tjere.. po natyrisht jo cdo gje qe thot apo kujton ai eshte ashtu..

    sillni pjes tjera..
    ti dragush kurre nuku solle ndonje here dicka..

    o je shum i mencur o je ko.qe dembelhaneje..
    ne shoqeri ka lug e shat... merr e jep..

    kam bindje se dhe kur ke luajtur futboll.. te kan len ne porte si gjytyrum se ske pas pik fantazie me dal ne sulm..
    une.. merrja topin e nga porta ime deri te kundershtari..tribloja te gjithe e beja gol.. jo per vete..po me i gezu shoket e skuadres..

    sdi a me kupton or tunxh..
    shko futi nai pershesh me kos Brar.
    nuku jane muhabete mejhanesh kto.

    edhe pse jemi anonim duhet te ruajm dicka private

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk po te kerkon kush ty.. privatlliqe..

    por perderisa lexon ketu.. duhet dhe te sjellesh shkrime nga gazetat.. qe te lexojn tjeret..

    bejn fest ketu keta komshijt e mi ne oborr te pallatit..

    sejcili del me nji gja..
    dikush vjen me ibrik kafjeje..dikush me nji shport me rrush..dikush me nji shishe kokakoll..dikush me nji tas pasul..dikush me nji aparat fotografik e ben poza..dikush sjell karrike e stola..
    mirpo kemi nja dy shqipo.. vec ulen e rrasin.. ne mall te te tjerve..e vet kurr nji gje qoft simbolike nuk e sjellin..
    nji dit i thash..
    cka po uleni ju ktu..
    a kini sjell gja?
    jo

    hajt barni bethen.. e i perzuna te pacipet..

    dhe ne forum.. po nji pal sjellin.. dote thote se e bejn nji far obligimi ndaj tufes..
    disa kurre vec..pordhin nga i her ktu e ikin..

    keta tipa..jan hileqaret edhe se..jemi virtual ketu.. sejcili tregon karakter..

    pra dragush.. nuk besoj se punon me merkelin ne berlin e ske 1 minut koh te sjellesh nji artikull interesant..

    sdi a mkuptoooveeee.. or taj..

    kjo vlen per te gjithe..

    ..

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •