Prostitucioni "zanati" me i vjeter ne bote, gjithashtu edhe nje nga temat me shqetesuese. Aryikulli i meposhtem marre nga ASD Organization.
Nėse do tė ndiqnim origjinėn e " zanatit mė tė vjetėr nė botė " do te shkonim shume larg. Deri ku ? Sigurisht, kjo ngjitet deri ne koherat e lashta. Dhe mbetemi gjithnje nė pikėn zero: klienti ėshtė gjithnjė klient, prostituta gjithnjė prostitutė, tutori gjithnjė tutor dhe paraja gjithnjė motori qė vė nė lėvizje tėrė mekanizmin.
Nėse i referohemi shoqėrisė primitive, ėshtė e rėndėsishme te theksojmė se femra vihej gjithnjė nė dispozicion tė mikut. Deri kohėt e fundit njė zakon i tillė ekzistonte tek eskimezėt. Mė vonė, nė kohėt pagane femrat viheshin nė shėrbim tė perėndive me praktika seksuale. "Ne gjuhėn greke folja shes ėshtė rrėnja e fjalės Porneia qė pėrshkruan prostitucionin. Kjo folje do te thotė tė trajtosh njė qenie njerėzore si mall. Ajo qė quhet "zanati mė i vjetėr nė botė" ėshtė i lidhur me praktikėn mė tė vjetėr qė tė marrėsh tė afėrmin tėnd si skllav dhe tė bėsh tregti me tė. Nė Orientin e vjeter (Babiloni, Azi e vogėl) dhe nė Greqi (Korint) prostitutat e ashtuquajtura "te shenjta" jetonin ne tempujt kushtuar perėndeshės Afėrditė dhe pikturat murale tė Pompeit tregojnė ato qė ishin shtėpitė publike te antikitetit.
Krijoni Kontakt