Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 39 prej 39
  1. #31
    BLACK_KNIGHT
    i/e ftuar
    Postuar më parë nga Sirena_E_Vogel
    Mire Se Erdhe Elvis .
    Ja kalofsh sa me mire ne forum
    dhe suksese me degen qe ke zgjedhur.
    PS. Nje vote meqenese qenkemi tifoza
    te te njejtit ekip
    Hmmmmmmmm Me Juventusin tha ai jo me molanin

  2. #32
    BLACK_KNIGHT
    i/e ftuar

    Re: pershnetje te gjithe...............

    Postuar më parë nga EXODUS
    pershnetje te gjithe kudo qe te jeni! Mirese ju gjeta!
    Eshte me te vertete nje mrekulli ekzistenca e ketij forumi i cili na jep mundesi te gjitheve te shprehim mendimet tona si dhe te komunikojme apo te njohim me mire njeri tjetrin.
    Une quhem Elvis dhe jam nga Korca. kam lindur ne vitin.......... s'po me kujtohet tani, dhe kam patur nje jete te mbushur me mjaft ndodhira, ose me mire te them aventura. Fatkeqsisht qe ne moshen 10 vjecare mergova bashke me prinderit ne drejtim te Greqise ku mesova se c'eshte jeta e vertete ne mergim. Pas 3 vitesh familja ime vendosi te kthehet ne Shqiperi.

    Megjithate po e zgjas shume me kete muhabet...... e lashe e lashe, mos u grind.
    Kam kryer shkollen e mesme si dhe 1vit ne Fakultetin Ekonomik ne univer FAN NOLI te Korces. Jam mjaft i apasionuar ndaj muzikes dhe me pelqen muzika e lehte shqiptare, sidomos muzika popullore. Po ashtu me terheq muzika e huaj sidomos albumet amerikane me miuziken pop, r&b, hip hop, si dhe jazz
    Me pelqen sporti, sidomos futbolli. Jam nje tifoz i tmerrshem i Hollandes, ekipi i te ciles gjate gjithe koherave te futbollit boteror ka qene djep i nje futbolli maramendes dhe plot emocione,
    Nga klubet europiane Juventusin nuk do e shkembeja me asnje klub tjeter ne bote.

    Prej 3 vitesh banoj ne U.S ne Chicago City ku jam duke vazhduar studimet ne universitet ne degen e Finances. Edhe pse eshte nje dege jo shume terheqese mendoj se do te me sjelle perfitime terheqese ne nje te ardhme te afert.
    Ju pershnes edhe nje here te gjithve!
    me respekt Elvisi
    Mirese erdhe vella edhe ja kalofsh sa me mire ketu ne forum edhe mos harro se kemi edhe tema te tjera te cilat jane per futbollin edhe nuk do na vinte keq sikur te merrje pjese edhe ti
    Edhe nje vote nga une vella!

  3. #33
    Jeta eshte Lufte. Maska e Shakaxhesha_399
    Anëtarësuar
    02-01-2003
    Vendndodhja
    Ne nje bote plot dashuri!
    Postime
    61
    Mirese na erdhe Korcar dhe suksese ne degen qe ke zgjedhur
    te uroj t'ja kalosh mire ketu ne forum
    Pa ty nuk mund të rri..!!
    Pa ty jeta më behet hi.
    Pa ty varri nuk më parnon..
    Se zemra vetëm ty të don..!!!

    --------------------------------------------------------------------------------

  4. #34
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Kalofsh Gezuar ne Mjedisin Tone!!

  5. #35
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319

    Re: pershnetje te gjithe...............

    Postuar më parë nga EXODUS
    Me pelqen sporti, sidomos futbolli. Jam nje tifoz i tmerrshem i Hollandes ekipi i te ciles gjate gjithe koherave te futbollit boteror ka qene djep i nje futbolli maramendes dhe plot emocione,
    Te pakten nje gje te vetme e paskena te perbashket !

    Pershendetje dhe kalofsh mire ne forum

    Pak ters e ke nisur por pak rendesi ka , do permiresohesh me kohen .....

    Gezuar dhe mbaresi te uroj ! ( kete me sinqeritet ta them )

    Ps...Edhe mos bej gafe me te me prishesh temat se te hongri dreqi . Kete kisha kohe qe isha nisur per te ta thene.

  6. #36
    ...........
    Anëtarësuar
    24-12-2002
    Vendndodhja
    home
    Postime
    678
    Mir se ke ardhur Elvis
    Shpresoj tja kalofsh dhe befsh qef sa me shum.
    Gezuqar Krishlindjet dhe Vitin E Ri
    Cool prezantim by the way
    Pacim
    xxx
    What we do does not define who we are. What defines who we are, is how we rise when we fall!!

  7. #37
    KoRcArKe BrE! Maska e barbygirl
    Anëtarësuar
    05-07-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    139
    patriot mirse erdhe
    kalofsh sa me mire ketu
    >*<" The key to happiness is having dreams, the key to success is making them come true." >*<

  8. #38
    Perjashtuar Maska e HANNIBAL2003
    Anëtarësuar
    27-01-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    407
    mire se erdhe viso ne mesin tone
    te uroj t'ja kalosh mire ne shoqerine e forumit
    shnet e pare


    Denisi

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    :^drejtim, Vazhdon prezantimi i Elvisit...........

    M.q.s kta MOD-et e nderuar me ben nje nder teper, shume te madh, qe ma pacin borxh, duke e mbyllur prezantimin tim me vetem 30 e ca postime, po e vazhdoj perseri ketu pa problem fare te nderuar anetare
    Lexofshi dhe mos u terbofshi

    Ajo c'ka vleresoj un tek njeriu eshte "sinqeriteti", "miqesia", dhe "dashuria"( kjo e fundit eshte respektivisht, rreptesisht vetem per gocat, se po u ngaterruan cunat, betohem e kan punen pisk)

    Qe ne mosh te vogel un kam sakrifikuar pasionet vetjake, per te shpetuar nje miqesi te rrezikuar.

    Konkretisht, kur isha i vogel e kisha pasion te madh muziken dhe nje gje e tille s'ka se si ti shpetonte tim Eti apo simeje,(e keni parasysh ju ata gjithnje perpiqen te zbulojn ndonje talent te rralle tek femija e tyre me qellim qe te mburreshin perpara shoqerise apo te afermve, ja ky eshte djali im, ju qe e pate e ju qe s'e pate se eshte djali tim ky ju thashe, epo jo po qe ta dini de, eshte i imi, he moj grua te thashe apo s'te thashe.................edhe keshtu e keshtu me rradhe.
    Por un sic e thashe edhe me siper, do te beja gjithcka ish e mundur qoft e hijshme te pahijshme, mua me dukej e hijshme ne ate kohe(isha vetem 8 vjec) per te mos u transferuar tek Shkolla e Muzikes edhe pse une munda te fitoj testin e hyrjes, duke i hapur vetvetes, porten e madhe dhe te hyjnishme drejt botes se mrekullushme te muzikes.

    Aktualisht ne ate kohe isha duke ndjekur filloren ne Shkollen Mesenjtorja e Pare Shqipe. Kisha krijuar mjaft miqesi(shoke, sidomos"shoqka"), te cilen un e rrezikoja tashme me transferimin te shkollla e muzikes. Por un isha i "zgjujt" mer milet edhe isha i pajisur per mrekulli me "vegla mistreci". Po pse mu do ma hidhte plaku, (nese ashtu me dukej mua ne ate kohe, me dukej vetja i pjekur para kohe, sic me thoshte nena: te keqen nena te mendjes sate te zgjuar), une kisha mbaru i dalluar shkollen e mistrecllekut.
    Mgjth se u zgjata shume, un e dija se ate dite qe do te shkoja te regjistrohesha ish dita e fundit e regjistrimeve, keshtu qe do e beja nje prapsillek si me thene. Pasi, i ju nenshtrova ne menyre te sukseshme testit,(sa per ti bere qejfin plakut, kisha marre nje karamele me vete, te cilen e futa ne goje, si dhe e ngjyrosa nje nga dhemballet me bojen e rezerves( le ta shifte po te deshte) per ti treguar tim eti se me eshte enjtur dhemballa(rahmet paste koha kur prisheshin dhembet edhe ndrroheshin perseri), edhe me dhimbte tmerresisht shume, edhe duhet te shkoja urgjentisht tek dentisti. Por un nuk mund te shkoja te dentisti se ish gjithcka e sajuar!!!! Atehere i thashe plakut:O babi me ler te shkoj vet ke dentisti se kur me shef bashke me ty me thot se jam frikacak, edhe mua me vjen turp.
    Epo mire thot ky(e hengri), por do te te shpie un.(se im at ngiste nje nga ato LADA-t, makina ceke). Ik i them un pastaj se behesh vone per ne pune, se do te shkoj te marr mamin dhe te regjistrohem.
    Ok, ngjarja po shkonte si jo me mire, dhe une munda te mos regjistrohem "ne burgun e femijeve"( sic e mendoja un shkollen e muzikes e cila te jepte pershtypjen e nje burgu)
    Edhe pasi plaku e kuptoi qe un mashtrova, ai me denoi duke mos me lene te dilja jashte per 1 muaj[pune e madhe, kur ai ikte per ne pune un hidhesha nga dritarja, (filozof isha viranin) se e kisha edhe 1 meter nga toka]. Fund

    JO paqellim e permenda historin e mesiperme, me te vetmin synim per te theksuar se ne cfaredo moshe qe te jesh, i madh , i vogel "miqesia triumfon mbi passionet vetjake"

    Per me teper,(per ata qe nuk lexuan postimin e pare) do te behem 23 vitin tjeter,(edhe pse 23 kam filluar te pergjigjem kur me pyesnin kur isha 21), Per ata qe nuk kan patur mundesine te lexojne prez e pare:
    Kam lindur e banuar ne Korce, korcar denbabaden si thoshte ai gjyshi rahmet paste(ku edi une, jemi nja 7 breza thote plaka). Prej 3 vitesh jetoj ne SH.B ku edhe jam duke vazhduar studimet ne Fakultetin Ekonomiok ketu ne Chicago, nje dege kjo teper mjaft terheqese qe nuk kam per ta braktisur kur te mos e kem plakun ne spital.
    M.gj.th ajo c'ka me shtyn te diplomohem ne kete dege eshte fakti qe dua te respektoj deshiren e plakut per tu bere nje Ekonomist i afte(seriozisht e kam, ahahah) dhe per ti erdhur ne ndihme atdheut(posi ore, qe c'ke me te biles)
    Sidoqofte jam i apasionuar pas matematikes dhe besoj se do ja dal mbane te diplomohem, ndoshta kam deshire te marr nje MBA ( jo me shume ahhahaha)


    Persa i perket karakteristi-ristikave te mija jam 176 i gjate(me ze koka me poshte se tavani,( jam me fat apo jo). I kam floket te zeza te ndritshme(origjinal per zotin), disa here gocat me thon se i kam lyer(qe me vjen ndonjehere ta bej koken tas), nejse nuk ka gajle se i kam te bukra leshkat e me kane inat(qe inati mos ju shtofte ishalla), i kam syte ngjyr kafe( i kam ngjare plakes shume, se kur shkoj te ato tezet ose gruja e dajes, pa hyre ke dera e shpise, me thon: sa i paske ngjare sat eme mor Elvis. Une i them se i kam ngjare nenes ne surrat por kam zemren e timeti, se na e bete kete punen lemsh)
    P.S: Ju lutem edhe nje here se karakteristikat e mesiperme jan rreptesisht per kuriozitetin e gocave se po u ngatrruan edhe cunat ka per te plasur kercitje dhembesh si fishekzjarret e vitit te ri( jo ce thashe de)

    Me se fund,( e jo ne fund te fundit), m.q.s jemi ne fund te vitit te fundit dhe ne prag te vitit te ri ju uroj nga zemra te gjithve


    !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!nga mot GEZUAR!!!!!!!!!!!!!

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Mire se ju Gjeta te Gjithve nga Une Deno !!
    Nga MoRaLeS në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-08-2005, 11:23
  2. Ju përshëndes të gjithve.
    Nga Skaramush në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 15:04
  3. Pershendetje të Gjithve...
    Nga Leo21 në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 30-01-2003, 13:46
  4. pershnedetje te gjithve nga _Adi_
    Nga badkiller në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 15:34
  5. tung te gjithve
    Nga edona në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-10-2002, 10:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •