Se pari do te thoja se duhet te dashurosh punen. Duke dashuruar punen nderton nje mardhenie fantastike qe te motivon. Se dyti njeriu duhet te gjeje vetveten ne profesionin qe zgjedh. Ne kete rast jep maksimumin e energjive dhe eshte i dobishem. Profesioni im ishte nje rastesi sepse kurre nuk e kisha ide. Per ta ushtruar me ndihmoi natyra ime; e duruar, e qete, bindese dhe e palodhur. Te keqiat e profesionit tim jane disponibiliteti per shkak te te cilit me duhet te filloj punen pa zbardhur drita, per t'ju pergjigjur kerkesave te klienteve qe kane diten te zene, ose te qendruarit ne pune deri ne oret e vona te mbremjes. Kjo sakrifice eshte e lidhur me rezultatin qe une marr prej tyre dhe kjo eshte ana me pozitive e profesionit. Kete profesion qe kam e arrita duke ju perkushtuar totalisht dhe duke studiuar literaturen e pershtatshme te cilen e rifreskoj vazhdimisht pasi motoja ime eshte: Asnjehere mos thuaj qe i di te gjitha.
Krijoni Kontakt