Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 54
  1. #31
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Traboini
    Turqit na lane ate metalitet islamiko-orjental qe dominon te gjithe boten muslimane, duke perfshire edhe Shqiperine tone.
    Kur thoni 'na lane' e keni fjalen per te gjithe segmentet e fragmentet e shoqerise Shqiptare apo si?

    Mjafton ti beni nje analize te gjithe Ballkanit e do shikoni se disa shtete jane me te ngritura ekonomikisht se sa disa te tjere pavaresisht se kane shpenzuar po te njejten kohe nen Kalifatin Osman. Pra nuk e bejme dot Kalifatin Osman (jo Turqit pasi kalifati ishte multi-nacional) koke turku ..

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,385
    Postimet në Bllog
    22
    Shqiperia ka vetem nevoje per kohe. Forca e Shqiperise eshte tek cdo shqiptar qe punon, meson e jeton nje jete te ndershme ne cdo cep te botes qe e ka hedhur jeta. Mjerimi i saj jane ata njerez qe jo vetem jane te pafuqishem per te ndertuar por jane gati te ndjellin fatkeqesine nje populli e nje kombi me vajtimet e tyre prej kukuvajkash.

    Une nuk mendoj se Shqiperia eshte e mjeruar dhe asnjehere nuk kam qene pesimist per vendin tim. Shqiptaret kane me shume nevoje per besim ne Zot pasi fara e besimit eshte burimi i te gjitha te mirave ne jeten e nje njeriu dhe ne jeten e nje kombi. Shpresa nuk lind vetvetiu dhe as nuk lind nga politika.

    Nuk eshte shqiptar i vertete ai qe ben me faj popullin, ben me faj fqinjet apo boten per fatkeqesite shqiptare.
    Shqiptar i vertete eshte ai qe nuk e pranon realitetin qe shikon dhe punon per te ndertuar nje Shqiperi ndryshe. Me pak fjale dhe me shume pune.

    Albo

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,069
    []Nje vend mund te ballafaqohet me nje semundje dhe te mbijetoje, mund te ballafaqohet me katastrofa natyrore dhe te mbijetoje; por asnjehere nuk mund te mbijetoj ne mungesen e ligjit." Ndoshta ky eshte problem i pare Shqiptar, dhe ketu duhet te kerkohet zgjedhja e pare per te perparuar.[/
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 17-11-2004 më 06:50

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,069
    Nje vend mund te ballafaqohet me nje semundje dhe te mbijetoje, mund te ballafaqohet me katastrofa natyrore dhe te mbijetoje; por asnjehere nuk mund te mbijetoj ne mungesen e ligjit." Ndoshta ky eshte problem i pare Shqiptar, dhe ketu duhet te kerkohet zgjedhja e pare per te perparuar.

    ligjet ne shqiperi jane dhe nganjehere jane ligje qe nuk ndryshojne shume nga ligjet e europes dhe te botes se perparuar , por nese keto ligje nuk zbatohen ne praktike ose shkelen ne forma nga me te ndryshme dhe nga me te rrafinuarat atehere eshte e kote te thuash se ne shqiperi nuk ka ligje
    po te shikosh kushtetuten e republikes se shqiperise nuk ka se si te behet me bashkekohore , por kur vjen ne puna ne praktike eshte shume larg qe te vihet ne zbatim nga institucinet dhe shteti shqiptar, apo qytetaret e shqiperise

    kur isha para dy vjetesh ne shqiperi shteti shqiptar humbiste vetem nga te ardhurat doganore rreth 150 milion dollare ne vit , kjo do te thote se po te shkojne ne arkat e shtetit ato para do te thote qe te ndertohen me shume rruge me shume shkolla dhe spitale dhe shume objekte te tjera me karakter social , etj
    dhe keshtu mund te flasim edhe per forma te tjera te sabotimit te shtetit shqiptar nga vete shqiptaret

    keshtu qe ligjet ne shqiperi jane por nuk zbatohen ose shmanget zbatimi i tyre ne forma nga me te ndryshme ,
    po lexoja ne nje teme tjeter te ketij forumi se si nje djale ne emigracion kishte vendosur te mashtronte nje banke ne vendin ku ai jetonte ne emigracion , dhe mbasi te merte kredine ai, sic thoshte, do te kthehej ne shqiperi te hapte nje lokal dhe do jetonte ne shqiperi , dhe pervec kesaj te gjithe ata anetaret qe jepnin mendimin e tyre ne ate teme, ne vend qe ti thonin se nuk duhej ta bente nje gje te tille kurrsesi sepse na demton te gjitheve ne te tjereve ne emigracion , i thonin shumica, se vazhdo ,jepi , ta bofte zoti hallal, etj ,etj, dhe pastaj themi se jemi keshtu apo jemi ashtu , na e ka fajin ai apo na e ka fajin ajo , jemi te paret ne shqiptaret qe e kerkojme fajin tek te tjeret , kurse tek vetja nuk shikojme kurre.


    nje shkak tjeter eshte se 60-70% e njerzve vazhdojne te punojne ne te zeze dhe pa rregulla dhe nje gje e tille konsiderohet normale, jeta sindikaliste ne shqiperi eshte e paralizuar fare ose per te thene te verteten nuk ekziston , e si mund te kerkosh te drejta kur nuk te mbron njeri ne vendin tend te punes , kur ti nuk organizohesh per te mbrojtur te drejtat qe te takojne ty si pune marres
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 17-11-2004 më 06:51

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2004
    Postime
    253
    Citim Postuar më parë nga Traboini
    Dikush e tha siper se shkaku i gjendjes sone jane 500 vjet nen turqit. Kjo i thote te gjitha. Turqit na lane ate metalitet islamiko-orjental qe dominon te gjithe boten muslimane, duke perfshire edhe Shqiperine tone.
    Gjithfare filozofash dhe mendimtaretsh japin arsye te ndryshme por te gjitha i tha Kadareja ne 1992 apo 1993 ne Le Figaro.
    Ketu o vella eshte mentaliteti ne pyetje. Ai turkoshak.
    A pse ky na qenka shkaku? mentaliteti e pasurimit te jashtligjshem,te pamerituar vjen nga ajo qe thua me siper? ketu te gjithe duan te pasurohen me korrupsion, pastaj fillojne te mendojne si ta ruajne kete pasuri dhe kuptojne se menyra me e mire do ishte duke pasur pushtet pra duke qene ne pozite.
    per mua, faji i pjeses tjeter te popullit eshte thjesht; injoranca!

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,069
    1. Ky fillim shekulli e gjen shoqerine shqiptare te perfshire ne menyren kapitaliste te prodhimit. Aty NUK behet me fjale per qytetare dhe fshatare por per te pasur dhe te varfer.

    2. Emigracioni eshte nje nga plaget dhe bekimet e Shqiperise. Eshte nje plage pasi nje levizje e tille, kaq e shfrenuar, e popullsise sjell gjithmone probleme te medha sociale. Eshte bekim, pasi emigracioni eshte nje nga burimet me te medha te te ardhurave per shoqerine shqiptare. Akoma, eshte nje bekim, pasi keta njerez qe shkojne e kthehen jane edhe agjentet e ndryshimit (pershtatjes me sistemin e ri te prodhimit) te kultures.

    3. C'eshte kultura? Po t'i referohemi burimeve ( te gjithe djemte e mire duhet ta bejne kete) kultura eshte nje teknike per te mbijetuar, ose thjesht fare, me kulture, shkencat shoqerore nenkuptojne MENYREN E JETESES te nje grupi te caktuar njerezish qe zakonisht jetojne ne te njejtin territor per nje kohe relativisht te gjate. Ne kete kuptim nuk ka njerez te kulturuar dhe te pakulturuar, por ka vetem kultura te ndryshme. (Kete s'dua te ma ngaterroje njeri se me ngrihen nervat)

    4. Shqiptaret po perballen kete fillim shekulli me nje kulture te re: kulturen e kapitalizmit. Kjo kulture nenkupton konkurrence, rritje te individualizmit dhe polarizim te shoqerise. Ate qe anglezet, amerikanet, apo te tjere e kane kaluar ne me shume se 100 vite me pare, shqiptaret po e kalojne sot. Ne faza te tilla, problemet sociale kapin kulme te paparashikuara. Kjo s'ka lidhje me mentalitetin fshataresk te shqiptareve, por me pamundesine e sistemit te ri per te funksionuar normalisht brenda nje nate.

    5. Fatkeqesisht, ne Shqiperi nuk u ndoq menyra institucionale e kalimit ne menyren kapitaliste te prodhimit e te jeteses. Perkundrazi, ky kalim po vazhdon te behet ne menyre sporadike dhe pa asnje synim apo program. Njerezit po vet-edukohen duke...vrare veten.

    6. Institucionet e edukimit qytetar, serisht, s'kane te bejne me zgjimin e fshatarit dhe as me braktisjen apo perparimin e fshatit. Kur thuhet edukim qytetar kjo s'eshte gje tjeter vetem njohja e detyruar e shtetasve me ligjet dhe rregullat e shtetit si dhe njohuri te tjera per ata qe konsiderohen fuqi punetore. Po, edhe shkencat humane luajne rol te rendesishem, pasi ndryshimi i njeriut fillon ne shpirtin e tij. Duhen punetore (intelektuale!) te denje!!

    le te jemi realiste! Duhet rregull, duhet qetesi, duhen hedhur plehrat ne vendin e duhur, duhen skllever te bindur, te arsyeshem, qe ta duan, ta vleresosjne punen, qe te bejne kalamane te shendetshem, per te riprodhuar skllaverise...Edhe pse ne shpesh harrojme, keshtu eshte, kaq e hidhur. A duhen lene atehere keta qytetare, apo me mire te themi shtetas, pa keto njohuri dhe pa kete edukate kolektive mbi punen, dashurine, familjen, shtatin...? Nuk e di. Di vetem qe kjo eshte menyra se si funksionon shoqeria.

    7. E Shqiperia?! Shqiperia do buke, pune dhe shprese. Shqiperia duhet t'i gjeje vetes nje vend ne sistemin e globalizmit, dhe jo ne Europe, ku ka qene qe kur e ka krijuar zoti. Nese Shqiperia ka vetem dhjete leke, pese duhet t'i harxhoje ne fushen e komunikacionit (rruget) dhe komunikimit (rrjeti kompjuterik) dhe pese te tjera ne krijimin dhe shendoshjen e nje sistemi te detyruar shkollor ne dy gjuhe. Shqiperia duhet te ndihet pjese e botes dhe duhet t'i pregatise qytetaro-fshataret e vet ne menyre te tille, qe te konkurojne suksesshem KUDO ne bote.

    Si do te behen keto?!

    Nese s'ka ndonje burre te zotin t'i beje me pare, athere prisni deri ne vitin 2010 kur une kam planifikuar te kthehem e te qeveris Shqiperine- e para se atehere do te jem pikerisht ne moshen e Mojsiut sot, e dyta, se deri athere edhe vete Nanua do te jete velur me Xhoanen dhe pushtetin dhe e treta, jetojme ne shekullin 21


    Etleva Bozdo

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e NUB
    Anëtarësuar
    28-11-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    17
    50 vjet diktature e kane ber te veten.Kane shkateruar kulturen, pasurine, sidhe vet ndergjegjen e popullit.Plaget jane te medha the te thella, por jo te pasherueshme.
    Sipas mendimit tim e vetmja gje qe i mungon shqiperise eshte nje lider i vertete shteti, nje njeri i cili do ja vej gjoksin problemeve, dhe do ti zgjedh keto probleme me kujdesin dhe urtine e duhur.Ne sduhet te harrojme qe kryetari i shtetit eshte si bariu, po nuk u kujdes per dhente ashtu sic duhet, ato do shperndahen, tresin ne vende te largeta, grabiten nga hajdutet, perdoren nga barinjte e tjere, sidhe do ti haje dhe ujku.Fatkeqsisht ky eshte populli Shqiptar sot, te humbur neper bote,te grabitur....te perdorur ne menyre jonjerezore, shume nga ata te mberthyer nga kthetrat e kriminalitetit.Une mendoj qe kombi Shqiptar eshte nje nder kombet me fisnike ne bote. Vetem mendoni cfare do te kishte ndodhur sikur te ishin shperndare armet nder popull ne nje nga shtetet perendimore.
    Sbesoj qe situata ne shqiperi do ti afrohej sadopaku. E pra une mora si shembull vetem nje nga problemet e shumta te Shqiperis(problem i krijuar nga politikanet e atehershem dhe te sotem).
    I vetmi faj qe kane populli Shqiptar per gjendjen e Shqiperise se sotme eshte mosreagimi, por edhe ne kyt rast duhet nje lider, fatkeqsisht nje lider te tille ka shekuj qe Shqiperia se ka pare.
    Me respekt,
    NUB

  8. #38
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    nje nder shkaqet paresore shte padituria....

    padituria ekomomike, padituria sociale,jane keto nder shkaqet me te medha te prapambetjes se Shqiperise...

    por cdo gje mund ende te rregullohet nuk duhet te jemi asnjehere pesimist cdo gje rregullohet me pune me force pa fjale te teperta.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama

    --

    “Progres” me litar në grykë


    Feti ZENELI
    Shkak për një titull të tillë shkrimi nuk është bërë dhe aq libri “Reportazh me litar në grykë” i Julis Fuçik, i cili më ka mbetur në mendje qysh nga rinia e hershme, teksa përdorja vend e pa vend shprehjen: “Njerëz ju dua! Jini vigjilentë!”, sesa disa fakte tronditëse nga jeta e sotme shqiptare, në fshatrat dhe qytetet e vendit tonë ...Në një njoftim të para disa ditëve, Organizata Botërore e Shëndetësisë e rendit Shqipërinë në vendin e tretë në botë për numrin e lartë të vetëvrasjeve që ndodhin në vendin tonë. Më tej, në këtë njoftim nënvizohet fakti se, në mbi 90% të rasteve, shkak për një veprim të tillë ekstrem, bëhet mjerimi ekonomik që na rrethon, veçanërisht këto vitet e fundit. Në këtë kuadër, shefi i toksikologjisë në Spitalin Ushtarak, në një intervistë dhënë jo shumë kohë më parë, një të përditshmeje të pavarur, theksonte se janë mbi 3 mijë shqiptarë në vit që varin veten në litar, helmohen me fostoksinë, vetaksidentohen në forma të tjera apo tentojnë drejt këtyre veprimeve çnjerëzore, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Dhe së fundi, sipas raportit vjetor të OSBE-së, mbajtur në Vjenë më 26 shkurt 2004, “varfëria dhe mjerimi ekonomik, nxitësit e emigrimit të shqiptarëve, kanë arritur nivele që nuk mund të shpërfillen më tej”. Natyrisht, lista e denoncimeve dhe statistikave të tilla është e gjatë, dhe publikimin e mëtejshëm të tyre nuk e ndërpresim thjeshtë për hir të shprehjes popullore: “Në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari”, po për të treguar në vazhdimësi hipokrizinë qeveritare përballë një realiteti të tillë vrasës. Edhe në mbledhjen më të fundit të KPD-së socialiste, kreu i PS-së dhe njëherësh kryeministër i vendit, Fatos Nano, gjatë fjalimit para “kongresmenëve të pranishëm”, nuk iu nda traditës së tij demagogjike lidhur me “progresin e gjithanshëm të vendit”, “forcën socialiste progresiste që qeveris Shqipërinë” e të tjera sllogane të kësaj natyre. Sipas kryeministrit tonë të nderuar, shqiptarët “shkokan në litar vetë”, ndoshta për t’u flijuar për “partinë e progresit”, si dikur që “e jepnin jetën si me le” për “Partinë dhe Enverin”.

    Po si mundet të ta nxëri goja fjalën “progres”, zoti kryeministër, kur çdo ditë mbi 10 qytetarë të vendit tënd vetëvaren në litar apo vetëhelmohen me fostoksinë, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike që kanë?! Dhe nëse e ka të pamundur të thotë të vërtetën për një realitet të tillë, nuk duhet t’i vijë turp të heshti.

    …Poeti italian i shekullit të 18-të, Xhuze Karduçi, doli njëherë nga posta e Bolonjës së bashku me mikun edhe kolegun e tij, latinistin e shquar Gandino. Në derë hasën një fshatar, i cili mbante në dorë një copë letër.
    -Më falni, a dini të lexoni? –pyeti fshatari, duke iu drejtuar të dy profesorëve.
    Gandinoja e mori letrën më parë. Shkrimi ishte shumë i keq dhe letra nuk mund të lexohej. Megjithatë, diçka me hamëndje dhe diçka me të deshifruar, ai i shpjegoi plakut përmbajtjen e letrës. Plaku nuk u kënaq dhe tha:
    -Do të ishte më mirë të më thonit që edhe ju nuk doni të lexoni. Por nuk është edhe ndonjë turp i madh, more burra. Ja edhe unë nuk di të lexoj, por nuk më vjen turp që ta pohoj.
    Po kur kryeministrit të vendit nuk i vjen as turp dhe as keq, përballë një realiteti të tillë vrasës, atëherë duhet të na vijë turp neve si popull që lejojmë të na udhëheqë mashtrimi, cinizmi, vjedhjet, keqqeverisja, sjellja feudale, etj. Keqqeverisja e vendit tonë, këto vitet e fundit, e cila vrau edhe mundësinë më minimale për jetesë normale të mbi 60% të qytetarëve shqiptarë, është shoqëruar vazhdimisht edhe nga një demagogji apo megallomani e neveritshme e qeveritarëve shqiptarë për të fshehur realitetin e krijuar, kryesisht në sytë e qytetarëve vendas, duke i thënë në çdo rast të zezës e bardhë, regresit progres, të keqes e mirë, të shëmtuarës e bukur, etj. Por, në kushtet e thellimit gjithnjë e më shumë të krizës së përgjithshme ekonomiko-shoqërore në vend, kjo mënyrë staliniste e të sjellurit politik të qeveritarëve tanë kryesorë para qytetarëve e bën edhe më të rëndë dhimbjen njerëzore që shkakton varfëria apo prapambetja ekonomike, për më tepër që në traditën e popullit shqiptar ndjesa apo pranimi me zemër në dorë i gabimit të bërë, jo vetëm që nxit mirëkuptimin, por edhe ka funksionuar si institucion i përmirësimit të gjendjes dhe rikthimit të shpresës. Artistja e njohur suedeze, Ingrid Bergman, thotë se, “jeta është vizatim, ku nuk mund të përdorni gomën”, ndaj fshirja e së vërtetës, sado e hidhur qoftë, përbën një mëkat njerëzor. Tek ne, buka dhe ushqimet me listë, lypësat në rrugë, vetëvrasjet dhe vetëhelmimet, grumbujt e të papunëve, ikjet masive në emigracion, etj., fakte të kësaj natyre janë çdo herë më kokëfortë se sa statistikat qeveritare apo analizat e specialistëve proqeveritarë që duan t’i ngopin njerëzit me lugë të zbrazët. Nga ana tjetër, mosdashja subjektive apo pamundësia objektive për ta ndryshuar realitetin nuk mund të të shërbejë si kurajo të marrësh për ta falsifikuar atë, pasi në këtë rast, varfëria është më shumë se sa një dhimbje, kurse qeverisja më shumë se sa një fatkeqësi. Është kjo arsyeja, që apeli i të huajve për të ndryshuar qverisjen nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme po bëhet gjithnjë e më i përditshëm. Dhe për të mos mbetur në rrethin vicioz të thënieve dhe kundërthënieve pa bukë për situatën ekonomiko-shoqërore të 2-3 viteve të fundit, po u referohemi disa fakteve pikante dhe analizës së tyre profesionale, për të treguar nëse ndërmarrja e reformave demokratike në kuadrin e çeljes së negociatave për nënshkrimin e marrëveshjes së asociim-stabilizimit të Shqipërisë me BE-në, është shoqëruar me progres apo me regres konkret.

    Një nga treguesit kryesorë që reflekton në mënyrë sintetike nivelin e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve janë të ardhurat vjetore për frymë. Është më se logjike që në rastet kur një politikan apo udhëheqës i lartë u flet qytetarëve për progresin apo regresin e bërë, së pari ai e lidh këtë situatë me nivelin e treguesit të të ardhurave për frymë që ofrojnë statistikat përkatëse. Por, si çdo tregues tjetër ekonomiko-financiar, edhe treguesi i të ardhurave për frymë nuk është fort i asimilueshëm teknikisht për masën e gjerë të qytetarëve, për më tepër kur politikanë dhe zyrtarë të caktuar janë të prirur ta sakatojnë dhe politizojnë analizën e tij të vërtetë për t’u sjellë, pastaj si demagogë të shthurur në publik. Sidoqoftë, qytetarët gjenden përditë përballë këtij treguesi, sa herë u lindin nevoja të ndryshme jetësore për t’u ushqyer, veshur e mbathur, ndaj dhe shpesh, më shumë se sa statistikave apo raporteve të organeve shtetërore dhe qeveritarëve, ata u besojnë organeve të tyre të të parit, ndjerit, ngopurit e shijuarit. Por ka raste që një pjesë e tyre tundohen përkohësisht përballë fakteve zyrtare, sidomos kur ato serviren publikisht në rrugë e forma institucionale, sikundër janë, midis të tjerash, takimet elektorale apo mbledhjet e forumeve të larta partiake, ku përfshihen dhe KPD-të socialiste të dy-tre viteve të fundit. Në kongresin e fundit të socialistëve, për shembull, që u mbajt në dhjetor të vitit 2003, kryesocialisti dhe kryeministri Fatos Nano nuk e ndau për asnjë çast nga goja fjalën “progres”. Vërtetë ky ishte një aktivitet partiak, por duke qenë se socialistët përbëjnë mazhorancën qeverisëse të vendit tonë, atëherë “progresi” i trumbetuar me të madhe në atë fillimdimri, dhe i duartrokitur gjatë prej “kongresmenëve”, i përkiste të gjithë popullit shqiptar. Në kushte të tilla, pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë nuk dinë kujt t’i besonin: syve apo veshëve, Nanos apo Berishës, Brukselit apo Tiranës?!
    Por, çështja u bë edhe më konfuze për masën e gjerë të qytetarëve shqiptarë, kur nga zyrat e Brukselit erdhi raporti që bënte bilancin e vitit të parë të çeljes së negociatave për marrëveshjen e asociim-stabilizimit të vendit tonë me BE-në, në të cilin thuhej tekstualisht se, “situata në vitin 2003 është më e përkeqësuar se sa një vit më parë”, megjithëse krahasimi i treguesit të të ardhurave për frymë midis atyre dy viteve, i vlerësuar në dollarë amerikan, u jepte të drejtë “progresistëve” vendas dhe jo “regresistëve” evropianë. Konkretisht treguesi i të ardhurave për frymë në vitin 2002 ishte 1500 dollarë, kurse në vitin 2003 ishte 1800 dollarë ose 300 dollarë më shumë.

    E nëse këto tregues të mëdhenj ekonomiko-financiarë, shumëkujt mund t’i duken abstraktë e të rënduar politikisht, atëherë le t’i referohet, pa paur aspak “turp”, treguesit të vetëvrasjeve, për shkak të kushteve të vështira ekonomike, tregues, i cili vjen në mendje drejtpërdrejtë nga komuniteti dhe jo nga zyrat e shtetit. Ky tregues i vogël dhe, zakonisht, i shpërfillur prej shumicës së analistëve, është pasqyra më e saktë e realitetit tonë të sotëm ekonomiko-shoqëror, ku mund të shohin pjesën e përgjegjësisë së vet qeveria, Parlamenti, presidenti, mazhoranca, opozita dhe shumë struktura të tjera të shtetit dhe shoqërisë shqiptare, lidhur me punën e pamjaftueshme që bënë gjithsecili prej tyre për ndryshimin e gjendjes. Përballë një treguesi të tillë nuk kanë vlerë stabiliteti dhe rritja e treguesve makro-ekonomikë, konferencat trajnuese, numri i ligjeve të aprovuara, masa e financimeve apo donacioneve të përfituara, numri i ndërmarrjeve private të licensuara, sasia e kilometrave rrugore të ndërtuara, numri i traktateve të miqësisë të nënshkruara, takimet me Bushin, Blerin dhe Berluskonin, premtimet verbale të marra nga personalitetet e huaja për mbështetjen e vendit tonë në proceset integruese, etj. Por në kushtet kur është humbur, shkatërruar apo bërë ineficiente çdo pasuri tjetër materiale apo organizim shoqëroro-politik dhe e vetmja pasuri që na ka mbetur është e vërteta, politikanët tanë nuk duhet të bëhen “idiotër në katrorë”, siç thotë Zhvejku, por duhet të kërkojnë njëmijë herë ndjesë e të reflektojnë sa s’është vonë për situatën e vështirë ekonomike në të cilën jetojnë qytetarët shqiptarë.




    ---

  10. #40
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Citim Postuar më parë nga Traboini
    Dikush e tha siper se shkaku i gjendjes sone jane 500 vjet nen turqit. Kjo i thote te gjitha. Turqit na lane ate metalitet islamiko-orjental qe dominon te gjithe boten muslimane, duke perfshire edhe Shqiperine tone.

    Gjithfare filozofash dhe mendimtaretsh japin arsye te ndryshme por te gjitha i tha Kadareja ne 1992 apo 1993 ne Le Figaro.

    Ketu o vella eshte mentaliteti ne pyetje. Ai turkoshak.
    Une them se faji qendron se .......

    Traboini
    i/e regjistruar
    Anëtar që prej : 09-12-2003
    Vendodhja: Afer gropes se WTC

    Hiqe Shkronjen (T) te Turkut tek WTC dhe shikoje pse-ne.


    Une them se sme behet te shkruaj o traboin po shikoje pak o pallosh rusine si eshte me 100 $ blen tre femra dhe tre tanke.Me 200 $ blen nje krytar bashkie dhe nje nendetese berthamore.Po kesaj turku ia ka fajin apo ateizmi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Klevis2000 : 21-01-2005 më 16:13

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42
  4. Projekti i zhdukjes së shqiptarëve - Ivo Andriq
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-02-2005, 18:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •