Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 54 prej 54
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Qerim
    Cfare mendimi keni per projektin e naftesjellesit qe do arrije deri ne Vlore ?

    Me qe ra fjala per investime !

    Nese do arrije te realizohet eshte nje gje shume pozitive per ekonomine shqiptare......

    Tani greket jane shqetesuar nga ky lajm pasi ky projekt anullon projektin naftesjellesit ruso-grek i cili perfundonte ne portin e Aleksandrupolis ne Greqi...

    Jam i sigurte se qarqet e ndryshme greke kane filluar te nderhyjne por per faktin se ky projekt eshte i interesave amerikane, nuk do kene sukses greket.....


    Mos harroni se ishin greket ata qe "sabotuan" projektin e Korridorit 8, dhe po ndertojne korridorin e tyre i cili lidh Stambollin me portin e Gumenices dhe e kane emertuar "Egnatia". Ne fakt "Egnatia" quhej rruga romake qe lidhte Durresin e lashte me Stambollin, pra Korridori 8....
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 25-01-2005 më 11:05

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    A do të bëhet Drejtësia ne Shqiperi ?

    Ne jemi një grup avokatësh të cilët gjykojmë se është më e mira të mbetemi anonimë. Besojmë se askujt nuk do t’i interesonte të merret me autorësinë e shkrimit, por me shqetësim të analizohen problemet për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet drejtësia dhe në veçanti avokatia në vendin tonë. Shqetësimin tonë, që konsiderojmë ta përcjellim tek të tjerët, e konsiderojmë të drejtë, të ligjshëm, të moralshëm dhe e drejtë qytetare. Pikërisht për këtë ne do mundohemi që gjërat t’i themi sa më hapur. Gjykojmë që gjërat t’i themi sa më thjeshtë, pra t’i kuptojnë një masë e madhe njerëzish. Një nga problemet fillon me Dhomën e Avokatisë. Në një të ardhme të afërt duhet të bëhen zgjedhje të rregullta në Dhomat e Avokatisë nëpër rrethe e më pas në Dhomën Kombëtare. Zgjedhjet që u bënë me iniciativën e ish- ministrit të Shqipërisë, z. Arben Imami, duhen korrigjuar duke pasur si parim zbatimin e kritereve që kërkon ligji. Për të mirën e avokatisë në vendin tonë nuk duhet kundërshtuar sa thamë më sipër, sepse ato qëndrojnë drejt ashtu siç i thamë, por të ndërmerren veprime për rregullimin e gjendjes. Drejtësia në Shqipëri është prishur, sepse 90-95% të gjyqtarëve janë të korruptuar, kurse avokatët sot nuk mund të bëhet fjalë të jenë të tillë. Ndonjë avokat që nuk ka ç’bën, pasi do të ushqehet, mund të shkojë e t’i japë gjyqtarit një zarf. Kush hyn sot në ingranazhet e Gjykatës së Prokurorisë do të bluhet si në makinën e mishit. Në radhët e gjyqtarëve dhe të prokurorëve, sot punojnë kursantë 6-mujorë, ka juristë që kanë mbaruar fakultetin para dhe pas 1990-ës, me dhe pa shkëputje nga puna, ka nga ata që kanë mbaruar edhe magjistraturën. Këta të fundit menjëherë u bënë shumë të shkathët sapo filluan punën. Duke parë shokët e tyre të vjetër, jo vetëm kërkuan shumë para, por rritën dhe më shumë kuotat. Gjyqtarët e vjetër në Tiranë e në mjaft rrethe janë me vila, dyqane e vetura luksoze. Nuk e përmendim këtë gjë se i kemi zili, por për të marrë masat e duhura, sepse një gjyqtar i korruptuar të bën gjëmën. Shkurtimisht do të përmendim disa fenomene që vihen re në mjediset e organeve të sistemit të drejtësisë.
    Shumë gjyqtarë shprehen në ambiente të ndryshme e deri në takim me qytetarët se, “mos ma përmend avokatin”, “vendimin e jap unë, firmos e vulos unë, lekët s’ka pse t’i marri avokati…” Gjyqtarët, vend e pavend, presin gjatë orareve të punës dhe avokatët takohen në vende publike e kudo. Këto takime bëhen demonstrative me qytetarët, menaxherët e caktuar. Gjyqtarët, në zyrën e tyre publike, prej orës 8.00-16.00 japin për avokatët konsulencë juridike. Sekretaret e gjykatave nuk kanë kohë të zbardhin vendimet e të qepin dosjet, sepse merren me redaktimin e kërkesë- padisë. Prokurorët, ftuesit, pastruesit, policët e menaxherët, që vijnë vërdallë gjykatës si hije të zeza, u rekomandojnë klientëve avokatë të caktuar, japin vlerësime profesionale për aftësitë e njërit apo tjetrit avokat, duke çoroditur hallexhinjtë. Gjyqtarë të ndryshëm ushtrojnë aktivitete private në mënyrë të kamufluar. Gjendja në gjykata është apatike. Në to nuk zhvillohet debat juridik. Gjyqtarët shkojnë në punë me një plan të caktuar ditor e javor në varësi të çështjeve dhe të rëndësisë së tyre për shumën që do të marrin. U japin fund gjykimeve, po qe se u shkon zarfi. Po qe se ajo nuk shkon fare ose shuma është më e vogël, vendimi ndërtohet si mos më keq. Në çështjet civile pagesa për një qytetar shkon deri në 100 mijë lekë të reja, ndërsa për çështje penale shkon deri në 500 mijë lekë të reja, këto shifra në mesatare. Në seancat e në vlerësimet për masat e arrestit, të ndaluarit paraqiten në sallën e gjyqit me hematoma, ndoshta edhe më keq. Të ndaluarit sillen në sallën e gjyqit jashtë afatit të përcaktuar në ligj. Gjyqtari në këto raste nuk ndihet, është pa iniciativë përpara prokurorit e policisë. Ka disa vjet që policia ka marrë revansh. Bërtet me të madhe “po luftojmë krimin, ne i kapim kriminelët, kurse gjykata i liron.” Në fakt, policia nga 10 të kapur nëntë i liron vetë, pasi u ka marrë paratë, ndërsa për ata që po i liron gjykata “me të drejtë” e bën problem në media, duke ngritur zërin për gjyqtarë të korruptuar. Pozicioni më komod sot në drejtësi e ka prokuroria. Duke qenë se zhurmën e bën policia, prokurorët nuk ndihen fare. Në gjyq prokurorët shkojnë të papërgatitur, sepse e dinë që në të gjitha drejtimet deri te korrigjimi i gabimeve ata i kompenson gjykata. Nuk janë të pakta rastet kur dokumentacioni që paraqet prokuroria në gjykatë të jetë i paplotë edhe me shkelje. Por më të shqetësuar duhet të tregohemi për gjendjen e avokatisë, e cila megjithëse ka 12 vjet që aktivon, përsëri është në pikë të hallit.
    Nuk kemi mendimin se midis nesh ka individë që kërkojnë marrjen e drejtimit të Dhomës Kombëtare të Avokatëve, por jemi të shqetësuar që të luftojmë së bashku për një avokati dinjitoze. Shqetësimi ynë përmblidhet në këto fjalë: Ç’duhet bërë për të nxjerrë nga kjo gjendje avokatinë. Avokatisë dhe avokatëve duhet t’u kthehet dinjiteti. Avokatët mbeten mbas dyerve të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, disa duke pritur gjyqin e disa të tjerë për t’ju dhënë plikot e parave. Avokatët mbeten jashtë portave të komisariateve. Ata futen në dhomat e izolimit me shumë mundim e kur t’i teket policisë. Policia pretendon se nuk ka efektiv të plotë. E shohim se roli i avokatit në gjykata është i dobët. Nuk kanë dhe shumë faj gjyqtarët. Kjo gjendje e avokatisë dikton hartimin e një programi të qartë për të zgjidhur problemet që ka avokatia dhe të luftohet për realizimin e tyre.

    Nga një grup avokatësh

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Cool Mos i humbni shpresat ......

    Te nderuar zoterinj avokate ajo , qe shkruani , ju nuk eshte e re , per asnjerin , nga ne per fat te keq ,nuk mund te bejme gje as ju e as ne sepse kjo eshte kthyer ne menyre jetese per te gjithe , ; avokatet doktoret minastrat drejtorat nje pjese e mesuesve edhe shum kategori te tjera qe kan ne dore sado pak per te te zhvatur, edhe qindarken e fundit,
    Per te ndryshuar kete situate duhet edhe nje dhjetor 1990 tjeter me synime te tjera , nga ai i pari, por ne sot jemi secili per vete dhe nuk kemi nje ide te qarte , se cfare duhet bere ,por megjithate ky vit do te jete vendimtar per te ardhem e SHqiperise dhe te gjith se bashku mund tja dalim mbane.

    Dua t'ju kujtoj nje thenie te heroit tone kombetar Skenderbeut qe thote;

    KUSH NGA JU MUND TI THYEJ TE GJITHA SHUFRAT SE BASHKU ; SHUM NGA TRIMAT E TIJ PROVOUAN POR NUK JA DOLEN DOT, ATEHERE AI THIRRI GJONIN E VOGEL DHE I THA MERRI GJON THYEJ NJE NGA NJE .


    pjesen tjeter besoj se ju kujtohet....

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2005
    Postime
    41

    shpenzimet publike: ku vene parate tona

    Shpenzimet publike
    Adri Nurellari
    (marre nga gazeta metropol)

    Çdo ditë ndodh që rubrikat televizive të lajmeve të hapen me arritje, përurime apo nisma të ndryshme të cilat mbartin emrat e zyrtarëve tanë. Kështu falë kontributit të kryeministrit, pensionistët gostiten me një drekë të majme dhe iu jepet një shpërblim. Me iniciativën e ministrit të kulturës organizohet shfaqja artistike për fëmijët tek qendra ndërkombëtare e kulturës. Nën supervizimin e kryetarit të bashkisë përurohet një pjesë rruge e asfaltuar etj, etj. Këto rubrika mbështillen me një admirim të pamatë, thua paratë e shpenzuara për këto aktivitete të kishin dalë nga xhepat e tyre. Në fakt mund të thuhet se meritojnë të lajmërohen me të madhe ngjarjet e jashtëzakonshme për Shqipërinë, kur kryeministri merret me një pjesë të margjinalizuar të popullit të vetë, kur një ministër i kulturës rinisë dhe sporteve të merret me rininë dhe kur një kryetar bashkie shqetësohet për urat e qytetit. Por edhe pse ngazëllehemi që zyrtarët tanë më në fund po bëjnë detyrën e tyre nuk duhet të harrojmë se fondet qe harxhohen janë paratë tona dhe ne duhet të kërkojmë që këto fonde të përdoren me përgjegjshmëri.
    Ky heroizimi i zyrtarëve që përdorin fonde publike për aktivitete që kanë më shumë nam sesa vlerë, tregon hendekun e madh që po thellohet mes qeveritarëve dhe të qeverisurve. Kjo nuk ka thjeshtë të bëjë me mungesën e transparencës në lidhje me aktivitetin e aparatit të qeverisjes, me mosfunksioninim i institucioneve kontrolluese të shtetit dhe me paralizimin e insitucionit të llogaridhënies që përbehet nga zgjedhjet e lira. Por kjo ka të bëjë me mënyrën se si konceptohet puna e qeverisë dhe menaxhimi i fondeve publike. Pikësëpari pothuaj harrohet që paratë që janë shpenzuar për pispillosjen dhe zbavitjen e Tiranës për festat janë paratë tona. Dhe këtu bëhet fjalë për qindra mijëra euro që mund të ishin përdorur ose për shpenzime shumë të dobishme siç është mbyllja e rrugëve ose që përndryshe nuk do të kishin dalë fare nga xhepat tonë. Po të mos na ishin marrë këto para, ne mbase do ti kishim shpenzuar për shkollën e fëmijëve tanë, për të blerë diçka të vlefshme ose ti kishim kursyer për invenstime të ardshme.
    Mund të thuhet se është tragjike që nuk përdoren më termat fondet publike ose paratë e taksapaguesve, por përdoret vetëm shprehja, fondi i qeverisë, sikur qeveria të ishte Fondacioni Xhaferri dhe t’i kishte këto para të trashëguara nga ndonjë paraardhës që dikur kishte emigruar në Amerikë.
    Por ndërkohë gazetarë të ndryshëm ankohen pse bashkia nuk ka programuar një program festiv për festat e fundvitit dhe ndërkohë kishte shpenzuar shumë për natën e bardhë kur u festua përvjetori i çlirimit të Shqipërisë nga nazistët dhe në të njëjtën kohë i uzurpimit të saj nga pushteti popullor komunist. Por kjo retorikë që nxit ndërhyrjen e qeverisë haset kudo. Pothuaj çdo problem ekonomiko social në Shqipëri trajtohet nga media sot sikur ta kishte zgjidhjen vetëm tek ndërhyrja e qeverisë më fondet publike. Njerëz të ndryshëm ndërtojnë pa leje në tokën e tjetërkujt dhe ndërkohë shtypi ankohet pse qeveria nuk iu ndërtonë atyre rrugë dhe infrastukturën e duhur. Dikujt i prishet çatia ose i kriset muri dhe opinionistët rendin të kërkojnë që qeveria, kjo lopë e madhe që vetëm milet, të jetë më e ndërgjegjshme dhe të përdorë fondet publike për të zgjidhur problemin. Bëhet fjalë edhe për probleme që mund zgjidhen nga vetë të zotët me pak përpjekje e mundim ose nëpërmjet solidaritetit mes miqsh apo të afërmish. Mirepo jo, shqiptarët janë të mësuar që ti presin zgjidhjet nga qeveria ose nga jashtë. Kjo i ka bërë shqiptarët të paaftë për të marrë në dorë fatin e vetvetes dhe pa fijen e frymës së iniciativës.
    Por impakti negative i kësaj situate nuk ka të bëjë vetëm me mungesën e vetë-mjaftueshmërisë dhe besimit në vetvete të qytetarëve tonë, por edhe me shpërfilljen ndaj përdorimit të fondeve publike. Dhe këtu nuk e kam thjeshtë fjalën tek abuzimet apo korrupsioni i pamatë që ka kalbur administratën tonë, por edhe tek drejtimi apo qëllimi i shpenzimeve.
    Normalisht në një shtet liberal, qytetarët paguajnë taksa nga një anë për të mbajtur shtetin në këmbë, por marrin një shërbim në shkëmbim nga shteti. Dhe me përqasjen liberale detyrat e shtetit janë të mbrojë vendin, të drejtat e individëve, të lejojë lulëzimin e ekonomisë së tregut duke mbrojtur të drejtën e pronës dhe duke siguruar respektimin e kontratave. Në një shtet të mirëqënies sociale, taksat nuk përdoren vetëm për shërbime qe iu jepen taksapaguesve, por edhe për të siguruar drejtësinë sociale. Pra qe te mbështesë grupet e varfra të shoqërisë nëpërmjet rishpërndarjes sociale dhe duke përdorur një pjesë të fondeve të mbledhura nga taksat tona për këta njerëz dhe jo vetëm për shërbime për ne.
    Mirëpo sot jo vetëm që ne nuk po ndihmojmë të përvuajturit me taksat tona, por nuk po marrim as ndonjë shërbim në shkëmbim të pagesës që bëjmë. Edhe pse paguajmë boll taksa, na duhet që në spitale shërbimet të na jepen bloze dhe për më tëpër të paguajmë nën dorë. Cilësia që jepet tek shkollat publike lë shumë për të dëshiruar e për rrjedhojë na duhet ti çojmë fëmijët në kurse private, paguajmë taksa për rrugën e Kosovës, dhe ajo as nuk egziston. Me paratë tona subvencionohet si ujësjellësi ashtu edhe koorporata energjitike, mirëpo elektriciteti e uji mungon dhe prandaj gumëzhijnë gjeneratorët anembanë dhe lulëzon tregtia e bidonave të ujit. Për mos të folur pastaj për përhapjen e gjakmarrjes ose vetë-gjyqësisë që shfaqet si pasojë e një shërbimi gjyqësor të paaftë ose të padrejtë. Pra ne japim para, marrim shumë pak në këmbim, dhe për më tepër një grup i madh njerëzish kërkojnë që paratë që na merren të shtohen.
    Është interesante mënyra se si u diskutua si e llahtarshme përqindja e vogël e buxhetit që shpenzohet për arsimin. Arsimi publik është padyshim një pikë nevralgjike duke patur parasysh dobinë që ka për zhvillimin e vendit. Kjo rëndësi shtohet akoma më shumë kur shikohet se popullsia jonë është me e reja në Evropë e për rrjedhojë ne kemi një përqindje shumë më të madhe të popullsisë se vendet e tjera që ka nevojë për të patur arsim. Megjithatë nga shumëkush u portretizua se zgjidhja më e mirë është rritja e shpenzimeve publike. Nga një anë del pyetja se kush do ta paguaj këtë rritje të shpenzimeve për arsimin? Padyshim qe ne të gjorët qe nuk kemi mjaftueshëm miq apo lidhje për të shmangur pagesën e taksave. Por pyetja tjetër që është e domosdoshme por qe askush nuk pati guxim ta pyeste ishte, çfare dobie do te sillte kjo rritje e sasisë së parave qe shkonte në një system të kalbur arsimor?
    Kështu pra është e qartë se shpenzimet nuk duhen thjeshtë të shtohen por të përdoren me rigorozitet dhe efikasitet. Burimet e një qeverie janë dhe kanë për të qënë gjithmonë të kufizuara prandaj shtimi i buxhetit të qeverisë mund ta kamuflojë por jo ta zgjidhë çështjen e keq menaxhimit të këtij buxheti. Një buxhet i kufizuar nuk është një fatkeqësi e qeverisë socialiste por edhe buxheti i qeverisë së shtetit më te fuqishëm në botë, asaj amerikane, është i kufizuar. Administrata e Bushit nuk e ka luksin e të paturit të një fondi publik të pakufizuar por i duhet qe të negociojë e ti lutet kongresit që ta shtojë ata vetëm kur domosdoshmëria e thërret. Siç është rasti i rritjes se buxhetit për sigurinë pas atentateve të 11 shtatorit. Është e vërtetë që qeverisë nuk sonë nuk i duhet të mundohet shumë me parlamentin shqiptar kur do të ngrejë taksat. Kjo pasi me kontrollin që ka sot ekzekutivi tek shumica dërrmuese në parlament, qeveria jo vetë mund të na rrjepi më shumë para, por edhe të na shpronësojë plotësisht pa u lodhur shumë. Por kjo nuk duhet të thotë që ne të heshtim e të gënjehemi nga ato maskaradat publicitare që bëhen me paratë tona.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42
  4. Projekti i zhdukjes së shqiptarëve - Ivo Andriq
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-02-2005, 18:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •