Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 54
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,069

    shkaqet e mjerimit te shqiperise dhe (jo vetem te shqiperise)

    ne shoqerine e sotme njerzore sot, ka mizerje dhe dedradim moral, arsyeja e vetme eshte vetem nje: qeverisja e keqe social politike, njerzit ndjekin ne menyre te verber edhe lidere pak inteligjente qe hipnotizojne dhe terheqin qindra, mijera, miliona njerez me diskutime me ze te larte , me sjellje dhe gjeste teatrale, duhet pranuar hapur se varferia dhe degradimi i cdo vendi eshte faji i politikaneve ne pushtet

    ata politikane qe tentojne te minojne unitetin e rraces njerzore jane te motivuar nga interesat e klanit dhe te grupit, ne te vertete kjo eshte nje semundje akoma me e rrezikshme se cdo tjeter semundje, kjo provokon gradualisht shkaterrimin komplet te atributeve te ndryshme te mendjes njerzore, sic jane miresjellja,thjeshtesia, bujaria,shpirti i sherbimit social, etj,

    per politikanet e tille objektivi kryesor nuk eshte sherbimi social , por sherbimi i vetes se tyre dhe klanit ose grupit te tyre, nuk duan tja dijne fare per mireqenjen e pergjithshme te njerzve
    per politikane te tille tja hedhin masave te njerzve dhe te bejne akrobacira politike eshte pune normale, nuk duan te korigjohen ,por duan te zgjidhin gjithshka duke perdorur elokuencen e fjaleve, dhe duke hedhur njerzit kundra njeri tjetrit synojne te zgjasin pushtetin dhe ta ruajne ate sa me shume

    njerzit duhet te jene te kujdeshem nga lidere te tille qe duan te fusin hundet kudo ne cdo aspekt te jetes sociale ,religjoze,edukative,letrare,etj,
    nuk mund te merret dhe fitohet konoshence ne fushat e jetes vetem duke bere diskutime me ze te larte ne publik
    pra, jeta sociale dhe politike nuk mund te elevohet thjesht duke mbajtur diskutime te bukura politike

    ne kuptimin analitik politikanet hipokrite varen vetem nga forca e armeve, keshtu pra forca e armeve eshte i vetmi burim ku politikane te tille mbajne dhe gezojne pushtetin

    ne cdo hapesire te jetes aktuale sot hijet e erreta te imoralitetit po marin shpejt nje forme precize ,dhe po pengojne progresin njerzor, per te fshire kete pisllek te ketij imoraliteti eshte e domosdoshme nje force morale solide,nuk mund te pritet sot qe forca morale te vije nga pushteti politik , por duhet ta presim dhe ta kerkojme nga nje hapesire jo politike , qeveria sido qe te jete ,fashiste,komuniste,diktatoriale,burrokratike,impe rjaliste, apo demokratike, do behet me siguri tiranike ne rast te mungeses se nje force morale qe kontrollon aktivitetet e ndryshueshme te lidereve politik ne pushtet

    ne kete perjudhe tranzicioni te shoqerise njerzore, ndershmeria individuale eshte e nje rendesie primare ,duhet te jemi te kujdeshem qe ky thesar i madh te mos mbulohet nga hija e zeze e interesit personal, me zhdukjen e ndershmerise edhe shoqeria njerzore nuk mbiteton gjate, gjithe sforcimet e rraces njerzore behen te kota, edhe fitoret intelektuale humbin kuptimin

    per te ndertuar dicka mbi baza humane eshte e nevojshme nje themel dashurie dhe perzemersie per te gjithe njerzimin, nje shoqeri realisht miredashese nuk mund te lindi kurre nga dominimi i intriganteve te vendosur , ose te atyre qe jane te shqetesuar vetem per llogarite e tyre te humbjes dhe fitimit

    aty ku dashuria eshte sovrane nuk lind asnje problem personal i humbjes dhe fitimit

    elementi baze per te ndertuar nje shoqeri te shendeteshme eshte thjesht dashuria e lindur, dhe nje shoqeri te tille nuk eshte e mundur te ndertohet me shtrengime ligjore ose me forcen e armeve, por vetem me dashuri pa interes
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 13-11-2004 më 12:42

  2. #22
    Lady Kad Maska e gurl
    Anëtarësuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Analizat jane shume te bazuara dhe me vend (ne pergjithesi). Urime hapesit te temes.
    Dmth, ne Shqipetaret te gjithe e dime se ku qendron problemi, atehere pse e leme Shqiperine ne mjerim? Kur e dime kuren, pse nuk e sherojme? Pse eshte populli kaq i pafuqishem tek ne? Ku jane intelektualet i rinj, te gdhendur nga Perendimi?

    Shqiperia ka nevoje per njerez qe do mund ta shkulin me rrenje politiken dhe mentalitetin e tanishem dhe ta perparojne vendin dhe jo ta mjelin. Por shume njerez te fuqishem nuk do ta pranonin nje zhvillim te tille, dhe Shqiptaret pranojne mjerimin.

  3. #23
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Vertet,ne shqiptaret ca vone e ca heret mesuam shume prej shkaqeve qe na lane ne mizerje dhe varferi.
    Dhe kur per vite me radhe na ngrine buzet te dukeshim te lumtur dhe te qeshur para botes,akoma dhe sot e kesaj dite besojme dhe votojme te njejtet vampire vec me ndryshim emri.Nga Hoxha ne Nano.
    E kesaj i thone sipas kokes te veme festen.

    E per sa kohe gjithe njerzit e denje te zgjuar,punetore te kesaj toke ngrejne gradacela per boten ku jetojne,pa kthyer koken e punuar per atdheun,pa ngritur zerin kundrejt korrupsionit,per aq kohe do rripet der ne palce,e do mbetet ne mjerim ky vend nga politikanet batakcinj.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2004
    Postime
    253
    zerin kunder korupsionit mund ta ngreme sa te duam, po kush po pyet.
    nuk ka gjykates apo prokuror qe do denonte apo hetonte keta njerez.
    keta te korruptojne ose me keq te eliminojne edhe fizikisht.
    veshtire se mund te ndryshoje dicka, duhet vendosur shteti ligjor por kush do ta vendose?

  5. #25
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anëtarësuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Shtet pa ligje ...(kur nuk zbatohen keshtu quhet )
    Nuk i zbatojen as politkanet qe duhen te jene gjoja shembull dhensit

    duhet patjeter te lexoni kete e marre nga Shiku interviste e pergjuar

    shifeni pak se cfare politkanesh kemi




    Lesi: Nano, ne trafikun e armeve

    E Marte, 09 Nentor 2004

    Deputeti demokristian lexon ne seancen e Kuvendit nje bisede te regjistruar mes Kryeministrit dhe anetarit te Gjykates Kushtetuese, Fehmi Abdiu. Si do te shfuqizohej ligji i 1996-tes per te mundesuar trafikun e armeve dhe ofendimet e renda te Nanos per Presidentin, liderin e opozites, kryetarin e Gjykates se Larte, shefin e SHISH dhe deputetet e PS

    Deputeti Nikolle Lesi ka lexuar ne seancen e djeshme te Kuvendit, nje bisede mes Kryeministrit Fatos Nano dhe anetarit te Gjykates Kushtetuese, Fehmi Abdiu, ne te cilen behej fjale per trafik armesh. Biseda eshte zhvilluar ne barin e hotel "Rogner", me 15 dhjetor 1997. Atehere, Nano ishte Kryeminister, pas fitores se zgjedhjeve te qershorit, dhe Fehmi Abdiu, kryetar i Komisionit parlamentar te Ligjeve. Sipas Lesit, biseda eshte regjistruar dhe zbardhur nga sherbimi sekret shqiptar.

    Nano dhe Abdiu, ne tekstin e lexuar nga deputeti demokristian, bejne fjale per te shfuqizuar nje ligj te dhjetorit 1996, qe rriste ndjeshem denimet per trafik armesh, klandestinesh dhe prostitucion. "Nje Ambasade dashamirese perendimore per Shqiperine ma serviri", u shpreh dje Lesi, perpara se te lexonte tekstin pervelues, ku Kryeministri Nano perdor shprehje tejet ofenduese per Presidentin e Republikes, Rexhep Meidani, kryetarin e opozites, Sali Berisha, kryetarin e Gjykates se Larte, Thimio Kondi, kryetarin e Sherbimit Informativ, Fatos Klosi, si dhe deputetet e PS, Servet Pellumbi e Namik Dokle.

    Transkriptimi

    Sot ne Tirane, me date 15.12.1997, u krye transkriptimi midis shtetasve Fatos Nano dhe Fehmi Abdiu, regjistruar gjate pergjimit ne ambjentet e bar hotel "Rogner", tavolina A20. Regjistrimi i pergjimit fillon ne oren 17.40 te dates 15.12.1997 dhe mbaron ne oren 18.05 te dates 15.12.1997.

    FEHMI ABDIU: "Sidoqofte bere shume mire zoti Kryeminister, ai shtangu kur te pa. Sic duket mendoi se do ta shaje".

    FATOS NANO: "E kush e can ****** per ate. Me shume i fola prej teje, plehres. Do t'ia tregoj mire se kush jam, pasi ka ardhur radha, kam hesape te tjera tani..."

    KAMARIERJA: "Mirembrema, do te porosisni tani, apo te vije me vone?"

    FATOS NANO: "Jo jo, tani se nuk kam kohe. Per mua nje uje xhin-tonik dhe nje kafe te mire, keshtu sic je ti bukuroshe".

    FEHMI ABDIU: "Per mua nje leng portokalli dhe nje kafe".

    KAMARIERJA: "Si urdheron!"

    FEHMI ABDIU: "Zoti kryeminister, kot u munduat, se e kishim lene per neser".

    FATOS NANO: "Jo jo, nuk ka problem, ti ke ardhur apostafat me urgjence dhe mua me intereson shume kjo ceshtje. Si ja bere? E gjete zgjidhjen?"

    FEHMI ABDIU: "Po! Besoj se e kam gjetur per te gjitha ato qe me ke thene, vetem po qe se me kundershton Thimio (Kondi)".

    FATOS NANO: "Vazhdo, se nuk ka ***** ai te te kundershtoje".

    FEHMI ABDIU: "Atehere po flas me shkurt, meqenese nuk kemi kohe. Une e kam gjetur zgjidhjen me te mire te mundshme dhe e kam gati materialin. Po si fillim duhet te shfuqizojme nje ligj te Saliut (Berishes)".

    FATOS NANO: "Akoma me ate kafshen ti?"

    FEHMI ABDIU: "Nuk mund te veprojme dot ndryshe, eshte shume e rendesishme kjo ceshtje dhe perben rrezik per neser. Vjet ne dhjetor, Parlamenti ka miratuar disa shtesa ne Kodin Penal, ku jane shtuar dhe ndryshuar 40 dispozita. Eshte shtuar trafiku i njerezve me konfiskim te mjeteve, si per shembull makinat qe transportojne klandestinet, gomonet, skafe, etj. Eshte shtuar fshehja e pasurise se vene nga krimet dhe kjo me konfiskim te pasurise nese provohet. Eshte shtuar trafiku i narkotikeve".

    FATOS NANO: "Ne c'kuptim? Pse deri para ketij ligji nuk ka patur denim per trafikantet?"

    FEHMI ABDIU: "Jo! Sipas ligjit tone, import-eksporti dhe tranzitimi nuk denoheshin".

    FATOS NANO: "Vazhdo, vazhdo".

    FEHMI ABDIU: "Jane shtuar dispozitat per doganat, fshehjen e te ardhurave, konfiskime lokaleve per prostituta etj".

    KAMARIERJA: "Me falni, doni gje tjeter?"

    FATOS NANO: "Ik ore pirdhu!"

    FEHMI ABDIU: "Po ajo qe eshte me e rendesishmja, ka ndryshuar ne nenet 280 te Kodit Penal dhe e ka trajtuar si dispozite te vecante vetem per trafikun e armeve. I ka futur nje sanksion deri ne 15 vjet burg dhe me konfiskim te pasurise per trafikun e armeve. Prandaj duhet ta shfuqizojme kete ligj dhe mundesisht menjehere, qe cdo gje te jete e sigurte, sidomos per problemin e armeve, ato je i interesuar zoti Kryeminister".

    FATOS NANO: "Cfare inventar leshi, depo jane shperthyer nga te gjitha anet".

    FEHMI ABDIU: "Por te gjitha jane me numer te stampuar dhe shumica jane neper depo, qe nuk jane prekur. Le pastaj qe Gramshi nuk eshte prekur fare".

    FATOS NANO: "Po, ke te drejte. He per he, Gramshin nuk do ta ngacmojme deri sa te gjejme nje zgjidhje. Kemi qene boll ne opozite, duhen ca para".

    FEHMI ABDIU: "Meqenese eshte shfuqizimi i ligjit, qe te pakten po ndodhi gje, askush te mos mbaje pergjegjesi penale, por te mbetet histori gazetash, e shoqeruar me ndonje koke turku".

    FATOS NANO: "Bukur! Atehere cfare do nga une?"

    FEHMI ABDIU: "Dua vetem qe te mos kete ndonje reagim nga deputetet socialiste".

    FATOS NANO: "Kaq pak kerkon?"

    FEHMI ABDIU: "Per mua eshte kryesorja".

    FATOS NANO: Deputetet e mi? Nuk ua mban ***** atyre. Po te dua, i tredh te gjithe. Dakort?! Na vafte mbare! Ne qofte se do te funksionoje sic duhet dhe ne qofte se nuk na perzihet ndonje ... neper kembe, veme bast se do ta mbajme 50 jete te tjera pushtetin. Po per doganat si ia bere?"

    FEHMI ABDIU: "Aty jane te gjitha. Po u shfuqezua ligji, hapen dyert per gjithcka dhe mbyllen kur te duam ne".

    FATOS NANO: "Kuptoj! Edhe ti ke friken e nje pederasti, qe i shpeton shurra kur me shikon mua!?"

    FEHMI ABDIU: "Nuk eshte puna aty. Thimio (Kondi) i ka te gjitha, egoist, grindavec, inatci dhe do te dale ai para teje si shpetimtari i situates".

    FATOS NANO: "Mor cfare t'i bej qe eshte spiun ... dhe ti e di mire qe me detyruan qe ta bej kryetar. Por po te ishte per mua, ai kishte marre arratine, qeni".

    FEHMI ABDIU: "E di, e di. Tani jam i qete dhe e quaj kete pune te mbaruar".

    FATOS NANO: "Meqe kete pune e quan te mbaruar, quaje te mbaruar edhe punen e Kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Keshtu qe nuk do te kete bir kurve qe te te beje pordhe, jo Thimio ***** , por as Bill Klintoni. Vetem se shiko te zgjedhesh ushtare qe ... nenen, se ndryshe nuk te thone baba. Nuk behet shaka aty. Ndodhi gje ne Parlament, te pakten te kemi nje sigurese ne Gjykaten Kushtetuese. Boll kemi mbajtur ***** ne opozite. Tani te fitojme para, o Fehmi se nje jete kemi".

    FEHMI ABDIU: "Ta them kete, se aty e kam pak te veshtire qe t'i ve nje here e pastaj t'i heq. Nuk eshte njesoj si me keta te tjeret, qe jane nje laps plumbi".

    FATOS NANO: "Mos u bej merak, se nuk do te te zhgenjej. Por per pak desh harrova. Kam degjuar se ata te (Bujar) Bukoshit jane lidhur me Saliun, keshtu qe mund te na prishin pazaret".

    FEHMI ABDIU: "Per cfare e ke fjalen?"

    KAMARIERJA: "Do te porosisni dicka tjeter?"

    FATOS NANO: "Ik ore pirdhu!"

    FATOS NANO: "Na bej llogarine".

    FEHMI ABDIU: "Jo do paguaj une, se kam sebep".

    FATOS NANO: "Une e kam lajmin me te mire se ti. Do fitojme para".

    FATOS NANO: "Mbaji, mbaji ti kamariere. Per cfare e kishe fjalen Fehmi?"

    FEHMI ABDIU: "Mendoj se do te perzihen edhe ata ne lojen e armeve dhe me siguri qe do te na prishin pazaret. Ose akoma me keq, mund te na bejne gjeme te madhe".

    FATOS NANO: "Faktikisht, ne nje fare menyre ke te drejte. Por jo per ate kafshen. Dikush tjeter eshte perzier ne kete histori. Ai ********** me ben te mendohem pak. (Fatos) Klosi me ka thene se kane bere nje lidhje me nje deputet te PD-se. Por akoma nuk di gje te sakte. Sipas tij, behet fjale ne lidhje edhe per Ahmet Krasniqin.Po (Fatos) Klosi eshte kurve e keqe, intrige e gjalle. Sidoqofte deri tani, cdo gje eshte ne kontroll, por nuk jam plotesisht i sigurte. Prandaj ia kam lene ne dore ketij pisi, qe edhe po ndodhi gje, ta coj ne te semes. Nejse, ku e lame?"

    FEHMI ABDIU: "Mbaruam. Une jam gati qe ne janar te paraqese ne Kuvend kerkesen per shfyqezimin e ligjit".

    FATOS NANO: "Jo, jo, me shpejt".

    FEHMI ABDIU: "E kam veshtire".

    FATOS NANO: "S'ka problem. Me mire keshtu, shikoje edhe njehere me kujdes. Kemi gje tjeter?"

    FEHMI ABDIU: "Kisha nje kerkese te vogel".

    FATOS NANO: "Vetem mes nesh kerko, se do kesh mundesi te fitosh ti dhe yt bir".

    FEHMI ABDIU: "Jo, jo. Behet fjale per te rregulluar nje vend pune nje juristeje. E kam porosi nga miku im i ngushte".

    FATOS NANO: "......"

    FEHMI ABDIU: "C'eshte ajo fjale, jam burre i vjeter, nuk e bej dot".

    FATOS NANO: "U be Buqja katunare. Per Ministrine e Drejtesise, kur te duash me thuaj. Per andej nga Gjykata mundohu vete tani, ose kur te fillosh ne Gjykaten Kushtetuese. Une vete nuk i them atij legenit, se nuk ia rris vlerat".

    FEHMI ABDIU: "Jo, jo, per Xhepin s'ka problem se flas vete".

    FATOS NANO: "Kujdes me ate Rexhep ******. Eshte ****, por merri anen".

    FEHMI ABDIU: "E rregulloj une me ate".

    FATOS NANO: "Megjithate kujdes, qe te mos kuptoj gje. Eshte shtrige ai, **** eshte. Nje *** jane, si ai, si Serveti dhe Namiku. Me keto te dy mos fol".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pink^ Pearl : 15-11-2004 më 16:44

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Big Blue
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    east anglia
    Postime
    194
    Ne jemi popull i dobet.

  7. #27
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    Citim Postuar më parë nga gurl
    Analizat jane shume te bazuara dhe me vend (ne pergjithesi). Urime hapesit te temes.
    Dmth, ne Shqipetaret te gjithe e dime se ku qendron problemi, atehere pse e leme Shqiperine ne mjerim? Kur e dime kuren, pse nuk e sherojme? Pse eshte populli kaq i pafuqishem tek ne? Ku jane intelektualet i rinj, te gdhendur nga Perendimi?

    Shqiperia ka nevoje per njerez qe do mund ta shkulin me rrenje politiken dhe mentalitetin e tanishem dhe ta perparojne vendin dhe jo ta mjelin. Por shume njerez te fuqishem nuk do ta pranonin nje zhvillim te tille, dhe Shqiptaret pranojne mjerimin.
    E di si mendoj un Gurl

    as un dhe as ti dhe asnje tjeter ska per te ba gja. te gjithe e themi nje llaf

    por sduhen llafe duhen vepra

    Klasa e re politike ne shqiperi ka deshire por ska fuqi dhe veshtire te marri fuqi.

    Nuk ngrihen njerezit sepse atje te iken koka.

    nuk e di nqs je ose jo NEne por sigurisht ke te aferm

    dhe do i rrezikoje ti te afermit?

    Un besoj se kjo esh arsyeja pse ka akoma mjerim ne shqiperi

    duhet te dali ndonje kok shkret ne te bej kerrdine duke i asgjesu

    ose nje dore nga siper 'uncle Sam' or smth por puna esh qe se vret njeri mendjen

    sepse jemi nje popull myslyman dhe nuk kemi asnje rezurse qe te kene ndonje arsye

    per te na ndihmuar


    shpresoj qe te perfundoj sa me shpejt por besoj se do te marri goxha kohe
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,069
    Citim Postuar më parë nga gurl
    Analizat jane shume te bazuara dhe me vend (ne pergjithesi). Urime hapesit te temes.
    Dmth, ne Shqipetaret te gjithe e dime se ku qendron problemi, atehere pse e leme Shqiperine ne mjerim? Kur e dime kuren, pse nuk e sherojme? Pse eshte populli kaq i pafuqishem tek ne? Ku jane intelektualet i rinj, te gdhendur nga Perendimi?

    Shqiperia ka nevoje per njerez qe do mund ta shkulin me rrenje politiken dhe mentalitetin e tanishem dhe ta perparojne vendin dhe jo ta mjelin. Por shume njerez te fuqishem nuk do ta pranonin nje zhvillim te tille, dhe Shqiptaret pranojne mjerimin.

    SHOQERIA AKTUALE (shqiptare) duhet te shkundet nga letargjia

    njerzit duhet te fillojne ta kuptojne qe perpjekjet jane esenca e jetes, perleshjet dhe konfliktet sociale jane te paevitushme kur pjesa me e madhe e problemeve sociale vijne nga akumulimi i pasurise ekonomike ne duart e grupeve te vogla politikanesh egoiste dhe nga perqendrimi i metejshem i pushtetit ekonomik financiar, etj

    megjithate nje ndryshim ne shoqeri nuk eshte vetem kerkesa , duhet kujtuar se nese ndryshohen vlerat e vjetra ,duhet te jesh edhe ne gjendje japesh te vlera te reja akoma me te mira

    pasuria e shoqerise duhet te shperndahet ne menyre me te pershtashme dhe me rracionale qe do te thote se duhet te marim ne konsiderate faktoret e kohes hapesires dhe personit

    shoqeria duhet te jete progresiste , nese politikanet duhet te zevendesohen ose te largohen , atehere politikanet e rinj duhet te jene te stabilizuar ne vlera morale dhe spirituale , perndryshe shoqeria mund te vuaje akoma edhe nje here

    moraliteti dhe spiritualiteti shkon kundra forcave keqdashese qe pengojne shprehjen totale te shoqerise ne te gjitha dimensionet e saj

    nga brenda njerzit e shoqerise se sotme jo vetem ne shqiperi, vuajne nga shume komplekse mendore ,nga paqartesi , dhe mosbesim, komplekset e inferioritetit dhe superioritetit, dhe komplekse frike , keto semundje mendore jane shume te perhapura ne shoqerine tone materjaliste

    interesa materjale pa kufizime fikse , privojne njerez te zakonshem nga te drejtat e tyre ,shpejtesia e korrupsionit rritet, sentimentet dhe vlerat themelore te njeriut zvogelohen, njeriu i shoqerise se sotme eshte kthyer ne nje kafshe ose ne nje makine , nje mall avantazhi per perdorim te politikaneve te pacipe dhe sfrutatore

    eshte demostruar se sistemi kapitalist nuk eshte i plote dhe nuk kenaq ,sepse zhvidhimi i tij i pamase dhe i cekuilibruar ka sjelle perhapjen e multinacionaleve qe komandojne ne menyre absolute dhe eleminojne cdo lloj mundesie kompeticioni , duke treguar keshtu fytyren e vertete te kapitalizmit

    edhe socializmit i mungon afersia e vertete me spiritualitetin dhe neohumanizmin dhe universializmin qe jane themelore per unitet dhe harmoni pa fund ne shoqeri
    njerzit kane nevoje urgjente per pergjigje ne planin e tyre te brendeshem dhe e vetmja pergjigje gjendet dhe qendron vetem ne spiritualitet
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 16-11-2004 më 12:58

  9. #29
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    Bashkohem me gurl qe analizat jane me vend, e dime ku ngec problemi por pse nuk bejme gje ta rregullojme?????

    Analizat jane me vend deri dikund; por ne Shqiptaret akoma nuk kemi arritur qe te jemi te ndergjegjshem ta denojme komunizmin. Themi poshte Enveri, por Rrofte Nano. Themi lufte kunder korrupsionit, por korrupsionin e krijojme vet. Themi te bashkohemi me Europen, por nga Europa largohemi duke mjeruar veten. Themi politikanet tane jane plehra, por ata politikane i rizgjedhim. Themi qe kemi nje rini intelektuale qe po mundohet te edukohet ne Shqiperi me c'do kusht, por te gjithe mundohen te largohen. Themi kemi nje rini qe edukohet jashte shtetit, por te gjithe ku ti rregullojme letrat ne ate vend ku jetojme dhe harrojme per Shqiperine. Mblidhemi neper forume dhe shkruajme alternativa qe do te ishin shume te dobishme per opinionin publik Shqiptar, por ngelen thjesht ne internet, pasi ata qe duhet ti lexojne nuk kane akses. Bota na thote qe keni qeveri te korruptuar, ne themi na mbyten maloket e katundaret (thua se qyteterimi lindi ne Shqiperi). Qeveria shpall dite zije, qeveritaret jane duke festuar ne klubet e nates te greqise e armiqeve tane. Buznieset japin para te ndertojne rrugen Durres Prishtine, qeveria thote do te pagojme deficitin buxhetor. etj etje etj pyetje qe fillojne me problematika qe tashme ka arritur ti kuptoje edhe bufi, por perfundojne me arsyetime te demshme per te ardhmen e Shqiptareve kudo qe jane.

    Nje poltikan Kolumbian thoshte per kohen e Escobarit " Nje vend mund te ballafaqohet me nje semundje dhe te mbijetoje, mund te ballafaqohet me katastrofa natyrore dhe te mbijetoje; por asnjehere nuk mund te mbijetoj ne mungesen e ligjit." Ndoshta ky eshte problem i pare Shqiptar, dhe ketu duhet te kerkohet zgjedhja e pare per te perparuar.

  10. #30
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Dikush e tha siper se shkaku i gjendjes sone jane 500 vjet nen turqit. Kjo i thote te gjitha. Turqit na lane ate metalitet islamiko-orjental qe dominon te gjithe boten muslimane, duke perfshire edhe Shqiperine tone.

    Gjithfare filozofash dhe mendimtaretsh japin arsye te ndryshme por te gjitha i tha Kadareja ne 1992 apo 1993 ne Le Figaro.

    Ketu o vella eshte mentaliteti ne pyetje. Ai turkoshak.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42
  4. Projekti i zhdukjes së shqiptarëve - Ivo Andriq
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-02-2005, 18:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •