Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 32
  1. #21
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Jh

    juve, ne pergjithesi, sektet e reja, jeni shume te fantaksur, edhe pse ende pa njohuri te nevojshme, jeni kaq shabllone ne gjykimin qe i beni shekujve, sa MAHNITET njeriu.

    Une nuk dua te te jap shpjegime se si, qysh e tek, por pastoret protestante qe kane shtene ne dore Shqiperine, nuk ka asnjeri prej tyre asnje forumim edukativ teologjik apo historik kishtar, edhe pikerisht keta persona, me te njejtat motive si edhe juve, gjykonin Kishen ne te njejtat forma, duke ju mesuar edhe juve, rrjedhimisht.

    Por kur ben muabet me ta, te bie menjehere ne sy mungesa e theksuar e kultures qe kane.

    Mendimet tua jane pjelle e levizjeve anti-zot te mesjetes, qe benin thirrje per rebelim kundra cdo gjeje qe kontrollohej nga koncepti Zot, levizje qe frymezuan edhe rremujat protestante.

    Juve kujtoni se po na tregoni vella irineun, sikur te tjeret se njihkan. Keni shume guxim.

    Ajo qe ju thashe eshte se dikuria e gjuheve te panjohura u zhduk gradualisht nga jeta e Kishes, pra nuk thashe se nuk ka qene asnjehere, sikurse as nuk thashe se as nuk ekziston fare.

    Ne Kishen ortodokse, si edhe ate latine katolike njihen shume raste shenjtoresh respektive gjate gjithe shekujve, te cilet kane folur ne gjuhe te panjohura, por jo tinguj te pamarre vesh.


    Psh, thuhet se Shna Nou (Shen Andoni i Padoves), ndjekes i Shen Franceskut (per katoliket) kur u therrit para kolegjialittetit papal per te paraqitur mesimet e urdherit franceskan, meqe ky ishte gojetar, ai edhe pse u foli nje audience kardinalesh nga vende e gjuhe te ndryshme, te gjithe ata e morren vesh se per cfare ai predikoi, fjale per fjale, edhe e aprovuan.

    Apo shembej te tille njihen ne plote raste: At Paisi i Malit te Shenjte ndodhte qe te rrefente franceze, edhe pse si grek, nuk dinte asnje gjuhe vecse greqishtes, edhe merreshin vesh shume mire.

    Sidoqofte, dhurata e gjuheve te panjohura ne ate perhapje si ne kohe te apostojve nuk eshte pare me, sikurse edhe dhurata e profecise! E keto kane shpjegimet e tyre.

    Shen Irineu ka qene ende i koheve apostolike.

    Sa per Biblen e ke gabim. Protestantet kane heqe jo pak por 10 libra, e donin te hiqnin edhe me teper se kaq.

    Kur une ju shoh juve, ty, Lieveintwoplaces etj se cfare kepusni neper forum, une e kuptoj fare mire pse kisha romano katolike (nuk ua ndaloi) por kontrollonte leximin e shkrimeve qe te behej brenda kontekstit kishtar. Ju sot me shkolle, e kepusni gafa, po ne ato kohe analfabetizmi, mungese informacioni per sqarim, supersticioni, sa e lehte do te ish te gabohej?

  2. #22
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Pershendetje!

    Postuar me pare nga i Krishteri:

    - ē'eshte Pagezimi ne Frymen e Shenjte(ēdo te thote te jesh i Pagezuar ne Frymen e Shenjte)?

    - Kur Pagezohesh ne Frymen e Shenjte(si dallohesh qe je i pagezuar ne Frymen e Shenjte)?

    - Perse sherbeu ne veprat e apostujve e folura ne gjuhet e panjohura kur Pagezoheshin ne Frymen e Shenjte?

    - a sherben Pagezimi i Frymes se Shenjte per shpetimin?
    Meqenese i Krishteri ne fillim te temes ka bere disa pyetje edhe une dua qe diskutimin tim ne kete teme ta perqendroj duke i dhene pergjigje ketyre pyetjeve.

    Ne kohet e perhapjes se krishterimit, pra menjehere kur Krishti u rrembye ne qiell, pagezimi me Frymen e Shenjte sherbeu per ti fuqizuar dishepujt e Tij dhe per ti pajisur me aftesi per te kryer mrekulli, si dhe ato ishin edhe autoret e Shkrimit te Shenjte, pra i Testamentit te Ri qe kemi ne sot dhe ne e dime se Bibla ka autoresi te dyfishte, njerezor dhe hyjnor, ku Fryma e Shenjte i ka shtyre dhe perdorur njerez te ndryshem gjate gjithe historise se njerezimit per te shkruar ngjarjet e ndryshme qe permbanin mezashe edhe per ne sot. Pagezimi i tyre me Frymen e Shenjte sherbeu per ti fuqizuar ata, dhe per te shkruar Testamentin e Ri. Vep. 1:5,8:

    5 sepse Gjoni pagėzoi me ujė, por ju do tė pagėzoheni me Frymėn e Shenjtė, mbas jo shumė ditėsh”.
    8 Ju do tė merrni fuqi kur Fryma e Shenjtė do tė vijė mbi ju dhe do tė bėheni dėshmitarėt e mi nė Jeruzalem dhe nė gjithė Judenė, nė Samari dhe deri nė skajin e dheut”.


    Ndersa sot pagezim me Frymen e Shenjte do te thote te rilindesh prej se larti, dhe kjo ndodh ne momentin kur ne shohim mekatin tek vetvetja dhe pamundesine per tu veteshpetuar dhe kerkojme ndihmen e Zotit i cili tashme e ka pergatitur shpetimin per ne si nje dhurate dhe ne duhet te pranojme kete dhurate per tu shpetuar. I gjithe shpetimi eshte veper e Perendise dhe eshte me ane te hirit nepermjet besimit. Si ilustrim per pagezimin me Frymen e Shenjte per ne sot kemi tek 1 Korintasve 12:13:

    13 Sepse tė gjithė ne jemi pagėzuar nė njė Frym tė vetėm nė tė njėjtin trup, qofshin Hebrenjtė apo Grekėt, qofshin skllevėrit a tė liruarit, dhe tė gjithė e kemi jemi uijtur nė tė njėjtin Frymė.

    Pali ketu u drejtohet te krishtereve, te rilindurve dhe u flet per pagezimin me Frymen e Shenjte si dicka qe tashme ka ndodhur per ta dhe ky eshte momenti i shpetimit, momenti kur ne behemi bij te Perendise, duke e vendosur besimin tone tek Biri i Perendise. Te gjithe besimtaret pagezohen me Frymen e Shenjte dhe nepermjet Tij ata behen pjestare te Trupit te Krishtit qe eshte Kisha, 1 Korintasve 6:19-20:

    19 A nuk e dini se trupi juaj ėshtė tempulli i Frymės sė Shenjtė qė ėshtė nė ju, tė cilin e keni nga Perėndia, dhe se nuk i pėrkitni vetvetes?
    20 Sepse u bletė me njė ēmim! Pėrlėvdoni Perėndinė, pra, nė trupin tuaj dhe nė frymėn tuaj, qė i pėrkasin Perėndisė.


    Te krishteret jane tempulli i Frymes se Shenjte.Haleluja! A nuk eshte kjo nje mrekulli qe vete Perendia na ka shpenguar, na ka cliruar nga mekati dhe tani qendron tek ne dhe na shenjteron cdo dite per te na bere te persosur deri ne fund.
    Gjithashtu dua te sjell edhe dy referenca te tjera qe bejne fjale per pagezimin me Frymen e Shenjte dhe qe jane nje nxitje e jona per te ecur te perulur dhe me falenderim perpara Perendise sone te lavdishem. Romaket 8:9; Titit 3:5-6:

    9 Nėse Fryma e Perėndisė banon nė ju, ju nuk jeni mė nė mish, por nė Frymė. Por nė qoftė se ndokush nuk ka Frymėn e Krishtit, ai nuk i pėrket atij.

    5 Ai na shpėtoi jo me anė tė veprave tė drejta qė ne bėmė, por sipas mėshirės sė tij, me anė tė larjes sė rilindjes dhe tė ripėrtėritjes sė Frymės sė Shenjtė,
    6 tė cilėn e derdhi me mbushėlli mbi ne, me anė tė Jezu Krishtit, Shpėtimtarit tonė,


    Si perfundim, mendoj se pagezimi me Frymen e Shenjte ndodh kur ne besojme tek Jezu Krishti, pra rilindim dhe qellimi i tij eshte qe ne te shpetojme dhe ti bashkangjitemi popullit te Perendise. E folura ne gjuhe te tjera ne diten e rreshajave ishte nje shenje qe Fryma beri dhe e perdori per te deshmuar dhe shpallur lajmin e mire midis gjithe judenjve qe ndodheshin ne Jeruzalem ne ate kohe. Gjuhet e tjera qe apostujt folen ishin te kuptueshme per judenjte qe vinin nga vende te ndryshme te perandorise romake. Pra ne duhet te shikojme qellimin qe pati kjo gje e folura ne gjuhe te huaj qe ishte shpallja e ungjillit dhe sot gjithe qellimi i kishes dhe besimtareve eshte perseri shpallja e ungjillit. Ne ate kohe nuk kishte nje Bibel te shkruar dhe te perkthyer per njerezit e tjere dhe menyra e komunikimit ishte duke u folur atyre, por sot ne e kemi Biblen te disponueshme dhe pothuajse te perkthyer ne cdo gjuhe dhe ne duhet te shpallim lajmin e mire duke u mbeshtetur tek Bibla dhe jo tek shenja e te folurit me gjuhe te tjera.

    Zoti ju bekofte!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Lightbulb

    Vella Astrit,

    me vjen keq flet keshtu. Perendia eshte i njejti dhe do te jete perjete i njejti. Nese nuk e ke Perjetuar mbushjen me Frymen e Shenjte, s'kam cte te them, sepse kjo gje smund te pershkruhet, por duhet perjetuar. Kam degjuar shume vete te flasim keshtu, por kur e kane perjetuar, thone dicka tjeter.
    Keto gjera kane ndodhur gjithmone, Seminaristi ka sjelle shembuj, por e verteta eshte qe keto dhunti sjane vetem per disa persona te vecante, per njerez te perzgjedhur apo vetem per kohen apostolike. Keto dhunti Perendia eshte i gatshem t'ia jape kujtdo qe ia kerkon. Une njoh shume bashkesi ne Tirane dhe nje ne Durres qe besojne dhe pagezohen nga Fryma e Shenjte. Eshte dicka e jashtezakonshme, eshte Fryma e Shenjte qe flet, jep nje mesazh. Dikujt Perendia i jep dhuntine e interpretimit, ashtu sic e pershkruan Pali tek 1. Korintasve. Vellezer te dashur Perendia eshte i njejti, dje, sot dhe pergjithmone. Mendoni ju se Ai mund te nderroje mend? Dhe te thote: tani ska me gjera te tilla? Eshte Perendia nje njeri? Kerkoje vella Astrit dhe Perendia do te ta jape. Do te ndryshojne shume gjera. Nganjehere i krishteri ka frike, nga gjera te panjohura, por ki besim tek Perendia, sepse cdo fjale e Tij eshte e vertete. Dhe kur Pali jep keshilla mbi kete gje do te thote, qe ne na duhen keto keshilla. Dikush e quan pagezim, dikush mbushje me Frymen e Shenjte, une ju them qe eshte dicka e vecante, dhe cdo i krishter ka nevoje per te. Une te them me bindje te plote qe keto gjera ndodhin dhe jane te verteta, sepse i perjetoj shume shpesh. Edhe me mijera e mijera vellezer. Nuk mund ti thuash "JO!" dhurates se Perendise!!!!! Mund ta mohosh fuqine e Perendise? Eshte po ajo fuqi qe moren apostujt, Sepse Perendia eshte i njejti, eshte po Ai qe ishte dje dhe do te jete ne perjetesi. Zoti do jua japer te gjitheve ju qe besoni Krishtin kete fuqi. Mos te behemi pre e dogmave, por te besojme gjithnje ne Ate qe na mbush me fuqi!!!
    Sic kam thene nuk kam kohe per momentin, te flas mbi kete teme dhe nuk do te doja te rendohej me gjykime te njeaneshme. Nese keni deshire mund te prisni edhe ca qe te flasim shtruar.
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    Postuar mė parė nga Astrit77
    Si perfundim, mendoj se pagezimi me Frymen e Shenjte ndodh kur ne besojme tek Jezu Krishti, pra rilindim dhe qellimi i tij eshte qe ne te shpetojme dhe ti bashkangjitemi popullit te Perendise. E folura ne gjuhe te tjera ne diten e rreshajave ishte nje shenje qe Fryma beri dhe e perdori per te deshmuar dhe shpallur lajmin e mire midis gjithe judenjve qe ndodheshin ne Jeruzalem ne ate kohe. Gjuhet e tjera qe apostujt folen ishin te kuptueshme per judenjte qe vinin nga vende te ndryshme te perandorise romake. Pra ne duhet te shikojme qellimin qe pati kjo gje e folura ne gjuhe te huaj qe ishte shpallja e ungjillit dhe sot gjithe qellimi i kishes dhe besimtareve eshte perseri shpallja e ungjillit. Ne ate kohe nuk kishte nje Bibel te shkruar dhe te perkthyer per njerezit e tjere dhe menyra e komunikimit ishte duke u folur atyre, por sot ne e kemi Biblen te disponueshme dhe pothuajse te perkthyer ne cdo gjuhe dhe ne duhet te shpallim lajmin e mire duke u mbeshtetur tek Bibla dhe jo tek shenja e te folurit me gjuhe te tjera.
    1 Kėrkoni dashurinė dhe lypni me zemėr tė zjarrtė dhuntitė frymėrore, por sidomos qė tė mund tė profetizoni,
    2 sepse ai qė flet njė gjuhė tjetėr nuk u flet njerėzve, por Perėndisė; sepse askush nuk e kupton, por ai nė frymė flet mistere.
    3 Kurse ai qė profetizon, u flet njerėzve pėr ndėrtim, pėr nxitje e pėrdėllim.
    4 Ai qė flet njė gjuhė tjetėr ndėrton veten e tij, por ai qė profetizon, ndėrton kishėn.
    5 Unė dua qė tė gjithė ju tė flisnit gjuhėra, por mė tepėr tė profetizonit, sepse ai qė profetizon ėshtė mė i madh nga ai qė flet gjuhėra, veēse nė interpretoftė, qė tė marrė ndėrtim kisha.
    6 Dhe tani, o vėllezėr, po tė vija e t`ju flisja nė gjuhė, ē`dobi do tė kishit, po tė mos ju flisja me anė tė zbulesės, a me njohuri, a me profeci, a me mėsim?
    7 Edhe gjėrat qė nuk kanė shpirt dhe nxjerrin zė, fyelli ose qestja, po tė mos japin zė tė dallueshėm, si do tė njihet tė rėnit e fyellit ose e qestes?
    8 Sepse, po tė japė buria njė tingull tė panjohur, kush do tė pėrgatitet pėr betejė?
    9 Kėshtu edhe ju, nė qoftė se me gjuhėn tuaj nuk flisni fjalė tė kuptueshme, si do tė kuptohet ēfarė u tha? Sepse do tė flisnit nė erė.
    10 Ka nuk e di se sa lloje zėrash nė botė, dhe asnjė prej tyre nuk ėshtė pa kuptim.
    11 Pra, nė qoftė se unė nuk e marr vesh kuptimin e zėrit, do tė jem si njė i huaj pėr atė qė flet, dhe ai qė flet do tė jetė njė i huaj pėr mua.
    12 Kėshtu edhe ju, mbasi doni fort tė keni dhunti frymėrore, kėrkoni qė t`i keni tė bollshme pėr ndėrtimin e kishės.
    13 Prandaj ai qė flet njė gjuhė tjetėr, le tė lutet qė tė mund ta interpretojė,
    14 sepse, nė qoftė se unė lutem nė njė gjuhė tjetėr, fryma im lutet, por mendja ime ėshtė e pafrytshme.
    15 Po atėherė? Do tė lutem me frymėn, por do ta bėj edhe me mendjen; do tė kėndoj me frymėn, por do tė kėndoj edhe me mendjen.
    16 Me fjalė tė tjera, nė qoftė se ti e lavdėron Perėndinė me frymėn, ai qė zė vendin e profanėt, si do tė thotė "amen" pėr falėnderimin tėnd, kur nuk merr vesh ē`po thua?
    17 Sepse ti edhe mund tė falėnderosh mirė, por tjetri nuk ndėrtohet.
    18 Unė e falėnderoj Perėndinė time, sepse flas mė shumė nė gjuhė se ju tė gjithė.
    19 Por nė asamble parapėlqej tė them pesė fjalė me mėnēurinė time pėr mėsimin e tė tjerėve se dhjetė mijė fjalė nė gjuhė tjetėr.
    20 Vėllezėr, mos u bėni kalamaj nga mendja, por bėhuni foshnje pėr tė ligėn, dhe burra tė pjekur nga mendja.
    21 Nė ligj ėshtė shkruar: ``Unė do t`i flas kėtij populli nė gjuhė tė huaja dhe me buzė tė tjera, por as kėshtu nuk do tė mė dėgjojnė``, thotė Zoti.
    22 Prandaj gjuhėt janė njė shenjė jo pėr ata qė besojnė, por pėr jobesimtarė, kurse profecia nuk ėshtė pėr jobesimtarė, po pėr besimtarė.
    23 Pra, nė qoftė se, kur gjithė kisha ėshtė mbledhur nė njė vend, tė gjithė flasin gjuhėra dhe hyjnė profanė ose jobesimtarė, a nuk do tė thonė se ju kanė dalė mendtė?
    24 Por, nė qoftė se profetizojnė tė gjithė dhe hyn njė jobesimtar ose njė profan, ai bindet nga tė gjithė dhe gjykohet nga tė gjithė.
    25 Dhe kėshtu tė fshehtat e zemrės sė tij zbulohen; edhe kėshtu, duke rėnė me faqe pėrmbys, do tė adhurojė Perėndinė, duke deklaruar se Perėndia ėshtė me tė vėrtetė midis jush.
    26 Ē`duhet bėrė, pra, o vėllezėr? Kur tė mblidheni, secili nga ju ka njė psalm, njė mėsim, fjalim nė gjuhė tjetėr, zbulesė, interpretim, ēdo gjė le tė bėhet pėr ndėrtim.
    27 Nėse ndonjė flet nė gjuhė tjetėr, le tė bėhet kjo nga dy a mė tė shumtėn tre vetė dhe njeri pas tjetrit, dhe njė le tė interpretojė.
    28 Por nėse nuk ka iterpretues, le tė heshtė nė kishė dhe le tė flasė me veten e tij dhe me Perėndinė.
    29 Le tė flasin dy a tre profetė, dhe tė tjerėt tė gjykojnė.
    30 Por nėse ka njė zbulesė ndonjė tjetėr qė rri ulur, le tė heshtė i pari.
    31 Sepse tė gjithė, njeri pas tjetrit, mund tė profetizojnė, qė tė mėsojnė tė gjithė dhe tė inkurajohen tė gjithė.

    Vella Astrit nuk mund te kundershtosh Biblen, sepse Pali ne vargjet e mesiperme, flet per gjuhe te panjohura. Por e mira eshte qe dikush tjeter te kete dhuntine e interpretimit qe e gjithe kisha te degjoje mesazhin e Frymes.

    39 Prandaj, o vėllezėr tė mi, kėrkoni me zemėr tė zjarrtė tė profetizoni dhe mos ndaloni tė flasin nė gjuhėra.


    Zoti te bekofte!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jesushaus : 29-01-2004 mė 14:15
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  5. #25
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    I dashur vella Jesushaus!

    Une flas per ate qe kam perjetuar vete dhe per te deshmoj. Une kam perjetuar rilindjen shpirterore dhe ne baze te Shkrimit kjo nuk eshte merite e imja, por e Frymes se Shenjte dhe sipas 1 Kor. 12:13 qe thote: “te gjithe jemi pagezuar ne nje Fryme te vetme…”, mendoj se ky eshte edhe momenti me pagezimin e Frymes se Shenjte.

    Nuk dua te paragjykoj dhe te them se perderisa une nuk kam pejetuar nje pagezim sic pershkruan ti, ky lloj pagezimi me Frymen nuk ekziston, sepse i takon Perendise dhe vetem Ai ka autoritet per kete. Theksi tek shkrimi im i mesiperm ishte tek qellimi i ketij pagezimi. Dhe qellimi eshte i njejte si dje edhe sot, te perlevdojme Perendine dhe te shpallim lajmin e mire kudo dhe kujtdo

    Une mendoj se Perendia eshte i njejte si dje, sot edhe ne te ardhmen dhe ne qofte se Ai vendos te bej mrekulli, kjo per Te nuk eshte ndonje problem, sepse Ai eshte Krijuesi dhe ka autoritet mbi gjithshka. Megjithese mrekulli perreth nesh ndodhin cdo dite, ka me mijera shembuj, si lindja e nje foshnje, sherimi nga nje semundje vetvetiu (organizmi yne eshte mjeku me i mire), rritja e luleve ne fushe, lindja e diellit ne kohen e caktuar, zgjimi yne cdo mengjes nga gjumi (cdo dite ka shume njerez qe nuk cohen me), etj.

    Por une dua te theksoj nje mrekulli tjeter qe e kam perjetuar edhe vete dhe qe e kam permendur ne fillim te ketij shkrimi, rilindja. (Gjoni: 3)
    Fakti qe perreth nesh ka shume njerez qe edhe pse kane shume evidenca mbi Hyjnine e Krishtit akoma nuk besojne tek Ai si Zot dhe Shpetimtar dhe tek vepra qe Ai kreu ne kryq, tregon qe rilindja prej Frymes eshte nje mrekulli, duket e lehte, por eshte e veshtire. E lehte per Perendine, por e veshtire per ne, aq sa ndonjehere kur shikoj njerez qe nuk besojne them me vete: “a eshte valle e vertete?” dhe ne qe e kemi perjetuar ate e dime se cdo te thote, aq sa fryma qe eshte brenda nesh therret: “Aba, Ate. Faleminderit o Perendi i Hirit per kete mrekulli”.

    Une mendoj se thirrja jone ne familjen e Perendise eshte e pakthyeshme dhe ne duhet qe kete Hir te madh qe morem falas, edhe ta japim falas dhe gjithe lavdia i takon Atij qe na thirri.

    Lexoji edhe njehere keto fjale te Palit drejtuar Korintasve, tek 1 Kor. 14:5-19:

    5 Unė dua qė tė gjithė ju tė flisnit gjuhėra, por mė tepėr tė profetizonit, sepse ai qė profetizon ėshtė mė i madh nga ai qė flet gjuhėra, veēse nė interpretoftė, qė tė marrė ndėrtim kisha.
    6 Dhe tani, o vėllezėr, po tė vija e t’ju flisja nė gjuhė, ē’dobi do tė kishit, po tė mos ju flisja me anė tė zbulesės, a me njohuri, a me profeci, a me mėsim?
    7 Edhe gjėrat qė nuk kanė shpirt dhe nxjerrin zė, fyelli ose qestja, po tė mos japin zė tė dallueshėm, si do tė njihet tė rėnit e fyellit ose e qestes?
    8 Sepse, po tė japė buria njė tingull tė panjohur, kush do tė pėrgatitet pėr betejė?
    9 Kėshtu edhe ju, nė qoftė se me gjuhėn tuaj nuk flisni fjalė tė kuptueshme, si do tė kuptohet ēfarė u tha? Sepse do tė flisnit nė erė.
    10 Ka nuk e di se sa lloje zėrash nė botė, dhe asnjė prej tyre nuk ėshtė pa kuptim.
    11 Pra, nė qoftė se unė nuk e marr vesh kuptimin e zėrit, do tė jem si njė i huaj pėr atė qė flet, dhe ai qė flet do tė jetė njė i huaj pėr mua.
    12 Kėshtu edhe ju, mbasi doni fort tė keni dhunti frymėrore, kėrkoni qė t’i keni tė bollshme pėr ndėrtimin e kishės.
    13 Prandaj ai qė flet njė gjuhė tjetėr, le tė lutet qė tė mund ta interpretojė,
    14 sepse, nė qoftė se unė lutem nė njė gjuhė tjetėr, fryma im lutet, por mendja ime ėshtė e pafrytshme.
    15 Po atėherė? Do tė lutem me frymėn, por do ta bėj edhe me mendjen; do tė kėndoj me frymėn, por do tė kėndoj edhe me mendjen.
    16 Me fjalė tė tjera, nė qoftė se ti e lavdėron Perėndinė me frymėn, ai qė zė vendin e profanėt, si do tė thotė "amen" pėr falėnderimin tėnd, kur nuk merr vesh ē’po thua?
    17 Sepse ti edhe mund tė falėnderosh mirė, por tjetri nuk ndėrtohet.
    18 Unė e falėnderoj Perėndinė time, sepse flas mė shumė nė gjuhė se ju tė gjithė.
    19 Por nė asamble parapėlqej tė them pesė fjalė me mėnēurinė time pėr mėsimin e tė tjerėve se dhjetė mijė fjalė nė gjuhė tjetėr.


    Pra i gjthe theksi qe ve Pali ketu eshte per ndertimin e bashkesise dhe mendoj se edhe e folura duhet ti sherbej ketij qellimi, te ndertoj vetveten dhe te tjeret ne kishe, dhe me poshte, apostulli vazhdon :

    23 Pra, nė qoftė se, kur gjithė kisha ėshtė mbledhur nė njė vend, tė gjithė flasin gjuhėra dhe hyjnė profanė ose jobesimtarė, a nuk do tė thonė se ju kanė dalė mendtė?
    24 Por, nė qoftė se profetizojnė tė gjithė dhe hyn njė jobesimtar ose njė profan, ai bindet nga tė gjithė dhe gjykohet nga tė gjithė.


    Per jo besimtaret e folura ne gjuhe nuk sherben per asgje, atyre u duhet shpallur ungjilli dhe u duhet bere ftese te pendohen dhe te kthehen per te shpetuar. Dhe ungjilli atyre u shpallet me nje gjuhe qe ata e kuptojne.

    Vella i shenjte ne Krisht, Jesushaus,
    Le te kemi ne mendje porosine e madhe qe Jezusi u la apostujve dhe nepermjet tyre tashme stafeten e kemi marre ne, Mt. 28:18-20:

    18 Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thėnė: “Mua mė ėshtė dhėnė ēdo pushtet nė qiell e nė tokė.
    19 Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė Shenjtė,
    20 dhe duke i mėsuar tė zbatojnė tė gjitha gjėrat qė unė ju kam urdhėruar. Dhe ja, unė jam me ju gjithė ditėt, deri nė mbarim tė botės. Amen”.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  6. #26
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840
    Citim Postuar mė parė nga i krishteri Lexo Postimin
    te lutem shkruaj sa me shume dhe shkurter qe te mund te lexojme se kur jane te gjata largojne njerezit..mos ma merr per keq por sepse nuk dua qe njerezit te hyjne dhe te dalin duke mos lexuar..
    -----------------------------

    Pagezimi ne Frymen e Shenjte eshte Biblike..nje gje e keqe qe ka ndodhur eshte se, Pagezimi i Frymes se Shenjte nga disa Bashkesi(Kisha) eshte ekzagjeruar dhe eshte trasformuar jashte mase dhe per kete fakt shume bashkesi (Kisha)te tjera te krishtere, e mohojne pagezimin e Frymes se Shenjte. Duhet te jete masa e duhur dhe jo ekzagjerimi.

    me respekt i krishteri!!!

    Perendia e ka derdhur Frymen e tij pa mase nuk ka ndonje mase per ta matur ate prandaj une besoj jo vetem te k pagezimi me Frymen por edhe tek nje perjetim i fuqishem i Perendise dhe ne nje prezence teper te mrekullueshme te Perendise.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 19-09-2007 mė 16:30
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  7. #27
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840
    Citim Postuar mė parė nga Astrit77 Lexo Postimin
    I dashur vella Jesushaus!

    Une flas per ate qe kam perjetuar vete dhe per te deshmoj. Une kam perjetuar rilindjen shpirterore dhe ne baze te Shkrimit kjo nuk eshte merite e imja, por e Frymes se Shenjte dhe sipas 1 Kor. 12:13 qe thote: “te gjithe jemi pagezuar ne nje Fryme te vetme…”, mendoj se ky eshte edhe momenti me pagezimin e Frymes se Shenjte.

    Nuk dua te paragjykoj dhe te them se perderisa une nuk kam pejetuar nje pagezim sic pershkruan ti, ky lloj pagezimi me Frymen nuk ekziston, sepse i takon Perendise dhe vetem Ai ka autoritet per kete. Theksi tek shkrimi im i mesiperm ishte tek qellimi i ketij pagezimi. Dhe qellimi eshte i njejte si dje edhe sot, te perlevdojme Perendine dhe te shpallim lajmin e mire kudo dhe kujtdo

    Une mendoj se Perendia eshte i njejte si dje, sot edhe ne te ardhmen dhe ne qofte se Ai vendos te bej mrekulli, kjo per Te nuk eshte ndonje problem, sepse Ai eshte Krijuesi dhe ka autoritet mbi gjithshka. Megjithese mrekulli perreth nesh ndodhin cdo dite, ka me mijera shembuj, si lindja e nje foshnje, sherimi nga nje semundje vetvetiu (organizmi yne eshte mjeku me i mire), rritja e luleve ne fushe, lindja e diellit ne kohen e caktuar, zgjimi yne cdo mengjes nga gjumi (cdo dite ka shume njerez qe nuk cohen me), etj.

    Por une dua te theksoj nje mrekulli tjeter qe e kam perjetuar edhe vete dhe qe e kam permendur ne fillim te ketij shkrimi, rilindja. (Gjoni: 3)
    Fakti qe perreth nesh ka shume njerez qe edhe pse kane shume evidenca mbi Hyjnine e Krishtit akoma nuk besojne tek Ai si Zot dhe Shpetimtar dhe tek vepra qe Ai kreu ne kryq, tregon qe rilindja prej Frymes eshte nje mrekulli, duket e lehte, por eshte e veshtire. E lehte per Perendine, por e veshtire per ne, aq sa ndonjehere kur shikoj njerez qe nuk besojne them me vete: “a eshte valle e vertete?” dhe ne qe e kemi perjetuar ate e dime se cdo te thote, aq sa fryma qe eshte brenda nesh therret: “Aba, Ate. Faleminderit o Perendi i Hirit per kete mrekulli”.

    Une mendoj se thirrja jone ne familjen e Perendise eshte e pakthyeshme dhe ne duhet qe kete Hir te madh qe morem falas, edhe ta japim falas dhe gjithe lavdia i takon Atij qe na thirri.

    Lexoji edhe njehere keto fjale te Palit drejtuar Korintasve, tek 1 Kor. 14:5-19:

    5 Unė dua qė tė gjithė ju tė flisnit gjuhėra, por mė tepėr tė profetizonit, sepse ai qė profetizon ėshtė mė i madh nga ai qė flet gjuhėra, veēse nė interpretoftė, qė tė marrė ndėrtim kisha.
    6 Dhe tani, o vėllezėr, po tė vija e t’ju flisja nė gjuhė, ē’dobi do tė kishit, po tė mos ju flisja me anė tė zbulesės, a me njohuri, a me profeci, a me mėsim?
    7 Edhe gjėrat qė nuk kanė shpirt dhe nxjerrin zė, fyelli ose qestja, po tė mos japin zė tė dallueshėm, si do tė njihet tė rėnit e fyellit ose e qestes?
    8 Sepse, po tė japė buria njė tingull tė panjohur, kush do tė pėrgatitet pėr betejė?
    9 Kėshtu edhe ju, nė qoftė se me gjuhėn tuaj nuk flisni fjalė tė kuptueshme, si do tė kuptohet ēfarė u tha? Sepse do tė flisnit nė erė.
    10 Ka nuk e di se sa lloje zėrash nė botė, dhe asnjė prej tyre nuk ėshtė pa kuptim.
    11 Pra, nė qoftė se unė nuk e marr vesh kuptimin e zėrit, do tė jem si njė i huaj pėr atė qė flet, dhe ai qė flet do tė jetė njė i huaj pėr mua.
    12 Kėshtu edhe ju, mbasi doni fort tė keni dhunti frymėrore, kėrkoni qė t’i keni tė bollshme pėr ndėrtimin e kishės.
    13 Prandaj ai qė flet njė gjuhė tjetėr, le tė lutet qė tė mund ta interpretojė,
    14 sepse, nė qoftė se unė lutem nė njė gjuhė tjetėr, fryma im lutet, por mendja ime ėshtė e pafrytshme.
    15 Po atėherė? Do tė lutem me frymėn, por do ta bėj edhe me mendjen; do tė kėndoj me frymėn, por do tė kėndoj edhe me mendjen.
    16 Me fjalė tė tjera, nė qoftė se ti e lavdėron Perėndinė me frymėn, ai qė zė vendin e profanėt, si do tė thotė "amen" pėr falėnderimin tėnd, kur nuk merr vesh ē’po thua?
    17 Sepse ti edhe mund tė falėnderosh mirė, por tjetri nuk ndėrtohet.
    18 Unė e falėnderoj Perėndinė time, sepse flas mė shumė nė gjuhė se ju tė gjithė.
    19 Por nė asamble parapėlqej tė them pesė fjalė me mėnēurinė time pėr mėsimin e tė tjerėve se dhjetė mijė fjalė nė gjuhė tjetėr.


    Pra i gjthe theksi qe ve Pali ketu eshte per ndertimin e bashkesise dhe mendoj se edhe e folura duhet ti sherbej ketij qellimi, te ndertoj vetveten dhe te tjeret ne kishe, dhe me poshte, apostulli vazhdon :

    23 Pra, nė qoftė se, kur gjithė kisha ėshtė mbledhur nė njė vend, tė gjithė flasin gjuhėra dhe hyjnė profanė ose jobesimtarė, a nuk do tė thonė se ju kanė dalė mendtė?
    24 Por, nė qoftė se profetizojnė tė gjithė dhe hyn njė jobesimtar ose njė profan, ai bindet nga tė gjithė dhe gjykohet nga tė gjithė.


    Per jo besimtaret e folura ne gjuhe nuk sherben per asgje, atyre u duhet shpallur ungjilli dhe u duhet bere ftese te pendohen dhe te kthehen per te shpetuar. Dhe ungjilli atyre u shpallet me nje gjuhe qe ata e kuptojne.

    Vella i shenjte ne Krisht, Jesushaus,
    Le te kemi ne mendje porosine e madhe qe Jezusi u la apostujve dhe nepermjet tyre tashme stafeten e kemi marre ne, Mt. 28:18-20:

    18 Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thėnė: “Mua mė ėshtė dhėnė ēdo pushtet nė qiell e nė tokė.
    19 Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė Shenjtė,
    20 dhe duke i mėsuar tė zbatojnė tė gjitha gjėrat qė unė ju kam urdhėruar. Dhe ja, unė jam me ju gjithė ditėt, deri nė mbarim tė botės. Amen”.
    Ka pastore qe ndalojne te flasesh ne gjuhera nderkohe qe bibla flet qe te mos ndalojme se foluri ne gjuhera.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  8. #28
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Megjithėse e vjetėr kjo temė, faleminderit qė e solle nė skenė pėrsėri. Kam pasur rastin tė bisedoj mbi kėtė dhunti me tė dyja palėt, me ata qė Perėndia ua ka dhuruar dhe e pėrdorin dhe me ata qė Perėndia nuk ua ka dhuruar dhe kanė njė qėndrim tė caktuar rreth kėsaj teme. Tė mos harrojmė se e folura nė gjuhė ėshtė dhunti dhe kėtė e jep Fryma e Shenjtė.


    Bibla flet shumė qartė lidhur me kėtė ēėshtje dhe nė asnjė mėnyrė nuk mund tė mohojmė ekzistencėn e kėsaj dhuntie. Tani nėse ka besimtarė apo pastorė qė nuk bien dakort me ekzistencėn e kėsaj dhuntie, atėhere nevojitet njė studim mė i thellė dhe i hollėsishėm dhe mbi tė gjitha, ndriēim nga Perėndia.

    Zoti ju bekoftė.


    Nėn Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  9. #29
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Nė faqet e para, ekzistojnė disa postime qė janė bėrė nė kohėn kur komunitetet e krishtera ishin bashkė. Aty janė edhe disa shkrime tė Albo i cili ka sjellė diēka nga ortodoksizmi. Po i lė ato shkrime nė mėnyrė qė tė thelloheni dhe tė shikoni mė tepėr nė Bibėl dhe tė kuptoni se sa i saktė ėshtė qėndrimi ortodoks lidhur me kėtė ēėshtje.

    Megjithėse nė Dhiatėn e Vjetėr shpjegohen shumė qartė pėrse pėrdoreshin disa rite tė caktuara dhe kuptimi i ekzistencės sė tyre, ortodoksėt i kanė bėrė lėmsh duke i pėrzier me kuptimin e vėrtetė tė pagėzimit nė Dhiatėn e Re.


    Shqyrtojeni vetė.


    Nėn Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  10. #30
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Smile

    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Shpjegimi qe ka dhen' Albo, per nje qe lexon me vemendje, natyrisht, eshte mese i sakte, kuptohet, pasi eshte edhe mesimi Kishtar.

    Por kjo pyetje edhe ceshtje, edhe pergjigja qe kerkohet ne kete teme, duhet pare edhe ne kontekstin historik, packa se pytja i drejtohet "Biblistave", pasi ne vetvete ajo edhe po shqyrtohet.

    Dmth, fjalen e kam se nder protestante, ideja e te pagezuarit me Frymen e Shenjte, per me teper qe Bibla flet jo gjeresisht per ate, pervec tregimit tek Veprat, ka lindur nje pikepyetje te madhe persa i perket realizimit te saj, aq sa ne mesjeten protestante, nga percarja ne percarje e nga mesimi ne mesim, protestantizmi mberriti deri tek levizja "Pentakostale", e cila levizje sfidoi madje vete te gjithe boten e atehershme tradicionale protestante, duke aluduar se jo vetem katoliket apo ortodoksit, rrjedhimisht, por edhe vete protestantet, ne fund te fundit, si Luterianet, Kalvinistet etj, nuk ka se si te kene qene te krishtere biblik perderisa nuk njohin perjetim PERSONAL te pagezimit ne Fryme, gje qe sipas shumices se tyre, duhet te rezultoje ne gjohe te panjohura, qe ne fakt nuk jane vecse gjuhe te pamarrura vesht.


    Qe nga ajo kohe, u be nje rremuje e madhe debatesh nder protestante, debate qe vazhdojne deri sot e kesaj dite, e qe shkojne deri aty, sa per shembull, tju them, Pentikostalet e Shqiperise, Tiranes, qe vijne nga ata te vendeve Skandinave, kryesisht, Suedise, me pastorin Dan, nuk do te pranonin qe te grumbulloheshin me bashkesite e tjera ungjillore, ne raste festash kryesore, si krishtlindje etj, ose me keq, as qe do te merrnin pjese ne organizaten mbareprotestante te shqiperise, emri i se ciles nuk me kujtohet, sepse sipas pentikostalit Dan, protestantet e tjere perderisa nuk e njohin pagezimin ne Frymen e Shenjte ne formen e gjuheve te panjohura, nuk jane te krishtere.


    Pra, kjo eshte nje lloj kornize historike qe po i bej une, qe eshte ngrejtur tek protestantet per shkak te VARFERISE qe ata kane ne kuptimin e plote Biblik te gjerave, qe ka rezultuar ne izolimin qe i kane bere ata Shkrimit te Shenjte jashte kontekstit historik te Jetes se Trupit te Krishtit, Kishes, nder keto dymije vjecare.


    Sic e shpjegon edhe Albo, Kisha ortodokse, nuk e mohon pagezimin ne Frymen e Shenjte, prandaj ka edhe ate qe e quan Mirosje, por ajo meson se perjetimi i pagezimit ne Fryme, nuk ka pse te jete i njellojte me ate qe lexojme tek Veprat, dmth nuk ka pse medoemos te flitet ne gjuhe te panjohura, ashtu sic nuk ka pse te bie termet, apo gjuhe flake tendezura.

    Marrja e Zbuleses edhe perjetimi i saj ka qene UNIK nder Apostojt, e shume gjera qe atyre u kane ndodhur, nuk jane pare me te ndodhin ne po ate mase e sasi, pas kohes se tyre, duke filluar qe ne brezin e dyte pas tyre, sic jane gjuhet e panjohura etj.

    Ajo qe ka rendesi, eshte se Fryma ne po ate force, me po ate rendesi, edhe per te njejtin qellim, zbret tek secili besimtar, qe ne momentin e pagezimit me uje, e forcohet ne mirosje.

    Uji nuk eshte vecse nje paraqitje fizike e frymes. Uji eshte baza e jetes bilogjike, ashtu sikur eshte fryma per trupin. Uji eshte jetedhenes, sikurse fryma.

    Jo me kot, tek gjeneza, Fryma levizte mbi ujerat, e jo me kot festohet nga kisha, festa e shenjterimit te ujrave...

    po le te shohim disa citate nga shkrimi i albos qe nuk duan koment:





    Keto edhe te gjitha referimet nga Eterit, qe mund ti shihni vete, shpjegojne fare mire e qarte domethenien e pagezimit ne nje menyre krejtesisht biblike., per ata qe duan te kuptojne!
    Miredita une qe po te shkruaj jam besimtar i krishter ,dhe i perkas bashkesis pentakostale karizmatike ashtu si edhe baptistet ose ungjilloret jam i shpetuar me ane te hirit permes besimit dhe jo nga veprat qe askush te mos mburret nefakt une dhe besimtaret ev ertete te krishtit jemi vepra etij e krijuar per te ecur ne veprat e mira qe AI I KA PERGATITUR ME PARE PER NE.EFE 2:8-10.PRA NE NUK MUND TE BEJME VEPRA TE MIRA PERVECSE ATO QE AI KA PERGATITUR PER NE .Por ato qe ai ka pergatitur per ne jane vepra efrymes se shenjte ,sepse ne ecim ne fryme dhe jo ne mish dhe frytet e frymes jane dashuria gezimi paqja besimi vetkontrolli miredashja zemerbutesia miresia ,dhe po ti marresh me rradhe me del pak gjate por do ti bie shkurt:Nen prezencen e Zotit ka perhere gezim i perjetuar fuqishem ,te vjen nje besim i papare qe do ta quaja sipas bibles besim i perendise jo vetem per te besuar se Jezusi eshte Zot por edhe qe te shpallesh me force sherimin nga semundjet si edhe per gjera te tjera,do te shkruaj me shume nese je i interesuar per keto gjera kam shume deshmi ne jeten time se si Zoti me ka perdorur per te shpallur sherimin e shum personave te semure qe jane sheruar ne moment:ne bibel shkruhet kini besimin e perendise i cili eshte besim qe vjen nga Fryma e shenjte dhe jo nga fryma e njeriut.Dhe Jezusi tha se nese DIKUSH i thot kesaj GJEJE shkulu qe ketu dhe mbillu atje dhe nuk dyshon ne zemer te vet ajo do te ndodhe.Por ne jemi njerez me zemer qe dyshon shume shpejt prandaj duhet veprimi i fuqishem i Frymes se shenjte brenda nesh qe te na japi ate besim.Sa per gjuhet e tjera une flas dit per dit ne gjuhe dhe nese ti di aramaisht apo hebraisht ose arabisht ose spanjisht ose greqisht apo edhe kinezshe ose ndonje gjuhe tjeter do ta kuptosh ate qe une them dhe mund te ngelesh i cuditur e te thuash nga i di ky keto gjuhe a nuk eshte ky shqipetar dhe do te thuash eshte plot me vere te embel .Por une do te pergjigjem nuk jam i dehur sepse nuk e pi veren dhe alkolin fare por eshte ajo qe eshte shkruajtur tek libri i profetit joel dhe tek veprat e apostujve :dhe kohet e fundit (qe jane nga koha e Jezusit deri kur te kthehet prap) do te ndodhe qe une do te perhap nga fryma ime mbi cdo mish dhe te vjeterit do te shohin vegime dhe te rinjte dote flasin ne gjuhe te tjera dhe do te profetizojne edhe keshtu edhe une jam nje i ri qe flas ne gjuhe ashtu sic Fryma e Shenjte ma jep te shprehem.Zoti te bekofte.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Letra e Kishės sė Romės drejtuar Kishės sė Korinthit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Jeta e Shėn Nilit - 7 maj, 12 nėntor
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 22:19
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •