Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Gruaja e Prefektit

    Nė mėrgim njeriu ėshtė njė i burgosur por qė e ka vetė nė dorė gjykimin, dėnimin, takimet, liridaljet, arratisjet, faljen e dėnimit apo mbarimin e dėnimit. Pėr njė mėrgimtar pafajsinė nuk e pėrmban fjalori, nuk ka trup gjykues brenda apo jashtė vetės i cilėsdo shkalle tė ē’bėjė atė qė ėshtė bėrė. E meqė as drejtor burgu nuk doja ta mendoja veten, nė mėnyrėn mė tė thjeshtė i thashė vetes “Je i lirė.” Nxorra nga ēantat e mėdha ato mė tė voglat, rrasa nė to ē’kisha tė vyer, preva biletėn e autobuzit tė radhės, e pa asnjė kurorė dafinash nė krye u ktheva nė qytetin tim.
    Ashtu si ēdo ish i burgosur tjetėr i kėsaj bote, nuk dija sa kushtonin taksia, urbani, duke e vėnė veten nė situata jo tė pėlqyeshme qė ditėn e parė tė lirisė sime. Mbas disa ditėsh vazhdoja tė kapėrxeja pyetjet mė tė vėshtira, “A do gjeja punė?” “A do ingranohesha pėrsėri?”, derisa mė nė fund familjarėt ishin ata qė mė shtynė drejt pėrgjigjeve. Kisha ndenjur mjaft, isha ēmallur e ēlodhur njėkohėsisht. Ndonse mė dukej se burgu ishte vendi ku kisha ndenjur bile pa mė marrė malli me thėnė tė drejtėn e ku nuk isha lodhur aq sa thonė, nisa tė kėrkoja fijet e kėputura tė jetės.
    Ndėrmarrja ku kisha punuar dyert i kishte tė hapura kanat mė kanat, por nuk punonte, njė pjesė ishte kthyer nė magazina tregtarėsh e pjesa tjetėr i ngjante ndonjė anijeje tė nxjerrė nga fundi i deti. Shokėt dhe kolegėt e mi tė dikurshėm, inxhinierė mekanike, bėnin punė pėr tė cilat fjala inxhinier ishte atavizėm, ata punonin thuajse kudo pėrveē profesionit tė tyre.
    Kėshtu mua mė rekomanduan tė kėrkoja punė nė shėrbimin informativ, apo nė drejtorinė arsimore. E para mė bėnte agjent dhe aq. E dyta mė bėnte mėsues nė ndonjė nga fshatrat e largėt ku nuk shkonte njeri se nuk kishte autobus e mbase as rrugė e ku de jure duhej tė ngrysje dhe gdhije katėr netė, de facto dhe me dy tre nuk ankohej njeri. Por meqė kisha ende ndėr mend tė qėnit njė ish i burgosur mundėsia e parė binte. E po kėshtu pėr tė dytėn do tė mė duhej ti prisja vetes fletė internimin. Mė dhimbsej liria ime e sapofituar, por mė dhimbseshin dhe ato pak lek tė fituara me djersė pėrgjatė viteve pėr tė cilat nuk po vendosja ku ti fusja nė punė. Thashė “pass” dy herė, kjo pėr faj tė kartave qė kisha nė dorė, ndėrsa herėn e tretė, hėm, herėn e tretė nė pamundėsi pėr tė pėrballuar shikimet pyetėse a mbase dhe njė “E ē’kėrkon kėtu atėhere? Shko nga ke ardhur.” qė do pasonte nėse thosha pėr tė tretėn herė “pass”, me kartat mė kot qė mund ti bien njeriu nė dorė hyra nė lojė.
    Pranova tė merrja pjesė nė komisionet e zgjedhjeve lokale, zgjedhje ku bashkėqytetarėt e mi do zgjidhnin kryetarin e ardhshėm tė bashkisė, antarėt e kėshillit bashkiak, e me radhė njėsitė mė tė vogla. E kėshtu falė diplomės sė inxhinierisė, tė qėnit larg prej shumė kohėsh, emri im si “i biri i filanit” pėr tė majtėt dhe “filani” pėr tė djathtėt u katapultua nga antar i njė komisioni zgjedhor komune nė antar tė Komisionit Zgjedhor tė Qeverisjes Vendore tė bashkisė. Pa harruar se mu desh tė antarėsohesha nė njė parti qė nuk e dija ekzistonte mė parė. Kjo nuk ishte punė por unė isha ingranuar, e mirė a keq duhet ta kisha menduar qė mė parė se “buja” ime pa karta nė dorė do ta pasohej nga “kundėrbuja” dhe “kundėrbuja e kundėrbujės” sė atyre. Unė ju thashė se nuk dija urbanin sa kushtonte jo mė tė dija se zgjedhjet e lira ishin kthyer nė pazarin mė tė madh tė vendit dhe ditėn kur ato mbaheshin nuk gabonin po ta quanin Festa e Pazarit. Ishte njėlloj, mbi tė njėjtėn baltė, katėr a pesė hamshorė e pastaj kope, po tė njėjtit pazarxhinj qė shisnin kafshė tė vjetra pasi ju kishin hequr njė kashaisje, njė limė dhėmbėve dhe ju kishin mbushur barkun plot me tė ngrėnat e stinės.
    Unė isha nė mes tė kėsaj vorbulle. Informatorėt e tė majtėve kėrkonin njė dorė ndihmė dhe punėn e kisha tė siguruar, mėsuesit e tė djathtėve kėrkonin njė inxhinier pėr autobusat e mėsuesve, unė qė hė pėr hė kėrkoja rregullsi nė zgjedhje dhe parregullsi nė listat e votimit, kisha gjetur jo pa u befasuar mes emrave tė kandidatėve pėr kėshilltarė njė emėr tė njohur qė mė sillte kujtime. Ishte emri i asaj.
    Ajo nė rini kishte banuar dy rrugė mė sipėr shtėpisė sime pėrpara tė cilės i duhej tė kalonte kur shkonte nė shkollė, kur dilte pėr pazar apo ecte pėr qejf. Gjashtė vjet e pak muaj mė e madhe se unė, e thėnė ndryshe kur unė shkova nė shkollėn e mesme ajo kishte shkuar studente, kur unė shkova student ajo kishte nisur punė, i vetmi vend ku ishim pjekur ishte shkolla tetėvjeēare dhe atėhere pati qėlluar qė ajo tė ishte udhėheqsja e klasės time. Nė fillim kishte qėnė ajo vajza bardhoshe me flokė tė zeza qė mė bėnte mua tė fshihesha mbas portės prej druri tė oborrit, pastaj isha unė ai ēunaku shikim vėngėr qė e bėja atė tė mbante fundin me dorė tek ngjitej pėr nė shtėpi. Por gjithmonė ajo mė pėrshėndeste e unė gjithmonė i ngulja sytė nė tegelin e shkruar qė kishte nė buzė.
    Kishin ikur aq shumė vite prej atėherė por nė kokėn time gjetur bosh prej gjėrash tė mira dhe nėn agresionin e rrėmujės zgjedhore u fiksua pyetja “A e ka lėkurėn sėrish tė bardhė?” Burgu mė paskėsh lėnė me pasoja, kur tė gjithė donin tė dinin ngjyrėn e kryetarit tė ardhshėm unė doja tė dija ngjyrėn e lėkurės tė saj. Tek veranda e shtėpisė nuk mund ta prisja mė tė kalonte, ajo ishte martuar. Kujtova lulet e jargavanit nė fund tė oborrit, tė cilat vajzave tė reja nuk ju hynin nė sy, tė paktėn para benzave, dhe sa mė shumė mendoja aq mė shumė mė shtohej makthi e kėrkesa , “sikur ta takoja”, “po, po” “sikur ta kisha njėherė”.
    Me kėtė paskrupullsinė e fundit nė kokė vendosa tė bėja ē’ishte e mundur qė ti bija nė sy. Nuk kisha nevojė pėr plan, prita numurimin e votave e kur tė gjithė e kishin mendjen tek formulat fituese tė kandidatit pėr kryetar tė partisė sė tyre unė e kisha mendjen tek formula fituese e saj. Komisioneri i partisė sė saj, njė harraq qė nuk e di ku e kishin gjetur, e kuptoi se po mbaja anėn e tė kandiduarve tė tyre, ai nuk para e ēante kokėn pėr kryetarin e ardhshėm tė bashkisė, ishte i pastrehė dhe i duheshin antarėt e kėshillit bashkiak, pėr mė tepėr i kishin thėnė se isha “i tyre”. Kundėrshtari i tij me plot kuptimin e fjalės qė po ashtu mė dinte “tė tijin”, u ėmbėlsua kur gėrmimi im zbuloi, nė thonjza fjala e fundit, se listat dhe njė proēesvrebal me to ishin tė pavlefshme, kandidati i tyre pėr kryetar bashkie dhe mik biznesesh me tė aty humbiste, e ai as e vrau mė mendjen pėr vogėlsira rreth njė kėshilltareje e cila aty humbiste gjithashtu. Kėshtu ajo fitoi bindshėm. Pėr tu siguruar se asaj do ti shkonte fjala nė vesh e kujtova harraqin shpesh pėr trimėrinė time derisa nė njė pushim tė komisionit pėr kafen mbas mesnate ai mė tha afėr veshit
    “Ajo tė bėn tė fala”.
    “Po ti?” e pyeta duke tundur kokėn.
    “I dhashė haberin.” ma ktheu duke ndaluar e duke me parė drejt me sytė e lodhur si pėr tė mė treguar qė gjithēka mbaronte aty.
    Ngjarjet u rrokullisėn rrufeshėm. Prefekti ynė mbas zgjedhjeve preferoi tė ishte nėnkryetar bashkie i kryeqytetit duke e lėnė vendin bosh. Partia e saj kishte pushtetin qėndror, ajo vetė kishte marrė aq shumė vota sa kishte tėrhequr vėmendjen jo vetėm tė partisė nė bazė por dhe atje lart. E njė pikė e kėtij segmenti tė mbyllur ishte kujtuar se burrit tė saj qė militonte prej aq kohėsh nė kryesinė e partisė sė rrethit nuk i ishte ofruar asnjė pėrgjegjėsi e lartė shtetėrore. Nė fakt ata gabonin, atij i ishin ofruar por ai kishte hezituar pak por mjaftueshėm sa ta spostonin me dikė tjetėr. Jo kėsaj here.
    Kėshtu u emėrua prefekt njė njeri qė kur fle flet dhe kur flet fle. Sot kėtė mund ta shquajė kushdo, por dhe nė tė shkuarėn ai ka qėnė i tillė, ai fliste kur flinte dhe flinte kur fliste.
    Unė e kam njohur por dhe kam dėgjuar pėr tė kur punonim nė Librazhd apo Llajbrixh siē i theshim me shaka duke luajtur poker nė fillim tė pesėmbėdhjetditėshit e brixh nė fund tė tij. Njė shoku i tij inxhinier pyjesh me tė cilin kishin ndarė njė dhomė nė kohėn e studentllėkut tregonte se qė nė vogėli prindėrit e kuptuan se ai nuk ngrihej nė gjumė si ēdo fėmijė tjetėr i trembur nga ėndrrat e liga. Ai ngrihej nė mes tė natės me sytė e mrekullueshėm hapur si nė mes tė ditės, fliste pėr gjėra qė askush s’ju gjente fillin, megjithėse dhe ai nuk i kėrkonte pėrgjigje kujt. Ashtu shkonte nė banjė, mbaronte punė e sikur tė mos kishte ndodhur asgjė mbulonte kokėn e flinte pėrsėri. Familjarėt kishin bėrė netėve roje me radhė, ndėrsa ai ndonjėherė mjaftohej vetėm duke parė atė qė e shihte nė natė me ato sytė e bardhė si pėr ta pyetur “Trembesh?” e pėr tė dhėnė po vetė pėrgjigjen “Unė jo.” Fjala e parė qė ju erdhi ndėrmend ishte somnambul, e duke lėnė mėnjanė dhe ububutė e panumurta, babai e ēoi tek doktori, bile nė Tiranė se atje ishte ajka e mjekėve por dhe se djalit i dilnin fjalė e mbetej ..., ata asnjėherė nuk e vazhdonin fjalinė pėrtej kėsaj.
    “Ja fut kot”, mbaj mend se e ndėrpreu Paqin dikush nga ne tė tregonte mė tej, “Nga i di ti kėto?”.
    “Mi ka thėnė vetė pėr shpirt tė plakut” pėrdori benė mė tė rėndė Paqi, “Pastaj sikur e dini se kam qėnė nė njė dhomė”.
    “Po ti natėn ruaje,” e shpotiti dikush nga ne.
    “Jo, i bija me dorė, si ju tani.” e mbylli Paqi e nė tė ikur e sipėr hodhi kartat mbi tavolinė. Ne ishim tė gjithė beqarė, nė tė njezetepestat martesa as qė mendohej, por dhe sikur, sikur ta sillje nėpėr mend korri i sorrave qė vėrtiteshin mbi plepat pėrqark ishte marsh funebėr pėr ēdo dashuri.
    Nuk dija ē’tė mendoja. Ideja se do ta kisha mė tė lehtė me atė palo **** qė kishte pėr burrė mu fashit kur ajo me po tė njėjtėn buzėqeshje si atėhere kur shfaqej tek kthesa e rrugės sė saj e deri kur mė pyeste “A ēelėn jargavanėt?” mė tha
    “Tė falenderoj pėr korrektesėn qė tregove nė procesin zgjedhor. Mirupafshim”
    vetėm pasi kishim kėmbyer ato dy tre fjalėt e zakonshme tė mirėsjelljes. Shikoja pėllėmbėn e dorės sime rreth tė cilėn nė fragmente tė sekondės ndėrtoja izoipset e dorės sė saj e kėrkoja tė gjeja nė ishte imja qė kishte djersitur apo e saj. Imja ishte po se po. Por qėnkėsh dhe e saj. Gati mbas njė jave nė njė nga ato sorollatjet e mia tė kota “pėr njė kafe nga bashkia” ishte ajo qė jo vetėm nuk mu shmang me mirėsjellje si zakonisht por pėrkundrazi mes njė buzėqeshjeje ndriēuese rrezatoi fjalėt
    “Po tė kėrkoja?”
    “Mua?” nuk po bėja kot tė habiturin, por arrita ta mbaj veten pa pyetur “pse?”, diku thellė vetes u kujtova se po mė hapnin derėn ku po trokisja.
    “Po, po. Dhe kam njė propozim pėr tė tė bėrė. Si thua.”
    E ē’mund tė thesha unė, heshta si emblema e qytetit tim varur mbi mur e me patjetėr do jem skuqur e zbardhur si ngjyrat e saj teksa nxora pėrgjigjen “Po mirė.” duke hapur paksa duart e kthyer kokėn nga ana e derės kryesore tė bashkisė si pėr ti thėnė “Kėtu e gjete, na shikojnė tė gjithė?”
    “Shkojmė nė kafe atėherė.” Po atė sekondė ajo mori pėr andej njė gjysėm hapi para nė tė djathtėn time. Ato sekonda deri tek kafja ecėm pa folur e unė ju gėzova aromės qė vinte prej saj. U ulėm pėrballė njėri tjetrit. Ishte e para herė qė kisha kohėn e duhur tė shikoja hollėsitė e asaj qė mė kishte pushtuar trurin, e ndėrkohė qė po e bėja kėtė si hajdut u kujtova se ishte ajo qė mė ishte afruar ndaj e preva nė mes bisedėn me si ja kisha kaluar andej e si i kishte ajo fėmijėt, “Je mė e bukur se kurrė.”
    Lėkura e saj u trėndafilua, por vetullat ju mblodhėn paksa atje ku ndahen me njėra tjetrėn, dhe nga sytė i iku ajo drita e rallė. Isha nxituar, e kisha prishur, ah dreq.
    “Faleminderit.” Dukej qė s’po dinte nga t’ja niste. Gishat e dorės sė saj u ngritėn dhe ulėn disa herė nga filxhani qė kishte pėrpara e kur mė nė fund e ngriti kokėn por jo aq sa tė mė shihte nė sy mė tha
    “Miranit i iku shoferi. Ai mė kėrkoi tė tė pyes nė dėshiron tė punosh me tė. Tė jesh shoferi i prefekturės. Hė pėr hė.”
    “Pranoj, po, po, pranoj. Mund ti thuash zotit prefekt se mė ka nė dispozicion qė kėtė ēast nė do, dhe tė lutem ti thuash gjithashtu se do dij tja shpėrblej tė mirėn me tė mirė.” Pasoi heshtje. Ndėrsa mė kot kėrkoja tė gjeja sytė e asaj qė po mė bėnte tė merrja sėrish veprime qė nuk i quaja tė drejta por edhe kundėr dėshirės sime, era e kafes i linte vėndin erės sė prodhimeve tė detit. Nė mėrgim kisha punuar shofer, shpėrndaja prodhime deti nėpėr restorante.

  2. #2
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    II

    Kėshtu u bėra shoferi i makinės qė ishte nė dispozicion tė prefektit. Mbaja njė kostum bojė ndryshku, kėmisha tė bardha e kravata qė i ndėrroja pėrditė, asnjėra nuk mė dukej se pėrshtatej, herė me mua e herė me kostumin. Gabimisht njerzit mė quanin shoferi i prefektit, ashtu si shoferin e makinės nė dispozicion tė kryetarit tė bashkisė e quanin shoferi i bashkisė, sikur ai ngiste bashkinė me gjithė themele e jo njė makinė me rrota. Thellė nė veten time, qė nuk kishte ndryshuar shumė nga ky ndryshim shoqėror, e pranoja kėtė lapsus gjuhėsor edhe pse njerzit me konsideronin si njė vegėl me shumė tė prefektit, fjala vjen: kolltuku i prefektit, tavolina e prefektit. Mė duhej tė bindja veten se e vetmja gjė qė na lidhte ne tė dy ishte puna: ai zotoria e unė punėtori, autoriteti i tij i padiskutueshėm, e bindja ime proverbiale.
    I kisha thėnė vetes “tru peshk”, kur u ndava prej saj nė kafe, e shara mė e rėndė qė pėrdor, e qė prej atij ēasti vendosa tė qėroja ndėrgjegjen nga instikti, tė thaja qė nė rrėzė ēdo filiz kryeneē, tė shfryja zemėrim mbi ndjenjat dhe tė bėja shpirtin shkretėtirė, gurė dhe rėrė. Shmangiet e saj tė mėvonshme mė ndihmuan mjaft. Nuk mė pa drejt nė sy, mė pėrshėndeste ftohtė, nuk kėrkonte shėrbime me makinė siē bėjnė rėndom gratė e burrave me pozitė, ndėrsa kur hipnin tė dy si ēift, vendi i saj ishte mbrapa sediljes sime, prej nga ku nė heshtje ajo kalonte udhėtimin. Nuk mjafton vetėm era e thatė pėr tė bėrė shkretėtirė, duhet tė mos bjerė shi, e prej saj nuk pikoi. Asnjė pikė! Sikur nė qiej tė largėt humbin retė, asaj i kishin humbur buzėqeshjet, sytė shprehės, prania drithėronjėse e stuhisė qė s’e shohim por e ndiejmė.
    Kaluan gjashtė muaj tė qetė nė rutinėn e cilitdo shoferi. Shick, i pėrpiktė, e mė tepėr se ē’duhet i kujdesshėm pėr makinėn. Kur hoqa sė pari kostumin e vesha kominoshet kuptova se ka plot veprime tė thjeshta njerėzore qė fshehin brenda kode qė vetėm i zoti mund ti deshifrojė. Manierizmin tim pėr pastėrti rreth e qark e lidhja me atė qė kisha vendosur tė bėja nė shpirt. Ta pastroja nga padenjėsia dhe ta mbaja tė dlirė. Isha nė njė gjendje alarmi tė pėrhershėm, sprapsja pa mėdyshje ēdo pėrpjekje afrimi prej ngado qė tė vinte. Nėn pretekstin e qėndrueshėm tė punės po mbyllesha nė vete derisa njė ditė, ka qėnė mesditė, kuptova dy gjėra: kuptova se nė shkretėtirėn e shpirtit tim kishin zėnė vend gjarpėrinj dhe akrepė plot helm, kuptova se isha prekur nga njė sindrom qė nuk ja kisha dėgjuar emrin mė parė, por dita ta pagėzoja: shpresa e shkretėtirės.
    Ėshtė shpresa mė e dobėt, mė e vakėt, mė e tukequr nė botė, por pėrsėri shpresė, shpresė qė nuk varet tek retė e vogla, fjollat e tejdukshme, por tek pėrplasja e reve tė dendura me ngarkesa, tė zeza, tė padepėrtueshme dhe plot mister. Shpresa e shkretėtirės qė pėrvėlohet nė stuhitė e rėrės ėshtė tek shtrėngata e tmerrshme qė vjen prej qiellit, tek rrebeshi qė shkatėrron gjithēka mbi tokė por lulėzon atė veē pėr pak, fare pak.
    Shiu fillon, kurthi ėshtė ngritur. Si nė njė tragjedi tė grekėve tė vjetėr, shpresa e shkretėtirės lulėzon vetėm nė njė akt me tė gjitha ngjyrat dhe bie e vdekur nė skenė prej asaj qė nuk e pret kush, prej shkretėtirės vetė, prej zjarrit qė i digjet thellė nė zemėr. Ngrihen shtjellat e tejdukshme tė avujve tė parė, askush nuk dyshon, pėrkundrazi kėnaqet duke soditur. Avuj, avuj tė pambarim drejt qiellit: kujdes! Diēka po ndodh! Diēka po vlon! Tepėr vonė. Materia shpirtėzohet, ngrihet nė qiell, trupi vdes, thahet para syve. Spektatorėt topiten. Pėr poetin e pamėshirshėm ata janė njėlloj tė vdekur, amfiteatri varri i tyre. Ai ju ve pranė lacrimotoriumin, lotoren nė formėn e zemrės sė saj tė djegur dhe rri e sheh se si lotėt e tyre e kthejnė nė njė oaz tė kaltėr. Shfaqja mbaroi, tė vdekshmit marrin shkallėt, kush poshtė e kush lart. Tė pavdekshmit pėrgatisin tragjedi akoma mė tė mėdha.
    E pra, unė nuk kisha ndėrruar, nuk kisha dashur, nuk kisha mundur nė kisha dashur. Thellė nė mua rronte pa u ndjerė shpresa e shkretėtirės, unė prisja pikėn e parė tė shiut.
    Do tė tė lutem pėr diēka – mė tha atė mesditė duke mė parė nė sy, - qė nuk do t’ja thuash kujt e di, por tė lutem, tė lutem tė pėrpiqesh me sa mundesh.
    Vėshtrimi i saj, tre tė lutem rresht rrėzuan tė gjitha fortifikimet qė kisha ngritur, unė u dorėzova pėr turp tė vetes faqe saj, nė oborrin e pasmė tė prefekturės: Mė tė pėrpiqem!? Ēfarė do tė bėj mė shumė? Ta lė fare kėtė punė?
    Ajo buzėqeshi paksa dhe nga buzėt mbetur hapur i doli qė prej gjoksit njė rėnkim qetėsues.
    Shkojmė pėr njė kafe? – mė pyeti e pavendosur.
    Po mirė – i thashė duke u pėrpjekur tė kuptoja pėrsenė dhe bėra pėr nga hyrja e prefekturės. Tashmė zakonin e vjetėr tė shqiptarėve qė ti zgjidhin punėt nė kafene, aq tė vjetėr dhe tė dukshėm sa dhe Floberi e pati vėnė re dhe shkruar 150 vjet mė parė nė Udhėtimet nė Egjypt , e kisha bėrė timin.
    Kėshtu – ajo tregoi me dorė kominoshet e mia e ēuditur, - tė pres atje mė poshtė. Mė mirė mos shkojmė tek kafja e prefekturės.
    I bindur u ndėrrova shpejt, por kur bėra tė dilja, mbeta nė mėdyshje para makinės. A duhet ta merrja? Ta merrja dhe tė shkoja me tė nė njė kafe nė fund tė botės. Apo ta lija? Tė kėputja me dorėn time atė fije shprese. Ēdo tė theshte ajo ... po ta merrja ... po tė mos e merrja. Ēkado tė bėja, mirė a keq, do tė ishte e tillė si do tė dukej prej syve tė saj. Unė nuk mund ta shihja me sytė e saj. Por ndonėse larg unė pashė drejt syve tė saj, sytė e saj, ato sy mė prisnin mua. Mua dhe jo makinėn. U lėshova sikur tė isha me krahė. Le tė shkonim nė njė kafe, vetėm pėr njė kafe.
    wrong verb

  3. #3
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    shume intriguese... po pres te lexoj vazhdimin.

    diabolis, me kete proze na bere ti kthehemi prape ketij kendi...
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  4. #4
    eternal Maska e Janka
    Anėtarėsuar
    11-05-2006
    Vendndodhja
    Clermont, Fl.
    Postime
    71
    Nuk mendoj se ka nevoje per vazhdim...
    Te lexova me interes dhe te pergezoj, Diabolis.

    Pres te tjera,
    Janka
    "Love is kind..."

    The Holy Bible

  5. #5
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nuk kisha gabuar pėr makinėn. Qetėsia me tė cilėn mė priti e pohonte kėtė, ndėrsa kur ishim veēse dy-tre hapa larg, ajo me shpinė ndaj lokaleve qė janė pėrballė prefekturės ku ne mund tė pinim kafe, bėri me dorė tė merrnim nė tė djathtėn time, “mė mirė shkojmė tek ndonjė kėtej.” Prej aty, po tė ndiqnim atė anė tė rrugės kishte vetėm njė lokal ku ne mund tė pinim kafe, emėrtimi domethėnės i tė cilit mė shokoi aq rėndė sa do tė shokonte cilindo qė njihte qytetin nė tė tilla rrethana. Ishte La Dolēe Vita.
    Nė ēast e ndjeva se sapo mė ishte besuar njė kod i fshehtė. Ēfarė fshihej mbas kėtij kodi qė ajo sapo ma kishte dhėnė ashtu si njė femėr di tė japė, nė mėnyrėn mė tė pėrkryer? Unė duhet ta zbėrtheja dhe kapja atė brenda kohės qė do na duhej tė bėnim ato gjashtėdhjet metra rrugė, mandej nė kafe ajo do tė mė kėrkonte, ... ajo e dinte ēfarė, por me patjetėr diēka krejt tė ndryshme dhe unė nuk do tė kisha kohė pėr tu menduar.
    Ecėm nė heshtje, herė larg e herė pranė, secili nė ritmin e tij, krejt tė papajtueshėm me tė tjetrit, por nė unison pėr tė mos u ēikur, duke mosshkelur vijėn imagjinare tė ekuadorit qė ndante botėt tona. Kaluam nė sfondin e dy salloneve tė bukurisė, pastaj dy librarive, kthyem qoshen e njė banke. Mendja ime pėrshpejtoi dhe deshifroi njė realitet tė transformuar, bukuri plus shpirt nė kasafortė. Kjo ishte La Dolēe Vita! A ishte kjo La Dolēe Vita? A mė kishte dhėnė ajo kaq thjesht kodin qė bėn tė lumtur ēdo burrė, kodin e dashurisė? Apo e gjithė kjo ishte njė prej atyre rastėsive fatale qė shoqėrojnė njerėzimin. Nėse nuk ishte rastėsi, nėse ftesa e saj ishte e paramenduar, enigma pėrsėri mbetej e zgjidhur pėrgjysėm, unė mund tė depėrtoja vetėm nė njė degėzim tė saj, atė degėzim ku La Dolēe Vita nuk kishte as njė centim mė shumė se sa kuptimi i mirėfilltė i jetės sė ėmbėl. Largova dhunshėm prej mendjes imazhe puthjesh, pėrqafimesh, dashurie, takimesh tė fshehta romantike nė ndjekje tė degėzimeve tė enigmės nė rastin kur La Dolēe Vita, shkonte nė origjinė, tek filmi i Felinit, me titullin e tė cilit ishte pagazuar lokali diku nė fillim tė viteve ’90 tė shekullit tė kaluar. Nėn dritėn e filmit projektohej qartė kush isha unė. Nuk dalloja nė hijet e zeza tė filmit kush ishte ajo. Mos vallė? Njė makth mė kaploi. Nga ana tjetėr nuk dija dhe as kisha si ta mėsoja, nėse ajo e konsideronte La Dolēe Vitėn famoze apo infamoze. Nuk kisha kohė mė pėr asgjė. Gjendesha i farmakosur nė shkallėt e La Dolēe Vitės, me njė enigmė tė pazgjidhur, me mendjen e turbullt e shpirtin e trazuar. I dorėzuar para fatit, pamundėsisė sime, trillit tė saj bėra kavalierin dhe hymė njėri pas tjetrit nė derėn e hapur tė La Dolēe Vitės.
    Ngritur nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė kaluar, ndėrtesa unike ku gjendet La Dolēe Vita, njė konstruksin monolit betonarmeje vendoset si njė v-ė brenda y-sė qė formon rruga me kalldrėm qė tė ēon tek Mitropolia dhe bulevardi Republika. La Dolēe Vita, qė gjendet nė katin e parė, sheh nga veriu sheshin qė hapet hijshėm para Kinema Majesticut, pėr tė vazhduar me drejtimin qė ndjek bulevardin nė fundin e y-sė. Kjo pjesė e ndėrtesės qė tė krijon idenė e njė harku mė tė lehtė se tė njė presjeje, tė njė hėne tė sapodalė, tė njė guaske deti ėshtė dhe nė fakt ballori, faēada me suva granili e tė cilit ėshtė shpėrndarė nėpėr botė nga mijra kartolina tė erės komuniste, jo prej bukurisė por se para saj pėr vite me radhė aty bėnte hije njė bust i Josif Viserajanoviē Stalinit. Atėhere quhej Agimi, ishte pastiēeri; degradoi me hapin e degradimit tė komunizmit; nė perėndimin e saj dhe tė agimit komunist aty mund tė gjeje vetėm dy pije: liker dardhe dhe kafe, ndėrsa pėr klientelė njė djelmuri tė etur. Tanimė, e qetė dhe e heshtur, me njė luk pėr tu admiruar, e preferuar por e shtrenjtė, mikstura e restorantit me piano barin, e denjė pėr emrin qė mbante mbi krye, u bė vendi ku unė do tė ulesha pranė saj.
    U ulėm pėrballė. Kamarieres qė na shoqėroi me menu nė dorė i thamė me mirėsjellje se kishim ardhur vetėm pėr njė kafe, dhe insistimit tė saj “pėr ta shoqėruar me diēka” ju pėrgjigjėm, jo pa qeshur, nė njė gojė: me lėng portokalli. Nuk ishte ende ora e drekės dhe nė sallė nuk kishte klientė tė tjerė. Megjithatė, kafet tona u vonuan, unė guxova tė bėj dhe njė shaka duke thėnė “ja sa ta pjekin,” dhe ne folėm si dy miq qė vazhdojnė bisedat e lėna pėrgjysėm qė nga dita e djeshme. Kur mė nė fund kafet erdhėn, me mendjen se ekspresi im aq i vonuar do tė ishte fotohur, unė qė si hedh kafes sheqer, rrjedhimisht as e pėrziej duke e ftohur me lugėn e vogėl – dogja buzėn. Ajo qeshi dhe mė pyeti “Pse nxitohesh?”
    - Mos i del ndonjė punė prefektit, e mė kėrkon – provokova pėr herė tė parė nė atė bisedė.
    - Mirani e di qė je me mua.
    - Vėrtet? – habia ime ishte e pamasė.
    - Po, vėrtet.
    Vendosmėria dhe thjeshtėsia me tė cilėn ajo mu pėrgjigj nuk mė la tjetėr rrugė veēse ta pyesja troē: Ēfarė do prej meje? Pėrse me ftove... dhe nė ēastin qė do shqiptoja fjalėn “kėtu” diēka thellė nė vete mė bėri ta gėlltis duke e mbaruar fjalinė: ... pėr kafe?
    wrong verb

  6. #6
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pasoi heshtje. Unė prisja me duar mbi tryezė dhe vėshtrimin tė pėrqėndruar. Gishtat e dorės sė saj tė djathtė mė nė fund lanė tė qetė vegjen e filxhanit, u ngjiten pranė faqes sė djathtė, dhe nė tė njėjtėn kohė qė ajo ngriti kokėn dhe jo pėrgjigj vėshtrimit tim tė pėrqėndruar me njė tė barabartė jo vetėm pėr nga lloji por dhe qėndresa, kaluan atė pjesė tė flokėve qė varej lirisht mbas veshit. Njė vėth i vogėl diamanti, ngulur nė llapėn e tejdukshme ishte i vetmi shkėlqim i atyre ēasteve. Zymtia ime prej sė brendėshmi kishte dalė sė jashtmi, ndėrsa gjithė sa e bėnte atė tė bukur, tė veēantė, mahnitėse, hijesohej ngadalė por bindshėm. Shkėndijimit tė syve tė saj i ishin shuar fishekzjarrėt, gjithė ē’kishte mbetur nėn atė qiell qė sapo me kishte galduar ishte era e djegies. Njė nuancė e lehtė, pothuajse e padukshme tė verdhi spostonte bardhėsinė e fytyrės sė saj, kurse mbledhja dhe shtrėngimi i buzėve me njėra tjetrėn dhe midis dhėmbėve ishte vula e njė gjendjeje shpėrthyese. Pa i hequr sytė prej meje, pa lėvizur asnjė penjzė, mbase kur lexoi tė gjitha mendimet e mia tė mbara dhe tė mbrapshta, ndėrsa unė nuk mundja as tė dalloja murin qė duhet tė ēaja pėr tė lexuar mendimet e saj, me po atė vėshtrim qė po mė tejshkonte si tė isha i padukshėm ajo foli:
    - Pas njė muaj Miranit i duhet tė marrė pjesė nė njė konferencė ndėrkombėtare. Problemi ėshtė se konferenca mbahet nė Selanik, Greqi, unė nuk mund ta shoqėroj dot dhe oraret e programit tė saj e bėjnė tė detyrueshėm qėndrimin atje. Njė javė.
    Problemin, atė tė vėrtetin dhe tė pathėnin e dija. Vendosa tė shtiresha sikur nuk dija gjė prej gjėje, kėtė e vlerėsova mė tė drejtė se sa tė shtiresha si njė kureshtar naiv duke pyetur “po pastaj?” Mbase asaj i duhej kjo pyetje, a njė e ngjashme, asaj i duhej bashkėbiseduesi, ai qė na nxjerr ato qė ne nuk duam ti nxjerrim vetė, por unė nuk e bėra. Me sytė e ngulur nė njė bukuri tė fikur, vendosa tė bėja dėgjuesin, pėr mirė a keq, por thellė thellė brenda meje, me dėshirėn e mirė qė kėshtu po e lehtėsoja.
    E di, – mė tha – qė prej martesės ne nuk jemi ndarė asnjė natė prej njėri tjetrit. Pėrsa kohė ai nuk merrej me politikė, shėrbimet e tij jashtė rrethit, kur nuk mundej ti shmangte, ishin brenda ditės, ndėrsa qė kur ai mbeti nė politikė, mes njėri tjetrit ne e pranojmė kėtė, i kam shkuar pas ngado. E kemi pasur tė vėshtirė, grafiku i pjesėmarrjeve ka qėnė i ngjeshur pėr segmentin e kohės, ngjarjet nė vend tė rėnda. Gjithė ato takime, forume, konferenca, kongrese, fushata elektorale. E vetmja mėnyrė pėr tė qėnė pranė tij, kur dihet qė kėto mė sė shumti mbahen nė kryeqytet, ka qėnė angazhimi im politik. Pranova tė tjetėrsohem, prej njė nėne dhe njė profesionisteje, nė njė aktiviste partie, nė njė politikane tė asaj shkalle sa ti takojė njė vend nė kongresin e partisė, kam shkuar nė katėr tė tillė, e tė jetė e lakuar pėr tu zgjedhur dhe pėrfaqsuar. Kurrė nuk e kam menduar veten tė aftė pėr politikė. Gjithēka e kam bėrė nga dashuria pėr Miranin. Atij i duhem pranė pėr natė. Ėshtė domosdoshmėri, jo nevojė. Dhe ja kishim dalė mbanė. Kishim humbur nė sfidat politike, ishim shmangur ndonse na vinte keq qė shpėrdornim besimin e njerėzve, por nuk mundeshim dot mė tepėr, njerzit pyesnin pėr idetė jo hallet tona, kryetarėt pėr ndershmėrinė dhe jo pėr sėmundjet tona. Por kur dukej se kėshtu kishte pėr tė vazhduar deri sa tė rinj tė pėrkushtuar dhe tė zotė tė parakalonin Miranin, ai t’ju hapte udhė, tė tėrhiqej nė jetėn e tij private e tok me tė edhe unė, ndodhi ajo qė nuk duhej. Mirani fshiu veten nga listat e kandidatėve me pretekstin e mospėrfaqsimit sa duhej nga femrat. Kryesia shkroi emrin tim. Tė tjerat ti i di. Aksidentalisht unė zgjidhem, jo unė nuk zgjidhem, por ti, po, po, ti, ti vjen papritur e pakujtuar, fallsifikon nė zgjedhje dhe mė zgjedh; unė qė nuk votova pėr veten time, fitoj bindshėm, Mirani im qė nuk ka dashur tė bėjė drejtorin bėn prefektin.
    A derdhen lotėt kur ne nuk e kemi veten nėn kontroll, apo ėshtė e kundėrta, nėn kontrollin e plotė tė vetes lotėt shpėlajnė sytė e skuqur? Ajo nuk qau. Mbuloi me gishtat e dorės sė djathtė buzėt qė i dridheshin, dhe kur e ngriti kokėn qė e pati ulur aq sa lotėt u tretėn, me dorėn qė rrėshqiti pranė zemrės foli:
    - Nuk e di ku renditet kjo lutja ime por mė duket e kotė qė ta zgjat ... a mund ta rregullosh pa rėnė nė sy qė tė flini nė njė dhomė me Miranin nė Selanik?
    Shtirja ime mė la me turp. Ajo as qė e diskutoi nė unė e dija apo jo. Kjo dukej sheshit.
    - Besoj se po. Tė jap fjalėn se po.
    Nė gėrmadhat vizuale tė dashurisė sime tė paligjėshme, hedhur pėrdhe nga ruspa tė rrepta paguar prej taksapaguesish tė ndershėm, u ndjeva i dėrrmuar, superėnė, me njė kod tė pavlerė ndėr mend, me njė ēelės qė mund tė hapė derėn e njė dhome me mure tė rrėzuara nė duar, si njė kaktus i parrojtur e i vetmuar nė shpirt, simboli i njė jete tė hidhėruar. Kisha trazuar ēorbėn e tyre familjare. Kjo kėrkonte shpagim. Shpagim qė me ē’dukej kishte filluar qė nė ēastin kur u bėra shofer. Gjithė ato udhėtime tė lodhėshme brenda ditės nė tė dy shtetet kufitare me prefekturėn tonė, nė kryeqytet, gjetiu. Nė gjithė atė turbullirė vetėm njė gjė ishte e qartė: shpagimi do tė vazhdonte.
    wrong verb

  7. #7
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nuk di c'te them, vertet mezi po pres te kem ne duar nje liber me emrin tend. Kur shikoj lart e poshte gjithfare kartonash te shtypur, gjithmone me kujtohesh...

    Suksese!

  8. #8
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Keni lexuar:
    I. Je i lirė
    II. La Dolce Vita.

    III. Trėndafilėt

    Atė ditė rinisa duhanin. Ishte gjėja mė e lehtė. Ana tragjike qė ofron mjekėsia nuk me trondiste, bile ato pesė minutat qė njė cigare tė shkurton jetėn, s’di pse mė ėmbėlsonin. Me fjollat e tymit nuk kthjellohej tymnaja nė tė cilėn gjendesha, por mbase pėr kot, kot, fare kot, a pėr tu dukur si i futur nė tė thella para njerėzve dhe ... para saj fundi i fundit, unė tymosja. Sikur tė isha inekzisten askush prej tė njohurve nuk e vuri re kėtė. Mbase ngaqė nė kafene dhe nė zyra pihej duhan, babai im e ndiste vetė nganjėherė, ndėrsa nė makinė as e mendoja ta ndizja, brendinė e saj prej lėkure e ruaja nga intoksikimi si njė gjė tė shenjtė, gjė qė se bėja pėr gishtat e mi tė nikotinuar.
    E vetmja qė shfryu, ashtu siē bėja unė kur nxirrja gaz karbonik dhe katran, - “Uf me kėtė cigaren. Na mbyte.” - ishte Morena. Flokėt gėshtenjė, jo gėshtenja e artė e njė pylli te tillash ne vjeshtė, por gėshtenja e plotė e kokrrave tė pjekura, e bukur si nga trupi (mesatar pėr njė femėr) dhe tiparet (tė njė shqiptareje), ajo punonte mėsuese prej dy vitėsh dhe jepte njė lėndė tė anglishtes nė shkollėn e gjuhėve tė huaja. Ēdo mesditė atė muaj ajo erdhi e punoi herė me prefektin e herė me sekretaren e tij mbi pėrkthimin e materialeve tė konferencės dhe fjalimit qė ai do tė mbante atje. Ishte njė nga ditėt e para, ishim nė zyrėn e sekretares, prania e tė cilės nuk mė shqetėsonte. Dera qė lidhte zyrėn me atė tė prefektit ishte e izoluar si nė njė studio regjistrimi ndaj unė me njė fytyrė djallėzore sulmova:
    - Mos jeni gjė shtatzanė? – dhe e mbajta dorėn mbi taskė sikur doja ta shuaja.
    - Vėrtet tė dhimbset njė jetė e vogėl, dhe nuk tė dhimbsen jetėt e dy mbartėseve potenciale tė saj? Hipokrit! Nuk e ke mėsuar qė njė femėr mund tė jetė shtatzanė dhe pa e ditur?
    E shuajta cigaren i shpartalluar, porse si njė i mbytur u kapa mbas fijes sė klishesė me fjalėn mėsuar qė ajo pėrdori sikur tė ishte nė shkollė para nxėnėsve dhe u hodha nė revansh:
    - Jo, kam studiuar pėr inxhinieri, gjinekologjia bėhet nė tjetėr fakultet.
    - Ti inxhinier? Inxhinier dhe punon shofer?
    Askush nuk do ta adhuronte bletėn po tė kishte mė shumė se atė thumbin mbas tė cilit ajo mbaron. U ndjeva i vogėl, i vogėl, fėmijė, me njė tė enjtur prej thumbit e gati pėr tė dėnesur. Nuk kisha unazė floriri ta hiqja, baltė ta llagaritja e askėnd tė mė ndihmonte. Duke u ngritur me zor nėn peshėn e poshtėrimit, po si njė fėmijė qė fajin e sheh tek bletėt dhe jo tek ngacmimi qė ju ka bėrė shkrepa pa e ditur se kė qėllonte fishekun e fundit:
    - Ti mėsuese? Mėsuese dhe punon pėrkthyese? – dhe duke dalė jashtė e llogjikova qė me kėtė fjali nuk e kisha prekur aspak, pėrkundrazi, ajo s’kishte tituj, ishte njė mesuese e sapodalė nė njė pėrvojė qė asaj vetėm mirė i bėnte.
    Mbasi pėrshėndeta dhe rojen tek dera kėmbėt nisėn tė mė frenonin. Kisha ikur prej diku por isha drejtuar pėr askund. Me diellin e mbasditės nė fytyrė po zgjidhja mundėsitė qė mė ofroheshin. Tė shkoja nė njė nga kafenetė pėrballė, por kisha pirė dy kafe prej mėngjesit; tė shkoja dhe tė mbushja njė llotari, por pėr dashurinė s’ka ende tė tillė; tė shkoja nė kishė, por... Kjo mundėsia e fundit mė trembi. Isha bėrė pėr ti lypur mėshirė perėndisė. Mbeta nė shkallaret e prefekturės. Futa dorėn nė xhep, nxorra paketėn e cigareve, ēakmakun dhe ndeza njėrėn prej tre cigareve qė kishin mbetur nė tė.
    Mė digjte mendimi se kisha bėrė gabim qė isha kthyer. Tė kisha qėndruar nė mėrgim, tė bėja si shokėt, tė martohesha me vajzėn e ndonjė mėrgimtari a tė ma gjenin qė kėtej ndonjė bukuroshe, kjo s’do tė ndryshonte thuajse asgjė. Ėndrrat e mia pėr shoqen e jetės ishin fundosur ditėn qė plluskoi emėrimi. Dashuritė e mia verore me turistet ishin tė paemra. Asnjėra nuk zgjaste sa pėr njė kartolinė nė fund-fillim vit. Kisha hyrė nė njė shteg pa krye. Shikoja pėrreth, nuk shquaja asgjė. Kjo e fundit mė kujtoi se humbja diēka tė rėndėsishme nga pamja e pėrgjithshme, se duhet tė kishte plot gjėra tė tjera qė duheshin marrė nė konsideratė.
    I ktheva kurrizin sheshit, hodha bishtin e cigares tek njė shuarėse pranė derės dhe u ktheva ngadalė pėr tė bėrė sefte, pėr tė parė si njė qė sapo ka rėnė nga qiellli. Duke u kthyer nė krahun kundėrorar qė prej ku ndodhesha, andej bordurės sė lulishtes qė zbret deri poshtė tek trotuari njė ferrė e stėrmadhe trėndafili, ishte nė lulėzim. Me ngjyrėn e flamurit shqiptar nė origjinal, paksa mė tė vegjėl se njė trėndafil i madhėsisė mesatare, trėndafilėt e shumtė me petale tė pakta pėrkulnin degėt e brishta. Zgjodha me mendje cilėt mund tė kėpusja, ku pėr ti bėrė njė tufė, ku tre dhe mė nė fund njė, atė mė tė pėrkryerin. Por, trėndafilėt nuk ishin ajo qė s’kapja, unė nuk kisha kujt t’i jepja trėndafilė, pėr mė tepėr tė kuq. Tė japėsh trėndafilė ėshtė tė dhurosh, dhuratė ndėr mė tė bukurat, ti japėsh tė kuq shpreh dashuri.
    Unė nuk kisha kujt t’ja dhuroja.
    Unė kisha kujt t’ja dhuroja.
    Unė nuk dashuroja.
    Unė dashuroja.
    Nuk kisha!
    Kisha!
    Dy vetė luftonin brenda meje, Veti dhe Vetja. Veti ishte i prerė qė nuk kisha kujt ti dhuroja, mė i prerė akoma qė nuk dashuroja. Vetja ndonėse thoshte kisha nuk thoshte kė kisha por ngulmonte ti kėpusja, tre ishte numuri i tij. Pa marrė asnjė vendim i lashė ta zgjidhnin mes tyre sa tė bėja njė vėshtrim 360 gradė. Fillova me lėvizjen e makinave, hyrjedaljet e njerėzve nė dyqane, simbolin e patriotizmit tė qytetit nė mes tė sheshit, govatėn e njė shatrivani tė paujė dhe sapo nė bishtat e syve u futėn pamjet e shtėpive tė para dykatėshe nė tė majtėn time, vėmendja dha komandėn “Nė vend ndal!”. Nė largėsi, drejpėrdrejt me mua, mbase e sapodalė nga ndonjė prej bankave aty, po vinte ajo. Sigurish jo pėr mua. Ajo vinte pėr burrin e saj. Por unė u shkunda. Vetja kėrceu pėrpjetė. Ja pėr kė unė duhet ti kėpusja tre trėndafila. E kisha tė pamundur tė relaksoja muskujt nga tėrheqja e befasishme. Ajo afrohej me tė ecurėn e saj tė lehtė, unė palėvizur e ndiqja prej sė lartmi. Nė qetėsinė e atyre ēasteve Veti me Vetjan dėgjoheshin thekshėm. “Kėputi tre trėndafilė, ē’pret?” – thoshte Vetja, “Mos u ē’mend?”- ja kthente Veti.
    - Ke zgjedhur vendin mė tė bukur pėr tė qėndruar – foli ajo duke ngjitur shkallėt. Kur arritėm nė tė njėtin nivel mė dha dorėn – tė duket sikur kjo kaēube trėndafilash nuk njeh stinė.
    - Oh, ... as e kisha vėnė re fare. Po pija njė cigare, kėtu. – Gėnjeja si dreqi, por gėnjeja se nuk kisha guximin pėr tė thėnė atė qė mendoja. Sa do tė doja t’ja thosha! Ti thosha se trėndafilat janė si dashuria. Ta bėja tė merrte ngjyrėn e tyre. Tė mbyllja sytė dhe tė thithja aromėn e saj. Por kjo nuk mė bėnte ėngjėll. Tė thesha ēfarė ndieja, tė vėrtetėn, mė bėnte dhe mė keq se djalli. Ndaj heshta. Ajo tė shihte njė ėngjėll naiv. Gjithēka brenda meje digjej nė ferr. Vizualizimi ėshtė fundi i ėngjėllimit.
    - Mirani, ėshtė nė zyrė apo jo? – ajo po largohej.
    - Po, po.
    - Shihemi pastaj.
    E ndoqa duke u kthyer me gjithė trupin. Pa mundur ti them dot “mirė”, apo “nėn urdhėrat tuaja zonjė...” por duke ėndėrruar “...nėnė dhembėrzat e tua...” Eeeeh. Mos kini dyshimin se ē’shikonte Vetja i paturpshėm, ndėrsa pėrpjekjet heroike tė Vetit, sa mė tepėr ajo largohej aq mė tė dobėta ndiheshin.
    Kėputi! Kėputi! Tre! Vetėm tre.
    Ajo po humbiste pėrtej portonit prej xhamllėku, unė nxitova, kėputa tre trėndafilė, bėra pėr nga dera ... nuk lėviza dot asnjė hap. Kėmbėt nuk mė bindeshin. Rrėnjė tė granilta tė pllakave ku shkelja mė kishin mbėrthyer. Ula kokėn, Veti ishte lidhur mbas kėmbėve tė mia, “Jo! Sa tė jem unė gjallė, jo!” - tha. Vetja, triumfi i tė cilit u kėput tok me trėndafilat mė quajti ngordhalaq, frikacak qė nuk meritoja asgjė.
    I lashė trėndafilėt mbi bordurė. Isha bėrė pėr cigare. Ndeza tė parafundit. E thitha thellė sikur do tė thėthija globin me gjithė satelit dhe pėrhumba dhe mė keq nė mendime qė nuk dihej nga vinin e nga shkonin. Gravitacioni i dorėzohej kaosit. Veti dhe Vetjes ju thashė me zėrin e brėndshėm: Mė lini tė qetė. Ka mundėsi?
    Ndenja pėr dy tre minuta nė pozicionin e njėrit qė sapo ka humbur betejėn, por pa e pėrcaktuar sipas parimeve tė mjeshtrit tė madh tė luftės, kush ishte humbja.
    - Ditėn e mirė. – si njė puhi e lehtė Morena kaloi para meje.
    - Ditėn e mirė. – instiktivisht ēova cigaren tek goja, dora mė mbeti pezull pėr pak, ca, shumė ...
    Befas, pa e ditur prej ku buronte shpėrthimi im, kalova cigaren nė dorėn e majtė nė mėnyrė qė prushi tė fshihej brenda pėllėmbės, rrėmbeva trėndafilat dhe renda mbas Morenės duke e thirrur me emėr, ashtu siē do tė bėnte ēdo djalė i mbarė qė ngre nga toka njė kukull pellushi kur foshnja nė karrocėn e kalimtares kundrejt sapo ka hedhur pa e parė nėna. Ajo ktheu kokėn (ishte nė mes tė vijave tė bardha) dhe mė priti sa ju afrova. Me trėndafila nė dorė. Tre. Tė kuq.
    - Tė lutem, pranoi kėto trėndafila, si shėnje e ndjesės sime mė tė thellė dhe tė sinqertė.
    Pa mi ndarė sytė, mu pėrgjigj:
    - Vetėm me njė kusht.
    Pranova me kokė.
    - Qė kjo tė jetė cigarja jote e fundit.
    Ēudi trefishe pėr mua. Nga e pa ajo cigaren time tė fshehur dhe pse nuk pikėsoi dorėn por gjoksin tim, pastaj ... a nuk po kėrkonte si shumė? Por mua mė kishte dalė tymi. Ajo fjolla hollake e cigares prej mėngės sė xhaketės kishte marrė pėrpjetė e duke dalė tek jaka mė erdhi deri nė hundė. Mu qesh. Ishte njėri prej trikeve qė e pėrdornim nė gjimnaz a mė herėt pėr tė “mos u diktuar” nga tė rriturit.
    E hodha cigaren dhe e shkel ... i ajo. Me njė tė rėnė. Me pėllėmbėn hapur ju pėrgjigj shikimit tim pyetės:
    - Paketėn.
    - Ėshtė vetėm njė cigare.
    - Edhe ēakmakun.
    Ajo i futi nė ēantė, mė pa sėrish nė sy, pa trėndafilat sikur ti zgjidhte, buzėqeshi aq ėmbėl dhe mė tha:
    - Po marr vetėm njė. Ky mė duket mė i bukur. Tė faleminderit. Tė kam falur.
    Dhe flladi shkon si flladi, ajo po kapte trotuarin, unė po nė mes tė rrugės. Makinat filluan t’ju binin burive nė korr. Shoferėt qė sapo kishin parė njė shfaqje reale, njė nga ato qė ndodhin njė herė nė njėqind vjet, edhe mė pėrshėndesin por edhe mė theshin “hapna rrugėn tani.” Se vėrtet isha nė vijat e bardha, por nė qytetin tim nuk ka semaforė.
    U hodha shpejt tek trotuari pranė prefekturės dhe ndoqa sė largu hapin e fortė dhe tė sigurt tė Morenės. Ajo i mori erė trėndafilit, ishte e qeshur, them se e lumtur.
    Po unė? Shkova tek makina, e ndeza dhe ndėnja duke dėgjuar radion vendore, trėndafilat i hodha tek xhami i parmė nga ana e pasagjerit. Mbas njė farė kohe zbriti prefekti dhe ajo, gruaja e prefektit. U nisėm drejt shtėpisė sė tyre.
    - Ooo, paske kėputur trėndafila – me shpirtin e njė njeriu tė mbushur me mirėsi, pa mė bėrė me faj, ai qė ishte bosi im e nė kohė tė tjera do tė kishte qėnė rivali im me tė cilin do ti kisha ndarė punėt me njė duel, mė pyeti: pėr ndonjė bukuroshe patjetėr?
    - Mirė do ishte, por s’na qaset ... asnjė. – E ndėrtova tė kamufluar pėrgjigjen, ēova dorėn tek pasqyra, e ktheva tė shihja fytyrėn e saj mbrapa. Ajo e kapi, brenda tė njėjtės kube, me sytė nė pasqyrė sa u rishfaqen tė mitė u hodh:
    - Qė bukuroshet tė ti pranojnė duhet t’ju dhurosh tre dhe jo dy.
    - Me vėrtet, - i doli krah prefekti, - pse ke kėputur vetėm dy?
    O prefekt! o prefekt! Pėr kėtė zonjė unė kėput gjithė trėndafilat e prefekturės! Por nga ta dish ti. Ti as qė dukeshe nė horizont kur unė i dhuroja tufa me jargavanė. Sigurish qė kėto i mendova, atij ju pėrgjigja si ėngjėll.
    - I kėputa pėr makinėn. Pėr aromėn. Pėr t’ju kėnaqur aromės.
    Ajo diē mendonte dhe nuk foli, prefekti i pėrhumbur nė aromėn e tyre filozofoi si pėr vete si pėr tė tre: Kujtdo i lind dėshira tė kėpusė trėndafilat e njė kopshti tė huaj. Tė paktėn njėherė nė jetė. Tė mos ngopet vetėm duke i parė. Por dhe as ngopet duke ju marrė erė.
    - Ma jep njė, i dashur – Natyra e zerit! Shpejtėsia, drejtimi. Veshi im ishte mė afėr se ai i prefektit. Nė njė fraksion tejet tė imėt tė sekondės unė e kisha dėgjuar i pari. Hokatarja mbas shpinės sime e preku kinse me buzė, njė petal tė pėrveshur si buza e poshtme mes tė sajave, sytė e saj qeshnin, tė lumtur. Prej pasqyrės ajo sikur pyeste “Ē’ke?” Por pasqyrat qė shohin mbrapsh kanė tė gjitha atė shėnimin: “Kjo pasqyrė i tregon objektet me afėr se nė realitet.” Ajo ishte aq larg meje. Unė, njė shofer i kujdesshėm, duhet tė ruaja distancėn.
    Kishim arritur, ata dolėn, ajo e zuri tė shoqin pėrkrahu ndėrsa nė dorėn tjetėr mbante trėndafilin. Unė ngava pėr nė shtėpi. Kisha uri. Mamaja, nėna ime, kishte gatuar njė pulė tė mbushur, jo nga brenda, por nėn lėkurė me hudhra dhe piper tė shtypur. Trėndafilin e tretė ja dhashė asaj. E pranoi duke mė shpotitur “mua mė gjete” por u gėzua, u lumturua. Nuk i kisha dhururar asnjėherė mė parė lule. As pėr ti dhuruar po tė mos kishte ndodhur kėshtu. Ajo mbasdite ka qėnė perfekte. Kisha bėrė tre femra tė lumtura. Sa thjesht. Ju kisha dhuruar lule. Trėndafila.

    Bonus

    Isha nė sallonin e madh tė njė shtėpie tė ngjashme me konstruksionin e asaj nė tė cilėn Mbreti Zogu i I dhe i fundit i shqiptarėve, fjeti natėn e fundit alla shqiptareēe. Nuk ishim nė Zėmblak, por nė mes tė Korēės, shtėpia ishte aty ku ėshtė prefektura, sa kjo e stėrmadhe. E ngrohtė, po ai diell, ajo ishte lyer me tė bardhė dhe tė verdhė, nė hyrje me dy kollonata tė derdhura, bosh nga brenda, qė mbanin njė strehė. Ndėrtesa ruhej me xhandarė. Pėrjashta, nga tė tre anėt e sheshit vėrshuan lumenj me demonstrues, me pankarta e flamuj qė nuk ju shqova as ngjyrat e as shėnjat. Njė gojtar prej Veprimit Qytetar mbajti njė fjalė. Gjindja e miratoi me brohorima. Dikush hodhi njė parrullė “Shtype, Shtype!” Qyteti buēiti nga protestuesit “Shtype, shtype!”
    Tė gjithė sytė nė sallon ishin drejtuar drejt meje. Unė kisha mbėshtetur kokėn nė pėllėmbė. Ndėrsa prisnin, heshtjen e brendėshme mes zhurmės sė jashtme e prishi Mark Tueni. Ju drejtua Sevastisė:
    - Tė pata thėnė Miss Qiriazi kur hape Shkollėn e Vashave. Ēupat e kėsaj shkolle qė njė ditė do ti venė emrin tėnd, do tė jenė mė tė forta se djemtė. E po si ja mori tjetrit cigaren e fundit ta pijė vetė. S’ka seks tė dobėt. Ka dobėsi.
    - Oh, i dashur zotėri, nuk mund ta pranoj qė e morri ta pijė vetė. Por bėri mirė qė ja mori. Ai la cigaren. Kjo nuk ėshtė gjė e lehtė.
    - Unė pėr vete e kam lėnė njė mijė herė.
    - Po me ē’vullnet? Dhe pse e rinisnit pėrsėri?
    Mark Tueni pėrdrodhi mustaqet e bardha, hoqi trėndafilin e xhepit tė zemrės, ja dhuroi Sevatsisė, i ra nė gjunjė duke i thėnė:
    - Qė bukuria juaj tė mė bejė tė le duhanin unė jam gati ta rinis nė ēast.
    - Ah! Ti! Njė mijė herė? Njė mijė vajza? O Zot i madh. – dhe shpėrtheu nė tė qeshura aq sa fustani i saj i bardhė u trėndafilua.
    - Ju jeni vullneti ynė, fort e nderuara zonjė.
    Pranė dritares ku rrija mu afrua poeti i paemėr. I pavlerėsuar prej kritikės, rrjedhimisht i panjohur prej publikut, por i vendosur nė pėrpjekjen pėr tė mė bindur tė dilja nė ballkonin e shtėpisė e t’ju flisja njerėzve. Unė kundėrshtoja. Ai u ngrit e nisi tė recitonte pėr tė pranishmit nė sallon njė poezi qė fillonte me optimizėm:
    Unė jam Sheshi,
    Faqja e qytetit tim,
    dhe mbaronte me pesimizėm:
    Unė jam sheshi
    Njerzit nė miting qime tė parruara.
    Pėrjashta mitingu vazhdonte. Fjalėn e mori njė prej Lėvizjes Ma!: “We want your story, we want our story!” “Your story-our story!”
    Kėtu s’mu durua. Mora megafonin dhe dola nė ballkon. Largova flamurin e portokalluar nga dielli qė mu pėrplas nė fytyrė dhe ju drejtova gjindjes me fjalėt:
    Ky ėshtė njė trillim. Njė trillim. Pjellė e fantazisė sime. Nuk ka asnjė lidhje tė personazheve dhe ngjarjeve me realitetin. Unė nuk kam ē’histori tė shtyp. Kjo nuk ėshtė historia ime, nuk kam ē‘tė tregoj apo rrėfej.
    Gėnjeshtar! – njė zė shoqėroi njė domate tė kalbur. Gėnjeshtar! Gėnjeshtar!
    Arrita tė futem pa shumė dėme e pa mundur t’ju them se kėshtu ma do zanati. Mes zhurmave tė gjindjes nė miting u pėrpoqa tė lidhja fjalėt “destinacion” “Kazablanka” “Kopa Kabana” qė Marku me Sevastinė pėshpėrisnin, por nuk mundja ti dėgjoja , zėrat mbyteshin nga tingujt e gramafonit: “... At the Copa ... don’t fall in love.”
    U zgjova me fjalėt e fundit tė kėngės qė cd-player-i im i zgjidhte rastėsisht dhe i luante ēdo mėngjes pėr tė mė zgjuar. Kisha fjetur 13 orė rresht.


    do tė lexoni:
    IV. How deep my love could dwell?
    ...
    wrong verb

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Varfėria, nuk ka para tė divorcohet nga gruaja
    Nga [Perla] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 17:36
  3. Si Dashurojnė Burrat Dhe Si Dashurojnė Gratė?
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-12-2005, 09:39
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. Kongresi: Mbeshtetesit e Metes ngelen jashte KPD socialiste
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 263
    Postimi i Fundit: 20-12-2003, 22:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •