-
Qajtore
QAJTORE
Edison Ypi
Nė Prishtinė "Qajtore" e shkruajnė "Ēajtore" ėshtė; nė Tiranė gjithfarsoj e shkruajnė "Qajtore" ėshtė. Jo, jo vetėm sepse tė Tiranės janė plot me ciao-ciao si mjao-mjao dhe ato tė Prishtinės me ndonjė tė rrallė Tung qė tund. Nė Prishtinė e Mitrovicė, si nė gjith' dynjanė, njerėzia shkojnė tė pijnė Ēaj tė zi a Kafe a Kamomil pėr pak mė shumė a pak mė pak Adrenalinė dhe pėr tė ikur nė hall tė vet. Nė Tiranė ėshtė ndryshe! Sa shumė Qajtore nė Tiranė, dhe sa pėr tė qarė! Nė njė qoshe, pronari 40-50 vjeē. Gjith' tangėrllik, zinxhira floriri nė qafė, seē llafoset shkrihet e gajaset me ca homologė tė tij nė njė qoshe, krejt i lumtur, shėndet i dhjamtė i zengjinit tė ri, paēka se 30 vitet e para tė jetės i ka kaluar duke ngrėnė dy herė nė ditė pėrshesh me kos. Dy vajza tė reja flasin e flasin pafund me sy e vetulla, duke flakur sa majtas sa djathtas qafave tė bardha floknajat e zeza a tė kuqe a tė ylberta, duke i thėnė njėra-tjetrės saktėsisht asgjė. Tre-katėr djem me mjekrra spic si parzmore mesjetare, rruar me kujdes me gjeometri tė studiuara, ndarė egėrsisht zonat me dhe pa qime, rrahin vaj nė havan, duke shqiptuar seriozisht marrina nga mė tė panevojshmet pėr e-aventura, chat-a dhe gallata virtuale. Gazetafobi, ai qė nuk i lexon, por i ha ēdo ditė nja 2 kilogramė gazeta tė shpėrndara mbi tavolinė e karrige, rrufit i vetėm kafenė me murin pėrballė. Gėlltit mullarė me mutacione xhornalistike, tė cilat, pasi i ka ngrėnė, nis i tret, vazhdon tė pijė e lėpijė llumin e kafesė me syt' nė tavan, thur e ēthur parlamente e qeverira, dėno, fal, lejo, blloko e ēblloko situata tė ndėrlikuara politike, ekonomike, gjeopolitike, zigzage juridike gjithfarėsh, emėro e shkarko ministra etj., etj. Tre pleq ish-nomenklaturistė shkollarizuar nė Rusi, vjet ishin katėr, parvjet pesė, llafosen pėr tė fundit ortodoksira dimėrore pleqėrore. Ndėrkohė, mysa-firja e paftuar muzikė sfondi, vazhdon me kokėfortėsi tė shkėrdhatojė nervat e tė pranishmėve, duke u ulur a ngritur deri nė tavan e pėrpjetė betonit tė tavanit, pėrpikmėrisht sipas humoreve dhe preferencave tė banakierėve jo fort tė shkalluar, shkolluar desha tė them. Tre mesoburra "bėjnė biznes" ditė-pėr-ditė me orė tė tėra pėrmbys mbi ca skica me rrathė, shifra, elipsa dhe trekėndėsha, qė duken si harta yjore kopernikiane. Ou, po kjo belkėputura qė po mė afrohet?! Buongiorno! Ėėėė. mė ka marrė pėr italian. Mirėmėngjes kinge, jam shqiptar, ciao. Mund tė ndodhė qė ti shkon i ulesh, a vjen tė ulet nė tavolinė ndonjė mik i vjetėr pėr t'u ēmallur pas kaq e aq vite mospjekjeje. Kot. Miku ėshtė bėrė dishepull i njė sekti tė padėgjuar dhe i falet njė Profeti qė rujna Zot. Thuaji, lodhu sa tė duash ti, shpjegoi gjerė e gjatė se t'ja mbushėsh mendjen vetes ta besosh e t'i falesh tre herė nė ditė kolonės prej betoni qė mban tavanin e Qajtores, ėshtė mė e kollajtė se ta bėsh mendjen top t'i falesh atij Profetit, po ku merr vesh ai. Dhe ka tė drejtė, sepse nė tė vėrtetė ai qė "s'merr vesh", je vetė ti qė lodhesh ta nxjerrėsh nga binarėt, sepse lum' miku ka shkuar aq larg, ėshtė ngurtėsuar mė fort se betoni i kolonės, aq sa po t'i ishte nisur t'i falej kolonės, nuk do kishte bir bushtre ta bindte t'i falej Profetit. Ja tre vogėlushė 10-12 vjeēarė, me nė duar ca kutia kartoni krejt tė njėjta nė formė dhe pėrmbajtje, tė vėrsulen tė tre nė tė njėjtin moment tė tė shesin tė njėjtat paketa dhe ēakmaqe. Ēudi, fitimtari ėshtė pothuajse pėrherė ai me leshra tė verdha fare dhe sy krejt tė kaltėr, d.m.th. ai mė pak shqiptari. Nė Qajtore vijnė edhe familjarė, burra me namuz, me grua e kalamaj, sidomos pėr fundjavė. Veē tė hėnėn e tė martėn jo, ka nisur puna, namuzqarėt, po tė duhet patjetėr t'i takosh, dhe po ta mbajti, shko se i ke nė hotelet me orė tė periferisė, me sekretareshat, studenteshat, beqareshat, me ato elegantet 18-25 vjeēare, ato tė cilave, pėr tė ardhme, profesion, karrierė, familje, malli s'i merr. Kalon aty pari njė halabak "flori djalė" qė ta bėn falas testin e budallallėkut. Tė thotė rrėzė veshit se ka mbetur pa miell, ti tmerrohesh se e mendon tė uritur, por vjen shpejt nė vete kur floriu djalė shton se ka ngut, se ėshtė i shtrėnguar ta shesi pėr 10 mijė lekė tė vjetra njė zinxhir floriri qė kushton 100 uashingtona, paēka se zinxhiri duket qė atje tej qė ėshtė prej bronxi. Po pse, Rogneri, Sheratoni, Grandi etj., qė Sallone duken, a nuk janė edhe ato Qajtore, ku sallonarė rishtarė, sorollopllarė, pordhacėr futur nė kėllėfa Versaēe si nė kėllėfa koburesh, ardhur rrėshqanthi horizontalisht nga ultėsirat fusharake perėndimore a rrokullisur vertikalisht nga shkrepat jugorė e veriorė, fryhen me Krepera dhe Whiskey, duke u ngutur tė kompensojnė tė munguarat jetė, tė munguarin dinjitet, tė munguarin civilizim e kulturė, tė munguarėn ndėrgjegje qytetare, shkurt, tė munguarėn cipė, me turli akrobacirash mistifikuese pėr politikė moderne, respektim tė rregullave tė demokracisė etj., etj. A thua se pritėm kėta tė vinin tė na i mėsonin! Dhe kush se?! Ata pėr tė cilėt Tirana dhe Shqipėria tani s'ėshtė veēse njė kryq nga "Selvia" te "21 Dhjetori" dhe nga Stacioni i trenit te "Sheratoni". Dhe betohen edhe pėr kokėn e dy fėmijėve, pa le! Ndoshta e kanė megjithėmend, por stop; pėr "Kokėn e Partisė" edhe njėqint kalamaj tė kenė i therin me dorėn e tyre. Katundet respektive a qytetet e provincės prej nga kanė zbarkuar, se mos ua zėsh me gojė, pu-pu-pu, harroji, ato s'janė Shqipėri, po jua kujtove theresh me ta, se u kujton bagėtinė, baltėn, prashitjen, vaditjen, drutė nė mal, drutė nė zjarr, gjymin qė vlon i varur me zinxhir mbi oxhak, kalin, gomarin, mushkėn, shkurt, vetveten. E keni parė atė trimin qė me kokėn lart pa ia bėrė tėrr syri kalon tėrthor rrugėn plot me makina?! Nuk ėshtė i hutuar, i pavėmendshėm, i shurdhėt apo qorr, si kujtojnė disa, ėshtė thjesht dhe vetėm rudiment ideologjik, atavizmė propagandistike, ėshtė guximi i trushplarit qė i ka mbetur ora te "Klasa punėtore, klasė nė fuqi". E kur qėllon qė ky trimi. duke ēarė tėrthor, jo "bllokadėn kapitalisto-revizioniste", por rrugėn, ēahet e shqyhet vetė nga ndonjė makinė, a nuk ėshtė edhe kjo njė Qajtore?! Ehu sa Qajtore ka Tirana; Gabi qė na vesh me zhelet dhe zhulet e dynjasė, kioskat qajtore tė qeshatorėve pensione, gjyqet leshatore qė i humb ai qė ka mė shumė tė drejtė, por mė pak para', tezgat e gazetave ku; "tė pėrditshmet shqiptare informative tė pavarura", qė nė faqen e dytė tė bėjnė tė ditur sa herė ėshtė martuar Jenifer Lopez, Parlamenti plot me deputetė, edhe multimandatarė, tė cilėve ne kėtu s'jua kemi dėgjuar ende zėrin, kurse ata atje nė zonat ku janė menderzgjedhur, zėrin jo edhe ata, por klithmat pėr tė urdhėruar privatizime tė paligjshme dhe lloj-lloj aferash korruptive, ato po. Doganat, korrupsioni, prostitucioni, trafiku i fėmijėve, turbullimi i fėmijve qė si nė asnjė vend tė Botės shohin gjithė ditėn reklamat 0900, ceremonira, konferenca, kongrese, projekte, premtime, tė gjitha tyriela qė i shpojnė vrima varkės ku kemi hipur, duke bėrė tė rrezikohemi tė mbytemi tė gjithė nė moēalin ku po llapashitemi gjithė kėto vite. A, pėr pak harrova njė Qajtore qė nuk meriton tė harrohet. Janė disa restorante jashtė Tiranės, por jo vetėm ata, ku nė pjata eliptike metalike gjigande, serviren vargmale mishi, kodra me bėrxolla dhe gjithfar' gjėndra tė brendshme bagėtish. Raki dhe verė plot. Fasule kurrėn e kurrės, as speca tė mbushur, patėllxhana a diēka tjetėr qė hahet me lugė si nė Kosovė e Maqedoni pėr shėmbull, ku gjithandej gjen gjellė tė nxehta pėr qejf, si ka ngrėnė shqiptaria nė shekuj. Jo, jo, nė Tiranė, shqiptarėt, ata qė gjithė jetėn kanė ngrėnė nga 100 gram mish nė muaj, tani si ujqėr shqyejnė vetėm copa mishi me vetėm thika dhe pirunj, gromėsima, duhma rakie, atje ku pėr tė palumturit; "s'ka lot, qė dėshpėrimeve u heq, mėnxyrėn qė s'durohet dot", por ka plot rrėke dhjami e vaji nėpėr turinj, e prandaj, ndoshta, nuk janė tamam Qajtore, por Vajtore.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt