Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Beko o Zot armiqte e mi - Episkopi serb, Nikolai Velimirovich,









    Beko armiqte e mi, o Zot. Une po ashtu i bekoj e nuk i mallkoj.

    Armiqte me kane shpene ne krahet e tu me shume se sa miqte.

    Miqte me kane lidhur pas gjerave tokesore, ndersa armiqte me kane liruar nga gjerat tokesore, e mi kane shkaterruar te gjitha enderrat e botes.

    Armiqte me kane bere te huaj te deshirimeve te kesaj bote, e nje banor te padeshirueshem te saj. Ashtu sikunder nje kafshe e gjurmuar kerkon per nje strehe te sigurte, edhe une, i persekutuar prej armiqve, gjeta strehe ne shenjteroren e sigurte, duke u fshehur nen tabernakellin tend te shenjte, ku as miqte e as armiqte nuk mund te ma vrasin shpirtin.

    Beko o Zot armiqte e mi. Edhe une i bekoj, e nuk i mallkoj ata.

    Ata, me shume sesa vete une, mi kane rrefyer mekatat e mia para te gjithe botes.

    Me kane ndeshkuar, sa here qe hezitoja te ndeshkoja veten.

    Me kane munduar sa here qe u perpiqesha tu shmangesha mundimeve.

    Me kane qelluar, sa here qe i kam dhene krahe vetes.

    Me kane peshtyre, sa here qe jam fryre ne arrogance.

    Beko o Zot armiqte e mi, edhe une i bekoj e nuk i mallkoj ata.

    Sa here qe me eshte dukur vetja i mencur, ata me kane quajtur te marre.

    Sa here qe me eshte dukur vetja i fuqishem, me kane tallur sikur te isha i marre.

    Sa here qe kam dashur te komandoj njerezit, me kane treguar vendin e passhem.

    Sa here qe jam rendur te pasurohem, me kane ndaluar me nje dore te hekurt.

    Sa here qe kam menduar se do te fle ne paqe, me kane zgjuar prej gjumit.

    Sa here qe jam munduar te ngre nje shtepi per nje jete te gjate e te qete, ma kane shkaterruar e me kane perzene.

    Vertet, armiqte me kane liruar nga kjo bote e me kane bere ti shtrije duart tek cepi i rrobes tende.

    Beko armiqte e mi, o Zot. Edhe une i bekoj e nuk i mallkjoj ata.

    Bekoji e shumoji. Shumoji e beji edhe me te ashper kundra meje:

    ashtu qe duke marre arratine per tek ti, te mos kthehem me pas;

    ashtu qe cdo shprese e varur ne njeriun te shperndahet si laraskat;

    ashtu qe vetepermbajtje absolute te mbrteroje shpirtin tim;

    ashtu qe zemra te me behet varri i dy mekatave binjake te miat, arrogances edhe zemerimit;

    ashtu qe ta ve gjene time ne qiell;

    ah, ashtu qe te clirohem nje here e mire nga vetemashtrimi, qe me ka zene pas dukjes se kesaj jete kalimtare.

    Armiqte me kane mesuar qe te di ate qe zor se e di gjithkush, se nje njeri nuk ka armik tjeter ne kete bote pervec vetes se vet.

    Dikush i urren armiqte e tij vetem nese deshton se kuptuari se ata nuk jane armiq, por miq te rendesishem.

    E kam me te vertete te veshtire te them se kush me ka bere me teper te mira e kush me ka bere me teper te keqia ne kete bote, miqte apo armiqte.

    Prandaj beko o Zot te dy miqte armiqte e mi.

    Nje skllav i mallkon armiqte, sepse ai nuk kupton. Por nje bir i bekon ato, pasi ai kupton.

    Pasi nje bir e di se armiqte e tij nuk mund tia prekin jeten.

    Prandaj edhe ai ze e vete mes tyre, duke iu lutur Zotit per ta.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 18-12-2003 mė 08:08

  2. #2
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Seminarist, shume e bukur!

    Sikur cdo njeri te mendonte keshtu, atehere do te ishte parajsa vete. Le ti lutemi Zotit qe te kete me shume njerez me mendime te tilla.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Faktikisht, tema e armiqesise ka qene nje nga temat kyce ne jetet shpirterore te te shume krishtereve, sidomos nder askete, e une do te perpiqem qe te sjell sado pak citime prej tyre ne lidhje me kete pike.

    Psh, mbaj mend se At Josif Izikasti, qe une e kam sjelle ne forum tek Letra nga Mali i shenjte, thote diku ne liber se armiku me i betuar i njeriut eshte vete vetja e tij, e me pas vijne djalli e bota.

    Shen Jakovi ne letren e tij thote se tundimet vijne, ose gjejne rruge, nga deshirimet e mishit te vete personit, duke nenkuptuar se eshte vete njeriu qe i ben veten pre te rrenies se vet, pra eshte armiku me i madh i perjetesise se tij.

    Keto gjera kuptohen vetem krishterisht, ndryshe, sipas botes keto jane marrezira, e une jam i sigurte se jo cdo kush do ta lexonte me endje nje shkrim te tille. Jo me kot nje nga titujt me te njohur nder shenjtoret ortodokse ka qene "i marri ne Krishti...x person"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Postime
    153
    Keto gjera kuptohen vetem krishterisht, me pelqeu shume mbase keto gjera kuptohen Njerezisht.

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Do doja dhe nje here qe gjithe te krishteret ne kete forum t'i lexojne keto vargje te sjella nga Seminarist sepse aty shfaqet shume qarte vizioni i Kryqit.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-03-2004
    Vendndodhja
    Ohio
    Postime
    19
    E fuqishme kjo lutja e peshkopit Nikollaj, me ngjan ne lutjet e shen Franceskut te Assizit dhe te mistikeve te tjere
    E ka zberthyer shume mire ate qe Krishti na tha ;t'i duam edhe armiqet tane.

Tema tė Ngjashme

  1. Bekoi armiqtė e mi, o Zot
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 10-05-2007, 18:17
  2. Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  3. Pse nevojiten armiqtė nė jetė!
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-08-2006, 17:12
  4. Ate Lino Nikolai (50 vjetori i meshtarise se tij)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-06-2006, 02:50
  5. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •