![]()
Beko armiqte e mi, o Zot. Une po ashtu i bekoj e nuk i mallkoj.
Armiqte me kane shpene ne krahet e tu me shume se sa miqte.
Miqte me kane lidhur pas gjerave tokesore, ndersa armiqte me kane liruar nga gjerat tokesore, e mi kane shkaterruar te gjitha enderrat e botes.
Armiqte me kane bere te huaj te deshirimeve te kesaj bote, e nje banor te padeshirueshem te saj. Ashtu sikunder nje kafshe e gjurmuar kerkon per nje strehe te sigurte, edhe une, i persekutuar prej armiqve, gjeta strehe ne shenjteroren e sigurte, duke u fshehur nen tabernakellin tend te shenjte, ku as miqte e as armiqte nuk mund te ma vrasin shpirtin.
Beko o Zot armiqte e mi. Edhe une i bekoj, e nuk i mallkoj ata.
Ata, me shume sesa vete une, mi kane rrefyer mekatat e mia para te gjithe botes.
Me kane ndeshkuar, sa here qe hezitoja te ndeshkoja veten.
Me kane munduar sa here qe u perpiqesha tu shmangesha mundimeve.
Me kane qelluar, sa here qe i kam dhene krahe vetes.
Me kane peshtyre, sa here qe jam fryre ne arrogance.
Beko o Zot armiqte e mi, edhe une i bekoj e nuk i mallkoj ata.
Sa here qe me eshte dukur vetja i mencur, ata me kane quajtur te marre.
Sa here qe me eshte dukur vetja i fuqishem, me kane tallur sikur te isha i marre.
Sa here qe kam dashur te komandoj njerezit, me kane treguar vendin e passhem.
Sa here qe jam rendur te pasurohem, me kane ndaluar me nje dore te hekurt.
Sa here qe kam menduar se do te fle ne paqe, me kane zgjuar prej gjumit.
Sa here qe jam munduar te ngre nje shtepi per nje jete te gjate e te qete, ma kane shkaterruar e me kane perzene.
Vertet, armiqte me kane liruar nga kjo bote e me kane bere ti shtrije duart tek cepi i rrobes tende.
Beko armiqte e mi, o Zot. Edhe une i bekoj e nuk i mallkjoj ata.
Bekoji e shumoji. Shumoji e beji edhe me te ashper kundra meje:
ashtu qe duke marre arratine per tek ti, te mos kthehem me pas;
ashtu qe cdo shprese e varur ne njeriun te shperndahet si laraskat;
ashtu qe vetepermbajtje absolute te mbrteroje shpirtin tim;
ashtu qe zemra te me behet varri i dy mekatave binjake te miat, arrogances edhe zemerimit;
ashtu qe ta ve gjene time ne qiell;
ah, ashtu qe te clirohem nje here e mire nga vetemashtrimi, qe me ka zene pas dukjes se kesaj jete kalimtare.
Armiqte me kane mesuar qe te di ate qe zor se e di gjithkush, se nje njeri nuk ka armik tjeter ne kete bote pervec vetes se vet.
Dikush i urren armiqte e tij vetem nese deshton se kuptuari se ata nuk jane armiq, por miq te rendesishem.
E kam me te vertete te veshtire te them se kush me ka bere me teper te mira e kush me ka bere me teper te keqia ne kete bote, miqte apo armiqte.
Prandaj beko o Zot te dy miqte armiqte e mi.
Nje skllav i mallkon armiqte, sepse ai nuk kupton. Por nje bir i bekon ato, pasi ai kupton.
Pasi nje bir e di se armiqte e tij nuk mund tia prekin jeten.
Prandaj edhe ai ze e vete mes tyre, duke iu lutur Zotit per ta.
Krijoni Kontakt