Tema:
----------
KOMENTI
Replikė me shkrimin Shpėtimi i Ballit apo shpėtim i shpėtimėve tė A. Xhaferit
Balli Kombėtar, kurthet dhe sfidat e tij
Nga Hysen SELFO
Nuk besoj se do tė ishte e nevojshme tė zgjateshim me periudhėn nga krijimi i Ballit Kombėtar deri nė vitin 1997, sepse kjo periudhė ėshtė mėse e njohur nė lidhje me aktivitetin tonė. Por artikulli me titull: "Shpėtimi" i Ballit apo "shpėtim i shpėtimėve" i A. Xhaferit, mė detyroi tė shpreh disa mendime si protagonist i atyre ngjarjeve qė bėhet fjalė nė atė shkrim.
Do tė pėrpiqem tė bėj njė pėrmbledhje tė shkurtėr dhe njė analizė kronologjike qysh kur nisėn tentativat pėr pėrēarjen e partisė sonė, duke kaluar shkarazi edhe periudhėn 1992-1997, tė cilat sqarojnė momente tė ndryshme rreth pasaktėsive tė shkrimit tė z. A. Xhaferi.
Aktiviteti i Partisė sonė, nisur edhe nga proceset demokratike tė ndodhura nė Shqipėri pas viteve 90, ishte oponent me Partinė Demokratike dhe opozitar me Partinė Socialiste. Kjo ka qenė motoja jonė politike deri nė vitin 1997, gjatė periudhės kur nė pushtet ishin forcat demokratike. Kur pushteti demokratik filloi tė humbiste terren, ne kemi qenė gjithmonė ata qė kemi mbajtur njė qėndrim korrekt dhe kritik. Kujtojmė kėtu kundėrshtimin ndaj Ligjit 7501, qė i linte pronarėt e ligjshėm pa prona dhe krijonte pronarė tė rinj ilegjitimė. Kemi qenė kritikė ndaj qėndrimeve tė lėkundura ndaj ēėshtjes kombėtare, sidomos ndaj zhvillimeve politike nė Kosovė, por asnjėherė qėndrimet tona nuk kanė qenė nė tė njėjtėn gjatėsi vale me socialkomunistėt nė opozitė.
Pėr kėtė arsye dhe Balli arriti tė kishte mė shumė elektorat nė bazė. Deri nė vitin 1996, ne ishim realisht forca e tretė politike nė vend dhe kjo arritje nuk mendojmė se ėshtė pak, pas njė denigrimi mbi 50 vjeēar tė figurės sė ballistit nga propaganda komuniste totalitare enveriane.
Nė vitin 1996, arritėm qė si parti tė fitonim 82. 000 vota, 5% tė votave elektorale, 2 deputetė, 1 kryetar bashkie nė Shkodėr, 3 kryetarė komunash, 2 nėnkryetarė tė bashkive dhe 177 kėshilltarė, duke u pėrfaqėsuar kėshtu nė tė gjitha bashkitė e komunat. Marrėdhėniet tona kanė qenė shumė tė mira me tė gjitha pėrfaqėsitė diplomatike tė akredituara nė Tiranė, si atė tė SHBA, Anglisė, Italisė, Francės, Turqisė, Gjermanisė, Austrisė, Zvicrės etj. , me tė cilat kemi kėmbyer vizita reciproke tė vazhdueshme, ku janė paraqitur mendimet tona lidhur me zhvillimet nė vend, qėndrimin pėr njė Kosovė tė Pavarur dhe tė drejtėn e popullit kosovar pėr vetėvendosje lidhur me bashkimin me Shqipėrinė dhe pėr problemet ndėrkombėtare, veēanėrisht pėr futjen e Shqipėrisė nė BE dhe NATO. Pra, atėherė kur ne po shkonim drejt rezultateve gjithnjė e mė tė larta, falė qėndrimit tonė politik mbėshtetur nė moral dhe parime politike nacionaliste, Partisė sonė iu vunė shkopinj nėn rrota.
Ardhja e liderit tė asaj kohe Abas Ermenji nė Tiranė, nė tetor tė vitit 1995, me njė pritje madhėshtore nga gjithė Shqipėria, ngjalli njė shpresė pėr njė tė ardhme tė sigurt tė elektoratit ballist. Por qėndrimi i tij larg realitetit dhe mbi tė gjitha qėndrimi kundėr pronarėve, na shkaktoi dėme tė mėdha. Ai mbajti njė qėndrim tepėr tė rreptė ndaj demokratėve nė pushtet dhe qėndrim tejet tė butė me socialistėt. Ai iku pas zgjedhjeve tė Qershorit tė vitit 1996, pa lajmėruar Kryesinė, duke lėnė pas njė deklaratė shumė tė ashpėr lidhur me pėrfundimin e zgjedhjeve, si dhe kėrkoi qė Balli Kombėtar tė mos pėrfaqėsohej nė parlament me dy deputetėt e fituar. Kėtė deklaratė e hodhi poshtė Kėshilli Kombėtar, i cili me unanimitet vendosi qė Balli Kombėtar tė pėrfaqėsohej pėr herė tė parė nė parlamentin shqiptar me deputetėt e tij.
Nė periudhėn e revoltave tė vitit 1997, Muharrem Xhaferri (anėtar i Kryesisė), me urdhėr tė ndokujt qė ne nuk e dimė, shkon nė Francė dhe sjell nė Shqipėri Abas Ermenjin. Tė gjithė ne kujtojmė me dhimbje takimin e Ermenjit, nė Qershor tė vitit 1997, nė Selinė e Ballit Kombėtar, me pėrfaqėsues tė koalicionit tė majtė si Gjinushi, Majko, Dokle, Apostoli, Demeti etj., nė prag tė zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare, detyruar nga revolta komuniste e armatosur qė i vuri zjarrin Shqipėrisė, takim ndaj tė cilit reagoi pjesa kryesore e Partisė sonė. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se ky takim u inkurajua edhe nga elemente brenda Kryesisė sė Partisė.
Pas kėtij takimi, fatkeqėsisht u vendos qė tė krijohej DBSH-ja, (E Djathta e Bashkuar Shqiptare), e cila, siē e provoi koha, rezultoi njė aleancė e fshehtė me komunistėt pėr krijimin e njė force tė tretė politike, pėr tė pėrēarė elektoratin e djathtė. Reagimi i ballistėve tė vėrtetė ishte mjaft i fortė. Asnjė prej atyre qė e quante veten ballist, nuk mund tė pėrkrahte njė lėvizje tė tillė politike qė iu imponua nga kreu i saj Abas Ermenji dhe qė u shpall me bekimin e komunistėve si kryetar i DBSH.
Pėrfaqėsimi i Ballit Kombėtar brenda DBSH-sė, nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė vitit 1997, dėmtoi seriozisht Partinė tonė nė dy drejtime: e para, pse emri i Partisė sonė nuk figuronte nė fletėt e votimit (pasi na pėrfaqėsonte DBSH-ja); e dyta, si rezultat i ketij qėndrimi arritėm tė fitonim vetėm 30. 000 vota ose 2. 5% tė votave tė pėrgjithshme.
Duket qartė diferenca e votave tė vitit 1996, ku ne u pėrfaqėsuam nė votime me emrin Balli Kombėtar, me rezultatet e vitit 1997, ku ne u pėrfaqėsuam nga DBSH-ja.
Megjithatė edhe kėtė herė rezistuam dhe vazhduam aktivitetin tonė politik.
Pas kėtij qėndrimi me pasoja kombėtare dhe politike, tek Balli u pėrvijuan dy rryma politike: krahu i Abas Ermenjit (ithtarėt e DBSh-sė) dhe nga ana tjetėr krahu i Hysen Selfos (qė nuk pajtohej me kėtė aleancė dhe praktikė).
Ngjarjet rrodhėn nė atė mėnyrė, ku duhej ndarė shapi nga sheqeri. Do tė duhej qė Balli tė qėndronte nė DBSH, krijesė e komunistėve, apo tė dilte prej tij?
Pėr kėto arsye edhe Kongresi u shty nga 1997 nė 1998.
Nė kongres, si pasojė e kėtyre dy rrymave me kahje tė kundėrta, edhe platformat nuk ishin tė njėjta dhe qėndrimet kuptohet nuk do tė ishin po ashtu tė njėjta. Por tė dyja rrymat vendosėn qė t'i bindeshin vendimit tė Kongresit.
Tashmė dihet se nė kėtė Kongres u pėrdorėn metoda dhune dhe aspak demokratike. Kėshtu qė Kongresi u manipulua totalisht prej elementėve tė organizuar nga strukturat e Sigurimit tė shtetit komunist. Pėrkrahėsit e alternativės sė Ballit pėrfaqėsuar nga Hysen Selfo u dhunuan, jo vetėm verbalisht, por edhe fizikisht dhe votimi u bė nėn tytat e pistoletave. Pėr tė mos bėrė figurė tė keqe, shumica e ballistėve nė Kongres u tėrhoqėn dhe i lanė tė lirė manipulatorėt e votės pėr tė gėzuar "fitoren".
Pėr mė tepėr, pas "fitores" sė Abas Ermenjit, nėnkryetar dhe sekretar i pėrgjithshėm, u caktuan elementė qė nuk kishin qenė as anėtarė tė thjeshtė tė Ballit Kombėtar si Roqi ashtu edhe Metko. Kėto poste, kėta elementė i gėzuan si pasojė edhe tė ndėrhyrjes sė njerėzve si Viktor Dosti dhe Muharrem Xhaferri tek Abas Ermenji.
Pas Kongresit, shtypi i kėtij krahu u hodh nė sulm tė paparė ndaj atyre qė ishin kundra aleancės sė ballistėve me pushtetarėt komunistė.
Nė kėto rrethana ballistėt e bazės dhe diaspora reaguan. Mbi 23 degė kundėrshtuan kongresin e turpit dhe kėrkonin njėherazi krijimin e njė partie tė vėrtetė ballistėsh, pėr tė mbajtur lart idealet e Midhat Frashėrit dhe Dekalogut tė Ballit Kombėtar. Nė kėtė takim u mbėshtet kėrkesa e tė gjithė ballistėve pėr rikrijimin e Partisė Balli Kombėtar Demokrat, e cila mbajti njė qėndrim politik tė moralshėm dhe parimor. Nė rrethanat e krijuara (nė vitet 1998-2000) kur komunistėt dhe bishti i tyre DBSH, kishin shpallur luftė tė hapur politike dhe fizike ndaj grupimit politik "Bashkimi pėr Demokraci", ishte e domosdoshme qė tė bėheshim pjesė e aleancės opozitare "Bashkimi pėr Demokraci". Megjithatė ne si PBKD, edhe pse kishim zgjedhur rrugėn e drejtė nė politikė (pasi DBSH pas pak u shkri), edhe pse fituam nė zgjedhjet lokale mė shume se krahu tjetėr, nuk u treguam mospėrfillės, por duke vėnė mbi tė gjitha interesat e Ballit Kombėtar, pranuam kėrkesėn pėr njė bashkim statutor dhe filluam negociatat per bashkim. Por pėr fat tė keq, vullneti i palės tjetėr ka munguar.
Nė qershor tė vitit 2001, nė Shqipėri do tė mbaheshin zgjedhjet parlamentare. Nė kėtė kohė, papritur, kur DBSH-ja e pa se dėshtoi, hyri nė tratativa me PD, pėr t'u shkrirė si koalicion dhe pėr t'u futur nė Bashkimin pėr Demokraci. Pra, pas tre-katėr vjetėsh, krahu tjetėr e kuptoi se kishte punuar nė njė koalicion fiktiv, me tė cilin u mburrėn kaq e kaq kohė, qė ishte edhe shkaku i ndarjes sonė.
Partia Republikane dhe Partia Balli Kombėtar, i kėrkuan PD-sė qė tė futeshin nė kėtė koalicion tė zgjeruar, qė mė vonė u quajt "Bashkim pėr Fitore", ndėrkohė qė pėr ēudi Balli Kombėtar Demokrat u la jashtė kėtij koalicioni. Megjithė reagimin tonė, pėrgjigjja nga drejtuesit e koalicionit tė ri ishte: ..."ne i njohim mirė se kush janė"...
Nė kėto rrethana vėshtirė tė flisje mė me kėmbė nė tokė pėr bashkim, me elementė qė i kishin hipur kalit sė prapthi, qė ishin parlamentarė nga lista e PD-sė, qė kishin krijuar edhe grup parlamentar tė PBK (falė edhe dy deputetėve tė Partisė Demokratike). Tashmė ata nuk kėrkonin bashkim, por njė kapitullim nga ana jonė dhe hyrjen kokulur nė vathėn e Roqit e Metkos, tė atyre "qė PD-ja i njihte mirė". Besoj se tashmė tė gjithė shqiptarėt e kanė tė qartė se kush e ka pėrfaqėsuar Ballin Kombėtar nė Kuvend me deputetė si Roqi e Metko, pas vitit 2001 (nė votimin e qeverisė, kriza Roqi-Metko nuk ishte gjė tjetėr veēse kriza Nano-Meta). Qėndrimi i tyre politik nuk ka qenė, nuk ėshtė dhe nuk do tė jetė asnjėherė ai i Ballit Kombėtar.
Pas Kongresit tė dėshtuar tė vitit tė kaluar, ku u shkėput pjesa mė aktive dhe intelektuale e Ballit, ata po pėrgatiten pėr njė "Kongres tė Jashtėzakonshėm". Se kujt i shėrben dhe kush janė inisiatorėt e kėtij Kongresi ne e dimė mė mirė se Altin Xhaferi, i cili me shkrimin e tij ēon ujė nė mullirin e Agron Dukės ose "Klanit tė Zemunit".
Balli Kombėtar Demokrat, i qėndrueshėm nė parimet dhe idealet e Midhat Frashėrit, ka qenė dhe mbetet i mendimit se nė kėto momente anėtarėve tė tij i duhet "Kongresi i Bashkimit". I kemi tė gjitha mundėsitė dhe burimet intelektuale e njerėzore, tė pėrgatitura pėr tė drejtuar denjėsisht njė parti me tradita historike dhe intelektuale. Pavarėsisht nga kriza aktuale e eksportuar, ne jemi tė bindur se kemi njė tė ardhme tė sigurt dhe kjo e ardhme mbėshtetet tek fisnikėria dhe konsekuenca jonė. Ata qė mendojnė ndryshe, jemi tė bindur se kanė zgjedhur momentin e duhur pėr tė goditur tė gjithė ballistėt e Shqipėrisė, qoftė dhe nga pikėpamja klasore, pėr shkak tė padijes sė tyre.
Ata qė e ndjejnė veten ballistė, tė mos fshihen pas anonimatit, por i ftojmė sinqerisht tė japin kontributin e tyre edhe pse tė vonuar, nė bashkėpunim me intelektualėt tanė qė janė shumė tė pėrgatitur pėr t'u pėrballur dhe ballafaquar me ēdo situatė politike, nė shėrbim tė sė djathtės reale.
Edhe njėherė ju ftojmė zotėrinj, tė mos fshiheni pas gishtit, pasi "shkolla e Ballit nuk bėhet me korrespondencė". Kėshilla ime dashamirėse ndaj autorit dhe "kėshilltarėve" tė tij ėshtė: "Kur pena bie nėn vargonjtė e padijes, dėmi ėshtė mė i madh se qėllimi".
------------
Krijoni Kontakt