Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90

    Arrestohet Idajet Beqiri, kreu i Partise se Unitetit Kombetar

    Arrestohet ne Gjermani Idajet Beqiri

    Dashamir Bicaku

    Plot tre jave pare jave pasi gjykata e Tiranes, vendosi te denoje Gafur Adilin dhe te shpalle te pafajshem Taip Mustafain, dy prej krereve te AKSH-se, policia gjermane arestoi te henen ne pasdite Idajet Beqirin. Ai eshte deklaruar ne organe te ndryshme te medias vendase dhe te huaj si sekretari politik i AKSH- se, dhe mendohet se vepronte ne Belgjike. Lajmi u pohua nga burime zyrtare te Ministrise se Rendit Publik te cilet thane se ai ishte arrestuar dy dite me pare, ne qytetin kufitar te Gjermanise Konstanz. Sipas burimeve mesohet se Beqiri po tentonte te kalonte kufirin per te hyre ne kete vend, ndersa gjate kontrollit te pasaportes, u ndalua prej policeve ne piken e kalimit te kufirit te ketij qyteti. Beqiri njekohesisht eshte edhe kryetari i Partise se Unitetit Kombetar Shqiptar me seli ne Tirane. Ai akuzohet nga prokuroria shqiptare per "nxitje te urrejtjes nderetnike". Kjo pasi nepermjet mjeteve te ndryshme informuese dhe veprimeve te tij, ka nxitur urrejtje ndermjet popullit shqiptar dhe atij maqedonas ne Maqedoni. Sipas organit te akuzes, kete veper te parashikuar nga Kodi Penal i Republikes se Shqiperise, Beqiri e ka konsumuar pikerisht ne Shqiperi. Pas marrjes se informacionit mbi arrestimin e tij, dje dikasteri i Rendit, njoftoi permes nje njoftimi shtypi se policia gjermane, pasi kishte marre informacionin nga homologia e saj shqiptare se Beqiri ishte shpallur ne kerkim nderkombetar dhe ndaj tij kishte nje vendim arresti te prokurorise se Tiranes, vendosi te ndaloje dhe me pas te arrestoje Beqirin. Prokuroria e kreyqytetit, me 25 shtator te ketij viti, leshoi urdher- arrestin per kreun e Partise se Unitetit, i cili prej se paku nje viti eshte integruar Frontin Per Bashkimin Kombetar te Shqiperise. Tre jave me pare, Gjykata e Tiranes, ishte shprehur se Gafur Adili ishte fajtor per vepren penale te "nxitjes se urrjetjes etnike". Ai u denua me kohen e paraburgimit, ndersa, i akuzuari tjeter Taip Mustafai, u shpall i pafajshem, duke mos pranuar akuzat e prokurorise.

    Mustafai: Qendrimi yne nuk ndryshon

    Taip Mustafai i kontaktuar dje ne mbremje nga gazeta "Korrieri" tha: Ne e kemi marre vesh nga mediat arrestimin e Beqirit ne Gjermani. Per shkak te pozicionit tone me drejtesine shqiptare ne nuk kemi pasur kontaktet e duhura dhe nuk dime rrethanat e arrestimit te tij". Po sipas Mustafait, i njohur si nje prej krereve te AKSH-se, ata pritet te bejne sot nje deklarate politike ne lidhje me qendrimin e tyre ne kete rast, ne emer te FBKSH-se (Frontin per Bashkimin Kombetar te Shqiperise), krahu poltik i Armates Kombetare Shqiptare (AKSH). Me tej Mustafai shtoi se ne lidhje me pozicionin e drejtesise shqiptare, ata i permbahen deklarimeve te dhena prej tyre pas arrestimit me 2 korrik te ketij viti. "Juve dhe gjithe faktorit nderkombetar ua kemi bere te qarte se

    ekzistojme, rritemi, forcohemi, kemi struktura te fuqishme ne te gjitha hapesirat shqiptare, kemi nje platforme, nje statut dhe rregullore te shumta te cilat na garantojne ecjen ne rrugen e sigurt te realizimit te idealit te shenjte per te cilin jemi krijuar", thuhej ne qendrimin e tyre derguar krereve te qeverise shqiptare.

    Idajet Beqiri

    Vendlindja Fier

    Vitlindja 1951

    Vendbanimi Tirane

    Arsimi Fakulteti i Drejtesise

    Profesioni jurist. Si Gjyqtar ne Fier, Kruje, Tropoje etj avokat

    Karriera Politike: 1991 formon Partine e Unitetit Kombetar, behet kryetar i saj

    25 shtator 2003, shpallet ne kerkim nga prokuroria Shqiptare

    Akuza e prokurorise per Beqirin

    Mbi kryetarin e Partise se Unitetit Kombetar Idajet Beqiri rendon akuza e "nxitjes se urrejtjes etnike". Prokuroria dy muaj me pare solli ne Gjykaten e Tiranes dosjen per gjykimin e Beqirit se bashku me dy te pandehurit Taip Mustafa dhe Gafurr Adili mbi te cilet rendonte e njejta akuze. Por ndersa Mustafa dhe Adili u gjykua nga Gjykata e Tiranes dhe tashme jane te lire per Beqirin u kerkua ndarja e ceshtjes, pasi i pandehuri nuk ishte i pranishem madje nuk perfaqesohej as nga avokati mbrojtes. Beqiri do te gjykohet edhe ish kryetari i Partise se Unitetit Kombetar Idajet Beqiri, mbi te cilin rendon e njejta akuze "e nxitjes se urrejtjes etnike". Gjykimi i tij per kete akuze pritet te nise ne Gjykaten e Tiranes ne fillim te muajit tjeter pasi te percaktohet gjyqtari qe do te merret me gjykimin e tij

    C'behet me 2 lideret e AKSH-se Adili e Mustafai

    Gafurr Adili dhe Taip Mustafai, u arrestuan nga policia shqiptare ne Diber, ne bashkepunim me Sherbimin Informativ Shteteror, me 2 korrik te ketij viti. Pas disa muajsh Gjykim, te zhvilluar ne Gjykaten e shkalles se pare ne Tirane, Gafurr Adili u denua me periudhen e paraburgimit, ndersa Taip Mustafaiu shpall i pafajshem. Te dy ata u lane te lire ne sallen e gjyqit me 25 nentor te ketij viti. Pikerisht po ate dite ata u shpallen "non grata" nga shteti shqiptar, ndersa ky vendim, iu komunikua atyre nga krere te Drejtorise se Policise se Tiranes. Gjithsesi edhe sot ata, nuk jane depertuar nga Shqiperia per shkak te mungeses se dokumentacionit prej tyre. Nderkaq ata gjithashtu presin vendimin e Gjykates se Apelit ne lidhje me vendimin e zhvilluar ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Arrestimi i krereve te AKSH eshte nje eveniment pozitiv pasi institucionet e votebesuara ne Kosove e Shqiperi nuk do te ndihen te kercenuara ne autoritet nga organizata fantazma te njerezve qe perpiqen te rrembejne dhe pronesojne interesat tona te perbashketa kombetare.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shqipėria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    Turp i madh,

    nuk e dini qka flitni vetėm i'a futni kot!

    Arrestimi i tij nuk ėshtė i ligjshėm por ka prapavijė politike; pėr ta ndaluar vullkaninė e quajtur FBKSH, por kėtė nuk do ja arrinė kurrė.

    Tė njejtėn gjė e bėn edhe me Gafurrin dhe Taipin por drejtėsija triumfoi, siē do tė triumfoj pėrsėri.

    P.S. DO TĖ ISHTE MIRĖ TĖ MA QESIN EDHE MUA NJĖ FLETĖARREST SE E PĖRKRAHI FBKSH-nė dhe AKSH-nė!
    "Akuza, shpifje, kėrcenime, rreziqe nuk mė kanė frikėsuar kurr deri mė sot, e kundėrshtarėt e mij le tė janė tė sigurtė se nuk do tė mė frikėsojnė as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e ēmoj, e tham me krenari, nuk e le tė pėrlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenė t'eme patriotike nuk ka muejtė as nuk do tė muej me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqve. Ka me shtrue vetėn vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri nė vdekje, "Ora e Shqipnisė", nr. 7, Vjenė, 22.V.1928.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Jam shume kurreshtar ne ate qe thuhet dhe shkruhet,por edhe ne ate qe komentohet,pasha Kuraninm kete njeri me komentet e tij do ta gjeshe vet ne SHqiperine bashkuar e ku jo,por sot.Pra duhet hapur syt mire e vesht bere gjashte se kush ku po han e per ke punon.
    mbeteshi me te mirat sde lider e patriot em bateria ka boll.




    Idajet Beqiri dhe mbyllja e kaptinės sė “Shqipėrisė etnike” para opinionit shqiptar dhe atij ndėrkombėtar




    Paris, 16 nėntor 2003 / Shkruan: Dr. Nehat SADIKU

    1. Kėto ditė jam duke qėndruar nė Paris, si i ftuar i njė instituti francez qė merret me studimet gjeostrategjike pėr Ballkanin. Duke shėtitur rrugėve dhe duke kėrkuar literaturė nėpėr bibliotekat dhe libraritė parisiene, si zakonisht shkova nė njė kiosk ku shiten gazetat e revistat e huaja pėr ta blerė Le Mondin francez, jo vetėm se e bleva atė, ku artikulli im pėr Kosovėn akoma nuk ishte botuar por e bleva edhe revistėn gjermane “Der Spiegle”, nr.46, me datė 10.11.2003.


    I lexova faqet 156 dhe 158, aty e gjeta fotografinė e tė poshtėrit e tradhtarit-mbeturinės sė kombit e tė atdheut Idajet Beqiri, tė cilin autorja gjermane Renate Flottau me plotė tė drejtė e kishte quajtur dhe konstatuar si FYRERIN HITLERIN. Nė online, nuk e keni artikullin e plotė, as fotografinė e FYRERIT-BEQIRI, kėshtu nė origjinal i thotė autorja gjermane. Opinionit shqiptar dhe ndėrkombėtar ia bėjmė tė njohur, qė tė shkojnė ta blejnė atė gazetė, pėr atė duhet tė informohen tė gjitha mjetet e informimit nė gjuhėn shqipe, them me origjinalin sepse Idajet Beqiri lidhur me atė interevistė e krypi opinionin duke e rrejtur dhe dezinformuar. Kėtė artikull e skenova nė online dhe ua dėrgova tė gjithėve kujt ma morri mendja, se duhej tua dėrgoja si nė trojet etnike shqiptare, Europė dhe SHBA.

    2. Siē e dimė ne shumė mirė, ai qėmoti e ka mbyllė kaptinėn e Shqipėrisė etnike, me poshtėrisitė dhe fraksionizmat e tij private, mirėpo, revista gjermane “Der Spiegle”, e ka vulosur pėrgjithmonė karirerėn e tij politike, duke cilėsuar dhe krahasuar me Hitlerin. Le tė dijnė "patriotėt" shqiptarė, dhe hyzmeqarėt e tij, se pas kėsaj interviste nė “Der Spiegel”, do tė jenė tė ndjekur dhe tė anatemuar si nė botėn shqiptare, ashtu edhe nė atė ndėrkombėtare. Me njė njeri tė ēmendur dhe me dy tre hyzmeqar, si "shėrbetori Jereneji" i Ivan Cankarit, dhe me fraksione paramilitare private te Fyrerit-Beqiri kurrė nuk mund tė bėhet ribashkimi, as ēlirimi i njėmendtė i shqiptarėve. Kėtė duhet ta dijnė tė gjithė, e mos tė shkojnė si kopeja pas dashit tė plagosur.

    3. Mua mė habit fakti pse as nė Maqedoni, as nė Kosove deri tani nuk ėshtė distancuar politika zyrtare prej idijotit Idajet Beqiri? Pse? Pėrderisa politika zyrtare shqiptare si nė Prishtinė, si nė Tetovė, si nė Preshevė, si nė Mal tė Zi, nuk distancohet prej kobit dhe kataklizmės Idajet Beqiri, do tė jenė nėn hipotekė nga bashkėsia ndėrkombėtare. Konsideroj se, popullit shqiptar dhe politikės shqiptare ne Maqedoni, shumė janė duke iu pėrzier njerzit si ēifti i Beqirit nga jashtė, vetėm per t'i mbajtur shqiptarėt pengje nė Maqedoni. Ky ėshtė mėkat dhe gabim i pafalshėm i shqiptarėve tė pandėrgjegjshėm, pavarėsisht se a pajtohen ata me politikėn e Ali Ahmetit apo jo. Fundja, unė mund ta kemė mendimin tim pėr kėtė ēėshtje, secili prej nesh pėr vete, por njė gjė ėshtė e vėrtetė, se Ali Ahmetin me votėn e lirė e demokratike, e ka zgjedhur vetė populli shqiptar nė Maqedoni. Kėtė tė drejtė shqiptarėve nė Maqedoni nuk mund t'ua shkurtoj as unė, as kurkush tjetėr, sepse ata e gėzojnė me ligj. Atė politikė tė Ali Ahmetit – qoftė e mirė apo tė keqe,- mund ta braktisė vetėm elektorati qė e ka votuar, e jo asnjė fraksion ushtarak i Idajet Beqirit, e i “Ēakallave e i Mangallave”. Mos tė zgjatem, sepse kjo ėshtė ēėshtje pėr studim tė gjatė, por ne duhet tė kontribuojmė me veprimet dhe me sjelljen tonė, qė divergjencat dhe papajtueshmėritė ekzistuese tė subjekteve politike shqiptare nė Maqedoni, t'i mėnjanojmė me ēdo kusht, duke i lėnė anėsh interesat grupore, ideologjike parciale, fraksioniste ushtarake, e inatet individuale, dhe lakminė pėr pushtet, e jo pėr milet, siē ėshtė deklaruar Idajet Beqiri.

    4. Ėshtė koha e fundit tė zgjihemi nga letargjia ndjellakeqe, e tė kontribuojmė pėr pajtimin dhe pėr INTEGRIMIN E FAKTORIT POLITIK SHQIPTAR NĖ MAQEDONI. Unė kėshtu e shoh fillin e zgjidhjes sė krizės politike nė Maqedoni. Ta respektojmė vullnetin dhe tė drejtėn e popullit shqiptar nė Maqedoni, sepse ai mė sė miri e di se ēfarė tė drejtash dhe lirishė i duhen atij, e jo t'i japim hapėsirė, e fushėveprim pallavrave dhe pėrzierjes dirkete tė Idajet Beqirit nė destabilizimin e shqiptarėve nė Maqedoni. Kush ia do tė mirėn vėllazėrve dhe motrave shqiptare nė Maqedoni, pa vonuar, urgjentisht, duhet t'i gjejė mėnyrat dhe format pėr ta izoluar nga skena virusin antipolitik dhe antikombėtar I.Beqirin me mafinė e tij tė krijuar nė diasporė, dhe me mashtrimin e njerzėve hallexhinj tė paudhėzuar brenda vendit. Ėshte absurde, dobėsi dhe devalvim pėr intelegjencėn dhe pėr politikėn shqiptare nė Maqedoni, qė tė dalė njė Fyrer-Beqiri, siē e ka quajtur gazetarja gjermane nė “Der Spiegel” tė datės 10.11.2003, e tė hidhet nga Laberija, pėr t'ua zgjidhur problemin shqiptarėve nė Maqedoni, nė Kosove dhe nė Ballkan. Ky ėshtė turpi mė i madh edhe pėr politikėn zyrtare dhe pėr intelegjencėn shqiptare nė Ballkan. Te vijė njė psikopat nga Laberija, e t'i urdhėroj, qė tė gjithe shqiptarėt tė futen nėn armė?! Kjo ėshtė mė shumė se vetėvrasje pėr tė gjithe ata qė bėjnė politikė, analitikė, shkencė etj.

    5. Po qe se ne nuk e gjykojmė kėtė fenomen tė shėmtuar tė quajtur Idajet Beqiri, atėherė neve do tė na dėnojė ashpėr realiteti dhe historia, e sė kėndejmi edhe populli edhe aleatėt tanė, si dhe bashkėsia ndėrkombėtare. Shpresoj se kjo teza ime apo opinioni im do tė gjejė pėrkrahje tek elitat politike shqiptare si dhe opinioni ndėrkombėtar. Kompromis me politikėn destruktive dhe me fraksionizmat paramilitare tė Idajet Fyrerit nuk mund tė ketė, sepse po qe se heshtim para kėtyre negativizmave dhe viruseve tė rrezikshme, qė kanė pėr qėllim pėr ta lėnė edhe mė tej popullin shqiptar nė Ballkan nėn ēizmėn e huaj sllave, atėherė edhe bashkėsia ndėrkombėatare me plotė tė drejtė dhe arsye, do t'i ēoje duart prej nesh, sepse tė gjitha investimet e deritashme tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr t'i ndihmuar shqiptarėt nė Ballkan, si politikisht, ashtu edhe ekonomikisht, nuk mund tė konsiderohen "huq" as "Latifundi" e keqinterpretimit dhe tė shfrytėzimit tė harangave tė ndryshme tė Idajet Beqirit. Idajet Fyreri me kompaninė e tij tė verbuar kanė rėnė nė gabim tė pakorrigjuar, duke konsideruar se mund ta luaj rolin e "njė superfuqie ballkanike", duke konsideruar se nė kėtė formė mund ta mbajnė peng bashkėsinė ndėrkombėtare, qė tė mos i zhvillojė reformat e saj ekonomike dhe politike integruese nė Ballkan dhe mė gjėrė.

    6. Pėr t'u kthejlluar situata politike dhe e gjithmbarshme nė Maqedoni, nė Kosovė, nė Preshevė nė Mal tė Zi etj., urgjenitsht duhet tė paralizohet politika dhe propaganda anitshqiptare e Idajet Beqirit. Kėtė mund ta bėjnė, dhe e kanė pėr detyrė ta bėjnė si politika zyrtare shqiptare, ashtu edhe institucionet politike-shoqėrore dhe shkencore si ne Tiranė, nė Tetovė, dhe nė Prishtinė. Po ashtu nė eliminimin e kėsaj kolere antishqiptare, duhet tė inkuadrohet edhe e gjithė diaspora si nė Evropė, e sidomos nė Amerikė, qė tė mos japin asnjė cent, asnjė dollarė pėr asnjė fond privat tė fraksioneve private ushtarake tė Idajet Beqirit, dhe haptazi pėrmes apeleve dhe njohtimeve tė ndryshme, tė deklarohen para opnionit te brendshėm dhe tė jashtėm, se nuk pajtohen me politikėn diletante dhe me format e mjetet e strategjisė dhe tė taktikės sė gabuar tė Idajet Beqirit-"fyrerit" siē e ka quajtur me tė drejtė "Der Spiegle", nr.46, f.156 dhe 158, i datės 10 nėntor 2003.

    Konkludimi im ėshtė: se pa pėlqimin e popullit dhe tė politikės zyrtare tė Tiranės, tė Prishtinės, tė Tetovės, tė Preshevės dhe tė Ulqinit, askush nuk ka tė drejtė tė dalė me teza, as me programe, as me veprime e aksione krye nė veti si bajloz, e si bajraktar, ( siē ėshtė duke vepruar AKSH-ja e Idajet Beqirit dhe kompanise sė tij mafioze), duke deklaruar se do tė "bėhet njė kryengritje e pėrgjithshme". Kjo ėshtė idiotizėm dhe vetėvrasje pėr sė kthjellti. Kėshtu mund tė veprojnė vetėm ata qė janė sakatė nė kokė e mendje, dhe qė kanė pėr qėllim pėr tė shkatėrruar ēdo gjė qė ėshtė me interes gjithėshqiptar.


    *Dr.Nehat Sadiku profesor i shkencės politike dhe drejtor i Institutit pėr studime politike me seli nė Lubianė
    urska.meglic@guest.arnes.si

  5. #5
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Ky artikulli i fundit i Dr. Nehat Sadikut e akuzon Idajet Beqirin per shume gjera por nuk shoh te prezantohet ndonje prove qe te mbeshtese akuzat. Ai mund te jete sic thote Dr. Nehat Sadiku por per nje person qe nuk e njeh, eshte e veshtire ti besosh nje artikulli te mbushur me sharje dhe ofendime. Edhe sikur veprimet e Idajeti Beqirit te mos jene nga me te mirat, ai duhet respektuar te pakten si Shqiptar per qellimet e mira qe ka per trojet Shqiptare. Emri i Idajet Beqirit duhet te nxise qeveritaret e Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise te lene mbrapa interesat vetjake e grindjet qesharake, dhe te degjojne zerat e Shqiptareve, brenda dhe jashte trojeve qe ti japin Bashkimit Kombetar prioritet te larte ne agjendat qeveritare. Idajet Beqiri dhe organizatat e tij nuk do ishin kaq problematike nqs qeverite Shqiptare do te bashkepunonin me njera tjetren per kete ceshtje kombetare.
    Edi

  6. #6
    Shqipėria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    Me rastin e botimit tė njė "opinioni" tė nėnshkruar nga "Dr.Nehat Sadiku"
    Dr. Nehat Sadiku demanton autorėsinė e "opinionit" me titull "Idajet Beqiri dhe mbyllja e kaptinės sė “Shqipėrisė etnike” para opinionit shqiptar dhe atij ndėrkombėtar" tė botuar nė trepca.net

    18.11.2003: 19:05h
    Nė bisedėn telefonike me Dr. Nehat Sadikun, ai demantoi tė jetė autor apo tė ketė fare lidhje me "opinionin" e titulluar "Idajet Beqiri dhe mbyllja e kaptinės sė “Shqipėrisė etnike” para opinionit shqiptar dhe atij ndėrkombėtar" tė dėrguar nga adresa e tij email dhe tė nėnshkruar nga ai. Artikulli nė fjalė ishte i botuar pėr njė kohė tė shkurtėr edhe kėtu, nė iliria.net, derisa ne morėm informata se mund tė jetė i falsifikuar, gjegjėsisht se nuk ėshtė opinion i vėrtetė i Dr. Nehat Sadikut, por adresa e tij e emailit ėshtė keqpėrdorur.
    Opinioni ende gjindet nė faqet e trepca.net dhe ka shkaktuar njė varg reagimesh tė ndryshme.
    Ne lutim njėkohėsisht autorin e vėrtetė qė nėse ka ndonjė opinion tė nėnshkruhet me emėr tė tij e jo tė "rrėmbejė" emrin e dikujt tjetėr pėr tė krijuar pėrēarje ndėrshqiptare.
    "Akuza, shpifje, kėrcenime, rreziqe nuk mė kanė frikėsuar kurr deri mė sot, e kundėrshtarėt e mij le tė janė tė sigurtė se nuk do tė mė frikėsojnė as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e ēmoj, e tham me krenari, nuk e le tė pėrlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenė t'eme patriotike nuk ka muejtė as nuk do tė muej me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqve. Ka me shtrue vetėn vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri nė vdekje, "Ora e Shqipnisė", nr. 7, Vjenė, 22.V.1928.

  7. #7
    Shqipėria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    Te nderuar,

    une e kam vizituar I.B. gjate veres se ketij viti dhe jam njohur me te shume mire. E di se per qka punon ai dhe tere familja e tij; per ribashkimin e Shqiperise, nuk keni nevoje ta akuzoni ate por pyetni veten Cka po beni per clirimin dhe ribashkimin e trojeve shqiptare?
    "Akuza, shpifje, kėrcenime, rreziqe nuk mė kanė frikėsuar kurr deri mė sot, e kundėrshtarėt e mij le tė janė tė sigurtė se nuk do tė mė frikėsojnė as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e ēmoj, e tham me krenari, nuk e le tė pėrlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenė t'eme patriotike nuk ka muejtė as nuk do tė muej me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqve. Ka me shtrue vetėn vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri nė vdekje, "Ora e Shqipnisė", nr. 7, Vjenė, 22.V.1928.

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Arrestimi i Beqirit nuk ka kurrfarė baze ligjore dhe patjetėr qė do tė lirohet shumė shpejt. Unė nuk e di se kush mund tė jetė ai farė budallai nga ministria e Rendit nė Tiranė qė lėshon fletėarreste tė tilla dhe bėn telashe gjithė policitė e botės. Persona tė tilla duhet tė pėrgjigjen pėr akte tė tilla dhe tė shkarkohen menjėherė.
    Beqiri e ka dėshmuar veten e tij, dhe ėshtė njė nga politikanėt mė tė mirė dhe mė atdhetar qė ka nxjerr kombi ynė.
    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Na vije keq "shoku" Tahir per te gjitha ato qe thoni,pse more patragjel per dike tjeter,po le te mbrohet vet ai far kauzi doktori i rrugeve te Frances,se vallha Sadri Kaqamaku nuk eshte que prej vorri me i shkrue keto qe po botohen neper faqet elektronike,edhe tjetra po te ishte ashtu si ka thene ai far kauzi doktori sot do ta pranonete dhe do theonte po pko e kam dite se ashtu eshte.Pra keqyr e merru me vete se patriot me bateria thash edhe ma heret ka pas,ka dhe do t ekete plote dhe se qenka e vertet se edhe Iliria ka bashkepunuar me at kauzi doktori.
    mbeteshi me te mire se nuk eshte e drejte te burgoset ky njeri,por me shume jemi ne vet fajtor dhe fajsojm njeri tjetrin se armiqet tan.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ceshtja kombetare shqiptare nuk eshte lufte, eshte proces politik.
    Interesat kombetare shqiptare nuk i mbrojne individet si Beqiri apo ku di une kush, por institucionet shqiptare te zgjedhura me shumicen e votave te shqiptareve.

    Per shqiptaret kjo nuk eshte koha e trimerise, eshte koha e mencurise.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Informim per ato qe duan te studiojne ne Gjermani!
    Nga gentjan123 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 21:16
  3. Islami: Feja qė pėrhapet mė sė shpejti nė Evropė
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 21:03
  4. AKSH hedh ne ere Gjykaten e Qytetit te Struges
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2003, 08:11
  5. Idajet Gjeci, vrasesi qe bredh i lire.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2002, 13:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •