Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Kronologjia e diktatures se Sadam Huseinit ne IRak.

    I. NGRITJA E SADAMIT:1957-79

    1. AKTIVIST I RI 1950-1968

    Familja e Sadam Huseinit ėshtė nga Tikriti
    Nga njė aktivist rinie, Sadam Huseini u ngjit deri nė njė zėvendėspresident tė fuqishėm.

    Nė vitin 1957 Sadam Huseini, njė i ri nga njė fshat pranė Tikritit nė veri tė Irakut, u fut nė partinė irakiane Bath e cila pėfaqėsonte njė lloj socializmi tė dalė nga nacionalizmi gjithė-arab.

    Britania e pat administruar Irakun nė bazė tė njė mandati tė dhėnė nga Liga e Kombeve gjate viteve 1920 e deri nė vitin 1932. Britania ushtroi influencė tė fuqishme politike dhe ushtarake edhe pas kėsaj periudhe. Ndėrkohė ndjenjat antiperėndimore ishin tė fuqishme.

    I riu Sadam Husein kishte marrė pjesė nė dy komplote tė dėshtuara - i pari pėr tė pėrmbysur monarkinė irakiane tė instaluar ngaBritania mė 1956, tjetri pėr tė vrarė ushtarakun e lartė Abdel Karim Qasim, i cili mori pushtetin nė 1958.

    Sadam Huseini u arratis nė Egjipt pasi dėshtoi komploti kundėr gjeneralit tė brigadės Qasim, pastaj u kthye kur partia Bath organizoi njė grushtshtet mė 1963 - pėr t'u burgosur disa muaj pasi morėn pushtetin aleatėt e gjeneralit tė brigadės Qasim.

    Por Sadami u arratis mė 1966 dhe u zgjodh ndihmės i sekretarit tė pėrgjithshėm tė partisė, e cila pastaj organizoi njė grushtshtet nė vitin 1968.

    Pushtetin e mori gjenerali Ahmad Hasan al-Bakr, poashtu nga Tikriti dhe kushėri i Sadamit 31 vjeēar.

    Tė dy ata bashkėpunuan ngushtė dhe u bėnė forcė dominuese nė partinė Bath, ndėrsa Sadami gradualisht filloi t'i merrte frenat e partisė nė dorė.

    2. ZĖVENDĖS I VIJĖS SĖ ASHPĖR 1968-1979

    Si zėvendės i gjeneralit tė sėmurė Bakr, Sadam Huseini ndėrmori reforma tė mėdha duke krijuar nje aparat tė pamėshirshėm sigurie.
    Lėvizjet e para tė dy udhėheqėsve irakianė shkaktuan shqetėsim nė Perėndim..
    Mė 1972, nė kulm tė Luftės sė Ftohtė, Iraku nėnshkroi njė marrėveshje 15 vjeēare me Bashkimin Sovjetik.
    U bė edhe shtetėzimi i Kompanisė irakiane tė Vajgurit e cila ishte ngritur nėn administrimin britanik dhe po furnizonte perėndimin me naftė tė lirė.
    Tė ardhurat e larta nga nafta tė fituara nga kriza e naftės e vitit 1973, u investuan nė industri, arsim, shėrbimin shėndetėsor, duke ngritur nivelin e jetesės sė irakianėve nė mė tė lartin nė botėn arabe.

    Nė vitin 1974, kurdėt nė veri tė vendit, tė financuar nga shahu i Iranit i cili kishte mbėshtetjen e amerikanėve nisėn rebelimin kundėr Sadamit.

    Konflikti e detyroi Bagdadin tė ulej nė tryezėn e bisedimeve, ku Iraku ra dakord pėr njė kontroll tė pėrbashkėt me Iranin mbi vijėn ujore Shat al-Arab.

    Shahu i Iranit i ndėrpreu financimet pėr kurdėt dhe regjimi irakian e shtypi rebelimin kurd.

    Sadam Huseini e zgjeroi kontrollin e tij mbi shtetin, duke vendosur tė afėrm dhe aleatė tė tij nė rolet kryesore tė qeverisė dhe biznesit.

    Nė vitin 1978, ai nxori ligjin pėr dėnimin me vdekje te atyre qė anėtarėsohen nė partitė opozitare. Njė vit mė pas e detyroi gjeneralin Bakr qė tė jepte dorėheqje - zyrtarisht pėr arsye shėndetėsore - dhe mori nė dorė postin e presidentit tė Irakut.
    Ai ekzekutoi dhjetėra rivalė tė tij disa ditė pasi mori pushtetin nė dorė.

    II. Lufta Iran-Irak: 1980-1988

    1. Shperthimi i Luftes. Shtator 1980
    Pas Revolucionit Islamik tė Iranit nė vitin 1979, marrėdhėnjet ndėrmjet Iranit dhe Irakut u pėrkeqėsuan. Iraku sulmoi, duke e filluar kėshtu njė luftė qė kushtoi shumė dhe zgjati tetė vjet.

    Nė shtator tė vitit 1980, Iraku iu pėrgjigj njė vargu tė pėrleshjeve nė kufi me Iranin duke kryer njė pushtim tokėsor nė shkalle tė plotė tė krahinės kufitare iraniane tė pasur me naftė, Khuzestan..

    Nga fundi i muajit, Iraku kishte shfuqizuar marrėveshjen e vitit 1975 me Iranin dhe riktheu pjesėn e kontrolluar nga Irani tė kanalit Shatt al-Arab. Tė dyja vendet filluan bombardime.

    Revolucioni iranian kishte zėvendėsuar Shahun Reza Pahlavi,qė mbėshtetej nga perėndimi, me regjimin islamik radikal Shiit tė ajatollah Ruhollah Khomeinit.

    Ajatollahu u pėrpoq tė eksportonte ideologjinė e tij nė vendet e tjera tė Lindjes sė Mesme, pėrfshirė edhe nė Irak, ku elita udhėheqėse Sunni kishte zhvilluar njė betejė tė kahmotshme pėr tė pėrfshirė edhe shumicėn rezistuese Shiite.

    Njė valė e mbėshtetjes pėr Ajatollah Homeinin pėrfshiu komunitetin Shiit tė Irakut, duke trazuar opozitėn, e cila shkoi aq larg deri nė njė pėrpjekje atentati ndaj zėvendėskryeministrit Tarik Aziz nė prill tė vitit 1980.

    Kishte dallime pikėpamjesh rreth asaj nėse ishte njė trazirė e brendshme e Shiitėve, dėshirė pėr tė mbrojtur Lindjen e Mesme nga ideologjia radikale e Ajatollah Homeinit, apo thjeshtė njė oportunizėm i etjes pėr pushtet, qė e ēoi Irakun drejt pėrpjekjes pėr ta pushtuar fqinjin e tij.

    2. BOMBARDIMI IZRAELIT 7 QERSHOR 1981

    Derisa luftimet ndėrmjet Irakut dhe Iranit po ashpėrsoheshin, Izraeli bombardoi reaktorin bėrthamor qė po ndėrtohej nė afėrsi tė Bagdadit.

    Pėrkundėr anti-zionizmit tė regjimit islamik tė Ajatollah Homeinit, Izraeli pėrkrahu Iranin nė luftė.

    Nė vitet 70, Iraku kishte provuar ta bindte Francėn qė t'i shiste njė reaktor bėrthamor tė ngjashėm me atė qė pėrdorej nė programet franceze tė armatimit.
    Franca kishte refuzuar, por ra dakord pėr shitjen dhe qė tė ndihmonte nė ndėrtimin e reaktorit kėrkimor 40 megavatėsh Osirak nė qendrėn bėrthamore Tuwaitha afėr Bagdadit.

    Nga frika se Iraku mund eventualisht tė sulmonte Izraelin, kryeministri i atėhershėm Menahem Begin, dėrgoi disa aeroplanė F-16 qė tė bombardonin reaktorin Osirak, duke e shkatėrruar atė brenda disa sekondash.

    Ushtria izraelite tha se bombardimi "ktheu xhindin bėrthamor tė Bagdadit nė shishen e tij".

    Por bombardimi u dėnua pėrgjithėsisht nė atė kohė, madje edhe nga aleati tradicional i Izraelit - SHBA e cila mbėshteti rezolutėn qė kritikon Izraelin. .

    3. LUFTA KIMIKE 1983 - 1988
    Ekspertėt e OKB-sė konfirmuan mė 1986 se Iraku kishte shkelur Konventėn e Gjenevės duke pėrdorur armė kimike kundėr Iranit.

    Dihet qė Iraku ka pėrdorur agjentė kimik Iprit nga viti 1983 dhe gas nervor Tabun nga viti 1985, kur ballafaqohej me sulme nga "valė njerėzish" tė trupave iraniane dhe vullnetarė besnikė, por jo me pėrgatitje tė mirė. Tabuni shkakton vdekjen brenda disa minutash.
    Kjo foshnje nė Halabxha u lind me gishtėrinjė tė deformuar.

    Mė 1988 Iraku i ktheu armėt e veta kimike drejt kurdėve irakian nė veri tė vendit.

    Disa forca tė guerilės kurde i qenė bashkuar ofensivės iraniane.

    Mė 16 mars 1988, Iraku hodhi bomba me iprit, sarin dhe tabun nė qytetin kurd Halabxha.

    Vlerėsimet pėr numrin e civilėve tė vrarė kapin shifrėn 3,200-5,000, ndėrsa shumė prej atyre qė kanė mbijetuar vuajnė nga probleme afatgjata shėndetėsore.

    Armėt kimike u pėrdorėn edhe gjatė ofensivės sė Irakut "Anfal" - fushatė shtatė mujore e "tokės sė djegur" nė tė cilėn vlerėsohet se u vranė apo u zhdukėn 50,000-100,000 fshatarė kurdė, ndėrsa qindra fshatra u dogjėn me themel.

    U miratua njė rezolutė e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė qė dėnon pėrdorimin e armėve kimike nga Iraku, por nė etapat pėrmbyllėse tė luftės SHBA dhe qeveri tė tjera perėndimore i ndėrprenė mbėshtetjen ushtarake dhe politike Bagdadit.

    4. MBĖSHTETJA PERĖNDIMORE 1980 - 1988

    Marrėdhėnjet e Perėndimit me Irakun u ngrohėn gjatė gjithė luftės, duke kulmuar me ndėrhyrje ushtarake nė anėn e Irakut.
    Perėndimi frikėsohej nga ngritja e islamizmit radikal tė Ajatollah Homeinit dhe dėshironte tė parandalonte njė fitore tė Iranit.
    SHBA hoqi Irakun nga lista e saj e shteteve qė mbėshtesnin terrorizmin mė 1982.
    Dy vjet mė vonė ajo rivendosi lidhjet diplomatike tė cilat ishin ndėrprerė qė nga lufta arabo-izraelite e vitit 1967.
    Furnizuesi kryesor i Irakut me armė ishte aleati i tij i kahmotshėm BRSS.
    Por disa shtete perėndimore, pėrfshirė Britaninė, Francėn dhe SHBA-nė, poashtu e furnizonin Irakun me armė dhe pajisje ushtarake, ndėrsa SHBA bashkėpunonte me regjimin e Sadam Huseinit nė fushėn e zbulimit.
    Por skandali Iran-Contra - publikimi i njoftimeve se SHBA i kishte shitur Iranit armė fshehtas me shpresėn qė tė siguronte lirimin e pengjeve qė mbaheshin nė Liban - shkaktoi fėrkime midis SHBA-sė dhe Bagdadit.
    Nė etapat pėrmbyllėse tė luftės, Irani dhe Iraku e kthyen fuqinė e tyre ushtarake drejt anijeve cisternė qė tregtonin naftė nė Gjirin Persik pėr tė sabotuar pėrfitimet e njėri tjetrit nga eksportet.
    SHBA, Britania dhe Franca dėrguan luftanije nė Gjirin Persik ku iu dhanė flamuj amerikan dhe mbėshtetje ushtarake disa anijeve cisterna tė Kuvajtit, tė cilat pėrballeshin me sulme iraniane.
    Me pėrparimin e "luftės sė anijeve cisterna," luftanijet amerikane poashtu shkatėrruan njė numėr platformash iraniane tė naftės dhe - aksidentalisht, sipas Uashingtonit - rrėzuan njė avion iranian me 290 pasagjerė civilė.

    5. ARMĖPUSHIMI DHE BORXHI GUSHT 1988

    Mė 18 korrik 1988, i pėrballur me ofensivat e vazhdueshme irakiane me mbėshtetje gjithnjė e mė tė madhe tė Perėndimit, Irani pranoi njė propozim tė OKB-sė pėr armpushim.
    Njė muaj mė vonė, mė 20 gusht, hyri nė fuqi njė armėpushim dhe u dėrguan paqėruajtėsit e OKB-sė.
    Nga fundi i luftės, kufijt e asnjėrit shtet nuk ndryshuan nė mėnyrė tė konsiderueshme, por tė dyja vendet ndjenė koston shkatėrrimtare njerėzore dhe ekonomike tė luftės tetė vjeēare.
    Sipas vlerėsimeve, nė konflikt humbėn jetėn 400,000 vetė dhe mendohet se janė plagosur 750,000 tė tjerė. Trupa janė gjetur deri nė vitin 2001.
    Sipas disa vlerėsimeve, kostoja ekonomike e luftės pėr secilėn palė ishte mė e lartė se 400 miliardė dollarė dėme dhe humbje tė fitimeve nga nafta.
    Pėrkundėr kėsaj, vetėm tri vjet mė vonė mė 1991, rreth njė muaj pasi Sadam Huseini dha urdhėr pėr pushtimin e Kuvajtit, Iraku ra dakord tė respektonte marrėveshjen e tij tė vitit 1975 me Iranin.

    III. LUFTA E GJIRIT: 1991.

    1. PUSHTIMI I KUVAJTIT 2 gusht 1990

    Në ora 0200 sipas kohës lokale, forcat irakiane kaluan kufirin, hynë në Kuvajt dhe morën kontrollin e Kuvajt Sitit.
    Forcat ushtarake të Kuvajtit, shtet i pasur me naftë në Gjirin Persik, të vogla në krahasim me ato të Irakut, u mundën me shpejtësi.
    Sunduesi i Kuvajtit, sheiku Xhaber al-Ahmed al-Sabah, iku në ekzil në Arabinë Saudite.
    Sadam Huseini pretendoi se pushtimi irakian ishte në mbështetje të një kryengritjeje të planifikuar kundër Emirit, por vrasjet dhe abuzimet e qytetarëve të Kuvajtit që rezistonin pushtimin ishin të shumta.

    Disa qindra shtetas të huaj u ndaluan si mburojë njerëzore në uzina dhe baza ushtarake të Irakut dhe Kuvajtit, por u liruan para fillimit të fushatës së aleatëve kundër Irakut.

    Pushtimi ndodhi në kohën kur Iraku ishte në krizë ekonomike që buronte nga borxhi i pas-luftës.

    Sadam Huseini akuzoi Kuvajtin se po i mbante të ulta çmimet e naftës dhe se, nga fushat e përbashkëta të naftës të të dy vendeve, po prodhonte më shumë se sa kuotat e caktuara për të.

    Iraku kurrë nuk i ka pranuar kufijt e caktuar nga Britania, me të cilët u krijua Kuvajti si entitet i veçantë.

    Kur Kuvajti refuzoi t'i anulonte borxhet e luftës së Irakut, Sadam Huseini ndërmori pushtimin.

    Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi sanksione ekonomike dhe miratoi një varg rezolutash me të cilat dënonte Irakun.

    U krijua një koalicion ndërkombëtar dhe në rajon u përqëndruan qindra mija trupa. SHBA hartoi një plan lufte, me në krye gjeneralin Norman Schwarzkopf, kryekomandant i Komandës Qendrore amerikane.

    Në nëntor 1990, pasi u braktisën përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës, OKB-ja i caktoi Irakut një afat për tërheqje nga Kuvajti dhe autorizoi përdorimin e "të gjitha mjeteve" për të detyruar Irakun që të respektoi këtë.

    2. STUHIA E SHKRETËTIRËS JANAR - SHKURT 1991

    Më 17 janar 1991 avionët e SHBA-së, Britanisë dhe të aleatëve nisën një fushatë masive sulmesh ajrore me raketa dhe bomba.
    Presidenti Bush i vjetri deklaroi: "Ne nuk do të dështojmë.
    Sadam Huseini njoftoi: "Ka filluar beteja e betejave."
    Ishte hera e parë që në një luftë u përdorën raketat Kruiz, të cilat u lëshuan nga luftanijet amerikane.
    Pamje të xhiruara në ajër bashkë me raketa, në trajektoren e tyre drejt objektivave, u trasmetuan në të gjitha vendet e botës.
    Avionët luftarakë, bombarduesit dhe helikopterët amerikanë, britanikë dhe saudit u nisën për të shkatërruar qindra objektiva.
    Në shënjestër ishin marrë zyra dhe aeroporte e deri tek ura e ndërtesa qeveritare, nga qendra të komunikimit e deri tek termocentrale.
    Avionët e aleatëve bënë më shumë se 116 mijë fluturime gjatë gjashtë javëve dhe hodhën më shumë se 85 mijë tonë bomba.
    Rreth 10 për qind e të ashtuquajturave 'bomba inteligjente', u drejtuan nga drita lazer të lëshuara nga një avion i dytë.

    3. RAKETAT SKUD JANAR - SHKURT 1991

    Ditën e enjte më 17 janar, Iraku ndërmori sulmin e parë me raketa Skud kundër Izrealit në Tel Aviv dhe Haifë.
    Një tjetër raketë Skud lëshuar kundër forcave amerikane në Arabinë Saudite u rrëzua nga një raketë amerikane Patriot - i pari asgjësim në ajër i këtij lloji.
    Forcat aleate bënë përpjekje të gjenin dhe ti shkatërronin raketat Skud
    Izraeli nga ana e tij tha se nuk do të kundërpërgjigjej, duke u mbështetur në bateritë me raketa Patriot që u vendosën në territorin e tij.
    Shtetet e Bashkuara nisën një aksion për të gjetur dhe asgjësuar raketat Skud që lëshoheshin nga Iraku në një kohë që ky i fundit i kishte shtuar sulmet kundër të dyja vendeve.
    Sulmi më shkatërrues ndodhi më 25 shkurt, gjatë një beteje në tokë, kur një raketë Skud goditi bazën amerikane në Dhahran në Arabinë Saubite, duke vrarë 28 amerikanë.
    Gjithsejt 39 raketa Skud u lëshuan kundër Izraelit, duke shkaktuar dëme, por shumë pak viktima.

    4. DËMET NË CIVILË JANAR-SHKURT 1991

    Numri i viktimave civile, të quajtura nga zyrtarët amerikanë dëme anësore, u shtua ndërsa forcat aleate vazhduan ndërmarrjen e dhjetëra mija fluturimeve ajrore.
    Refugjatë të frikësuar mbërrinin në kufi me Jordaninë dhe njoftonin për vrasje të civilëve dhe për ndërprerje të ujit dhe të energjisë elektrike në Bagdad.
    Debatet shpërthyen pas shkatërrimit të një fabrike për të cilën Iraku tha se prodhonte qumësht për fëmijët.
    Shefi i Shtabit të ushtrisë amerikane, Kolin Pauell, tha se Amerika ishte e sigurtë se fabrika prodhonte armë biologjike.
    Të mërkurën e 13 shkurtit, një aeroplan amerikan "stealth" hodhi dy bomba me lazer kundër një objektivi për të cilin amerikanët ishin të sigurtë se ishte një qendër e rëndësishme komande.
    Por doli se ajo ishte një bunker i përdorur nga civilët irakianë për t'u mbrojtur nga sulmet ajrore. Të paktën 315 vetë u vranë, mes të cilëve edhe 130 fëmijë.
    Ndërkohë, Sadam Huseini i shfrytëzonte për efekte propagandistike gabimet e aleatëve dhe vendosi civilë kuvajtjanë si mburoja njerëzore në qendra kryesore ushtarake dhe industriale në Irak.

    5. LUFTA TOKËSORE 24 - 28 SHKURT 1991

    Të dielën e 24 shkurtit 1991, forcat aleate filluan një sulm të përgjithshëm, tokësor, ajror dhe detar dhe brenda 100 orësh e shpartalluan ushtrinë irakiane.
    Një ditë më parë, Iraku nuk iu bind ultimatumit për t'u tërhequr dhe i kishte vënë flakën qindra puseve kuvajtjane të naftës.
    Trupat aleate hynë në Irak nga disa pika përgjatë kufirit arabo-saudit. Qindra tanke u drejtuan me shpejtësi drejt pozicioneve të Gardës Republikane irakiane..
    Forca të tjera morën nën kontroll rrugën që lidhte Basrën me Kuvajtin dhe ndërprenë linjat e furnizimit të trupave irakiane. Ndërkohë, trupa të udhëhequra nga sauditët hynë në Kuvajt.
    Më 26 shkurt, Iraku deklaroi se po tërhiqte forcat nga Kuvajti, por sërish refuzoi të pranonte zbatimin e të gjitha rezolutave të OKB-së të miratuara kundër tij.
    Tanke, autoblinda, makina dhe trupa irakiane që në tërheqje e sipër formuan rradhë të gjata në rrugën kryesore që lidhte Kuvajtin me qytetin jugor Basra.
    Forcat aleate e bombarduan autokolonën irakiane. Mijra trupa u vranë në makinat e tyre dhe rruga u quajt "Rruga e Vdekjes".
    Vlerësohet se vetëm gjatë fushatës tokësore u vranë 25,000 deri në 30,000 irakianë.

    6. ARMËPUSHIMI IRAKIAN 28 SHKURT 1991

    Më 27 shkurt 1991, kuvajtjanët mirëpritën autokolonat e trupave aleate.
    Fillimisht u futën forcat speciale që u pasuan nga trupat kuvajtjane dhe nga marinsat amerikanë.
    Në orën 2100 sipas orës së Shteteve të Bashkuara, Presidenti George Bush deklaroi se duke filluar nga ora 0400 e mëngjesit do të vendosej armëpushim.
    Ndërkohë, forcat aleate në Irak kishin kapur rob mijëra ushtarë irakianë.
    Shumë prej tyre ishin të uritur, të lodhur e të demoralizuar dhe u dorëzuan pa shumë rezistencë. SHBA vlerëson se rreth 150,000 ushtarë irakianë dezertuan.
    Nga forcat aleate u vranë në betejë 148 ushtarë dhe 145 të tjerë vdiqën për arsye që u cilësuan "jo në betejë".
    Ushtria irakiane vlerësohet se humbi nga 60,000 në 200,000 ushtarë. Shumë kufoma irakianësh u varrosën në varre masive në shkretëtirë.
    Më 2 mars Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë ku përcaktoheshin kushtet e armëpushimit.
    Irakut i kërkohej të ndalonte të gjitha veprimet ushtarake, të hiqte dorë nga aneksimi i Kuvajtit, të bënte publike të dhëna për armët kimike dhe biologjike që kishte, të lironte të burgosurit dhe robërit ndërkombëtarë të luftës dhe të merrte përgjegjësi për dëmet dhe viktimat e shkaktuara gjatë pushtimit të Kuvajtit.
    Një ditë më pas, ushtarakët irakianë i pranuan kushtet e armëpushimit në një takim zyrtar me udhëheqësit ushtarakë amerikanë në një çadër në bazën ushtarake të pushtuar në Safwan.
    Sadam Huseini nuk mori pjesë.

    IV. Pasojat e Luftes se Gjirit: 1991 e këtej

    1. KRYENGRITJET MARS 1991

    Pothuajse menjëherë pasi Iraku pranoi armëpushimin, kryengritjet filluan të shpërthenin në zonat disidente në veri dhe jug të vendit.
    Myslimanët shiit në Basra, Najaf dhe Karbala në Irakun jugor, protestuan nëpër rrugë kundër regjimit.
    Kurdët në veri bindën ushtarakët lokal që të kalonin në anën e tyre. Sulejmania ishte qyteti i parë i madh që ra në duart e kundërshtarëve.
    Brenda një jave, kurdët morën nën kontroll Rajonin Autonom Kurd dhe qytetin e afërt, Kirkuk, i pasur me naftë. Në mes të shkurtit, presidenti Bush, babai i presidentit aktual, u kishte bërë thirrje irakianëve dhe ushtrisë që "t'i merrnin punët në duart e veta".
    Por ndihma amerikane që shpresonin t'u vinte nuk erdhi kurrë. Në vend të saj mbërritën helikopterë ushtarak irakianë.
    INDICT, një grup që bënte fushatë për nxjerrjen e udhëheqësve irakianë në gjyq për krime lufte, thotë se civilët dhe ata për të cilët dyshohej se ishin rebelë ishin ekzekutuar në masë, ndërsa ishin bombarduar dhe spitale, shkolla, xhami, tempuj dhe kolona të refugjatëve.
    Sipas SHBA-së, që është kritikuar se ka lejuar Sadam Huseinin të vazhdojë me përdorimin e helikopterëve ushtarakë, 30,000 deri 60,000 vetë u vranë nga represioni irakian.
    Në veri të vendit, 1.5 milion kurdë u detyruan të arratiseshin përtej maleve në Iran dhe Turqi. Kushtet e vështira shkaktuan në katastrofë humanitare, OKB-ja ndërmori një operacion të madh humanitar për të hedhur ndihma nga ajri për refugjatët.

    2. KOSTOJA NË MJEDIS NGA VITI 1991

    Një pasojë e Luftës së Gjirit më 1991 ishte njëra prej katastrofave më të rënda të mjedisit në botë.
    Ndërsa aleatët bombradonin Irakun, forcat pushtuese të Sadam Huseinit hapën tubat e puseve kuvajtjane të naftës, duke derdhur rreth tetë milionë barrela naftë në Gjirin Persik.
    Irakianët po ashtu i vunë zjarrin të paktën gjashtëqind puseve të naftës, duke krijuar re të zeza gjigante tymi mbi Kuvajt.
    Ndërsa aleatët bombradonin Irakun, forcat pushtuese të Sadam Huseinit hapën tubat e puseve kuvajtjane të naftës, duke derdhur rreth tetë milionë barrela naftë në Gjirin Persik.
    Irakianët po ashtu i vunë zjarrin të paktën gjashtëqind puseve të naftës, duke krijuar re të zeza gjigante tymi mbi Kuvajt.
    Ekipeve të udhëhequra nga eksperti i zjarreve të industrisë së naftës, Red Adair, iu deshën të paktën gjashtë muaj për t'i fikur zjarret dhe për t'i mbuluar puset.
    Treqind e njëzet "liqej nafte" u lanë në shkretëtirë, që morën pjesën më të madhe të dekadës në vazhdim për t'u pastruar. Viktima të ndotjes ishin zogj të detit, korale dhe breshka të rralla.
    Mjekët kuvajtjanë poashtu dyshuan se retë e tymit ishin shkaktarë të një shtimi të konsiderueshme në numrin e të sëmurëve nga kanceri, nga sëmundje të zemrës dhe probleme me frymëmarrje.
    Në Irak, janë ngritur shqetësime për ndotjen e shkaktuar si pasojë të përdorimit nga ana e forcave alate të municionit dhe predhave me uranium të varfëruar.
    Iraku pretendon se pluhuri radioaktiv që kishte mbetur pas shpërthimit të tyre kishte shkaktuar një nëntëfishim të rasteve me kancer në afërsi të qytetit Basra.
    Disa veteranë të Luftës së Gjirit fajësojnë uraniumin e varfëruar për sëmundjet nga të cilat kanë lënguar pas kthimit nga Gjiri Persik.
    Këto pretendime nuk janë dëshmuar, por edhe në qoftë se radioaktiviteti nuk është fajtor, uraniumi i varfëruar është metal tejet toksik dhe ka lënë ndotjen si pasojë.

    3. SËMUNDJET E LUFTËS SË GJIRIT NGA VITI 1991

    Dhjetëra mija pjesmarrës në Luftën e Gjirit janë paraqitur me probleme shëndetësore pas luftës.
    Shumë prej tyre u kanë shkaktuar probleme ushtarëve që më parë ishin shëndosh e mirë.
    Që nga njoftimet e para në media për sëmundjet e Luftës së Gjirit në vjeshtë të vitit 1991, veteranët kanë luftuar që simptomat e tyre të njihen si sindromë specifike që ka lidhje me Luftën e Gjirit.
    Të tjerët vënë në dukje armët me uranium të varfëruar dhe insekticidet organofosfate që përdoren për të mbrojtur trupat nga insektet e ndryshme.
    Kundërshtarët kanë thënë se statistikat thjeshtë nuk mbështesin pretendimet se veteranët kanë nivele jashtëzakonisht të larta sëmundjesh, ose kanë fajësuar Çrregullimin nga Stresi Post Traumatik, reagim psikologjik ndaj traumave.
    Ministria britanike e Mbrojtjes thotë se në disa raste "ekziston lidhje e qartë me shërbimin në Gjirin Persik," por nuk e njeh Sindromën e Luftës së Gjirit si gjendje të vetme shëndetësore.
    Pentagoni thotë se hulumtimet "nuk kanë vërtetuar asnjë shkaktar specifik të këtyre sëmundjeve.

    4. KUVAJTJANËT E ZHDUKUR NGA VITI 1991

    Rreth 600 vetë - kryesisht kuvajtjanë - konsiderohen të zhdukur që nga përfundimi i Luftës së Gjirit.
    Për ta mendohet se janë ndaluar gjatë pushtimit të Kuvajtit nga Iraku apo gjatë luftës. Shumica janë civilë.
    Për ta mendohet se janë ndaluar gjatë pushtimit të Kuvajtit nga Iraku apo gjatë luftës. Shumica janë civilë.
    Iraku thotë se ka humbur gjurmët e të burgosurve shtetas të huaj gjatë kryengritjes në jug të vendit në mars 1991.
    Ai po ashtu thotë se më shumë se 1,000 shtetas të tij konsiderohen të zhdukur.
    Por zyrtarë të Kryqit të Kuq kanë inspektuar burgjet e Kuvajtit dhe kanë gjetur vetëm 40 irakianë, të gjithë kriminelë ordinerë.
    Më shumë se një dekadë pas përfundimit të luftës, familjet e kuvajtjanëve të zhdukur vazhdojnë të jetojnë me shpresë.
    Ka pasur njoftime të dëshmitarëve që thonë se i kanë parë disa prej të burgosurve të gjallë në Irak, shumë kohë pas përfundimit të Luftës së Gjirit.
    Kuvajti ka vazhduar fushatën për këtë çështje, por përkundër përpjekjeve të një komisioni ndërkombëtar dhe të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, fati i të zhdukurve mbetet i panjohur.

    V. Sanksionet: 1991-2002

    1. IZOLIMI NGA VITI 1991

    SHBA dhe Britania e Madhe përdorën zonat e ndalimit të fluturimit bashkë me sanksionet ekonomike dhe inspektimet e armëve si politikë të "izolimit" të mbështetura nga OKB.
    Një mandat i OKB-së për inspektimin e armëve u vendos me një rezolutë të miratuar në prill 1991.
    Operacioni i parë i komisionit inspektues, Unscom, u krye në qershor, kur shënoi fillimin e periudhës shtatëvjeçare të monitorimit.
    Shumë armë të ndaluara dhe objekte të prodhimit u shkatërruan dhe u çmontuan.
    Inspektorët zbuluan objekte të cilat zyrtarët irakianë më parë kishin mohuar se ekzistonin dhe gjetën armë të ndaluara të cilat ata kishin bërë përpjekje t'i fshihnin.
    Në mars 1991 u shpall një zonë e ndalimit të fluturimeve në pjesën veriore të Irakut për të mbrojtur kurdët e Irakut pasi regjimi i Sadam Huseinit kishte shtypur kryengritjen e tyre.
    Një zonë e ngjashme u vendos më 1992 në jug të vendit, pasi Iraku vazhdoi atje ofensivat kundër myslimanëve shiit.
    Që atëherë avionët britanikë dhe amerikanë kanë patrulluar në këto zona, duke bombarduar mbrojtjet kundërajrore kur radarët irakianë merrnin në shënjestër avionët e tyre.
    Zona veriore e ndalimit të fluturimeve u zgjerua më 1996 pas një ofensive irakiane në mbështetje të njërit prej dy fraksioneve kurde të cilat atëherë luftonin kundër njëra tjetrës.
    Në qershor 1993, presidenti amerikan Bill Klinton dha urdhër për sulme ajrore kundër shtabit të zbulimit irakian si përgjigje ndaj një tentimi për të vrarë Xhorxh Bushin, të jatin e presidentit aktual Bush, në Kuvajt dy muaj më parë.
    Ka pasur njoftime se disa prej personave të dyshimtë të arrestuar në lidhje me tentimin për të kryer sulm me veturë-bombë kanë pranuar se kishin punuar për shërbimit irakian të zbulimit.

    2. NAFTË PËR USHQIM 1995 E KETEJ

    Programi naftë-për-ushqim filloi të zbatohej nga OKB për t'iu kundërvënë efektit të sanksioneve ekonomike mbi popullin e Irakut.
    Sanksionet pasuan shkatërrimin që pësoi infrastruktura e vendit nga lufta dhe efektet ishin katastrofike.
    Por ka qenë e vështirë të përcaktohet se sa kanë kontribuar sanksionet për varfërinë dhe vuajtjet që pësuan irakianët që nga koha e Luftës së Gjirit.
    UNICEF-i vlerëson se në vitin 1999 vdekshmëria e fëmijëve në Irak është dyfishuar në krahasim me periudhën para Luftës së Gjirit.
    Por njoftimet për vdekjen e fëmijëve irakianë në spitalet pa pajisje të duhura poashtu janë manipuluar me një efekt të fuqishëm nga Sadam Huseini. U bë e ditur se elita kishte jetë luksoze ndërsa shpenzimet e Irakut për ushtri vazhdonin të ishin të larta.
    Më 1991 OKB-ja i ofroi së pari Irakut të shiste një sasi të vogël nafte në shkëmbim të ndihmave humanitare. Por Sadami e pranoj ofertën vetëm kur shifra arriti 2 miliardë dollarë në vitin 1995.
    Programi nënkuptonte që irakianët e thjeshtë të merrnin racione mujore të ushqimeve themelore, megjithëse dergesat e para me ushqime nuk mbërritën deri ne mars të vitit 1997.
    Në vitin 1998, koordinatori i programit, Dennis Halliday, dha dorëheqje duke thënë se sanksionet ishin të falimentuara që në konceptim dhe dëmtonin njerëz te pafajshëm.
    Pasuesi i tij, Hans von Sponeck, dha dorëheqje në vitin 2000, duke thënë se sanksionet kishin krijuar "një tragjedi të vërtetë njerëzore".
    Më 1999 kufiri për sasinë e naftës të cilën mund ta eksportonte Iraku u hoq krejtësisht, ndonëse kontrolle të rrepta vazhdojnë të ushtrohen për importet e artikujve për "përdorim të dyfishtë" të cilët mund të përdoren për prodhim të armëve të ndaluara.

    3. DHELPRA E SHKRETËTIRËS 16-19 DHJETOR 1998

    Në dhjetor 1998, Shtetet e Bashkuara dhe Britania ndërmorën një fushate bombarduese triditore kundër objektivave në Irak.
    Në muajt para kësaj date ishte krijuar një krize që sa vinte e rritej në marrëdhëniet midis ekipit të inspektorëve të armëve, Unscom, dhe regjimit irakian.
    Iraku kishte penguar inspektorët, duke u mohuar atyre hyrjen në të ashtuquajturat "pallate presidenciale" dhe duke refuzuar bashkëpunimin.
    Ai akuzoi pandërprerë Unscom-in se spiunonte për SHBA-në dhe Izraelin. OKB më vonë e pranoi se inspektorët i kishin kaluar informata shërbimeve amerikane të zbulimit.
    Në mes të dhjetorit, shefi i Unscom-it, Richard Butler njoftoi se Iraku kishte vazhduar të pengonte inspektorët.
    Brenda disa orësh, personeli i OKB-së u evakuuan nga Bagdadi dhe filluan sulmet ajrore.
    Zyrtarisht në shënjestër të sulmeve me raketa kruiz dhe të bombardimeve ajrore mbi rreth 100 objektiva anëkënd Irakut ishte "degradimi" i aftësisë së Sadam Huseinit për të prodhuar armë për shkatërrim në masë.
    Bashkë me objektet e lidhura me prodhimin e armëve kimike dhe biologjike, në shënjestër u morën edhe pikat ku ndodhej e vendosur policia sekrete e regjimit dhe forcat e Gardës Republikane, aerodromet, pikat e mbrojtjes kundërajrore dhe një rafineri e naftës në Basra.
    Zëvendëskryeministri irakian, Tarik Aziz, tha se 62 pjestarë të personelit ushtarak ishin vrarë dhe 180 ishin plagosur.
    Presidenti amerikan Bill Klinton u ballafaqua me kritika në vend dhe jashtë për veprimet ushtarake që ndërmori në një kohë kur sulmohej në lidhje me marrëdhënjet e tij me një praktikante në Shtëpinë e Bardhë Monika Lewinsky.

    4. PENGIMI I INSPEKTORËVE 1998 - 2002

    Disa ditë pas fillimit të Operacionit Dhelpra e Shkretëtirës, Iraku tha se nuk do t'i lejojë inspektorët të ktheheshin.
    Thirrjet për ristrukturimin apo zëvendësimin e Unscom-it u shtuan ndërsa rritej mosmarrëveshja rreth rolit të tij në mbledhjen e informatave nga SHBA dhe shtete të tjera.
    Në qershor 1999, shefi i Unscom-it Richard Butler u largua me përfundimin e kontratës së tij.
    Gjashtë muaj më vonë, u krijua pasuesi i Unscom-it, Unmovic, por Iraku i refuzoi hyrjen.
    Pa inspektime në Irak, u shtua pasiguria rreth programeve të mundshme të reja të armëve.
    Në nëntor 2000, presidenti aktual amerikan Xhorxh Bush erdhi në pushtet, duke sinjalizuar një politikë të re të rreptë ndaj Irakut dhe u zotua t'i "rigjallëronte" sanksionet.
    Ai vazhdoi me politikën e filluar nga presidenti Klinton për financimin e grupeve opozitare irakiane, posaçërisht Kongresin Nacional Irakian në ekzil, me shpresën për të minuar sundimin e Sadam Huseinit. Në fillim të vitit 2002, administrata filloi të përshkruante publikisht synimet e saj si "ndërrim të regjimit".


    Materialet e mesiperme jane marre nga BBC.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Enri : 19-03-2003 mė 12:39
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Edhe disa gjera interesante?
    Ai kishte idol Stalinin, te gjitha librat e tij i kishte ne librarine private te tij. Dhoma e tij ishte e dekoruar ne simbole staliniste.
    me kohe filloj te kamufloj kete dhe behet "fetar" dhe ne cdo fjali
    permend edhe Allahun!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Ne koken e Rais

    E do familjen, por kenaqet me vuajtjen e tjetrit. Sadami eshte gjakatar dhe xheneroz. Tek ai nderthuren krenaria tribale, ideale te medha dhe deliri i gjithepushtetshmerise. Ashtu sikurse idhulli i tij, Padrino, Vito Korleone, eshte i gatshem te beje gjithshka per te ruajtur fuqine qe ka. Te shkaterroje veten dhe popullin e tij.





    E adhuron Padrinon, sepse shikon tek Vito Korleone te njejtat vlera qe e kane shtyre deri ne postin komandues me te larte te Bagdatit: deshiren per pushtet, dashurine per familjen dhe intolerancen kundrejt cdo shenje tradhetie apo dobsie. Marlon Brando dhe Al Pacino jane dy aktoret e preferuar te Sadam Hyseinit qe perdor sagen e familjes mafioze italiane drejt pushtimit te amerikes si krahasim per te shpjeguar sesi ai triunfoi ne Irak. Ai Sadami, e nisi udhen e tij nga nje shtepi perdhese ne nje fshat te Tikritit, ku tribuja e Al Khatab shquhej per banoret e saj te dhunshem.

    Pra per ate qe sot bota e konsideron si rrezikun nr 1 njihen deri edhe shijet kinematografike. Nje detaj qe sebashku me qindra fragmente te tjere ka ndihmuar Pentagonin te rindertoje psikologjine e tiranit si nje mundesi per te shqyrtuar gabimet e tij te mundshme apo hapat e tij fallco.

    Sadam Hyseini ka nje personalitet kompleks, shpesh te padeshifrueshem. Dhjetra te shperuar irakene qe e kane njohur nga afer dhe qe sot bashkepunojne me Shtetet e bashkuara, vizatojne nje portret kontradiktor. Patjeter nje njeri mizor, i pashpirt, shpeshhere edhe largpames, ne disa raste bujar, por edhe vanitoz e sidomos teper dyshues. Mase nganjehere edhe te gjitha keto sebashku.

    Per te filluar duhet thene se Sadami mund te rradhitet mes atyre njerzve qe i kane shpetuar vdekjes. E ka pare ate ne sy plot kater here, fillimisht me 1959 gjate nje grushti shteti, te fundit me 1991 kur Amerika bombardoi Bagdatin per te ndaluar pushtimin e Kuvajtit. Keto eksperienca e kane shnderruar ne nje njeri pa asnje skrupull, te lumtur po ti shohe armiqte te vuajne. Eshte pikerisht per kete qe i shoqeronte femijet e tij te vegjel ne burgjet e Bagdatit, per te pare torturat qe u beheshin atyre qe i konsideronte armiq. Gruas se nje gjenerali (dhe miku personal) i cili u denua per tradheti me 1979, shkoi ti shprehe ngushellimet me lot ne sy dhe i tha: "Arsyeja shteterore eshte me e forte se ndjenjat".

    Te arrijne te marin vesh se kur gjate ketyre dyzet vjeteve Sadami ka luajtur ne menyre aktoriale pjesen dhe kur i ka leshuar pa fre ndjenjat e tij me autentike, eshte nje tjeter enigme qe specialistet duhet te zgjidhin.

    Idealist dhe progresist ne fillimet e karieres se tij prej revolucionari socialist te bartise Bas, Sadami eshte shembulli tipik i njeriut qe koruptohet nga pushteti. Kush e kujton akoma te hapur dhe te edukuar ne timonin e Wolsvagenit te tij te vogel, te afte per te folur me ore te tera per letersi (pretendon se ka lexuar te gjithe Heminguein gjate kohes se shkurter te qendrimit ne burg) sot mund te pyese nese e bente gjithe kete per te fituar konsensusin e nevojshem per te ngjitur shkallet e pushtetit.

    Sepse nuk duhej shume ne fakt qe shpirti i tij i vertete te nxirrte krye. I pari akt i kesaj mizorie qe do ta karakterizonte me vone shenohet ne 1969 kur urdheroi vrasjen e 14 irakeneve hebrej qe dyshoheshin se komplotonin kunder partise Bas. Pas ekzekutimeve kufomat u lane ashtu te varura per te trembur edhe te tjeret.

    Sipas analisteve te tregohet brutal eshte nje nevoje per Sadamin. I sherben per te riafirmuar pushtetin e tij. Strategjia konsiston ne mbajtjen prane te vartesve sa here qe kryen manifestime dhune. Eshte nje sistem teper i rafinuar per te krijuar tek ata nje ndjenje faji, por edhe te pergjegjesise kolektive. Ai eshte gjithashtu nje mjeshtep per ti zhveshur nga vetja mekatet dhe per ti paraqitur keto verprime si te detyrueshme nga arsye shteterore. Edhe sot, kur shfaqet ne publik, Sadami rralle shihet i vetem. regulla eshte paraqitja mes bashkepunetoreve te ngushte. Eshte nje menyre per ti dhene nje sinjal te qarte mbare botes arabe: jini me mua ose do te me ndiqni pas ne ferr.

    Per shume vjet, te pakten deri ne fund te '70, Presidenti Iraken u pa nga bota si nje modernizues i vendit te tij. Simpatizohej me perendimin e conte gruan te bente shoping ne Londer dhe New York,. Por ishte vaniteti tij qe e shpuri ne rrugen e fanatizmit.

    Specialistet amerikane qe e kane studiuar rastin e tij mendojne se qellimi i Raisit nuk eshte krijimi i nje pasurie personale, perpara te qenit i nderuar dhe respektuar nga bota arabe. Ai ka nje stil jete te thjeshte, pa eksese por totalisht te varur nga kulti i tij. Nje shembull sqarues: Ne muzeun e Bagdatit mund te shihet nje leter prej 600 faqesh e shkruar me doren e Sadamit dhe sic thuhet prej gjakut te tij. Sipas bashkepunetoreve qe sot gjenden ne mergim, diktatori e ka humbur krejtesisht ndjenjen e realitetit dhe jeton ne nje bote delirante pushteti. Ai vetebeson se eshte i zgjedhuri i allahut per te drejtuar popullin e tij dhe Irakun drejt te suksesi perfundimtar.

    Ishte ky gabim i pafalshem, kjo bindje vrastare qe e bene te vendose me 1991 per te sulmuar Irakun.

    Dhe ishte kjo shkeputje e pafundme nga realiteti qe e beri te cmendet me gjeneralet e vet qe i komunikuan humbjen e pesuar perballe trupave te Norman Schwarzkopf. Nje deshtim qe Raisi nuk ka dashur kurre ta pranoje.

    Egocentrizmi i tij eshte proverbial. Cdo iraken qe do te kete nje karrierre normale shteterore eshte i detyruar te lexoje biografine e sadamit ne 19 volume, nga lindja e deri ne revolucionin socialist. Diktatori nuk ka menduar per shpenzimet as kur ka urdheruar nje film per jeten e tij. Nje maratone gjashte orshe e drejtuar nga Terenc Young, rregjizori i tre episodeve te James Bond, njerit prej ishujve te tjere te Sadamit.

    E megjitheate, njeriu qe po perpiqet ti rrezistoje sulmit amerikan eshte me pak i qete e i sigurte se njehere e nje kohe.

    Sipas veshguesve, tani eshte pasiguria, ajo qe vendos per shume nga veprimet e tij. E di qe mes njerzve te afert te tij mund te shfaqet dikush qe ta tradhetoje. Sadami nuk bie kurre dy dite resht ne te njejtin shtrat. Leviz me dy shkenctare qe e ndjekin nga pas dhe qe provojne me pare te gjitha ushqimet e gatuara per te. Fle jo me shume se kater ore ne nate dhe noton menjehere pas zgjimit (ne 3 te mengjesit) per te luftuar nje semundje te vjeter ne kolonen vertebrale. I lejon vetes ndonje pushim te shkurter gjate dites, por nuk lejon qe varsit ta humbasin per asnje cast vemendjen. Lyen floket pasi populli nuk dihet ta shohe te plakur dhe qe kur ka filluar te caloje, nuk ecen me ne publik. E di qe njerzit kane nevoje per nje lider te fuqishem. Por edhe per sa kohe akoma?
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Husein kishte 78 "prona presidenciale", ku shpėrthenin orgjitė e tij dhe tė tė bijve

    Jeta luksoze e Sadamit dhe djemve tė tij



    Ai ishte njėri nga tiranėt mė tė tmerrshėm nė historinė e orientit: Ndėrsa populli i vet vuante nga uria, Sadami dhe klika e tij ishin tė rrethuar nga luksi.

    Ēdo ditė nė secilin nga pallatet e shumta duhej tė gatuhej - nėse vinte udhėheqėsi. Kush nuk ia plotėsonte dėshirat, torturohej ose vritej.Mėrzia e frika nuk iu largua kurrė shėrbėtorėve tė Sadam Huseinit nė pallatet e tij. Ai zotėronte deri nė 78 "prona presidenciale". "Katėr herė nė ditė, nė tė gjitha pallatet duhej tė gatuhej, sepse askush nuk e dinte, kur do tė mbėrrinte udhėheqėsi", bėn tė ditur Marvan K., njė inxhinier iraken, i cili deri para njė viti ka punuar pėr Sadamin dhe tashmė jeton nė afėrsi tė Bejrutit. Pallati i qytetit Radvanija, nė Bagdad, kishte, pėrveē kazermave pėr gardėn e tij presidenciale, njė forcė tė vetėn, njė agregat pėr energji elektrike nė rast rreziku, pajisje pėr pastrimin e ujit tė pijshėm, njė thertore si dhe kopshte me zarzavate. Sadami dhe klani i tij e donin luksin dhe madje u pėlqente ta tregonin atė nė publik. Pėr tė, rezidencat e tjera ishin "simbole prestigji tė rėndėsishme", thotė inxhinieri i ndėrtimeve, i arratisur nė SHBA, Eintifad Qanbar. Nė pallatet dhe ndėrtesat e tjera tė banimit kishte liqene artificiale, shumė pishina dhe mjedise tė pėrshtatshme pėr tė mbajtur zogj tė marrė nga tė katėr anėt e botės. Paraja nė ndėrtimin e kėtyre ndėrtesave madhėshtore nuk luante asnjė rol. Qė nga lufta e Gjirit mė 1991, sipas vlerėsimeve tė OKB-sė, regjimi i Irakut investoi njė vlerė prej rreth 1,5 dhe 2,2 miliardė USD pėr ndėrtimin e pallateve tė reja apo edhe pėr rinovimin e ndėrtesave tė dėmtuara. Popullit iraken i mungonin kėto para. Rroga mesatare mujore e njė nėpunėsi vėrtitej te 4000 dinarė - ndėrkohė qė njė pulė e pjekur kushtonte 5000 dinarė. Nė lagjen plot mjerim "Sadam City", njė lagje e kryeqytetit, me njė popullsi tė madhe shiite, pėr shembull vdekshmėria foshnjore ishte shumė e lartė. Ndėrsa popullsia vuante nėn sanksionet e OKB-sė, klika elitare e Sadamit jetonte pėr shtatė palė qejfe. Klani, qė rrethonte diktatorin, u pasurua nėpėrmjet tregtisė sė paligjshme tė naftės, kontrabandės sė cigareve dhe kontrabandave tė tjera me ushqime e medikamente. Tė mbytur nė pasuri e luks, sigurisht ishin dhe djemtė e Sadamit. Udai sidomos donte shumė tė shkonte nė klubin e tij tė jahteve Xhadrija, qė ndodhet nė jug tė qendrės sė Bagdadit. Nė sallėn qendrore 8-kėndore, Udai ftonte fillimisht vajzat nė vallėzim, dhe mė pas shpesh pėrfundonte duke bėrė orgjira. Partitė fillonin zakonisht rreth orės dy tė natės dhe pėrfundonin kur dilte dielli. Nė njėrėn prej pesė oxhaqeve, i biri i Sadamit gjendej shpesh i rrethuar nga gra, qė e pėrkėdhelnin dhe shumė truproja qė i rrinin pranė. Gjatė tė folurės sidomos ai ishte shumė i rrezikshėm, sepse me shakatė e tij ai donte qė tė qeshnin tė gjithė. Kush nuk qeshte, duhej tė llogariste se duhej tė ishte njeriu i radhės, me tė cilin Udai do kishte tė bėnte. Pra, nė klubin e jahteve, mund tė argėtohej shumė, por nga ana tjetėr ajo ishte njė torturė. Gratė ishin njė temė speciale pėr Udain. Sekserė grash si Ali Sahar duhej t'i shpinin ēdo ditė djalit tė Sadamit gra, tė cilat duhet tė dukeshin, si ato, tė cilat Udai i kishte parė nė internet. Kush nuk i pėrgjigjej shijes sė tij, nė rastin mė tė mirė shkelej me kėmbė. Ali Saharit i ndodhi kjo gjė katėr muaj para se tė rrėzohej regjimi i Sadamit. Por ai nuk dashuronte vetėm gra: edhe makinat ishin pėr tė njė marrosje. Nė parkingun e tij tė madh bėnin pjesė marka tė tilla tė shtrenjta si: Ferrari, Bentley, Maserati, Lamborghini, Mercedes, BMV, Porsche. Shpesh Udai vinte personalisht nė garazh, dhe lajmėronte pėr ndėrrim planesh. Kėshtu kishte raste kur papritur ai kėrkonte njė orė para nisjes, jo mė Ferrarin e kuq, por blunė, qė prej muajsh nuk ishte pėrdorur mė.

    Pėrgatiti Armand Plaka
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Tema tė Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Ura e re mbi Osum dhe Qendra Historike e Beratit
    Nga RaPSouL nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 18:41
  3. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Logjika historike dhe pėrmasa tejhistorike
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:40
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •