Si krijoi Enveri, Shėrbimin Informativ Sekret.
Si u krijua Shėrbimi Informativ, nevoja dhe insistimi i Enver Hoxhės pėr ta fuqizuar kėtė strukturė, ndryshimi i emėrtimeve dhe i rolit tė Shėrbimit Informativ
Lufta
Shkėndija pėr krijimin e Shėrbimit Informativ ka nisur nė fillim tė viteve 40. Nė letrėn dėrguar Qarkorit tė Tiranės, mė 30 korrik 1942, ndėr tė tjera Enver Hoxha shkruan; Nėn komandėn e pėrgjegjėsit ushtarak, tė organizohet njė rrjet informacioni. Ky seksion tė ketė njė pėrgjegjės, i cili duhet tė mbledhė informacion dhe tia kalojė shtabit. Shėrbimi Sekret Informativ u krijua nė konferencėn e parė tė Partisė Komuniste Shqiptare, mė 20 mars 1943. Kjo konferencė pėrcaktoi strukturėn, mėnyrėn e organizimit dhe detyrat themelore tė kėtij aparati. Nė kohėn e luftės antifashiste nacionalēlirimtare, qėllimi ishte zbulimi i ushtrive armike dhe puna e njerėzve tė kolonės sė pestė tė pėrēarėsve dhe sabotatorėve tė luftės popullore. Mė 1 gusht tė vitit 1943, Enver Hoxha i dėrgon njė letėr Komitetit Qarkor tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė, pėr Tiranėn. Nė kėtė letėr shėnohet mėnyra e organizimit tė rrjetit informativ. Shoku Shpati (pseudonimi i Enver Hoxhės nė kohėn e luftės), shkruan se personi pėrgjegjės i zyrės duhet tė jetė anėtar i qarkorit dhe njeri i besuar. Ky duhet tė zgjedhė shokė tė mirė, tė besuar, tė zgjuar e tė vendosur. Kėta shokė duhet tė organizojnė dhe tė zgjerojnė rrjetin me simpatizantė e miq nė popull. Tė gjithė kėta tė dytėt do tė punojnė individualisht dhe do tė kenė lidhje me shokun e caktuar, shkruhet nė letrėn dėrguar Qarkores sė Tiranės.
Gogo Nushi, shef i Tiranės
Enver Hoxha vuri dhe piketat e informacioneve qė i nevojiteshin kohės. Ky i fundit, pasi shpjegoi nevojėn e aparatit tė sigurimit tha, se kjo duhet tė krijohet brenda 10 ditėsh pas dėrgimit tė letrės. Nė fakt, si organizėm i veēantė ai u krijua nė mars tė po kėtij viti, por qė ende nuk kishte nisur funksionimin. Nė vitin e parė tė krijimit, Shėrbimi Informativ ka qenė i dobėt dhe kjo ėshtė konstatuar edhe nga Enver Hoxha, i cili shpesh i dėrgonte letra brigadave sulmuese pėr informacionet jo tė vėrteta. Nisur nga kjo, mė 5 prill tė vitit 1944, Hoxha nė detyrėn e komisarit politik, i dėrgon udhėzimet pėr forcimin e Shėrbimit Informativ Shtabit tė Brigadės sė VII sulmuese; Organizim i patrullave ndėrlidhėse, i patrullave tė zbulimit si dhe krijimi i Shėrbimit Informativ nė terren, shėrbim i cili duhej tė ishte i trefishtė. Shėrbimi Informativ i terrenit do tė kishte dhe njė degėzim qė do tė quhej Shėrbimi Informative Privat. Me kėtė formė nėnkuptohej gjetja e ndonjė fshatari nė zona tė thella tė Beratit dhe dhėnia e informacionit (kjo brigadė vepronte nė Berat). Nė gushtin e vitit 1944, mes njė letre tė dėrguar nga Enver Hoxha pėr Gogo Nushin, ky i fundit u caktua drejtuesi i Rrjetit Informativ pėr Tiranėn nė lidhje Durrėsin, Elbasanin, Ndroqin e Shkodrėn. Sipas porosisė sė Enverit tė gjithė shokėt qė do tė ngarkoheshin me kėtė punė duhet tė shkėputeshin nga tė gjitha punėt e angaritė e tjera pėr ti shėrbyer sa mė mirė Rrjetit Informativ Sekret.
Qarkorja
Nė 16 nėntor tė vitit 1944, komandanti i pėrgjithshėm i ushtrisė Enver Hoxha formulon qarkoren mbi organizimin e Shėrbimit Informativ. Sipas tij edhe ekzistenca e njė shteti varet nga funksionimi i Shėrbimit Informativ. Shėrbimi Informativ ėshtė syri vėzhgues, qė zhvillimi normal dhe i lirė i popullit tė mos pengohet nga forcat e errėta antipopullore. Shėrbimi ynė informativ nuk do tė jetė njė aparat mbytės pėr popullin nė shėrbim tė klikave shtypėse, por rojė besnike dhe e heshtur e popullit. Me kėto fjalė Enver Hoxha shpjegoi dobėsitė e Shėrbimit Informativ gjatė vitit tė parė duke shpjeguar riorganizimin e kėsaj strukture. Shėrbim informativ do tė ketė kudo, nė ushtri, nė terren, qė poshtė deri mė krye, shkruhet nė kėtė qarkore. Sipas kėsaj strukture, Shėrbimi Informativ Qendror do tė ishte pranė komandės sė pėrgjithshme tė ushtrisė, e cila lidhej me tė gjitha qendrat e vendit. Personat e ngarkuar me punė duhej tė ishin oficerė, tė cilėt duhet tė zbatonin hierarkinė ushtarake. Nė krye tė Shėrbimit Informativ Qendror do ishte njė kryetar dhe ndihmėsit e tij. Njėkohėsisht, me Shėrbimin Informativ Ushtarak krijohet edhe ai Informativ Politik dhe mes tyre duhej tė kishte bashkėpunim. Oficerėt e Shėrbimit Informativ pėr tu njohur mes tyre do tė pajiseshin me letėr identiteti qė tė vėrtetonin cilėsitė e tyre. Deri nė zgjerimin e aparatit informativ dhe nė plotėsimin e kuadrove tė tij, edhe Shėrbimin Informativ Politik e kryejnė oficerėt e Shėrbimit Informativ Ushtarak pėrfundon qarkorja.
Sigurimi i shtetit
Pas pėrfundimit tė luftės ndryshoi edhe emėrtimi i kėsaj strukture nga Shėrbimi Informativ Kombėtar nė Sigurimi i Shtetit. Nė referatin e Partisė nė Tiranė, mė 4 tetor 1948, u vu theksi se ėshtė Partia ajo qė do ti diktojė drejtimin Sigurimit tė Shtetit dhe jo ky i fundit Partisė. Kjo erdhi pas asaj qė u quajt zbulim i komplotit tė Koēi Xoxes, qė ishte dhe sekretar organizativ njėkohėsisht edhe ministėr i Punėve tė Brendshme. Sigurimi i Shtetit ėshtė njė sektor shumė i rėndėsishėm i Partisė sonė, por kjo nuk do tė thotė se duke zgjedhur njerėz besnikė tė Partisė pėr tė punuar nė kėtė sektor, kėta duhet tė kenė nėn kontrollin e tyre Partinė dhe njerėzit e tjerė qė janė besnikė tė Partisė sa edhe ata. Eshtė vetėm Partia ajo qė i kontrollon tė gjithė. Kėshtu duhet kuptuar kjo ēėshtje nga cilido, tjetėr rrugė nuk ka, thuhet nė referatin e mbajtur nė aktivin e Partisė. Gjithsesi Sigurimi i Shtetit ka qenė pjesė pėrbėrėse e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Mė 11 tetor, po tė vitit 1948, nė fjalėn e mbylljes sė aktivit tė Partisė nė Korēė pėrmendet sėrish ēėshtja e sigurimit tė shtetit. Ēdo anėtar i Partisė dhe ēdo qytetar duhet ta dojė dhe ta ndihmojė armėn e Sigurimit tė Shtetit me tė gjitha mundėsitė. Nė kėtė drejtim sigurimi, me punė dhe me sjellje tė drejta duhet ti forcojė pozitat e tij nė popull. Nuk duhet tė mendohet nė asnjė mėnyrė sikur arma e Sigurimit tė Shtetit kontrollon popullin, sepse po tė mendohet kėshtu, vaj halli ynė. Sigurimi kontrollon armiqtė e republikės dhe Partisė tonė dhe pėr armiqtė ai ėshtė tmerr, u shpreh Enver Hoxha.
Fuqia
Gjatė viteve nė vijim, Sigurimi i Shtetit i forcoi pozitat e veta falė edhe shpenzimeve qė bėheshin pėr tė rekrutuar informatorė. Thuajse tė gjitha direktivat lidheshin me rekrutimin e njerėzve tė thjeshtė e besnikė. Mė 15 nėntor tė vitit 1951 gjatė mbledhjes sė Byrosė Politike tė Komitetit Qendror thuhet se Partia duhet ta ndihmojė mė tepėr armėn e Sigurimit tė Shtetit me elementė besnikė, me njerėz tė shtresave tė varfra. Partia duhet tė punojė edhe nė njė drejtim tjetėr, nė atė tė rritjes sė besimit dhe autoritetit tė punonjėsve tė sigurimit. Siē dihet, armiku synon shumė qė ta diskretitojė kėtė armė nė dorė tė klasės punėtore. Ai pėr tė dobėsuar vigjilencėn e masave punonjėse pėrpiqet qė Sigurimit ti japė ngjyrė tjetėr duke u munduar ta paraqesė atė nė popull, si gjė tė tmerrshme. Prandaj, detyra e Partisė ėshtė tė edukojė masat punonjėse, dashurinė dhe besimin pėr punonjėsit e Sigurimit, qė ato ta pėrkrahin kėtė armė dhe tė kenė respekt pėr njerėzit e saj. Kėtė gjė Partia duhet ta bėjė jo me propagandė, por edhe me fakte konkrete pėr tė ndihmuar sigurimin duke bėrė qė vetė masat e popullit tė vigjilojnė e tė mėsohen tė informojnė kudo kėto organe, u shpreh Enver Hoxha. Ndėrkohė nė popull ishte pėrhapur efekti i pėrgjimit, i cili shpėrndante ngado frikė. Nė ato kohė dolėn shprehjet e para tė tipit; Kėtu edhe muret kanė veshė, fuksat, 80-lekėshat (personat qė rekrutoheshin me para), njė nė dy janė spiunė
Gjatė gjithė periudhės sė socializmit Partia synonte tė mos krijonte panik nė popull madje kjo evidentohet edhe nga fakti qė kur zbuloheshin grupe armiqėsore, Partia shprehej se ishte ajo qė zbuloi veprimtarinė e tyre e jo Sigurimi i Shtetit. Nė vitet pasuese kjo strukturė ndryshoi emėrtimin nė Shėrbimi Informativ Kombėtar, Shėrbimi Informativ Shtetėror si dhe funksionet, ndėrsa aktualisht diskutohet varėsia e kėtij institucioni.
Nga letra drejtuar Komitetit Qarkor tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė pėr Korēėn.
31 korrik 1943
Nė lidhje me letrėn e fundit qė ju ēuam, na dėrgoni sa mė parė informatat mbi sa ju kėrkonim pėr gjermanėt. Nesėr tė vijė korrieri me ato informata. Qė tė mund ti keni dhe tė na i ēoni nė rregull duhet tė veproni ashtu si ju kemi thėnė nė letrėn e fundit. Duhet me krijue sa mė parė zyrėn informative dhe informatat tė vijnė sa mė parė e tė sakta. Kur tė vij kėndej F, tė sjellė me vete dhe atė shok qė do tė keni zgjedhur pėr tė organizuar rrjetin informative dhe tė cilit do ti japim udhėzime se si tė punojė. Kur tė largohen pėr disa ditė F dhe V tė lėnė zėvendėsit e tyre, qė kėshtu tė mos ēalojė puna.
Te fala shoqėrore, Shpati
Mesazh drejtuar organeve tė Sigurimit tė Shtetit me rastin e 20 vjetorit tė krijimit.
19 mars 1963
Tė dashur shokė,
Sot sė bashku me ju, punonjėsit e organeve tė Punėve tė Brendshme, tė gjithė komunistėt e njerėzit e paorganizuar nė Parti, mbarė populli ynė, festojnė 20 vjetorin e themelimit tė armės sė lavdishme tė Sigurimit tė Shtetit. Mė lejoni qė nė emėr tė Komitetit Qendror tė Partisė dhe popullit tonė, si dhe nė emrin tim personal, tju pėrshėndes nga zemra nė kėtė ditė kaq tė shėnuar dhe tju uroj suksese tė reja nė kryerjen e detyrave tuaja sa tė vėshtira, aq edhe fisnike e njerėzore. Arma e sigurimit lindi nė zjarrin e luftės nacionalēlirimtare kundėr pushtuesve fashistė e tradhtarėve. Atė e krijoi Partia nga gjiri i popullit dhe tok me popullin, nėn udhėheqjen e Partisė, ajo dha njė kontribut shumė tė madh. Sigurimi i shtetit sė bashku me armėt e tjera tė diktaturės sė proletariatit dėrrmoi rezistencėn e klasave tė mundura shfrytėzuese, tė mbeturinave tė tyre dhe tė armiqve tė jashtėm, siguroi qetėsinė dhe jetėn e re nė Shqipėrinė socialiste
. Sot nga arma e sigurimit kėrkohet njė punė sa mė e kualifikuar. Ajo duhet tė godasė kurdoherė nė shenjė. Ajo duhet tė parandalojė tė keqen aty ku mund tė shfaqet ose tė zhvillohet e tė zbatojė dhe tė mbrojė me vendosmėri ligjshmėrinė socialiste
Si kurdoherė pranė jush do tė jetė Partia. Ajo qė e krijoi dhe e ka udhėhequr armėn e Sigurimit tė Shtetit.
Enver Hoxha
Sekretar i Parė i KQ tė PPSH
Detyrat e Rrjetit Informativ nė 1943
- Lėvizjet e armikut (shkuan nga Durrėsi apo Elbasani
30 kolona me ushtarė e armatime).
- Sasia e ushtrisė qė ndodhet nė njė qytet apo bazė, kazermat, depot me municion, ushqime. Aerodromi, urat pikat strategjike zyrat e komandave tė SIM-it.
- Informata tė detajuara pėr ushtarėt gjermanė, nėse kanė shenja dalluese, numrat. Kėto informata duhen dėrguar urgjentisht, pasi janė me shumė rėndėsi pėr tė identifikuar se nga kanė ardhur kėto divizione gjermane.
- Identifikimi i kolonės sė pestė, grumbullimi i dokumenteve dhe informative, vezhgimi i punės sė tyre dhe lidhjeve.
- Identifikimi i agjentėve tė italianėve, gjermanėve dhe tė shiturve.
- Identifikimi i armiqve tė Partisė, lidhjet e tyre
Krijoni Kontakt