Close
Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 122

Tema: Spiunazhi

  1. #111
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar mė parė nga Dalan Lexo Postimin
    @wittstar
    Mund tė na sjellėsh ndonjė nga kėto konfirmimet e agjensive tė lajmeve t'i hedhim njė sy?
    Nje poliagjent nuk ka nevoje te konfirmohet ne forumin shqiptar?
    Aty mbahu se do ta japi konfirmimin.
    mendimi im

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vertet agjentet ruse kan qen te bukura e intelogjente po ama xhejms bondit sja kan hedhur..

    ai i kiu shum nga ato.. mirpo ne castet e kirjes gjithmone e shqetsonin nga qendra..po ai si b k qe ishte u a mbillte telefonin..

  3. #113
    Citim Postuar mė parė nga jakoblenz Lexo Postimin
    Nje poliagjent nuk ka nevoje te konfirmohet ne forumin shqiptar?
    Aty mbahu se do ta japi konfirmimin.
    mendimi im
    Thjeshtė kėrkova njė lajm i cili ėshtė bėrė publik nga njė njė agjensi lajmesh.
    Nuk kėrkova dosjen e tij!

  4. #114
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    A ka konfirmim me te qarte se harakiri kolektiv i policave gjerman!!!

    Citim Postuar mė parė nga Dalan Lexo Postimin
    @wittstar
    Mund tė na sjellėsh ndonjė nga kėto konfirmimet e agjensive tė lajmeve t'i hedhim njė sy?
    Nuk e keni marre vesh ju qe te gjithe policat qe rruanin kuartierin e NATO-s ne Bruksel,te gjithe cuditerisht polica gjerman, kane bere harakiri.
    Tashti pas kesaj disfate kam degjuar se NATO nuk merr me polica gjerman per te rruajtur instutucionet e veta.
    Jo vetem kaq por policat gjerman edhe ata si shiksat nuk guxojne te dalin me neper Bote se i tallin te gjithe.U thone: Budallenje njeri e Budallenje tjetri!!!



    Of the great sages I am Bhrgu;of vibrations I am the transcendental om.Of sacrifices I am the chanting of the holy names,and of immovable things I am the Hi-Ma-Layas!!!
    Marre nga Bhagavad-Gita As It Is,faqe 377
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga wittstar : 12-05-2011 mė 06:26

  5. #115
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Citim Postuar mė parė nga wittstar Lexo Postimin
    Nuk e keni marre vesh ju qe te gjithe policat qe rruanin kuartierin e NATO-s ne Bruksel,te gjithe cuditerisht polica gjerman, kane bere harakiri.Tashti pas kesaj disfate kam degjuar se NATO nuk merr me polica gjerman per te rruajtur instutucionet e veta.
    Jo vetem kaq por policat gjerman edhe ata si shiksat nuk guxojne te dalin me neper Bote se i tallin te gjithe.U thone: Budallenje njeri e Budallenje tjetri!!!
    Jo s'e kemi marre vesh, prandaj te pyeti dhe ai me lart, na e sill t'a lexojme ose na sqaro si.. qysh.. tek..

  6. #116
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga EDLIN Lexo Postimin
    Jo s'e kemi marre vesh, prandaj te pyeti dhe ai me lart, na e sill t'a lexojme ose na sqaro si.. qysh.. tek..
    Epirotas, po ēa merresh me ate stalinistin mor djale. Atij i ka rreshkit kokrra grurit. S'e di ti qe wittstar desh ta rekrutonte BND gjermane kur ky studionte ne Gjermani. Kush e di ku ka kerkuar strehim politik. Une mendoj ne Bjellorusi ose ne Kine ...

    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Spiunazhi

    Armiku qė vjen nga kompjuteri

    Njė rrjetė merimange kineze ėshtė duke mbėshtjellė Uashingtonin, dhe ėshtė e gjatė 2500 vite. Nėse ėshtė e vėrtetė, siē denoncon “Uashington Post”, qė nuk ka server-a dhe banka tė dhėnash nė kryeqytet qė merimanga kineze nuk ka arritur dhe thithur, atėherė ky do tė ishte vetėm versioni teknologjik i asaj qė Sun Tzu parashikonte 500 vjet para Krishtit ek “Arti i Luftės”, kapitulli 13: “Nga njohja e armikut varet suksesi i armėve”.

    Tė kota pėrgėnjeshtrimet dhe protestat pėr pafajėsi. Spiunazhi kibernetik, hacker-imi, domethėnė penetrimi i paligjshėm nė kompjuterėt e tė tjerėve pėr tė marrė informacione tė fshehta apo pėr t’i paralizuar, ėshtė terreni nė tė cilin luftohet dhe do tė fitohet lufta e tė ardhmes, edhe pa bomba e masakra. E praktikojnė tė gjithė, ata qė zėnė pusi dhe ata qė lidhin rrjetėn e merimangės, si e tregojnė sulmet e shėrbimeve tė fshehtė amerikan dhe izraelit ndaj kompjuterėve qė kontrollojnė centralet bėrthamorė iranianė me supervirusin Flame, “flaka”.

    Qeveria e Pekinit mohon e indinjiuar dhe askush nuk i beson. Administrata nė Uashington proteston dhe kėrcėnon, e zemėruar jo vetėm pėr shkeljen e sekreteve shtetėrore, bankave tė tė dhėnave, arkivave gazetareske, studiove tė mėdha ligjore, Kongresit dhe Senatit, por ndoshta, edhe mė shumė, pėr poshtėrimin e tė parit tė Amerikės tė mposhtur nė kėtė lojė tė teknologjisė sė lartė nė tė cilėn ndihej e para. Ėshtė e mundur qė edhe njė herė, ashtu si ka ndodhur nė vitet tridhjetė kur ekspertėt konsideronin japonezėt njė popull tė tėrhequr dhe tė paaftė qė tė kėrcėnonte supremacinė ushtarake dhe teknologjike tė SHBA dhe Mbretėrisė sė Bashkuar nė Paqėsor, ka kundėrplasur nėnvlerėsimi i popujve tė tjerė, mbi tė gjitha lindorė.

    Nėse pyet specialistėt e sigurisė kibernetike, shkruan “Uashington Post”, qė prej vitesh pėson infiltrimet e hacker-ave kinezė, qė kėrkojnė mbi tė gjitha axhenda tė rezervuara, scoop-e ende tė padalė, numra telefonash tė fshehtė, do t’ju pėrgjigjen se nė kryeqytetin amerikan nuk ka institucione, agjenci, minitsri, zyra lobimi, ku nuk kanė arritur duart e merimangės sė Sun Tzu. “Pyes veten si arrijnė tė pėrzgjedhin dhe pėrdorin atė sasi aq tė madhe tė dhėnash qė grabisin, e pamtshme nė terabyte, mijėra miliarda byte”, thotė Shaun Henry, ish-pėrgjegjės pėr kundėrspiunazhin informatik nė FBI. Ndoshta me njė miliardė e 344 milionė banorė, nuk u mungojnė koha dhe personeli.

    Spiunazhi i heshtur, qė vetė Henry e krahason me njė burrė tė padukshėm “qė zhbiron nė sirtarėt tuaj”, ėshtė masiv dhe pa dallim. Studio e Mandiant, shoqėria kundėr hacker-ave e angazhuar nga “Uashington Post”, ka arritur nė konkluzionin qė 141 institucione publike dhe private dhe 20 revista e gazeta janė dhunuar prej kinezėve, por ky ėshtė vetėm numri i atyre pėr tė cilat ka siguri. Rrjeta pėrpiqet tė mbėshtjellė kėdo, dhe cilindo ent, qė mund ta ndihmojė tė rindėrtojė deri nė detaje rrjetin e personave, marrėdhėniet e tyre, ndikimin e tyre. Duket sikur, edhe pa pėrdorur tė dhėnat, pėrpiqet qė tė kuptojė se si funksionon nga brenda makina e pushtetit politik, ekonomik, financiar, kulturor, aq tė ndryshėm nga ai kinez. Dhe ndoshta pėr tė goditur, qė nga Amerika, kundėrshtimet politikė dhe fetare brenda vendit. Kush shkruan fjalėn Tibet ėshtė e sigurtė qė do tė zhbirohet.

    Kohėt e spiunazhit industrial dhe ushtarak tė stilit KGB apo GRU, shėrbimi i fshehtė ushtarak sovjetik, janė duke marrė fund. Mund tė zbulohen dhe ēmontohen ende kompani false, si “Arc Electronics e Hjustonit”, e krijuar nga njė rus i shndėrruar nė amerikan, Aleksander Fishenko, i cili blinte materiale elektronikė shumė tė sofistikuar dhe e dėrgonte nė Moskė, pavarėsisht ndalimit absolut tė eksportit. Por vitet e Konkordskit, supersonikut Tupolev Tu-144 shumė i ngjashėm me projektin Concorde franko-anglez, apo planet e detajuar tė gjuajtėsit dhe bombarduesit Tornado, qė mbėrritėn nė Kremlin pėrpara se tė mbėrrinin nė stabilimentet evropianė, janė tė kapėrcyer.

    “Kurthet e mjaltit” si ata tė bukuroshes Anna Chapman, e cila nga Nju Jorku shėrbente si mbėshtetje pėr Fishenkon, bėhen tė vjetėruar kur projektet e detajuar, bashkėbisedimet privatė, pyetjet “kush ėshtė” dhe “ēfarė bėn” janė vetėm disa sekonda larg, aq sa duhet pėr tė shkarkuar byte nga njė server, shpesh nėpėrmjet daljeve tė vogla tė sigurisė, qė janė lėnė nga vetė programuesit. “Ēdo derė e kyēur mund tė hapet”, shpjegonte Jeff Sitar, kampion botėror i hajdutėve tė kasafortave klasike. “Tė gjithė duhet ta kuptojmė se siguria absolute nuk ekziston nė informatikė dhe qė asnjė rrjet nuk ėshtė i paprekshėm”, paralajmėron specialisti pėr sigurinė nė qendrėn pėr studime strategjike ndėrkombėtare, James Leuis, pasi e ka izoluar serverin e qendrės, por qė mė pas e ka parė tė penetrohet.

    Dueli mes shpatės mė tė mprehtė dhe mburojės mė tė fortė riprodhohet shekull pas shekulli, duke lėnė gjithmonė tė hapur rezultatin. Kompanitė private qė merren me ndėrtimin e mburojave e zmadhojnė rrezikun, sepse nė mesin e panikut pėr tė dhėna tė grabitura gjithnjė e mė shumė kompani shkojnė tek ato nė kėrkim tė shėrbimeve tė tyre pėr t’u mbrojtur. Spiunazhi ka qenė gjithmonė fati i kundėrspiunazhit, dhe e anasjellta, dhe format e reja tė luftės sė fshehtė nuk bėjnė pėrjashtim nė kėtė dinamikė tė tregut. Coca-Cola, Apple, Lockheed Martin, MCDonald’s kanė qenė, mes shumė kompanive tė tjera tė mėdha, tė sulmuara ndoshta nga kinezėt, tė cilėve sot ėshtė e lehtė t’u atribuosh ēdo virus, ēdo lloj “peshkimi” nėpėrmjet pėrdoruesit qė bie lehtėsisht nė rrjetė.

    E nėse ndokush pyet se ēfarė sekretesh mund tė fshehtė kasaforta e njė kompanie qė prodhon pije tė gazuara dhe patate tė skuqura, atėherė nuk sheh pikėn kyēe tė rrjetės kineze tė merimangės. Pėrmes njė kompanie shumėkombėshe si Coca Cola apo McDonald’s kinezėt rindėrtojnė rrjete influencash, mekanizma financimi dhe operacionesh nė tregjet e valutave pėr tė anuluar kapėrcimet e vlerės, shohin se si ndėrtohet njė perandori industriale dhe tregtare. Mėsojnė. Natyrisht, ka sekrete ushtarake dhe industriale qė serverat e kompanive si Lockheed, Boeing, Raytheon i zotėrojnė dhe qė gjeneralėt/industrialistėt kinezė i kėrkojnė me ngulm, duke shmangur edhe lodhjen e “inxhinierisė sė prapthi”, krijuar nga sovjetikėt qė u duhej tė ēmontonin dhe mė pas tė pėrpiqeshin tė rimontonin duke kopjuar pjesėt e vjedhura nė SHBA dhe Evropė. Por qėllimi ėshtė mė i gjerė, mė pak ideologjik se sa rusėt e viteve gjashtėdhjetė.

    Tė habit befasia e klasės drejtuese politike amerikane qė nėpėrmjet presidentit tė Komisionit tė Shėrbimeve tė Fshehtė tė Senatit, republikanit Mike Rogers, thotė se “rreziku po rritet nė mėnyrė eksponenciale” dhe pėrfiton pėr tė kritikuar Presidentin Obama: “Duhet tė bėjė mė shumė pėr t’u shpjeguar kinezėve qė do tė kenė pasoja tė rėnda pėr spiunazhin informatik tė sponsorizuar nga shteti”.

    Edhe pa marrė parasysh qė shteti, Republika Populloire mohon ēdo rol, pra Obama u flet atyre qė nuk dėgjojnė. Ishte evidente qė eksportimi masiv i teknologjisė, pėr tė kėrkuar kosto prodhimi jonjerėzore, do tė sillte rritjen e shpejtė tė dijeve. Dhe bashkė me to oreksin, e kinezėve qė shpesh vijnė tė specializohen nė ata universitete amerikanė qė u mėsojnė atyre mėnyrat se si t’i zhbirojnė.

    Pasi u kanė dhėnė kinezėve peshkun pėr tė mbijetuar, sipas maksimės sė famshme tė Mao Ce Dunit, u kanė mėsuar atyre tė peshkojnė. Dhe kryeqyteti i demokracisė mė tė madhe nė botė, ai qė gjithmonė ka pasur, ose ka thėnė se ka pasur, transparencėn dhe hapjen e virtutin tė vet parėsor, sot jeton ankthin e tė mbėshtjellit nė njė rrjetė prej tė cilės mund tė mbrohet vetėm pėrmes njė paranoje tė re kiber-makartiane. Por nė epokėn e ndėrlidhjes sė ēastit nė nivel global, ku “ēimkat” nė zyra, “pėrgjuesit” nė fijet e telefonave mikrokamerat dhe mikrofilmat tingėllojnė tė vjetėruar njėsoj si avulli, nuk mund tė mbyllesh nė kasafortė pa u mbytur.

    Mbetet ende i shpėtuar, jo rastėsisht, planeti elektoral, ku nuk ka hyrė vota elektronike. Asnjė eksperiment i votimeve online nuk ka kėnaqur Komisionin Federal tė Zgjedhjeve dhe kėshtu mbeten nė fuqi sistemet klasikė, ndonėse jo tė pėrsosur. Makthi i “Kandidatit Manchurian”, i kandidatit nė Shtėpinė e Bardhė tė kushtėzuar dhe programuar pikėrisht nga kinezėt, mund tė realizohet. Jo mė me shpėlarjen e trurit, por me njė klikim tė thjeshtė nga Pekini.

    http://www.gazetametropol.com/armiku...ga-kompjuteri/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Spiunazhi

    MORTEN STORM Historia e ēuditshme e njė agjenti modern

    Ky ėshtė njė pėrkthim i versionit tė shkurtuar tė projektit tė gazetarisė investiguese qė fitoi Ēmimin Evropian tė Shtypit muajin qė kaloi. I botuar fillimisht nė gazetėn daneze “Jyllands-Posten”, ai flet pėr historinė e jashtėzakonshme tė Morten Storm, njė ish-agjent i shėrbimit tė fshehtė danez, dhe rolin e tij nė ndihmėn qė i dha CIA-s pėr tė gjetur vendndodhjen e liderit tė Al Kaedės, Anvar al-Avlaki, i cili u vra prej avionėve tė telekomanduar amerikanė nė Jemen bashkė me tre tė dyshuar tė tjerė, pjesėtarė tė rrjetit terrorist, nė shtator 2011.

    I zhgėnjyer sepse autoritetet amerikanė nuk ia njohėn aspak meritėn pėr ndihmėn qė dha nė gjetjen e Avlakit, Storm shkoi tek “Jyllands-Posten” pėr tė treguar historinė e tij. Gazetarėt e intervistuan pėr mė shumė se 120 orė dhe mė pas ballafaquan me rigorozitet rrėfimin e tij me njė sėrė dokumentesh dhe mesazhesh nė e-mail, si dhe me rregjistrime audio dhe video qė ai u ofroi. Agjencia e fshehtė daneze, PET, ofroi njė deklaratė pėr gazetarėt, ndėrkohė qė CIA nuk iu pėrgjigj kėrkesave pėr tė komentuar.

    Artikulli ėshtė nė thelb rrėfimi i Storm pėr rolin e tij nė vrasjen e njė shtetasi amerikan (Avlaki kish lindur nė SHBA) nga forcat amerikane. Ėshtė njė histori e pabesueshme qė tė jep njė farė ideje pėr partneritetin e ēuditshėm – ndonjėherė plot tension – qė krijohet nė luftėn kundėr terrorit.

    Amerikani udhėton bashkė me njėsinė e tij nė dy kamionė, nėpėr terrenin gjithė gropa tė shkretėtirės, nė veri tė Jemenit. Rreth orės 09.30 tė mėngjesit, dy kamionėt ndalen dhe njė burrė trupvogėl, me mjekrrėn si shkurre e syzet e lidhura pas koke del nga njėri prej kamionėve. Anvar al-Avlaki ėshtė udhėheqėsi i Al Kaedės nė Jemen, dhe njė prej terroristėve mė tė kėrkuar nė botė.

    I lindur nė Nju Meksiko, me prindėr nga Jemeni dhe i arsimuar pėr inxhinieri, 40-vjeēari Avlaki ėshtė bėrė tashmė njė orator brilant si dhe njė strateg i pashoq brenda organizatės sė tij. Veē tė tjerave, ai ėshtė i dyshuari kryesor pėr njė atentat me bombė nė njė avion nė Ditėn e Krishtlindjeve tė vitit 2009. Pėr mė shumė se njė vit, emri i tij ka qenė nė “listėn e vrasjeve” tė CIA-s – njė listė me emra njerėzish, pėr tė cilėt Presidenti Obama ka autorizuar vrasjen e tyre.

    Tė gjithė ulen tė hanė mėngjes e tė pijnė ēaj, kur njė tingull nga qielli nis t’i shqetėsojė. Ėshtė mėngjesi i 30 shtatorit 2011. Dhe tingulli qė ata po dėgjojnė ėshtė ai i dy avionėve pa pilot, tė dėrguar nga njė bazė ushtarake amerikane diku nė Gadishullin Arabik. Tė gjithė ngrihen me nxitim dhe rendin drejt kamionėve, por gjenden nėn goditjen e raketave Hellfire, tė lėshuara nga dy avionėt. Asnjėri nuk mbijeton.

    Nė Uashington, Presidenti Obama e pėrshėndet vrasjen si “njė tjetėr arritje nė luftėn e madhe pėr tė mposhtur Al Kaedėn”.

    Ai qė nuk pėrmendet nė lajmet e mėvonshėm qė ofrojnė hollėsi pėr gjurmimin e Avlakit ėshtė agjenti i dyfishtė, i cili infiltroi nė qarqet mė tė ngushtė tė Al Kaedėsnė Jemen – njė danez trupmadh, kokėkuq, 37-vjeēar, i cili duket se ka qenė njė personazh qendror nė misionin e ēuditshėm amerikano-danez pėr tė goditur udhėheqėsin terrorist. Kjo ėshtė hsitoria e Morten Storm, i cili qė atėherė ka vendosur tė fshihet, nga frika pėr sigurinė e tij.

    Pėr pothuajse 10 vite pėrpara se tė nisė kjo histori, Storm ka qenė njė figurė e njohur ndėrkombėtarisht nė nė qarqet radikalė tė Islamit, i njohur me pseudonimin Murad Storm. Njė kriminel i dėnuar qė ishte konvertuar nė fenė myslimane, Storm vizitonte xhamitė nė tė gjithė Evropėn dhe Lindjen e Mesme, duke folur haptaz pėr nevojėn pėr njė xhihad tė ri. Por, siē thotė ai vetė, njė seri ngjarjesh tė komplikuara shkaktuan njė krizė besimi dhe e lanė tė zhgėnjyer me kauzėn. Duke mos qenė mė njė besimtar, ai vendosi tė bėhet agjent i dyfishtė dhe, nė dimrin e vitit 2006, i telefonoi shėrbimit tė fshehtė danez, i quajtur PET.

    Duke e ditur mirė se cili ishte, agjencia e fshehtė e Danimarkės organizoi menjėherė njė takim mes tij dhe agjentėve nga agjencitė e shėrbimit tė fshehtė britanik, MI5 dhe MI6, nė njė hotel pranė Regent’s Park nė Londėr. Mė vonė, PET organizoi edhe njė takim mes CIA-s dhe Storm, takim qė ndodhi nė Hotelin Scandic nė qendėr tė Kopenhagenit. Gjatė kėtyre takimeve dhe atyre qė u realizuan mė vonė, agjentėt diskutuan mėnyra tė mundshme se si Storm mund tė infiltronte nė grupet e islamit radikal.

    Njė plan, qė parashikonte sigurimin e njė nuseje pėr Avlakin, i shqetėsoi kaq shumė britanikėt saqė thanė se donin tė dilnin nga ky partneritet. Por agjencitė e shėrbimit tė fshehtė tė SHBA dhe Danimarkės vazhduan tė punojnė me Stormin, thotė ai, dhe nė fund tė 2006, danezi po bėnte tashmė njė jetė tė dyfishtė. Nė qarqet radikalė tė Islamit nė Evropė dhe nė Lindjen e Mesme, ai njihej si militanti Murad. Nė qarqet e shėrbimeve tė fshehtė, ai ishte Aghi – vėlla, nė arabisht – njė agjent i mbuluar qė pėrpiqej tė infiltronte nė njė rrjet tė rrezikshėm terrorist.

    Agjencitė e shėrbimit tė fshehtė tė SHBA dhe Danimarkės “e dinin qė Anvar mė shihte si njė mik dhe njeri tė besuar”, tha Storm. “Ata e dinin qė do tė isha nė gjendje tė mbėrrija deri tek ai dhe tė gjeja se ku fshihej. Kjo do tė thoshte se do tė isha nė gjendje tė ndihmoja… nė procesin e gjetjes sė Anvarit, me qėllim qė amerikanėt tė pėrgatisnin avionėt pa pilot dhe ta vrisnin. Ky ishte plani”.

    Storm ishte takuar fillimisht me Avlakin nė fillim tė vitit 2006 nė shtėpinė e babait tė Avlakit, Naser al-Avlaki. Nė atė kohė, Stormi jetonte nė Sana, kryeqyteti i Jemenit, ku studionte Islamin dhe Arabishten nė universitetin Al Imam, njė universitet i njohur pėr mėsime tė njė forme radikale tė Islamit, udhėhequr nga Abdul-Majid Al-Zindani. Ndėr studentėt e tjerė tė tij, kishin qenė edhe Anvar al-Avlaki dhe Osama bin Laden.

    Pjesėrisht pėr shkak tė tė kaluarės sė tyre perėndimore, Avlaki dhe Storm u afruan shumė. “Anvari nuk mė shihte si njė prej studentėve tė tij tė zakonshėm tė Islamit, as si thjeshtė njė nxėnės. Ai mė shihte mė shumė si njė shok. Tė dy vinim nga perėndimi, dhe mund tė flisnim lirisht me njėri-tjetrin, ndėrkohė qė tė tjerėt qė vinin nė leksionet e tij e trajtonin me njė respekt maksimal”.

    Nė vitet qė pasuan, Avlaki, ylli i tė cilit ishte nė ngjitje brenda Al Kaedės, nisi tė pėrdorė Stormin, duke i kėrkuar atij tė sillte pajisjet, pėrfshirė elektrikė dore, panele diellorė si dhe thika “Leatherman” teksa ky udhėtonte mes Evropės dhe Jemenit. Nė tė njėjtėn kohė, agjencitė perėndimore tė zbulimit ndiqnin objektivat e tyre.

    “Agjentėt e CIA-s mė udhėzuan tė blej nga dy palė prej ēdo gjėje me qėllim qė teknikėt e tyre tė shikonin nėse do tė ishte e mundur tė vendosnin pajisje pėrgjimi dhe gjurmimi”, tha Storm. “Objektimi i tyre ishte tė vendosnin njė pajisje gjurmuese qė do i mundėsonte tė gjenin vendndodhjen e Al-Avlakit”.

    Megjithatė, asgjė nuk ndodhi me planet, deri kur Stormi vizitoi Avlakin mė 17 shtator 2009. Udhėheqėsi terrorist, qė tashmė ndodhej nė listėn e mė tė kėrkuarve tė Amerikės e pėrshėndeti me ngrohtėsi, duke e pėrqafuar pėrpara 30 luftėtarėve muxhahedinė dhe duke i kėrkuar qė t’u bashkohej atyre pėr darkė. Pas vaktit, Avlaki dhe Stormi i lanė tė tjerėt pėr tė folur privatisht, dhe Avlaki nisi tė rendisė se ēfarė kėrkonte nga miku i tij.

    Pėrveē pajisjeve dhe ndihmės pėr tė mbledhur fonde, tė dy diskutuan pėr sulme terroristė. “Ai donte tė sulmonte qendrat e mėdha tregtare nė perėndim… duke pėrdorur armė biologjike. Por i thashė se nuk doja tė merrja pjesė nė vrasje civilėsh. Mund tė bija dakord vetėm pėr tė sulmuar shėnjestra ushtarake”, thotė Storm. “Sigurisht qė nuk do ta nidhmoja pėr tė kryer veprime terroristė. Por mė duhej ta bėja tė besonte qė isha nė anėn e tij”.

    Sipas vulės nė pasaportėn e tij, agjenti i dyfishtė u largua nga Jemeni dy ditė mė vonė. Ishte hera e fundit qė tė dy e shihnin njėri-tjetrin. Sapo u kthye, Stormi u mor nė pyetje nga agjentė tė shėrbimeve danez, anglez dhe amerikan nė njė Hotel nė Londėr. Pak javė mė vonė, njė tjetėr takim nga CIA u organizua nė Kopenhagen. Kėtu, Stormit i treguan disa fotografi satelitore tė njė province nė jug tė Jemenit. Agjentėt donin qė Stormi t’u tregonte vendin ku ishte takuar me Avlakin – diēka qė ai thotė se e bėri. Pak muaj mė vonė, trupat jemenase sulmuan kėtė bazė nė njė operacion nė shkallė tė gjerė, duke vrarė pronarin e shtėpisė. Por tashmė, Avlaki ishte larguar. Nė njė email tė datės 17 janar 2010, terroristi i shkruante Stormit: “A e mban mend atė tipin ku ti qėndrove? Ėshtė konfirmuar se e kanė vrarė. Sapo kisha folur me tė dhe i kisha thėnė tė arratisej pėr nė male nėse trupat qeveritare vendosnin tė sulmonin. Ai mė tha se do tė luftonte deri nė vdekje… dhe kėshtu bėri”.

    Pas sulmit, amerikanėt i humbėn gjurmėt e Avlakit, dhe Stormi doli vullnetar pėr ta gjetur.

    Nė pranverėn e 2011, Stormi u takua me tre agjentė tė PET, emrat e koduar tė tė cilėve ishin “Klang”, “Olde” dhe “Abu Kaj”, nė njė hotel nė bregdet, nė veri tė Kopenhagenit. Njė tjetėr agjente, njė grua me flokė tė kuqe i dha Stormit njė iPhone, si dhe njė kompjuter “Acer Aspire One”, qė ai do ta pėrdorte pėr tė gjithė komunikimin.

    “Misioni qė diskutohej gjatė takimeve ishte i qartė: Al-Avlaki duhej vrarė”, thotė Storm. “Njerėzit nė PET besonin se unė mund tė ēoja ata dhe amerikanėt tek Anvari. Kjo rezultoi e vėrtetė”.

    Por, duke qenė se udhėheqja e Al Kaedės besonte se qeveria e Jemenit e kishte tashmė njė sy nga Stormi, nuk ishte mė e mundur qė ai tė takohej drejtpėrdrejtė me Avlakin, i cili ishte zhdukur nė zonat e thella tė Jemenit. Nė pėrpjekje pėr tė kontaktuar me udhėheqėsin, Storm shkroi njė email tek revista e Al Kaedės “Inspire”, duke e sigluar me emrin “Ariu Polar”, njė nofkė qė atij ia kish vėnė vetė udhėheqėsi terrorist. Stormi shkroi se shumė shpejt do tė vinte nė Jemen dhe se ishte gati tė ndihmonte al-Avlakin me ēdo gjė qė do t’i nevojitej. Avlaki, i cili ishte i angazhuar shumė me revistėn, tha se do i dėrgonte Stormit njė mesazh me korrier, dhe qė mesazhi do tė ishte nė njė USB drive. Stormi i telefonoi menjėherė PET-it qė nga iPhone qė i kishin dhėnė nė takimin e fundit, duke i thėnė agjencisė se ishte nė kontakt me Al-Avlakin.

    Plani, sipas Stormit, ishte qė CIA tė pikaste vendndodhjen e Al Avlkakit ose duke e bėrė USB drive-n tė gjurmueshme me satelit, ose thjeshtė duke ndjekur korrierin qė do tė sillte mesazhin pėr Stormin.

    Stormi mbėrriti nė Jemen mė 23 qershor 2011 dhe arriti tė vendosė kontakt pak ditė pas mbėrritjes me dikė qė Avlaki e besonte. Sipas pasaportės sė tij, ai u largua nga vendi sėrish 5 ditė mė vonė, pėr t’u kthyer prapė nė fund tė korrikut, e duke i kaluar javėt e ardhshme nė pėrpjekje pėr tė vendosur njė kontakt tė sigurtė. Stormi i dėrgoi Avlakit njė mesazh ku rendiste tre kohė dhe vende tė ndryshėm ku korrieri mund ta takonte – njė masė standarde sigurie qė pėrdor Al Kaeda. Stormi i tha Avlakit se do tė priste vetėm 15 minuta nė secilin vend pėrpara se tė largohej, nga qė druhej se dikush mund ta vinte re.

    Askush nuk erdhi nė dy netėt e para qė sugjeroi Storm, por natėn e tretė, mė 14 gusht korrieri erdhi nė kohė, nė hyrjen e Jemen Mall. Me vete kishte njė USB drive me njė mesazh nga Al Avlaki, si dhe 300 dollarė amerikanė. Avlaki donte qė miku i tij Storm tė blinte disa sende personale pėr tė dhe t’ia dėrgonte sėrish me korrierin. Po atė mbrėmje, Stormi shkoi nė rrugėn Hadda pėr tė blerė ēfarė i kėrkonte Al Avlaki, duke ia dorėzuar korrierit kur e takoi sėrish nė njė restorant tė quajtur Alhamra.

    Pak ditė mė vonė, Avlaki i dėrgoi njė mesazh falėnderimi Stormit, dhe tė dy vazhduan tė shkėmbejnė mesazhe. “Nė USB drive e fundit qė mora nga Anvar, ai mė kėrkoi tė gjeja se ēfarė kishte shkruar perėndimi pėr tė dhe pėr planet qė ai kish pėr tė realizuar njė sulm me ricinė”, kujton Storm. “Mė kėrkoi gjithashtu njė frigorifer tė transportueshėm ku mund tė vendoste elementė qė do tė pėrdoreshin nė armė biologjike. Mė kėrkoi ta sillja herėn tjetėr qė do tė vizitoja Jemenin”.

    Stormi kontaktoi me PET dhe agjentėt i thanė qė tė vinte nė njė takim nė jug tė Spanjės pėr tė diskutuar njė plan veprimi. Pėrpara se tė largohej, kontaktoi me Avlakin pėr t’i thėnė se po largohej nė njė udhėtim privat por qė do i dorėzonte njė USB drive, e cila pėrmbante artikuj gazetash qė kish gjetur, njė ndėrmjetėsi nė Sana qė Avlaki e njihte dhe tė cilit ai i besonte. Nė Malaga, Stormi u takua me agjentėt danezė, Klang, Olde dhe Abu Kaj, bashkė me “Hvalpen” dhe “Jed”, njė agjent amerikan qė kish qenė kontakti i CIA-s me Stormin nė Danimarkė pėr shumė vite.

    “Tė gjithė ishin tė entuziasmuar dhe pėrplasėm duart me njėri-tjetrin pėr arsye se ndjemė qė ishim shumė pranė gjetjes sė vendndodhjes sė Anvarit”, thotė Storm. “Amerikani tha se shpėrblimi pėr kokėn e Anvarit ishte shumė i madh dhe se llogaria nuk kishte datė skadence pėr arsye se e donin tė vdekur. PET ishte e pranishme gjatė takimit nė Malaga, si gjithmonė, kur unė takohesha me CIA-n. Ata i dinin dhe i pranonin pasojat e misionit – kishin dijeni tė plotė se al-Avlaki do tė vritej”.

    Pak ditė mė vonė, nė fillim tė shtatorit, Stormi mori njė telefonatė nga ndėrmjetėsi, i cili i tha se po takonte korrierin e Avlakit pėr tė dorėzuar USB-nė me artikujt. Stormi thotė se i telefonoi menjėherė PET-it pėr t’u thėnė se ku do tė ndodhte shkėmbimi. Agjentėt danezė i thanė se do ia pėrcillnin menjėherė informacionin amerikanėve. Mė vonė, ndėrmjetėsi nė Sana i tha Stormit se korrieri e kishte takuar dhe e kish marrė USB drive-n.

    Tre javė mė vonė, Stormi pa nė lajme se Avlaki ishte vrarė. Avionėt pa pilot tė CIA e kishin gjetur objektivin e tyre.

    Storm besonte se kishte luajtur njė rol kyē nė gjetjen e Avlakit nga amerikanėt pėrpara vrasjes, dhe mbeti i befasuar kur agjenti Klang i tha se amerikanėt e mohonin kėtė, duke ia njohur meritėn informacioneve nga njė tjetėr mision. I zemėruar se nuk po i njihej merita dhe ajo qė i takonte, Storm i tha PET se nuk donte tė kishte tė bėnte mė me amerikanėt. Por agjentėt danezė u pėrpoqėn t’i zbusin gjėrat duke organizuar njė takim mes Stormit dhe njė pėrfaqėsuesi tė CIA-s me emrin Michael, i cili kishte zėvendėsuar Jedin kohėt e fundit.

    Takimi do tė ndodhte saktėsisht njė javė pas vrasjes sė Avlakit, nė tė njėjtin hotel nė bregdet nė veri tė Kopenhagenit ku ai ishte takuar mė parė me agjentėt danezė. Por Stormi e kishte humbur besimin dhe ai vendosi tė pėrdorė telefonin e tij celular pėr tė rregjistruar takimin. Nė rregjistrim, dėgjohen zėrat e disa danezėve (mė vonė tė identifikuar si agjentėt e PET) qė pėrpiqeshin tė bindnin Stormin tė fliste me amerikanin, i cili ndodhej aty pranė. Stormi ra dakord jo pa hezituar dhe agjentėt danezė e shoqėruan nė njė apartament pranė hotelit, ku e lanė vetėm nė dhomėn e ndenjes me Michaelin, teksa agjentėt e tjerė pėrgatisnin kafenė nė kuzhinė.

    Gjatė bisedės, amerikani mund tė dėgjohet tek thotė se “al-Avlaki ishte njė njeri i lig, qė duhej neutralizuar”. Gjatė bisedės, ai konfirmon gjithashtu se Stormi kishte punuar me CIA-n dhe PET pėr shumė vite, dhe se Storm dhe PET kishin luajtur njė rol thelbėsor nė gjetjen e Al Avlakit. Agjenti lė tė kuptohet edhe qė Presidenti Obama e di se cili ėshtė Stormi.

    Michael: “Dua ta kuptosh, ky ishte njė ekip. Ishte njė lojė skuadre, qė pėrfshiu njė ekip nga organizata ime – mua, qė jam kėtu me ty, Jedin qė ishte mė parė. Pėr njė periudhė tė gjatė kohe ne kishim ekipin tonė, kishim njė projekt. Dhe ti luajte rolin mė tė rėndėsishėm nė tė. Ok. Dhe pėr kėtė arsye, ka shumė njerėz nė organizatėn time, nė qeverinė time – kur them shumė, e kam fjalėn mė tė zgjedhurit…”

    Storm: “Po tė gjithė e njohim Alexin, tė gjithė e njohim Georgen (agjentė tė CIA me tė cilėt u takua Storm) dhe ti i njeh gjithė tė tjerėt”.

    Michael: “Po, por nuk po flas pėr Alex dhe George, ti e di. Po flas pėr…”

    Storm, duke qeshur: “Kė, Obamėn?”

    Michael: “Po flas pėr Presidentin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės… ai tė njeh… ai e di pėr ty. Kėshtu qė njerėzit e duhur e njohin kontributin tėnd. Dhe pėr kėtė tė jemi mirėnjohės”.

    Por, nė tė njėjtėn kohė, Michael kėmbėngul se nė dijeninė e tij, nuk ishte misioni i Storm, por ishte njė operacion paralel qė gjeti vendndodhjen e Avlakit.

    CIA nuk iu pėrgjigj kėrkesave pėr tė komentuar.

    I pyetur pėr rolin e PET nė planifikimin e misionit pėr vrasjen e Avlakit, Jakob Scharf, qė drejton agjencinė daneze tha nė njė deklaratė:

    “Pėr shkak tė mėnyrės sė tė punuarit tė PET, PET as nuk mundet as nuk do tė konfirmojė publikisht qė persona tė caktuar janė pėrdorur si burime nga PET. Mė tej, PET nuk i lejohet tė kalojė informacione nė publik pėr operacione tė caktuar. Megjithatė, PET nuk merr pjesė dhe nuk mbėshtet operacione ku objektivi ėshtė vrasja e civilėve. Kėshtu qė, PET nuk kontribuoi nė operacionin ushtarak qė ēoi nė vrasjen e Al-Avlakit nė Jemen”.

    Stormi mbetet jo i bindur pėr shpjegimin e operacionit paralel. “Gjithēka pėrputhet me planin qė ne kishim bėrė”, thotė ai. “Ndėrmjetėsi im i besuar nė Jemen mė tha se korrieri qė erdhi tė marrė USB drive-n ishte njė djalė i ri, 15 apo 17 vjeē. Dhe koha gjithashtu pėrputhet”.

    Nė shumė rrėfime pas sulmit, zyrtarė tė shėrbimit tė fshehtė amerikan citohen tė kenė thėnė se CIA, apo agjentė jemenas qė punonin pėr CIA-n, kishin ndaluar njė korrier tė ri nė moshė shumė pranė Avlakit, dhe qė kjo ndodhi nė fillim tė shtatorit – pikėrisht nė kohėn kur korrieri po merrte flash drive-n e Stormit nė Sana.

    “I gjithė ekzekutimi i pėrshkruar nga CIA ėshtė ekzaktėsisht siē e planifikuam”, thotė Storm. “jam i bindur se CIA e kapi korrierin qė erdhi tė marrė USB-nė me urdhėrin tim, dhe qė kjo ēoi drejt vendit ku fshihej Anvar. Por, me sa duket, amerikanėt nuk duan ta pranojnė se ishte njė agjent i PET nga njė vend i vogėl si Danimarka qė i ēoi tek Anvari”.

    http://www.gazetametropol.com/morten...gjenti-modern/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Spiunazhi

    18 Qershor 2014 - 11:58 | LAJME



    Mata Hari, njė prej spiuneve mė tė “poshtėra” tė shekullit 20

    20Margarete Gertrud Zelle, e njohur pėr brezat e mėvonshėm si Mata Hari, ėshtė njė prej spiuneve mė tė “poshtėra” tė shekulit 20. Sipas tė gjithė rrėfimeve, Zelle nuk ka qenė njė spiune e suksesshme, megjithatė historia e saj mishėron tė gjithė elementėt – guximin, ekzotizmin, si dhe njė person kameleonik – qė i bėn tė gjithė rastet e spiunazhit kaq tėrheqės pėr njerėzit. Nė moshėn 17 vjeēare, Zelle u martua me John Macleod, njė zyrtar britanik nė Inditė Lindore dhe shkoi bashkė me tė nė Java. Me tė pati dy fėmijė, njė prej tė cilėve vdiq qė foshnjė, ndėrkohė qė iu desh t’i nėnshtrohet pėr 9 vite brutalitetit, abuzimeve, dehjeve si dhe sjelljeve tė tij rrugaēėrore, deri kur ai nė fund e braktisi, duke marrė me vete edhe tė bijėn. Ndonėse Zelle mori mė vonė tė drejtėn e rritjes sė tė bijės, nė 1905 ajo e la me familjen nė Holandė dhe u zhduk, shkruan Bota.al.

    Zelle u rishfaq pak kohė mė vonė nė Paris si Mata Hari, njė kėrcimtare ekzotike qė thosh se kish lindur nė fiset Hindu. Nė fillimin e Luftės sė Parė Botėrore, Mata Hari hyri nė shėrbimin e fshehtė gjerman, pasi ishte rekrutuar nga njė prej tė dashurve tė saj, kreu i policisė i Berlinit. Vijoi tė kėrcejė nė skena luksoze nė Londėr, Paris, Antverp dhe Bruksel ndėrkohė qė lufta ziente, e nė tė njėjtėn kohė duke transmetuar raporte tė fshehtė zbulimi pėr Gjermaninė, tė cilat i siguronte prej shumė klientėve tė saj diplomatė.

    Pas njė sinjalizimi prej shėrbimit tė fshehtė italian, autoritetet francezė kuptuan diēka dhe nisėn tė vėzhgojnė me kujdes lėvizjet e saj. Pa patur prova tė mjaftueshme qė ta dėnonin pėr spiunazh, por duke dashur ta dėbojnė, autoritetet nisėn procedurat e dėbimit. Gjithnjė e zgjuar dhe e mprehtė, Mata Hari bindi dėbuesit saj se nuk qe njė agjente pėr Gjermaninė dhe dėshironte qė tė spiunonte pėr aleatėt si dhe tė provonte besnikėrinė e saj ndaj kauzės sė tyre. Pėr tė testuar kėtė besnikėri, autoritetet franceze vendosėn ta dėrgojnė me mision tė fshehtė nė Brukselin e pushtuar. Edhe pse nisi tė marrė pjesė nė veprimtari tė shkallės sė ulet tė spiunazhit pėr aleatėt, Mata Hari vazhdoi tė marė urdhėra nga Gjermania. Ajo kėrkonte shuma tė mėdha parash pėr shėrbimet e saj, si nga gjermanėt ashtu dhe francezėt, ndėrkohė qė i binte kryq e tėrthor kontinentit.

    Mė vonė, Mata Hari shkoi nė Spanjė ku u takua me urdhėruesit e saj gjermanė dhe ra dakord tė dėrgojė njė seri informacionesh pėr nė Berlin. E kreu mė sė miri detyrėn, ndonėse pėrdori njė kod, tė cilin gjermanėt e dinin se tashmė francezėt e kishin zbėrthyer. Veprimet e saj u dukėn si njė pėrpjekje e qėllimshme pėr tė mos shėrbyer mė pėr gjermanėt, tė cilėt nuk mund tė paguanin mė shumat e mėdha qė ajo kėrkonte. Gjermanėt e pushuan pas kėsaj gafe tė pėrllogaritur, i paguan shumėn e fundit dhe e urdhėruan tė kthehet nė Francė. Nė Paris, Mata Hari u arrestua me nė duar ēekun qė i kishin paguar gjermanėt. Nė fund tė gjyqit dy-ditor, u dėnua me vdekje pėr spiunazh dhe tradhėti. Mata Hari u ekzekutua nga njė skuadėr pushkatimi nė 15 tetor 1917.

    (d.b/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/kultur%C3%A...20-196112.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #120
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,030

    Pėr: Spiunazhi

    Nuk paska asnje shkrim ne lidhje me spiunazhin psiqik te cilin USA dhe RUSIA kane aplikuar dhe vazhdojne ta aplikojne prej dekadash ,kjo eshte ndoshta forma me e sakte dhe me afikasja e njohur deri me sot ne historine e spiunazhit boteror , ku agjentet e rekrutuar nga sherbimet sekrete nuk gabojne kurre

Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-07-2002, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •