nje spiun ishte.. origjin shqiptare nga kosova.. punonte neper stamboll e ankara.. e atje lunte me disa porta.. me gjerman me anglez e me cti vinte mbar..boll tja mushnin xhepin..
nje spiun ishte.. origjin shqiptare nga kosova.. punonte neper stamboll e ankara.. e atje lunte me disa porta.. me gjerman me anglez e me cti vinte mbar..boll tja mushnin xhepin..
Nuk e di nese pyetjen tende e ke bere ne lidhje me Iliaz Bazna qe eshte cilesuar si "Ciceroni".. Ky eshte materiali qe kam gjetur..Postuar mė parė nga Kreksi
Jeta e shqiptarit Bazna nga hajdut nė ēelėsabėrės
Iliaz Bazna ėshtė emri i legjendės shqiptare tė spiunazhit, i njohur me pseudonimin Ciceroni. Ka lindur nė vitin 1904, nė Prishtinė, nė kohėn kur krahina e Kosovės, por edhe pjesa mė e madhe e Ballkanit, ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane. Ai dhe e gjithė familja e tij janė shqiptarė nė origjinė, por nė edukimin e tij ndikoi shumė tradita turke. Bazna tregonte se babai i tij ishte njė mysliman i devotshėm dhe mbante titullin mullah. Gjyshi i tij dhe xhaxhallarėt kanė jetuar kohėn e xhonturqve, d.m.th., tė turqve tė rinj, nė kohėn e Mustafa Kemal Ataturkut. Tre nga kushėrinjtė e parė tė tij, por edhe Bazna vetė, patėn studiuar nė njė akademi ushtarake turke dhe arritėn tė shkėlqejnė me punė, aq sa njėri prej tyre ka qenė kryebashkiaku i Ankarasė nga viti 1960 - 1962. Por agjenti i ardhshėm, Bazna, do tė flakej jashtė akademisė ushtarake dhe nė vitin 1919 do tė niste jetėn e keqbėrėsit ordiner nė Stambollin e pushtuar nga aleatėt. Fillimisht kapet duke vjedhur armė nė depot e ushtrisė britanike, dhe pėr kėtė kalon njė pjesė tė jetės sė tij nė kampin penal tė Marsejės. Pasi doli kampi, zuri punė nė njė fabrikė ku prodhoheshin ēelėsa pėr kasafortat dhe bėhet mjeshtėr nė kėtė profesion, pas disa dėshtimesh nė pėrpjekjet e tij pėr tė gjetur punė nė pėrfaqėsitė diplomatike.
Dokumentet sekrete
Pasi punoi pėr njė ambasador jugosllav, pėr njė konsull britanik, pėr njė atashe ushtarak amerikan ai arrin tė punėsohet nga ambasadori britanik, Knaēbull-Hugesen, nė Ankara. Hugesen ishte naiv kur mendonte se ishte i pėrgatitur pėr tė mos ia hedhur kėrrkush. Nė fillimin e vitit 1943 ambasadosri punėsoi Baznėn, njė njeri i mprehtė, servil dhe dinak, i cili e dinte se ēduhet tė bėnte pėr padronin e tij. Bazna, pasi qe shtrėnguar ta linte akademinė qe kthyer nė njė autodidakt dhe kishte njohuri tė mira nė disa gjuhė, tė cilat i fliste rrjedhshėm. Ai ishte i pėrpiktė nė realizimin e tė gjitha detyrave. Hugesen e vlerėsoi Baznėn dhe i besoi atij verbėrisht pėr tė gjitha. Pra, ai nisi tė mbėshtetet tek Bazna. Kėshtu, Bazna, brenda pak muajve, i mėsoi tė gjitha zakonet e ambasadorit, madje dhe lėvizjet e sjelljet tij. Shqiptari u bė njeriu mė i privilegjuar dhe mė i besuar. Ai zbuloi qė punėdhėnėsi i tij solli nė shtėpi dokumente shumė tė rėndėsishme sekrete pėr ti studiuar. Madje, ai vuri re qė Hugesen i mbante dokumentet nė kasafortė. Bazna, mjeshtri i ēelėsave tė kasafortave, arriti ti dublojė ēelsat. Zbuloi dhe kombinimin e shifrave tė kasafortės sekrete dhe i tėrhoqi dokumentet. Kėshtu, mė 20 tetor ai i merr ato dhe, me anėn e njė likuidi tė quajtur Leica, prodhon faksimile tė tyre. Ishte koha e Konferencės sė Teheranit dhe Bazna jo vetėm qė zbuloi dokumente sekrete, qė kishin tė bėnin me operacionet e aleatėve nė Normandi, por ai mėsoi shumė tė fshehta nė lidhje me rrezikun qė i kanosej Ballkanit.
Takimi me gjermanin Ludvig
Nė mbrėmjen e 26 tetorit tė vitit 1943 Bazna takohet me njė zyrtar tė lartė tė ambasadės gjermane, pėr tė cilin kishte punuar mė pėrpara, dhe i ofron atij faksimilet e dokumenteve sekrete. Zyrtari i lartė gjerman i njohur me pseudonimin Pierre, ishte rekrutuar nga RSHAVI, dhe quhej Ludvig C. Bazna dhe ai punuan sė bashku nė fshehtėsi. Bazna i kėrkoi gjermanit 20 mijė stėrlina nė kėmbim tė informacionit. Gjermani e refuzoi pėr momentin kėrkesėn e shqiptarit, duke i thėnė se nuk ishte i gatshėm tė jepte shuma tė tilla. Megjithatė, ai e kuptoi se bėhej fjalė pėr njė informacion shumė tė rėndėsishėm dhe kėmbėnguli tė shikonte dokumentet. Bazna i tha se nuk ishte aq budalla sa tia jepte dokumentet para se tė paguhej, pėrndryshe do tua shiste ato sovjetikėve. Ai i tha gjermanit se do tia jepte dokumentet nė bobinė filmike, por kjo do tu kushtonte gjermanėve 15 mijė stėrlina. Ludvigu kishte nė dispozicion 3 ditė pėr ta vlerėsuar ofertėn e shqiptarit. Bazna do ta telefononte Ludvigun nė ambasadėn gjermane nė datėn 30 tetor 1943, nė orėn 3 pasdite dhe do tė prezantohej nė telefon si Pierre. Ai do tė pyeste nėse Ludvigu kishte ndonjė letėr pėr tė. Nėse pėrgjigja do tė ishte negative, atėherė gjermanėt nuk do tė dėgjonin mė kurrė pėr tė. Ishte pak pas mesnate kur vizitori veshi pallton, vuri njė kapele qė i binte pak mbi sy dhe shkoi te dera ku ndodhej Ludvigu. U ul pranė gjermanit dhe i tha me zė tė ulėt: Ju doni tė dini se kush jam unė? Jam rekruti i ambasadorit britanik. Pasi u fut brenda, Bazna nė mėnyr tė habitshme iu zhduk nga sytė Ludvigut i cili fillimisht e ndoqi atė nėpėr rrugė, por nuk e pa mė. Mengjesin tjetėr Ludvigu ia tregoi historinė e tij ambasadorit gjerman nė Turqi, Franc Fon Papen. Por ky nuk u habit, pasi ishte marrė me spiunazh dhe intriga. Kishte rekrutuar spiunė nė Amerikė, madje kishte kontaktuar edhe me Mata Harin, me famė, dhe tashmė ishte pėrfshirė nė tė gjitha kombinacionet sekrete brenda Rajhut tė Tretė. Duke qenė se Turqia ishte njė vend neutral, ajo ishte bėrė njė qendėr e spiunazhit tė tė gjitha fuqive tė mėdha.
Si e mori shqiptari emrin Cicero
Fon Papen i tha Ludvigut se nuk ishte i autorizuar ta paguante shumėn prej 20 mijė stėrlinash, pėr njė informacion akoma tė pavėrtetuar. Pėr mė tepėr, ai i tha se ky vendim duhet tė merrej nga nivele mė tė larta shtetėrore nė Gjermani, pra nga ministri i Jashtėm i Gjermanisė tė asaj kohe, Joakin Fon Ribentrop. Ambasadori i dėrgoi njė mesazh tė koduar Ribentropit, ku i shpjegonte situatėn dhe i kėrkonte shumėn prej 20 mijė stėrlinash si fillim, ndėrsa mė pas do tė procedohej edhe me shuma tė tjera. Shuma duhet tė mbėrrinte nė Ankara jo mė vonė se 30 tetori, pėrndryshe operacioni do tė dėshtonte. Edhe pse ambasadori nuk e mendonte tė tillė, pėrgjigjja nga Berlini ishte pozitive.
Ludvigu shkoi mė pas, sipas urdhrit, nė zyrėn e ambasadorit. Papeni i tha Ludvigut se duhej tė bėnte marrėveshje me atė qė tashmė do tė quhej Ciceron, sipas emrit tė marrė nga oratori i famshėm romak, pasi informacioni ishte shumė shpresėdhėnės. Ambasadori i tha Ludvigut se korrieri kishte mbėrritur dhe me vete kishte sjellė edhe 20 mijė stėrlinat. Megjithatė, ambasadori e kėshilloi Ludvigun qė tė ishte i kujdesshėm, pasi puna qė po bėnte ishte me rrezik. Takimi u bė nė vendin e caktuar dhe shqiptari i dorėzoi Ludvigut dy bobina filmike 35 mm. Ndėrsa Ludvigu u zgjat tė merrte bobinat shqiptari i qetė i tha: Mė parė, paratė. Ludvigu i nervozuar hapi zarfin dhe numėroi paratė. Ai kėmbėnguli qė, gjithsesi, para se tia jepte Ciceronit, ti shihte filmat tė zhvilluar, sepse nuk besonte. Ciceroni ra dakord pėr tė pritur vetėm gjysmė ore. Ludvigu e mori filmin dhe e pa tė zhvilluar nė njė dhomė tė errėt pranė zyrės sė tij. Informacioni pėrmbante tė dhėna tė rėndėsishme tė kohėve tė fundit. Ludvigu mė nė fund vendosi tė kryente pagesėn. Qė nga ky moment Ciceroni vazhdoi ta furnizonte Ludvigun me sekrete shumė tė vlefshme, tė cilat ai i fotografonte me shumė kujdes dhe i ruante nė godinėn e ambasadės britanike. Materiali i zbuluar nga Ciceroni ishte njė thesar sekretesh, duke pėrfshirė edhe planet e Konferencės sė Kazablancės midis Ruzveltit, kryeministrit britanik, Ēėrēill dhe liderit nacionalist kinez, Ēan Kai Shi. Mė pas Bazna u dha gjermanėve edhe planin e Konferencės sė Teheranit, midis presidentit Ruzvelt, Ēėrēillit dhe Stalinit. Nga detajet qė mėsuan mbi kėtė takim tė nivelit tė lartė, nazistėt kuptuan pėr herė tė parė planet e aleatėve mbi pushtimin e Evropės. Por komanda e lartė gjermane, pasi i studioi dokumentet e ardhura nga Stambolli vendosi tė mos i pranojė ato si tė verteta, duke arritur nė pėrfundimin se informacioni ishte njė sajesė e britanikėve pėr tua hedhur nazistėve. Plani ishte shumė i mirė pėr tė qenė i vėrtetė. Gjermanėt nė vend tė kėsaj i besuan plotėsisht informacionit tė sjellė nga njė agjent i tyre i rekrutuar nga britanikėt, i cili njihet nė terminologjinė e spiunazhit si njeriu qė kurrė nuk ekzistoi. Rrjedhja e informacioneve shumė tė vyera tė Ciceronit ndaloi nė pranverė tė vitit 1944, kur aleatėt mėsuan se diēka serioze kishte ndodhur nė ambasadėn britanike nė Ankara. Aleatėt e mėsuan kėtė jo si rezultat i shėrbimit tė tyre sekret, por nga goja e vetė ministrit tė Jashtėm tė Rajhut, Riobentrop, ose e thėnė mė saktė nga njė spiun aleat, nga tė paktėt qė kishin mbetur nė Gjermaninė e asaj kohe. Ky agjent ishte Fric Kolbe, i cili kishte punuar pėr njė kohė tė gjatė nė administratėn naziste, njė patriot gjerman qė i urrente nazistėt. Kolbeg kishte arritur tė vihej nė kontakt prej kohėsh me zyrėn e shėrbimit strategjik OSS dhe shefin e saj Alen Dallas nė Berė tė Zvicrės, duke i dhėnė atij dokumente shumė tė rėndėsishme. Nė fillim tė vitit 1944 Kolbeg kishte arritur tė dekodifikonte njė telegram tė ardhur nga ambsadori Papen pėr Ribentropin nė Berlin, ku bėhej fjalė pėr informacione sekrete tė ardhura nga spiuni Ciceron, dhe ku thuhej se ky informacion vinte direkt nga zyrat e ambasadės britanike nė Ankara. Ai ia kaloi kėtė informacion nė mėnyrė urgjente Dallesit, i cili ia pėrcolli mė tej nė Inteligjent Servisit.
Arrestimi
Pas verifikimeve, Bazna u arrestua nė Ankara. Por, nuk pranoi asgjė. Tė gjitha pyetjeve qė iu drejtuan i pėrgjigjej me heshtje. Ai kishte arrtur tė mbidhte nė atė kohė njė shumė prej 300 mijė stėrlinash, nė atė periudhė njė shumė marramendėse. Ai arriti tė arratisej dhe tė shkojė nė Lisbonė, ku prenotoi njė udhėtim pėr nė Amerikėn e Jugut. Sapo shkoi nė Amerikė tė Jugut, Ciceroni hapi njė llogari bankare duke depozituar paratė nė njė bankė tė madhe. Pushonte nė njė vilė qė kishte pamje nga oqeani, kishte shumė shėrbėtorė, njė femėr tė bukur dhe bėri njė jetė qejfi prej njė xhentėlmeni. Tashmė ishte ai qė kishte njė tė rekrutuar qė i shėrbente atij verbėrisht. Kjo e bėri tė renditej mes spiunėve mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave. Por, si pėr ironi tė fatit, ai nuk do ta shijonte pėr njė kohė tė gjatė stilin e ri tė jetės qė kishte nisur. Bankierėt amerikanojugorė erdhėn ta vizitonin nė vilėn e tij dhe e informuan se kishte diēka qė nuk shkonte me llogarinė e tij bankare. Pothuajse shumica e stėrlinave britanike kishte dalė jashtė qarkullimit. Nė fillim ai u shokua, por mė pas arriti tė kuptojė tradhtinė e stėrholluar tė gjermanėve. Mjeshtri i spiunazhit ia plasi tė qeshurit me zė tė lartė. Punėdhėsit e tij nazistė thjesht kishin prerė monedha false dhe ia kishin dhėnė atij. Bazna u arrestua dhe u dėrgua nė burg, por mė vonė arriti ēuditėrisht tė lirohet dhe tė kthehet nė Evropė. Shumė libra, pėrfshirė edhe kujtimet e tij vetjake, si dhe njė film tė madh qė quhej Pesė Gishtat, shfaqin profilin e tij tė pabesueshėm, fantazma e tė cilit pėr shumė kohė do tė vėrtitej nė korridoret e errėta tė spiunazhit. Si shumė spiunė tė tjerė, ai punoi pėr pėrfitim personal, por nė fund ai i kaloi ditėt e tij nė varfėri tė plotė, duke vdekur nė vitin 1971 pa pasur njė dyshkė nė xhep.
Hitleri i besoi shqiptarit
Nė gati 6 muaj Bazna prodhoi 400 kopje tė dokumenteve, shumica e tė cilave bėnte fjalė pėr planet e operacioneve tė mėdha ushtarake. Autoritetet gjermane nė Berlin, duke pėrfshirė edhe vetė Hitlerin, patėn shumė arsye tė besonin qė dokumentet sekrete tė Baznės ishin autentike, se ato sishin pjellė e intrigės britanike. Nė pėrgjithėsi, arsyeja qė jepet pėr dėshtimin e Gjermanisė deri nė kapitullimin e saj tė plotė, ishin xhelozitė dhe kundėrshtimet qė patėn midis tyre organizatat e shėrbimeve sekrete tė Ribentropit. Himlerit dhe Kanarisit. Por mė 20 prill, nė njė kohė relativisht tė shkurtėr, zbulimi sekret britanik, vendos njė linjė tė sigurtė pėrgjimi. Bazna e nuhat dhe lė punėn e largohet si njė njeri i lirė. Me njė shumė prej 1,2 milionė dollarėsh Bazna do tė fillonte tė ndėrtonte njė hotel luksoz turk, por nuk arriti ta pėrfundonte, sepse tė gjitha kartmonedhat britanike qė ai kishte marrė nga OPN Bernard do tė dilnin false. Bazna, kėsaj radhe, i shpėton burgut pėr mrekulli, i akuzuar pėr falsifikim monedhash. Ai e kaloi pjesėn tjetėr tė jetės nė varfėri dhe nuk ishte nė gjendje tė merrte kompensimet nga qeveria perėndimore gjermane e pasluftės. Duke punuar si njė rregullues automjetesh dhe si njė mėsues muzike (kishte pasur disa kurse trajnimi nė fushėn e operistikės) Ciceroni vdiq nė Stamboll nė vitin 1971
Marrė nga Gazeta Panorama, Faqe 12 - Speciale / 2004.07.02 / dokumenti
Kam lexuar librin qe flet per jeten e Mata Harit ("Mata Hari" nga Thomas Coulson s'e mbaj mend kush e ka perkthyer ) se si ajo arriti te beheshe agjente dhe cfare rruge ndoqi. Ishte nje liber teper interesant. Fliste per nje vajze te re e cila ishte edukuar ne manastir (ne mos gaboj se ka gati 5 vjet qe e kam lexuar) e cila martohet dhe burri e leshon grun te shkoje me te tjeret per te shlyer borxhet. Keshtu qe nje dite ajo ndahet prej burrit te vet dhe fillon prositucionin. Ne kete moment nder klientet e ndryshem qe josheshin shume prej saj, vinin dhe shume oficere dhe njerez te rrangjeve te larta nga te cilet ajo merrte informacione gjate marredhenieve seksuale (madje ne liber shprehet se shpesh here nga kta tipa asaj i pelqente dhe ta rrifnin). Gradualisht ajo mori pozicionin e spiunes. Paguhej mjaft mire, ishte shume e shkathet dhe shume e zgjuar. Megjithate fundi qe pati ishte shum i tmerrshem. Vecanerisht kur tregohen torturat qe i beheshin te ngjethej mishi.. Nje liber qe te le shume mbresa..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zemrushja : 14-05-2007 mė 22:23
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
Njė botim i fundit, "Spiunėt nė Vatikan" hedh dritė mbi agjencinė mė tė vjetėr tė zbulimit
Spiunazhi dhe Selia e Shenjtė
Historiku i shėrbimeve mė tė moēme sekrete nė botė
Megjithėse zyrtarisht nuk ka ekzistuar ndonjė shėrbim i fshehtė, diplomacia e fshehtė pėr kishėn katolike nuk ka qenė kurrė e huaj. Burokracia mė e vjetėr nė botė me pėrvojat e saj mė tė moēme diplomatike, qysh nė shekullin XI dhe XII kishte vėnė nė veprim tė dėrguarit papnorė, tė cilėt mund tė cilėsohen pa mėdyshje si agjentė tė fshehtė me shėrbim nė vende tė huaja.
Parė nė aspektin historik, Vatikani ėshtė administrata mė e vjetėr nė botė (ose tė paktėn nė Europė), qė kishte vėnė nė pėrdorim njė kod tė fshehtė pėr deshifrimin dhe shpėrndarjen e mesazheve sekrete. Kėshtu, nė shekullin XIV, nėn drejtimin e Papės Gjoni XXII (1316—1334), noteri papnor, Bernhardus Stephanie, ishte dhe pėrgjegjės pėr deshifrimin e postės sekrete, pra pėr zbėrthimin dhe leximin e mesazheve qė vinin nga agjentėt sekretė nė rajonet ku kisha katolike ushtronte apo donte tė ushtronte ndikimin e saj. Ai ishte, le tė themi, shefi primar i njė lloj shėrbimi tė fshehtė papnor, nė kohėn kur kreu i kishės katolike vlerėsohej akoma si "Zot" i Perėndimit dhe ku pushteti i tij ushtrohej nė njė pjesė tė madhe territoresh. Nė shekullin XV, kleriku, dijetari dhe humanisti Leon Battista Alberti (1404—1472), u mor, ndėrsa ushtronte detyrėn e korrierit, me ēėshtjen e mundėsive tė shumta tė dekodifikimit dhe i dorėzoi sekretarit papnor, Leonhard Datus, kriptografinė e parė tė pėrpunuar, qė u vu mė pas nė pėrdorim pėr korrespondencėn sekrete papnore.
Vetėkuptohet se Vatikani e pėrdori atė mė pas, ashtu sikurse dhe nė ditėt e sotme, pėr korrespondencėn e fshehtė me pėrfaqėsitė e huaja, ku ndėrtoi njė kod transmetimi tė posaēėm.
Duēja spiunoi Vatikanin te gjermanėt
Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore u vunė re disa shkallė sigurie e sekreti, por informacionet qė vinin apo shkonin drejt Vatikanit, nė njė pjesė tė madhe u arrit tė zbėrtheheshin pa problem nga specialistėt fashistė tė deshifrimit. Jo ēdo gjė, por sigurisht informacione tė rėndėsishme iu pėrcollėn nga ana tjetėr me rezerva nga Duēja edhe aleatėve tė tyre gjermanė, nė lidhje me veprimtarinė e Vatikanit e tė Papės, mbi mendimin e Selisė sė Shenjtė pėr rendin e ri botėror, krerėt fashistė e nazistė dhe depėrtimet e rezistencėn antifashiste.
Mė vonė, duket se sigurisht gjėrat evoluuan nė kuadėr tė Luftės sė Ftohtė, ku Vatikani, megjithėse zyrtarisht nuk ishte nė asnjėrin krah, konsiderohej, siē dihet, njė nga armiqtė kryesorė tė Moskės dhe bllokut tė vendeve tė Lindjes. Nė radhėt e shėrbimeve sekrete tė tyre mendohet se kishte edhe njerėz tė infiltruar nga Vatikani, por mė shumė u vu re (dhe kjo u bė mė e qartė me rastin e skandaleve qė pėrfshinė kohėt e fundit Kishėn Katolike Polake) trendi i kundėrt, ku u zbulua me prova se agjentėt e shėrbimeve sekrete komuniste arritėn tė rekrutojnė pėr llogari tė tyre edhe krerėt mė tė lartė tė kishės nė vendet pėrkatėse. Situata sot duket se nuk ka ndryshuar shumė prej asaj kohe. Ajo ēka lidhet me informacionet qė lėshon Vatikani nė eter, besohet se shpesh mund tė kapet, deshifrohet e zbėrthehet. Dihet mirė tashmė se ēdo agjenci, apo zyrė e shėrbimeve tė fshehta, nė ēdo vend tė botės posedon mjete tė mjaftueshme pėr tė kryer tė paktėn pėrgjime, apo deshifrime nė njė farė mase etj.
Edhe pse Vatikani nuk ka ndonjė shėrbim tė fshehtė zyrtarisht, mund tė thoshim se sekretariati shtetėror i Vatikanit, nė mėnyrė direkte apo indirekte, informohet mbi veprimtarinė e shėrbimeve sekrete tė shteteve "mike" e "armike".
Mė shumė rreth kėtyre temave qė trajtuam bėn fjalė njė botim i kohėve tė fundit nė Gjermani, me titull "Spiunėt nė Vatikan", i autorėve Werner Kaltefleiter dhe Hanspeter Oschwald, i cili rreket (me shumė gjasa) tė hedhė dritė mbi historikun e agjencisė mė tė vjetėr nė botė tė shėrbimeve tė fshehta.
UDB: "Lavrion", vendi kryesor i Diversanteve te Ballkanit
Ky ka qene kampi kryesor ku jane pergatitur Diversantet e Ballkanit. Kuptohet dhe shqiptaret, por qe ndryshe nga te tjeret trajtoheshin tmerresisht keq. Kushtet jane mizore, po ato jane me shume te theksuara ndaj shqiptareve dhe behen per shkak se Shqiperia "mban" Epirin e Veriut, verejne agjentet e UDB-se ne Greqi
Te gjithe emigrantet e ardhur ne Greqi nga vendet fqinje i vendosin ne kampin "Lavrion". Perjashtim bejne vetem komunistet, te cilet depertohen ne ishujt greke (Makronisos, Siros). Kampi "Lavrion", ne te vertete, perben nje vater nga ku sherbimet informative perendimore, posacerisht Sherbimi Informativ amerikan dhe ai anglez, rekrutojne njerez per pune informative ne Shqiperi, Bullgari dhe Jugosllavi. Dhe vete greket zgjedhin ne kete kamp emigrantet qe i perdorin per pune informative ndaj Shqiperise, Bullgarise dhe Jugosllavise.
Kampi "Lavrion", i krijuar me 1947 nga greket, fillimisht ishte nen kontrollin e amerikaneve, te cilet mbanin materialisht, ndersa personeli ishte grek. Kampi ndodhet ne qytetin me te njejtin emer, ne bregdet, rreth 70 km ne juglindje te Athines (qyteti Lavrion ka rreth 7.000 banore). Ne qytet jetojne disa familje shqiptare, te cilat kane ardhur si kurbetllinj nga Shqiperia para luftes. Kampi eshte 400 m i gjate, i gjere 60 m dhe eshte i rrethuar me tela. Ndahet ne tri pjese dhe ka 12 ndertesa njekateshe me 30 lokale. Secili lokal ka hyrjen dhe oborrin e vet.
Flitet se greket do ta shformojne kete kamp, per te ndertuar ne vend te tij nje fabrike. (Perreth Lavrionit ka disa miniera). Mirepo organizata nderkombetare e sapoformuar - REP, ne fillim te vitit 1953 kishte plane per te rregulluar lokalet e kampit, duke ndertuar ndertesa te reja per vendosjen e emigranteve. Lokalet do te jene gjoja te rregulluara ne menyre qe ne to te mos kete me shume se 10 veta. Do blihen, po ashtu, krevate dhe dysheke, carcafe e jasteke, do permiresohet ushqimi si dhe cdo gje tjeter, per te siguruar nje jete me te mire per emigrantet. Me siguri qe kjo organizate, e cila ka zevendesuar IRO-ne, do ta marre kampin "Lavrion" nen kontroll.
Drejtimi dhe sigurimi i kampit
Drejtor i kampit eshte kapiten Trandafilis nga Kreta, rreth 40 vjec. Jeton ne kamp bashke me familjen. Eshte shume i rrepte dhe i ashper me emigrantet. Per fajin me te vogel i ndeshkon ata. Zevendes eshte kapterri Kristo, rreth 30 vjec. Mban kete detyre qe nga fundi i vitit 1951, ndersa me pare ka punuar ne Sigurimin Shteteror. Eshte shume i ashper me emigrantet, i denon per vogelsira. Me pare drejtori kishte dy ndihmes - nenoficere, te cilet merreshin me verifikimin e emigranteve. Kete pune tani e ben Kristoja. Furnizues i kampit eshte Gjorxhaki, i lindur ne Lavrion, rreth 55 vjec. Jeton ne qytet bashke me familjen. Me pare ka qene drejtor i kampit, ndersa tani eshte cmobilizuar dhe merret me furnizimin. Sillet mire me emigrantet.
Per sigurimin e kampit jane caktuar tete police dhe nje nenoficer. Hyrja e kampit dhe ndertesa e drejtorise jane vazhdimisht te ruajtura. Me pare, me 1949, kampi sigurohej nga 13 police, te komanduar nga nje toger dhe nje nenoficer.
Drejtoria e kampit ka organizuar mesimin e greqishtes dhe anglishtes. Ndjekja e mesimit nuk eshte e detyrueshme dhe zhvillohet ne kamp. Kohet e fundit jane organizuar kurse per emigrantet qe kane dokumentat per te shkuar ne Perendim. Mesohet pervec anglishtes dhe spanjisht. Mesimi zgjat tre muaj.
Numri i emigranteve dhe sigurimi material i tyre
Ne kamp ne vitin 1949 kishte 900 emigrante shqiptare. Ata ishin vendosur ne kater ndertesa (ne te tjerat kishte emigrante nga kombesi te tjera). Me vone ky numer ka ardhur duke u zvogeluar, sepse shume emigrante kane shkuar ne shtetet jooqeanike, si dhe ne Turqi, Itali, Gjermani dhe France.
Me 1 Janar 1953 ne kamp kishte gjithsej 752 emigrante (duke perfshire dhe grate dhe femijet) nga te cilet:
Shqiptare 252
Jugosllave 280 (nga ky numer me 28.12.1952, jane kthyer ne vendin tone 143)
Bullgare 200
Rumune 20
Nga ky numer gjate periudhes qershor-korrik 1953 kane shkuar ne France rreth 150 emigrante shqiptare, keshtu qe tani ne kamp gjenden pak me shume se njeqind emigrante shqiptare.
Te gjithe emigrantet ne kamp jetojne bashke. Me te arritur ne kamp, cdo emigrant merr krevatin (nga mesi i vitit 1952 krevatet ishin te drunjte, ndersa tani jane zevendesuar me krevate hekuri), dyshekun me kashte, tri batanije dhe nje jastek. Kohe pas kohe marrin rroba te vjetra, kepuce, nderresa te brendshme, corape, etj. Gjate dimrit ne lokale nuk ka zjarr. Mjekimi eshte pa pagese. Kurohen nga mjeku qe gjendet ne qytet.
Deri ne shkurt 1949 ushqimi ne kamp ka qene shume i dobet, por kur kampin e moren amerikanet, ai u permiresua shume. Shqiptaret e kane patur guzhinen te perbashket me bullgaret. Merrnin nga 800 grame buke, tri racione ne dite, mish dy here ne jave dhe konserva, si shtese gjelle. Pas ngrenies ndonjehere merrnin edhe peme.
Per te dale jashte ne qytet duhet te marrin leje. Drejtoria e kampit bente apelin dy here ne dite, duke i thirrur emigrantet ne emer, por, qe kur ne tetor 1951 disa emigrante provuan te iknin, thirrja nisi te behet edhe nga pese here ne dite. Ne qofte se ndokush nuk ndodhet ne kamp kur behet apeli, ai denohet me nga kater kujdestari neper dhoma, apo me pune pa pagese ne guzhine. Per nxitje te trazirave denimi eshte prej nje deri ne tri dite burgim.
Regjimi ne Laviron eshte shume i ashper, ndersa qendrimi ndaj emigranteve shqiptare ne disa raste eshte i pashpirt. Shpesh denohen vetem per shkak se Shqiperia mban akoma "Epirin Verior grek". Si shembull po sjellim rastin e emigrantit Zenel Kelloli, i cili punonte per Sherbimin Informativ grek ne Kosturi, ku ishte vendosur. Ai kishte nje vella ne Laviron, te cilit i shkruajti disa letra, por s'mori pergjigje. Nga letrat qe mori prej babait nga Amerika, mori vesh se ndodhej ende ne Laviron.
Me kerkesen e disa pronareve te tokave, drejtoria e kampit ka derguar aty per te punuar disa emigrante (ne baza vullnetare). Emigrantet qe kane punuar jashte kampit merrnin paga te mira dhe, ne fund te cdo muaji, merrnin nga drejtoria e kampit nje shume te caktuar parash per ushqimin e pakonsumuar sipas rregullores. Pervec kesaj, secili emigrant kishte mundesi te punesohej ne fshatrat e largeta, ne qofte se punedhenesi behej garant per te para Ministrise se Puneve te Brendshme. Jane punesuar me se shumti ne fshatrat e rrethinave te Athines. Ne fshatin ku punon, emigranti ka obligim qe te paraqitet kohe pas kohe ne stacionin me te aftert te policise. Pothuajse te gjithe kane bere keto lloj punesh, me perjashtim te atyre qe kane pasur farefis dhe miq ne Amerike, qe u dergonin para dhe pako. Ne fund te vitit 1949 dhe fillim te vitit 1950 puna politike ne kamp ishte e ndaluar, madje ndaloheshin dhe bisedat politike. Drejtori i kampit u ka thene emigranteve se s'duhej te interesoheshin per politiken, sepse kjo ishte zyrtarisht e ndaluar. Ne ate kohe kampin e ka vizituar ministri grek i Politikes Sociale, i cili eshte interesuar per ushqimin, pastertine etj.
Puna e delegacionit te IRO-se
Ne kamp ka vepruar delegacioni i IRO-se, i cili kishte per detyre qe disa emigrante t'i dergonte nga Greqia ne vende te tjera: Angli, Austri, Ameriken e Jugut etj. Zyra e tyre ishte 500 metra larg kampit. Aty punonin nje anglez, nje grek dhe nje amerikan. Emigrantet e regjistruar per te ikur nga Greqia, u vendosen ne lokale te posacme dhe per ta perkujdeset IRO-ja. IRO-ja nuk ka te drejte t'i dergoje ne SHBA, sepse per kete nevojitet garancia e atyre qe kishin bere kerkese per t'i terhequr.
Ne fillim te vitit 1949 te gjithe emigrantet u kontrolluan nga nje komision i IRO-se. Pas ketij kontrolli, rreth 200 shqiptare moren pasaportat dhe shkuan ne Bari te Italise.
Organizata IRO u kujdes per kampin deri ne fund te vitit 1951, kur ajo u shformua dhe kampi kaloi ne kompetence te Kryqit te Kuq Grek. Por edhe pas shformimit te IRO-s, perfaqesuesit e saj kane ardhur ne kamp dhe gjate vitit 1952 i kane ndihmuar emigrantet materialisht. Mes emigranteve diskutohet se emigrantet shqiptare dhe ata bullgare do t'i marrin amerikanet, ndersa qeveria greke do te kujdeset vetem per emigrantet jugosllave.
***Korrieri, 09/08/2005
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Perėndeshat e spiunazhit
13/05/2007 - 10:35
Nga Arta Marku-ballkanweb
Eshtė bėrė tashmė pothuaj zakon qė gratė tė jenė protagoniste librash dokumentarė. Njė shikim tjetėr mbi to, shpesh here, ka tė bėjė me rastet kur ato janė pozicionuar nė vende tė tilla qė rėndom i kanė takuar burrave. E kėsisoj njė grua spiune ėshtė gjithsesi diēka mė e rrallė sesa njė burrė spiun edhe pse, parė mė nė thellėsi, gratė mbajnė brenda vetes mė shumė cilėsi dhe kanė mė shumė pėrparėsi pėr tė bėrė spiunin duke mos rėnė lehtėsisht nė sy. Sigurisht ėshtė mė e lehtė, pėr njė grua, natyrisht tė bukur, qė ti nxjerrė sekrete njė mashkulli me pozitė, njė mashkulli qė nė fund tė fundit, sidoqoftė nuk do ta shpėrfillte hirin femėror…
Duket kjo ka qenė edhe njė nga arsyet qė e ka bėrė autorin rus tė subjekteve dokumentare, Igor Damaskin, t’i kushtojė njė libėr atyre grave qė ai i ka emėrtuar me njė togfjalėsh “Perėndėshat e spunazhit”. Dhe ja ka nisur qysh herėt: ja fillon me Ema Hamilltonin kujtimi i sė cilės mbėrrin qysh nga fundi i sheklullit XVIII, pėr t’u afruar, ca nga ca, mė shumė nė kohė, nė vitet prej nga edhe mund tė ketė dėshmitarė tė gjallė, sidomos ato qė kanė tė bėjnė me luftėn e dytė botėrore e mė pas me luftėn e ftohtė.
Sigurisht, autori rus, nuk mund ta shpėrfillte, zbuluesen legjendė, Mata Harrin e famshme, as Frau Cėrēillin, Miss Simpsonin…ashtu siē ka futur nė listė edhe jo agjente tė mirėfillta por qė janė shndėrruar nė tė tilla pėr hir tė lidhjeve tė tyre intime me spiunė profesionistė.
Sigurisht tė gjithė gratė e librit tė Igor Damaskinit janė tė bukura, qė tėrheqin vėmendjen mashkullore. Tė shkuarat e tyre shpesh ngjanė. Por ajo qė mbi tė gjitha i lidh ėshtė bindja e tyre nė favor tė kauzės sė cilės i janė pėrkushtuar edhe pse herė -herė, “kauza” e tyre ndodh tė jetė thjesht njė raport intim. Por, nė rastin e spiuneve profesioniste, bindja e tyre kryesore ėshtė qėllimi pėr tė cilin ato punojnė, mė sė shpeshti i paralelizuar me patriotizmin.
Nė fakt, nė pamje tė parė fjala “spiun” ka njė tingėllim pexhorativ. Gjithkush qė e dėgjon sjell ndėrmend njerėzit qė punojnė nėn rrogoz, abuzues, mashtrues qė nuk tregojnė fytyrėn e tyre tė vėrtetė, qė praqiten tek e fundit me emra e dokumenta tė rremė, qė rrėmojnė tė fshehtat e tė tjerėve pėr “t’i vjedhur”. E megjithatė jo kurdoherė kjo ėshtė pikėrisht kėshtu. “Nėse spiunėt interesaxhinj dhe frikacakė, nuk meritojnė tjetėr veē pėrbuzjes, ata qė e bėjnė kėtė punė tė prirur nga ndjenja e ptriotizmit, pa ju trembur dėnimit, meritojnė nderim dhe respekt nga ana e autoriteteve dhe njerėzve tė cilėve u shėrbyen me besnikėri dhe pa interes”. Kėshtu do t’i pėrcaktonte ata (spiunėt) Winstėn Cėrēill, edhe pse siē thotė ai “Parimi i vetėmbrojtjes, gjatė gjithė kohėrave i ka detyruar shtetet dhe ushtritė tė vėnė nė jetė dėnimet me vdekje pėr njerėzit qė merren me spiunazh kundėr tyre”.
Nė tė vėrtetė, siē zbulojnė edhe rrėfimet biografike mbi spiunet e famshme apo gratė qė pa qenė mirėfilli tė tilla e kanė luajtur rolin e spiunes, shpesh fundi i tyre ka qenė dinimi me vdekje. Por ky, tek e fundit ua ka rritur vlerat, ndėrsa ato kanė shkuar drejt vdekjes me plot dinjtet. Castet e fundit tė Mata Harrit tė famshme e kanė shndėrruar nė legjendė imazhin e saj: “A nuk mund ta shoh botėn edhe nė kėto pak minuta?”- kishte pyetur Mata Harri pėrpara togės sė pushkatimit duke mos dashur tja lidhin sytė e duke bėrė kėsisoj rreshterin tė shprehet: “Kjo zonjė di tė vdesė”. Baronesha Benita fon Berg gjithashtu do tė tregohej e guximshme nė ēastet e fundit. Nė tė vėrtetė kishte qenė njė histori dashurie qė e kishte shndėrruar atė nė spiune. Kėsisoj ajo kishte dashur qė tė ikte nga kjo botė me imazhin e tė dashurit para syve tė saj; “Ajo pėrkuli gjunjėt para podiumit dhe vuri pėrpara fotografinė e Sosnovit nė mėnyrė tė tillė qė ta shihte nė ēastin e vdekjes. Pastaj mbėshtėti kokėn nė trung dhe zbuloi qafėn nga flokėt...”.
Frau Cėrēill do t’i linte vetėm 3 vajzat e veta pikėrisht ngaqė bindjen e saj atdhetare e kishe shumė e fortė brenda vetes. Tek e fundit gjithsecilės nga sipunet do t’i duhej tė sakrifikonte diēka, shpesh shumėēka. Vetė autori i librit Igor Damaskin arrin nė pėrfundimin: “Eshtė thuajse krejt e zakonshme qė shumica e zbulueseve femra nuk gėzojnė jetė tė mirėfilltė familjare... pėr tė pasur fėmijė ato i pengon ndijimi i pashqitshėm i frikės dhe i rrezikut qė i rrethon”. Por ka ndodhur edhe ndryshe. Ruth Verner (kolonelja Sonja) nė tė vėrtetė do t’i njihte nė jetėn e saj dashurinė, pasionin, tradhėtinė, por edhe fėmijėt e dashur e madje edhe pleqėrinė e lumtur.
Nė librin “Perėndėshat e spiunazhit”, nė tė vėrtetė, mė shumė se sa rrėfime mbi zbulime spiunazhi, mbi plane apo operacione luftarake, mbi stėrvitje zbuluesisht apo ēastet e fundme tė spiuneve... ka dhe shumė zbulime jetėsh intime. Gratė e famshme tė spiunazhit apo gratė e spiunėve tė famshėm, janė tė paraqitura nė njė dritė njerėzore: cilat qenė ato, cilat qėnė rrugėt nėpėr tė cilat ecėn; cilat qenė familjet prej nga rrodhėn apo cilėt qenė burrat tė cilėve ju pėrkushtuan. Tek e fundit “Perėndeshat” e Igor Damaskinit nuk janė thjesht dhe vetėm spiunet e kohėve tė vėshtira qė luftuan herė tė nxitura nga njė ndjenjė patriotizmi e herė nga njė impuls dashurie, por edhe gratė, bashkėshortet, nėnat apo dashnoret e zjarrta...
“Perėndeshate spiunazhit”, sjell njė informacion interesant mbi disa nga gratė e “profesioneve” tė pazakonta. Tashmė nga rusishtja nė shqip, libri vjen i pėrkthyar pa tė meta nga Sokrat Gjerasi.
Programi i «pergjimit» te celulareve nuk eshte me nje ceshtje e re, e cila duhej te «zbulohej» nga televizionet dhe me e cila duhet t’i interesojė cdo qytetari. Programet te cila lehtesojne pergjimet jane te njohura prej pėrdoruesit «pasionant» , si dhe nga anetaret e faqes shqiptare te telefonave celulare http://danipr.inc.md/xs_047/index.php e llojit tė papagesė e cila jep informacion te vazhdueshem per programet e telefonave celulare si edhe programeve te ndryshme mbi keto te fundit.
Perpara disa muajve o morėm rregullisht si edhe kerkuam programin FlexiSpy, ku ne baze te informacionit nga kompania e cila e prodhoi kete program lejon pergjimin e bisedave telefonike ne celular, regjistrimi i thirrjeve si edhe tė SMS-ve, arkivimin e te gjitha thirrjeve si edhe kohezgjatjen e tyre si edhe shume funksione te tjera. Te gjitha keto te dhena mund te bien ne dore te personit te interesuar ne cdo moment, nepermjet nje lidhjeje te shkelqyeshme on line. Sigurisht, FlexiSPY i cili u reklamua si program qe «lejon perdoruesit e ketij programi te shikojne nese i tradheton gruaja» eshte ne fakt i shtrenjte. Punon vetem ne aparatura celularesh, te cilat mbeshteten ne platformen S60 te Nokias.
FlexiSPY nuk eshte i vetmi program i cili lehteson pergjimet. Ne faqen shqiptare te cilen ju treguam me siper do te gjeni disa programe analoge te ketij stili, te cilat punojne vetem tek smart phones . Nje kategori tipike programesh jane ato qe lejojne hyrjen e SMS-ve. Programet e llojit te tille jane kryesisht«te pamundura» te shihen nga perdoruesi, punojne vazhdimisht si dhe marrin persiper te futen ne numra te tjere telefonash dhe dergojne te dhena, si per thirrjet qe hyjne dhe ato qe dalin, si edhe per SMS-tė. SMS Forwarder Lite eshte nje program i ketij lloji i cili jepet edhe falas, lejon shikimin e te gjitha SMS-ve ne nje numer te caktuar celulari. Nje program tjeter i avancuar i ketij lloji, kontrolli i te cilit mund te behet... vetem me SMS dhe jo nga ndonje zyre eshte SMS Anywhere ndoshta flitet per nje spyware te cilin F-Secure http://www.f-secure.com/v-descs/flexispy_a.shtml i dha pseudonimin Acallno.A, te cilen qe ta beni tuajėn duhet te paguani perafersisht 10 dollarė. Dhe lista vazhdon... me Multitasker.
Per platformen S60 dhe kryesisht per gjeneraten e dyte te saj, jane paraqitur me dhjetra programe, te cilat mund te perdoren...per pergjime. Nqs do te keni mundesine e nderhyrjes fizike mund te fusni ne «gracke» celularin dhe te regjistroni te gjitha bisedat qe behen nga telefoni qe e keni futur ne gracke si edhe te merrni me MMS fotografite te cilat behen ne menyre periodike nga telefoni qe e keni futur ne gracke. Kompani te ndryshme kane paraqitur ne treg edhe aparatura te vecanta per... pergjime, si psh Spyphone http://www.spy-safetyphone.com/.
Persa i perket gjetjes se pozicionit ku ndodhet perdoruesi kjo do te ishte e pamundur, nqs aparati celular qe pergjoni nuk do te kishte GPS, por mund te perdoret informacioni i celulave te celularit. Mbledhja e informacionit te celules mund te behet me nje program, sic eshte CellTrack ku sigurisht eshte nje procedure e cila kerkon durim shume te madh, si edhe shume kohe te lire ne dispozicion. Ne vazhdim celulari i cili vihet ne pergjim duhet t’i futet edhe nje program tjeter, ku te dėrgojė informacionet e celules me SMS ne numrin qe keni caktuar ju. Fatkeqėsisht nuk gjetem nje program te tille me Java ME program, megjithese kerkuam shume. Edhe n.q.s mendojme se ekziston nje gje e tille, ai do te perdoret ne kohe te caktuar, duke derguar «informacione» SMS-je. Kjo do te ishte e mundur n.q.s programi do te zgjidhej si screensaver. Disa celulare te cilet jane ne treg, midis te cileve edhe GX29, lejojne perdoruesin per cdo Java program si screensaver, por kjo do te kuptohej menjehere nga perdoruesi te cilit i keni ngritur «gracken».
Perballimi i pergjimeve
N.q.s dyshoni se ne celularin tuaj S60 jane futur disa nga keto programe qe folem me lart nuk do jete e nevojshme te shikoni me termometer temperaturen e baterise (e cila nxehet shume gjate ketyre pergjimeve). Udhezime me shume per te kuptuar per programet te cilat jane instaluar ne celularin tuaj pa dijenine tuaj sic eshte FlexiSPY do ti gjeni tek faqja e F-Secure http://www.f-secure.com/v-descs/flexispy_a.shtml. celularin tuaj mund ta mbroni ne keto raste edhe me ndonje program antivirusi. Per programet e tjera mjafton te shtypni vazhdimisht butonin «menu», derisa te dali control panel dhe te shkoni tek «veglat» dhe te vazhdoni te beni «klik» tek ikona e «mirembajtjes se programeve» ose e thene ndryshe nje program menaxhimi celularesh, duke hequr cdo gje e cila ju duket e... dyshimte.
Mos e hidhni celularin nga dritarja...
Mbas te gjitha ketyre qe thame me lart ju mund te shqetėsoheni dhe ndiheni se duhet te «hidhni telefonin nga dritarja», eshte mire te degjoni edhe gjerat e tjera: 99% e programeve te cilat lejojne pergjimet punojne ne aparatura te vjetra te cilat bazohen tek platforma symbian S60, sic eshte pash celulari Nokia 6600
. Qe te behet instalimi i ketyre prograve ne celular duhet qe ai... i cili do tju fusi ne gracke, duhet te kryejė nderhyrje fizike ne celularin tuaj, si edhe shume kohe per te programuar celularin . N.q.s nepermjet... Bluetooth-it tuaj dergohet nje «delfin», ne celular nuk mund te instalohet asgje, qofte ky edhe nje mikrofon incizimi. N.q.s do te merrni nje program te cilin nuk e njihni nepermjet Bluetooth kur ndodheni ne nje ambjent te jashtem, mos i percmoni 2-3 mesazhet «e sigurise» te cilat ju lajmerojne ne lidhje me kete program.
Pergjimet e «verteta» nuk behen asnjehere nepermjet Bluetooth si edhe programeve te cilat futen nepermjet SMS ne celular. Perdoren zakonisht metoda te tjera,dhe zakonisht behet me aparate te enkriptuara... Informacione tė tjera mbi telefonat celularė si edhe programet mund t’i gjeni tek faqja shqip: http://danipr.inc.md/xs_047/index.php Mendimet tuaja ne lidhje me programet e pergjimit... mund ti shprehni edhe ne Kuvendin e Rruzullit ketu.
(News24 - Tetor 2006)
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zemrushja : 19-05-2007 mė 20:19
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
FBI-ja po shqyrton nje rast te mundshm spiunazhi ne favor te Izraelit
28 gusht 2004
Byroja Federale e Hetimeve po shqyrton nese nje person i akuzuar per spiunazh ne Pentagon i ka dhen Izraelit material sekret ne lidhje me politikn amerikane ndaj Iranit e ndoshta edhe Irakut.
Procesi hetimor, fillimisht i njoftuar nga rrjeti televiziv CBS dhe me pas i konfirmuar nga agjenci te tjera lajmesh, perqendrohet tek nje person qe zyrtart mendojne se ka kaluar material mbi debatet rreth politikes ne radhet e administrates.
Zyrtaret thone se kjo mund ta kete bere me te leht per Izraelin qe te ndikoj ne politiken amerikane ne Lindjen e Mesme.
Burimet e cilesojne personin si analist te Pentagonit i lidhur ngusht me zyrtar te lart te mbrojtjes.
VOA
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
Sistemi i kaluar e kishte pasur armėn e vet kėtė shėrbim tė ēmuar, pas pėrmbysjes nisi dhe reformimi i institucionit tė rėndėsishėm
Shėrbimi Sekret Shqiptar post ‘90, historia e atyre qė e drejtuan
Cilėt ishin shefat e shėrbimit tė fshehtė shqiptar, qė drejtuan organin e inteligjencės, pas rėnies sė komunizmit nė Shqipėri
Shėrbimi Informativ Shqiptar ėshtė i vjetėr aq sa edhe e ekzistenca e kombit tonė. Fillimet e tij janė herėt, por megjithatė, me dokumente ky shėrbim nis nė kohėn e luftės, ku tė merrje informacion pėr fashistėt, do tė thoshte tė jetoje me rrezikun nė ēdo moment. Dalėngadalė ky shėrbim fitoi vendin qė i takonte si njė sektor tepėr i rėndėsishėm nė Luftėn Nacionalēlirimtare. Historia e vendos si tė parin shef tė kėtij shėrbimi patriotin Haxhi Lleshi. Pas ēlirimit tė vendit, qeveria e Enver Hoxhės do ta kishte Sigurimin e Shtetit armėn bazė tė informacionit pėr armiqtė e jashtėm e tė brendshėm. Ky shėrbim nisi me Nesti Kerenxhin, i cili nuk e shijoi kėtė post mė shumė se tre vjet, e me radhė emra tė tillė profesionistėsh si Kadri Hazbiu e shumė tė tjerė qė mė pas vuajtėn burg, pasi kishte qenė nė kėtė detyrė. Suksese dhe dėshtime, kombinacione qė duket qartė se krijuan opinione tė ndryshme, pozitive dhe negative.
Pas vitit 1990
Nė 31 mars tė vitit 1991 nė zgjedhjet parlamentare, tė parat zgjedhje pluraliste nė Shqipėri, fitoi pėrsėri PPSH-ja. Nė kėtė kohė u bė edhe ndarja e shėrbimit tė fshehtė nga Ministria e Brendshme. Nė qershor tė kėtij viti, nė detyrėn e kryetarit tė Shėrbimit Informativ u emėrua Irakli Koēollari, njė profesionist i vėrtetė. Koēollari e mori kėtė detyrė nė njė situatė tejet tė vėshtirė, atėherė kur mbi kėtė shėrbim thuheshin shumė aq sa ndoshta nuk kishte mbetur asgjė tjetėr pėr t’u thėnė. Opozita hidhte mbi kėtė shėrbim akuzat nga mė tė ndryshmet. E bėnte pėrgjegjės pėr gjithēka qė kishte ndodhur nė tė kaluarėn. Tė gjithė mendonin se nga godina e Shėrbimit Informativ vetėm pėrgjohej, survejohej apo dhe realizoheshin kombinacione. Nė tė vėrtetė, nė thelbin e vet ky shėrbim ishte tėrėsisht inekzistent, aq sa pothuajse nuk ekzistonte. “Sa pėshtyhej e pėrbuzej ato ditė dhe muaj, pa asnjė lloj mase apo kriteri, po tė vendoseshe nė rolin e spektatorit, tė krijohej pėrshtypja se tė gjitha tė kėqijat e njė kohe e tė njė sistemi tė kaluar kishin buruar vetėm prej kėtij organi. Pėrmasat e kėsaj stuhie frynin nga tė katėr anėt pa asnjė lloj analize racionale....”, shprehet nė kujtimet e tij “Spiunazhi nėpėr shekuj ... Sigurimi”, Irakli Koēollari. Lindte nevoja e ristrukturimit tė kėtij shėrbimi qė nė kėtė kohė ekzistonte vetėm nė letėr, nė njė ligj qė miratoi Parlamenti i parė pluralist, atė pėr krijimin e Shėrbimit Informativ Kombėtar (SHIK), qė u vendos nė disa zyra tė Ministrisė sė Brendshme. Baza materiale gjithashtu ishin vetėm disa makina shkrimi dhe asgjė mė shumė. Nga ky shėrbim “firuan” edhe kuadrot, tė cilėt pas kėtyre sulmeve kaluan nė strukturat e Ministrisė sė Brendshme, pėr tė qenė mė komodė. Ajo qė ndodhte nė Shqipėri me shėrbimin e fshehtė nuk ndodhte nė asnjė ish-vend tjetėr komunist. Megjithatė, me organizimin e institucionit duheshin zgjedhur me kujdes profesionistėt, tė cilėt ishin tė pastėr e tė papėrlyer mė parė. Duhej punuar pėr pėrpilimin e tė gjitha akteve nėnligjore pėrshtatur me situatėn e re tė krijuar pas reformave nė kėtė institucion, pasi i duhej paraprirė kėtij shėrbimi tė ri.
Reformimi
Megjithėse ishte krijuar njė situatė tejet e vėshtirė, pėrsėri ky shėrbim u reformua, bėri ndryshime tė mėdha jo vetėm nė thelb, por edhe nė pėrmbajtje. Nė kėtė kohė, ky shėrbim e pėrqendroi punėn e vet nė bazė tė tė dhėnave konkrete. Puna agjenturore duhet tė fillonte vetėm atėherė kur kishte tė dhėna, pra, informacion konkret. Me kėtė hidhej poshtė paragjykimi i kėtij shėrbimi. Puna intensive vazhdoi deri nė marsin e vitit 1992, kohė kur nė pushtet erdhi edhe Partia Demokratike, e cila emėroi nė kėtė detyrė Bashkim Gazideden.
Zhurma e dosjeve pas viteve ‘90
Nė vitet e para pas ’90-ės, u vu re i njėjti interes nga vendet e lindjes pėr tė mėsuar gjithēka mbi dosjet e shėrbimeve sekrete. Pothuajse tė gjithė atyre qė po u jepej mundėsia donin tė mėsonin se kush ishte ndjekur mė parė dhe nga kush. Aq e madhe ishte kureshtja, sa pretendohet se tė vetmit ata qė nuk e donin njė gjė tė tillė ishin personat tė cilėt kishin punuar nė kėtė institucion. I njėjti interes u shfaq dhe nė vendin tonė nė ato vite. Nė ato ditė shumė pak njerėz ia dinin vlerėn njė institucioni tė tillė qė kishte mbajtur deri nė atė kohė ato dosje sekrete. Nga ana tjetėr, shumė persona e gjykonin institucionin si dikaster ku mund tė punoje pa pasur shumė vėshtirėsi. Madje, pretendohet se po nė atė kohė u pėrhapėn dhe fjalė se tė gjithė shqiptarėt kishin pasur njė dosje nė zyrėn e Sigurimit. Mirėpo, persona qė u morėn me studime tė tilla, pohuan se ky fakt nuk qėndronte dhe se njė pėrqindje shumė e vogėl e popullsisė kishte pasur doje sekrete. Nga kjo pėrqindje e vogėl, njė pjesė e dosjeve ishin tė vetė punonjėsve qė kishin kryer detyra tė ndryshme, ndėrsa pjesa tjetėr, e qytetarėve qė ndiqeshin. Pėr herė tė parė kjo pėrqindje u bė publike nė vitin 1998 nga “kryetari i Komisionit tė Kontrollit tė Figurave”. Sipas tij, Sigurimi ka pasur dosje vetėm pėr 4% tė popullsisė. Nga kėto 1.5% u takonin atyre qė ndiqeshin dhe 2.5% atyre qė kishin pėr detyrė tė ndiqnin tė tjerėt. Kėto tė dhėna janė tė marra po nga kujtimet e Irakli Koēollarit “Spiunazhi nėpėr shekuj ... Sigurimi”. Po nė ato vite, opozita mori pėrsipėr para se tė merrte pushtetin se nėse fitonte zgjedhjet do tė bėnte publike shumė prej dosjeve qė ishin mbajtur sekrete deri mė parė. Mirėpo, faktet sekrete tė dosjeve nuk u bėnė publike as nė atė kohė dhe vazhdon e njėjta situatė edhe sot e kėsaj dite.
Pse nuk duhen hapur dosjet sekrete
Debati pėr tė mos hapur dosjet sekrete ka nisur qė nė 1992-in, kur opozita e premtoi njė gjė tė tillė e deri nė ditėt e sotme. Megjithatė, shumė specialistė kanė qenė kundėr idesė pėr bėrjen publike tė kėtyre dosjeve. Sipas tyre, ky fakt do tė sillte pasoja negative pėr mbarėvajtjen e shtetit. Nė tė njėjtėn kohė specialistėt argumentonin se do tė ishte njėsoj e dėmshme, si tė hapeshin dosjet e atyre qė ndiqeshin, ashtu edhe tė bashkėpunėtorėve tė asaj zyre sekrete.
Dosjet e personave qė ndiqen
Jo pak persona ishin kureshtarė, nėse ata kishin zėnė vend nė ndonjė dosje qė ndodhej nė zyrėn sekrete dhe se prej kohėsh pas vetes kishin pasur agjentėt. Mirėpo, specialistėt e kundėrshtonin hapjen e kėtyre dosjeve. Sipas tyre, shumė krime qė kishin ndodhur apo ndodhin bėnin qė Shėrbimi Sekret tė fillonte procedurat e tij tė punės, tė cilat i pėrmbledh nė dosje pėrkatėse. Duke qenė se nė shumicėn e rasteve njė krim mund tė zgjasė me muaj pėr t’u zbuluar plotėsisht, atėherė dhe numri i tė dyshuarve ėshtė mė shumė se njė. Nė kėtė rast, pėr njė krim mund tė jenė hapur disa dosje dhe po qe se do tė hapeshin kėto dosje atėherė do tė prishnin hetimet dhe disa prej tė cilėve qė janė tė pafajshme mund tė cilėsohen si autorė nga publiku. Nė tė njėjtėn kohė, vetė autori mėson se ndiqet nga shėrbimet sekrete dhe e ka mė tė lehtė pėr t’u fshehur. Nė tė njėjtėn kohė, nė praktikat e shėrbimeve sekrete aplikohet edhe disinformacioni. Ku spiunazhi apo qendra tė tjera tė caktuara synojnė tė neutralizojnė aktivitetin e njė personi apo edhe tė diskriminojnė personalitetin e tij. Jo rrallė kėto disinformacione bien nė duart e shėrbimeve sekrete tė huaja dhe tė atyre tė policisė dhe kėto institucione hapin dosje pėr kėta persona pa e ditur se informacioni qė kanė marrė nė tė vėrtetė ėshtė disinformacion. Pas kėsaj fillon procesi i verifikimit tė informatave i cili natyrisht kėrkon kohė. Nėse hapet dosja nė kėtė moment i bie tė bėhet publik disinformacioni. Sipas specialistėve, duke u hapur tė tilla dosje goditet pika vitale e punėve pėr parandalimin e krimit.
Dosjet e bashkėpunėtorėve
Tė gjithė ata qė kishin dyshime se mund tė ishin ndjekur nga Shėrbimi Sekret kėrkonin tė dinin se kė agjent kishin pasur nga pas. Megjithatė, asnjė dosje nuk ėshtė hapur ende dhe sot. Pikėrisht pėr kėtė rast, specialistėt kanė paraqitur njė sėrė argumentesh qė njė gjė e tillė tė mos ndodhte. Ata janė totalisht kundėr hapjes sė kėtyre dosjeve, duke pasur parasysh pasojat negative qė mund t’i sillnin jo vetėm personave qė kanė pasur atė detyrė, por dhe vetė institucionit. Sipas tyre, emrat e informatorėve tė cilėt mund tė kenė dhėnė informacione pėr njė sėrė kriminelėsh po qe se do tė identifikoheshin si fillim, nuk do tė merrte mė njeri qė tė punėsohej nė tė tilla institucione. Mė pas po tė mendosh se njė informator ka gjurmuar njė agjent tė huaj qė ka ardhur nė vend dhe mė pas tė shpallet spiun nuk mund tė konsiderohet si drejtėsi. Nė tė njėjtėn kohė, mjaft prej informatorėve kanė realizuar njė sėrė detyrash pėr tė cilat duhet tė ndihen krenarė, pasi i kanė shėrbyer vendit tė tyre.
Tirana Observer
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
Nje koment i Zogut qe vlen te vecohet per paanshmeri dhe realizem. E cuditshme.Postuar mė parė nga skuthi_vogel
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Krijoni Kontakt