Close
Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 122

Tema: Spiunazhi

  1. #41
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Graham Grin

    Shkrimtari i shquar, nga anėtar i PK-sė, nė “listėn e zezė” tė FBI-sė, qė nuk u la tė hynte nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ...


    Edhe pse Graham Grin ka shkruar, ndoshta veprat mė tė bukura me temė nga shėrbimet informative dhe spiunazhin nė pėrgjithėsi, “Njeriu ynė nė Havanė” apo “Amerikani i qetė”, pėrvojėn vetjake e ka tė kufizuar. Por kjo nuk e pengoi tė kuptojė thelbin dhe veēoritė e punės sė zbulimit dhe tė krijojė vepra me mprehtėsi tė habitshme, tė cilat mund tė shėrbejnė plotėsisht si tekste mėsimore pėr informatorėt fillestarė (tjetėr punė si dhe pėr ēfarė qėllimesh pėrdoren).



    Romanet e tij janė aq afėr me atė qė ka pėrjetuar, saqė ėshtė e pamundur tė mos vish nė njė mendje me opinionin e klasikut tė letėrsisė, Gabriel Garsia Markes, i cili ka thėnė: “Nuk njoh tjetėr shkrimtar, veē Graham Grin, pėrfytyrimi mbi tė cilin, i krijuar nga ato qė ka shkruar, pėrputhet aq mirė me figurėn e vėrtetė tė tij”. Tė kuptosh Graham Grinin dhe tė krijosh njė mendim pėr veprėn qė ai krijoi, duke qenė informator, duhen lexuar dhe analizuar librat e tij, natyrisht me korrigjimin pėrkatės tė fantazisė sė autorit.

    Jeta e Grinit
    Graham Grin u lind mė 2 tetor 1904 nė qytetin e vogėl Berhemsted tė kontesė Hardfordshir, jo larg Londrės. I ati ishte drejtor i shkollės sė privilegjuar mashkullore, ēelur nė shek XVI, ndėrsa e ėma kushėrirė e parė me romancierin e shquar, Robert Luis Stivenson, autorin e “Ishullit tė Thesarit”. Nė vitin 1922 Grin hyn nė Bejlioll, njė nga kolegjet mė tė mira tė universitetit tė Oksfordit. Lufta Botėrore, e pėrfunduar pak mė parė, dhe revolucioni rus krijuan jo pak pikėpyetje nė mendjet e studentėve, lidhur me drejtėsinė e rrugės qė duhet tė ndjekė njerėzimi. Edhe Grini e kėrkoi rrugėn e tij. Nė moshėn 19-vjeēare hyri nė radhėt e PK-sė. Mė pas, kjo rrethanė do t’i luante njė rreng jo tė kėndshėm. Njė herė nuk e lejuan tė hyjė nė territorin e SHBA-sė. Ishte nė “listėn e zezė” tė FBI-sė, e cila i kishte hapur dosje dhe sa herė kėrkonte tė shkonte atje, mė parė duhet tė siguronte leje tė posaēme, ndėrsa nė vizė i bėnin njė shėnim tė veēantė, qė tregonte se mbajtėsi i saj ishte person “jo i sigurt”. Kjo punė vazhdoi deri nė kohėn e Kenedit. Gjithsesi nė PK, Grin qėndroi shumė pak. U mor me zbavitje tė tjera, me katolicizmin, tė cilit i qėndroi besnik pėr shumė vite, edhe pse asnjėherė nuk ishte fanatik dhe mbante qėndim kritik ndaj riteve fetare. Pas pėrfundimit tė universitetit, u rrek tė punonte nė kompani tė ndryshme, por pa sukses. Mė nė fund, nė vitin 1926 e pranuan. U bė gazetar dhe ndihmėsredaktor i gazetės “Tajms”. Asaj kohe i pėrkasin pėrvojat e para letrare tė suksesshme. Suksesi me letrat e lejoi tė lėrė punėn e pėrhershme nė redaksi dhe, qė nga viti 1930 e pas, bėhet shkrimtar profesionist. E filloi me skenarė, kurse nė vitet 1935-“39, kritik filmi i pėrhershėm nė revistėn “Spektator”.

    Udhėtimet
    Qė nė rini Grini i pėlqente udhėtimet dhe jeta e ēoi shpesh nė “pika tė nxehta” ku gjeti material tė bollshėm pėr veprat letrare. Bėri njė udhėtim tė gjatė nė Afrikė, eci qindra milje nė kėmbė nė territorin e Sierra-Leones dhe Liberisė. Mė pas, nė vitin 1938, udhėtoi nė Meksikė ku grumbulloi materiale pėr librin dokumentar mbi pėrndjekjet fetare dhe shkoi edhe nė Panama. Por ja ku erdhi 1939-a. Me fillimin e Luftės sė Dytė Botėrore, Grinin e thirrėn nė ushtri dhe e caktuan nė shėrbimin e zbulimit. Pavarėsisht emrit romantik “zbulim”, ai nuk ishte mė shumė se i zakonshėm dhe monoton. Raporte, analiza e letra pa fund, tepėr tė mėrzitshme. Ja ēfarė shkruan vetė: “Pas luftės kisha dėshirė tė shkruaja njė roman spiunazhi, por pa atė zhanrin e dhunės, i cili, pavarėsisht Xhejms Bondit, nuk ishte karakteristikė pėr zbulimin britanik. Dėshiroja ta tregoja zbulimin si mėnyrė jetese, pa stėrhollime romantike, nė tė cilin njerėzit shkojnė ēdo ditė nė punė dhe pėrpiqen ta fitojnė pensionin, pa asnjė dallim nga nėpunėsit e tjerė, agjentėt e bursės, pėr shembull. Ēdo gjė e zakonshme, pa rrezik, dhe secili ka jetėn vetjake, ku e ku mė tė rėndėsishme. Nė vitet kur shėrbeva nė zbulim, rrallė mė ka ndodhur tė ndeshem me ndjenja apo melodrama”. Nė fund tė vitit 1941 jeta e mėrzitshme nė aparatin qendror tė zbulimit britanik, mori fund. Grin mori emėrim tė ri; kėtė herė “nė vijė tė parė” nė Fritaun, vend i njohur prej tij. Si shkak pse e caktuan atje, me sa duket ka shėrbyer pėrvoja e grumbulluar nė Afrikė e ndoshta, ka qenė dhe dėshira e vetė Grinit. Lidhur me shėrbimin nė Afrikė, jo pa humor, ka shkruar: “Udhėtim frytdhėnės, shėrbim shtetėror i njė karakteri tė vėshtirė pėr t’u pėrshkruar”. Mė 9 dhjetor 1941 u nis nga Liverpuli me njė anije dizel. Nė kabinat e rehatshme njėvendshe qėndronin deri dymbdhjetė pasagjerė, pėrfshirė dhe shumė tipa tė ēuditshėm. Ja njė prej tyte: “Njė i huaj i ēuditshėm, qė e fliste keq anglishten, hollandez. Hollandezi doli qė ishte polak, por i lindur nė Gjerorgji dhe kishte luftuar nė ushtrinė ruse, muhamedan.” Para se tė dilnin nė det tė hapur, Grini mendoi: “S’do ishte keq tė falesha. Kleriku, njė djalė i mirė dhe i qetė, m“u drejtua me: “Biri im!”. Nė tė vėrtetė, me njė farė kurioziteti tė pajustifikuar, m“u duk se kėrkoi tė informohet pėr konvoin, me tė cilin lundronim”. (Kjo ndodhi nė Belfast ku kishte shumė simpatizantė tė Hitlerit.)
    Pas daljes nė det, pasagjerėt ranė dakord tė bėnin roje “vullnetarisht” pėr tė kėqyrur nėndetėset e avionėt, duke qėndruar pranė mitralozėve kundėrajrorė. Ata qė vėzhgonin pėr nėndetėse, duhet tė qėndronin nė urėn e komandimit, por u dehėn aq keq sa kapiteni nuk pranoi tė futet mė askush. Pėrgjithėsisht, udhėtimi nė det kaloi pa ngjarje.

    Oficeri i zbulimit, Graham Grin
    Nė ditėt e para tė janarit 1942, oficeri Graham Grin i zbulimit tė Britanisė sė Madhe, mbėrriti nė Fritaunin e njohur gjer nė dhimbje prej tij. “Njė ndjesi e pazakontė poezie e ngazėllimi tė pushton kur rikthehesh pas aq shumė vitesh, madje dhe ngrohtėsia e aromės sė njelmėt tė tokės, qė mė shoqėron kudo, ėshtė pėrherė me mua. Ajo, aroma e Afrikės dhe Afrika, pėrherė mbetet Afrikė. Njė kontinent i pashkelur, i virgjėr, nė formėn e zemrės sė njeriut”. Me tė tilla ndjenja poetike e nisi Grini detyrėn informative. Pėr tė pėrcaktuar saktė se me ēfarė ėshtė marrė Grini, duhet kontrolluar gjithė letėrkėmbimi i zbulimit britanik pėr vitin 1942, nė kėrkim tė letrave dhe telegrameve tė rralla, tė nisura e tė marra nga shtabi qendror i tij. Por ne nuk na lejohet tė hyjmė gjer atje e, veē saj, vėshtirė se do tė gjenim ndonjė gjė interesante. Kėshtu, do tė pėrpiqemi ta krijojmė mozaikun nga thėniet e vetė Graham Grinit, tė shpėrndara nė veprat e shumta tė tij. Por, le t’ia lėmė fjalėn vetė atij: “Nė vitin 1942 jetoja nė rrethinat e Fritaunit, nė njė shtėpi tė ndėrtuar nė njė vend moēalor, tė cilėn vendasit e shfrytėzonin pėr nevojtore, ēka kishte shtuar sė tepėrmi mizat. (Njė herė mbylla derėn e dhomės dhe vrava nja njėqind e pesėdhjetė copė brenda dy minutave). I drejtova ministrit tė kolonive njė letėr, nė tė cilėn i kėrkoja tė ndėrtonin njė nevojtore tė veēantė pėr vendasit. Pėrgjigjja e ardhur thoshte se kėrkesa tė kėtij lloji duhet tė kalojnė nėpėrmjet instancave pėrkatėse, por, meqė nė rastin e dhėnė nuk kishte asnjė tė tillė, u detyrova t’i kujtoj shėnimin e bėrė nga ministri Ēėrēill. Unė e mora nevojtoren time dhe mund tė shėnoja nė dokumentet zyrtare se (atje) ėshtė shėnuar edhe emri im.

    Mbresat nga stėrvitjet nė Afrikė
    Nė sfondin e konfliktit tė stėrmadh kishte dhe mosmarrėveshje mes njerėzve. Pėr shembull, kur punoja i vetėm nė Sierra-Leone dhe shefi im, i cili jetonte afro njėmijė milje nga Fritauni nė Lagos, pėr njė farė kohe nuk ma paguante rrogėn ose atėhere, kur shihja me dhimbje se si shefin e policisė nė Fritaun, i cili kishte prapa vetes njėzet vite pune tė vėshtira dhe ethet e zeza, e luante mendsh njė kėlysh i pacipė nga MI-5.
    Vetėm melodramat tragjike mungonin. Nė tė vėrtetė, u bė njė orvatje e dėshpėruar pėr tė cytur detarėt qė tė mbanin, sa nuk ishte vonė, njė anije portogeze, e cila kishte shkelur ujėrat territoriale dhe arrestimin e njė zvicerani tė dyshuar pėr spiunazh, megjithėse nė atė punė tė lavdishme unė kryeja vetėm punėn e korrierit”.
    Diku, nė njė vend tjetėr, shkruan: “Pas tre muaj stėrvitjeje nė Lagos, papritur u gjenda sėrish nė Fritaun, nė zyrėn ku katėr muaj mė parė kisha shef dhe vartės njėherazi, vetėm vetveten (mė pas u bėra me sekretar). Nė Lagos, pėr ditė tė tėra bėja vetėm njė punė, shifroja e deshifroja dokumente, kurse mbrėmjeve shkoja te miku im, nė zyrėn e policisė, ku tė dy bashkė, pėr zbavitje gjuanim karkaleca dhe shėnonim pikėt nė mur: njė pėr ēdo tė vrarė dhe gjysmė pėr tė “terurit” nė lavaman. Nė Fritaun ngrihesha nga gjumi nė orėn gjashtė, haja mėngjes dhe nė shtatė ia hipja Morris-it tė vogėl dhe nisesha pėr tė marrė telegramet nė zyrėn e policisė, e cila mė shėrbente si “strehė”. Telegramet ishin tė koduara me shifra tė panjohura pėr policinė. Pasi kthehesha nė shtėpi, deshifroja telegramet dhe u pėrgjigjesha me gjithė zellin e mundshėm. Shkruaja tė miat dhe rishkruaja tė tė tjerėve kur e kishin vėshtirė t’i lexonin. Para se tė shtrihesha pėr tė fjetur, arrija t’i pėrfundoja tė gjitha punėt”.
    Grini udhėtonte shumė pėr punė dhe pa ndonjė shkak tė veēantė. Lidhur me kėtė problem, shkruan: “Pėr shkak tė udhėtimeve m“u krijuan vėshtirėsi financiare, por jo nga ato qė merren me mend. Puna ishte se kur kthehesha nė Fritaun, merrja njė shumė tė caktuar nga llogaria prej pesė shilingash nė ditė, e cila pėrbėnte, gjoja, diferencėn ndėrmjet ushqimit tė freskėt tė blerė nė treg dhe konservave. Njė herė mora njė telegram tė ashpėr nga Londra ku thuhej se nėpunėsit tė rangut tim i takojnė tri gini nė ditė pėr pagesėn e hotelit kur udhėton, “merrni masat dhe raportoni”. U tregova i gatshėm ta plotėsoj. Pasi hapa kasafortėn e zyrės, nxora dyzet fut, i futa nė xhep dhe nisa nė Londėr telegramin e koduar “Masat u morėn”. Unė kisha marrėdhėnie tė ndera me shefin tim, edhe pse ai ndodhej nė Lagos, dymijė milje larg Fritaunit. E urryem njėri-tjetrin qė nė takimin e parė. Ai ishte profesionist, ndėrsa unė amator. Sarkazma mė shfaqej pėrherė nė informacione e nė telegrame. Tani mė dhimbset fatkeqi; nė fundin e karrierės ishte i detyruar tė punonte me njė shkrimtar. Mė vonė mė treguan se thesi me postėn e Fritaunit qėndronte ditė tė tėra mbi tavolinė, pa u hapur, sepse kishte frikė ta shihte. Njė herė u orvat tė mė ndėshkojė, duke ma vonuar rrogėn, tė cilėn e kishte pėr detyrė ta dėrgonte ēdo muaj nga Lagosi. Por mė dha hua shefi i policisė dhe operacioni i tij dėshtoi. Nė fund tė fundit, kaluam nė luftė tė hapur. Unė kisha lėnė njė takim nė kufirin liberian, kurse ai, me njė telegram ma kishte ndaluar tė lėvizja jashtė Fritaunit, pasi atje duhet tė vinte njė anije portugeze. Gjithė anijet portugeze, tė cilat vinin nga Angola, duhet tė kontrolloheshin. Tė tilla detyra i takonin policisė, jo mua qė pėrfaqėsoja MI-5. Pas njė dyluftimi tė shkurtėr, u detyrova tė bindem dhe kėrkova lirim, por lirimi nuk u pranua. Shėrbeva edhe gjashtė muaj tė tjerė, por jo i varur nga Lagosi tashmė.

    Grin, nė njė degė me Kim Filbin
    Pas Fritaunit (dhe pėrpjekjes pa rezultat pėr krijimin e agjenturės nė kolonitė e qeverisė Vishi), shefat e mi tė zbulimit mė ēuan nė degėn e Kim Filbit, e cila merrej me kundėrspiunazhin nė gadishullin Pirenej dhe unė pėrgjigjesha pėr Portugalinė. Oficerėt e Abverit, tė cilėt ende nuk ishin rekrutuar nga zbulimi ynė, kryesisht merreshin me hartimin dhe dėrgimin e informacioneve tė rreme, bazuar nė tė dhėnat e njė agjenture inekzistente. Ishte lojė me fitim (efektivi i shifrimit, plus shpenzimet, plus shpėrblimet) e, veē asaj, punė pa rrezik. Suksesi i kishte lėnė shėndetin komandės gjermane, megjithatė, nuk mund tė mos mrekulluheshe se si nė atė atmosferė humbjeje ndryshojnė nocionet mbi ndershmėrinė. Kur merresha me Portugalinė, me vete mendoja shpesh se me ēfarė lehtėsie mund ta bėja edhe unė njė lojė tė tillė nė Afrikėn Perėndimore, po tė mos isha i kėnaqur me rrogėn time modeste. Unė e dija shumė mė mirė se shefat londinezė, mė fort se gjithēka i gėzoheshin kartelave tė reja nė kartotekėn e tė dhėnave agjenturore. Pėr shembull: njė herė mora tė dhėna mbi njė aerodrom tė ri tė vishistėve nė Guinenė franceze (agjenti ishte analfabet, numėronte vetėm gjer nė dhjetė, sa gishtat e tė dy duarve dhe, nga katėr anėt e horizontit, njihte vetėm Lindjen, sepse ishte muhamedan). Sipas pohimeve tė tij, nė njė godinė tė aerodromit qėndronte njė tank. Sipas tė dhėnave tė tjera, ishte magazinė kėpucėsh tė vjetra. Pasi dėrgova informacionin nė fjalė, nė tė cilin nėnvizoja gjithė “meritat” e tij, mund tė merret me mend habija ime kur mėsova se ishte vlerėsuar si “veēanėrisht i ēmuar”! Kisha mundur tė plotėsoja njė kartelė tė bardhė nė Londėr; tjetėr shpjegim nuk gjeja.

    Dy libra autobiografike tė Graham Grin
    Kėshtu, tema e librit “Njeriu ynė nė Havanė”, i cili doli dymbėdhjetė vjet mė pas, mė 1958, lindi nė kasollen e keqe tė Fritaunit dhe u shkrua nė njė shtėpi shumė mė tė rehatshme pranė parkut Sent-Xhejms. Para largimit nga zbulimi, Grin hartoi manualin “Kush ėshtė kush”, botuar nė dymbėdhjetė kopje, nė shėrbim tė desantėve britanikė dhe pėrmbante tė dhėna mbi agjentėt gjermanė nė Azore, me dy kapituj parathėnie (bazuar nė tė dhėna tepėr tė dyshimta) dhe njė plotėsim nga Kim Filbi pėr rrjetin e ndėrlidhjes. Do tė thonim se kjo ėshtė gjithė pėrvoja e punės sė Graham Grinit nė shėrbimin informativ. Ėshtė me vend tė shtojmė se asgjė nuk ndryshoi nė marrėdhėniet mes tė dy njerėzve tė jashtėzakonshėm, pavarėsisht nga ēka ndodhi me Kim Filbin. Kėtė e tregojnė edhe vizitat e Graham Grinit te miku i vjetėr nė Moskė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 01-06-2004 mė 08:16
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #42
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    William Moum, informatori qė ngriti rrjetin agjenturor nė Rusi

    Jeta e informatorit
    Shkrimtari i mrekullushėm jetoi gjatė, nėntėdhjetė e njė vjet. Nuk ėshtė e mundur tė shkruhet ēdo gjė qė ka lidhje me tė, por nuk ėshtė edhe detyra jonė. Kėtu do tė cekim vetem kulmet e veprimtarisė krijuese tė tij, duke e pėrqėndruar vėmendjen nė ato pak vite kur ishte punonjės i shėrbimit tė fshehtė britanik dhe kreu detyra nė Zvicėr e Rusi. Viliam Somerset Moum lindi mė 25 janar 1874 nė Paris. Ishte fėmija i katėrt i Edit dhe Robert Ormond Moum, avokat, punonjės i ambasadės britanike. Kur fėmija mbushi tetė vjeē, e ėma vdiq nga turberkulozi. Pas dy vjetėsh, nė qershor 1884, i vdiq dhe i ati nga kanceri, duke lėnė si trashėgim mė pak se pesėmijė paund stėrlina pėr tė pesė fėmijėt. Somersetin e mori nė Angli xhaxha Henri, vikar i kishės sė Gjithė Shenjtorėve nė Vajtsbell tė kontesė Kent. Fėmija filloi shkollėn, por u sėmur rėndė nga pleuriti dhe u detyrua ta ndėrpresė atė. Nė moshėn pesėmbėdhjetė vjeēare shkoi nė jug tė Francės pėr t’u shėruar. Nė vitin 1890 Somerseti ishte student i universitetit tė Hajdelbergut nė Gjermani. Pas dy vjetėsh, kur u kthye nė Angli, parapėlqeu tė studiojė mjekėsi nė spitalin Sent-Tomas nė Londėr. Nė vitin 1897 doli nė dritė romani i parė i Moumit, kurse mė pas filluan tė shtypen ēdo vit. Disa kohė mė pas, nė skenėn e Londrės filluan tė shfaqen edhe pjesė teatrale tė shkruara prej tij. Ajo periudhė ishte e ngjeshur me udhėtime, veprimtari krijuese tė dendura, intriga dashurie e lidhje tė tjera tė Moumit, si me gra ashtu dhe me burra.


    Moum, rekrut i zbulimit britanik
    Pas fillimit tė Luftės sė Parė Botėrore, Moum u regjistrua nė kompaninė mjekėsore nė Francė me cilėsinė e vullnetarit tė Kryqit tė Kuq, por mė 1915-n e thirrėn nė zbulimin britanik. Megjithatė, shėrbimi pranė kėtij zbulimi ishte i shkurtėr dhe nuk pati asgjė pėr tė shėnuar (para se tė nisej nė Rusi). Pėr njė farė kohe u gjend nė Zvicėr ku “jeta e spiunit iu duk e mėrzitshme”. Gjithsesi, pikėrisht atje gjeti heroin e veprės sė tij, Ashenden, nė thelb, veten e tij, i cili u bė heroi kryesor i romanit me tė njėjtin emėr dhe tė veprave tė tjera “me spiunė”. Veprat e Moumit janė shumė afėr me realitetin, saqė katėrmbėdhjetė prej tyre i asgjesoi pa u botuar, pas vėrejtjes sė bėrė nga Uinston Ēėrēilli se bėnin shkelje tė “Aktit mbi sekretet shtetėrore”. Detyra e parė e Moumit nė Zvicėr ishte pėrgjimi i veprimtarisė sė njė anglezi nė Lucernė, gruaja e tė cilit ishte gjermane. Mė pas e urdhėruan tė shkonte nė Gjenevė dhe shefi e paralajmėroi: “Nėse do ta bėni mirė gjithēka, nuk do tė merrni asgjė si falenderim, por, nėse ju ndodh ndonjė fatkeqėsi, ne nuk do t’u ndihmojmė”. Nė Gjenevė Moumi u ndal nė hotelin “Bo Rivazh” ku, siē shkruan ai vetė, “banonin edhe spiunė tė tjerė”. Kryente detyrėn e ndėrlidhėsit, merrte informacione nga agjentėt dhe i pėrcillte nė Francė, punė kjo qė, sipas pohimeve tė tij, “monotone dhe pa dobi”. Ēdo javė kapėrcente liqenin e Gjenevės, pėrcillte informacione dhe merrte instruksione. Ai e dinte se shkelte neutralitetin e Zvicrės dhe i druhej arrestimit. Nė tė njėjtėn kohė, shkruan me ngut njė pjesė teatrale, duke pasur frikėn se po ta arrestonin, nuk do tė kishte letėr dhe bojė shkrimi. Nė Zvicėr qėndroi afro njė vit me detyra tė vėna nga zbulimi. Atje u njoh me shkrimtarė tė tjerė, edhe ata angazhuar nė punė nga shėrbimet e posaēme britanike Makenzi, Knobllok e Xherald Kelli.


    Vėshtirėsitė e informatorit tė fshehtė
    Njė herė, nė hotelin ku qėndronte, shkuan policėt zviceranė dhe e pyetėn se me ēfarė merret Ai iu pėrgjigj se po shkruante njė vepėr dramatike. “Po pse nė Gjenevė?” “Nė Angli ka shumė zhurmė”,- u pėrgjigj Somerseti dhe pas kėsaj e lanė tė qetė. Kishte probleme edhe me agjentėt. Njėri i kėrkon rritjen e pagės dhe e kėrcėnon me dorėzim tek autoritetet vendore; njė tjetėr iu shet informacionet gjermanėve. Kur mėsoi se raportet e tij ishin tė gjata dhe nuk i lexonte askush, pėsoi zhgėnjim. Mori pjesė nė pėrpjekjet pėr arrestimin e njė indiani, agjentator kundėr britanikėve, por nė orvatje pėr tė shmangur arrestimin, indiani vrau veten. Verėn e vitit 1916 kėrkoi tė dalė nė lirim dhe u kthye nė Londėr. E liruan me kusht; nėse ishte e nevojshme do ta thėrrisnin pėrsėri. Nė vitin 1916 pėrtėriu udhėtimet. Udhėtoi nė ishujt Havai, Taiti, Satnoa dhe nė Shtetet e Bashkuara ku vazhdoi tė punojė akrivisht me romanet dhe dramat e tij. Mė 26 maj 1917 nė qytetin Xhersi Siti, SHBA, lidhi martesė me tė dashurėn Siri, me tė cilėn kishte njė vajzė.


    Rekruti i Inteligjens Servis
    Fill pas kėsaj, e ftoi pėrfaqėsuesi i Inteligjens Servis nė SHBA, Williams Uizmen, dhe e urdhėroi tė niset pėr nė Rusi. Ndėrkohė, atje zhvilloheshin ngjarje tė vrullshme revolucionare dhe ai duhej tė shkonte me qėllim, siē e thekson me humor nė ditaret e tij, “tė pengonte revolucionin”, “tė mbėshtetė menshevikėt kundėr bolshevikėve, tė cilėt ishin pėr paqe, dhe tė mbajė Rusinė nė gjendje lufte me gjermanėt”. Moum ishte nė mėdyshje. Vuante nga njė sė mundje mushkėrish; nuk e njihte gjuhėn ruse dhe dyshonte nėse mund ta pėrmbushte njė mision aq tė rėndėsishėm. Megjithatė, e tėrhiqte nė mėnyrė tė papėrmbajtur vendi i Tolstoi, Turgenievit dhe Dostojevskit, tė cilėt i adhuronte. Mė nė fund, e dha pėlqimin. Pseudonimi i tij ishte “Somervil”, njė nga heronjtė e “Ashendenit”. Gjithė personazhet e revolucionit rus morėn pseudonime tė tilla: Kerenski “Lejn”, Letini “Devis”, Trocki “Koull”, kurse qeveria angleze “Irlandė & Co”.
    Moumin e shqetėsonte problemi i tė hollave, prandaj i shkruan Uizmenit: “Nė Zvicėr isha i vetmi qė pranova tė punoj pa shpėrblim. Mė pas mora vesh se veprimi im u vlerėsua si marrėzi, jo si shfaqje atdhetarizmi.” Mė 18 korrik 1917 mori njėzet e njė mijė dollarė, si rrogė dhe pėr financimin e menshevikėve. Mė 28 korrik u nis nga San-Francisko nė Vladivostok dhe prej andej, me ekspresin transsiberian pėrshkoi gjithė Rusinė. Bashkė me tė, udhėtonin edhe katėr ēekė, tė nisur me tė njėjtėn detyrė nė Rusi: ta mbanin atė nė luftė.
    Nė Petrograd Moum u vendos nė hotel “Evropa”. Konsullata britanike ishte paralajmėruar me telegramin: “Z. V. Somerset Moum vjen nė Rusi me njė mision sekret, tė ndriēojė publikun amerikan me fazat e ndryshme tė zhvillimit tė revolucionit rus. T’i krijohet mundėsia e shfrytėzimit tė linjės sė ndėrlidhjes me konsullatėn britanike nė Nju-Jork”. Ambasadori anglez, sėr Xhorxh Bykinen, i dha Moumit kodin personal, sido qė ishte i zemėruar, pasi e detyruan tė pėrcillte telegrame, pėrmbajtjen e tė cilave nuk e dinte. Moumin e priti si mik tė paftuar, qė fut hundėt nė punėt e tij dhe, praktikisht, nuk pranoi tė bashkėpunojė me tė.
    Ndihma i erdhi andej nga e priste me pak. Takoi Sasha Koropotkinėn, vajzėn e anarkistit tė famshėm princ Koropotkinit, me tė cilėn njihej qysh nė Londėr dhe nganjėherė kishte ndėruar letra e, madje, i kishte bėrė portretin letrar nė njė nga historitė e Ashendenit. Sasha njihej me anėtarėt e kabinetit Kerenski dhe shprehu gatishmėrinė e saj tė bėhej ndihmėse dhe pėrkthyese e Moumit.
    Mbi bazėn e informacioneve tė marra nga miqtė ēekė, Moum hartoi raportin e parė. Njė raport pesimist: ushtria nė gjendje rebelimi, vendi nė prag tė zisė dhe qeveria e Kerenskit shumė e dobėt. Dimri ishte nė prag, mungonte lėnda djegėse pėr ngrohje, bolshevikėt zhvillonin agjitacion, kurse Lenini fshihej diku ne Petrograd.


    Bashkėpunėtorėt e Moumit
    Me ndihmėn e Sashės, Moumi u njoh me Kerenskin dhe u takua disa herė me tė nė restorant, nė shtėpinė e Sashės dhe zyrėn e tij. Pėrshtypja qė krijoi ishte e dhimbshme: njeri i raskapitur nga pesha e pushtetit, i paaftė pėr tė vepruar dhe i trembur nga gjithēka. Shumė mė tepėr, i pėlqeu eseri Boris Savinkov, ministėr Lufte nė qeverinė e pėrkohshme, i cili i tha: “Ose Lenini do mė vėrė mua pas murit, ose unė atė!”
    Moumi mori pjesė nė mitingun demokratik nė teatrin Aleksandėr, nė tė cilin Kerenski mbajti njė fjalim optimist, por entuziazmi i tij iu duk pa bazė. Nga burimet e tij, ai e dinte se gjermanėt sulmojnė dhe ushtria e thyer tėrhiqet; flota nuk vepron, kurse ushtarėt vrasin oficerėt.
    Mė 24 shtator Uizmeni nisi nė Forin Ofis informacionin me kėtė pėrmbajtje: “Kam marrė njė telegram tė rėndėsishėm nga Moumi nė Petrograd:
    (A) Nė Stokholm dhe Finlandė ka dėrguar njė agjent pėr grumbullimin e informacioneve, i cili e njofton pėr marrėveshjen e bėrė ndėrmjet dy shteteve pėr t’u bashkuar me Gjermaninė, me synim kapjen e Petrogradit.
    (B) Pėr t’iu shmangur ekstremistėve, qeveria ndėrron mendje ēdo ditė, lidhur me transferimin nė Moskė. Moum shpreson tė dėrgojė agjentin e tij nė mitingun e ekstremistėve.
    (C) Kerenski po humbet popullaritetin dhe qėndresa e tij ėshtė e dyshimtė.
    (D) Nuk do tė ketė paqe tė veēuar, por kaos dhe mosbindje pasive nė frontin rus.
    (F) Moum pyet nėse mund tė punojė me oficerėt e zbulimit britanik nė Petrograd, pėr tė ndihmuar njėri-tjetrin dhe mėnjanimin e ngatėrresave. Unė nuk shoh pengesa kėtu.
    (G) Unė mendoj se Moumi duhet t’i ruajė nė ambasadė, pėr siguri, shifrat dhe letrat e tij. Ai ėshtė aq i menēur dhe nuk dėshiron t’i komprometojė. Ai mund tė jetė i dobishėm kėtu dhe jam i bindur se shumė shpejt do tė kėtė njė organizatė tė mirė. Pėr ēdo rast, do t’u njoftoj pėr gjithēka qė iu intereson, lidhur me informacionet e tij”.


    Plane spiunazhi tė shkrimtarit
    - Mė 16 tetor Moum njofton se Kerenski po humbet besimin dhe vėshtirė tė qėndrojė. Ai kėmbėngul nė mbėshtetjen e plotė tė menshevikėve dhe ka hartuar njė program propagande e spiunazhi industrial, tė cilat, sipas vlerėsimit tė tij, mund tė kushtojnė rreth pesėdhjetė mijė dollarė.
    - Mė 18 tetor Kerenski e ftoi nė zyrėn e tij dhe e njohu me kėrkesat pėr kryeministrin Llojd Horzh. Takimi u zhvillua nė fshehtėsi, madje nuk u regjistrua as nė protokoll. Kerenski i kėrkoi Moumit tė nisej nė Londėr dhe ta ēojė mesazhin personalisht atje ku duhet. Thelbi i mesazhit ishte se Kerenski nuk mund tė mbahet, nėse nuk furnizohet me armė e municione nga aleatėt. Veē saj, kėrkoi tė ndėrrohet ambasadori britanik. Po atė ditė, Moumi u nis nė Norvgji dhe prej andej, me njė torpediner britanik, nė Skoci. Njė ditė pas mbėrritjes, e pranuan te kryeministri nė Londėr. Llojd Horzhi e priti me dashamirėsi dhe shprehu admirim pėr dramat e tij, por Moumi ngutej dhe gati e ndėrpreu pėr t’i pėrcjellė mesazhin, tė cilin sapo mbėrriti nė Angli, e kishte hedhur nė letėr nė formė raporti. Pasi e lexoi, Llojd Xhorxhi tha: “Kėtė nuk mund ta bėsh!”. “Ēfarė duhet t’i them Kerenskit?”, - pyeti Moum. “Thjesht, kėtė nuk mund ta bėj!”. Kryeministri e preu bisedėn, kėrkoi falje dhe tha se i duhej tė shkonte nė mbledhjen e kabinetit. Kur u kthye nė hotel, Moumi mendoi se i duhej tė kthehej nė Rusi. Por ngjarjet ia ndryshuan planet. Mė 7 nėntor 1917 Kerenski u pėrmbys dhe bolshevikėt morėn pushtetin. Mė 18 nėntor sėr Erik Drumond, sekretar personal i ministrit tė Punėve tė Jashtme, nė emėr tė lord Xhorxhit shkroi kėto fjalė mbi raportin e Moumit: “Druhem se tashmė kjo pėrfaqėson vetėm interes historik”. Gjithsesi, Moum mendonte se nėse do tė kishte vepruar gjysmė viti mė parė, mund tė kishte arritur sukses. Nė njė farė mase e ndjente veten fajtor pėr ardhjen e bolshevikėve nė pushtet, pasi nuk arrinte tė kuptonte se ėshtė e pamundur tė ndalet rrjedha e historisė. Pavarėsisht dėshtimit tė misionit, Moum mbeti i kėnaqur nga materiali i bollshėm qė kishte grumbulluar pėr tregimet e Ashendenit. Dy muaj e gjysmė, tė kaluara nė Rusi, ndikuan pėr keq nė shėndetin e Somersertit. Iu shfaqėn shenjat e para tė tuberkulozit dhe kthimi nė Rusi nuk kishte kuptim, aq mė tepėr, pas pėrmbysjes sė Kerenskit. Njė herė e ftuan nė Dauning Strit pėr njė takim me shefin e tij, Viliam Uizmen, dhe njė person tjetėr tė rėndėsishėm. Moumi paraqiti raportin e punės nė Rusi. Pasi u njoh me raportin, Somerseti pyeti se mos kishin nė plan ta dėrgonin sėrish nė Rusi. “Jo”, - u pėrgjigjėn. Kryesorja tani ėshtė tė mbajmė Rumaninė”. Nė Rumani nuk kishte dėshirė tė shkonte. “Jam me tuberkuloz”, mėrmėriti. “E po mirė, - u pėrgjigj njė nga shefat, - shkoni nė sanatorium dhe shėrim tė shpejtė”. Kėshtu, Somerset Moumi i dha fund punės nė shėrbimin informativ britanik. Pas kėsaj, jetoi dhe dyzet e shtatė vite tė tjera, por nuk u kthye asnjėherė nė shėrbimet e fshehta.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #43
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Le te flasim pak per kunderzbulimin shqiptar ne rradhet e refugjateve

    Nuk kam nderment te merrem me gjithe historine e kunderzbulimit shqiptar gjate luftes se ftohte.
    Dua te di nese mund te me thot kush,
    a keni dijeni per repartet speciale qe dergoi kunderzbulimi shqiptar ne Gjermani ne 2 Korrik te vitit 1990 nepermjet refugjateve te ambasadave.Cili ishte misioni me i larte i atyre reparteve speciale te sigurimit..Vete nje nga radistet e Ramiz Alise qytetari shqiptar Lulzim Gerbi u dergua mes refugjateve te 2 korrikut ne Gjermani.
    Cili qe misioni i atij radisti ne Heidelberg te Gjermanise? Po qytetaret e tjere si Gjon Radovani,Bibjan Mirakaj etj, a ishin keta peshq te vegjel te rekrutuar ne rrethana presioni nga shteti shqiptar ne kohen e monizmit apo agjente te stervitur te kunderzbulimit shqiptar.Cili ishte misioni i tyre ne Heidelberg ?
    Do ti isha shume mirenjohes kujtdo qe do te hidhte drite mbi kete kapitull te erret te
    veprimtarise antishqiptare te qeverise se Berishes ne rradhet e disapores ne vitet
    1990 -deri ne 199?.
    Besoj se ne nje kohe kur klasa politike ne Shqiperi betohet se don te shkoj drejt Europes
    nuk ka pse keto gjera te jene me tabu.

  4. #44
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Sqarim

    Bibjan Mirakaj eshte i biri i Kol Bib Mirakajt
    Ndersa Gjon Radovani eshte i biri i nje qytetari shqiptar nga veriu i Shqiperise i cili
    sipa perkthyesit Petro Zheji ka qene nje punonjes i sigurimit shqiptar i kamufluar nen masken e te persekutuarit ne kohen e monizmit.

  5. #45
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... wittstar, perpiqu te japesh me shume te dhena per ngjarjen e re qe ke paraqitur, nga ato qe ke jetuar apo degjuar ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #46
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Akuze e rende kundra Berishes

    C'fare do te dish me teper.E rendesishme eshte qe te dish se ne kohen e Berishes ne diaspore nder refugjatet shqiptar ne Gjermani,u be nje gjueti e vertete njeriu,
    dhe qe spiunazhi gjerman ne menyre te pabese mbajti anen e Berishes,per njerrez te cileve vete shteti gjerman u kish dhene azil
    Per me teper detaje lexo se cfare shkruan Wittstar gjetke ne kete forum.
    Nje ceshtje e tille mund te sqarohej vetem me hapjen e disa dosjeve te shqiptareve te diaspores.Por shteti shqiptar hesht ne kete pike per arsye te pakuptueshme.
    Kaq mund te them or skuth fjalet e tjera i kam per nje proces gjyqesor qe shpresoj me kohe te hapet.

    Ndersa njeriu me i fuqishem i botes ,presidenti Bush pati kurajen dhe denoi para gjithe botes
    veprimet e sherbimit te tij sekret ne Irak,Gjermania e mbane hunden perpjete dhe nuk ka as vullnetin as kurajen te pohoj se te pakten ne nje rast,zbulimi gjerman ka kryer nje krim te rende kundra njerrezimit me metoda barbare,me tortura te perbindshme ndaj nje njeriu te pafajshem.
    As shteti shqiptar deri me sot nuk ka kurajen te zbuloj krimet e Berishes nder rradhet e diaspores shqiptare.Dhe kjo jo pa arsye.Sepse po te hapesh nje proces i tille atehere do te dilte flagrante qe Berisha u caktua nga PPSH ne ate rol qe kryen edhe tashti,se edhe pse shume nga pasuesit e tij mund te jene te sinqerte ne aspiratat e tyre per instutucione demokratike ai vete eshte nje kriminel qe duhet nxjerre para gjyqit ushtarak.

    Till next time

  7. #47
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... wittstar, nese e ke vene re ky eshte forum rreth historise dhe spiunazhi eshte nje pjese e madhe e saj. Ketu jane trajtuar histori rreth spiunazhit nese e ke vene re dhe nuk eshte forum per te ngritur akuza apo per te shtruar pyetje rreth x-personi apo x-ngjarje. Une edhe nje here,, nqs deshiron, po te kerkoj te sjellesh diēka nga ajo qe di, ke pare, lexuar apo ashtu siē thua ti, ke jetuar ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #48
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444
    Sorry.Nuk e dija se biografia e ndonje x spiuni pervers ne nje vend y te botes eshte me e rendesishme se sa veprimtaria antishqiptare e nje doktori medioker (qe fatkeqesisht ishte presidenti i pare shqiptar pas renjes se monizmit)kryer me duart e spiuneve te tij ne rradhet e diaspores pas vitit 1990.

    Sa per ata qe quhen spiune klasik,skuth une kam lexuar disa biografi te tyret.
    Kur isha adolishent e bija e nje gjenerali shqiptar qe me vone i prene koken per tentative grusht shteti,me dha nje biografi te Karl Graves agjent gjerman i luftes se pare boterore.E lexova me shume interes por pastaj u zhgenjeva pasi diku
    ne ate liber Graves pershkruante nje udhetim te tij diku ne Lindjen e Largme nje bisede te cilter me ca njerrez te pafajshem,dhe thoshte " Keta ishin te vetmit njerrez te cileve ju afrova dhe nuk mu desh tu bej dem."
    Atehere vendosa se ishte me mire te beheshe doktor e te sheroje njerrez se sa spiun e te merrje njerrez ne qafe.
    Besoj se nuk ja vlen ti mistifikosh kete kategori njerrezish sado te nevojshem te jene per nje popull apo per tjetrin.

  9. #49
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Wittstar

    Qellimi i postimeve rreth spiunazhit nuk eshte misticizimi i figures se spiunit, perkundrazi, njohja e antareve te forumit me ane te erreta te historise se njerezimit.
    Personalisht ( si moderator i ketij forumi dhe si hapes i kesaj teme) sic mund te shikosh dhe me siper i mirepres postimet e bera nga antare te tjere , ndonese permua Bekim Budua nuk ben gje tjeter vecse justifikon dhunen dhe diktaturen e proletariatit te ushtruar nga Sigurimi ne vitet e diktatures, shkrimet e tij ne lidhje me spiunazhin shqiptar dhe ate te huaj jane shume te paqarta dhe te dyshimta.

    Ne se ke informacion te shkruar apo eksperience personale je i mirepritur te na e sjellesh. Qe jane derguar punonjes dhe agjente te Sigurimit me refugjatet e ambasadave dhe me vone ne Itali me ata te eksodit kjo dihet. Ajo qe nuk dihet eshte se per cfare arsyeje u derguan dhe cili ishte fundi i tyre.

    Nese Berisha mund te kete qene i implikuar dhe ke fakte ose thjesht aludime, materiale, mendime, JE I MIREPRITUR TE NA I THUASH! Une e di shume mire se Berisha ka qene vene nga Ramiz Alia te ishte kryetari i opozites se pare shqiptare ( ndonese vete Berisha mund te mos kete pasur ide per rolin qe i eshte caktuar) dhe faktikisht puna dhe veprimtaria e tij deri ne 1996-7 e verteton kete. Por mbas 1997, kur socialistet ( ish komunistet) u perpoqen ta "hiqnin" qafe , Berisha e kuptoi si duket se ishte bere marionete ne duart e ish sigurimsave dhe komunisteve per te rimarre pushtetin dhe ndryshoi. Por ishte teper vone. Veprimet e tij te deriatehereshme diskretituan dhe njollosen te djathten shqiptare, e percane, hodhen nje pjese te ish persekutuarve politike ne duart e ish xhelateve te tyre dhe tradhetuan aspiratat e shqiptareve per nje Shqiperi demokratike dhe te zhvilluar.

    Forumi nuk eshte gazete, pra mund te flasesh lirisht sepse nuk na padit njeri per shpifje dhe vete identiteti yt i vertete eshte i mbrojtur nen nicknamin tend.

    Mire u lexofshim!
    Toro
    "Who is John Galt?"

  10. #50
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444
    Toro komentet e tua per Berishen ketu me lart i lexova me vemendje dhe i gjej interesante.
    Sa per pergjegjesine e te shkruarit ne vertet shkruajme me nickname ne kete forum por megjithate sejcili duhet te ndjeje pergjegjesi per ate qe shkruan.
    Ne rastin tim mendohem gjithmone mire para se te shkruaj dicka ketu apo gjetke,vecanerisht kur kjo ka te bej me personazhe apo persona juridik te cilet jetojne akoma.
    Persa i perket eksperiences time me institucionet parazitare te spiunazhit besoj se kam shkruar boll me lart dhe ne vende te tjera ne kete forum dhe besoj nuk ja vlen ti perseris gjerat.

Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-07-2002, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •