Para se zbulimi jugosllav tė fuste Gramafonin nė Shqipėri, i bėnė atij njė kurs intensiv dhe e pajisėn me njė histori, tė cilėn duhet ta mėsonte pėrmendėsh dhe ta pėrsėriste nė ēdo kohė, qė do ti kėrkohej, pa neglizhuar as edhe njė presje tė saj. Nė vija tė pėrgjithshme, historia e tij konsistonte nė ekspozimin nė kufirin shqiptar identitetin e rremė tė tij, si dhe datėlindjen fiktive, duke fshehur 3 vjet tė shkollės sė zbulimit.
Kishte lindur nė vitin 1936 nė Vlorė dhe paraqitej i datėlindjes 1939. Tregonte se arratisej nga Jugosllavia pėr arsye se ndiqej nga UDB pėr shkak tė aktivitetit tė tij revolucionar, me njė organizatė studentore tė Prishtinės, qė kėrkonte veē tė tjerave edhe Kosova Republikė. Tė paraqiste edhe disa dokumente e materiale tė shkruara kuptohej nga ekspertėt kriminalistė jugosllavė, ku pasqyrohej ideali i tij kombėtar deri nė vetėmohim, pėr realizimin e bashkimit me Shqipėrinė. Nė kėto materiale e shkrime tė ndryshme, studime, njė pjesė e tė cilave, kishte vėrtet origjinalitet, tė cilat mund tė kenė qenė produkte tė kontrolleve tė hapura apo sekrete tė banesave, tė mjediseve studentore dhe qė u pėrkisnin studentėve dhe profesorėve kosovarė. Tė tregonte dhunėn ēnjerėzore tė pėrdorur nga policia e fshehtė jugosllave, duke demonstruar edhe plagėt e blanat qė kishte nė trup, tė cilat ishin reale. Tė pėrsėriste shpesh shprehjen standarde se ju nuk i njihni serbėt. Gjithashtu, do tu jepte organeve tė Sigurimit tė Shtetit emra konkretė tė kuadrove drejtues, inspektorė tė shėrbimit tė fshehtė, deri gardianė tė burgut, si dhe disa emra tė personave, sidomos nė zonėn dhe brezin kufitar nė Shqipėri, tė cilėt diheshin prej tyre se ndiqeshin nga shėrbimi i fshehtė shqiptar, duke i paraqitur ata si agjentė tė UDB-sė, midis tyre pėr dezinformacion do tė ekspozonte disa persona VIP, qė mbanin lidhje me UDB-nė, sidomos kosovarė, larguar nga Jugosllavia pėr nė Shqipėri, pas viteve 1949-1950, ku pėrfshiheshin edhe disa profesorė tė Universitetit tė Tiranės dhe pedagogė, qė jepnin leksione nė Kosovė. Nė kėtė histori nuk harroheshin edhe disa kosovarė tė internuar nė Lushnjė, Shtyllas e nė Berat, tė cilėt UDB-ja kishte vendosur pėr ti djegur, duke ja deleguar Sigurimit tė Shtetit shqiptar, pasi nuk zbatonin detyrat e ngarkuara nga inspektorėt e fshehtė jugosllavė. Nė xhepat e agjentit, ata nuk kishin harruar tė vendosnin njė bllok shėnimesh tė koduar me shkrimin e agjentit mbi etnogjenezėn e shqiptarėve, mbi shpėrnguljet me shifra nė vite tė kosovarėve, disa shėnime me shifra pėr popullsinė shqiptare nė Kosovė e gjetkė, njė kartė anėtarėsimi nė bibliotekėn e Prishtinės, si dhe njė listė tė koduar tė studentėve tė arrestuar nga UDB-ja. Nė kėtė histori bėnte pjesė edhe dėshira e tij pėr tė bashkėpunuar me shėrbimin e fshehtė shqiptar, me qėllim hakmarrjeje ndaj shkjave, si dhe propozimi dhe dėshira e tij pėr tu vendosur nė tri qytetet; Berat, Fier e Lushnjė. Nė rast emergjence, kur nuk do tė shikonte rrugėdalje nė veprimtarinė e tij, do tė kėrkonte takim me ministrin e Brendshėm ose zėvendėsin e tij.
Vendosja nė qytetin e Fierit dhe dezinformacionet qė jepte Gramafoni
Vendosja e kėtij agjenti dukej e paragjykuar nė qytetin e Fierit me detyrėn e arsimtarit tė shkollės tetėvjeēare nė njė fshat afėr qytetit, me qėllim qė tė mbahej nėn kontroll tė vazhdueshėm. Nė fillim, ai mbante lidhje korrekte me punėtorin operativ tė zonės dhe e informonte atė (mė tepėr duke e dezinformuar) pėr probleme e detyra qė i ngarkonte atij operativi dhe brenda njė kohe tė shkurtėr arriti tė zbulojė kontingjentet kryesore, qė kontrollonte ky operativ nė zonėn e tij dhe, nė varėsi tė interesave qė kishte Gramafoni pėr ta, raportonte pėr veprimtari armiqėsore nė formėn e propagandės pėr ata persona qė dyshonte se ishin bashkėpunėtorė tė Sigurimit, me qėllim zbulimin e veprimtarisė sė fshehtė tė operativit nė zonė edhe mė gjerė, duke parė me vėmendje interesimin e mangėt tė tij ndaj kėtyre personave, qė i anashkalonte si pa vlerė e pa interes ndjekjeje tė mėtejshme, duke mos u dhėnė detyra nė drejtim tė kontrollit tė veprimtarisė armiqėsore tė raportuar nga Gramafoni. Mirėpo, agjenti jugosllav kishte marrė detyra nga eprorėt e tij pėr tė riorganizuar rrjetet agjenturore nė kėto tri qytete, fijet e tė cilėve shkonin deri nė qytetin e Vlorės. Krahas agjenturės sė vjetėr, shumica e tė cilėve ishin nė vendinternimet, atij i duhej pėr njė kohė tė shkurtėr tė studionte dhe tė rekurtonte disa kandidatura nga moshat e reja, me qėllim rritjen e efektivitetit tė veprimtarise informative dhe zbuluese tė tri-katėr rrjeteve agjenturore nė kėto rrethe, gjė qė i duhej kėtij agjenti tė lėvizte, sidomos pas orės 17-18 tė ditėve tė shtuna dhe tė diela. Nė fillim edhe pse ishin dokumentuar disa lėvizje tė tij, ato justifikoheshin gjoja se ishte duke zbatuar detyrat e ngarkuara nga operativi. Natyrisht, kjo nuk do tė vazhdonte gjatė.
Zbulimi dhe kapja e agjentit jugosllav
Pas tri vjetėsh, pra nė vitin 1972, atij i ngeci sharra nė gozhdė edhe pse ishte i pėrgatitur dhe i specializuar pėr tė kapėrcyer situata emergjente. Nga detyrat qė merrte nga operativi i zonės, dhe mėnyrėn se si i servirte ai pėr ti realizuar ato, agjenti Gramafoni, kuptoi se operativi kishte mangėsi tė theksuara nė zbulimin dhe parandalimin e veprimtarisė tė sferės sė zbulimit tė agjentėve tė huaj, ēka i krijoi njė pėrfytyrim tė gabuar tė aftėsive dhe mundėsive tė tij pėr tu vėnė nė kontakt me aktivitetin zbulues tė tij, gjė qė u shoqėrua me njė mendjemadhėsi tė pajustifikuar, duke nėnvlerėsuar dhe masat mbrojtėse qė duhet tė merrte, sidomos gjatė studimeve dhe rekrutimeve pėr llogari tė shėrbimit tė fshehtė jugosllav. Qysh nė momentet e para tė aktivitetit, ai hasi nė vėshtirėsi. Nė mėnyrė sekrete njė person i afruar nga agjenti edhe pse bėnte njė jetė jo normale pėr njė tė ri sipas ligjeve dhe normave tė kohės, edhe pse ky pranon dhurata edhe para nga agjenti, kur erdhi puna, qė Gramafoni po proēedonte me mendjelehtėsi pėr ta rekrutuar Servet N., pa sonduar nė botėkuptimin dhe pikėpamjet e tij, ky kandidat me zgjuarsi e pyeste pėr demonstratat e studentėve nė Kosovė, tė drejtat e tyre tė nėpėrkėmbura nga serbėt, sidomos e drejta e arsimimit, qė nė Shqipėri ishte e spikatur dhe falas, ndėrsa Gramafoni i pėrgjigjej, duke thėnė se Shqipėria ishte vendi klasik i izolimit dhe i shkeljes sė tė drejtave tė njėriut etj. Kaq duhej dhe jo mė shumė qė Serveti tė informonte shefin e sigurimit nė Berat, i cili shtoi masat e kontrollit ndaj tij dhe brenda vitit Gramafoni u dėnua me 10 vjet burg, se kishte konsumuar figurėn e krimit tė agjitacionit dhe tė propagandės armiqėsore pėr dobėsimin dhe minimin e pushtetit popullor, parashikuar nga neni 55/1 i Kodit Penal. Pasi u dėnua, u dėrgua nė Spaē, pėr tė vuajtur dėnimin. Atje, ai takonte disa tė dėnuar dhe zhvillonte njė lloj hetuesie me ta, duke i pyetur fije pėr pe se: Kush i hetoi? Sa qėndruan nė paraburgim? Ēfarė pranuan gjatė hetuesisė? Si i mbanin lidhjet me shokėt dhe pjesėtarėt e familjes? Pėr cilėt persona dyshonin si bashkėpunėtorė tė Sigurimit jashtė dhe brenda kampit tė Spaēit?.
Rekrutime edhe nė burgun e Spaēit dhe kombinacionet e Sigurimit tė Shtetit
Gjatė kohės sė vuajtjes sė dėnimit nė Spaē dhe mė vonė nė burgun e sigurisė sė lartė tė Burrelit, Gramafoni rekrutoi 2-3 agjentė nė shėrbim tė zbulimit jugosllav, tė cilėt, pasi u vunė pėrpara provave tekniko-shkencore, pranuan vėnien nė shėrbim tė tyre, detyrat, parullėn e lidhjes brenda dhe jashtė vendizolimit, pseudonimet, mėnyrėn e lidhjes me rrjetin agjenturor, format dhe mėnyrat e grumbullimit tė informacioneve etj. Agjenti arriti tė dėrgonte nė lidhjet e tij jashtė burgut dy persona ish tė dėnuar, njėri prej tė cilėve qėlloi qė ishte agjent i Sigurimit, gjė qė i dha mundėsi kėtij sektori tė kryente disa kombinacione te lidhjet e Gramafonit nė Berat dhe Shtyllas-Fier dhe ku u vėrtetua se ata ishin pjesėtarė tė rrjetit agjenturor jugosllavė, por me njė ndryshim se ishin tė zhgėnjyer dhe se nuk donin tė bashkėpunonin aspak me ta. Konkretisht, sipas materialeve tė administruara nė dosjen e Gramafonit njėri prej tyre shprehet: I thuaj Q. se shkjau mė ka rrėnue mue e tė gjithė robtė e shtėpisė. Po mė rrėnon kėtu dhe kurkund tė qetė nuk po mė lenė me spiunėt e vetė. Sa pėr ato punė ja kam ēue do fjalė ACO-s (pseudonimi i Radovan Urashevit, ish-major i UDB-sė nė vitet 1955-1956 dhe sekretar i parė i pėrfaqėsisė sė tyre nė Tiranė, nė vitet 1957-1958), se po tė dalė gjallė prej kėndej kam me u hakmarrė deri nė 10 breza. Ndėrsa njė person tjetėr, lidhje e Gramafonit, qė mbikėqyrej nga organet e sigurimit, i shprehet hapur tė dėrguarit tė agjentit: Jam vėnė nė shėrbim tė UDB-sė qysh nė vitin 1952. Kisha detyrė tė mėsoja qėndrimin e emigrantėve kosovarė nė Shqipėri, si dhe tė grumbulloja informacione. Tė studioja dhe tė rekrutoja ish tė dėnuar nga pushteti, si dhe tė internuar. Gjithashtu tė kryeja akte sabotimi nė ekonomi. Agjenti Gramafoni ishte nėn kontroll tė rreptė nė Spaē, ku gėlonin bashkėpunėtorėt e sigurimit dhe, pėr njė periudhė tė shkurtėr, rreth 6 muaj, u ridėnua pėrsėri pėr agjitacion dhe propagandė armiqėsore me 10 vjet privim lirie, tashmė me rrezikshmėri tė theksuar shoqėrore do tė mbyllej nė burgun e Burrelit. Nė qeli, dhomė dhe nė ajrim, agjenti nuk linte rast pa u takuar dhe pa zhvilluar hetuesi sidomos me tė dėnuar, qė i pėrkisnin kontingjentit jugosllav dhe nė tė njėjtėn kohė, njė pjesė tė mirė tė fakteve dhe tė informacioneve ai i mbante pėrmendėsh, duke krijuar kėshtu njė kartotekė inteligjence brenda mureve tė burgut dhe konkluzioni qė ai kishte nxjerr ishte se shumica e agjentėve jugosllavė ishin dėnuar pėr agjitacion dhe propagandė dhe se ata nuk ishin zbėrthyer si agjentė, kjo, sipas tij, ishte falė nivelit tė ulėt tė operativėve nė sferėn e zbulimit dhe tė parandalimit tė veprimtarisė kryesore tė zbulimit jugosllav. Duke njohur kėtė konkluzion tė Gramafonit, mė vonė, gjatė hulumtimeve tė njė varg dokumentesh, materialesh operative, tema studimore, si dhe leksione e tema tė Shkollės sė Lartė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, pranova se agjenti kishte tė drejtė nė njė kuptim tjetėr: pperativi nė shkollė, kurse specializimi si dhe nė praktikė nuk mėsohej e praktikohej me metodika speciale pėr gjurmimin dhe investigimin e agjentėve tė huaj, me qėllim deshifrimin e tyre. Dhe, jo vetėm kaq, nė kėtė shkollė nuk kishte asnjė temė tė mirėfilltė, tė specializuar pėr zbulimin dhe parandalimin e veprimtarisė sė kualifikuar tė spiunazhit, sidomos kur kjo veprimtari kryhej nė rangje tė larta tė pushteteve. Kėshtu qė, nė pėrgjithėsi, operativėt merreshin me subjekte tė parėndėsishme dhe sa po vinte kjo veprimtari po burokratizohej dhe po merrte rrjedhėn e fushatave, fill pas telegrameve dhe porosive tė ardhura nga kuadrot kryesorė vendimmarrės tė dikasterit, pėr tė goditur para x feste tendencat e mprehta, ku pėrfshihej edhe spiunazhi. Kuptohet, nė pėrgjithėsi, dokumentimi ligjor bėhej pėr agjitacion dhe propagandė armiqėsore, pėr tė cilėn kishte studime, pėrgjithėsime, disa tema, buletine mujore, analiza tė propagandės armiqėsore, raporte konkludive dėrguar elitės politike, statistika tė dėnimeve pėr kėtė figurė krimi, 6-mujore dhe vjetore, ku nxirreshin shkaqe e dukuri standarde.
Agjenti Gramafoni vazhdonte punėn e tij zbuluese nė burgun e Burrelit
Ai kėrkonte tė lidhej me elementin antiparti drejtpėrdrejt, pasi indirekt kishte realizuar disa kontakte, nė kohė kur kėrkoheshin materiale sekrete qė diskutoheshin nė ish-Byronė Politike, kur Ll.Z. kishte marrė detyrė nga zbulimi jugosllav me anė tė agjentes ndėrlidhėse DH.L., e cila i kishte ēuar zbuluesit jugosllav me pseudonimin CVETKO, njė material sekret tė Hoxhės mbajtur nė Byro. Pikėrisht nė kėtė kohė ambasadori francez nė SHBA nė takim me ambasadorin tonė H.Budo, i komunikon nė konfidencė se ishte vėnė nė dijeni nga njė burim i fshehtė pėr njė material sekret i diskutuar nė Byronė Politike tė Shqipėrisė. Ėshtė gjithashtu koha kur nė burgun e Burrelit ishin futur me kombinacion agjenturor dy tė dhėna tė rėndėsishme: Njėra vinte nga aeroporti Vnukovo i Moskės, nė takimin e njė kuadri tė lartė tė KGB-ės me agjentin shqiptar Diplomati, ku i thuhet atij nė mėnyrė tė prerė dhe profetike se brenda 2-3 vjetėve do tė ndryshojė situata nė Shqipėri, si dhe nga Johanesburgu, i Afrikės sė Jugut, vinin disa emėrime nė poste tė larta tė ish tė burgosurve nga ana e oborrit mbretėnor. Mė sė fundi, agjenti jugosllav pranoi qenien e tij agjent nė shėrbim tė zbulimit jugosllav, pasi iu paraqitėn disa prova tekniko-shkencore, si dhe u ballafaqua me dy ish tė dėnuar tė rekrutuar nga ana e tij pėr llogari tė kėtij zbulimi, tė cilėt pranuan vėnien e tyre nė shėrbim tė zbulimit tė huaj, si dhe mėnyrėn e lidhjes jashtė ambienteve tė burgut. Nė kėto kondita, agjenti kėrkoi takim me ministrin e Punėve tė Brendshme, prej tė cilit fitoi statusin special e njeriut tė lirė. Agjenti kartotekė tashmė e kreu detyrėn e ngarkuar nga zbulimi jugosllav dhe pėr arsye tė kuptueshme, tė interesave tė larta tė Atdheut dėrgohet jashtė shtetit.
Krijoni Kontakt