Shkrimtari i shquar, nga anėtar i PK-sė, nė listėn e zezė tė FBI-sė, qė nuk u la tė hynte nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ...
Edhe pse Graham Grin ka shkruar, ndoshta veprat mė tė bukura me temė nga shėrbimet informative dhe spiunazhin nė pėrgjithėsi, Njeriu ynė nė Havanė apo Amerikani i qetė, pėrvojėn vetjake e ka tė kufizuar. Por kjo nuk e pengoi tė kuptojė thelbin dhe veēoritė e punės sė zbulimit dhe tė krijojė vepra me mprehtėsi tė habitshme, tė cilat mund tė shėrbejnė plotėsisht si tekste mėsimore pėr informatorėt fillestarė (tjetėr punė si dhe pėr ēfarė qėllimesh pėrdoren).
Romanet e tij janė aq afėr me atė qė ka pėrjetuar, saqė ėshtė e pamundur tė mos vish nė njė mendje me opinionin e klasikut tė letėrsisė, Gabriel Garsia Markes, i cili ka thėnė: Nuk njoh tjetėr shkrimtar, veē Graham Grin, pėrfytyrimi mbi tė cilin, i krijuar nga ato qė ka shkruar, pėrputhet aq mirė me figurėn e vėrtetė tė tij. Tė kuptosh Graham Grinin dhe tė krijosh njė mendim pėr veprėn qė ai krijoi, duke qenė informator, duhen lexuar dhe analizuar librat e tij, natyrisht me korrigjimin pėrkatės tė fantazisė sė autorit.
Jeta e Grinit
Graham Grin u lind mė 2 tetor 1904 nė qytetin e vogėl Berhemsted tė kontesė Hardfordshir, jo larg Londrės. I ati ishte drejtor i shkollės sė privilegjuar mashkullore, ēelur nė shek XVI, ndėrsa e ėma kushėrirė e parė me romancierin e shquar, Robert Luis Stivenson, autorin e Ishullit tė Thesarit. Nė vitin 1922 Grin hyn nė Bejlioll, njė nga kolegjet mė tė mira tė universitetit tė Oksfordit. Lufta Botėrore, e pėrfunduar pak mė parė, dhe revolucioni rus krijuan jo pak pikėpyetje nė mendjet e studentėve, lidhur me drejtėsinė e rrugės qė duhet tė ndjekė njerėzimi. Edhe Grini e kėrkoi rrugėn e tij. Nė moshėn 19-vjeēare hyri nė radhėt e PK-sė. Mė pas, kjo rrethanė do ti luante njė rreng jo tė kėndshėm. Njė herė nuk e lejuan tė hyjė nė territorin e SHBA-sė. Ishte nė listėn e zezė tė FBI-sė, e cila i kishte hapur dosje dhe sa herė kėrkonte tė shkonte atje, mė parė duhet tė siguronte leje tė posaēme, ndėrsa nė vizė i bėnin njė shėnim tė veēantė, qė tregonte se mbajtėsi i saj ishte person jo i sigurt. Kjo punė vazhdoi deri nė kohėn e Kenedit. Gjithsesi nė PK, Grin qėndroi shumė pak. U mor me zbavitje tė tjera, me katolicizmin, tė cilit i qėndroi besnik pėr shumė vite, edhe pse asnjėherė nuk ishte fanatik dhe mbante qėndim kritik ndaj riteve fetare. Pas pėrfundimit tė universitetit, u rrek tė punonte nė kompani tė ndryshme, por pa sukses. Mė nė fund, nė vitin 1926 e pranuan. U bė gazetar dhe ndihmėsredaktor i gazetės Tajms. Asaj kohe i pėrkasin pėrvojat e para letrare tė suksesshme. Suksesi me letrat e lejoi tė lėrė punėn e pėrhershme nė redaksi dhe, qė nga viti 1930 e pas, bėhet shkrimtar profesionist. E filloi me skenarė, kurse nė vitet 1935-“39, kritik filmi i pėrhershėm nė revistėn Spektator.
Udhėtimet
Qė nė rini Grini i pėlqente udhėtimet dhe jeta e ēoi shpesh nė pika tė nxehta ku gjeti material tė bollshėm pėr veprat letrare. Bėri njė udhėtim tė gjatė nė Afrikė, eci qindra milje nė kėmbė nė territorin e Sierra-Leones dhe Liberisė. Mė pas, nė vitin 1938, udhėtoi nė Meksikė ku grumbulloi materiale pėr librin dokumentar mbi pėrndjekjet fetare dhe shkoi edhe nė Panama. Por ja ku erdhi 1939-a. Me fillimin e Luftės sė Dytė Botėrore, Grinin e thirrėn nė ushtri dhe e caktuan nė shėrbimin e zbulimit. Pavarėsisht emrit romantik zbulim, ai nuk ishte mė shumė se i zakonshėm dhe monoton. Raporte, analiza e letra pa fund, tepėr tė mėrzitshme. Ja ēfarė shkruan vetė: Pas luftės kisha dėshirė tė shkruaja njė roman spiunazhi, por pa atė zhanrin e dhunės, i cili, pavarėsisht Xhejms Bondit, nuk ishte karakteristikė pėr zbulimin britanik. Dėshiroja ta tregoja zbulimin si mėnyrė jetese, pa stėrhollime romantike, nė tė cilin njerėzit shkojnė ēdo ditė nė punė dhe pėrpiqen ta fitojnė pensionin, pa asnjė dallim nga nėpunėsit e tjerė, agjentėt e bursės, pėr shembull. Ēdo gjė e zakonshme, pa rrezik, dhe secili ka jetėn vetjake, ku e ku mė tė rėndėsishme. Nė vitet kur shėrbeva nė zbulim, rrallė mė ka ndodhur tė ndeshem me ndjenja apo melodrama. Nė fund tė vitit 1941 jeta e mėrzitshme nė aparatin qendror tė zbulimit britanik, mori fund. Grin mori emėrim tė ri; kėtė herė nė vijė tė parė nė Fritaun, vend i njohur prej tij. Si shkak pse e caktuan atje, me sa duket ka shėrbyer pėrvoja e grumbulluar nė Afrikė e ndoshta, ka qenė dhe dėshira e vetė Grinit. Lidhur me shėrbimin nė Afrikė, jo pa humor, ka shkruar: Udhėtim frytdhėnės, shėrbim shtetėror i njė karakteri tė vėshtirė pėr tu pėrshkruar. Mė 9 dhjetor 1941 u nis nga Liverpuli me njė anije dizel. Nė kabinat e rehatshme njėvendshe qėndronin deri dymbdhjetė pasagjerė, pėrfshirė dhe shumė tipa tė ēuditshėm. Ja njė prej tyte: Njė i huaj i ēuditshėm, qė e fliste keq anglishten, hollandez. Hollandezi doli qė ishte polak, por i lindur nė Gjerorgji dhe kishte luftuar nė ushtrinė ruse, muhamedan. Para se tė dilnin nė det tė hapur, Grini mendoi: Sdo ishte keq tė falesha. Kleriku, njė djalė i mirė dhe i qetė, m“u drejtua me: Biri im!. Nė tė vėrtetė, me njė farė kurioziteti tė pajustifikuar, m“u duk se kėrkoi tė informohet pėr konvoin, me tė cilin lundronim. (Kjo ndodhi nė Belfast ku kishte shumė simpatizantė tė Hitlerit.)
Pas daljes nė det, pasagjerėt ranė dakord tė bėnin roje vullnetarisht pėr tė kėqyrur nėndetėset e avionėt, duke qėndruar pranė mitralozėve kundėrajrorė. Ata qė vėzhgonin pėr nėndetėse, duhet tė qėndronin nė urėn e komandimit, por u dehėn aq keq sa kapiteni nuk pranoi tė futet mė askush. Pėrgjithėsisht, udhėtimi nė det kaloi pa ngjarje.
Oficeri i zbulimit, Graham Grin
Nė ditėt e para tė janarit 1942, oficeri Graham Grin i zbulimit tė Britanisė sė Madhe, mbėrriti nė Fritaunin e njohur gjer nė dhimbje prej tij. Njė ndjesi e pazakontė poezie e ngazėllimi tė pushton kur rikthehesh pas aq shumė vitesh, madje dhe ngrohtėsia e aromės sė njelmėt tė tokės, qė mė shoqėron kudo, ėshtė pėrherė me mua. Ajo, aroma e Afrikės dhe Afrika, pėrherė mbetet Afrikė. Njė kontinent i pashkelur, i virgjėr, nė formėn e zemrės sė njeriut. Me tė tilla ndjenja poetike e nisi Grini detyrėn informative. Pėr tė pėrcaktuar saktė se me ēfarė ėshtė marrė Grini, duhet kontrolluar gjithė letėrkėmbimi i zbulimit britanik pėr vitin 1942, nė kėrkim tė letrave dhe telegrameve tė rralla, tė nisura e tė marra nga shtabi qendror i tij. Por ne nuk na lejohet tė hyjmė gjer atje e, veē saj, vėshtirė se do tė gjenim ndonjė gjė interesante. Kėshtu, do tė pėrpiqemi ta krijojmė mozaikun nga thėniet e vetė Graham Grinit, tė shpėrndara nė veprat e shumta tė tij. Por, le tia lėmė fjalėn vetė atij: Nė vitin 1942 jetoja nė rrethinat e Fritaunit, nė njė shtėpi tė ndėrtuar nė njė vend moēalor, tė cilėn vendasit e shfrytėzonin pėr nevojtore, ēka kishte shtuar sė tepėrmi mizat. (Njė herė mbylla derėn e dhomės dhe vrava nja njėqind e pesėdhjetė copė brenda dy minutave). I drejtova ministrit tė kolonive njė letėr, nė tė cilėn i kėrkoja tė ndėrtonin njė nevojtore tė veēantė pėr vendasit. Pėrgjigjja e ardhur thoshte se kėrkesa tė kėtij lloji duhet tė kalojnė nėpėrmjet instancave pėrkatėse, por, meqė nė rastin e dhėnė nuk kishte asnjė tė tillė, u detyrova ti kujtoj shėnimin e bėrė nga ministri Ēėrēill. Unė e mora nevojtoren time dhe mund tė shėnoja nė dokumentet zyrtare se (atje) ėshtė shėnuar edhe emri im.
Mbresat nga stėrvitjet nė Afrikė
Nė sfondin e konfliktit tė stėrmadh kishte dhe mosmarrėveshje mes njerėzve. Pėr shembull, kur punoja i vetėm nė Sierra-Leone dhe shefi im, i cili jetonte afro njėmijė milje nga Fritauni nė Lagos, pėr njė farė kohe nuk ma paguante rrogėn ose atėhere, kur shihja me dhimbje se si shefin e policisė nė Fritaun, i cili kishte prapa vetes njėzet vite pune tė vėshtira dhe ethet e zeza, e luante mendsh njė kėlysh i pacipė nga MI-5.
Vetėm melodramat tragjike mungonin. Nė tė vėrtetė, u bė njė orvatje e dėshpėruar pėr tė cytur detarėt qė tė mbanin, sa nuk ishte vonė, njė anije portogeze, e cila kishte shkelur ujėrat territoriale dhe arrestimin e njė zvicerani tė dyshuar pėr spiunazh, megjithėse nė atė punė tė lavdishme unė kryeja vetėm punėn e korrierit.
Diku, nė njė vend tjetėr, shkruan: Pas tre muaj stėrvitjeje nė Lagos, papritur u gjenda sėrish nė Fritaun, nė zyrėn ku katėr muaj mė parė kisha shef dhe vartės njėherazi, vetėm vetveten (mė pas u bėra me sekretar). Nė Lagos, pėr ditė tė tėra bėja vetėm njė punė, shifroja e deshifroja dokumente, kurse mbrėmjeve shkoja te miku im, nė zyrėn e policisė, ku tė dy bashkė, pėr zbavitje gjuanim karkaleca dhe shėnonim pikėt nė mur: njė pėr ēdo tė vrarė dhe gjysmė pėr tė terurit nė lavaman. Nė Fritaun ngrihesha nga gjumi nė orėn gjashtė, haja mėngjes dhe nė shtatė ia hipja Morris-it tė vogėl dhe nisesha pėr tė marrė telegramet nė zyrėn e policisė, e cila mė shėrbente si strehė. Telegramet ishin tė koduara me shifra tė panjohura pėr policinė. Pasi kthehesha nė shtėpi, deshifroja telegramet dhe u pėrgjigjesha me gjithė zellin e mundshėm. Shkruaja tė miat dhe rishkruaja tė tė tjerėve kur e kishin vėshtirė ti lexonin. Para se tė shtrihesha pėr tė fjetur, arrija ti pėrfundoja tė gjitha punėt.
Grini udhėtonte shumė pėr punė dhe pa ndonjė shkak tė veēantė. Lidhur me kėtė problem, shkruan: Pėr shkak tė udhėtimeve m“u krijuan vėshtirėsi financiare, por jo nga ato qė merren me mend. Puna ishte se kur kthehesha nė Fritaun, merrja njė shumė tė caktuar nga llogaria prej pesė shilingash nė ditė, e cila pėrbėnte, gjoja, diferencėn ndėrmjet ushqimit tė freskėt tė blerė nė treg dhe konservave. Njė herė mora njė telegram tė ashpėr nga Londra ku thuhej se nėpunėsit tė rangut tim i takojnė tri gini nė ditė pėr pagesėn e hotelit kur udhėton, merrni masat dhe raportoni. U tregova i gatshėm ta plotėsoj. Pasi hapa kasafortėn e zyrės, nxora dyzet fut, i futa nė xhep dhe nisa nė Londėr telegramin e koduar Masat u morėn. Unė kisha marrėdhėnie tė ndera me shefin tim, edhe pse ai ndodhej nė Lagos, dymijė milje larg Fritaunit. E urryem njėri-tjetrin qė nė takimin e parė. Ai ishte profesionist, ndėrsa unė amator. Sarkazma mė shfaqej pėrherė nė informacione e nė telegrame. Tani mė dhimbset fatkeqi; nė fundin e karrierės ishte i detyruar tė punonte me njė shkrimtar. Mė vonė mė treguan se thesi me postėn e Fritaunit qėndronte ditė tė tėra mbi tavolinė, pa u hapur, sepse kishte frikė ta shihte. Njė herė u orvat tė mė ndėshkojė, duke ma vonuar rrogėn, tė cilėn e kishte pėr detyrė ta dėrgonte ēdo muaj nga Lagosi. Por mė dha hua shefi i policisė dhe operacioni i tij dėshtoi. Nė fund tė fundit, kaluam nė luftė tė hapur. Unė kisha lėnė njė takim nė kufirin liberian, kurse ai, me njė telegram ma kishte ndaluar tė lėvizja jashtė Fritaunit, pasi atje duhet tė vinte njė anije portugeze. Gjithė anijet portugeze, tė cilat vinin nga Angola, duhet tė kontrolloheshin. Tė tilla detyra i takonin policisė, jo mua qė pėrfaqėsoja MI-5. Pas njė dyluftimi tė shkurtėr, u detyrova tė bindem dhe kėrkova lirim, por lirimi nuk u pranua. Shėrbeva edhe gjashtė muaj tė tjerė, por jo i varur nga Lagosi tashmė.
Grin, nė njė degė me Kim Filbin
Pas Fritaunit (dhe pėrpjekjes pa rezultat pėr krijimin e agjenturės nė kolonitė e qeverisė Vishi), shefat e mi tė zbulimit mė ēuan nė degėn e Kim Filbit, e cila merrej me kundėrspiunazhin nė gadishullin Pirenej dhe unė pėrgjigjesha pėr Portugalinė. Oficerėt e Abverit, tė cilėt ende nuk ishin rekrutuar nga zbulimi ynė, kryesisht merreshin me hartimin dhe dėrgimin e informacioneve tė rreme, bazuar nė tė dhėnat e njė agjenture inekzistente. Ishte lojė me fitim (efektivi i shifrimit, plus shpenzimet, plus shpėrblimet) e, veē asaj, punė pa rrezik. Suksesi i kishte lėnė shėndetin komandės gjermane, megjithatė, nuk mund tė mos mrekulluheshe se si nė atė atmosferė humbjeje ndryshojnė nocionet mbi ndershmėrinė. Kur merresha me Portugalinė, me vete mendoja shpesh se me ēfarė lehtėsie mund ta bėja edhe unė njė lojė tė tillė nė Afrikėn Perėndimore, po tė mos isha i kėnaqur me rrogėn time modeste. Unė e dija shumė mė mirė se shefat londinezė, mė fort se gjithēka i gėzoheshin kartelave tė reja nė kartotekėn e tė dhėnave agjenturore. Pėr shembull: njė herė mora tė dhėna mbi njė aerodrom tė ri tė vishistėve nė Guinenė franceze (agjenti ishte analfabet, numėronte vetėm gjer nė dhjetė, sa gishtat e tė dy duarve dhe, nga katėr anėt e horizontit, njihte vetėm Lindjen, sepse ishte muhamedan). Sipas pohimeve tė tij, nė njė godinė tė aerodromit qėndronte njė tank. Sipas tė dhėnave tė tjera, ishte magazinė kėpucėsh tė vjetra. Pasi dėrgova informacionin nė fjalė, nė tė cilin nėnvizoja gjithė meritat e tij, mund tė merret me mend habija ime kur mėsova se ishte vlerėsuar si veēanėrisht i ēmuar! Kisha mundur tė plotėsoja njė kartelė tė bardhė nė Londėr; tjetėr shpjegim nuk gjeja.
Dy libra autobiografike tė Graham Grin
Kėshtu, tema e librit Njeriu ynė nė Havanė, i cili doli dymbėdhjetė vjet mė pas, mė 1958, lindi nė kasollen e keqe tė Fritaunit dhe u shkrua nė njė shtėpi shumė mė tė rehatshme pranė parkut Sent-Xhejms. Para largimit nga zbulimi, Grin hartoi manualin Kush ėshtė kush, botuar nė dymbėdhjetė kopje, nė shėrbim tė desantėve britanikė dhe pėrmbante tė dhėna mbi agjentėt gjermanė nė Azore, me dy kapituj parathėnie (bazuar nė tė dhėna tepėr tė dyshimta) dhe njė plotėsim nga Kim Filbi pėr rrjetin e ndėrlidhjes. Do tė thonim se kjo ėshtė gjithė pėrvoja e punės sė Graham Grinit nė shėrbimin informativ. Ėshtė me vend tė shtojmė se asgjė nuk ndryshoi nė marrėdhėniet mes tė dy njerėzve tė jashtėzakonshėm, pavarėsisht nga ēka ndodhi me Kim Filbin. Kėtė e tregojnė edhe vizitat e Graham Grinit te miku i vjetėr nė Moskė.
Krijoni Kontakt