Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 16 deri 30 prej 122

Tema: Spiunazhi

  1. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    bruksel
    Postime
    15
    Pershendetje Toro,me te vertet teme teper interesante gjithashtu kam dhe 2 pyetje ne lidhje me kete teme.
    E para ,perse sherbimet sekrete i perdorin ose ku u sherbeje matematikanet, kriptografet dhe si? dhe e dyta ne se ke mundei te shkruash gjithashtu dhe per sherbimet sekrete Anglez dhe Belg " kupohet ne se ke mundesi "

  2. #17
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Molembek,

    Per sherbimin sekret anglez te premtoj se se shpejti ne nje te ardhme te afert do te shkruaj nje material per te. Per sherbimet sekrete belge nuk kam shume te dhena, megjithate do te ishte interesante te beja nje kerkim per to.

    Qellimi i ekzistences se sherbimeve sekrete ne pergjithesi eshte vjedhja ( dhe vjelja) e informacionit. Qofte ky informacion qe del nga botimet e shtypit nderkombetar dhe te shtypit lokal te shteteve te cilat keto sherbime kane nen vezhgim, qofte nga materiale sekrete , mesazhe te kriptografuara, radiograme, telefona, fakse etj.Sherbimet sekrete kane gjithcka nen survejim. Duke filluar nga mesazhet e thjeshta te ambasadave, ne materiale sekrete ushtarake, materiale sekrete shkencore, teknologjike etj. Gjithcka kane mundesi te sigurojne nepermjet agjenteve te tyre e cila eshte e koduar, ato perpiqen ta lexojne dhe te zberthejne kodet.

    P.Sh. gjate LIIB marina gjermane qe te komunikonte me nendeteset e saj ne Atlantik, i kishte pajisur ato me aparatin kriptografik "Enigma". Komanda i dergonte nendeteses( ose anasjelltas) mesazhe te koduara, te shifruara ne lidhje me vendndodhjen e nendeteseve, forcave aleate, konvojeve te anijeve etj nepermjet mesazheve mors. Radisti gjerman e merrte kete mesazh te koduar dhe nepermjet "Enigmes" e deshifronte duke lexuar cfare thoshte ky mesazh ne gjermanisht. Por mesazhet mors mund te kapeshin dhe nga anijet e anglo-amerikaneve. Keta te fundit, duke mos pasur "Enigmen" qe ti deshifronte, perdornin matematikane per te thyer kodin e marines gjermane. Ne kete rast anglezet kishin angazhuar mbi 1500 matematikane dhe linguiste ne Berchley Park ( afer Londres) vetem e vetem qe te mund te zberthenin kodin gjerman. Nje mesues i thjeshte matematike , polak i arratisur nga Polonia e pushtuar nga gjermanet,qe ne ate kohe punonte per anglezet, arriti ta zberthente nje pjese te kodit.
    Apokriptografimi eshte nje aspekt i thjeshte per perdorimin e matematikaneve ne sherbimet sekrete.NKVD, parardhesja e KGB-se perdorte matematikane per te krijuar kode. Kodi sovjetik gjate LIIB ishte pothuajse i pamundur per tu zberthyer dhe bazohej ne nje ekuacion nepermjet te cilit cdo shkronje i korrespondonte nje numer nga 1 deri ne 999 999. Ekuacioni ishte i tille, qe kur nje shkronje perseritej dy here brenda nje fjale, ai e shifronte ne nje numer qe nuk perseritej. PSH fjala ANA kodohej 4-56-999. NSA, Agjensia Kombetare e Zbulimit e SHBA, qe merret me pergjimin dhe ndjekjen e telekomunikacioneve civile, si telefona, fakse, e-mail etj, perdor ne mase matematikane. Nepermjet tyre eshte bere virtualisht e pamundur te dergosh mesazh apo email te koduar sepse cdo kod zberthehet brenda 30 sekondave, sado i veshtire te jete ai.

    CIA perdor matematikane per llogaritje te tjera, duke filluar qe nga ekonomia, sistemet e armatimit etj.
    "Who is John Galt?"

  3. #18
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Si dėshtoi komploti anglo- amerikan kundėr Enver Hoxhės

    Kur po mbushen 15 vjet nga rrėzimi i Murit tė Berlinit, cdo ditė e mė tepėr, po qartėsohen mjaft enigma tė atyre 45 viteve, tė pėrplasjes sė madhe mes Lindjes dhe Perėndimit. Qeveritė e tė dy kampeve, nuk po ngurrojnė tė shkundin nga sirtarėt dhe dosjet e bodrumeve tė nėndheshme tė shėrbimeve sekrete, pluhurin qė kishte mbuluar enigmat mė tė mėdha tė Luftės sė Ftohtė. Njė luftė jo vetėm ideologjike, por edhe me skema e kundėrskema, komplote, spiunazh, sabotazh dhe pėrpjekjesh pėr tė prishur balancat e dy botėve, tė ndarė artificialisht pas kapitullimit tė gjermanisė hitleriane.

    E kur disa tė vėrteta dukej se do tė varroseshin bashkė me rėnien e regjimeve komuniste, ka qenė kryeministri i Britanisė Toni Bler, ai qė vetėm pak orė mė parė, ka rihapur "Kutinė e Pandorės" sė njė kapitulli, pėr tė cilin shqiptarėt jo rrallė herė kanė bėrė fajtor fuqitė e mėdha, qė nuk kishin bėrė aq sa duhet, pėr tė na nxjerrė jashtė kampit komunist. Por, Bler pranon se njė pėrpjekje e tillė jo vetėm ėshtė bėrė seriozisht nga bashkėpunimi mes shėrbimeve sekrete britanike dhe atyre amerikane, por ajo dėshtoi, nė njė mėnyrė tė tillė qė ai e cilėsoi si "dėshtimi i dytė i madh nė histori".

    Atėherė kur ende nuk ishin mbushur 3-4 vjet nga pėrfundimi i Luftės sė Dytė Botėrore, SHBA e Britania e Madhe vendosen nėpėrmjet shėrbimeve tė tyre sekrete, tė realizonin njė komplot pėr rrėzimin e regjimit komunist tė Enver Hoxhės.

    "Po. Ka ekzituar njė plan i shėrbimeve sekrete amerikane, (CIA) dhe atyre britanike, SIS, (mė pas MI- 6) kundėr qeverisė shqiptare. Njė plan pėr tė cilin Sigurimi i Shtetit, ėshtė vėnė nė dijeni nėpėrmjet KGB, nga agjenti i saj nė Uashington D. C, Kim Filbi",- deklaron ekskluzivisht pėr "Korrieri", Zylyftar Ramizi, ish shefi i Shėrbimit Sekret shqiptar.

    Sigurimi i Shtetit u informua nė fundin e vitit 1949 pėr komplotin, nėpėrmjet zyrės sė tij qėndrore tė KGB (Ljubjanka, nė Moskė). Njė informacion qė prej aty ėshtė pėrcjellė me lejėn e njerėzve tė Stalinit, nė Ambasadėn e Bashkimit tė Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) nė Tiranė. Prej aty, u vu nė dijeni Enver Hoxha dhe njė grup shumė i ngushtė drejtuesish tė Sigurimit tė Shtetit. Pas kėsaj, u hartua dhe nisi zbatimi i operacionit nėn emrin e koduar "Liqeni i Vajkalit", pėr shkatėrrimin e bandave. Njė lojė e madhe shėrbimesh sekrete, qė pėrfundoi nė dhjetorin e 1953, kur edhe u zhvillua njė proces i madhė gjyqėsor kundėr komplotuesve.

    Fillimi i kėsaj fiaskoje duket se i dedikohet, legjendės sė spiunazhit botėror, Kim Filbit, anglezit qė u ngjit nė maje tė shėrbimeve sekrete britanike, duke qenė prej 3 dekadash, agjent i shėrbimit sekret sovjetik.

    Po t'i referohesh Enciklopedisė sė Spiunazhit, botuar mė 1996 nė SHBA, "kur Filbi ishte nė Uashington, mėsoi rreth pėrpjekjeve anglo- amerikane pėr pėrmbysjen e regjimit komunist nė Shqipėri. Sovjetiket, pjesėn mė tė madhe tė informacioneve dhe raporteve tė Filbit, u'a dėrgonin shqiptarėve".

    Ky moment, e bėn edhe mė tė qartė, idenė e ekzistencės sė njė plani tė CIA-s dhe MI- 6 britanike, pėr rrėzimin e regjimit komunist nė Shqipėri. Atij plani, qė Gabriel Partosh, analist i BBC pėr Europėn Juglindore, e ka cilėsuar si "nje nga fiaskot e para tė CIA-sė pas Luftės sė II Botėrore. Ideja e sė cilės sipas Eilliam Colbit, ish shefit tė agjensisė amerikane tė zbulimit CIA, "ishte qė nėse do tė mund tė shkėputnin njė vend nga blloku lindor, kjo mund tė niste procesin e ndarjes sė tė tjerėve prej tij". Njė proces i ngjashėm me lojėn e gurėve tė dominosė, ku pas tė parės, rrėzohen me rradhė gjithė gurtė e renditur pas tij.



    - MOZAIKU I KOMPLOTIT -

    Hapja e njė pjese tė arkivave tė CIA-s nė vitin 1994, qartėsoi se "nė vitet 1949- 53, CIA dhe SIS kanė nxitur njė kryengritje nė Shqipėri, duke dėrguar grupe tė armatosura emigrantėsh antikomunistė". Operacionet ushtarake nė terren, pėrgatiteshin paralelisht me organizimin politik tė gjithė faktorėve kryesorė tė emigracionit antikomunist. Pėr kėtė u krijua Komiteti "Shqipėria e Lirė", nė krye tė tė cilit u vendos Mid'hat Frashėri.

    Sipas Zv/ ndihmės Sekretarit Amerikan tė Shtetit Levin Tomson, "qeveria amerikane ishte e kufizuar nė ndihmėn qė mund t'i jepte Komitetit "Shqipėria e Lirė", ndaj ai do tė mbante lidhje me Komitetin "Evropa e Lirė". Ky Konsorcium i financuar nga CIA, deri nė rėnien e Murit tė Berlinit, i dha fonde 164 fondacioneve. Pas shumė vitesh, njeriu kryesorė i ketij Komiteti do tė ishte Ronald Regan, Presidenti i ardhshėm republikan i Shtetėve tė Bashkuara tė Amerikės.

    Tė gjitha planet pėr operacione ushtarake dhe organizimin politik tė shqiptarėve nė emigracion, nisen tė zbatoheshin nė vitin 1949. Njė vit mė parė, "CIA dhe MI-6 kishin ngritur nė Uashington D.C, zyrėn e koordinimit pėr veprimet e pėrbashkėta agjenturore, nė drejtim tė vendeve tė lindjes komuniste". Me detyrėn e koordinatorit nė kėtė zyre, u emėrua nga ana e qeverisė Britanike, Kim Filbi, i cili ndėrkohė ishte njė nga superagjentėt qė punonte pėr KGB-nė.

    Po nė vitin 1949, pėrfaqėsuesit e Shqipėrisė sėbashku me ato tė 8 shteteve tė tjera, morėn pjesė nė organizatėn politike tė quajtur "Asambleja e Kombėve tė Robėruar Europiane" (ACEN) me qendėr nė New York. Njė organizėm i pėrbėrė nga krerėt e emigracionit tė vendeve tė lindjes nė perėndim. E qė synonte organizimin e tyre, kundėr regjimeve komuniste.

    Lėvizjet nė kėtė periudhė, filluan edhe brenda Shqipėrisė. Disa figura dhe fraksione tė vogla antikomuniste, u bashkuan duke krijuar organizatėn ilegale "Fronti i Rezistencės". Njė organizėm qė synonte tė krijonte bazat e pritjes sė grupeve desante qė do tė hidheshin nė Shqipėri. Koordinimi i punės mes tyre, duket se synonte organizimin e njė kryengritje antikomuniste brenda vendit. Zgjerimi i sė cilės, mund tė qonte nė rrėzimin e Enver Hoxhės, dhe zėvendėsimin e tij me qeverinė e dalė nga Komiteti "Shqipėria e Lirė".



    - DOSJA E OPERACIONIT -

    Ai qė hedh dritė mė shumė mbi enigmėn e ekzistencės sė njė komploti nė fund tė viteve '40 dhe fillim tė viteve '50, kundėr qeverisė komuniste nė Shqipėri, ėshtė Nikolas Beathels, i cili, nė librin e tij "Tradhėtia e madhe",- bazuar nė tė dhėnat e dokumentave autentikė arkivorė tė shėrbimeve sekrete britanike dhe amerikane,- shkruan: "Qeveritė amerikane dhe britanike, kishin miratuar nė parim njė operacion tė fshehtė me synimin pėr tė shkėputur njė vend tė Evropės Lindore nga blloku socialist. Pėr shumė aresye, pėr realizimin e kėtij objektivi, ishte zgjedhur Shqipėria. Ky ishte vendi mė i vogėl dhe mė i dobėti nė rradhėn e vendeve tė tjera socialiste.

    Nė jug kufizohej nga Greqia, aleate e Britanisė sė Madhe dhe SHBA. Teknikisht, Greqia, nė bazė tė ligjit mbretėror tė Luftės sė II Botėrore, e konsideronte Shqipėrinė shtet armik dhe i kishte shpallur asaj luftė (njė vendim qė formalisht ėshtė ende nė fuqi?!). Nė veri dhe nė Lindje kufizohet nga Jugosllavia. Sipas ekspertėve, Marshalli Tito, pas prishjes me bllokun socialist, do mbante njė qėndrim neutral pėr cfarėdolloj ndryshimi qė mund tė ndodhte nė Tiranė. Nė kėto rrethana, Shqipėria dukej e izoluar dhe me mundėsi tė mira pėr t'u penetruar nga ajri dhe nga deti, prej ishullit tė Maltės".

    Sipas Bethelit, "anglezėt dhe amerikanėt mbanin kontakte tė vazhdueshme me grupet e emigrantėve shqiptarė, tė gjithė fraksionet e tė cilėve filluan tė bashkonin pėrpjekjet e tyre pėr cėshtjen e kundėrevolucionit".

    Nė kėtė kohė, nė Itali ndodheshin 750 emigrantė, ndėrsa nė Greqi, 800 shqiptarė tė arratisur. "Pėr tė ndihmuar nė riorganizimin e emigracionit shqiptar, Qeveria angleze dėrgoi nė Romė lordin Xhulian Emer". Zv/ Ministri i Luftės nė qeverinė e Londrės, pas eksperiencės gjatė luftės nė pėrbėrje tė misioneve angleze nė territorin tonė, konsiderohej si njohės i mirė i Shqipėrisė.

    Britania vuri nė dispozicion tė pėrgatitjes sė grupeve desante, ishullin e Maltės, e cila "ishte njė bazė e avancuar dhe terren i pėrshtatshėm pėr imbarkimet e nevojshme dhe futjen e agjenturave pėrmes detit dhe ajrit nė Shqipėri". Oficerėt britanikė Maikell Bruke dhe David Smajli, u morėn me pėrgatitjen speciale tė trupave desante. Njė grup nė pėrbėrjen e tė cilit bėnte pjesė edhe gruaja e Smajlit, Moy, e cila jepte mėsimet e shifrimit tė radiokomunikimit.

    Ndėrsa Amerikanėt, morėn pėrsipėr pjesėn mė tė madhe tė mbėshtetjes financiare dhe logjistike tė operacioneve ushtarake. Si bazė prapavije dhe depo materialesh, ata vunė nė dispozicion Aeroportin e Mhelus nė Libi. Gjatė 5 viteve, pėr pėrgatitjen dhe realizimin e operacioneve desante pėr rrėzimin e qeverisė komuniste tė Hoxhės, anglo- amerikanėt angazhuan rreth 100 vetė.

    Ndėrsa shqiptarėt, krijuan pėr kėtė, njė Komunitet Kombėtar nė krye tė sė cilit u zgjodh Hasan Dosti, ndėrkohė qė anglezėt kishin si kandidat pėr udhėheqje, Abaz Kupin". Njė nga partizanėt e kėtij komploti, cilėsohet edhe Abaz Ermenji.

    Pėrgatitjet pėr rrėzimin e qeverisė komuniste, paralelisht me operacionet ushtarake, zhvilloheshin edhe nė rrafshin politik. Tė gjitha fraksionet politike tė organizuara nė emigracion, synohej tė bashkoheshin, pėr tė nxjerrė nė krye tė tyre, njė figurė tė pranueshme pėr Shqipėrinė e asaj kohe, e qė pėrgatitej tė zėvendėsonte Enver Hoxhėn.

    Ai u zgjodh tė ishte Mid'hat Frashėri, djali i Abdyl Frashėrit, kreut tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Edhe Ministria e Jashtme shqiptare, nė njė raport tė saj, pranonte nė atė kohė se "Zogu ndjek njė politikė tė tillė, qė tė detyrojė grupet e tjera tė bien nė prehėrin e tij dhe tė ikin nga skena e rėndėsisė qė mund tė kenė sot disa elemente si Mid'hat Frashėri, qė konsiderohen si elemente tė njė kalibri tė madhė". Vec kėsaj, perėndimi nuk mund tė rrezikonte nė vitet '50, deri nė kėtė pikė sa tė luftonte pėr ta zėvendėsuar regjimin komunist, me njė regjim Monarkist.



    - SHQIPĖRIA E LIRĖ -

    Qeveria e Tiranės dhe Sigurimi i Shtetit, pas sinjaleve tė Kim Filbit, kishin filluar tė merrnin masat e duhura. Njėra prej tyre, ishte ajo e 6 shtatorit tė vitit 1949. Ndoshta pakkush e mban mend nė Shqipėri, atė pasditė, kur dritat u fikėn njėherėsh nė tė gjithė vendin. Ky "black out" total, zgjati vetėm 30 minuta, gjatė kohės sė transmetimit tė edicionit tė lajmeve tė BBC-sė nė gjuhėn shqipe. Ato minuta, Mid'hat Frashėri lexoi nė radio, mesazhin pėr krijimin e Komitetit "Shqipėria e Lirė".

    Dhjetė ditė mė parė, mė 26 gusht 1949 nė Francė, ai i'a kishte dalė me shumė mund tė bashkonte mė nė fund nėn cadren e tij, pjesėn dėrrmuese tė partive dhe fraksionėve tė emigracionit shqiptar nė perėndim. Vec programit dhe qėllimeve tė Komitetit, Frashėri prezantoi nė Paris, edhe emrat e njerėzve kryesorė qė do tė punonin me tė: Abaz Kupi, Abaz Ermenji, Muharrem Bajraktari, Sahit Kryeziu, Nuci Kota, etj.

    Nga ambasada shqiptare nė Francė, shefi i saj Behar Shtylla njoftonte Ministrinė e Jashtme nė Tiranė se "AFP dha lajmin e shkurtėr dhe tė zbutur pėr krijimin e Komitetit "Shqipėria e Lirė". Gazeta franceze prestigjioze "Le Monde", i dha cuditėrisht publicitetin mė tė madh kėtij lajmi duke shkruar se "Fuqitė Perėndimore e pritėn me simpati kėtė komitet". Kryeministri i Greqisė, Diomedes u shpreh se "po tė ketė Shqipėria njė regjim tė tillė pėrfaqėsues, atėherė jemi gati tė bashkėpunojmė ashtu si duhet dhe me qėllime shumė miqėsorė".

    Por, emigracioni politik shqiptar nuk ishte i gjithi i bashkuar nė kėtė pikė, pasi skema e komplotit linte nė hije ish Mbretin Ahmet Zogu. Kjo shihet qartė po ti referohesh njė lajmi tė transmetuar pas 4 ditėsh nga kėto zhvillime, nga agjensia zyrtare franceze e lajmeve AFP. Ajo botoi njė deklaratė tė Zogut, i cili u shpreh se "nuk e njohim Komitetin "Shqipėria e Lirė". Pas 7 prillit 1939, unė jam i vetmi autoritet legjitim i shqiptarėve".

    Por, kjo nuk e pengoi aspak Mid'hat Frashėrin tė vazhdonte misionin qė kishte marrė pėrsipėr. Pas Francės, ai shkoi nė Angli. Zv/ Ministri i luftės i qeverisė angleze, Xhuliano Emeri,- njeriu i caktuar pėr zbatimin konkret tė operacionit kundėr Shqipėrisė,- i kėshilloi anėtarėt e Komitetit se "ju, ndofta, pritni cdo gjė nga tė huajt. Duhet t'i merrni vetė inisiativat. Duhet tė tregoni njė vullnet nė rrugėn tuaj, t'i tėrhiqni miqtė e mėdhenjė atje ku e lypin interesat e vendit tuaj fisnik".

    E pasi pėrfundoi dhe turin britanik, Mid'hat Frashėri u nis drejt SHBA, pėr tė vendosur nė New York, e pėr tė qėndruar nė selinė e pėrhershme tė Komitetit "Shqipėria e Lirė".

    Takimin e parė nė SHBA, krerėt e tij, e zhvilluan me Kryetarin e Komitetit "Evropa e Lirė", Xhosef Gree. Ky organizėm i financuar nga CIA, ishte autorizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, tė mbante lidhjet e rregullta me Komitetin e shqiptarėve, i konsideruar "si i pari forum nė rolin e njė qeverie demokratike nė mėrgim".

    Madje "Amerikanėt i kanė njohur Komitetit "Shqipėria e Lirė", edhe tė drejtėn e ngritjes sė flamurit kombėtarė, nė zyre",- thuhej nė njė raport sekret diplomatik tė nisur ato ditė nga New Yorku, drejt Ministrisė sė Jashtme nė Shqipėri.



    - LIQENI I VAJKALIT -

    Lėvizjet e perėndimit pėr tė organizuar emigracionin antikomunist shqiptar, nuk kaluan pa u vėnė re nga emisarėt e Tiranės. Ambasadori Behar Shtylla, nga Parisi njoftoi qeverinė se "Xhuliano Emeri, anglezi qė ka qenė gjatė luftės me Bazin e Canės (Abaz Kupin), ka vajtur nė Romė pėr tė organizuar kriminelėt rreth Zogut dhe mundėsisht t'i infiltrojė ata nė Shqipėri".

    Prej pėrmbajtjes sė kėtij mesazhi, mė shumė se kaq mėsohet se Tirana nuk ishte ende nė dijeni tė prishjes sė Kupit me Zogun nė atė kohė dhe pėr afrimin e tij me Mid'hat Frashėrin. Kjo inkoherencė vihet re edhe rreth faktit se Enver Hoxha ende nuk ishte nė dijeni nė kėtė kohė, se Mbreti Zog po mbahej larg planit qė synonte rrėzimin e tij dhe shkėputjen e Shqipėrisė nga kampi socialist.

    Po tė vazhdojmė t'i referohemi Nikolas Beathel, "ana ushtarake e operacioneve tė kėtij plani filloi tė zbatohet nė tetor 1949 kur grupet e para tė agjentėve britanikė tė armatosur, zbarkuan nė territorin shqiptar". Ndėrsa Sigurimi i Shtetit, u vu nė dijeni pėr kėtė fakt, nėpėrmjet "njė prej burimeve tė rrjetit sekret shqiptar jashtė vendit, nė fundin e vitit 1949 dhe fillim tė vitit 1950. Informacionet pėr grupet e rėndėsishme, arritėn nė mars- prill tė vitit 1950".

    Intensiteti i bandave diversante qė hynin nė territorin shqiptar gjatė kėsaj kohe, sa vinte dhe po shtohej. Sipas ish shefit tė SHIK Irakli Kocollari, "nga fillimi i vitit 1951 deri nė fund tė '52, nė Shqipėri u dėrguan ilegalisht pėrmes kufirit tokėsorė, zbarkimit nga deti dhe desantimit nga ajri, 233 grupe tė armatosura spiunazhi, nė tė cilat u aktivizuan 892 vetė".

    Mė 23 mars 1952, Sigurimi i Shtetit u njoftua se kanalet e tij tė zbulimit nė New York, Kajro dhe Romė se "... pėrgatitet njė bandė me mision tepėr tė rėndėsishėm dhe sekret, qė do tė pėrdoret nė drejtim tė Shqipėrisė me njerėz tė pėrzgjedhur dhe ndėr mė tė besuarit e anglezėve dhe amerikanėve".

    Dhe nuk do tė kalonte njė muaj, kur mė 30 prill 1952, Ministria e Brendshme u njoftua pėr kalimin e kufirit nga njė grup diversantėsh nė zonėn e Korcės. Ndėrsa mė 5 maj, njė aeroplan jo larg prej andej, kishte kryer fluturime tė ulėta. Pas disa ditėsh, mė 18 maj, ishte njoftuar pėr lėvizje ilegale tė njė grupi, nė rrethin e Matit. Ndėrsa dokumenta tė tjera tregojnė se tė nesėrmen Ministria e Mbrojtjes shqiptare, kishte njoftuar se "...ishin kapur sinjale tė koduara tė njė transmetimi me radio, gati nė verilindje tė Shqipėrisė".

    Nė kėtė mėnyrė ata kishin rėnė nė gjurmėt e bandės sė Zenel Shehut. Pas arrestimit tė tė cilit, Sigurimi nisi njė operacion, qė mė pas mori pėrmasat e njė loje spiunazhi nėn emrin e koduar "Liqeni i Vajkalit".

    Nė kėtė kohė, agjensia prestigjioze e lajmeve REUTERS njoftone mė 12 maj 1952 se "ekzistenca e regjimit shqiptar tanimė ėshtė cėshtje javėsh". Ndėrsa mė 30 maj AFP lajmėronte sė "guerilėt po luftojnė me vendosmėri". Radio "Greqia e Lirė" kishte emėtuar mė 20 prill lajmin se "nė Shqipėri janė formuar njėsi tė posacme ushtarake tė pėrbėra nga parashutistė grekė dhe emigrantė".

    Por operacioni "Liqeni i Vajkalit", nė qendėr tė tė cilit ishte njė radioloje e Sigurimit tė Shtetit, vazhdonte tė tėrhiqte njė e nga njė sėbashku, thuajse tė gjitha fijet e padukshme tė operacioneve ushtarake qė pėrgatiteshin nė Maltė, ishullin tjetėr Palagia nė detin Egje, apo nė afėrsi tė 3 qyteteve tė Gjermanisė Perėndimore: Munchen, Heidelberg dhe Frankfurt. I arrestuari Zenel Shehu, njėri prej kapove tė bandave shqiptare, i komunikonte qendrės me radio, tė gjitha mesazhet e skenarit tė Sigurimit tė Shtetit. Pėr rrjedhojė, sipas statistikave, rreth 300 prej atyre qė desantuan gjatė kėsaj kohe, u vranė nė pėrpjekje me forcat shqiptare tė ndjekjes, apo u pushkatuan pas gjyqeve.

    Grupi i fundit qė zbarkoi nė Shqipėri, daton nė 1 majin e 1953. Nė krye tė tij ishte Hamit Matjani, padyshim mė i famshmi ndėr tė gjithė desantėt shqiptarė tė asaj periudhe. Arrestimi i tij, shėnoi edhe fundin e operacioneve ushtarake tė drejtuara nga CIA dhe MI-6 kundėr qeverisė komuniste tė Hoxhės. Edhe Matjani ra nė grackėn e radiolojes sė Sigurimit, e realizuar nėpėrmjet ish desantėve tė kapur mė parė Zenel Shehu e Xhaferr Mema.

    Nė fundin e vitit 1953, Radio Tirana filloi transmetimin e drejtpėrdrejtė tė njė procesi gjyqėsor publik, kundėr grupit tė agjentėve tė stėrvitur nga anglo- amerikanėt. Pra gjithcka ishte bėrė e njohur, duke shkaktuar bujė tė madhe dhe duke u botuar cdo ditė nė tė gjitha gazetat shqiptare tė asaj kohe.



    - DĖSHTIMI I PARALAJMERUAR -

    Sipas ish Drejtorit tė CIA-sė Eilliam Colby, "operacioni dėshtoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar nė organizatat e emigrantėve dhe lokalizonin vendodhjen e shumicės sė grupeve pothuajse qė nė kohėn kur ata zbarkonin nga deti ose hidhėshin me parashutė".

    Tradhėtia e Filbit nuk ishte e vetmja shenjė e rrjedhjes sė sekretit rreth operacioneve nė Shqipėri. Sipas Shėrbimeve Sekrete Perėndimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambjentet e Komiteteve tė emigracionit shqiptar nė Romė, ku personeli i Ambasadės Shqiptare atje ishte shumė aktiv. Po ashtu edhe nė Athinė.

    Dėshtimin ndoshta e ka pėrshpejtuar edhe vdekja e papritur nė 3 tetorin e 1949, e kreut tė "qeverisė shqiptare nė mėrgim", Mid'hat Frashėri. Sipas Beathelit, rreth kėsaj vdekje ende tė mistershme "ekziston edhe njė variant i vrasjės (shkaktimit tė infarktit nėpėrmjet ilaceve apo nėpėrmjet gazit nga agjentėt e KGB-sė).

    Kim Filbi, agjent i dyfishtė, i cili kishte qenė nė Londėr nė shtator tė vitit 1949, kur Mid'hat Frashėri e kolegėt e tjerė tė Komitetit "Shqipėria e Lirė" ishin atje, mendohet se kishte njoftuar ndėrkohė agjentėt e KGB-sė nė New York qė tė vepronin mbi Mid'hat Frashėrin, ashtu sic kishin vepruar edhe mbi disa personalitete tė tjera antikomuniste tė Lindjes, si Stepan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov etj. Mid'hat Frashėri u gjend i vdekur sic supozohej nga njė atak zemre, atėherė kur Kim Filbi udhėtonte pėr nė New York me anijen "Coronia".

    Sipas Gabriel Partosh "njė nga mėsimet e nxjerra nga fiaskoja shqiptare e CIA-sė, ishte konkluzioni i vyer se tė kalojė thjesht nga frenimi- nga ndihma qė u jepej regjimeve perėndimore pėr tė mbijetuar- tė zbrapsja e komunizmit, njėra nga slloganet amerikane tė viteve '50, ishte dicka tejet e vėshtirė".

    Por ekziston edhe njė tezė e fundit pėr shkaqet e "fiaskos sė CIA dhe MI- 6", pėr rrėzimin e regjimit tė Enver Hoxhės nė Shqipėri. Pėr Reginald Hibbert,- ish oficer i misioneve angleze nė Shqipėri gjatė luftės,- "ishte njė shpresė e humbur tė mendojė se pasuesit e mėrguar tė nacionalistėve, tė cilėt kishin dėshtuar mė 1944, do tė mundnin, pasi tė stėrviteshin nga Smajli dhe tė depėrtonin nė Shqipėri, tė ishin nė gjendje tė ngrinin njerėz kundėr sundimit tė hekurt tė Partisė Komuniste Shqiptare, pas 6 vjetėsh dhunė sociale drakoniane".
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #19
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    (vazhdim)

    Shumė nga agjentėt qė ishin dėrguar aty nga qendrat e ngritura prej zbulimeve anglo-amerikane si Greqia, Gjermania, Malta, Italia, Kajro etj. kishin pėrfunduar keq. Pothuajse tė gjitha grupet qė kishin desantuar si nga deti, toka e ajri kishin rėnė nė duart e Sigurimit tė Shtetit, apo ishin asgjesuar. Vetėm njė numėr shumė i vogėl i tyre kishte mundur qė tė ēante nėpėrmjet kufirit tokėsorė duke dalė pėr nė Greqi. Radio e vetme shtetėrore e Tiranės pėrditė njoftonte pėr kapje bandash dhe ju bėnte jehonė gjygjeve tė tyre qė zhvilloheshin tė hapura nė kinematė e kryeqytetit. Duke parė kėtė situatė tė krijuar, po ato ditė Mbreti Zog e la vilėn e tij luksoze, tė cilėn ja kishte dhuruar Mbreti Faruk i Egjiptit dhe bashkė me nipin e tij prin Tatin u nis pėr njė vizitė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės me preteksin se donte tė blinte atje disa prona. Nė tė vėrtetė qėllimi i kėsaj vizite qė Mbreti Zog po e bėnte me aq ngut, ishte kordinimi i punėve me CIA-nė, nė lidhje me dėshtimin e misioneve tė nisura nga Gjermania dhe mėnyrėn e vendosjes sė njė strategjie tjetėr mė efektive. Nė datėn 8 gusht 1951, Mbreti Zog dhe nipi i tij Tati u pritėn nė Departamentin e Shtetit pėr njė vizitė ceremoniale nga Xhejmes Bombrajt, zėvendes/ndihmės sekretar pėr ēėshtjet Evropiane. Zogu u takua dhe diskutoi gjatė dhe me Grac Jaceviēin dhe oficerėt e tjerė tė lartė tė CIA-sė lidhur me arsyet e dėshtimeve tė njėpasnjėshme tė misioneve qė kishin desantuar nė Shqipėri.

    Megjithė kėto dėshtime, CIA kishte vėne re sukseset e shkėlqyera tė njė personi tė quajtur Hamit Matjani, njė nacionalist guerilas qė dukej se ishte nė gjendje tė hynte nė Shqipėri sipas dėshirės dhe tė dilte qė andej pėr nė Greqi pasi kishte pėrfunduar detyrėn e ngarkuar. CIA konkludonte pėr Matjanin duke thėnė nė dosjen e tij: “Ai ėshtė njė hero nė traditėn e Robin Hudit, gjysėm kaēak dhe gjysėm luftėtar lirie, gjysėm analfabet, por mė dinak se ēdo autoritet shtetėror italian, gjerman apo komunist shqiptar tė cilėt ishin pėrpjekur disa herė pėr ta kapur”. Mbas shumė diskutimesh, Zogu dhe oficerėt e CIA-sė ranė dakort se Hamit Matjani ishte njeriu mė i pėrshtatshėm pėr momentet qė ndodheshin, i vetmi qė kishte dhėnė prova se kishte mundėsi qė tė hynte nė Shqipėri dhe tė vepronte brenda territorit tė saj duke iu shmangur patrullave komuniste. Matjani duke qenė i sigurt se e njihte gati pėllėmbė pėr pėllėmbė gjithė Shqipėrinė, kishte ndihmuar amerikanėt nė pėrpilimin e hartave e skicave ku jepeshin tė dhėna mbi qėndrimet e pikat e forta tė policisė e ushtrisė shqiptare. Ai u kishte dhėnė amerikanėve dhe njė listė me emrat e fshatrave qė mbėshtesin ēėshtjen antikomuniste. Nė atė listė pėrfshiheshin dhe njerzit aleatė tė fuqisė, disa prejt tė cilėve shėrbenin dhe nė ushtrinė shqiptare. Jacevici i shpjegoi Zogut se oficerėt qė ishin nė Ushtrinė Shqiptare dhe qė ishin kundėr regjimit komunist, donin prova konkrete tė mbėshtetjes dhe aprovimit tė familjes mbretėrore. Ata donin gjithashtu prova tė mbėshtetjes amerikane dhe vetėm atėhere ata do tė lėviznin kundėr regjimit komunist. CIA i kėrkoi Zogut se cilėt do ishin njerzit mėt ė kualifikuar qė do tė hynin nė Shqipėri dhe kush do tė ishte udhėheqėsi i tyre qė do tė hynte nė kontakt me oficerėt qė shėrbenin nė ushtrinė shqiptare pėr tju dhėnė atyre garancitė qė kėrkonin. Zogu ju pėrgjigj atyre se ishte vetėm njė grup i vogėl qė kishte autoritetin dhe kurajon e nevojshme pėr kryerjen e kėsaj detyre. Kėta ishin njerzit mė besnikė qė i kishin qėndruar pranė tij, gjatė udhėtimit kur u largua nga Shqipėria dhe qė kishin jetuar me tė nė Egjipt. Ky grup pėrbėnte atė qė quhej Garda Mbretėrore dhe personi mė i mundshėm absolut pėr t’i udhėhequr ata ishte pikėrisht vetėm Hamit Matjani.

    Ai rridhte nga njė familje fshatarėsh me origjinė nga rrethi i Matit tė cilėt ishin shėrngulur nga fundi i shekullit tė kaluar e ishin vendosur afėr Peqinit duke formuar fshatin me emrin Matjan. Hamiti pėr herė tė parė u bė i njohur dhe mori famė tė madhe pas kthimit tė tij nga Italia nė vitet 30-tė, ku mbaroi njė shkollė dy vjeēare per xhandarmėri nė Milano. Pas asaj shkolle, ai u emėrua Komandant Xhandarmėrie nė rrethin e Lushnjes. Nė vitin 1935, ai lozi njė rol shumė tė madh e dominat nė shtypjen e rebelimin antiqeveritar qė njihet si Kryengritja e Fierit. Duke e ditur besnikėrinė e Matjanit karshi Mbretit Zog, oficerėt antizogist me nė krye kapitenin Riza Cerova, kishin pritur largimin e tij pėr nė nėnprefekturat e Beratit pėr inspektim dhe pastaj kishin shpėrthyer kryengritjen. Matjani menjėrherė u kthye nė zonėn e Fierit e Lushnjes dhe me forcat e tija besnike goditi forcat antiqeveritare duke e shtypur rebelimin. Pas asaj, Matjani e ndoqi kėmba-kėmbes Riza Cerovėn deri afėr kufirit shtetėror. Mbas shtypjes sė kryengritjes sė Fierit, Matjani i forcoi pozitat e tija dhe qėndroi nė armėn e xhandarmėrisė deri kur ndodhi okupacioni italian ndaj Shqipėrisė nė prillin e 1939, ku ai organizoi rezistencėn e armatosur nė Vlorė. Pėr atė gjė matjani u arrestua nga forcat italiane dhe doli para gjygjit ushtarak ku ju dha dėnimi maksimal me vdekje.

    Ekzektutimi i Matjanit ishte vendosur qė tė bėhej me varje nė litar nė qėndrėn e qytetit tė Lushnjes. Vetėm njė natė para ekzekutimit, Hamiti mundi qė tė arratiset nga burgu i Lushnjes tė cilin e ruanin italianėt. Ai preu hekurat e dritares sė qelisė me anė tė njė share hekuri tė cilėn ja kishte futur nė ushqime miku i tij Qazim Dervishi. Pasi doli nga burgu, Matjani doli nė mal dhe formoi njė ēetė nacionaliste qė vepronte nė zonat e Fierit, Lushnjes, Peqinit e Kavajės. Nė vitin 1943 kur kapitulloi Italia fashiste, Matjani e emėrua Komandant Xhandarmėrie nė zonėn e Peqinit. Nga mesi i vitit 1944, kur forcat komuniste kontrollonin gati tė gjithė Jugun e vendit, Matjani u largua pėrsėri nga xhandarmėria dhe doli nė mal duke krijuar njė ēetė tė vogėl nė pėrbėrje tė sė cilės ksihte vėllanė e tij Ibrahimin, tre nipat Hasani, Dalipin e Hajdarin. Po kėshtu Matjani ksihte me vete dhe gruan e tij Fatimen. Pėrveē njerėzve tė tij, Matjani kishte nė atė ēetė dhe dy miqt e ngushtė Ramadan Kelmendin dhe Nuri Plakėn. Gjatė asaj kohe Matjani me ēetėn e tij kishte rėnė disa herė nė pėrpjekje me forcat partizane, pas masakrės qė Mehmet Shehu bėri nė fshatin e Hamitit (Matjan) duke pushkatuar 67 ballistė.

    Qė nga fillimi i vitit 1945, kur Matjani vazhdonte tė ishte i arratisur nė mal, forcat komuniste kishin bėrė disa aksione pėr kapjen etij, por qė tė gjitha kishin dėshtuar. Kėshtu nė vitin 1947 forcat komuniste arritėn ta rrethonin Hamitin nė Zherrje tė Peqinit, operacion ku merrnin pjesė forca speciale tė ndjekjes tė ardhura nga Fieri, Lushnja e Elbasani. Kėtė operacion e drejtonte vetė Kolonel Rrahman Ruēi, Kryetar i Degės sė Lushnjes dhe djali i tezes sė Hamit Matjanit. Nė kėtė rrethim u vra vėllai i Hamitit, Ibrahimit sė bashku me dy djemte Dalipin dhe Hajdarin, dhe djali i vėllait tjetėr Hasani. Po kėshtu u vranė dhe disa pjestare tė tjerė tė ēetės. Nė kėtė rrethim u zhvillua njė luftė e ashpėr dhe pėr disa orė nė mes dy palėve pati shkėmbime tė pandėrprera zjarri. Nga e gjithė ēeta, mundi qė tė shpėronte vetėm Hamiti, i cili u plagos rėndė dhe gruaja e tij Fatimeja sė bashku me Nuri Plakėn. Arratisja e Matjanit nga ai rrethim i hekurt qė i kishin bėrė forcat e Divizionit tė mbrojtjes tė pėrforcuara me forca tė tjera speciale, bėri njė bujė shumė tė madhe nė tė gjithė vendin. Komunistėt, pėr tu hakmarrė, i dogjėn shtėpinė e tij nė fshatin Matjan tė Peqinit dhe i internuan gruan e tij (tė parė) sė bashku me djalin e vogėl Xhavitin e disa tė afėrrm tė tjerė tė familjes. Lidhur me kėtė arratisje tė Hamit Matjanit, disa vite mė vonė vetė Enver Hoxha akuzoi Kolonel Rrahman Ruēin, Kryetarin e Degės sė Brendeshme tė Lushnjes qė kishte udhėhequr personalisht rethimin duke i thėne se ai qėllimisht ja kishte lėnė shteguin e hapur Matjanit pėr tu larguar nga qė e kishte djalė tezeje.

    Pas kėsaj akuze Ruēi u arrestua dhe u dėnua me burgime tė gjata e internime. Nga fundi i vitit 1947, Matjani duke mos e pėrballuar dot mė situatėn nė tė cilėn ndodhej, kaloi kufirin shtetėror duke dalė nė Greqi. Nė zonėn e malit tė Gramozit, pak para se tė dilte nga toka shqiptare takoi njė bari tė cilit i dha njė letėr pėr ta dorzuar ne postėn kufitare qė nuk ishte shumė larg prej andej. Nė atė letėr Matjani shkruante: “Hamit Matjani po largohet pėr nė Greqi se ėshtė plagosur rėndė, porsa tė shėrohet ai do tė kthehet prapė nė Shqipėri pėr tė luftuar komunizmin”. Kur nuk kishin kaluar vetėm pak ditė nga arratisja e Matjanit, forcat e ndjekjes arritėn qė tė kapnin nė fshatin Dėshiraj tė Peqinit, gruan e tij Fatimen me ghithė vajzėn e vogėl Hedijen (jeton ende dhe sot) pėr tė cilėn propaganda komuniste nė atė kohė pėr tė krijuar nė popull urrejtje kundėr Matjanit, kishte hapur fjalė se ai e kishte therruar atė me dorėn e vet qė tė mos diktohej nga tė qarat e saj kur ishte i rrethuar e ndiqej nga komunistėt ne mal. Gruaja Fatimja bėri 15 vjet burg dhe vdiq nė Lushnje nė vitet 60-tė. Gjate vitit 1945-1946 Sigurimi i shtetit kishte te dhena se Gjenerali anglez Hoxhson (perfaqsues i qeverise Britanike nė Tiranė) kur dilte pėr gjueti nė malet e Martanieshit isthe takuar me Hamit Matjanin.

    Mbreti Zog u kthye nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė fundin e tetorit tė vitit 1951, dhe nė atė kohė thuhej se ai kishte blerė gjatė asaj vizite atje disa prona dhe pėr atė gjė kishte harxhuar njė shumė tė madhe me flori. Pėrpara se tė kthehej, aty nga fundi i vitit 1951-52. Mbreti Zog u takua dhe njėrherė me Jaceviēin dhe tė dy sė bashku me Hysen Selmanin (kolonel. Komandant i Gardės Mbretėrore qė nga koha e Monrakisė nė Shqipėri) diskutuan se cilėt do tė ishin ata qė do e shoqėronin Matjanin pėr nė misionin e tij pėrfundimtar tė zbarkimit nė Shqipėri. Pas shumė bisedimesh, mė nė fund Zogu e oficeri i CIA-s Jaceviēi ranė dakort se njerzit mė tė pėrshtatshėm qė do bashkoheshin me Matjanin nė atė mision special ishin Zenel Shehu, Halil Branica e Haxhi Gjyla, qė tė tre ish ushtarakė besnikė tė monarkisė. Nga fillimi i vitit 1952, Hamit Matjani u shkroi disa letra qeverive mbretėrore tė disa shteteve Evropiane, ku u kėrkonte mbėshtetjen e tyre lidhur me zbarkimin e tij nė Shqipėri dhe pėrmbysjen e qeverisė komuniste tė Enver Hoxhės. I bazuar nė pėrvojėn e tij qė nga viti 1945, (kur komunistėt kishin ardhur nė fuqi) me desantimet e tija tė herpasherėshme duke hyrė e dalė nga Shqipėria pėr gati dhjetė herė, ai ju bėnte tė ditur kancelarive tė qeverive mbretėrore tė Europės Perendimore se kishte ardhur momenti i pėrshtatshėm per tė rrėzuar qeverinė e Enver Hoxhės.

    Kėshtu nė njė nga ato letra Hamit Matjani shkruante: “Gjendja ekonomike nė vend ėshtė shumė e keqe, po kėshtu dhe situata ushtarake. Ushtria e kazermave nuk ka fare moticacion pėr tė luftuar nė njė rast ndėrhyrje nga jashtė. Nuk ka zgjidhje tjetėr, veēse tė presin ditėn, kur diēka do tė ndodhė. Ka dhe shumė oficerė tė cilėt kanė shumė dyshime mbi regjimin. Tė vetmit qė janė tė vetėdijshėm dhe me qėllim nė vetvete, janė oficerėt e Sigurimit tė Shtetit. Policia e rendit ėshtė e ndarė pėrgjysėm. Janė krijuar njėsi tė reja speciale me qėllimin e vetėm pėr tė luftuar grupet desante qė hyjnė nė vend nga jashtė kufirit. Kėta njerėz jetojnė tė izoluar nga pjesa tjetėr e forcave dhe jetojnė shumė mirė, madje shumė mė mirė se oficerėt” Ndėrkohė Jaceviēi sė bashku me Zogun kishin zgjedhur me mirkuptim tetė shqiptar pėr misionin special tė zbarkimit nė Shqipėri. Nė dosjet e tyre thuhej se ata ishin tė njė niveli inteligjencie mbi mesataren pėr njė specializim tė gjatė pune e tepėr tė veēantė pėr radio e dėshifrim, jo nė njė shkollė ushtarake, por nė njė zonė tepėr sekrete nė Frankfurt tė Gjermanisė.

    Tė tetė personat e zgjedhur ku binin nė sy pėr pėrgatitje tė lartė Gaqo Gogoja e Bame Morava gjatė gjithe vitit 1952 kaluan duke u stėrvitur me radio, njohjen e hartave, pėrgatitjen intelektuale, anėn teknike tė apa-raturave etj.
    Atyre jua kishin bėrė tė qartė eprorėt e tyre se po pėrgatiteshin pėr njė mision tepėr sekret dhe shumė tė rėndėsishėm nga tė gjithė ato misione qė kishin bėrė mė parė. Pak muaj mė vonė Bame Morava dhe grupi i tij u transferuan nė bazėn e re tė CIA-s nė Greqi, qė ishte nė grupin e ishujve Kalanisia nė detin Halcion (ne veri tė Korinthit). Mė i madhi i kėtyre ishujve i njohur si Panagia, ishte shumė i maskuar si njė stacion radarėsh, i paisur me radarė rotullues dhe ishte i skicuar nė hartė si zonė ushtarake nga ana e shtetit Grek nė mėnyrė qė tė mos afroheshin anijet e peshkimit. Nė fakt nė kėtė ishull strehoheshin dhe stėrviteshin skuadra refugjatėsh nga Shqipėria, Bullgaria e Bashkimi Sovjetik, tė cilėt me anė tė radios mbanin kontakte me agjentėt amerikanė tė CIA-s ne terren. Ishulli gjithashtu ishte dhe pika e kontrollit pėr transmetimet klandestine radiofonike dhe pėrpjekjeve tė tjera prpagandistike kundėr regjimit komunist tė Hoxhės. Bame Morava shkoi disa herė me motobarkė pėrgjatė vijės kufitare bregdetare me Shqipėrinė pėr tė pėrgjuar transmetimet radiofonike dhe pėr tė dhėnė mesazhe agjentėve tė tyre qė ndodheshin nė Shqipėri, duke shpresuar se Sigurimi shqiptar do tė mendonte se ato valė vinin nga transmetime brenda Shqipėrisė.

    Nė vitin 1952 CIA pėsoi njė goditje tė rėndė dhe shumė tė madhe nė Poloni, kur doli se i gjithė operacioni sekret qė ishte ndėrmarrė nga spiunazhi amerikan i koduar “Opercioni Vin”, kishte qneė i kontrolluar qė nė fillim nga policia e fshehtė sovjetike dhe kolegėt e sajė polakė. Pasi u arrestua tė gjithė udhėheqsit e komplotit, ata u vunė nė bankon e tė akuzuarėve pėrpara gjygjit. Dokumentat e kėtij komploti tė bujshėm u vunė tė gjitha nė dispozicin tė shtypit polak duke zėnė faqet e para me tituj tė mėdhej. Nė tė njejtėn kohė pavarsisht nga suksesi i Shėrbimit tė Sigurimit sovjetik, blloku komunist dukej si i mbėrthyer nga paniku. Mė 10 janar tė vitit 1953 shtypi sovjetik deklaroi se kishte zbuluar njė “kompllot doktorėsh” pėr helmimin e Stalinit dhe shokėve tė tij. Kėto gjėra ndodhnin pikėrisht disa ditė pas zgjedhjes sė Ajzenhauerit si President tė Amerikės dhe Alen Dallas si sektretar i CIA-s. Nisur nga kjo situatė, ku CIA, kishte pėsuar disa dėshtime, drejtuesit e lartė tė sajė munduan qė tė nisnin operacionin nė Shqipėri tė cilin e konsideronin pa asnjė dyshim si tepėr tė suksesshėm. Ushtaraku i lartė i CIA-s Jaceviēi u nis nga Amerika me aeroplan pėr nė Aleksandri pėr tė takuar Mbretin Zog nė vilėn e tij pranė brigjeve tė Aleksandrisė.
    Asokohe si CIA dhe Mbreti Zog, ishin tė gėzuar pėr mundėsinė qė ishte krijuar ė sė fundi pėr tė arritur objektivat e tyre tė cilat ishin: zbarkimi nė Shqipėri, rrėzimi i qeverisė komuniste tė Enver Hoxhės dhe largimi defenitiv i saj nga kontrolli i rreptė sovjetik nė tė cilėn ndodhej. Asokohe dy nga njerzit mė besnik tė Mbretit Zog qė ish hedhur me parashuta nė malet e Martaneshit nė Shqipėri, Zenel Shehu dhe Halil Branica lėshonin mesazhe tepėr shpresėdhėnėse qė i ngrohnin ushtarakėt e lartė tė CIA-s. Ata uronin Mbretin Zog pėr sukseset qė kishin arritur dy togerėt e tij besnikė. Zenel Shehu me Branicėn me anė tė radiove tė tyre lėshonin mesazhe se nė Shqipėri ishte krijuar njė bėrthamė oficerėsh policie dhe ushtrie tė cilėt prisnin sinjalin pėr t’u hedhur nė aksion tė armatosur kundėr regjimit komunist tė Enver Hoxhės. Sipas tyre, paisjet dhe materialet e tjera qė ishin hedhur me anė tė ajrit nga zbulimi amerikan, ishin shpėrndarė nėpėr pikat e planifikuara dhe pritej vėnia e tyre nė pėrdorim. Gjithnjė sipas mesazheve qė mbėrrin tek radiot e CIA-s prej Shehut e Branicės, problemi kryesor qė ju mbetej atyre tashmė ishe vetėm ardhja e Hamit Matjanit i cili do tė mbėrrinte nė Shqipėri me udhėzues tė pėrshtatshėm. Ata shtonin nė lajmet e tyre se pėr shkak tė shpejtėsisė sė misionit, Matjani tė mos vinte nė Shqipėri me antė tė kufirit toksor nga Jugu i vendit siē kishte bėrė herėt e tjera, por ai duhet tė vinte me anė tė ajrit ku ishin dhe bazat mjaft tė pėrshtathsme pėr hedhjen me parashutė.

    Kur po bėheshin tė gjitha pėrpjekjet pėr tė nisur operacionin e zbarkimit ne Shqipėri, Mbretin Zog dhe oficerėt e lartė tė CIA-s njė gjė i shqetėsonte. Kėshtu nė njė mesazh qė kishte transmetuar nga Shqipėria radisti Tahir Premēi, shpjegonte se ai kishte thyer krahun dhe mesazhet qė kishte transmetuar deri atėherė me kodin mors ishin bėrė me dorėn e majtė. Natyrisht kjo gjė ngjalli njė shqetėsim tė madh. Si Mbreti Zog ashtu dhe financuesit e tij amerikanė qė kishin marrė pėrsipėr operacionin, nuk ishin aspak dakort qė kartėn e tyre tė fundit, njeriun e hekurt Hamit Matjanin tek i cili kishin varur shpresat, i cili kishte hyrė dhe dalė nga Shqipėria rreth 12 herė duke luajtur si macja me miun me Sigurimin e Shtetit, ta hidhnin tani nė njė lojė mbi bazėn e mesazheve me origjinė tė dyshimtė. Duke pasur dyshime nė mesazhet qė vinin, Tahir Premēi nga malet e Martaneshit nė Shqipėri ku kishte zbarkuar sė bashku me Zenel Shehun dhe Halil Branicėn, Nėna Mbretėreshė, Xheraldina, sugjeroi njė mėnyrė zgjidhje pėr dilemėn qė kishin si Zogu ashtu dhe amerikanėt. Nė lidhje me kėtė dilemė qė ishte bėrė pengesė pėr vazhdimin e pėrgatitjeve, amerikanėt mendonin se nuk duhej ndėrprerė ai operacion nė bazė tė dyshimeve tė pavėrtetuara megjithqė rreziqet ishin shumė tė mėdha.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar BlueBaron pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  6. #20
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... disa nga desantėt ...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 10-05-2004 mė 09:34
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #21
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Secret Intelligence Service MI6

    Secret Intelligence Service (SIS), i njohur edhe si MI6 e ka origjinen e tij ne vitin 1909 si Seksioni i Huaj i Byrose se Sherbimit Sekret, nen komanden e Kapitenit Sir Mansfield Cumming, i cili ishte pergjegjes per mbledhjen e informacionit ne te gjithe boten. Nga viti 1922 seksioni i Cumming kaloi si nje sherbim me vete me emrin SIS. Cumming firmaste dhe vuloste me “C” dhe keshtu kane bere gjithmone dhe pasardhesit e tij.
    Special Operations Executive (SOE), u formua ne vitin 1940. Pas lufte ajo u shkri dhe disa nga antaret e saj u bene antare te SIS.
    Me aprovimin e Intelligence Services Act, SIS kaloi nen varesine e Foreign & Commonwealth Secretary.
    Rroli kryesor i Sherbimit eshte mbledhja e informacioneve ne mebshtetje te politikave te sigurise, te mbrojtjes, te jashtme dhe ekonomike te qeverise se madherise se saj.
    SIS eshte i vendosur ne 85 Albert Embankment, Vauxhall Cross ne Londer,(ndryshe Legoland). MI6 paguan per nje numer telefonash ne nje rruge te zhurmshme ne Londer (Borough High Street ne Southwark) e cila njifet si qendra e trajnimit te spiunave. Qendra kryesore e trajnimit eshte Fort Monckton, nje fortese napoleonike ne Gosport, Hampshire.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #22
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Truri perfaqeson fuqine intelektuale dhe inteligjencen dhe kapacitetin per te marre dhe aplikuar njohurite. „C“ e gjelber eshte nje aludim per themeluesin e SIS dhe „C“ origjinal Sir Mansfield Cumming. Tradita e sherbimit eshte qe te gjithe shefat njihen si “C” dhe i firmosin dokumentat e tyre duke perdorur boje te gjelber. Moto: 'Semper Occultus' - “Gjithmone sekret” i referohet etosit te SIS.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  9. #23
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Fort Monckton, baza e trajnimit te SIS ...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #24
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... SIS (MI6) Departmenti i Sigurimit Teknik *- Hanslope Park ...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  11. #25
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... pamje perballe e nderteses se MI6 ne Vauxhall Cross ...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  12. #26
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Lista e disa spiunave te MI6 e dekonspiruar nga ish-spiuni Richard Tomlinson.

    Dudley Charles Ankerson: 78 Buenos Aires, 85 Mexico, 93 Madrid; dob 1948; Dr.

    Raymond Benedict Barthol Asquith: 83 Moscow, 92 Kiev; dob 1952;
    Viscount.

    Kerry Charles Bagshaw: 82 Geneva, 88 Moscow; dob 1943; OBE.

    Ian Clive Barnard: 94 Geneva; dob 1965.

    Richard Martin Donne Barrett: 83 Ankara, 88 New York, 97 Amman; dob 1949.

    James Lloyd Baxendale: 94 Cairo (MECAS), 97 Amman; dob 1967.

    Jonathan Beales.

    Peter John William Black: 74 MECAS, 77 Kuwait, 80 Amman, 87 Dhaka; dob 1946.

    Jamie Blount.

    Rupert Bowen: 90 Windhoek, 92 Tirana.

    Andrew Jonathan Corrie Boyd: 81 Accra, 88 Mexico City, 96 Islamabad; dob 1950.

    Andrew James Brear: 94 Santiago; dob 1960.

    Christopher Mark Breeze: 88 Nicosia, 94 New Delhi; dob 1963.

    Alastair Breeze.

    Richard Philip Bridge: 86 Warsaw, 88 Moscow; dob 1959.

    Stuart Armitage Brooks: 72 Rio, 75 Lisbon, 79 Moscow, 87 Stockholm, 93 Moscow; dob 1948; OBE.

    Christopher Parker Burrows: 82 East Berlin, 87 Bonn, 93 Athens; dob 1958.

    George Benedict Joseph P Busby: 89 Bonn, 92 Belgrade; dob 1960; OBE.

    Geoff Chittenden.

    Robert John Paul Church: 76 Bangkok, 81 Berlin, 86 Nairobi, 89 Bangkok, 97 Nairobi; dob 1947.

    Timothy Clayden: 91 Warsaw, 95 Lagos; dob 1960; Wanker.

    Martin Hugh Clements: 86 Tehran, 90 Vienna; dob 1961.

    John Donovan Nelson Clibborn: 66 Nicosia, 72 Bonn, 72 Brussels, 88 Washington; dob 1941; CMG.

    Peter Salmon Collecot: 80 Khartoum, 82 Canberra, 93 Jakarta; dob 1950.

    Andrew David Cordery: 75 Nairobi, 77 New York, 84 Lusaka, 88 Berlin, 95 Oslo; dob 1947.

    Sherard Louis Cowper-Coles: 80 Cairo, 87 Washington; dob 1955; CMG, LVO.

    Keith Craig: dob 1961.

    John Martin Jamie Darke: 88 Cairo, 96 Dubai; dob 1953.

    Michael Hayward Davenport: 89 Warsaw, 96 Moscow; dob 1961.

    Peter Brian Davies: 83 Rome, 88 Peking, 96 Jakarta; dob 1954,

    Richard Billing Dearlove: 68 Nairobi, 73 Prague, 80 Paris, 87 Geneva, 91 Washington; dob 1945; OBE.

    John Deerlove.

    Keith Derek Evetts: 75 Warsaw, 77 Maputo, 83 New York, 86 Kingston, 88 Lisbon; dob 1948; OBE.

    Michael Edward Joseph Feliks: 93 Peking; dob 1964; Dr.

    Robert Dominic Russell Fenn: 85 Hague, 88 Lagos, 92 New York; dob 1962.

    Nicholas Bernard Frank Fishwick: 88 Lagos, 94 Istanbul; dob 1958; Dr.

    Richard George Hopper Fletcher: 68 Athens, 69 Nicosia, 73 Bucharest, 85 Athens; dob 1944; CMG.

    Richard Andrew Foulsham: 84 Brunei, 86 Lagos, 95 Rome; dob 1950.

    Rosalind Mary Elizabeth Fowler: 90 Hong Kong; dob 1965.

    Michael Roger Fox: 93 Geneva; dob 1958.

    Richard Ogilby Leslie Fraser-Darling: 73 Helsinki, 84 Washington; dob 1949.

    Robert Andrew Fulton: 69 Saigon, 73 Rome, 78 Berlin, 84 Oslo, 89 New York; dob 1944.

    Kevin Andrew Garvey: 81 Bangkok, 85 Hanoi, 92 Phnom Penh; dob 1960.

    John Henry Cary Gerson: 69 Hong Kong, 71 Singapore, 74 Peking, 87 Hong Kong; dob 1945.

    Andrew Patrick Somerset Gibbs: 79 Rio, 84 Moscow, 87 Pretoria; dob 1951; OBE.

    Sean Goodman.

    Anita Goodman.

    Jacqueline Goodman.

    Keith Rutherford Gosling: 75 Singapore, 78 Vienna, 86 Manila, 93 Tel Aviv; dob 1944; OBE.

    Roger Patrick Hamilton: 78 Jakarta, 82 Tokyo, 84 Hong Kong, 89
    Copenhagen; dob 1948.

    Roger John Hargreaves: 73 Hong Kong, 76 Sanaa, 85 Hong Kong, 96
    Wellington; dob 1950.

    Samuel Andrew Roland Hatfield: 95 Lagos; dob 1963.

    Steven John Hill: 88 Vienna, 96 New York; dob 1962.

    Katherine Sarah-Julia Horner: 85 Moscow, 97 Moscow; dob 1952.

    Thomas Rober Benedict Hurd: 95 Warsaw; dob 1964.

    Robert Mitchell Forest Kelly: 74 Nairobi, 80 Turkey, 81 Ankara, 95 Ottowa; dob 1946.

    Theodore Maurice Kenwrick-Pierc: 74 Brussels, 82 Nicosia, 88 Hague, 94 Athens; dob 1948.

    Alex Kershaw: 97 Geneva; dob 1967.

    Nicholas John Andrew Langman: 86 Montevideo, 88 New York, 94 Paris; dob 1960.

    Edmund John Scott Latter: 94 Istanbul; dob 1968.

    Jeremy John Legge: 87 Lusaka, 94 Vienna; dob 1961.

    Gareth Geoffrey Lungley: dob 1971.

    Christine Anne MacQueen: 84 Brasilia, 89 New York, 90 Paris; dob 1959.

    Norman James MacSween: 72 Nairobi, 77 Tehran, 83 Bonn, 91 Stockholm, 95 Moscow; dob 1948.

    Iain Arthur Gray Matthewson: 81 New York, 85 Warsaw, 93 Prague; dob 1952.

    Ian Forbes McCredie: 76f Lusaka, 79 Tehran, 83 Copenhagen, 92 New York; dob 1950; OBE.

    Patrick Joseph McGuinness: 88 Sanaa, 94 Abu Dhabi, 96 Cairo; dob 1963; OBE.

    Justin James McKenzie Smit: 96 Moscow; dob 1969.

    William John Clovis Meath-Baker: 88 Kabul, 89 Prague, 97 Istanbul; dob 1959.

    Andrew Jonathan Mitchell: 93 Bonn; dob 1967.

    Anthony Leopold Colyer Monckton: 90 Geneva, 96 Zagreb; dob 1960.

    Richard Peter Moore: 90 Ankara, 91 Istanbul, 95 Islamabad; dob 1963.

    Mark Scott Thomas Morgan: 84 Geneva, 88 Aden, 94 Valletta; dob 1958; MBE.

    Stuart Richard Morley: 89 San Jose, 90 Bridgetown, 96 Hague; dob 1959.

    Clive Dare Newell: 79 Tehran, 82 Kabul, 86 Addis, 90 Bosnia, 94
    Ankara; dob 1953.

    Peter James Norris: 85 Lagos, 90 Guatemala; dob 1955, Dr.

    Peter David Orwin: 77 Athens, 84 Brasilia, 89 Tel Aviv, 96 Hague; dob 1944; OBE, MC.

    Christopher Robert Geoffrey Pagett: 78 Havana, 79 Lusaka, 88 Maputo, 97 New York; dob 1952; OBE.

    Colin Douglas Partridge: 80 Delhi, 87 Hanoi, 94 Hong Kong; dob 1955.

    Martin Eric Penton-Voak: 95 Moscow; dob 1965.

    Geoffrey Colin Perry: 81 Hong Kong, 92 Geneva; dob 1951.

    Alan Petty.

    Richard William Potter: 85 Riyadh, 88 Nicosia; dob 1960.

    Mark Precious: Buenos Aires 86; dob 1960.

    John Andrew Raine: 88 Kuwait, 94 Damascus, 97 Riyadh; dob 1962.

    Michael Charles Ramscar: 77 Lagos, 79 Brasilia, 86 Madrid, 89 San Jose, 97 Madrid; dob 1948.

    Timothy Simeon Rawlinson: 91 Lagos, 96 Stockholm; dob 1962.

    Richard Robert Reeve: 73 Singapore, 77 Hong Kong, 83 Hong Kong; dob 1948.

    Michael John Regan: 86 Kabul, 89 Dubai, 95 Bangkok; dob 1955.

    Peter Marius Julian Prows Reilly: 96 Khartoum; dob 1971.

    John Ridd.

    Janet Elizabeth Rogan: 91 Peking, 98 Sarajevo; dob 1962.

    John McLeod Scarlett: 73 Nairobi, 76 Moscow, 84 Paris, 91 Moscow; dob 1948; OBE.

    Deborah Jane Soothill: 96 Peking; dob 1969.

    Richard David Spearman: 92 Istanbul, 97 Paris; dob 1960.

    David Spedding.

    Guy David St. John Kelso Spindler: 87 Moscow, 97 Pretoria; dob 1962.

    Andrew Jeremy Stafford: 77 Stockholm, 79 Accra, 84 Prague, 91
    Brussels; dob 1953.

    Christopher David Steele: 90 Moscow; dob 1964.

    Geoffrey Tantum.

    Anthony Jonathan Terry: 70 Nairobi, 73 Havana, 79 Belgrade, 86
    Santiago, 97 Geneva; dob 1946.

    Richard Paul Reynier Thompson: 91 Stockholm, 96 Geneva; dob 1960.

    Michael Thomson.

    Daniel Vernon Thornton: 95 Brussels; dob 1969.

    Stuart Graham Turvill: 95 Islamabad; dob 1971.

    John Venning.

    Richard Vlaistow: 95 Havana.

    James Spencer Kennedy Watson: 91 Kuwait, 97 Damascus; dob 1964.

    Andrew Whiteside: 95 Budapest; dob 1968.

    Mark Williams: 95 Tehran.

    Kenneth Mark Williams: 76 Kuala Lumpur, 79 Bridgetown, 88 Harare, 94 Delhi; dob 1944.

    Simon Jules Wilson: 91 Athens, 93 Zagreb; dob 1966; OBE.

    Julian Paul Geoffrey Wiseman: 78 Geneva, 84 Dhaka, 90 Islamabad; dob 1944.

    David John Woods: 78 Vienna, 81 Bucharest, 92 Harare, 97 Pretoria; dob 1951.

    Ian Alexander Woods: 77 New York, 84 Berlin, 86 Bonn, 95 Warsaw; dob 1951.

    Alexander William Younger: 95 Vienna; dob 1963.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  13. #27
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Kim Philby

    Harold (Kim) Philby, i biri i dipllomatit John Philby, u lind ne Ambala, Indi, ne 1911. Ai u arsimua ne Westminster School dhe Trinty College, Cambridge. Nderkohe qe ai ishte ne universitet takoi Guy Burgess, Donald Maclean dhe Anthony Blunt. Te gjithe u bene mbeshtetes sekrete te Partise Komuniste.
    Pas universitetit Philby shkoi ne Vjene ku takoi Litzi Friedman, e cila ishte antare e Partise Comuniste Austriake. Litzi Friedman ishte ne rrezik arrestimi pas bashkimit te Gjermanise me Austrine, keshtu Philby u martua me Litzi Friedman qe te mund ta merrte me vete ne Angli. Pas kesaj ai u be nje agjent i BS.
    Qe te mbulohej, Philby filloi te shprehte hapur opinione ne favor te djathtes. Philby dhe Guy Burgess, i cili kishte hequr gjithashtu dore nga komunizmi, u antaresuan ne shoqaten e miqesise Anglo-Gjermane, nje grup pro-nazist. Philby u be reporter i The Times dhe me fillimin e luftes civile ne Spanje u dergua atje. Gjate ketyre viteve ai shkroi artikuj qe mbeshtesnin Gjeralin Franco dhe Ushtrine Nacionaliste. Francos I pelqeu kjo gje dhe me 2 Mars 1938 e dekoroi Philbyn me Kryqin e Kuq te Merites Ushtarake.
    Keto raporte binden politikanet e djathte qe Philby i kishte braktisur bindjet e tij politike te meparshme. Ne 1939 Guy Burgess i propozoi Marjorie Maxse, shefes organizzative te Partise Konservatore dhe shefe stafi e Seksionit D te MI6, qe ajo duhet te rekrutonte Philbyn. Maxse pranoi dhe mori aprovimin e pastertise nga Guy Liddell i MI5.
    Pas atij viti Walter Krivitsky, nje oficer i inteligjences sovjetike, qe kishte dezertuar ne perendim, u soll ne Londer te intervistohej nga Dick White dhe Guy Liddell te MI5. Krivitsky dha detaje per 61 agjente qe punonin ne Britani. Ai nuk i njihte keto agjente me emra, por pershkroi njerin si nje gazetar qe kishte punuar per nje gazete britanike gjate luftes se Spanjes. Nje tjeter u pershkrua si skocez i nje familje te mire qe ishte arsimuar ne Eton dhe Oxford dhe qe punonte per ruset pa pagese. Keto pershkrime i ngjanin Philbyt dhe Donald Maclean. Megjithate White dhe Liddell nuk u binden nga deshmite e Krivitskit dhe nuk i shkuan me tej gjerave.
    Walter Krivitsky u gjend i vdekur ne Bellevue Hotel ne Washington me 10 Shkurt 1941. Ne fillim u hap lajmi sikur ai ishte vetevrare. Megjithate, te tjere thane qe vendi i tij sekret ishte zbuluar nga nje spiun sovjetik qe punonte tek MI5 dhe ishte vrare nga agjnte sovjetike.
    Gjate Luftes Dyte Boterore Philby u vu ne komanden e programit te trajnimit te propagandes per Special Operation Executive (SOE). Nga 1943 Philby kishte pergjegjesi per aferat e Spanjes, Italise, Frances dhe Afrikes. Ai i ra ne sy Major General Stewart Menzies, drejtorit te pergjithshem te MI6. Menzie-t i kishte bere shume pershtypje Philby dhe ne Tetor 1944 ai u vu ne komanden e Seksionit IX (Soviet affairs).
    Pas lufte Philby ishte pergjegjes per monitorimin e spiunazhit sovjetik. Ne kete post ai mund te mbulonte agjente te tjere sovjetike si Guy Burgess, Donald Maclean dhe Anthony Blunt. Ne shtator 1945, nje dipllomat rus Constantin Volkhov, takoi zv/konsullin britanik ne Stamboll dhe i dha informacion rreth tre agjenteve sovjetike qe punonin ne Foreign Office dhe ne kunderspiunazh ne Londer. Philby ishte ne gjendje t’i tregonte KGB e cila me te shpejte e arrestoi Volkhovin dhe e ktheu ne BS.
    Ne 5 Shtator 1945, Igor Guzenko, nje shifrant ne Legaten Ruse, dezertoi ne perendim dhe kishte fakte per nje organizate spiunash sovjetik ne Britani. Ceshtja iu kalua Philbyt dhe ai sugjeroi qe Guzenko duhej te intervistohej nga Roger Hollis.
    Guzenko tregoi fakte qe ēuan ne arrestimin e 22 agjenteve lokale dhe 15 spiuneve ne Kanada. Guzenko tregoi qe ishte dhe nje agjent sovjetik brenda rradheve te MI5. Megjithate Hollis nuk tregoi shume interes rreth ketij fakti.
    Ne 1949 Philby u be oficeri nderlidhes i MI6 ne Washington. Ne kete post ai ishte ne gjendje te zbulonte planet e SIS per te rrexuar E.Hoxhen. Philby ia kaloi keto informacione BS dhe shqiptaret qe ishin perfshire ne kete plan u arrestuan ose u ekzekutuan.
    Ne 1950 Stewart Menzies dhe John Sinclair diskutuan mundesine qe Kim Philby te ishte drejtori i ardhshem i MI6. Dick White iu kerkua qe te sillte nje raport rreth Philbyt. Ai i kerkoi Arthur Martin dhe Jane Archer qe te zhvillonin nje hetim rreth te kaluares se tij. Ata u perqendruan ne faktin se sa shpejt ai kishte kaluar nga nje komunist ne nje simpatizant te organizatave pro-fashiste. Ata gjithashtu zbuluan se pershkrimet e spiunit sovjetik te sjella nga Krivitsky dhe Guzenko i ngjanin shume profilit te Philbyt gjate kohes qe ai kishte qene ne Spanje si gazetar. U vendos qe Philby mund te ishte nje agjent i dy-fishte.
    Kur Guy Burgess dhe Donald Maclean u arratisen, ai u be i dyshuari kryesor si personi qe mund t’i kishte lajmeruar ata. Nen presionin e Clement Attlee dhe Herbert Morrison, Stewart Menzie pranoi qe Philby duhej te merrej ne pyetje nga MI6. Ne shtator 1951 Philby zyrtarisht dha doreheqjen, por ai vazhdoi te punonte part-time per organizaten.
    Ne 23 Tetor 1955, gazeta New York Sunday News, raportoi qe Philby ishte nje spiun sovjetik. Philby therriti nje konference shtypi ku ai theksoi qe nuk ishte nje spiun sovjetik.Ai tha: “Une nuk kam qene kurre nje komunist dhe hera e fundit qe une kam folur me nje komunist duke e ditur qe ai ishte i tille ka qene ne 1934.”
    Me pas Philby shkoi ne Lindjen e Mesme ku punoi si korrespondent i jashtem per The Observer dhe The Economist. Ai gjithashtu vazhdoi te punonte si nje agjent part-time per MI6.
    Ne Dhjetor 1961 Anatoli Golitsin, nje agjent i KGB qe punonte ne Finlande u arratis tek CIA. Ai fluturoi menjehere per ne SHBA dhe u vendos ne nje shtepi te sigurte te quajtur Ashford Farm, prane Washingtonit. Pasi u pyet nga James Angleton, Golitsin dha informacion rreth nje numri te madh agjentesh sovjetike ne perendim.
    Artur Martin, shefi i Seksionit D1 tek MI5 shkoi te intervistonte Golitsin ne SHBA. Golitsin i dha fakte qe provuan qe Philby kishte qene antare i nje organizate me 5 agjente me baze ne Britani. E njejta organizate spiunazhi qe perfshinte Guy Burgess dhe Donald Maclean.
    U vendos qe te shkonte ne Beirut per te intervistuar Philbyn agenti i MI5 Nicholas Elliott. Elliot kishte pershtypjen qe Philbyn e kishin lajmeruar per viziten e tij ne Beirut. Kjo inkurajoi zerat qe nje spiun sovjetik kishte nje post drejtues ne sherbimin e sigurimit. Philby pranoi qe kishte bere pjese ne organizaten e spiunazhit te Cambridge, por ai nuk permendi asnje emer tjeter perveē Guy Burgess dhe Donald Maclean.
    Philby e dinte qe tani kishte rrezik te arrestohej dhe me 23 Janar 1963 fluturoi per ne BS.
    Ne librin e tij Lufta ime e Heshtur ai pranoi qe kishte qene nje spiun sovjetik per me shume se 30 vjet.
    Kim Philby jetoi ne BS derisa vdiq ne vitin 1988.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  14. #28
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Skuthi,
    Te pergezoj per materialet e sjella. Jane shume interesante.
    "Who is John Galt?"

  15. #29
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Historia e agjentėve sekretė qė urdhėroheshin vetėm nga Enver Hoxha

    Nga Bekim Budo

    Bekim Budo ėshtė autori i njė seri shkrimesh pėr veprimin e shėrbimit tė fshehtė shqiptar nė regjimin e kaluar. Nė fillim, ai zbardhi dėshminė e “gjeneralit”, njė drejtuesi tė lartė tė Sigurimit tė Shtetit pėr grupin e Mehmet Shehut. Mė pas, Budo shpjegoi vizitat mjekėsore tė Mehmet Shehut nė Paris, ku, midis tė tjerave, interesant ishte takimi sekret i kėtij tė fundit me ish-kryeministrin francez, Shaban Delmaz. Ish-sigurimsi vijoi me rrėfimin interesant tė njėrit prej shėrbimeve tė tij tepėr sekret, kur shkoi nė Paris, me porosi tė Kadri Hazbiut, pėr tė kryer detyrėn speciale, qė me fondin e 300 mijė dollarėve, nga llogaria “e fshehur” e Ministrisė sė Brendshme, tė blinte njė vilė pėr udhėheqėsin e lartė tė PPSH, Enver Hoxha, i cili kishte gjithnjė nostalgji pėr kryeqytetin e Francės. Mė tej, ai tregon edhe vėshtirėsitė, qė do tė vazhdonin me pėrplasje klanesh, pro dhe kundėr, debate tė Byrosė Politike pėr kėtė ēėshtje. Ish-punonjėsi i Zbulimit tė Jashtėm foli pėr enigmat e dy vizitave tė Beqir Ballukut nė Paris, nė vitet 1972 dhe 1974, ku sqaron vėshtirėsitė e ruajtjes sė tij dhe “vėrshimin” e zbulimeve tė huaja drejt delegacionit tė lartė ushtarak, qė kishte shkuar nė Paris pas njė vizite tė suksesshme nė Kinė. Edhe disa ngjarje tė mistershme tė viteve shtatėdhjetė, qė i kushtuan Ballukut jo vetėm largimin nga kreu i ushtrisė, por edhe pushkatimin, ishin situata tė jetuara nga Bekim Budo. “Agjenti” nė shkrimet e tij hedh dritė mbi disa fakte tė rėndėsishme historike tė viteve “74-“75, ku mė interesant ėshtė takimi nė Vjenė i Fiqret Shehut me Feēorin, qė shkoi nė kryeqytetin austriak, gjoja si i sėmurė. Nė numrin e sotėm tė “Panorama”, Budo tregon pėr grupin e agjentėve special qė ruanin Enverin dhe shėrbenin pėr zgjatjen e qeverisjes sė tij.



    Pas Luftės sė Dytė Botėrore, konsiderimi persona “non gratta” i 105 funksionarėve sovjetikė tė pėrfaqėsive tė tyre nė Britaninė e Madhe, nga ana e shtetit anglez, tregonte pėr revanshin qė kishin marrė zbulimet e huaja nė pėrplasjet mes tyre gjatė Luftės sė Ftohtė.



    Nė kėto plane, Shqipėria zinte njė nga vendet kryesore, ku u aplikua me anė tė Degės sė Veēantė serbo-ruso me atavizma tepėr tė spikatura tė shėrbimit “Smersh”. Nė tehun e veprimtarisė sė tyre terroriste u vunė nė shėnjestėr bashkėpunėtorė aktivė tė Sigurimit tė Shtetit, vetėm nė rrethin e Dibrės sidomos pėr A.Lleshin, Hasan Spata, nga Fushė Ēidhna e Dibrės, tė cilit i kishin bėrė disa kurthe, nė “bashkėpunim” edhe me disa agjentė potentė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, tė cilėt lidheshin me anė tė agjentėve dopiorol D.L., dhe Njazi A. Edhe pse kishin kuptuar se ndodheshin tė tradhtuar, luftuan e punuan pėr zbatimin e detyrave si atdhetarė pėr mbrojtjen e integritetit dhe tė pavarėsisė sė vendit tė tyre. Nė rrugė operative, nė mėnyrė tė fshehtė, kishin ardhur edhe njė varg informacionesh, qė dėrgoheshin nga njė senator amerikan, tė cilat nuk mund tė grumbulloheshin veēse me anė tė “stacioneve dhe antenave tė fshehta” amerikane, qė kryenin aktivitetin e tyre brenda territorit jugosllav (Beograd dhe Prishtinė). Pėrveē rezidenturės jugosllave tė Tropojės qė ishte mjaft aktive dhe qė aktiviteti i saj vazhdoi edhe pas viteve “90, njė rezidencė tjetėr jugosllave vepronte nė zonėn e Hasit, qė lidheshin me anė tė agjentit ndėrlidhės dhe rekrutues Avdyl Aliu, i cili futej nė mes tė ditės nė sektorin Dobrunė-Qafė Prush, dhe i kishte armatosur pjesėtarėt e kėsaj bande, pėr tė bėrė terror. Kjo rezidencė ishte mjaft e organizuar dhe nė tė bėnin pjesė disa agjentė jugosllavė si “Udhėtari”, “Ereniku”, ”Ndėrlidhėsi”, ”Daliu” etj.


    Shėrbimet agjenturore tė specifikuara

    Shėrbimet e fshehta gjatė dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore, nė pėrgjithėsi kishin tejkaluar funksionet dhe kompetencat e tyre, ē“ka detyruar herėpashere komisionet parlamentare tė sigurisė, pėr tė bėrė transparencėn e njė varg problemesh tė pėrfolura sidomos nga masmediat, si dhe pėr marrjen e masave pėr parandalimin e veprimtarisė antiligjore tė segmenteve tė caktuara tė tyre tė lidhura me fije tė padukshme me krimin e organizuar, mafien, me zbulimet kundėrshtare, si dhe me politikėn e lobeve tė caktuara rivale. Gazeta “Uashington Post” dhe gazetari i saj, qė u bė legjendė, Ben Bredlli, i cili ngriti nė njė shkallė mė tė lartė mjeshtėrinė e gazetarisė publike investiguese nė sferėn e shėrbimit sekret, nxorėn disa fakte, qė konfirmonin njė dukuri tė re, tė panjohur legalisht mė parė nga opinioni publik; ekzistencėn e grupeve speciale tė sigurisė, pėr tė cilat nuk kishte hapėsira kushtetuese e ligjore. Natyrisht, ishte nė pėrgjithėsi e qartė, se mbajtja dhe ruajtja pėr njė kohė tė gjatė e pushtetit mund tė kryhet si me forma e instrumente ligjorė e demokratikė, ashtu edhe me mjete dhe logjikė, qė bien ndesh me parimėsinė dhe ligjet e ngritura mbi kėtė bazė. Nė tė ashtuquajturin “Skandali i Uotergejtit” dolėn disa fakte, ku grupet e sigurisė sė partive, tė orientuar nga politika, kishin organizuar vjedhjen e kasafortės sė Partisė Demokrate Amerikane, qė ndodhej e siguruar nė njė dhomė tė katit 6-tė tė ndėrtesės “Uotergejt”. Realizuesit e aksionit ishin Xhejms Mak Kord, shef i sigurimit tė Partisė Republikane, Bernard Berker, agjent i CIA-s, si dhe agjenti tjetėr po i CIA-s, Frank Sturxhis, tė drejtuar nė mėnyrė speciale nga shefi i Sigurimit tė Shtėpisė sė Bardhė, Horvard Hant, ish-kuadėr i shėrbimit tė fshehtė amerikan vite me radhė, i kamufluar si agjent special i Shtėpisė sė Bardhė nė sektorin e antidrogės. Ata do tė ndihmonin me anė tė aksionit tepėr sekret rizgjedhjen e Presidentit Nikson, pasi tė fusnin nė dorė dokumente konfidenciale tė fushatės elektorale tė Partisė Demokrate. Pėr veprime konkrete ishin zgjedhur 2 kubanezė dhe njė agjent i vjetėr i FBI, Balduin. Pėr kėtė, ata do tė merrnin 114 mijė dollarė, veē dollarėve qė gjetėn nė kasafortė! Nė kėtė skandal u implikuan kėshilltarėt e afėrt tė Niksonit. Me interes ėshtė fakti i konfigurimit tė njė Grupi Special tė Sigurisė, i cili ishte krijuar pėr tė verifikuar tė dhėna tė rėndėsishme tė marra sidomos nga shėrbimet e fshehta, pėr korrupsion tė nėpunėsve tė lartė, si dhe informacione, qė kishin tė bėnin me sigurinė e SHBA. Me fjalė tė tjera, Presidenti edhe pse kishte disa institucione tė sigurisė sė brendshme dhe tė jashtme, si NSA, NSC, USIB si dhe SGS etj., kishte marrė masa sekrete pėr verifikimin e njė varg informacionesh, duke qenė i ndėrgjegjshėm sė ishte i domosdoshėm, nė njė kohė kur zbulimet e huaja kundėrshtare kishin arritur tė vidhnin edhe kodet e bisedimeve sekrete qeveritare. Lidhur me kėtė, agjentėt e NSA-s, ekspertė tė telekomunikacionit, Bernard Miēel dhe Uiliam Martin, duke pėrdorur sistemin piramidė tė ndėrlidhjes me antenat dhe shėrbimet kryesore sekrete tė SHBA kudo nė Botė, kishin arritur tė rekrutonin kuadro tė lartė tė CIA-s dhe tė politikės, mbi bazėn e ligjeve tė komerēializmit. Gjithashtu, Presidenti informohesh edhe bie fjala pėr Irangejtin, pėr implikime tė segmenteve tė caktuara me krimin, korrupsionin, drogėn dhe politikėn. Edhe presidentė tė tjerė, si Miterani nė Francė, kishin krijuar, gjithashtu, njė “Grup Special” nė pallatin e Elizesė, me anė tė tė cilit verifikonte, kontrollonte me burime “tė pavarura”, sidomos kundėrshtarėt politikė, si dhe tė dhėna qė lidheshin me bashkėpunėtorėt e afėrt tė tij, duke qenė koshientė, pėr mundėsitė e medha qė kanė institucionet e shėrbimeve tė fshehta, pėr tė kamufluar, pėr t’u lidhur me forma, taktika e metoda tė sofistikuara me segmente tė caktuara tė institucioneve konkurrente apo kundėrshtare. Presidentėt informoheshin sistematikisht pėr situata normale, nga grupet e tyre tė fshehta pėr publikun e gjerė, ashtu siē informoheshin, nė mėnyrė tė shpejtė dhe konfidenciale nė raste tė emergjencės. Shqipėria dhe liderėt kryesorė tė saj, qysh nga viti 1920, pas Kongresit tė Lushnjės, kur Ahmet Zogu u emėrua ministėr i Brendshėm, kishte grupin e tij tė informatorėve, qė nė atė kohė quheshin “hafije”, emėrtim qė kishte mbetur nga shėrbimi i fshehtė turk i “Sahib Haberit“, i cili kishte shtrirė tentakulat nė pothuajse tė gjitha sanxhaqet, kazatė e kasabatė e Shqipėrisė dhe kishte agjentė tė tij tė infiltruar nė qeverinė e Ismail Qemalit e deri te Haxhi Qamili, punė tė cilėn e bėnin madje, njerėz tė afėrm tė kėtij tė fundit, qė ishin kundėr pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe kundėr shpėrbėrjes sė Perandorisė turke.


    Enveri, spiunė specialė qė gjatė luftės

    Gjatė Luftės Nacional-Ēlirimtare, nė fillimet e saj, nė mėnyrė sporadike, u krijua dhe mori formė, mė tepėr nė mėnyrė intuitive, njė grup luftėtarėsh, tė cilėt “pa ligj e kanun”, informonin, pėr ēdo ēėshtje apo problem, qė e konsideronin me vlerė, pėr interesa vetjake, karrierė, apo pėr interesa kombėtare. Shumica e kėtyre ishin komandantė ēetash, si dhe mė vonė drejtues ushtarakė tė formacioneve mė tė mėdha, tė cilėt tashmė e kishin njė nga detyrat prioritare pėr tė rekrutuar informatorė, si dhe pėr t’i drejtuar ata pėr probleme ushtarake tė kundėrshtarit, si dhe pėr probleme tė pushtetit tė ardhshėm. Futja nė dorė e Arkivit tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, i njohu ata me disa informatorė tė saj tė lidhur me pushtuesin italian, njė pjesė e tė cilėve u dekonspiruan dhe u shfrytėzua me funksion dopiorol. Me ardhjen e misioneve ushtarake anglo-amerikane dhe interesimin e tyre pėr persona konkretė nė radhėt e parisė sė vendit, si dhe tė inteligjencės qė kishte studiuar jashtė shtetit, lindi nevoja nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, qė nga radhėt e tė pėrmendurve, tė rekrutoheshin ose thjesht tė “afroheshin“ disa intelektualė patriotė, siē ishin ata me pseudonimet “Pėrkethyesi”, ”Koloneli”, tė cilėt kishin qenė objekt studimi e provokimi nga ana e tė huajve, qė kėrkonin t’i rekrutonin, pėr t’i shfrytėzuar, sė paku, si burime informacioni. Informacione u kėrkuan sidomos pėr kuadrot: M.Gjinishi, F.Nosi, L.Nosi, M.Bajraktari, K.Hoxha, L.Gega, D.Ndreu etj. Kjo ndodhi sepse disponoheshin edhe rekomandimet e dhėna nga zbuluesja angleze me pėrvojė qė kishte pseudonimin “Fani“ si dhe seksioni “D” i Shėrbimit Sekret pėr Ballkanin (SBS), i cili pėr veprimtarinė e fshehtė agjenturore varej nga SIS i Britanisė sė Madhe.


    Enver Hoxha zgjodhi mė tė besuarit nė grupin e agjentėve specialė

    Ish-drejtuesi komunist Enver Hoxha mori vendimin pėr “paraqitjen” e kandidaturave “tė pėlqyera” nga Bill Maklini, majori Nils, ”operativit“ Alan Heer dhe deri te gjenerali i Brigadės, Dejvis etj. Me anė tė kėtyre kandidaturave u bė e mundur, qysh nė fillim tė viteve 1943-1944, tė konturohej fizionomia e disa “pseudopatriotėve”, qė pėr pak stėrlina ishin vėnė nė shėrbim tė zbulimit tė fshehtė anglez, gjė qė do tė detyronte Kryeministrin e Britanisė sė Madhe, Ēurēill, tė tėrheq misionin e Bill Maklinit, pasi kishin vepruar nė kundėrshtim me udhėzimet. Mė vonė, mė 16 shtator 1943, siē e dimė, u dėrgua gjeneral Dejvisi, i cili me objektivitet njoftonte Komandantin Aleksandėr nė Kajro: “Ėshte imperative tė demaskojmė Kėshillin e Regjencės, konkretisht dhe nominalisht…. Balkomin dhe Zogistėt. Tė gjithė po bashkėpunojnė me gjermanėt…”. Gjenerali e pagoi me jetėn e tij kėtė deklaratė burrėrore, duke u spiunuar nga agjenti i gjermanėve Azis Biēaku. Haxhi Lleshi, njė nga gjeneralėt e Luftės Nacional-Ēlirimtare nė Veri tė Shqipėrisė, kishte grupin e tij tė informatorėve, qė mbanin pėr pseudonime “Veterineri”, ”Mjeku”, ”Farmacisti”, ”Kapiteni” dhe nė vitin 1943 i raportonte gjeneral Hoxhės: “Nga burimet tona del se Cen Elezi, Fiqiri Dine e Hysni Dema, kishin lidhur “Itifakun” me komandantin e Divizionit italian, gjeneral Azzin, qė tė mos e sulmonin…”. Fill pas Luftės sė Dytė Botėrore u studiuan disa kandidatura nga radhėt e nacionalistėve tė ndershėm, midis tyre “Diplomati” dhe “Profesori”. I pari u nis jashtė shtetit nga ana e ish-presidentit Omer Nishani dhe i dyti nga ana e doktorit Medar Shtylla, tė cilėt fituan besimin nė radhėt e emigracionit, si dhe tė personaliteteve tė larta shtetėrore nė SHBA dhe nė Britaninė e Madhe. Kėto ishin nga burimet kryesore pėr informacione konfidenciale, si dhe shėrbenin si burime tė pavarura pėr verifikimin e tė dhėnave tė rėndėsishme, qė kishin tė bėnin me ruajtjen e pavarėsisė dhe integritetit tė territorit tė Shqipėrisė. Pėr t’u lidhur me ta bėheshin kombinacione pėr veprime tė thjeshta si pėr shembull dėrgohej zarf mė njė person tė besuar e me garanci, apo shoqėroheshin makinat e eksportit qė shkonin nė Hungari, Gjermani, Austri e gjetkė dhe nė “X” hotel dhe “Y” dhomė, ku kėmbeheshin letrat me personin ndėrlidhės, me konditė qė OSSH tė mos merrnin dijeni pėr veprimin e mėsipėrm.


    Misteret e grupit tė sigurisė sė jashtme

    Vetvetiu qė kėto organe ose pėrfaqėsues tė lartė tė tyre nuk kishin si tė merrnin dijeni pėr pėrmbajtjen e materialeve…. Nė njė farė mėnyre, kėta ishin edhe Grupi i Sigurisė sė Jashtme, i cili vepronte nė mėnyrė tė pavarur dhe kishte krijuar lidhje konfidenciale me “miq personalė”, ku bėnin pjesė diplomatė tė huaj, mjekė tė shquar, dashamirės tė Shqipėrisė. Pėr arsye tė ndryshme, bėnin pjesė, gjithashtu, edhe intelektualė tė lartė kosovarė, tė cilėt gjenin gjithnjė mundėsi pėr tė informuar, pėr tė shfaqur mendime nga mė tė ndryshmet, por qė kishin njė rezonancė tė pėrbashkėt, atė qė i bashkonte me dheun amė. Gjithashtu, bėnin pjesė anėtarė tė shoqatave patriotike, si nė SHBA, Argjentinė, Australi e gjetkė, tė cilėt informonin sa herė qė e konsideronin tė nevojshme…. Ndėrsa grupi i M.Shehut kishte bėrė njė varg kombinacionesh, madje pėr veprime me tė komplikuara, duke nxjerrė nga burgu persona tė caktuar, duke i arratisur jashtė shtetit, pjesa mė e madhe e tė cilėve u kapėn shpejt nga operativėt jugosllavė dhe u vunė mė pas nė shėrbim tė tyre…. Nė sferėn e shėrbimit tė fshehtė qysh pas Luftės sė Dytė Botėrore nė Shqipėri situata nuk ishte aspak e qetė. Shumėkush, madje dhe autorė tė huaj, hedhin idenė se “dėshtuam pėr rrėzimin e Hoxhės“ ose “nuk mundėm ta eliminonim” etj. Veēse harrohet njė problem jo i vogėl, ai qysh nė fillim pėr sigurimin e vet zgjodhi edhe truprojet, njerin prej tyre, kur vajti pėr inspektim nė Brigadėn e Parė, Axhem Abazin, nga Mallakastra, qė ishte njėri prej komandantėve tė saj. Mė vonė dhe tė tjerė, duke i studiuar me kujdes, dhe pa lėnė kėtė problem nė dorė tė Sigurimit. Harrohen gjithashtu lidhjet e tij me masėn e njerėzve, si dhe popullaritetin e tij, gjė qė nuk ishte aq e lehtė sa thuhet prej disa tė ashtuquajtur “analistė brenda dhe jashtė vendit”, tė cilėve u mungon tė paktėn objektiviteti. Gjithashtu, nga materialet e dokumentet del se nuk ėshtė aspak e vėrtetė se Koēi Xoxe, Mehmet Shehu, Panajot Plaku, etj., siē mundohen disa tė tjerė pėr t’i paraqitur si “subjekte inferiore”, pėrkundrazi kanė qenė jo vetėm tė zgjuar, por edhe me kulturė “tė pėrgjigjthshme” dhe “tė posaēme” pėr tė marrė pushtetin edhe pėr ta mbajtur, pasi nuk u mungonte dhe ndihma, sidomos e “ustallarėve” serbo-rus, por edhe nga segmente tė caktuara tė disa shteteve perėndimore, tepėr tė interesuara pėr tė vendosur kolonėt e tyre nė tokat tona. Shprehja e E.Hoxhės se “… ne e njihnim Mehmet Shehun, por e trajtonim me kujdes…”, ėshtė kuptimplote dhe i saktė konkluzioni i “Gjeneralit” se “Hoxha kishte burime tė tjera verifikimi…”. Duke mos harruar se, sipas njė studimi dhjetėvjeēar, tė bėrė nga Drejtoria e Kuadrit nė MPB, pėr vitet 1970-1980, rezultonte se informacione tė marra nga letrat e popullit dhe burime tė hapura ishin rreth 360.000 copė, qė konsideroheshin nė atė kohė “me vlerė ruajtjeje dhe informimi”.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  16. #30
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Plani “Patkoi”

    Bekim Budo, rrėfen pėr disa kombinacione tė UDB-sė pėr tė infiltruar nė Sigurimin e Shtetit agjentė tė saj. Efektivi i Zbulimit tė Jashtėm Shqiptar shpjegon operacionin e shėrbimit tė fshehtė jugosllav “Patkoi”, planin agjenturor-operativ e ushtarak afatgjatė tė UDB-sė, qė pėrfshinte detyra pėr disa sektorė, kryesisht atė tė shėrbimit tė fshehtė, tė diplomacisė sė fshehtė, tė sektorėve ushtarakė, pėr tė krijuar njė klime tė favorshme pėr ta, pėr tė implikuar shtetin shqiptar nė problemet e brendshme tė tyre, sidomos pas viteve 1980-1981, e nė kulmin e demonstratave nė Kosovė. Diplomacia dhe shėrbimi i fshehtė jugosllav ideoi zbrazjen e territoreve rreth kufijve me Shqipėrinė, pėr tė vendosur atje kolonė serbė. Ndėr detyrat, mė kryesorja ishte mbajtja sekret e kėtij operacioni dhe studimi i mundėsive objektive nga njė grup analistėsh qė tė analizonin, nėse Jugosllavia do tė sulmonte Shqipėrinė, dhe se cilėt faktorė ndihmonin ose e pengonin atė. Pėr situatėn e krijuar nga veprimtaria e shėrbimit serb u njoftua menjėherė Enver Hoxha, i cili, nė takimin qė bėri me drejtues tė Sigurimit tė Shtetit, pasi e kishte lexuar raportin e funksionarėve tė shėrbimit tė fshehtė shqiptar, rekomandoi qė duhet tė tregohej kujdes qė tė mos futeshim nė aventura. Ish-sekretari i Parė i KQ tė PPSH ishte gjithashtu kundėr minimizimit tė futjes sė kosovarėve nė Shqipėri. Sipas Budos, situata agjenturore ishte tepėr e nderė, pasi shėrbimi jugosllav i ishte kushtuar dėrgimit tė grupeve operative nė kufirin verior tė Shqipėrisė pėr t’u lidhur me aktivitetin e grupeve agjenturore, rezidencat e tyre nė Tropojė, Kukės, Peshkopi dhe Shkodėr, duke i aktivizuar agjentėt me anė tė presioneve e rekrutimeve. Ēmenduria e serbėve arrinte deria atje sa tė mendonin pėr dėrgimin e njė ushtrie tė vogėl, tė manovrueshme, nė territorin malor tė vendit tonė, e cila do tė futej nė veprim me urdhėr tė Millosheviēit. Sipas tyre, kjo ushtri brenda 24 orėve do tė dilte nė qytetin e Durrėsit, duke mos hasur rezistencė. Hoxha porosiste qė njė grup studimor i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, me nė krye ministrin Kadri Hazbiu, tė merrej me situatėn nė Kosovė, gjė e cila u realizua. Mė tej, me hollėsi Budo zbardh pėrplasjet interesante mes agjentėve tė tė dy shėrbimeve.



    Qysh nė kohėn kur Xhorxh Bushi ishte drejtor i Organit Qendror tė Zbulimit (CIA), vuri nė axhendėn e kėtij shėrbimi studimin dhe vlerėsimin e informacioneve qė kishin tė bėnin me problemet ndėretnike nė Ballkanin e trazuar. Po ashtu, qė nė atė kohė Amerika synonte rritjen e prezencės sė saj nė kėto hapėsira, pas kolapsit ekonomik e politik nė vendet e Evropės Lindore, dhe sidomos pas zbutjes sė klimės sė Luftės sė Ftohtė, me anė tė reformave tė Gllasnosit dhe Perestrojkės, tė inicuara e frymėzuara nga politika liberale e Gorbaēovit, qė ishte edhe njė garanci, qė Moska do tė merrej me problemet e shumta brenda territorit tė saj, duke mos i kushtuar vėmendje problemeve nė kėto treva.



    Ndėrkohė, shėrbimet e fshehta, SIM-i italian, SDECE francez, si dhe QIPE greke, kishin pėrgatitur planet e tyre tė fshehta, nė pėrputhje me situatėn e re tė krijuar, pas vdekjes sė E.Hoxhės. Zbulimi jugosllav dhe diplomacia e fshehtė e kėtij vendi, ishin vėnė nė dijeni pėr njė pjesė tė kėtyre planeve, pasi ata nė kėtė periudhė kishin rritur bashkėpunimin me zbulimin e jashtėm francez, kishin rekrutuar, me material komprometues, disa diplomatė tė huaj dhe, po ndiqnin me vėmendje tė veēantė zhvillimin e ngjarjeve nė Shqipėri.


    Operacioni i shėrbimit tė fshehtė jugosllav “Patkoi”

    Beogradi kishte marrė sigurinė nga segmente tė veēanta tė diplomacisė sė fshehtė dhe tė disa shėrbimeve tė fshehta Perėndimore, se me “zbutjen e klimės konfrontuese nė Ballkan, nuk do tė kishte ndryshime apo tjetėrsime territoresh etnike”. Nė kėto situata, UDB-ja jugosllave kishte bėrė njė plan agjenturor-operativ e ushtarak afatgjatė me emrin e koduar “Patkoi”. Nė kėtė plan ishin pėrfshirė detyra pėr disa sektorė si tė shėrbimit tė fshehtė, tė diplomacisė sė fshehtė, tė sektorėve ushtarakė, duke koordinuar edhe me median e shkruar dhe atė elektronike, si nė sferėn e propagandės, tė informimit dhe tė dezinformimit, ashtu dhe tė provokimit, me qėllim, krijimin e njė klime tė favorshme pėr ta, pėr tė implikuar shtetin shqiptar nė problemet e brendshme tė tyre, sidomos pas viteve 1980-1981 dhe nė kulmin e demonstratave nė Kosovė, qė filluan mė 11 mars 1981. Sinjalin e parė tė kėtij plani e dha Tanjugu, mė 5 qershor 1981, duke i konsideruar kėto demonstrata si produkte tė “irredentizmit kosovar”, si dhe “tė nxitura, tė frymėzuara dhe tė fabrikuara nga politika e shtetit shqiptar”, gjoja pėr tė vėnė nė jetė strategjinė e “Shqipėrisė sė Madhe”. Diplomacia dhe shėrbimi i fshehtė jugosllav doli me propozimin e zbrazjes sė territoreve rreth kufijve me Shqipėrinė, nė njė distancė prej 20-30 kilometėr katrorė si dhe pėr vendosjen atje tė kolonėve serbė. Duke shtruar kėto detyra, Beogradi kishte dy qėllime: tė zbatonte politikėn shkombėtarizuese ndaj vėllezėrve kosovarė dhe nga ana tjetėr, duke qenė se Shqipėia ishte nė vėshtirėsi ekonomike, ajo ndikonte fuqimisht pėr destabilizimin e saj, dhe “zgjidhte pėrfundimisht” problemin kosovar, qė tashmė ishte kthyer pėr ta nė njė “patologji akute”. Njė nga detyrat, qė mbahej mjaft sekret, ishte “studimi i mundėsive dhe faktorėve objektivė dhe subjektivė” nga ana e njė grupi analistėsh pranė UDB-sė, qė do tė analizonin nėse “Jugosllavia do tė sulmonte Shqipėrinė, cilėt faktorė do tė ndihmonin ose e kundėrta, dhe se ēfarė fitonte apo humbte Beogradi nė opinionin publik ndėrkombtar apo nė strategjinė e tij“. Po ashtu, do tė shihej me vėmendje edhe se “a do tė gėzonte po atė mbrojtje tė madhe, qė ka patur, sidomos pas Luftės sė Dytė Botėrore nga ish-Bashkimi Sovjetik, SHBA dhe Franca.


    Enveri urdhėron Kadriun tė “survejonte” situatėn nė Kosovė

    Kjo detyrė ishte vėnė pėr faktin se ata kishin tė dhėna, prej kohėsh, ndonėse tė ekzagjeruara, pėr njė grup studimor nga Ministria e Punėve tė Brendshme me nė krye ministrin Kadri Hazbiu, caktuar nga vetė Hoxha, lidhur me situatėn nė Kosovė, marrėdhėnieve me Jugosllavinė, si dhe pėr tė parė mundėsinė e zgjerimit tė marrėdhėnieve kulturore, arsimore e artistike me shqiptarėt nė trojet e tyre. Siē dihet, “grupi studimor” iu vu punės, duke shfrytėzuar nė fillim tė gjithė informacionin qė dispononte, duke organizuar dhe konsulta me kuadro kryesore tė saj, dėrgoi, nė rrugė tė ndryshme, disa kuadro nė viset shqiptare atje, ku morėn kontakte tė hapura dhe tė mbyllura me intelektualė kosovarė, duke tėrhequr dhe mendimet e tyre, u arrit tė bėhej njė “Raport Konkludiv”, qė vetė nga kėto kuadro u sfumua dhe u konsiderua “me vlera, si dhe ”njė punė e pastėr operative”, ndėrsa “konkluzionet”, u konsideruan “tė goditura qė do tė ēonin me tej punėn e Sigurimit tė Shtetit”. Nė fakt, nė takimin qė bėri Enver Hoxha me ta u tha: “Raportin e studiova me kujdesin e duhur, i bindur se ju do ta kishit kaluar klasėn. Nė fakt, ju duhet tė punoni akoma mė shumė pėr ngritjen tuaj ideologjike e politike. Duhet tė kishit kuptuar mė mirė rolin dhe funksionin e Jugosllavisė nė Botė, apo edhe faktin qė Beogradi i Titos ėshtė njė vend i zhvilluar. Ne nuk mund tė futemi nė aventura, ashtu siē propozoni. Po kėshtu dhe konkluzioni tjetėr qė nxirrni pėr minimizimin e futjes sė kosovarėve nė Shqipėri ėshtė i gabuar. Ju thoni se ata do tė na lenė “mikrobe”, gaboni pėrsėri. Ata do tė pėrfitojnė shumė nga mjedisi ynė. Ju, gjithashtu, nxirrni konkluzionin e gabuar se nuk mund tė kontrolloni agjenturėn serbe dhe fluksin e saj qė futet bashkė me kosovarėt, po qe se nuk bėni kėtė, me ēfarė do tė merret Sigurimi i Shtetit”.


    UDB nė situatė tė favorshme agjenturore nė Shqipėri

    Pra, tė dhėnat qė dispononte UDB-ja ishin tė sakta. Ata parashikuan detyra, mbi bazėn e njohjes sė situatės agjenturore, politike dhe operative dhe ndėrtuan planin e tyre tė koduar “Patkoi”, qė nė kuptimin figurativ do tė thoshte, se do tė shkelnin me kėmbė tė hekurt territoret e banuara nga shqiptarėt nė Kosovė e gjetkė, dhe do tė pėrzinte irredentistėt, siē bėnė vite mė vonė. Pėr kėtė punuan nga tė gjitha anėt, sidomos me anė tė veprimtarisė sė fshehtė, edhe pse njė pjesė e agjenturės kryesore tė tyre nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme ishte neutralizuar, pėr shkak tė dėnimeve kapitale, por edhe tė spostimeve tė bėra. Edhe pse bashkė “me barin e thatė po digjej edhe bari i njomė”, agjentomania kishte marrė pėrmasa tė mėdha. Nė shumė letra tė ndaluara, kėrkoheshin “parulla lidhjeje”, ”mesazhe agjenturore”. Kjo ishte njė pistė e dėshiruar nga zbulimet e huaja nė pėrgjithėsi, pėr tė rritur frymėn e mosbesimit dhe tė provokimit, dhe pėr t’i larguar ato nga pista e vėrtetė; qė tė operonin me anė tė “Planit Patkoi”. Njė detyrė tjetėr me rėndėsi, qė agjenturistėt jugosllavė i ishin kushtuar, ishte edhe dėrgimi i grupeve operative nė kufirin verior tė Shqipėrisė pėr t’u lidhur me aktivitetin konkret tė grupeve agjenturore, rezidenturave tė tyre nė Tropojė, Kukės, Peshkopi dhe Shkodėr, duke i aktivizuar me anė tė presioneve, rekrutimeve me material komprometues, duke bėrė gjithashtu trysni pėr shkatėrrimin e banesave, keqtrajtimin e familjes dhe deri rekrutime nė familje. Pikėsynimi i afėrt i UDB-sė ishte destabilizimi, sidomos i Veriut tė Shqipėrisė, gjė qė do t’i lehtėsonte mjaft punėn pėr zbatimin e menjėhershėm tė kėtij plani. Nėse do tė arrihej qė tė kryheshin kėto detyra, mbetej dėrgimi i njė ushtrie tė vogėl, e manovrueshme nė territorin tonė malor, qė do tė futej nė veprim me urdhėr tė Millosheviēit, brenda 24 orėve pėr tė dalė nė qytetin e Durrėsit. Ata supozonin se nuk do tė hasnin rezistencė, pėr shkaqe politike dhe ekonomike, dhe kėshtu do tė zgjidhnin pėrfundimisht problemin e Kosovės. Brenda territorit tė shtetit tė tyre kishin parashikuar njė varg detyrash tė sferės agjenturore, pėr riaktivizimin sidomos tė disa agjentėve nė radhėt e inteligjencies kosovare, tė cilėt ishin orientuar pėr tė vepruar, nė radhė tė parė pėr “tė zbutur klimėn konfrontuese nė Kosovė”, ”pėr orientimin minimal tė kėrkesave tė demonstrueseve larg kėrkesės pėr “Kosovėn Republikė” dhe akoma mė larg pėr “bashkimin e saj me Shqipėrinė”, duke e paraqitur kėtė tė fundit si “vend tė botės sė tretė”, ku “mungonin liritė dhe tė drejtat elementare tė njeriut”, paēka se pėr to nuk kishte asnjė rezolutė tė organizmave kryesorė ndėrkombėtarė, si OKB, apo dhe “Amnesty International” ose “Human Right Watch”, qė dėnonte shkeljen e kėtyre tė drejtave. Parulla e ditės, qė pėrdorte UDB-ja nė kėtė periudhė nė sferėn e “Luftės Psikologjike” ishte: “Njė Shqipėri e destabilizuar ėshtė prosperitet pėr federatėn jugosllave dhe ēlirim i dytė pėr Kosovėn. Nė sferėn e veprimtarisė sė fshehtė, njė vend tė veēantė zinin nė kėto plane veprimtaria agjenturore, brenda dhe jashtė territorit jugosllav, duke rekrutuar agjentė nga subjekte tė ndryshme. Pikėsynimi kryesor i tyre ishte trupi i huaj diplomatik, ku pėrfshiheshin diplomatė tė rangjeve tė ndryshme. Kishte bėrė bujė rekrutimi i sekretarit tė ambasadės franceze nė Beograd, Eugjen Rusos, duke pėrdorur mjete ēnjerėzore shtrėngimi, ku u pėrdor jo vetėm terror psikologjik, por edhe terror i mirėfilltė fizik. Organet e zbulimit francez, SDECE e gjykuan mjaft ashpėr Rusos. Ėshtė interesant fakti se informacionin kryesor pėr rekrutimin e kėtij diplomati ua kishin dhėnė francezėve Shėrbimi i Fshehtė Amerikan (CIA). Mediat u morėn shumė me kėtė ēėshtje, duke i dhėnė asaj pėrmasat e “Ēėshtjes Drejfys”. Gjithashtu, nė botėn e spiunazhit kishte bėrė pėrshtypje tė madhe angazhimi tej mase i shtypit nė “Ēėshtjen mė tė rėndėsishme tė spiunazhit pas Luftės sė Dytė Botėrore” atė tė konsiderimit persona “non gratta” tė disa funksionarėve sovjetikė tė pėrfaqėsive tė tyre nė Britaninė e Madhe, nga ana e shtetit anglez, ē“ka tregonte pėr revanshin qė kishin marrė zbulimet e huaja njeri kundrejt tjetrit gjatė Luftės sė Ftohtė. Nė kėto plane Shqipėri zinte njė nga vendet kryesore, ku u aplikua me anė tė Degės sė Veēantė serbo-ruso me atavizma tepėr tė spikatura tė shėrbimit “Smersh”.


    Shėrbimi i fshehtė sllav donte tė rekrutonte drejtues tė Ministrisė sė Brendshme

    Nė tehun e veprimtarisė sė tyre terroriste u vunė nė shėnjestėr bashkėpunėtorė aktivė tė Sigurimit tė Shtetit, vetėm nė rrethin e Dibrės, sidomos pėr A.Lleshin, Hasan Spata, nga Dibra, tė cilit i kishin bėrė disa kurthe edhe nė “bashkėpunim” me disa agjentė potentė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, tė cilėt lidheshin me anė tė agjentve dopiorolė, edhe pse kishin kuptuar se ndodheshin tė tradhtuar, luftuan dhe punuan pėr zbatimin detyrave si atdhetarė pėr mbrojtjen e integritetit dhe tė pavarėsisė sė vendit tė tyre. Nė rrugė operative nė mėnyrė tė fshehtė kishin ardhur edhe njė varg informacionesh qė dėrgoheshin nga njė senator amerikan, tė cilat nuk mund tė grumbulloheshin veēse me anė tė “stacioneve dhe antenave tė fshehta” amerikane qė kryenin aktivitetin e tyre brenda territorit jugosllav, Beograd e Prishtinė. Pėrveē rezidencės jugosllave tė Tropojės, qė ishte mjaft aktive dhe qė aktiviteti i saj vazhdoi edhe pas viteve “90-tė, njė tjetėr rezidencė jugosllave vepronte nė zonėn e Hasit, qė lidheshin ndėrmjet tyre me anė tė agjentit ndėrlidhės dhe rekrutues Avdyl Aliu, qė futej nė mes tė ditės nė sektorin Dobrunė-Qafė Prush, dhe kishte armatosur pjesėtarėt e kėsaj bande, pėr tė bėrė terror nė atė zonė. Kjo rezidencė ishte mjaft e organizuar dhe nė tė bėnin pjesė disa agjentė jugosllavė tepėr tė rrezikshėm.


    "Gramafoni", agjenti potencial i UDB-sė

    Njė nga agjentėt jugosllav futur me kombinacion nė mjediset tona, dhe me njė “histori” tė veēantė, me karakter pėrgjithėsues pėr sa i takon formave dhe metodave tė veprimtarisė sė zbulimit jugosllav ndaj vendit tonė ėshtė agjenti “Gramafoni”, me origjinė nga Padeshi i Tropojės. I ati i tij, Syla, kishte qenė nėnoficer i Zogut me shėrbim ne qytetin e Vlorės, nė vitet 1935-1939, dhe para kėtyre viteve ishte rekrutuar nga zbulimi jugosllav me detyrė rezident i njė prej grupimeve mė tė spikatura te kėtij zbulimi nė zonėn bregdetare, nė drejtim tė zbulimeve tė tjera, sidomos ndaj atij italian dhe grek, duke bashkėpunuar me zbulimin francez. Siē e kemi theksuar, Ahmet Zogu, pasi kishte refuzuar zbatimin e njė varg kėrkesave tė Beogradit, pėr portet Durrės dhe Vlorė, si dhe pėr t’u shkėputur prej tyre gradualisht, i kėrkoi ndihmė Musolinit dhe SIM-it italian, duke u theksuar atyre rrezikshmėrinė e kėsaj rezidence nė qytetin e Vlorės dhe “pamundėsinė” e tij, pėr neutralizimin e aktivitetit tė saj agjenturor, ose mundet qė t’ja faturonte Romės ekzistencėn e saj, duke mos “u vetėkomprometuar” edhe pėr shkak tė situatės delikate tė marrėdhėnieve me jugosllavėt. SIM-i italian, tashmė me pėrvojė nė sferėn kundėrzbuluese, si dhe pėr shkak tė njė veprimtarie gati 20-vjeēare nė kėto treva, kishte vendosur agjenturė kordoni gjatė gjithė bregdetit, sidomos nė drejtim tė zbulimeve franceze, greke dhe anglo-amerikane. Ndėrsa nė qytetin e Vlorės kishte organizuar veprimtarinė agjenturore tė kamufluar pas agjencisė detare “Pulia”. Ky zbulim, pasi mori tė dhėnat e para, organizoi mbikėqyrjen e disa personave tė dyshimtė, duke bėrė dhe njė varg arrestimesh sekrete, nga ku gjeti mė vonė edhe disa kandidatura tė pėrshtatshme pėr t’i rekrutuar me material ligjor komprometues, tė cilėt i shėrbyen atij pėr t’i futur nė grupet e para komuniste si dhe nė Lėvizjen Nacional-ēlirimtare. Dy-tre prej tė cilėve arritėn funksione tė larta nė pushtetin e dikurshėm. Kėshtu kjo rezidencė jugosllave pushoi pėrkohėsisht aktivitetin agjenturor dhe njė pjesė e saj u orientua nga zbulimi italian pėr kryerjen e detyrave tė tyre, pėr tė futur nė dorė planet e Beogradit nė drejtim tė Ballkanit dhe tė Shqipėrisė. Pas viteve “40-tė, Syla kthehet familjarisht nė Padesh dhe vazhdon lidhjet, tashmė me OZN-nė jugosllave me detyra nė drejtim tė zonės dhe brezit kufitar me Jugosllavinė, si dhe detyra nė drejtim tė organizimit politik tė zonės sė Gjakovės. Duhet thėnė se Syla kishte njė memorie pėr t’u admiruar, kishte lidhje tė shumta, si dhe episode jo tė pakta nė sferėn agjenturore. Shtėpia e tyre u bė bazė e zbulimit jugosllav deri nė vitet 1949-1950 dhe u frekuentua nga dhjetėra kuadro e diversantė tė dėrguar nga UDB-ja nė Shqipėri.


    Djali i agjentit jugosllav ndjek rrugėn e tė atit

    Me qenė se mosha nuk e lejonte tė ndėrmerrte “inkursione” jashtė kufirit, majori i UDB-sė, Ēedo Mihoviē, me seli nė Gjakovė, i kėrkoi Sylės tė bėnte njė marrėveshje, duke marrė shkas nga njė letėr bėrė prej tij, pėr ta lejuar tė shkonte nė emigracion, pėr shkak edhe tė pamundėsisė sė tij pėr zbatimin e detyrave tė zbulimit jugosllav nė Shqipėri. Thelbi i marrėveshjes ishte: Syla do tė lejohej dhe do tė ndihmohej tė shkonte nė emigracion, me konditė qė djali i madh i tij, Qemali, tė vazhdonte rrugen agjenturore tė tė atit, nė shėrbim tė UDB-sė. Kontrata u firmos nga tė dy palėt. Syla familjarisht shkon nė Zvicėr, ndėrsa Qemali, qė kishte lindur nė Vlorė, pranoi bashkėpunimin me serbėt dhe vazhdoi shkollėn e zbulimit nė Beograd dhe njė kurs specializimi nė kėtė fushė nė Selanik, ndryshon identitetin, duke u futur me kombinacion nė njė organizatė studentore, ”pėr tė bėrė praktikėn e zbulimit tė aktivitetit armiqėsor tė grupeve irredentiste shqipėtare”, nė Prishtinė dhe gjetkė. Veprimtaria e kėsaj organizate, pėr shkak “tė rrezikshmėrisė”, u centralizua nė Sekretariatin e Punėve tė Brendshme, nė Beograd, dhe u ndoq me precedencė. Pasi agjentit tė “infiltruar” po i mbaronte koha e praktikės, jepet urdhri nga lart dhe fillojnė arrestimet sekrete, ”hetuesia intensive”, dhuna psikologjike, por sidomos ajo e mirėfilltė fizike. Bashkė me disa tė paraburgosur, u arrestua edhe Qemali, me gjithė kundėrshtimet e tij dhe ekspozimin e faktit tė detyrave qė i kishin dhėne si “agjent i infiltruar” nė mjedisin studentor kosovar. Nė hetuesi e merr nėnkoloneli Ēedo Mihoviē, i cili e sqaron lidhur me arrestimin me qėllim qė “tė mos krijoheshin dyshime”, gjė qė ka tė bėjė me ”perspektivėn e tij nė sferėn e veprimtarisė agjenturore”. Ēedo pėrgatit dosjen e tij me tė gjithė informacionet e dala gjatė dy muajve hetuesi intensive dhe me tė marrė urdhrin nga zėvendėssekretari pėr Punėt e Brendshme procedon nė “rirekrutimin e tij”, kėtė radhė me material komprometues me motivacionin “pėr veprimtari me rrezikshmėri tė madhe shtetėrore”. Kėshtu UDB-sė nuk i mjaftonte rekrutimi i parė nė bazė tė kontratės, pasi nuk kishin sa duhet besim dhe me qėllim rritjen e shkallės sė garancisė sė tij, proceduan duke i hapur dosje, e nė rast dekonspirimi ose tradhtie ta ekspozonin para kosovarėve, si dhe organeve tė Sigurimit tė Shtetit Shqiptar, si “provokator dhe denoncues i aktivitetit armiqėsor tė organizatės studentore”. Pas kurthit operacional, pasi kishin proceduar me agjenturė, duke e mbikėqyrur dhe provokuar, jugosllavėt krahas dhunės sė mirėfilltė, gjatė grumbullimit tė “provave materiale” nė ngarkim tė tij, duke i futur nė banesė si dhe nė qeli vepra tė E.Hoxhės, Historinė e PPSH-sė, arritėn tė krijonin shumė prova fiktive, tė shoqėruara me denoncime tė marra me dhunė ose tė fabrikuara, tė gjitha kėto plotėsonin kuadrin e “garancive tė plota, duke e vėnė atė midis “tri zjarreve”: tė opinionit publik kosovar, tė ligjeve tė shtetit jugosllav, si dhe para ligjeve tė shtetit shqiptar, nėse nuk do tė zbatonte detyrat e UDB-sė. Nėse agjenti do tė tradhtonte, atėherė masat represive do tė pėrfshinin edhe familjen tashmė nė Zvicėr, banesėn, deri nė eliminimin e pjesėtarėve tė familjes sė tij, “me aksident automobilistik”, me sėmundje tė papritur “infarkt miokardi” ose me “vrasje me porosi”, nė bazė edhe tė pėrvojės sė degės sovjetike “Smersh”...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-07-2002, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •