Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    Te Dashures Sime

    Jo! Me mire te kishim humbur larg njeri-tjetrit.
    Mos prisnim mengjesin te na gjente ulur, me doren time qe shtrengonte fort tenden kur flisje. Mos qeshnim si femije te zene ne faj kur kaluan e me pershendeten te habitur miqte e mi.
    Pse vazhduam te qendronim bashke ate mbremje? Ti e lodhur, me premtimin per nje ikje tjeter, kurse une me mendjen e zhytur ne padurim, prisja te coheshim, e te linim ne nje tjeter dite duelin tone.
    Jo! Ti vazhdoje te luaje me kartonat qe mbulonin cepa tavolinash. Une prisja te ikje ti dhe qeshja. Kurse sot eshte ndryshe.
    As ti nuk e prisje te vinte mengjesi per te zgjuar njeri tjetrin nga endrrat tona. E megjithate ishe ti ajo qe hyre pa me thene do dal, ne gjumin tim.
    Dikur, le brenda meje nje premtim. Fundja ti nuk mban mend asgje. I premtova une vetes per te dy. Ishte hera e pare qe shtriheshim afer njeri tjetrit. E c’te te them? Une premtimin e bera me ze te ulet, kisha frike mos me degjoje. Ti ishe e lodhur e dobet e vogel, kurse une i mbuluar me erresiren e asaj dhome, levizja duart te te mbaja afer vetes. Vajzat e tjera qeshnin me ze te ulet. Me degjonin mua, ndjenin padurimin tim. Prisnin te beja dicka. Kurse ti nuk flisje, nuk te lija une, mendimet e mia benin zhurme e kercisnin. Aq sa ti u trembe, e megjithate nuk fole. Sa bukur u harruam. Sidomos une, i vogel nje vit si sot, kur perpiqesha te gjeja buzet. Me kujdes. Me ankthin mos te kafshoja veshin e ti te klithje e hutuar.
    Aty ishte dhe gabimi im. Kerkova shume prej teje. E ku dija une te kerkoja nga ajo vajze e trishte, qe priste nje gjume te embel e larg anktheve ate nate.
    Edhe tani me vjen te qesh kur mendoj se si leviz e nervozuar brenda shtratit shume te madh per nje.
    -Jam fatkeqe,-peshperite pas te njejtes disfate qe gjenin duart e mia ne trupin tend. E nise te qaje. Sikur u shtyve deri brenda meje, per te nxjerre jashte ate qe kishte mbetur e panjohur nga shpirti im.
    -Faleminderit,-thashe me mendjen qe rrokullisej pas teje, e ndjeva te me merrej fryma, zot te shtrengova pas vetes i cmendur. Aq sa humba mundesine te te njoh ndonjehere. Se une premtova te te dua. Ashtu si te lashe ate cast. Te tretur si mjegull ne boten time ku mund te qendroje vetem ti.
    Sot... sot eshte me mire mos i flasim njeri tjetrit. Le te largohemi aq sa s’mban me. Une jam para frikes per nje jete qe s’me takon. Ti… e ku me le ti mua te ecja mbi rrugen tende. Ja, e sheh? Po ndodh perseri. Po te hedh ty fajin. Te mbaj inat per gjera naive. Kerkoj te te vij afer duke luajtur indiferentin. Sa idiot jam.
    Une kisha nevoje per ty.
    Po ti per mua?
    Jam shtyre larg, hap syte e shoh kudo njerez qe levizin pas te tjereve, kurse une i trishte, i ngelur ne vend, shijoj shishen time te birres e perqesh. Kam nisur mos e dua me veten time. Ate qe njoh une, qe s’ta lashe ta njihje as ti, me friken mos trembeshe per mua a per veten. E pse po merrem me thashetheme endrrash? Une, i projektuar ne te shkuaren time. Aty afer pellgut ku takoj gjithmone refleksin tim femije. Me besimin e shuar, i gatshem te bej te pamunduren te dal diku larg. Ne vendin e njemije e nje cudirave ku kerkoj te humb memorien time. Pa ditur pse vrapojne e ndalen kuaj te bardhe nen kembet e mia.
    Pa ditur te peshkoj as gjerat e mira qe kishim te dy. I trembur, i lene pas dore, ne ndjekje vlerash asimetrike per ne.
    Kam zene shtratin, prandaj kam kohe qe po mendoj. I veshur me te bardha, spitali ku jam mbyllur eshte jeta ime. E infermieret e di qe nuk lexojne dot deri ne detaje. Jane miqte e mi. Levizin rreth meje pa friken ne me shqetesojne dot apo jo. Me qeshin, e une kam deshire te shkreh terbimin mbi ta. Me mungojne forcat. Jam vegjetativ. Me lene te rritem pa pyetur ndonjehere eshte mire apo jo keshtu. Te zgjatur pergjysme ne dritare mbremjesh, flasin rehat, nuk ulin dot zerin, e hera heres kthehen, me shohin me zor ne sy, e pyesin si jam.
    Jo, me pelqen te mohoj para tyre. Nuk duhet ta marrin vesh. Kurrizi im do i ngjaje pikepyetjes po vazhdova te mberthehem i ulur ne kete karrige. E me mire ashtu. I ngjaj nje te semuri real. Te pakten do me plotesojne tekat e mia te vogla. Kurse une, do mbledh c’mund te kujtoj hera-heres. Me kujtohesh vetem ti prandaj.
    -Wonderfull life,-degjojme une dhe infermieret. E ata jane te lumtur. Une s’e di si jam. Me kujtohesh ti dhe shume gjera qe s’i njohem dot njeri-tjetrit. Sa keq qe mengjesi na gjeti te dyve mbremjen e fundit tonen.
    Tani rri i trishte cdo kohe, e te tjerat me duken te zbehta. Pa ngjyre. Jo si vajza qe me propozoi emrat e femijeve. Erdhi mengjesi, edhe nje tjeter, e une s’i mbaj me mend emrat e femije tane. Ata qe zgjodhe ti, e qe une i pakujdesshem i pranova. Duhej te kundershtoja. Gjithcka do dukej origjinale sikur te flisja une i pari. E prape ti nuk e leshove veten pas dore. Me mbushe mendjen dhe une u binda pa erdhur mengjesi. Duke gjetur tek ty vazjen qe pak minuta me pare e shikoja fshehtas, aq sa ta jetoja me dhimbjen e dickaje te brishte. Te bukur. Te fshehte.
    -Dhe sa do lindim?-pyesje ti sikur kerkoje dhuraten e nje jete te perbashket. Une s’pergjigjesha. Hiqesha i trembur ose jepja buzeqeshjen e nje rasti te dyte. Zot, sa qejf i kam femijet. Prandaj duhej te te qortoja me shume. Jo, ato emra nuk duhej t’i zgjidhnim rrugeve te asaj nate. Te pakten derisa une te perqendrohesha tamam e mos i kushtoja rendesi kercitjes se eshtrave. Bente ftohte. Prandaj…
    ti…vendose te jesh dicka e perafert me yllin ose yjet qe une kam kohe e i mendoj te arratisur nga qielli im. Dua, e kam frike te ndiej.
    Ndiej e kam frike te them gjera qe i peshperit vetes ne endrra. Kur i lodhur, braktisem ne fatkeqesi e numeroj me hamendje e sa kohe me ngelet per te hedhur poshte veten time. Aty je ti. E fshehur. Une bej sa mundem e s’ia dal dot te te mbuloj te gjithen. Pres. Tani do mbyll syte e do zhdukem. Uroj perjetesisht. Vetem zhurma e botes me mbledh pas vetes. Te kam marre me vete edhe ne arratisjen time. Ti je ketu, perballe meje, e une duhet te flas me ty.
    Bere mire qe erdhe. Isha vetem, e dhoma me ngjante e zbrazur. E njejtja gje si shpirti im. Ti pse qesh? Mos mendova me ze te larte? Apo jo, po behesh gati te flasesh e te me thuash mos luaj me femijen. Une gjithmone iu shpetoj gjerave qe dua ne momentin e fundit. Te jete ky momenti-cast i tille?!

    & & &

    Prej kohesh mbaj per vete sekretin tim. I heshtur, bej me kembe nje rruge te gjate e ndalem per te kthyer koken pas. Nuk me ndjek njeri. Mbushem thelle me fryme. Bej kryqin e vazhdoj te ec. Do dhe shume te perendoje dielli. Duhet te hamendem edhe per pak sa te vije erresira. Atehere do jem vetem me frymemarrjen time. Nuk dua zhurme per rrotull. Asnje njeri. Kollitem. Ndiej ankth. Dikush do shqetesohet per kollitjen time. Mund t’i thote nje njeriu tjeter. E une do jem i kontrolluar deri sa te kuptojne kollen time. Qe del e burgosur nga gjoksi im. Nga erresira, e etur per jete, e vdes ne driten e diellit qe perendon. E verber. Kolla ime. Ky jam une. Nje zhurme qe rrokulliset ne honet e shpirtit. Qe prape eshte i imi. Edhe per sa kohe?
    Vazhdoj rrugen drejt sekretit tim. E kote t’i tregoj njeriu per te. Do pres sa te vije erresira. Po jo me kot, se e di qe dikur do nxije per gjithe jeten time. Sa te vije stuhia dhe varka ime anti-noe do me binde per dhuraten e zotit. Qe kerkon te mbytem. Ne barken qe me jep si shenje mirenjohjeje. Ai me njeh. Une e njoh. Jam une. E c’dreqin kerkoj me shume?
    Vetja me duket farketar dhe mbartes i kryqit. Pse ndodhi te behem i tille,-pyes kur kuptoj qe kam rene poshte, aq thelle sa te ndiej mungesat e mia. Atehre mberthej duart i burgosur mbi njera tjetren. Ulem ne gjunje, qaj, ulerij, e klithja ime can zbrazetine duke jehuar:-une nuk mundem.
    E nervat me ngrihen me veten. Une dua te mbytem ne detin e saj. Te dergjem pa fryme ne dallget e shpirtit qe dashuroj. Si asnjehere. Si rrallehere. Aq sa batica te nxjerre perrallen time ne breg nen X-in qe shenon thesarin. Ajo do dashurine. Me do mua. Dhe harta ime zhduket. Une e gris ate dhe e humb brenda vetes. Dua ta bej te lumtur e nuk mundem. Me ndihet vetja me shenje, i marre, larg njerezve. Si gjithmone. Dreqin, po shkoj drejt sekretit tim. Ne pritje te erresires dhe turbullimit te detit. Per te humbur e gati ne pritje te peshkimit ne breg. Si me tha,-degjoj zerin e nje peme qe digjet ne koder. Flas une, e ai qe shoh te pergjunjur me duart e kryqezuara eshte profeti im. Shume njerez qe brenda meje me cmendin e me thone qe eshte e imja. Vetem atehere kur une mos jem me i saji. E prape vazhdoj te ec. Me ngjan sikur ne kthesat qe gjej e shoh te ulur. Ne pritjen time. Apo une e pres ate duke ditur ku shkon? Qan? E mua me kujtohen ditet kur mbeshteste shpirtin mbi gjoksin tim e dridhej. E enderrt. Magjepse. Tregonte per veten dhe njerezit e botes se saj. Aty ku graviteti e merrte per poshte sa e linte nen forcen e rendeses.
    -Ky ketu eshte njeriu qe fle me kembe,-bej me dore duke treguar ajrin. Vertet arrij te shoh. Tani jam vetem. I lire. I semure. Dalloj edhe kalin qe fle me kembe e tund koken ne shenje pohimi. Zot, kam humbur e nuk di ku shkoj. Kthesat te gjitha te nje prerjeje me ngaterrojne rrugen. Tashme kam mbetur vetem. E perreth kam njerez qe me duan. Kurse une s’qesh. Nuk e di pse u nisa deri ketu. Pres te kuptoj sa i pacipe jam.
    Eshte turp te kerkosh gjera qe prenotohen ne kohe. Do vijne, me tregonin dikur, e une i brishte thyhesha ne qelqe shpresash, deri kur vinte e lepihej mbi mua humbja. Ishte humbje e imja. Qe s’ia tregoja kujt.
    Tani kam humbur veten. Jo ate. I paafte te jetoj te tjeret si njerez. Me ndjenja.
    Jo,-i bej me shenje vetes e degjoj hapat e mi. Nen ta shoh te shkeputen copeza drite, qe me therrasin nga larg. Diku. Nuk arrij te dua te tjere. Vetem tani qe ec e shoh drite kuptoj qe po lind. Rilind. I ceket e me mangesite e atij qe ka humbur c’donte ne kete bote. Apo e kunderta?
    Ti qesh. Une e di kete. Mundesh te qash kur je vetem, kurse tani te takon te qeshesh. Si dikur, aty ku statujat kerkonin monedha brenda fontanes, e une i mpire habitesha me buzeqeshjen tende. Vetem ti je e tille per mua. Me shkelqimin e veses qe te ben virgjereshen time. Kurse une do behem heretik. Ndihem i tradhetuar. Edhe nga vetja ime. Zot sa do deshiroja ne kete udhetim te fundit te te verboja. Jo tani, edhe me pare, te te jepja formen e asaj qe shihej vetem prej meje. Qe jetohej vetem prej meje. Qe donte vetem nga une e nuk arrinte te shihte me larg se erresira ku po ec une tani.
    ...E ku te gjej vend te marr me vete egoizmin e ketij udhetimi?
    Njerezit duan e kerkojne ate qe mund te fitojne me pak. Te duket sikur ecen mes tyre e te gjithe jane me te lumtur se ty. Me me fat se ty. Akoma me te embel e pa telashe mbi koke. E te gjithe duan te vdesin. Vetem atehere kur e marrin vesh e kuptojne qe perjetesia i detyron te jene te tille. Te lindin e pastaj, si te vdesin, te kuptojne deshtimet e tyre.
    Flas i tille i zhgenjyer. Ne kerkim te anijes sime, qe te mbytem e te kthehem prapa ne kohe. Te kujtohet nata jone e fundit? Me prapa se ajo. Zot, shume me teper. Ne vendin e njeqind putanave ku une te jetoj perhere pa ndier gje per njeri.
    Jam i tradhetuar. Ja vlen te them me shume prej vetes se prej teje. Nuk eshte ashtu. Te pakten aq sa une arrij te kap me dore te boten time. Tenden. Pa merita. Thjesht rastesi. I humbur, por jo me shume se ata qe mundohen te dashurojne. Naivet. Le te vijne afer meje. Te kuptojne idhullin tim. Te shohin si sakatoset njeriu qe do. Se une te verbova qe te shihja per dy. Ata ndiejne meshire. S’jane fatkeqe e prape nuk mundin. Dreqin,-them, e me kujtohet Stambolli. Sa bukur mund te jete aty tani. Kjo ishte e fundit gje qe arrita te mendoj. Tani jam duke hipur ne barken time. I trishtuar. Me duart qe me dridhen e me lusin te mbys ndjenjat e mia. Fundja ti do e marresh vesh kete. Une po i mbys ndjenjat. Linda ne pritje te fatkeqesive e asnje s’me ndalon te jem i tille. Do pres heshtjen, tani muzgu po bie e ketu ku jam ben ftohte. Po jo aq sa mos mallkoj mbremjen e fundit tonen. Quaje xhelozi po deshe, tani pak rendesi ka per mua. Une po shkoj te mbytem. Zoti me therret. Ai jam une, e nje dite, kur te kryej mrekulline e pare, do te shoh nga qielli te pagezosh femijet me emrin tim...
    ERIS RUSI

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    hmmm

    Eshte e veshtire per nje femer te kuptoje 100% boten e nje mashkulli, po aq e veshtire eshte e anasjellta. Te mendosh qe te dy palet jane kaq njesoj kur vjen puna tek ndjenjat. Ishte nje moment kur besoja se nq se nje cift ka arritur ne nje kulm te lidhjes "per mendimin tim" (pak a shume si shkrimi me lart), ka arritur gjithcka, dhe nq se lidhja nuk funksionon ne fund, pak rendesi ka. Tani besoj se ne nje funksionim pas nje mos-funksionimi (dhe shpresoj te jem e kuptueshme ne keto qe po shkruaj) eshte pika me kulminante ne nje lidhje. Pikerisht momenti per te cilin shkrimtaret duhet te shkruajne, moment per te cilin nuk kam lexuar asnje liber deri me sot (ndoshta sepse te gjithe ndihen dhe shkruajne ndryshe). Dhe cfare duhet shkrur eshte ajo qe nuk thuhet, e veshtira, jo arsyetimi dhe shpresa se ke kuptuar tjetrin (ironikisht me shume se veten). Eshte e veshtire te analizosh dhe te shkruash per nje beteje vetesh gjate nje lidhje, beteje si fizike, ashtu dhe shpirterore, per vlera dhe morale qe kane shume dhe ndoshta fare vlere.

    Me fal per nderhyjen dhe urime per shkrimet ne forum.


    Pershendetje

  3. #3
    ....... E pergjuar....... Maska e vana
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Vendndodhja
    Ku jam une......Nuk je ti!....(Ndoshta jemi duke luajtur kukamcefti) ....
    Postime
    346
    E kam lexuar me interes deri ne fund, me pelqeu, me emocionoj, dhe me preku jashte mase, shpresoj me gjith shpirt qe te gjesh lumturin qe aq shume po kerkon!

  4. #4
    GuEsS...? Maska e Leandra
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    185
    Wow.... s'kam fjale ta pershkruaj si me bere te ndihem ne momentet qe po e lexoja.
    Vetem dua te te uroj gjithe lumturine e botes.
    Une me ty pata fillu
    vec ta bej tjetrin xheloz,
    e tash me ty jam dashuru,
    ...kjo pune me ben nervoz....

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    90
    Interesante!
    Remember your yesterdays
    Live your todays
    Dream your tomorrows!

Tema të Ngjashme

  1. Humor nga GV_USA
    Nga Gostivari_usa në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 17:49
  2. Pëshpërimë...
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 624
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 06:01
  3. Te kontrollosh Telefonin e te Dashures ose te Dashurit Esht gabim apo e Drejte !
    Nga Permeti_Boy në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 08-01-2006, 08:34
  4. Poezi nga Diabolis
    Nga Diabolis në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 499
    Postimi i Fundit: 13-05-2004, 12:06
  5. Merret peng nipi i biznesmenit Sulo Shehu
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 17-06-2003, 03:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •