Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63

    S'dua Te Te Humb

    S’DUA TĖ TĖ HUMB

    Nuk jam aq i mirė
    sa tė jam dukur,
    Unė,vėllai i vogėl
    i ajsbergėve!
    Pjesėn e shėmtuar
    mbaj nėn ujė,
    Mos e shohin dot sytė
    e tė tjerėve!

    Nuk jam Perėndi
    siē mė ke ditur!
    As kam qenė ndonjėherė
    Krisht!
    Po pėrse kaq vonė
    ti ke lindur,
    Dhe tek unė vjen
    kaq verbėrisht!?

    Nuk e di ,pse,vetėm mik
    mė quan,
    Dhe s’ke frikė se unė
    mund tė tė puth!
    Kam njė mbrėmje
    qė pėr ty e rruaj,
    Po s’tė them,se s’dua
    tė tė humb!


    Nė se do mė ndodhė
    qė ndonjėrės,
    T’ia fal gjysmėn mė tė mirė,
    timen,
    Kjo do tė jesh ti
    qė ke kuptuar,
    Se mėkati vdes
    prej dashurive!

  2. #2
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Citim Postuar mė parė nga SkenderRusi
    S’DUA TĖ TĖ HUMB


    Nė se do mė ndodhė
    qė ndonjėrės,
    T’ia fal gjysmėn mė tė mirė,
    timen,
    Kjo do tė jesh ti
    qė ke kuptuar,
    Se mėkati vdes
    prej dashurive!

    Pa fjale si gjithmone nga magjia jote.....
    Ji Vetvetja!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    NUK DUAM

    1.
    Nuk duam tė humbim
    As dhe tė na harrojnė,
    Duam qė kėtu tė jemi
    Duam qė tė na dashurojnė!?

    2.
    Rolet qė nuk i kemi
    As qė do t’i luajm,
    Edhe nėse nuk na dua
    Nuk kemi pėrse tė vuajm?

    3.
    Aty ku lind dashuria
    Miqėsia mė nuk ka vend,
    Sepse mikun ta dashurosh
    Ėshtė njė vendim i pa vend?!

    4.
    Kurse tė dhurosh ndjenjat
    Ėshtė vėrtetė cilėsi,
    Por kurrė mos i dhuro
    Aty ku nuk gjen dashuri!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63

    S’dua TĖ TĖ Humb

    S’DUA TĖ TĖ HUMB

    Nuk jam aq i mirė
    sa tė jam dukur,
    Unė,vėllai i vogėl
    i ajsbergėve!
    Pjesėn e shėmtuar
    mbaj nėn ujė,
    Mos e shohin dot sytė
    e tė tjerėve!

    Nuk jam Perėndi
    siē mė ke ditur!
    As kam qenė ndonjėherė
    Krisht!
    Po pėrse kaq vonė
    ti ke lindur,
    Dhe tek unė vjen
    kaq verbėrisht!?

    Nuk e di ,pse,vetėm mik
    mė quan,
    Dhe s’ke frikė se unė
    mund tė tė puth!
    Kam njė mbrėmje
    qė pėr ty e rruaj,
    Po s’ta them,se s’dua
    tė tė humb!


    Nė se do mė ndodhė
    qė ndonjėrės,
    T’ia fal gjysmėn mė tė mirė,
    timen,
    Kjo do tė jesh ti
    qė ke kuptuar,
    Se mėkati vdes
    prej dashurive!
    4 shtator,2005




    UNĖ DHE BOTA


    Plot me gjėra tė ndaluara
    e kam kokėn,
    Plot me trille
    qė s’kanė vdekur ende!
    Por unė prapė
    s’e urrej dot botėn,
    (ngado qė shkoj
    e marr atė me vete!)


    Plot me gjėra Kundėr
    qė i vogėl,
    Dhe gjithnjė
    nė anėn e tė mundurve!
    Bota ėshtė e lodhur,
    shumė e lodhur,
    Ja tani,
    unė po e mbaj mbi supe!


    Plot me perėndime
    jam i mbushur,
    Plot me njerėz
    qė s’di nga janė sajuar!
    Bota do tė ish
    dhe mė e bukur,
    Po tė mos ishim ne
    kaq tė shėmtuar!


    17 shtator,2005

  5. #5
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    Se jeta ime qenka nen pushtetin tend
    Kjo dreq jete qe me duket pa mbarim,
    E vetmja shprese eshte varri im
    Ashtu si i yti mes botes se shkujdesjes.

    Kam qene prane teje, kam ftohte me te tjeret.....
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63

    Ne S’bĖjmĖ AsgjĖ TĖ Keqe

    NE S’BĖJMĖ ASGJĖ TĖ KEQE


    Ne s’bėjmė asgjė tė keqe.Duhemi.
    Ndaj dhe kjo ditė
    nuk po perėndon ende!
    Ne jemi akrepat
    e orės sė diellit,
    Lėvizim brenda tij
    si brenda njė brenge!

    Ne s’bėjmė asgjė tė keqe.Vėshtrohemi.
    Duke u bėrė secili
    sadopak i verbėr!
    Qė mos na vijė aq turp
    kur tė takohemi,
    Nė ato vende ku s’ka shkelur
    asnjė tjetėr!


    Ne s’bėjmė asgjė tė keqe.Puthemi.
    Duke mbyllur portėn
    e botės sė pėrtejme!
    Brenda saj gjithmonė
    ka diēka prej absurdi,
    Qė bėhet shkak
    pėr grindjet mes njerėzve!


    Ne s’bėjmė asgjė tė keqe.Gėnjehemi.
    Duke i dhėnė atė qė i mungon
    njeri-tjetrit!
    Nė u bėfshim Prometej,
    zjarre nuk do vjedhim,
    Por urrejtjet qė nė shpirt
    mbajnė njerėzit!

    2 shtator,2005






    KALI PA KALORĖS

    Ē’gjė e bukur ky kalė
    pa kalorės,
    Me dy kėmbėt lart
    i bie daulles sė diellit!
    Mbi shpinėn e tij
    asnjėherė nuk ka ndodhur,
    Tė hipin njerėzit!


    Dhe asnjėherė s’ka qenė
    mik i livadheve,
    (Livadhet janė gracka
    ku kthehesh nė rob!)
    Ai ėshtė statuja
    e lirisė sė kuajve,
    E ēka mė tepėr
    ajo nė Nju Jork!?


    Ai ėshtė njė kalė
    jo si tė tjerėt,
    Kush e ka dėrguar,
    s’jua them tani!
    Me hingėllimat qė nxjerr
    krijon ylberėt,
    Rrugėt nėpėr qiell
    ku shkel veē ai!


    Ē’gjė e bukur ky kalė
    pa kalorės,
    Me dy kėmbėt lart
    i bie daulles sė diellit!
    I dashur njeri,
    ku i ke skulptorėt,
    Ata,tė pavdekshmit!?
    8 shtator 2005

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •