pershnetje te gjithe kudo qe te jeni! Mirese ju gjeta!
Eshte me te vertete nje mrekulli ekzistenca e ketij forumi i cili na jep mundesi te gjitheve te shprehim mendimet tona si dhe te komunikojme apo te njohim me mire njeri tjetrin.
Une quhem Elvis dhe jam nga Korca. kam lindur ne vitin.......... s'po me kujtohet tani, dhe kam patur nje jete te mbushur me mjaft ndodhira, ose me mire te them aventura. Fatkeqsisht qe ne moshen 10 vjecare mergova bashke me prinderit ne drejtim te Greqise ku mesova se c'eshte jeta e vertete ne mergim. Pas 3 vitesh familja ime vendosi te kthehet ne Shqiperi.
Megjithate po e zgjas shume me kete muhabet...... e lashe e lashe, mos u grind.
Kam kryer shkollen e mesme si dhe 1vit ne Fakultetin Ekonomik ne univer FAN NOLI te Korces. Jam mjaft i apasionuar ndaj muzikes dhe me pelqen muzika e lehte shqiptare, sidomos muzika popullore. Po ashtu me terheq muzika e huaj sidomos albumet amerikane me miuziken pop, r&b, hip hop, si dhe jazz
Me pelqen sporti, sidomos futbolli. Jam nje tifoz i tmerrshem i Hollandes, ekipi i te ciles gjate gjithe koherave te futbollit boteror ka qene djep i nje futbolli maramendes dhe plot emocione,
Nga klubet europiane Juventusin nuk do e shkembeja me asnje klub tjeter ne bote.
Prej 3 vitesh banoj ne U.S ne Chicago City ku jam duke vazhduar studimet ne universitet ne degen e Finances. Edhe pse eshte nje dege jo shume terheqese mendoj se do te me sjelle perfitime terheqese ne nje te ardhme te afert.
Ju pershnes edhe nje here te gjithve!
me respekt Elvisi
Krijoni Kontakt