Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Sekretet e buxhetit TE 2004-ės

    Ja sekretet e buxhetit TE 2004-ės


    --------------------------------------------------------------------------------

    Fatos ĒOĒOLI


    Nė mbi 12 vjet qeverisje nė tranzicion, buxheti i shtetit pėr ēdo vit tė ardhshėm ka kaluar pa ndonjė debat tė fuqishėm tė tė gjithė shqiptarėve. ...
    ... Njė indiferencė gati tėrėsore e ka karakterizuar aprovimin e tij nė vitet 1992-1999. Po ashtu dhe njė miratim shumė tė vonshėm nė Kuvend(nė fund tė janarit tė vitit ushtrimor, ose gjatė shkurtit). Kjo bėnte qė shumė fonde tė mos ēeleshin nė kohė dhe kėshtu njė pjesė e mirė e tyre tė digjeshin. Kjo shkaktonte qė investimet publike nė muajt e parė tė vitit tė vuanin periudhėn e "foshnjėrisė" (mungesė fondesh, mungesė informacioni pėr mjetet financiare, etj.). Diēka ndryshoi nė vitin 2000, kur nga qeveria, e etur pėr fonde pėr ndėrtime rrugėsh, u kėrkua miratimi i projekt-buxhetit nė fund tė vitit paraardhės. Kjo praktikė pozitive u zbatua edhe pėr dy vitet nė vijim dhe pa dyshim mundėsoi strukturat shtetėrore qė donin tė punonin qė tė kishin para pėr punė (tendera, prokurime, etj.). Duke filluar nga vitit 2002 projekt-buxheti i shtetit u diskutua edhe nė publik, nėpėrmjet njė emisioni televiziv tė drejtpėrdrejtė, me pyetje nga gazetarė ekonomikė dhe pėrgjigje nga hartuesit e projekt-buxhetit. Megjithė formėn transparente, qytetarėt e thjeshtė kuptuan pak gjėra nga ajo mori shifrash tė ofruara qėllimisht pa shumė lidhje kuptimore me njėra-tjetrėn. Tani, nė kėtė muaj tė fundit tė vitit, projekt-buxheti diskutohet gjerėsisht nė komisionet parlamentare. Tė vjen keq tė shikosh pozicionin e opozitės. Duket sikur ajo ėshtė shndėrruar nė njė shoqatė biznesi. Kritikon qeverinė dhe projekt-buxhetin e saj vetėm pėr rritjen e barrės tatimore pėr biznesin. Nuk kupton se opozita ka shans me kėtė diskutim qė nė rradhė tė parė tė bėhet avokate e mbi 2.5 milionė shqiptarėve tė thjeshtė. E qytetarėve qė kėrkojnė jo pensione pėr tė vdekur urie. Qė kėrkojnė spitale pėr njerėz dhe mjekė e informierė qė tė mos marrin para nėn dorė pėr tė mbajtur gjallė krijesa njerėzore. Qė kėrkojnė shkolla me dritare dhe jo me mbi 60 nxėnės pėr klasė. Qė duan mėsues qė tė mos rrjepin xhepin e prindėrve. Qė duan drita dhe ujė. Si dhe rrugė dytėsore pa baltė dhe gropa. Pastaj opozita mund tė bėhet avokate e mbi 60 mijė sipėrmarrėsve privatė.

    Ku vajti buxheti "i pasur"?
    Vėrtet nė Shqipėri ngarkesa tatimore ėshtė mė e larta nė Ballkan. Por ama, ndofta si asnjė shtet tjetėr nė Ballkan, viti 2004 pėr Shqipėrinė projektohet si njė vit i bollshėm me privatizime strategjike. Ndoshta xhepi i tė ardhurave shtetėrore mund tė shtohet mbi 20 pėrqind, nga qindra milionė eurot qė do tė arkėtohen pėr shitjen e Bankės sė Kursimeve. Nė mes tė kėtij muaji shpallet fituesi i tenderit pėr blerjen e kėsaj banke. Pa tjetėr qė njė kėst i majmė(ndoshta edhe 120 milionė euro) do tė paguhet gjatė vitit 2004. Atėhere, pėrse njė buxhet kaq dorėshtrėnguar? Ku vajti varianti i dytė i projekt-buxhetit, i atij nėse realizohen privatizimet strategjike? Pse nuk thuhet se pensionet e rrogat e arsimtarėve dhe mjekėve do tė rriten edhe 30 pėrqind, pėr shembull, nė rast se shitet Banka e Kursimeve? Nga tabela e projekt-buxhetit pėr vitin e ardhshėm(qe tregon paratė pėr sektorėt jetikė si shėndetėsia, arsimi) rrjedh se pensionet, rrogat e policėve dhe ushtarakėve, po ashtu rrogat e arsimtarėve dhe mjekėve do tė rriten me njė pėrqindje modeste. Kjo pėr faktin se tė gjitha paratė pėr kėta sektorė rriten mesatarisht 9-11 pėrqind. Ėshtė e pamoralshme nga ana e qeverisė qė nuk i ka dhėnė parlamentit dhe gjithė opinionit publik shqiptar edhe variantin e njė buxheti "tė pasur". Pra tė llogarive tė shpenzimeve pėr pagat dhe investimet, tė cilat mund tė bėhen nė bazė tė marrjes parasysh edhe tė fondeve nga shitja e Bankės sė Kursimit(ndoshta edhe Albtelekomi mund tė shitet suksesshėm gjatė vitit 2004). Njė vit mė parė, ministri ynė i Financave foli pėr disa variante buxheti, nė varėsi tė suksesit apo mossuksesit tė privatizimeve strategjike. Pse hesht ai pėr kėtė vit? Mos i ka thėnė ndokush tė heshtė dhe tė mos servirė njė buxhet "tė pasur"? Mos vallė ne shqiptarėt jemi shndėrruar tė gjithė nė Rokfelera dhe nuk kemi nevojė tė na rriten ndjeshėm pensionet dhe rrogat e buxhetorėve?


    Si mund tė "pasurohet" buxheti "i varfėr"?
    Edhe nė variantin mė tė keq, te atij tė buxhetit "te varfer" pa privatizime strategjike(variant i dhėnė tashmė si i vetmi dhe qė po diskutohet "fort" nė komisionet parlamentare), sėrish projekt-buxheti i shtetit pėr vitin 2004 ēalon nė shumė anė. Sė pari, nė parashikimin e rritjes sė tė ardhurave nga taksat dhe tatimet. Rritja ėshtė menduar vetėm 5 pėrqind. Nė njė kohė qė ulja e informalitetit tė ekonomisė(pra futja e sa mė shumė bizneseve qė tė paguajnė taksa, jo t'u shmangen atyre; ulja e numrit tė mauneve qė kalojnė pa u zhdoganuar, etj.) mund tė realizojė njė rritje tė paktėn 8 pėrqind. Kėsaj mund t'i shtohet rritja e tė ardhurave nga tatimi mbi fitimin, nė sajė tė njė kontrolli tė rreptė mbi bilancet e firmave. Parashikimi saraf pėr rritjen e tė ardhurave buxhetore do t'u sjellė mė pak andralla nė kokė drejtuesve tė ministrisė sė Financave. Rrjedhimisht mė pak punė dhe reformė nga ana e tyre. Ja pėrse rritja prej vetėm 5 pėrqind ėshtė komode pėr ta dhe e kanė propozuar nė projekt-buxhet. E thėnė ndryshe, ky projekt-buxhet shėrben vetėm pėr tė mbajtur karriget zyrtarėt e ministrisė sė Financave, jo pėr tė ndihmuar dhe realizuar reformė. Asnjė frymėzim nuk merr ai nga reforma radikale e tė ardhurave qė ka ngjarė nė buxhetin e bashkisė mė tė madhe tė vendit, ajo e kryeqytetit. Kjo strukturė qe i shėrben njė tė shtatės sė popullsisė sė vendit, ka trefishuar tė ardhurat e saj vetėm nga mirėadministrimi i taksave bashkiake. Ministrisė sonė tė Financave nuk i kėrkohet tė trefishojė tė ardhurat, por tė paktėn tė jetė pak mė tepėr ambicioze dhe e guximshme nė objektivat e saj. Nga parashikimi saraf i rritjes sė tė ardhurave fiskale vuajnė investimet dhe rrogat nė sigurimet shoqėrore, arsim, shėndetėsi e gjetiu. Sėrish tė vjen keq qė deputetėt e opozitės nuk ngulėn kėmbė nė diskutimet e tyre pikėrisht nė rritjen e tė ardhurave fiskale nga ulja drastike e informalizimit tė ekonomisė. Ata vetėm kėrkuan uljen e taksave pėr sipėrmarrjen. Ata nuk kėmbėngulėn nė rishikimin e shifrave tė rritjes sė tė ardhurave nga tatimet e ndryshme, apo nga zhdoganimet. Ranė nė ēarkun e shifrave tė turbullta tė ofruara nga hartuesit e projekt-buxhetit. Referimi i tė ardhurave me Produktin e Pėrgjithshėm tė Brendshėm(GDP-nė e famshme) ishte njė lojė qė turbulloi edhe atė pak hapėsirė konkrete arėsyetimi ekonomik tė deputetėve tanė tė opozitės. Nė diskutime mjafton tė thuhet qė, pėr shembull pėr shėndetėsine kam parashikuar "x" para, nga "y" qė ishin vjet. Si dhe qė kėtė rritje e kam bazuar nė rritjen e tė ardhurave tė shtetit. Pyetja qė tė vjen vetiu kur sheh njė rritje tė vogėl tė parave pėr sektorin, ėshtė:"Po pse nuk rrit mė shumė tė ardhurat?". Ndėrsa opozita kėmbėnguli duke kėrkuar ulje taksash pėr biznesin.
    Nė rast se deputetėt e saj nė ditėt e pakta qė ngelen do tė duan tė ndihmojnė vėrtet shqiptarėt nė rregullimin e buxhetit tė shtetit tė tyre, mjafton tė analizojnė rrugėt nga ku mund tė rriten tė ardhurat buxhetore pa shtuar taksat(madje edhe duke i ulur gradualisht ato, sikurse kėrkon BE-ja). kėto rrugė janė ulja e evazionit doganor, nėpėrmjet njė reforme tėrėsore tė strukturave tė doganave, si dhe shtimi i fortė i tė ardhurave nga tatimi mbi fitimin, duke mėnjanuar bilancet e trukuara. Rruga e tretė po aq e begatė ėshtė shtrirja e sistemit tė faturave me numėr nė tė gjitha shėrbimet e biznesit tė madh e tė vogėl. Vetėm ashtu do tė arrihet tė mblidhet nga shteti vlera reale e tatimit mbi vleren e shtuar(TVSH). Sot buxheti ynė shtetėror arkėton apo jo as gjysmėn e saj(pra gjysmėn e xhiros sė shitjeve dhe transaksioneve tė tregut shqiptar). Ėshtė ky realitet i dhimbshėm pėr xhepat tanė, qė e detyron pėrfaqėsuesin e FMN-sė nė Tiranė tė deklarojė se lart nga 40-50 pėrqind e ekonomisė shqiptare ėshtė informale, pra troē nuk paguan taksat.

    Gazeta Shqiptare
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Socialistet pas kongresit, tallen me projektbuxhetin 2004
    Deputetet e maxhorances ne Komisionin e Ekonomise degradojne diskutimin e projektbuxhetit 2004. Mbrojtja demagogjike dhe pa argumeta. Socialilistet: "Projektbuxheti i 2004 eshte shume mire. Do te ndertohen rruge e ujesjellesa, por edhe fusha sporti". Demokratet: "Treguesit kryesore ekonomike te 2004 ne renie"

    Blerina Hoxha

    Deputeteve te Komisionit te Ekonomise i'u ka munguar minimumi i seriozitetit dje kur kane nisur te diskutojne projektbuxhetin per vitin 2004, i cili eshte rradhitur nga juristet per nga rendesia i dyti pas kushtetutes se nje vendi. Perfaqesuesit e maxhorances i ka karakterizuar nje fryme e njejte me ate te kongresit duke bere nje mbrotje alla-demagogjike teresisht te paargumentuar me shifra ndaj projektligjit financiar, ndryshe te pakten nga dy vitet e kaluara. Ndersa oponenca e opozites e bere nga nenkryetari i Komisionit te Ekonomise dhe njekohesisht Sekretar i Pergjithshem i Partise Demokratike, Ridvan Bode, pervecse politizimit ishte mbeshtetur ne disa argumenta te qendrueshme, prezantimi i te cilave nuk pati piken e vemendjes nga deputetet pjesmarres ne diskutim. Por serioziteti me te cilin nisi diskutimi i projektligjit me te rendesishem financiar cenohet edhe me shume ne kushtet kur komisioneve parlamentare nuk u ka mbetur me shume se tre dite kohe per t'u njohur me draftin. " Projektbuxheti eshte shume i mire. Ai parashikon ndertim, rrugesh, shkollash dhe ujesjellesash deri edhe te fushat e sportit", ka thene deputeti socialist Mezan Malaj, i cili e me keto fjale e ka cilesuar diskutimin e tij te nje profesionisti, dhe jo te nje deputeti te zakonshem. Ndersa kolegu i tij Leke Cukaj eshte shprehur se "nuk ka projektbuxhet me me prespektive se ky i mbeshtetur ne nje rritje vjetore te Prodhimit te Brendshem Bruto 6 %". Te tilla argumente dhe te tjera ksisoj kane treguar qarte se nje pjese e madhe e deputeteve, kryesisht ato te maxhorances per shkak te zgjedhjeve ne parti nuk kane patur kohe te merren me leximin e buxhetit dhe aq me pak me studimin e tij. Nga ana tjeter ekspertet e pavarur kerkojne nga strukturat

    ligjvenese te kene maksimumin e vemendjes pasi disa tregues te rendesishem makroekonomike i tille si, deficiti tregtar i vendit, i cili ka arritur ne shifra alarmante. Po keshtu disa tregues te tjere qe lidhen me nivelin e te ardhurave, buxhetore, nivelin e papunesise, borxhit jane perkeqesuar.




    --------------------------------------------------------------------------------
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    2004, "shtrengoni rripin"
    Tani qe ndricimi verbues i fishekzjarreve dhe bolleku i tryezave te nates se nderrimit te viteve eshte shnderruar ne plehra, para se te rimarrin ritmin e punes per vitin e ri 2004, shqiptaret kane kohe qe te kuptojne se ky vit pritet te jete me i veshtire financiarisht per ta. Astrologet dhe "kasandrat", ne fakt, parashikojne qe keto 365 dite, bota te kete me pak luftra dhe tragjedi se gjate 2003 dhe Shqiperia fatmiresisht ndodhet prej disa vitesh jashte zonave te katastrofave gjithfaresh. Ndaj, lufta kryesore me te cilen pritet te perballemi, duket se do te jete ajo me varferine.

    Kjo pasi qe nga 1 janari, tarifat per dritat dhe telefonin familjar, dy sherbimet baze ne familjet tona, kane pesuar rritje. Per konsumimin e 220 kWh ne muaj, do paguajme 9.8 % me shume se vjet dhe per cdo kilovatore mbi kete norme, duhet te paguajne edhe nga 1.1 % me shume. Nje rritje me te madhe se kaq,- per shkak se 2004 eshte viti i shitjes se Albtelecomit,- qytetaret do paguajne edhe per sherbimin telefonik familjar. Shqiperia numeron rreth 500 mije pensioniste, qe kane te ardhura mesatare 7.000-9.000 leke ne muaj. Ndaj barra e ketyre rritjeve do te bjere kryesisht mbi ta, por edhe mbi buxhetoret e tjere ne pergjithesi.

    Qeveria mund te justifikohet se do t'a kompensoje kete humbje, me rritjen e paralajmeruar te pensioneve dhe rrogave ne masen 8- 10 %. Por, duke patur parasysh se ajo fillon nga 1 korriku,- pra ne 6 mujorin e dyte te 2004,- kuptohet se efekti real i perfitimit financiar te cdo qytetari, do te jete i pergjysmuar, pra 4-5 %. Ne kete menyre, pensionistet dhe buxhetoret e tjere,- pa llogaritur se edhe 17 % e popullsise figuron zyrtarisht e papune,- nuk do te perfitojne realisht asnje rritje te ardhurash, po te kemi parasysh se Banka e Shqiperise, parashikon qe inflacioni per kete vit te jete deri ne 4 %.

    Nga ana tjeter, edhe per shtresat e tjera, "situata sinoptike" nuk duket optimiste. Pasi secili qe disponon nje autoveture 4+1, do i duhet te paguaje nje takse te re 7.000 lekeshe per rrugen Durres-Kukes dhe 1.500 leke per ato me tonazh me te madh. Pa llogaritur ketu qe per bizneset cmimi i dritave eshte rritur me 30 % dhe po kaq eshte shtuar edhe akciza e karburantit. Ndaj si ne nje film te njohur grek, shqiptareve gjate 2004, do t'i duhet "te shterngojne rripin".


    korrieri
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Tema tė Ngjashme

  1. Sekretet e nje te ēmenduri
    Nga _bliss_ nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-01-2009, 07:48
  2. "Llogari speciale" ilegale jashte buxhetit 2006
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 01:22
  3. Lexoni > Sekretet e Ahmet Zogut
    Nga Humdinger nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 12:12
  4. Sekretet ! Si mendoni ju?
    Nga BvizioN nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 08:52
  5. Afat mbi deficitin e buxhetit te Greqise
    Nga Veshtrusja nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-05-2005, 15:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •