Nuk ju ngrihen nervat kur lexoni per pretendimet sa qesharake aq dhe te rrezikshme te minoriteteve ne Shqiperi. A thua se ne shqiptaret i kemi te gjitha te drejtat dhe ngelen ata pa perfituar ndonje privilegj. Kuptohet keto jane thjesht si kunderpeshe e frikes qe kane fqinjet tane te "nderuar" per bashkimin e ardhshem te trojeve shqiptare, problemi eshte kur keta perkrahen nga shqiptaret.
Lexoni artikullin me poshte marre ne Klan.
Arumunë të të gjitha vendeve, shperndahuni
Një debat i cili ka pushtuar prej disa kohësh faqet e medias shqiptare. A ekziston një pakicë etnike vllahe dhe sa janë ata? A ekzistojnë realisht vllehët e ardhur nga Rumania? Çfarë pretendon Atlasi Gjeografik i Popullsisë së Shqipërisë dhe pse u kundërshtua ai
Nga Sokol Shameti
Veshje karakteristike e vlleheve te Shqiperise
Cudirat me minoritete ne Shqiperi skane te sosur. Maqedonasit nga nente fshatrat e Prespes dergojne haber se i kane kaptuar te 500 mije anetaret. Romet papritur konstatojne se jane edhe ata me e pakta 300 mije fryme. Perfaqesues te organizatave te minoritetit grek buzeqeshin me maturi dhe nuk zene ngoje shifra, ndonese tere ortodokseve te Shqiperise u prin nje kryepeshkop i ritit te tyre - e dhene kjo gjaknxehese per shume njerez - megjithe respektin ndaj Fortlumturise se Tij, te urtit Anastas. Ne kete Shqiperi 3 milione banoreshe, shqiptaret mbeten te vetmit nga minoritetet qe skane artikuluar ende ndonje pretendim numerik. Mbase ngaqe nese do te merreshin parasysh kerkesat e minoriteteve, shqiptaret do te mbeteshin me te paktet ne nje atdhe ku ska me vend per ta.
Por ne Shqiperi ka me shume vend nga cmund te mendohet. Me 25 Nentor ne Hotel Tirana International ku zhvillohej nje konference shkencore nderkombetare nen kujdesin edhe te Ambasades Gjermane, u prezantua Atlasi Gjeorgrafik i Popullsise se Shqiperise, vepra e pare enciklopedike e ketij lloji ne vend. Atlasi i cili ishte hartuar fale nje bashkepunimi te Universitetit te Tiranes, Qendres se Studimeve Gjeografike te Akademise se Shkencave, Universitetit te Prishtines, atij te Potsdamit ne Gjermani dhe shkolles se larte teknike te Karlsruhes, nxirrte nje perfundim te cuditshem rreth minoriteteve ne Shqiperi. Per here te pare pakicat etnike kalonin kufirin e 10% te popullsise apo dominonin ne qytete si Gjirokastra. Ne Atlas jo vetem qe kapercehej shifra zyrtare prag e cila u referohet si 2 - 3% te gjitha minoriteteve etnike ne vend, por arrinte deri aty sa te quante minoritete etnike disa grupime kulturore si arumunet, romet etj, kurre deri me sot te perfshire ne kuotat e pakicave. Ky Atlas ne te vertete u kundershtua ashper nga perfaqesuesit e Fakultetit te Histori- Filologjise ne UT dhe nga Akademia e Shkencave. Keto institucione kane kritikuar me force dy hartuesit kryesore te ketij Atlasi, pergjegjesin shqiptar te projektit profesor ne UT, Dhimiter Doka dhe Arqile Berxollin, shefin e qendres se Studimeve Gjeografike te Akademise, per shkak te nje ndryshimi radikal te shifrave dhe te dhenave qe ata ofronin ne kete Atlas krahasuar me shifrat zyrtare dhe akademike te deritanishme.
Profesor Gjovalin Gruda dekan i Fakultetit te Histori- Filologjise, eshte nje nga me te revoltuarit. Sipas tij, nje nga te dhenat me te pabaza qe paraqiste ky atlas ishte percaktimi i minoritetit kulturor arumun si nje pakice etnike, madje si pakica me e madhe etnike me rreth 120 - 130 mije anetare. Kjo eshte me te vertete e turpshme dhe ky punim nuk mund te quhet kurrsesi shkencor. Une do te kerkoj te marten nje takim ne ministri per kete ceshtje dhe Fakulteti yne i Histori- Filologjise do te kerkoje pezullimin e botimit te ketij punimi joprofesional. Une do te shkoj deri aty sa ti hedh ne gjyq keta manipulatore, thote profesor Gruda. Vete Arqile Berxolli, njeri nga hartuesit e Atlasit, thote no comment per kete ceshtje e cila sipas tij eshte polemizuar ne menyre te pameshirshme nga mediat. Ne mes te dhjetorit Atlasi do te botohet dhe do te dale ne shitje, ata qe nuk e pelqejne mund ta flakin ne kosh, eshte fjalia e vetme qe prof. Bexolli artikulon, i lodhur sic shprehet edhe vete, nga komentet e shumta qe iu bene ne shtyp punimit te qendres se tij.
Megjithate, ceshtja nuk mund te mbyllet me lehtesine e hedhjes ne kosh te nje shuku letrash pa vlere. Botimi prej 128 faqesh i cili do te dale ne drite pas nje libralidhjeje luksoze me financim gjerman do te hidhet ne qarkullim jo vetem ne Shqiperi, por mund te sherbeje si reference per punime te tjera shkencore dhe vleresime statistikore gjithandej neper Europe. Ne te, studiuesit por edhe cdo lexues i thjeshte, sipas profesor Grudes do te hase ne iluzionin se pakicat etnike ne Shqiperi jane realisht 10,8% e popullsise se pergjithshme vetem e vetem sepse perqindja e tyre eshte rritur artificialisht duke perfshire ne to ne menyre te papergjegjshme edhe komunitetet arumune dhe ato rome. Sipas tij, problemi nuk eshte vetem tek rritja fiktive e perqindjes se pergjithshme te minoriteteve ne vend, por tek fakti se per here te pare arumunet do te konsideroheshin nga nje vend ku ata ndodhen, si nje pakice etnike. Edhe profesore me origjine arumune ne Universitetin e Tiranes e kane pranuar vete se ata nuk jane nje pakice etnike por nje minoritet kulturor ne gjirin e popullit shqiptar, thote dekani Gruda.
Nga ana e saj, edhe Ministria shqiptare e Puneve te Jashtme e ka kundershtuar perfshirjen e arumuneve ne perqindjen e minoriteteve etnike. Agron Tare, drejtor ne Zyren e Minoriteteve ne kete ministri thote se ndonese nuk ka nje percaktim te sakte zyrtar per pakicat, sidoqofte, ajo arumune ne Shqiperi eshte nje pakice kulturore. Nga ana e qeverise se Rumanise ka ne menyre konstante kerkesa formale per ti konsideruar pakicat kulturore arumune ne Shqiperi minoritet etnik gje qe do tu siguronte atyre disa te drejta te nje kategorie tjeter krahasimisht me ato te minoriteteve kulturore dhe ne jemi treguar gjithmone te gatshem ti zgjidhim kerkesat e arumuneve ne kuadrin e Rekomandimeve te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes. Problemi i vetem eshte se ne zyren tone nuk ka mberritur kurre ndonje kerkese specifike ashtu sic e kerkon ligji, e nenshkruar nga te pakten 34 anetare te ketij minoriteti, thote Tare. Pervec nje kerkese per hapjen e nje shkolle private ne Divjake, e cila gjithsesi nuk ka nenshkrimet e 34 anetareve te te vetequajturve minoritare arumune, ai nuk di ndonje kerkese tjeter qe do te provonte se ne zona te tjera te Shqiperise ekzistojne grupime te mirefillta etnike ose kulturore qofshin keto, me perkatesi arumune e kesisoj te ndryshme nga ajo e pergjithshme shqiptare. Ai e mbeshtet kete fakt me referimin se te drejtat e minoriteteve ne baze te Rekomandimeve te KE jane individuale. Per te, nuk ka baze pretendimi i ngritur ne Atlasin Gjeografik te Popullsise se Shqiperise se pakica arumune ne Shqiperi numeron rreth 130 mije anetare. Eshte praktikisht e pamundur per vete faktin se ndonese Shqiperia eshte nje nga vendet meme te arumuneve, ajo nuk eshte vendi me numrin me te madh te tyre. Sipas vete raportit te paraqitur ne Keshillin e Europes, numri i pergjithshem i arumuneve ne bote eshte rreth 250 mije, dhe ketu perfshihen pervec Shqiperise edhe Maqedonia, Greqia e Bullgaria si vende meme, ndersa edhe Rumania, SHBA, Gjermania e deri Australia si vende me migrime arumune. Eshte e pamundur qe me shume se gjysma e arumuneve, te jetojne ne Shqiperi, arsyeton Tare. Sipas tij, te dhenat te cilave u eshte referuar Atlasi nuk jane aspak te besueshme, pasi nuk behet fjale as per te dhenat e INSTAT-it e as per ato te vete Ministrise se Jashtme. Atlasit i mungon recencuesi, ai nuk mund te merret per baze, mbeshtet dekani Gruda. Ndersa pergjegjesi i projektit, Dhimiter Doka i ka thene nje te perditshmeje shqiptare se nuk ka nevoje per recencues pasi ne Atlas u jane referuar burimeve zyrtare, INSTAT-it dhe arkivave te shtetit dhe punen e recencuesve e ka bere nje keshill redaktorial. Me sa duket, eshte kjo redaksi e Atlasit e cila ka vendosur qe arumunet te jene pakice etnike prej rreth 130 mije anetaresh.
Ndonese shume prej tyre i jane afruar me kohe qendrave te medha urbane dhe jane angazhuar me sukses ne jeten intelektuale te vendit arumunet identifikohen ne shume rajone te vendit me popullsi baritore e madje ne disa raste quhen edhe cobane per shkak te zanatit te hershem te shume prej tyre. Jo me kot eshte nje kerrabe simboli dallues i gjithe arumuneve qofshin keta te Shqiperise, nga malet e Pindit ne Greqi apo nga Maqedonia. Ne Shqiperi, te perqendruar kryesisht neper fshatra, arumunet sipas studiuesit Jani Gusho origjinojne kryesisht nga disa zona specifike ku permenden Llenga e Pogradecit, Grabova e Gramshit, Sqepuri i Beratit, Divjaka, Stan-Karbunara, Kolonja dhe Gradishti i rrethit te Lushnjes; katundet Luar, Suk-Strum, Cipllake, Peshtan, Drize, Kraps, Dukas, Pojan, Ndermanas ne zonat rurale te Fierit si dhe ne disa zona te Permetit, Vlores, Sarandes, Korces e Gjirokastres.
Por cfare problemi ka nese arumunet konsiderohen nje pakice kombetare? Fundja a jane ata realisht nje minoritet i mirefillte etnik? Agron Tare rreshton disa kritere qe e bejne nje grupim personash qe identifikohen si te ndryshem nga pjesa tjeter e popullsise qe te quhen nje pakice kombetare. Atyre nuk duhet tu mungoje ndonje prej kritereve ku futen gjuha, ndergjegjja kombetare, besimi shpesh i perbashket fetar, institucionet ose organizatat e tyre te perfaqesimit, si dhe nje shtet meme. Ne rastin e arumuneve nuk plotesohet ky kriter i fundit, pasi ndonese disa e ngaterrojne kete popullsi me ate rumune, gjuha arumune eshte e ndryshme nga rumanishtja zyrtare dhe shteti meme i arumuneve te Shqiperise eshte Shqiperia, thote Tare.
Edhe vete studiuesi i njohur, drejtori i Bibliotekes Kombetare Aurel Plasari, i cili ka dhene nje kontribut mjaft te madh ne zbardhjen e ceshtjes arumune, pranon ndryshimet qe ekzistojne midis rumanishtes dhe gjuhes arumune, ndonese i quan ato gjuhe te te njejtit trung. Para pak kohesh ai ishte ne qender te nje debati te ashper rreth origjines se Nene Terezes se Kalkutes, e cila ndonese konsiderohet bije e nje familjeje shqiptare katolike nga Shkupi i Maqedonise, sipas Plasarit ka origjine arumune nga krahu ateror i familjes se saj. Kjo deklarate e Plasarit gjeti nje reagim me te vertete te ashper nga nje numer studiuesish, diplomatesh e madje edhe politikanesh. Per disa jave vazhdoi ne faqet e shtypit polemika e Plasarit me historianin dhe diplomatin Pellumb Xhufi rreth kesaj ceshtjeje te ndezur dhe dy profesoret e nderuar ia dolen me sukses madje edhe te cenojne gjakftohtesine e njeri- tjetrit. Ajo qe sipas Plasarit konsiderohet si nje tabu e rrezikshme e nxjerrjes ne shesh te perkatesise aromane te shume njerezve te shquar te Shqiperise ka te beje ne thelb te gjithckaje me nje mosnjohje dominuese te vete identitetit te aromaneve dhe origjines se tyre si dhe nje prirje ekstremisht ksenofobe per te quajtur te huaj gjithcka qe nuk eshte e pelqyeshme. Ne nje tekst te tijin, botim i vitit 1999 me titull Biopolitika a ekziston ne Shqiperi, Plasari trajton pikerisht dukurine e damkosjes me termin te tjere te te gjithe atyre qe nuk u vijne pas avazit grupimeve te caktuara politike. Ne kete vit te luftes ne Kosove, referencat per origjina joshqiptare te personaliteteve te ndryshme ne jeten e vendit metonin te ushqenin nje prirje euforike qe konsideronte negative gjithcka joshqiptare, thote profesor Plasari. Ai vete ka qene nje nga te shenjuarit e kesaj prirjeje. Vendosen te ishte vllah. Une kam deklaruar vetem se gjyshja ime ishte nga Voskopoja. Jane pikerisht disa nga ata qe e quajne Voskopojen vater te kultures shqiptare qe menjehere me pas nxitojne te konsiderojne aroman kedo qe eshte prej andej. Une nuk dua te bej percaktime etnogjeografike. Une kam treguar vetem origjinen e familjes sime nga Voskopoja, thote Plasari.
Ne nje kontekst me pak retorik, vete Plasari eshte nje nga mbeshtetesit e mendimit se aromanet e Shqiperise, si edhe gjithe komunitetet aromane ne pergjithesi ne Ballkanin jugor, jane pasardhes te popullsive te latinizuara trakase, popull antik ky i cili se bashku me iliret perben nje nga damaret qe ushqyen kombin e sotem shqiptar. Ne thelb, nje element komplementar i kombit shqiptar, aromanet sipas Plasarit jane ne shtepine e tyre ne Shqiperi. Nje pikepamje kjo e mbeshtetur ne vite te gjate studimesh te autoreve te njohur qe kane hulumtuar thelle ne erresiren e etnogjenezes se kombeve te ketyre hapesirave. Midis tyre edhe rumune te famshem si Capidan, Poghirc apo Nikolla Jorga, gjuhetar te cilit shqiptaret i dine per nder zbulimin e dokumentit te pare ne shqip; Formules se Pagezimit. Agron Tare, drejtor i zyres qe Ministria e Jashtme ka ngritur per te qendruar me prane problemeve te minoriteteve dhe qe njekohesisht edhe monitoron zhvillimet e grupimeve brenda tyre, permend edhe nje shoqate te arumuneve te Shqiperise e cila sipas tij per hir te se vertetes eshte grupuese dhe proklamuese e ndjenjes atdhetare shqiptare te anetareve te saj.
Ne fakt, kjo e aromaneve si ish-shqiptare te latinizuar eshte vetem njera nga te tri rrymat te cilat dominojne sot te gjithe ata qe vetekonsiderohen sipas rastit si arumune, aromane, fersherote, vllehe apo cobane. Tare, dallon gjithashtu nje krah qe identifikohet me minoritetin grek ne Shqiperine e Jugut.
Nje tjeter fraksion me teper ndikim ne radhet e aromaneve te Shqiperise eshte ai i lidhur me shtetin e Rumanise, i cili vit per vit akordon bursa studimi per te rinjte e ketij komuniteti dhe financon aktivitete kulturore ne gjirin e tij. Fale edhe me afrise midis gjuheve, shume prej ketyre te rinjve jane te gatshem te flakin identitetin aroman ne kembim te atij kusheri- rumun dhe disa lehtesirave ne shkollim.
Ceshtja e aromaneve me shume se problem kulturor mbetet gjithsesi nje problem i zbardhjes se etnogjenezes se shqiptareve te sotshem dhe burimeve etnike dhe kulturore nga u furnizua dikur ky damar, sot kaq i vecante. Pse identiteti aroman eshte sot kaq i nderthurur me ate shqiptar? Pse anetaret e ketyre dy komuniteteve kane pasur marrdhenie kaq te natyrshme? Pse Rumania kerkoi qe ne pamundesi te ndertimit te nje shteti vllah me 1912, territoret e diskutueshme aromane te Greqise ti liheshin nen administrim Shqiperise? Dhe me ne fund, pse ne mars te 1913-es ne Kongresin Kombetar te Triestes princ Alberti i Rumanise proklamonte se ne qofte se duam te jemi pasardhes te denje te Skenderbeut duhet te rrokim armet per nje Shqiperi brenda kater vilajeteve? Pergjigjja me e thjeshte do te ishte njekohesisht edhe me radikalja dhe provokativja. Ndoshta te jesh aroman nuk te perjashton nga perkatesia shqiptare, ndoshta eshte e njejta gje? Ndoshta pertej gjuhes dhe besimit shpesh te ndryshem, shqiptare dhe aromane i pergjigjen instiktivisht njelloj nje origjine te perbashket.
Per kete arsye bota akademike dhe shkencore ne Shqiperi duhet te nise ti kushtoje nje vemendje edhe me te madhe kesaj ceshtjeje derisa te sqarohet cdo keqkuptim dhe tu vere nje here e mire fre shpikesve periodike te identiteteve, minoriteteve, enklavave dhe OJQ-ve me honorare nga kryeqytetet komshi. Ne te kundert sdo ishte cudi qe jo vetem Nene Tereza mund te mos na rezultonte realisht dhe teresisht shqiptare, por te tille do te rrezikonin te mos na mbeteshin as kryeministri i vendit, presidenti i Republikes, tri a kater ministra, shumica e ortodokseve te Kuvendit, kryetari i Akademise se Shkencave, kryebashkiaku i Tiranes e kushedisesa kryebashkiake te tjere te haperdare lart e poshte qyteteve ku ortodoksia eshte si ne shtepi. Nga kombesia duhet te zhvisheshin pa e bere llafin dy edhe nje numer i pabesueshem artistesh, piktoresh, shkrimtaresh, kineastesh, mesuesish, shkencetaresh, gazetaresh, veprimtaresh politike, rilindasish, figurash te tjera te se kaluares te verifikuar historikisht ose krijesa legjendare, perfshi ketu princa mesjetare dhe kreshnike te eposit. Perqindja e joshqiptaritetit do te gelltiste madje edhe kontigjentet e veta te deshmoreve, kooperativisteve, pishtareve te demokracise dhe kengetareve te rockn roll-it derisa me ne fund, puritanizmi si qellim ne vetvete do te kthehej shume kollaj ne nje kobure vetevrasese per gjithe cindentifikohen sot me shqiptaret; kete race krenaresh dhe te cuditshmish.
Krijoni Kontakt