Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Per cilet luftuan studentet e Dhjetorit??

    Ne cdo levizje politike gomeret sakrifikojne e dobicat fitojne.


    Ja nji shembull se kush ka vile 4 kateshe ne kodrat piktoreske pran qytetit STUDENTI.




    gaz.Shqiptare.

    ----
    Arrestimi i Hiqmet Hoxhės, ėshtė bėrė ndėrsa ishte duke gjerbur njė freskuese nė barin e disko "Meteorit" sė bashku me njė mik tjetėr

    Tė gjitha detajet e arrestimit tė Hiqmet Hoxhės, reagimet e para

    Pranga bosit tė Ēaplinit "lėshonte" viza kanadeze


    --------------------------------------------------------------------------------

    TIRANĖ

    Ēdo lėvizje e Hiqmet Hoxhės, pronarit tė bar restorant "Ēaplini", ishte nėn vėzhgimin e agjentėve tė Antikrimit Ekonomik-Financiar prej disa ditėsh.

    Kėta tė fundit kishin informacione operative si ai falsifikonte pasaporta e viza. Pritej vetėm momenti qė ai tė kapej me "presh nė duar", qė tė plotėsonte edhe kuadrin e flagrancės. Nė kėtė mėnyrė akuza bėhej mė e besueshme dhe mė e plotė. Mesditėn e sė premtes "agjentėt" ishin tė bindur se ky ishte momenti i duhur pėr ta prangosur. Ndėrsa 38-vjeēari, Hiqmet Hoxha, ishte duke gjerbur njė freskuese nė barin e disko "Meteorit" sė bashku me njė mik tjetėr (edhe ky i arrestuar mė parė pėr falsifikim vizash e pasaportash) kanė ndėrhyrė inspektorėt e Antikrimit Ekonomik tė mbėshtetur edhe nga njė grup i autopatrullave "Shqiponja". "Nė momentin e arrestimit Hoxhės iu gjetėn dy pasaporta dhe njė leje qėndrimi kanadaze", thonė burimet policore tė sektorit tė Antikrimit Ekonomiko-Financiar nė Drejtorinė e Tiranės. Burimet sqarojnė se leja e qėndrimit kanadeze ishte falso, ndėrsa nė pasaportėn e njė gruaje ai kishte ndėrhyrė duke bėrė modifikime artizanale. Mė pas operacioni ėshtė shtrirė edhe nė mjediset e bar "Ēaplinit". Burimet policore kanė shtuar se edhe nė kėtė vend (ku pronari ka pasur njė zyrė pune) janė gjetur materiale kompromentuese. E pas kėsaj, policia ka mėsyrė nė shtėpinė e tij, njė vilė katėrkatėshe nė periferi tė qytetit "Studenti". Pikėrisht nė katet e vilės policia ka gjetur njė kompjuter (nė memorien e tė cilit ka shumė informacion qė duhet zbėrthyer) prodhim i kėtij viti, njė skaner dy printera me ngjyra dhe disa dokumenta (leje qėndrimi kanadeze) bosh. Kėto tė fundit plotėsoheshin sipas kėrkesave tė klientėve. Duke pasur nė dorė kėto prova, mesnatėn midis sė premtes e sė shtunės, Hoxha ėshtė futur nėn akuzėn e falsifikimit tė dokumentave zyrtare, dhe materialet i kanė kaluar prokurorisė sė rrethit. Burimet policore kanė saktėsuar se "Hoxha nuk ka pranuar asnjė nga akuzat e ngritura dhe e ka quajtur tė paligjshėm arrestimin e tij".

    ---------------

    Hajdutet, xhambazet ,fallcifikatoret fituan nga revolucioni studentor i dhjetorit.

    Nji dobic ka vile 4 katshe, kurse studentet e Dhjetorit jane shperndare si zogj korbi neper bote ose bredhin te papune neper Shqiperi.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2002
    Vendndodhja
    as vete se di ku jam, ka njeri te ma tregoje
    Postime
    92
    im vlla ka qene nje student dhjetori
    dhe e vetmja gje qe "perfitoi" ishte se nuk beri ate 6-muaj ushtri qe behej pas shkolles se larte atehere.
    nuk kam per ti harruar kurre ato dite...........
    Ti u duke ne jeten time
    si hijet e pikave te shiut
    Ti u zhduke nga jeta ime
    si hije e rrjedhshme me pike ne fillim
    S`eshte cudi qe ndonjehere
    te ndiejme dhe gabim
    .......................................

  3. #3
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540
    e verteta e studenteve te dhjetorit

    u hapen ambasadat ne fillim te korrikut plani ishte qe te behej nje si pune rremuje dhe te ndryshohej qeveria
    ne si popull ASGJE
    u lane anijet ne fillim te shtatorit apo thane kete rradhe do ti shkoje dikujt ne mendje te thote ajde te ndryshojme qeverine
    perseri ne si popull ASGJE
    so na i hoqen dritat ne sezon provimesh filluam tju ankoheshim presorave "skemi si mesojme nuk kemi drita"
    dhe presorat na thane ankojuni po ku te ankohemi dilni ne rruget e qytetit studenti dhe therisni ska drita
    ne rregull
    dhe kur filluam te ankoheshim per drita dikush tha cfare dritash more ne duam demokraci
    kush e dinte cishte demokracia so si turme ne thame demokraci duam hahahha
    so u mbyll shkolla per te na denuar waw cfare denimi ne ate donim o po ndertimi arkitektura dhe ILKF ishin nga 21 dhjetori so qytetaret e tiranes nuk lejoheshin te hynin ne qytet studenti po keta u lejuan
    so qyfyre therit e bucit ngaco te ngacmojme u shtyne 3 dite o po tani kemi takim me presidentin ups ai presidenti ishte zene aq ngushte(vetem 100 polica te kishte derguar ne qytet studenti nuk do kishte sdudent perjashta) sa na tha amani cfare doni hapeni gojen
    duam nje parti tha ai shkodrani
    krijoheni tha ai presidenti kush po ju pengon
    na pengon ligji tha shkodrani qe nuk lejohen me shume se nje parti
    po bejini nje kerkese carcanit(kryeministrit) tha presidenti dhe rregullohet ajo pune po i them dhe une nga ana ime

    so me pak fjale ky ishte revolucioni i dhjetorit
    e verteta eshte e hidhur dhe si pelqen askujt as mua po aman eshte e verteta dhe duhet pranuar si e tille sepse per sa kohe qe ne genjejme veten vetem probleme me te medhaja i hapim vetes sone
    mund te themi shume gjera qe ne si popull shqiptar jemi te zgjuar jemi te beses apo te ndershem
    po e verteta eshte jemi
    #1 per prostitucion
    vrasim mbrapa shpine (500 vjet gjakmarje)
    nuk mund te krahasohemi me as nje vend te europes po vetem me ca vende te afrikes
    so ku eshte zgjuarsija, ndershmerija apo patriotizmi se harova qe gjysmat e shqiptareve ne greqi tani e kane emrin Jorgo apo di une

    mendoj qe ne jete eshte e rendesishme te dish se kush je

    shendet e para


  4. #4
    Ceceni Tirons
    i/e ftuar
    O pogradecaro se ke maru te gjith tregimin , ja pjesa dyt:
    Than studentat 'dum parti'. Mire i tha ramizi ja ku e keni kryetrin e partis, Salih Ram Berr Berr Berishen, e kemi tonin, ka dhene prova 25 vjet te org baze e spitalit, sja ben llafin dysh njeri. Edhe vje doktorri e u thot studentave "He ku jeni he burra dheu qe po ja futni kryt n'dhe komunistave, he lum nana Shqipni per trma si ju". Ene filloi doktorri tu ju bo qefin e tu jau fut sakrau noten gjersa i hoqi gjith studentat nga levizja per te fut komunistat e kallepit e tij, ca i hoqi me ceremoni si Gonxhen e Fevziun, e ca me pislliqe si Azemin. Amon se e vje me vjell kur e kujtoj.

    Mjere ky popull sa shpejt genjehet.

  5. #5
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540
    Cecen nuk ishte tregim plako ishte e verteta sepse une kam qene atje dhe me e bukura kam qene dhe ne greven e urise ne shkurt ku lejoheshin biskotat dhe uji(greve urije) hahahaha
    Ai Berr Berr e mori persiper ate detyre ne hotel dajti ne nentor te 1991 dhe sigurisht qe ka bere dhe ben cfare i thone
    si mund te behej Nanoja hero heroi sakrifikon so duhet furur ne burg kot se koti e di ti sa herre jane nderuar drejtorat e burgut ku ishte nanoja cdo gjashte muaj
    une e kam thene the e them
    sa te jete berisha gjalle nanoja do beje palle
    sepse aq tru i ka ai popull ne dy te keqija zgjedh ate qe eshte me pak e keqe

    shendet e para


  6. #6
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Braro e di ate historine qe e perdorin nganjehere intelektualet per te bere nje diskutim me batuta?
    Kur e pyeten devene se si po shkon udhetimi, deveja pergjigjet duke thene se e vetmja gje qe e ofendoi ne rruge e siper dhe qe e bente te ulej ne gjunje shpesh, ishte ajo qe, gomarin ja kishin vene si udherrefyes.
    Edhe Ramizi i gjeti disa gomere dhe te ja kishte vene popullit, hajde de, por ai ja vuri intelektualeve si udherefyes.
    Ramiz Alia ka bere nje politike te pakuptimte dhe shume djallezore, megjithate historia do gjykoje.
    50 e vrane kete popull dhe mendjen e nacionalizmit shqipetar e shpartalluan, sot ata qe nenshtruan popullin shqipetar me dhune, detyruan me dhune qe 1.500.000 shqipetare te lene Shqiperine.
    Ne vitin 1997 jane po ata shqipetare qe per te kenaqur egot e tyre dhe per te siguruar nje karrige te ngrohte, dogjen tere Shqiperine.
    Mos kujto se edhe Berisha brenda ne thesin e ketyre xhelateve te Nurembergut shqipetar, eshte.
    Studentet e Dhjetorit luftuan per nje Shqiperi demokratike dhe per ndryshime radikale qe duheshin bere disa dekada me pare(flasim per ata qe ishin me te vertete shqipetare ose e thene troc nacionaliste).
    Sa keq te besh pyetje dhe te mos gjesh pergjigje.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  7. #7
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540
    LIS e lexova ca si shume here e te them te drejten nuk mora vesh gje po nga numbrat qe ke shkruar di qe nuk jane 1.5 milion jashte di qe njeri me dhune nuk i ka nxjerre jashte, di qe kur juvu flaka shqiperise me 91 ishte Azem Hajdari ai qe tha ne nuk do ndertojme pallate nga kati i dyte ao i trete ne do ti ndertojme nga themelet prandaj verini zjarrin per ne 97 nuk mund te flas dot se nuk kam qene atje dhe kur s'kam qene atje nuk kam qef tja fus kot
    edhe njehere NUK KA LUFTUAR ASNJE STUDENT NE DHJETOR u be thjesht nje rremuje dhe nga ajo rremuje ju be nje kerkese adil carcanit per te ndryshuar ligjin ku te kishte me shume se nje parti te cilit ai(carcani) e aprovoi

    shendet e para


  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kto dite festoi PD 13 vjetorin..

    Po kush fitoi nga Dhjetori gjat PD-se dhe sot gjat PS-se...

    Ja cthot Mero Baze..


    TEMA:

    ---------

    EDITORIALI
    Dyshimet mbi kontratėn e re tė Fatos Nanos me PS-nė

    Nga Mero Baze

    Shefikat Ngjelėn e mbaj mend si njė biznesmene tė zonjėn, e afėrt me njė ish drejtor banke nė kohė tė qeverisjes sė Partisė Demokratike. Ajo ka qenė miqėsore me PD-nė dhe shtypin afėr saj. Njė kolegun tim e nxori nga kriza e gazetės duke i falur rreth 5 ton letėr pėr gazetėn mė anti-Nano qė ėshtė botuar ndonjėherė nė Shqipėri, ndėrsa pas vitit 1997 tregoi mirėsjellje dhe ish drejtorin e Bankės e futi nė pjesė nė biznesin e saj. Unė e kam njohur atė nga miku im Eduard Ypi. Ai u shqetėsua pėr herė tė parė, kur gazetat joqeveritare, ku bėn pjesė edhe "TemA", filluan tė shkruajnė pėr tenderin e orizit ku nė qendėr ishte zoti Hajdaraga. Pak ditė mė vonė u kuptua se firma qė kishte bėrė pėrshesh paratė, ishte ajo e zonjės Ngjela. Prej atėhere ruaj njė hije tė dyshimtė se si kjo biznesmene kaq e afėrt me njė ish zyrtar tė PD-sė, arriti tė fitonte tendera nė kohė tė PS-sė. Tani qė e shikoj nė hierarkinė e PS-sė, jam i qetė. Ajo ka gjetur modelin e saj.

    Po kėshtu i mbaj mend edhe Dukėn, dhe Kokėn. Nė vitin 1999, kur televizioni mė i varfėr dhe mė pa takt qė mbronte PD-nė, "ATN1" ishte nė gjendje tė keqe edhe pėr njė gjenerator, dikush nga Durrėsi tha se mund tė fliste me Kokėt pėr njė tė tillė dhe mbaj mend qė ai u gjend para zyrave tė kėtij televizioni. Agron Dukėn e kam njohur nė vitin 2000 dhe mė ka treguar gjatė se si ka refuzuar kėrkesėn e socialistėve pėr tė kandiduar nė Shijak, vetėm pėr shkak tė respektit qė kishte pėr periudhėn e PD-sė dhe paratė qė kishte bėrė nė atė kohė. Pėr Gjergj Liqejzėn mė ka folur shumė mirė ish kryetari i Bashkisė sė Shkodrės, biles dhe pėr kohėn qė ishte prefekt z.Liqejza, pasi ishte njeri qė vinte nga PD-ja dhe kishte nisur bizneset nė kohė tė saj. Po kėshtu mbaj mend edhe Luan Bregasin, qė nė kohė tė PD-sė, nėn ombrellėn e Kokėdhimės, fitonte lehtėsisht tenderat e rrugėve dhe punėve tė tjera publike me fondet e shtetit.

    Kėta njerėz janė sot oferta e Fatos Nanos pėr Partinė Socialiste dhe thelbi i kontratės qė socialistėt duhet tė nėnshkruajnė me tė pėr katėr vitet e ardhshme. Me kėtė elitė biznesi Fatos Nano u premton socialistėve se ėshtė i aftė ta blejė pushtetin, edhe nėse nuk u takon. Por ē'vend zė kjo kontratė me kontratat e tjera tė Fatos Nanos me PS-nė?

    Historia e bashkėjetesės sė Fatos Nanos me Partinė Socialiste i ka shtuar disa rrathė moshe trungut tė vjetėr tė ish Partisė sė Punės, dhe mbi tė gjitha ka bėrė tė funksionojė biologjikisht shartimi i njė partie staliniste nė njė parti pluralizmi. Nėse i hedh njė sy historisė 12 vjeēare tė qėndrimit tė tij nė krye tė PS-sė, ka njė arsye tė fortė tė besojmė se kjo periudhė e gjatė kohe nuk ėshtė e gjitha njė kohė pėr tė cilėn ka merita personale Fatos Nano. Ka shumė pak vite kur Fatos Nano e ka merituar udhėheqjen e PS-sė dhe shumė mė tepėr vite, kur PS ka pranuar, pėr rrethana tė caktuara, udhėheqjen prej Fatos Nanos.

    Kėshtu, nė vitin 1991, as Fatos Nano nuk e zgjodhi PS-nė dhe as PS nuk e zgjodhi Fatos Nanon. Ish udhėheqėsi komunist Ramiz Alia drejtoi gishtin nga Fatos Nano dhe ai u emėrua kryetar i PS-sė. Pasi humbi thellė zgjedhjet e para nė mars tė vitit 1992, ai ndėrmori disa lėvizje gjysmake nė kreun e PS-sė dhe u pėrpoq tė pėrdorte pakėnaqėsinė e shoqėrisė nga reforma, pėr t'u pranuar si udhėheqės i PS-sė dhe alternativė pushteti nė Shqipėri. Por mbėshtetja e fortė ndėrkombėtare pėr demokratėt dhe mosbesimi i thellė pėr reformimin e PS-sė, bėri qė ai tė mos arrinte ta kthente rezultatin premtues tė zgjedhjeve lokale tė vitit 1992 pėr PS-nė, nė njė hipotekė tė tijėn politike si lider. Pas arrestimit tė ish krerėve kryesorė tė regjimit komunist nėn akuza gjysmake dhe joprofesionale pėr abuzime financiare, Fatos Nano u pa me dyshim nga kupola e vjetėr e ish-PPSH-sė, pėr shkak tė heshtjes sė tij natyrale, ndėrsa shihte Ramiz Alinė, Nexhmije Hoxhėn apo Hekuran Isain e Foto Ēamin me pranga nė duar. Hakmarrja e tyre nuk vonoi. Duke shfrytėzuar revanshin e demokratėve dhe njė lloj linku tė ish Presidentit komunist brenda PD-sė, Fatos Nano u gjend para akuzave tė ringjallura pėr abuzime financiare si ish-kryeministėr. Sali Berisha, soditi me papėrgjegjėsi politike skenėn e ēakejve tė tipit "Brozi" e "Selami", dhe pranoi fatalisht arrestimin e liderit tė opozitės, pa u gjykuar. Kriza reale e Fatos Nanos niste tani. Socialistėt duhet tė zgjidhnin mes njė lideri tė ri, qė mund t'i ofrohej PS-sė, ose tė mbijetonin me Fatos Nanon. Ata zgjodhėn tė dytėn. Tė rinj dhe tė vjetėr nė PS, kundėrshtarė dhe miq tė Fatos Nanos, kafshuan buzėt dhe pranuan se Fatos Nano ishte simboli i tyre. Skema e atyre qė e emėruan Fatos Nanon nė krye tė PS-sė dėshtoi dhe politikisht fitoi Fatos Nano. I mbyllur nė burgun e Bėnēės, ai filloi tė krijonte njė mit qė u nevojitej aq shumė socialistėve pėr t'u ndier tė sigurt. Tė gjitha tentativat pėr ndryshim qė nuk kalonin pėrmes tij, skualifikoheshin. "Malėshovistėt", "Reformatorėt" e gjithėfarė zėrash qė cicėronin brenda kubesė sė PS-sė, shkatėrroheshin me njė fjalė tė dyshimtė tė dalė nga dritaret e burgut tė Bėnēės. Kėshtu nė rizgjedhjen e tij tė dytė nė vitin 1996, mund tė themi qartė se Partia Socialiste zgjodhi pa dilema Fatos Nanon si simbol qėndrese.

    Pas daljes nga burgu nė vitin 1997 dhe rrėzimit si kryeministėr nė vitin 1998, Fatos Nano u gjend mes katėr rrugėve dhe thuajse i braktisur nga lidershipi i partisė sė tij. Me vizionin e njė lideri tė vėrtetė politik, ai doli nė rrugė dhe filloi betejėn e vėrtetė politike pėr tė fituar kreun e PS-sė. Kongresi i tetorit tė vitit 1999, ishte kongresi qė ndau Partinė Socialiste nga Partia e Punės. Divorcin e vulosi realisht Fatos Nano me pasurinė mė tė madhe qė i dha asaj partie nė gjithė karrierėn e tij politike, GARĖN. Ai u fut nė garė dhe fitoi. Kundėrshtari i tij, megjithėse i kishte tė gjitha pushtetet, nuk bindi dot socialistėt ta kishin pėr lider. Pra nė vitin 1999 mund tė themi se Fatos Nano zgjodhi PS-nė, si parti qė do ta udhėhiqte pėrmes garės.

    Zhvillimet deri nė kongresin qė ēelet sot, flasin se Fatos Nano ka hyrė nė njė fazė delikate nė raportet e tij me PS-nė. Ai sot po merr njė mandat, pasi ka bėrė sa ka mundur tė shkatėrrojė pasurinė e vetme qė i ka dhėnė PS-sė para katėr vjetėsh, garėn dhe cilėsinė e fitores. Ai po shkon drejt mandatit tė katėrt nė krye tė PS-sė, duke pėrjashtuar edhe nga e drejta pėr tė qenė delegatė, disa figura tė njohura qė e kontestojnė atė brenda PS-sė dhe ēfarė ėshtė mė e rėnda, duke u ballafaquar me njė refuzim flagrant nga anėtarėsia mė cilėsore e PS-sė qė, - biem dakord tė gjithė, - ėshtė ajo e kryeqytetit. Nė vitin 2003, 12 vjet pas mandatit tė tij tė parė nė PS, Fatos Nano po tenton ta marrė mandatin me votat e pjesės periferike tė PS-sė, dhe votat e njė elite tė korruptuar tė biznesit shqiptar, i cili e sheh atė si garant dhe partner nė modelin e tyre tė suksesit financiar.

    Kjo fitore risjell nevojėn e njė vėmendjeje tė madhe se cili do tė jetė thelbi i ri i kontratės sė Fatos Nanos me Partinė Socialiste.

    Nga mėnyra se si ai po e kėrkon kėtė mandat tė ri nė krye tė PS-sė, - thelbi i kontratės sė Fatos Nanos me PS-nė, - ėshtė garancia qė ai u jep socalistėve se, meqė pushteti i Partisė Socialiste ka degraduar, ai ka thirrur nė ndihmė biznesin e dyshimtė, pėr ta blerė pushtetin nėn siglėn e PS-sė. E vetmja garanci qė jep Fatos Nano me mandatin e tij nė kėtė Kongres, ėshtė modeli Duka - Koka, Ngjela, Bregasi, Liqejza, apo bizneset e mėdhaja tė Jugut, tė cilėt, sipas tij, dijnė ta blejnė pushtetin nė emėr tė PS-sė. Nga ajo racė qė vegjeton brenda Partisė Socialiste, Fatos Nano ėshtė mė i afti pėr kėtė mision tė ri dhe konkurrent tė vetėm ka Edi Ramėn. Rexhep Meidani nuk i pėrket kėtij modeli. Ai i pėrket modelit pėr tė cilin PS ka pasur nevojė si figurė politike. Ai nuk mund t'ia ofrojė PS-sė kėtė kontratė qė i ofron Fatos Nano, i cili e ka thuajse tė sigurt mandatin nesėr nė Kongres. Dilema ekziston vetėm nėse PS-ja do tė arrijė qė ta shndėrrojė kėtė model eksperimental, nė model qeverisjeje! Ata, tė cilėt Fatos Nano po i paraqet si model suksesi, pasi ka arritur tė blejė me ta bastione tė PD-sė, siē ėshtė rasti i Durrėsit dhe Shijakut, janė modele tė dėnuara tė dėshtojnė. Vėshtirė se kėto grupe qė i bashkangjiten Fatos Nanos pėr tė mbushur llogaritė e tyre bankare, kanė ndonjė dhembshuri pėr njė krizė tė mundshme tė pushtetit tė PS-sė dhe kalimin e tyre nė opozitė. Ato janė grupe jopolitike. Ata e kanė Kongresin e PS-sė dhe ato qė do ta pasojnė atė, thjesht njė plan biznesi dhe jo njė plan pėr karrierė politike. Arroganca e tyre dhe modeli i ri 'Nano' mund tė jetė shkak qė socialistėt e tjerė tė pėrjashtuar ta ēojnė nė opozitė Fatos Nanon me ata qė i blenė atij mandatin e ri, dhe PS-ja tė rikthehet sėrish tek vlerat e saj politike. Atėherė do tė shikojmė nėse do tė funksionojė kontrata e re e Fatos Nanos me kėtė lidership tė ri tė PS-sė, apo ata do tė bėhen varri i PS-sė. Nė vitin 1991 Fatos Nano u emėrua nė krye tė PS-sė, nė vitin 1996, PS-ja e pranoi atė pėr kryetar, nė vitin 1999, ai e fitoi PS-nė, dhe tashmė po pėrpiqet ta mbajė pėr vete duke i siguruar socialistėt se ka plot parą dhe mjete pėr ta blerė pushtetin, edhe kur ai nuk tė takon. Dyshoj se ky model ėshtė jetėgjatė, pavarėsisht se helikopterėt e "Albkopterit" mund tė lėshojnė tė shtunėn, parą nga qielli.

Tema tė Ngjashme

  1. Greva e urise - 1991 - Shembja e komunizmit
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-02-2012, 21:10
  2. Pėrurohet Universiteti Europian i Tiranės
    Nga Albo nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2008, 17:19
  3. Ramiz Alia: Rrėfej gabimet e komunizmit
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 19:33
  4. Kur studentėt detyrohen tė blejnė libra nga profesorėt e tyre
    Nga StormAngel nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 09:31
  5. FERRI - Shtepia e ardhshme pėr tė gjithė !
    Nga DeuS nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 08-09-2004, 19:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •