Korrieri:
---------
Massimo D'Alema: Ju rrefej Luften e Kosoves
Prishtina, Kukesi, Shkupi: Emra te futur gati papritur ne leksikun e zakonshem; vende te nje lufte qe e pa Italine te perfshire ne vijen e pare, gje qe nuk ndodhte qe nga mbarimi i Luftes se Dyte Boterore.
Por, si u arrit ne ate nate te 24 marsit, ne te cilen avionet e NATO-s u ngriten ne fluturim per sulmin e pare te furishem ndaj pozicioneve serbe? Dhe cilet pasazhe penguan konfliktin qe te degjeneroje ne nje lufte me permasa te medha?
Kjo interviste e gjate e Federiko Rampinit me ish-kryeministrin italian Massimo D'Alema, tregon si edhe perse mundi te ndodhte gjithe kjo. Pershkruan krizen me te rende nderkombetare te viteve te fundit, shkaqet qe e shperthyen, perpjekjet per ta evituar, sforcimet per te arritur nje paqe te drejte dhe te qendrueshme. Por eshte edhe nje deshmi e veshtiresive, qe Italia duhej te kapercente, te tensioneve dhe te krisjeve qe pershkruan vendin, kulturat, rreshtimet.
"Zgjodha te rindertoj disa momente-me kuptimplotet-te kesaj ngjarje qe na ka bere me te forte dhe te vetedijshem per detyrat tona. Italia ne rradhe te pare, e kthyer ne rolin dhe prestigjin nderkombetar qe meriton; qytetaret italiane qe kane demostruar, akoma edhe njehere, sa e thelle dhe e rrenjosur eshte tek ta prirja per solidaritet; dhe ne fund, politika, ajo e politikes shpesh e perbuzur, por qe gjeti, ne nje pasazhet me te veshtira e te rrezikshme te historise sone te koheve te fundit, arsyen dhe forcen per te kryer deri ne fund detyren e saj".
"Korrieri" po jep pasazhe te kesaj interviste te gjate, ku parakalojne shume personazhe dhe ngjarje dhe ku jepet dhe mendimi i lire i ish-kryeministrit italian. Eshte nje interviste, qe me shume se nje evokim i te kaluares, do te sherbeje per te njohur shume pikepamje te shtetit italian ne ngjarjet nderkombetare.
Kush eshte
Massimo D'Alema ehste lindur ne Rome ne 20 prill te vitit 1949. Nga korriku 1994 ka qene sekretar i pergjithshem i Partise Demokratike te se Majtes. Ne 5 shkurt te vitit 1997 u zgjodh, kryetar i Komisionit parlamentar per reformat konstitucionale. Nga 21 tetori 1998 ka qene kryeminister. AI ka publikuar edhe "Nje vend normal" ne vitin 1995 dhe "Rasti i Madh" ne vitin 1997.
--------
Masimo D'Alema: Ju tregoj te verteten e Luftes se Kosoves
Nje gazetar i shquar italian perballe ish-kryeministrit italian, e pyet per te gjithe ate qe ndodhi ne kohen e luftes se Kosoves dhe impenjimin italian. Pavaresisht notave provokuese, te realizuara nga ana e gazetarit, D'Alema tregon sinqerisht, shqetesimin e vetete italian dhe pse ne shume momente Italia heshte. Por, me force, D'Alema nuk do ne asnje moment, qe te hidhet poshte kontributi i Italise, qe sipas tij, ka bere cmos per clirimin e Kosoves
Mundesia e nje aksioni ushtarak te NATO-s per te zgjidhur krizen e Kosoves u be reale duke filluar nga 13 tetori 1998, dite ne te cilen Keshilli Atlantik miraton te ashtequajturen "activation order" : Ky eshte kercenimi zyrtar per sulmet kunder pozicioneve jugosllave ne rast se Beogradi nuk do t'i jepte fund represioneve ne Kosove. Perse NATO ben hapin e pare drejt luftes pikerisht kete dite? Ne fund te fundit kriza e Kosoves po zgjaste prej vitesh?
Ekzistonte frika se situata do te precipitonte. Ne kete date, eshte mire mos ta harrojme, represioni serb kunder shqiptareve kishte prodhuar disa qindra viktima dhe vdekjen e dhjetra mijera civileve. Italia ndjente urgjencen me shume se cdo shtet tjeter, duke qene ne vijen e pare te frontit te eksodit te refugjateve...
Ne realitet act-ord u mendua vecanerisht si nje instrument politik. Mbaj mend se fola me Prodin, atehere kryeminister: Megjithate per qeverine italiane ky ishte nje pasazh intelektual, me Rifondacionin ende ne Maxhorance. Por, Logjika e NATO-s ne ate moment, ishte qe ta bente Milloshevicin te shikonte pistoleten e mbushur, me objektivin qe te bisedonte. Ishte e nevojshme qe t'i jepnim nje sinjal Serbise se e kishim seriozisht. Per shume muaj. E deri sa filluan bombardimet, kjo ishte skema logjike. Shikohej precedenti i Bosnjes, kur sulmet ajrore shume te kufizuara e kishin shtyre Milloshevicin per bisedime. Aq eshte e vertete sa edhe per Kosoven, planet fillestare parashikonin nja dy vale bombardimesh dhe kaq.
Disa dite me pas, me 22 tetor, ndodhi midis Prodit dhe jush kalimi i dorezimit te detyres ne Pallatin Kixhi: A folet menjehere? I kushtuat nje vemendje te vecante dosjes Kosova?
Jo kete dokument e njihja, por e shqyrtova me mire vetem me vone. Dhe, pikerisht atje brenda, ishte parashikuar kufizimi i perdorimit te avioneve tane per detyra te "mbrojtjes se integruar te territorit kombetar".
Ideja ishte qe, perballe nje prishje te vjeter te marreveshjes se negociuar ose ne prani te nje acarimi te dhunes serbe, sekretari i pergjithshem i Aleances Javier Solana do te mund te hapte rrugen per sulmin, pas nje xhiro te shpejte konsultimesh. Ne synimet perendimore, ky mekanizem gjysmeautomatik duhej te perforconte fuqine negociuese ndaj Milloshevicit. Per nja dy muaj sinjalet qene pozitive. Ne nje faze te pare, ushtria e Beogradit filloi te terhiqej, ndersa misioni i verifikuesve te OSCE filloi shtrirjen e tij. Por ishte nje pershtypje. Poshte siperfaqes, kriza vazhdonte te ziente.
Nje muaj pas ardhjes sime ne Pallatin Kixhi kisha filluar te merrja nga Sherbimet tona raporte shqetesuese, qe nenvizonin mbajtjen gjithnje e me te veshtire te marreveshjeve te nenshkruara. Ne terren situata filloi perseri te keqesohej, me provokacione pothuajse te perditshme te UCK-se, ushtria per clirimin kosovar, tani e furnizuar shume mire me arme nepermjet kufirit shqiptar, dhe me nje aktivizim te ri kriminal te policise serbe.
Kthesa ne vemendjen e opinionit publik dhe te qeverive perendimore arriti me 16 janar te vitit 1999...
Po, rendesia simbolike e atyre filmimeve, deshmia direkte e barbarive, tronditen shpirtrat. Dhe, pastaj fakti, qe kishte shperthyer nje represion kaq shtazarak, pavaresisht nga marreveshja Hollbruk-Miloshevic, pavaresisht nga prania e vezhguesve, te bente te mendoje per nje strategji te vendosur: Qene shenja paralajmeruese, te qarta, te spastrimit te tmerrshem etnik te ravijezuar nga Milloshevici. Pergjegjesite e regjimit te Milloshevicit nuk qene me te erreta. Pozicioni i atij, qe mendonte se Milloshevici po mashtronte Perendimin u be edhe me i forte. Qe nga kjo u futem ne nje spirale te ngjarjeve nga e cila nuk do te dilej me, dhe jo pa perdorimin e bombave.
Konferenca e Rambujese...
Kjo iniciative politike u kerkua me fort nga Evropa dhe vecanerisht nga Franca, e cila donte te bente histori duke sigluar nje "paqe te Rambujese". Franca kishte me tradite nje marredhenie te ngushte me Serbine dhe kjo pastaj luajti ne kuptimi e ashpersimit te zhgenjimit. Deshtimi i nje negocimi te dashur kaq shume nga Parisi, kontribuoi per te shpjeguar vendosmerine me te cilen francezet moren pjese ne operacionet ushtarake.
Prapaskena dhe dopioloja e Beogradit...
Jane pjeserisht fjale, tamam. Thelbi mbetet se Beogradi nuk ka dashur te firmose marreveshjet. Eshte edhe e vertete se qendrimet negociuese kane patur ngjyrime te ndryshme. Delegacioni amerikan ka punuar, para se gjithash, edhe me forma specifike te sigurimit, per te patur firmen e kosovareve. Ndersa, evropianet deshen para se gjithash pelqimin e Beogradit dhe nuk e konsideronin aq thelbesore UCK-ne. Per, Eashingtonin perkrahja e UCK-se duhej te vuloste izolimin e Milloshevicit; qene te bindur se do te dorezohej vetem duke i treguar muskujt. Evropa, perkundrazi, kerkoi deri ne fund marreveshjen me serbet. Kishte pra, midis dy brigjeve te Atlantikut, nje percapje jo gjithmone homogjene.
E imja nuk ishte nje pozicion e ndryshme nga ajo e Aleances; ndoshta ishte me pesimistja. Sepse Italia eshte me afer me Ballkanin dhe kjo na ka dhene shpesh nje vizion me pak te rastit, nje vleresim me te plote te rreziqeve, duke filluar nga bomba refugjate. Per muaj kishin asistuar ne zbarkime ne brigjet tona: lekundje te kufizuara por konstante te nje vatre, qe mund te shperthente nga nje moment ne tjetrin...Nuk me mbushte mendjen thjesht zhvendosja e metodes Irak, bazuar ne taktiken e bombardimeve "kafso dhe ike". Ne Kosove rreziqet e nje lufte te re civile qene me te medha se shpresat e nje zgjidhje te shpejte. Kjo perfshinte nje marrje te pergjegjesive te shumta edhe ne planin ushtarak. Prandaj nuk perjashtoja aspak dergimin e trupave nga toka dhe sugjeroja te realizonim ne Shqiperi nje mision humanitar, qe do te duhej te kujdesej per pritjen e refugjateve kosovare atje dhe jo ne Kosove.
Mund te kujtoj nje episod te ndodhur jashte nga kancelarite dhe protokollet. Pata rastin te takoja-ne shtepine e nje miku te perbashket, nje profesionist qe jeton dhe punon ne Rome, pasi ishte rritur dhe ishte diplomuar ne Jugosllavi-Milan Milutinovicin, atehere president i republikes serbe...Ishte nje diskutim shume i ashper. Une i permenda imazhet e masakres se Racakut. I thashe:"Nuk e merrni vesh se me cfare jeni njollosur?!"Ai replikonte me nje sjellje te viktimizimit:"Ne serbet, kemi pesuar te njejtin spastrim etnik ne Sllavoni dhe Perendimi nuk levizi asnje gisht".
Deri ne fund, serbet menduan se Perendimi do te ndahej. Perballonin nje rrezik te llogaritur. Kushti ishte qe, duke firmosur ne Rambuje, megjithate do te humbnin Kosoven. Atehere preferonin me shume te vinin ne llogari mundesine e bombardimeve te kufizuara: Nderkaq do te kishin rregulluar Kosoven pergjithmone, duke likuiduar shqiptaret. Nga nje ane mbeshteteshin ne ndarjen tone te pritur; nga ana tjeter ne aftesine e Serbise, perballe nje agresioni ushtarak, te ndiznin Ballkanin, duke destabilizuar vendet e zones perreth. Si perfundim, ne lufte, u arrit me nje llogaritje te gabuar, sigurisht nga ana e serbeve dhe ne nje fare mase edhe nga ana e NATO-s. Te dy mendonin ta kapercenin lehtesisht.
Takimi i D'Alemes me Klintonin
(Per Kosoven) U zhvillua pothuajse ne fund te mengjezit tone te pare te punes, ate 5 mars. Pyeta Klintonin:"Po nese tratativat e Rambujese do te deshtojne?" Pas nje cast hezitimi, ai u pergjigj se: Milloshevici do te perfundonte duke u dorezuar; ndoshta jo menjehere, por do te perfundonte duke u dorezuar. Kishte patur nje si pasiguri te vogel, e cila per te nuk ishte e zakonshme dhe pra u vu re lehtesisht. Une vazhdova:"Po vleresoni skenarin me te keq, domethene hipotezen, qe ndersa ne nisim nje fushate bombardimesh, serbet shperthejne ne te gjithe Kosoven, nje spastrim etnik pa precedent? Qindra mijera kosovare do te debohen, do te kemi nje vale refugjatesh, qe do te sulet jashte vendit dhe drejt brigjeve italiane. Me nje fjale: Nese Milloshevici nuk do te dorezohet, si do te bejme per te mbrojtur kosovaret". Ne kete pike, nderhyri Sandy Berger, keshilltari per Sigurimin Kombetar, i cili deri ne ate moment kishte degjuar Klintonin ne heshtje. Lakonik, sic ka referuar me vone "Eashington Post", tha:"Do te vazhdojme te bombardojme".
Historia e bombardimeve
(Me Shreder) Mbaj mend nje fraze nga e cila kuptohej alarmi i tij. "Nuk e di sa do me kushtoje,-tha-te urdheroj pikerisht une, lideri socialdemokrat, pjesemarrjen gjermane ne operacionin ushtarak". Iu pergjigja se pergjegjesia nuk ishte me pak e rende per mua, nese kjo mund ta ngushellonte. Ndoshta ishte nje ironi e Historise per t'i dhene se majtes qeverine politike te nje lufte ne zemer te Evropes, pas me shume se gjysem shekulli paqe.
Kishte patur nje xhiro telefonatash midis kryetareve te qeverive, perpara nisjes per ne mbledhje. Vendimi ishte qe te autorizohej Keshilli Atlantik t'i jepte fuqite e plota komandantit te pergjithshem te NATO-s. Duke filluar nga ai moment, ai ishte i lire te vendoste se kur. Mengjezin e 24 marsit ne Berlin mesuam se ishte nje ceshtje oresh, avionet do te niseshin ne mbremje.
Me 25 mars, diten e dyte te bombardimeve te NATO-s, mbledhja e Berlinit eshte teatri i nje "gafe" tuaj, e cila nuk kaloi pa u vene re...
Sepse kisha patur informacione sa qene ato sinjale...E sapo perfundoi maratona e nates e Berlinit, ne agimin e neserm, arriten lajmet e para per eksodin e ri masiv te refugjateve. Komisarja e larte e Kombeve te Bashkuara per refugjatet Ogata, leshoi nje apel impresionues: "OKB eshte e pafuqishme,-tha-nuk jemi ne gjendje te perballojme nje eksod te ketyre permasave. Dhe ne vendosem te merrnim menjehere nje iniciative te njeanshme, qe te shkonim te vetem. Me 29 mars, miratuam me ministren Rosa Russo Jervolino, misionin "Ylberi".
Ne fillim vendi ishte kunder bombardimeve te NATO-s. Pastaj, ne nje faze te dyte, rendoi tragjedia e refugjateve. Duhet te them te verteten: Edhe tek mua ka patur te njejten efekt. Kur shkova per Pashke te vizitoja kampin e refugjateve, me kapi indinjata. Keto gjera kane rendesi: kur je perballe zgjedhjes per te bombarduar duhet te te shpertheje nga brenda edhe dicka irracionale. Per mua, kjo dicka shpertheu me 4 Prill ne Kukes, kur pashe femije dhe pleq te masakruar, persona me kembe te pershkruara nga bajonetat. Atje kam patur nje prove te tmerrit te varreve te perbashketa, te cilat me vone ushtaret tane do t'i zbulonin ne Kosove.
Pas kundershtimit te fillimit, pas solidaritetit human me refugjatet, ishte nje faze e trete ne te cilen dukej se lufta nuk do te perfundonte kurre. Pastaj zune te hyjne tek italianet lodhja, tmerri per viktimat civile te bombardimeve, si edhe pak frike. U fillua te ndjeheshin kostot e luftes: Aeroporte te mbyllura, ekonomia e disa rajoneve e demtuar, bombat ne Adriatik.
Po Vatikani
Vatikani kurre nuk e ka justifikuar perdorimin e forces. Por pasi kishte shprehur mosmiratimin per bombardimet, efektivisht e ka mbajtur tonin te ulet. Mendoj se ka luajtur edhe tek Kisha, karakteri humanitar i nderhyrjes se NATO-s, tmerri per spastrimin etnik. Pastaj ka qene edhe zhgenjimi per ndermjetesimet e deshtuara. Pashe sekretarin e Shtetit, kardinal Sodanon dhe te derguarin e tij monsinjor Tauran pasi keta kishin takuar Milloshevicin ne Beograd me 1 prill: Kishin mbetur te tronditur nga shurdhesia dhe fanatizmi i liderit serb. Vatikani kishte pare t'ja perplasnin deren ne fytyre.
Nga ajo Pashke ne Kukes ju ka mbetur ndonje kujtim tjeter?
Me preken pervec vuajtjeve dhe plageve te refugjateve edhe disa imazhe te mireqenies relative, si telefonat celulare ose automobilet Golf: qene me te pasur se ata shqiptaret qe i prisnin. E pastaj ai shtegu nga i cili zbriste lumi i pafund i kosovareve, kujtoj makinat e kosovareve, kamionet dhe maqinat e te ikurve, me targen e rrembyer nga serbet. Nje simbol i crrenjosjes, nje menyre per te thene:"Ti ketu nuk do te kthehesh me kurre". Kishe pershtypjen se sa i eger ishte represioni. Udheheqesit serbe kishin marre parasysh reagimin tone; mendonin: Po marrim bombardimet por do t'ju shperthejme kunder bomben e eksodit dhe po lirohemi nga keta njerez. Kishte dicka ne menyre perverse shkencore ne aksionet e bandave ushtarake te Milloshevicit.
Po Rugova? Pse e liroi Milloshevici?
Lirimi i tij fillimisht i la ngurrues. Ne fakt kishte tension rreth ketij udhetimi ne Itali. Trembeshin se mos Rugova ishte manovruar nga Beogradi. Qe te vinte ne Rome per te denoncuar bombardimet e NATO-s. Ne fakt nuk shkoi keshtu. Sapo arriti ne territorin tone, Rugova tha se se veprimi i NATO-s ishte plotesisht i justifikuar. Dhe, amerikanet, si ne te tjeret, u ndjene te lehtesuar: Perkundrazi, na thane se e vleresonin iniciativen tone...
Ne fund
Une nuk do te thosha qe fitoi UCK-ja, por populli i Kosoves. E di cfare me ka bere pershtypje: Menyra me te cilen u kthyen. Menjehere. Ne menyre masive. Pa hezitime. Ne fund te fundit edhe do te mund te perfitonin nga klima e solidaritetit njerezor per te kerkuar strehim ne Perendim, te kerkonin nje Zvicer, te vendoseshin per te jetuar ne vende me te pasura dhe te perparuara. Ndersa, vetem shume pak prej tyre e bene. Ne kete moment u pa sesa e forte ishte lidhja me token e tyre. Kthimi i refugjateve eshte para se gjithash fitorja e tyre. Ndersa, lidhur me rezistuesit e UCK, nuk e di nese shprehin ende nje klase te vertete drejtuese. Tragjedia e luftrave civile eshte prerja e kokes e klasave udheheqese. Ne operacionet e pergjakshme te spastrimit etnik te milicise serbe jane vrare sistematikisht avokate, profesioniste, intelektuale-e mbani mend Aganin, krahun e djathte te Rugoves?-domethene shume nga ata qe do te mund te qeverisnin dhe te administronin Kosoven...
Materiali u perkthye nga Vladimir Bregu
----
Edhe njehere, ato qe ndodhen ne Kosove
Kjo eshte nje kronologji e ngjarjeve Mars 1998-Korrik 1999, e cila shkon me mandatin e kryeministrit italian D'Alema dhe ka lidhje me ngjarjet qe percollen luften ne Kosove dhe si e percolli komuniteti nderkombetar situaten, deri ne uljen e armeve nga Milloshevici
1998
31 mars-Rezoluta 1160 e Keshillit te Sigurimit e OKB-se per konfliktin ne Kosove. U drejtohet me nje apel paleve-forcat serbe dhe guerrilet e UCK-se, qe te pushojne luftimet dhe te nisin nje negocim pa parakushte per nje zgjidhje politike. Vendoset nje embargo per furnizimin me arme dhe materiale te policise se Beogradit.
23 shtator-Rezoluta 1199 e Keshillit te Sigurimit e OKB-se, ne te cilen kerkohet nderprerja e menjehershme e veprimeve luftarake, fillimi i negocatave per nje zgjidhje paqesore dhe futja e vezhguesve nderkombetare dhe agjensive humanitare me qellim per te kufizuar pasojat humanitare te krizes. Qeveria e Beogradit ftohet ne vecanti te permbahet per te mos urdheruar aksione ushtarake dhe represive kunder popullsise civile.
13 tetor-Act-order, me te cilen Keshilli Atlantik, autorizon kreret e NATO-s, qe te fillojne sulmet ajrore kunder objektivave ne Republiken Federale te Jugosllavise.
16 tetor-Formalizimi i marreveshjes midis te derguarit amerikan, Richard Hollbruk, dhe Sllobodan Milloshevicit, qe parashikon nje nderprerje te zjarrit, te garantuar nga prania e Forcave nderkombetare te verifikimit ne terren (Kosovo Verification Mission, Kvm) e organizuar nga OSBE. Marreveshja parashikon pakesimin e forcave serbe ne Kosove, ashtu si u vendos ne nje marreveshje, te arritur me dy perfaqesuesit ushtarake te NATO-s, gjeneralet Klaus Naumann dhe Eesley Clark. Parashikohet nje mision i survejimit ajror nga NATO dhe pastaj rreshtimi i nje force te NATO-s ne Maqedoni ne mbrojtje te Kosovo Verification Mission.
21 tetor-Massimo D'Alema zevendeson Romano Prodin ne Kryesine e Keshillit te Ministrave.
24 tetor-Rezoluta 1203 e Keshillit te Sigurimit te OKB-se, qe jep garancine e saj per krijimin e misioneve te verifikimit, dhe me ne pergjithesi permbajtjes se marreveshjes Holbruk-Milloshevic.
10 nentor-Kryeministri D'Alema takon kryeministrin Pandeli Majko ne Rome.
24 nentor- Kryeministri D'Alema takon kryeministrin Pandeli Majko ne Bari.
11-12 dhjetor-Keshilli Evropian ne Vjene.
21 dhjetor-Vizite ne Sarajeve e kryeministrit D'Alema.
1999
15 janar-Masakra e Racakut ne Kosove; Vriten 45 kosovare shqiptare.
15 Janar-Takim ne Pallatin Kixhi te D'Alemes me kryeministrin Majko.
25 janar-Takim ne Rome mes kryeministrit D'Alema dhe sekretarit te NATO-s Solana.
29 janar-Mbledhje e Grupit te Kontaktit ne Londer. Kerkohet zbatimi i rezolutave, hetim per Racakun, denoi provokacionet e UCK-se dhe ftoi palet per marreveshje brenda 21 diteve.
6 shkurt-Hapet Rambuje nen kryesine franko-angleze. Serbet deklarojne pranine e sigurimit te NATO-s dhe kryesohen nga Ratko Markovic, delegacioni kosovar kryesohet nga Hashim Thaci, Ibrahim Rugova dhe Veton Surroi. Italianet i perfaqeson Lamberto Dini.
8-9 shkurt-D'Alema takon kryeministrin rus Primakov.
14 shkurt-Grupi i Kontaktit zgjat negociatat e Rambujese deri me 20 shkurt.
20 shkurt-Grupi i Kontaktit , qe shikon mosfirmosjen e dy paleve, vendos nje pauze dhe planifikon nje ritakim ne 15 mars.
3-5 mars- D'Alema ne Amerike takohet me Klinton.
11-12 mars-D'Alema ne Hungari, Republiken Ceke dhe ne Poloni.
15 mars-Rifillojne bisedimet ne Paris. Firmosin vetem kosovaret ne 18 mars. Firmosja eshte shoqeruar me nje deklarate interpretuese, e cila ripohon synimin e pales kosovare per pavaresi ne fund te periudhes tranzitore.
17 mars-Kryeministri D'Alema dhe Dini takojne ne Rome Shreder, per nje mbledhje te ardhshme te KE-se ne Berlin.
20 mars-Bisedimet e Parisit nderpriten. Serbet nuk firmojne. Terhiqen 1400 verifikues te OSBE-se nga Jugosllavia.
22 mars-Misioni i fundit ne Beograd i Hollbruk per t'i mbushur mendjen Slobos. Ky i fundit denoncon act-ord ne Keshillin e Sigurimit, si agresion te NATO-s.
23 mars-Hollbruk heq dore pas dy takimeve me Sllobon. Serbet nuk pranojne kushtet e NATO-s. Solana e ben ekzekutive ate nate act-ord.
24 mars- Ne oren 20.00 lokale fillojne bombardimet. Me kerkesen e ruseve mblidhet KE-se i OKB-se. Anan denon intrasigjencen e Beogradit. Primakovi nuk shkon ne Uashington. Sipas UNHCR-se jashte Kosoves jane strehuar 200.000 persona.
25 mars-KE konfirmojne mbeshtetjen per NATO-n.
26 mars-Sulme te pergjithshme ne gjithe Federaten. Beogradi prish marredheniet me SHBA, Gjermanine, Francen dhe Angline. Ambasada italiane qendron.
27 mars-Vazhdon Sulmi. Serbet rrezojne nje F-117 Stealth. Vale refugjatesh ne Shqiperi. Tirana shpall gjendjen e zakonshme.
28 mars-Vendoset nga Italia misioni humanitar "Ylberi" per asistence ndaj kosovareve. Mblidhen 120 miliarde lireta.
29 mars- Italia miraton uren ajrore dhe detare me Shqiperine, qe dergon ndihma dhe i afron strehim 20.000 personave. Ministria e Brendshme Rosa Jervolino ne Tirane.
30 mars-Primakov shkon ne Beograd per bisedime me Milloshevicin. Sllobo kerkon si kush paraprak nderprerjen e bombardimeve dhe afron pakesimin e forcave ushtarake dhe kthimin e refugjateve pa mbrojtje ushtarake. NATO dhe BE thone se ato jane te pamjaftueshme.
2 prill-Beogradi kap tre rober amerikane. Imzot Jean Louis Tauran ne Beograd takon Sllobon. Tv serb jep Rugoven ne takimin me Sllobon. Ruset kerkojne nje mbledhje ministrore te G-8 dhe njoftojne se do te dergojne njesi ne Adriatik per te "monitoruar" situaten. Nga Kosova behen plot 300.000 persona. UNHCR denoncon "shkaterrimin e identitetit" nga serbet, si edhe konfiskimin e pasaportave dhe dokumentave te tjera.
3 prill-Sulm me raketa ne qender te Beogradit.
4prill-D'Alema kalon pashket ne Shqiperi ne kampet e refugjateve. Refugjatet kane arritur 500.000 veta ne Shqiperi. Me kerkesen italiane, NATO jep mbeshtetje per organizimin e ndihmes humanitare nga Shqiperia.
6 prill-Sulmet e NATO-s godasin nje rafineri ne Novi Sad. Ministrit serb i Jashtem Jovanovic i kerkon OKB-se, qe te nderhyje per bombardimet. Serbet deklarojne armepushim te njeanshem per pashket.
7 prill-Grupi i Kontaktit shqyrton pese kushtet e NATO-s per nderprerjen e bombardimeve. D'Alema takon ne Rome Sadako Ogata.
9 Prill-Kofi Anan i jep Beogradit nje sere kerkesash, te perputhura me pikat per shqyrtimin e G-8 mbledhur ne Drezden
12 prill-Goditet gabimisht nje tren pasagjeresh. Vritet ne Beograd Sllavko Curuvija.
21 prill-Raketa ne seline e Partise Socialiste ne Beograd.
22 prill-D'Alema ne Nju Jork takon Kofi Anan.
23-25 prill-50 vjetori i NATO-s ne Uashington. Italia perfaqesohet me Dinin dhe D'Alemen.
26 prill-Fillon operacioni Hallied Harbour ku marrin pjese 2400 italiane.
28 prill-Shkarkohet Vuk Drashkovic. Kofi Anan bisedon me Jelcinin ne Moske.
29 prill- D'Alema takon ne Rome, Cernomirdin qe do ike ne Beograd.
2 maj- Prifti amerikan Jesse Jackson merr nga Sllobo, lirimin e tre ushtareve amerikane.
4 maj- Rugova arrin ne Rome, mysafir i qeverise italiane. Bisedime me kryeministrin dhe ministrin e jashtem.
8 maj-Goditet ambasada kineze ne Beograd. Vritet Fehmi Agani ne Kosove.
10 maj-Cernomirdin ne Pekin.
12 maj-Shreder ne Pekin. Stepashin zevendeson Primakovin.
17-18 maj. Mbledhje italo-gjermane ne Bari.
19 maj-Mbledhje e drejtoreve politike te G-8 ne Bon. Mision i ri i Cernomidin ne Beograd.
20 maj-Bisedime ne Moske, ku Cernomidinit dhe Talbot i shtohet dhe Ahtisari.
D'Alema takon Solanen. D'Alema pret ne mbremje ne Kixhi Lionel Zhospen.
21 maj-D'Alema takon kryeministrin maqedonas Gjeorgjevski.
27 maj- Haga akuzon Sllobon, Milutinovic, Shahinovic, Ojdanic dhe Stojilkovic.
28 maj-Cernomidin ne Beograd. Pas takimit, serbet pranojne propozimin e G-8.
30 maj-Franca, Gjermania dhe Italia kerkojne nje mbledhje te G-8 per arritjen e Cernomidinit.
1 qershor- Viktima civile ne Novi Pazar. Beogradi pranon kushtet e G-8.
2 qershor -Cernomidin dhe Ahtisari ne Beograd. Milloshevici mbledh parlamentin serb.
3 qershor-Parlamenti dhe qeveria serbe pranojne kushtet e BE-se me ane te Ahtisarit.
3-4 qershor-Keshilli Evropian ne Keln.
6 qershor- Fillojne ne Kumanove bisedimet ne mes te delegacionit te SHBA dhe serb. Gjeneralet Maikell Xdhekson perballe Svetozar Marjanovic.
8 qershor- Ministrat e jashtem te G-8 ne Keln miratojne tekstin e Rezolutes per OKB.
9 qershor-Siglohet marreveshja teknike ushtarake midis Xhekson dhe perfaqesuesve serbe.
10 qershor-Fillon terheqja e serbeve dhe sekretari i NATO-s urdheron nderprerjen e fushates ajrore. Adoptohet Rezoluta 1244 qe mban vetem abstenimin e Kines.
18-20 qershor-Mbledhje e G-7 dhe G-8 ne Keln.
2 korrik-D'Alema takon ne Pallatin Kixhi, presidentin e Malit te Zi, Gjukanovic.
9 Korrik-D'Alema takon ne Rome kordinatorin e Paktit te Stabilitetit Hombach....
-------
Mirnjohje D'Alemes
Krijoni Kontakt