Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 42
  1. #31
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Ky eshte realiteti? Tek kjo fotoja qe ke sjelle ketu? Pse ne vitet '80 jeton akoma ti Eni? Une e di se jemi ne 2003!!!!Nga 1980 deri ne 2000 ka rrjedhur shume uje ne mullirin e historise....po ti si duket ke pas te tjera halle ne cerdhe dhe ne kopesht ku ke qene ....Pa ofendim fare , po je shume i vogel te gjykosh per politike. DHe aq me teper Ameriken!

    Dhe cdo diplomat e ka per detyre dhe protokoll ti shtrengoje doren presidentit te nje shteti kur e viziton ate....Mire qe nuk na solle ndonji foto te Enverit duke puthur Hrushovin..apo te Ribentropit duke shtrenguar doren me Stalinin....se ky do ishte realiteti akoma me i gjalle....

    Sa per ate qe nuk plasi ****** per Ameriken ( ***** jane = me cfare?) e shof sa nuk te ka plas...Aq shume saqe shkollen nuk gjete cep tjeter te botes pervec Amerikes ta besh...Te mira , te mira i kane shkollat imperialistet mo? Apo ke ardhur dhe ti ne SHBA per ta "studiuar " armikun nga afer?

    Sa per diktatoret qe ka vene Amerika.....sot ne vendet ku ata nuk jane me, pine uje ne shendet te tyre dhe i kujtojne me nostalgji....Se vertet Pinocheti ishte "diktator" qe zhduku 3000 komuniste....por ama deri me sot nuk kam pare ndonji kilian emigrant une...Kubaneze po!Me tonelata!!!!!!.....Se vertet Shahu i Iranit ishte ca "diktator", por ama me armet qe bleu Shahu u mbrojt Irani nga Sadami, jo me p*rdhet e islamisteve....Sot ne Iran kane 10 here me pak liri politike nga c'kishin ne kohe te Shahut...Nga Guatemala nuk di te kete ikur me anije e me tr_apa te ngujuar me qindra si bletet vetem e vetem qe te shpetonin koken nga komunistet....Nga Kuba e Kastros po!
    Kastoja me the eh? Dhe Aliendeja? Kastro nuk ishte ai qe 1 muaj para se te vinte ne fuqi , doli ne televizonin amerikan dhe premetoi zgjedhje te lira, demokratike, qe do te respektonte vullnetin e popullit ? Kastro nuk ishte ai qe u deklaroi gjithe amerikaneve publikisht se pasurite amerikane ne Kube do te respektohen?.......Po Aliende , a nuk ishte ai qe mori jo pak po 300 mije dollare amerikane ( rreth 30 milione $ me vleften e sotme)ne zgjedhjet qe fitoi si financim nga sovjetiket? A nuk ishte ai qe premtoi se do ta bente Kilin te kuq? A nuk ishte ai qe deklaroi se :"Kastro ne veri, une ne jug, do ta ndezim zjarrin e revolucionit ne Ameriken Latine!? Pse ca ishte Amerika Latine keshtu ...mullar me bar qe te ngrohej Aliende?

    Po jemi ke Sadami vogelush ( me lejo te te quaj te tille, sepse ne krahasim me mua je)....Mos valle i tha Amerika Sadamit "ec dhe shtetezo kompanite anglo-amerikane ne Irak?" Mos valle i tha Amerika Sadamit shko e bej nje lufte me Iranin per arsye koti dhe shpenzo 400 miliarde dollare? Mos valle i tha Amerika Sadamit shko e nderto nga 1 pallat presidencial ne cdo qytet te Irakut dhe veri njerezit te gatuajne nga 4 ( kater) here ne dite ne cdo pallat se mos dukej Sadami per pushime? Mos valle i tha Amerika Sadamit qe progamin nafte per ushqim ( rreth 1,5 miliarde ne vit, hicgje fare dmth) "Shko e bliju kalamajve te tu nga 3 Ferrari, 4 Lamborghini, 2 Bentley , 5 Cadillake secili?" Apo mos valle i tha Amerika te sulmonte Kuvajtin ne 1991?
    Jo per gje, por une e di se kur urdheron eprori, "agjentet" binden....Kur ShBA i tha Sadamit:"Leviz nga Kuvajti" ai nuk u bind...pra ose nuk ka qene agjent amerikan....ose nuk i ka thene Amerika te levizi...Si ta merr mendja ty?
    "Who is John Galt?"

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Irakianet festojne kapjen e Sadam Husein dhe nuk dine cfare bejne nga gezimi, gjermanet gezohen per kapjen e Sadam aqsa Shreder perfitoi nga rasti per ti shkruajtur nje leter pergezimi presidentit Bush, Shurraku i Frances u mallengjye nga kapja e Sadamit aqsa premtoi uljen e borxhit qe Iraku i ka Frances dhe "klubit te Parisit", Moska nga ana tjeter tha qe kapja e Sadam eshte nje hap i madh drejt stabilizimit te Irakut, kurse Eni Gambeta qe flet ne numrin shume ne emer te gjithe shqiptareve dhe gjithe botes, e mallkon Ameriken qe lufton dhe eleminon diktatoret e kesaj bote, qofshin Hitler, Milloshevic apo Sadam.

    Ndryshe nga Toro, une nuk u hedh argjend derrave sepse ata nuk dine se cfare te bejne me te.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #33
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Atehere meqe deshmuesi na e hapi kete teme edhe mua me behet obligim ti them dy fjale.

    U kap diktatori Sadam Husejn.
    U kap karremi amerikan,pasi mbaroi misjonin e tij me shume sukses.
    U kap njeriu qe ndertoi 56 seli presidencjale, ne te gjithe Irakun.
    Megjithese ndertoi tere keto per gati tre muaj jetoi nen dhe Zere se i vdekur, e i katandisur mysybet.
    KY eshte nje shembull i mire per te tere prijesit muslimane qe duke zbatuar me perpikmeri urdherat Amerikane, shtypin popujt e tyre, ju mohojne atyre te drejtat qe ju ka dhene Zoti.
    Ky eshte nje mesim per ata qe duke u mbeshtjellur ne petkun Islam kundershtojne kembe e krye kete fe dhe madje e dhe parimet e saja baze.
    U kap diktatori qe shume here tentoi te shduke gjurme te islamit ne irak, U kap ai qe burgosi dijetaret muslimane, u kap ai qe hapi varre te perbashketa per popullin e tij.
    Ky njeri qe qebverisi Irakun per 35 vjet, fundin e karrieres se tij e kalun nen dhe disa metra, po ashtu nuk i dihet se si do e kaloje edhe kete pjese tjeter te kesaj jete te mbetur.
    Kjo nuk mjafton, por ai do ti nenshtrohet nje tjeter gjukimi, me te rrepte, gjukimit te Allahut Te madheruar. i cili thote:" Kush vepron njje te mire sa grimca do ta gjeje dhe kush punon nje te keqe sa grimca do ta gjeje"
    Po ashtu thote:" Ne e krijuam njeriun ne formen me te bukur, dhe me pas e beme ate me te uletin e te ulurve"
    por valle te gjithe njerezit i beri keshtu? jo jo vetem disa, [pasi ka edhe te tjere qe perjashtohen :"Pervec atyre qe besuan, vepruaan mire, atyre do ju japim nje shperblim te pamase"

    Pra kjo eshte nje shenje per te gjitjhe prijesit arabe, se nese fundi i tyre nuk do te jete keshtu ne kete bote, apo edhe nese mund ti shpetojne Amerikes ketu, kjo nuk do te thote qe do ti shpetojne drejtesise se Zotit.

    Se fundi une doja tju them se jam mjaft i kenaqur qe u kap, por kjo kenaqesi do te ishte me e madhe nese e kapte vete populli irakjen e jo gjakpiresit Amerikane.
    Ai do litarin.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Eni_Gambeta
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Postime
    30
    Irakianet festojne kapjen e Sadam Husein dhe nuk dine cfare bejne nga gezimi, gjermanet gezohen per kapjen e Sadam aqsa Shreder perfitoi nga rasti per ti shkruajtur nje leter pergezimi presidentit Bush, Shurraku i Frances u mallengjye nga kapja e Sadamit aqsa premtoi uljen e borxhit qe Iraku i ka Frances dhe "klubit te Parisit", Moska nga ana tjeter tha qe kapja e Sadam eshte nje hap i madh drejt stabilizimit te Irakut, kurse Eni Gambeta qe flet ne numrin shume ne emer te gjithe shqiptareve dhe gjithe botes, e mallkon Ameriken qe lufton dhe eleminon diktatoret e kesaj bote, qofshin Hitler, Milloshevic apo Sadam.
    E para e punes...une isha i pari qe thash mir bene qe e kapen Saddamin. Une nuk jam pro-Saddam.

    Por persa i perket popullit Iraken...ata dine se cfar te bejne nga gezimi. Ajatollat e Shiitve ne Iraq thane 2 dite mbasi u kap Saddami..."ok...Amerika tani IK!!!"

    Te jesh anti-Saddam nuk do te thote te jesh pro-Amerike. Dhe populli Iraken e di kte me mir nga te gjithe...se dy dite mabsi Shiitet bene manifestime ne gezim te kapsej te Saddamit, ata ben manifestim kundra Amerikes dhe kerkonin qe Amerika te ikte sa me shpejt nga Iraku.

    Ktu eshte puna...e ti me sjell gjera qe skane lidhje fare si Hitler dhe Milosevici. Hitlerin e vrau Xhaxhi Stalini e para e punes...Po kto s'kane lidje fare me njera tjetren.

    Ky eshte realiteti? Tek kjo fotoja qe ke sjelle ketu? Pse ne vitet '80 jeton akoma ti Eni? Une e di se jemi ne 2003!!!!Nga 1980 deri ne 2000 ka rrjedhur shume uje ne mullirin e historise....
    Ahhh...shume mire e shpjegove o Toro. E kaluara eshte e kaluar...s'ka me rendsi sot. Le ti harrojme qe Amerika e vuri Saddamin ne fuqi e i dha lista me mera per ti vrare e i dha armet kimike e i dha asistence ushtarake, politike dhe ekonomike per te vrare Kurdit e te tjeret. Le ti harrojme gjith ato sot...dhe le ta akuzojme Saddamin per te gjitha ato qe ndodhen ne te kaluaren. E kaluara jone harroet...e kaluara e Saddamit nuk harroet kurre.

    Qe ta dish ti o Torro... Rumsfield u takua me Saddamin ne ate fotografi ne 1983...dhe ne ate takim firmosi kontrata per arme Amerikane dhe per miljarada dollar per ndertimin e nje naftsjellsi per nje kompany nafte Amerikane. Kjo nuk ishte visit dipllomatike...kjo ishte visit per te lidhur kontrata armesh.

    Sot ne Iran kane 10 here me pak liri politike nga c'kishin ne kohe te Shahut...
    Ngadal o ngadal...mos vall s'ke degjuar ndonje here ti per SAVAKun?? Mos vall nuk e di ti sa mira njerez vrau Shau ne demonstratat e 78??

    E verteta eshte qe Irani sot eshte vendi me demokratik i Lindjes se Mesme.

    Kastro nuk ishte ai qe u deklaroi gjithe amerikaneve publikisht se pasurite amerikane ne Kube do te respektohen?
    E pse duhet te ishin respektuar Amerikanet ne Kube?? Apo se kishin gjithe mafien, prostitucionin dhe controllonin gjithe ekonomine e Kubes?? Te shkretet Amerikan...mos vall i kishin ofenduar Kubanezet??

    Jo per gje, por une e di se kur urdheron eprori, "agjentet" binden....Kur ShBA i tha Sadamit:"Leviz nga Kuvajti" ai nuk u bind...pra ose nuk ka qene agjent amerikan....ose nuk i ka thene Amerika te levizi...Si ta merr mendja ty?
    Mendja ma merr se ai nuk u bind. E prandaj Amerika e sulmoj.

    Po ama...leri gjithe kto bullaeqet e pallateve te Sadamit e Lamboginit e kalamjve te tij. S'eshte puna atje. Puna eshte...qe Amerika sot e ksaj dite e akuzon Sadamin se ai ka vrare 300,00 Iraken. Une e pranoj kte. Po ai ka vrare aq. Por ama...e harron Amerika se kush i dha Saddamit emrat e thjetra mijra Irakenve ne 1978-79 qe CIA i akuzoi si komunist e socialist, dhe Saddami i varri nga pemet neper bulevarde??? Pse e harron ta thote kte Amerika...qe Saddamin kta i thani ti vriste gjith ata.

    Amerika sot e akuzon Saddamin se ai ka vrare Kurdit me gas helmus. Po i ka vrare. Po pse harron Amerika ta thote qe jo vetem gasi qe ai perdori ishte blere ne Amerike nga nje kompani ne Maryland...dhe helikopteret qe u perdoren per ta shperhapur gasin ishin helikopter Amerikan qe ja shiti Rumsfield ne 84...po qe dhe sulmin vet e kishin pergatitur "vezhgusit" e ushtrise Amerikane ne Irak...duke perdorur fotografi satelliti te ushtrise Amerikane???? Pse i harron ti thote kto gjera Amerika?? Pse i harron qe ishin vezhguse te ushtrise Amerikane qe e pergatiten sulmin...dhe kta vezhgus ishin atje bashk me ushtrine Irakene kur sulmoj...dhe thane qe sumi u krye ne menyre shume te sakte dhe efective...dhe i lavderuan pilotet Iraken per punen qe bene??? Pse harron Amerika te thote qe mbas sulmit ndaj Kurdve Amerika i dha disa miljarada dollare ndihme Saddamit per te riparuar demet qe i shkaktoj blektorise Irakene.

    S'eshte puna se Saddami eshte njeri i mire aop jo. Ai eshte kriminel...po ai si beri vet gjithe kto gjera. Se para 10 tjetesh Saddami ishte shoku me i ngushte i Amerikes...e para 10 vjetesh Amerika i thoshte Saddamit vrit sa me shum Kurd se jane pro-Iranian.

    E tani me cfytyre me del Rumsfiled ne televizor e me ben akuza???

    Ne Amerika eshte per te "drejten"...athere le ti ver dhe Rumsfieldin dhe Bushin dhe Reganin ne gjyq per ato 300,000 vrasje. E ti ven ne gjyq ne Iran bile...se Iranin ata e sulmuan.



    Po deri tani s'ke thene asnje llaf o Torro per kto pune. Si thua ti...une te jap emrat e urdhrat per te vrare ca njerez...e ti i vret. Kush e ka fajin ne kte mes?? Vetim ti...apo ne te dy bashk??

    Leri Lamborginin e pallatet...se ato jane pa rendesi. Se sishin Lamborginat e Saddamit qe vrane 1.2 miljon Iraken ne vitet 90...ishin sanksionet dhe bombat e Amerikes. Saddami ashu ka qene gjithmon, po para sanksioneve Iraqu ishte vendi me i pasur i Lindjes se Mesme. Si beri Saddami qe te vdisnin per bukn e gojes...po sanksionet e Amerikes.

    Per ca po e akuzoni Saddamin?? Se kishte Lamborgini?? E po athere duhet ti fusni ne burg gjithe miljarderet ne Amerike gjithashtu. Do ta beni si me Nexhmien qe e futet brenda se kishte perde e pjata qe si pelqenin Sales??

    Apo do ta akuzoni per gjera konkrete. Ne do ta akuzoni per ata 300,000 te vraret...athere vini ne gjyq te gjithe ata qe jan te fajshem. Se sishte vetem Saddami ne kte mes...po ishte dhe CIA e qeveria Amerikane.

    ---------

    Dhe kuptohet...reaksioni i pare i "pro-amerikanve" eshte ta akuzosh tjetrin qe eshte "anti-Amerikan". E po jam anti-Amerikan...dhe si thash s'kam asnje arye te jem pro-Amerikan se jam Shqiptar e sjam pro asnje vendi tjeter.

    E filloni me historira te Kastros e Guatemala a Kili e kot me se koti...me gjera qe as me plas **** fare e as kane lidhje me mua ose me Saddamin. Se me sa duket...nuk keni gje me rendesi per te thene per kte pune.


    Po e drejta eshte e drejt...Amerika i ka duart te gjakosura me gjakun e Kurdve e Irakenve qe ka vrare Saddami aq sa i ka ai vet.

    Populli Iraken e di kte aq mir sa e di edhe une...e prandaj 2 dite me vone Shiitet dolen ne proteste kunder Amerikes...e le te mos them gje per Sunnit ne veri.

    Kapet agjentin tuaj?? Mire bete...tani ikni!!!

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Toro, perpara se te replikosh duke i fut te gjithe me i thes lexo me me vemendje se pastaj behesh qesharak.

    Thashe qe amerika beri gabim qe e trajtoi me aq perbuzje Sadamin jo se me plasi per Sadamin por sepse keshtu Amerika i krijon probleme te paqena vetes dhe e veshtireson misionin e vet per demokratizimin e Irakut ne te ardhmen. Pra mu duk si nje gabim strategjik qe do i kushtoje ne te ardhmen, e ndoshta jo. Prandaj lexo iher masnej fol.

  6. #36
    (AHMEDI)
    i/e ftuar
    O toro e di si flet ti sikur te thoja une ty ta perdhunoj nje vajze sepse do i dhuroj nje femije edhe ti bie dakort me mua sepse po bie ne jete nje femije , eshte gje e madhe femija me thua ti perdhunoje se na shton popullsine dhe harron fare nderin denjitetin e asaj vajzes te perdhunuar harron se ajo ka deshira dhe liri qe te zgjedhi vete per bashkeshortin e saj .E kujdes kur flet

  7. #37
    (AHMEDI)
    i/e ftuar
    Edhe dicka po ju them hiqeni nga mendja se me keto gjera amerika do bie ndonjehere paqe ne lindjen e mesme perkundrazi do te marri hore me shume lindja e mesme dhe dihet nje grimce duhet merr hor gjithe bota>Ju e dini si filloi lufta e pareapo e dyte se mbaj mend u vra nje njeri edhe mori hor bota.Nese amerika mendon se do te vendos paqe me metoda pushtuse dhe gjakderdhese e ka gabim biles ky pushtim do i ktheht kundra e saj.Po qeken debila keto bushtrat si familje dashken vetem lufte .Amani ere do na kthej amerika 1000 vjet mbrapa me keto luftra nuk vjen zhvillimi me luftra.Lereni njerzit te jetojn ne paqe/Sa per nderhyrjen amerikane ne kosove dhe cdo gje qe amerika e ben te mire ka perkrahjen enjerzve dhe muslimaneve por kur ben gabime ka kundershtine njerzve te drejte.Shikoje pak bosnjen e mori pavarsine ja dha amerika lollllllllllll ja dha gjaku i boshnjakeve po kosoves pse nuk ia japin heeeeee .Pse e vonojne dhe pse kane ndare mitrovicen .Pse luhet shume me fatin e popullit shqiptar.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Sadami, bota arabe dhe ankthi i terrorizmit

    Rezear Xhaxhiu

    Njė javė pas fundit mjeran tė Sadam Hyseinit, pamjet e para tė arrestimit tė tij vazhdojnė tė rishfaqen nė tė gjitha ekranet e stacioneve televizive tė vendeve arabe. Po kėshtu gazetat mė prestigjioze tė Kajros, Damaskut, Teheranit apo Tripolit po publikojnė fotot e njėrit prej “miteve” tė rezistencės antiperėndimore dhe asaj amerikane, i cili shfaqet tani pėrpara syve tė miliona myslimanėve, i frikėsuar dhe i zhytur nė njė pamje tė pistė. Efekti i parė shokues pėr shumė myslimanė tė hapėsirės arabe duket se ka kaluar. Pakkush nė kėto vende, e aq mė tepėr nė Irak, e besoi fillimisht se njeriu me mjekėr tė pistė dhe vėshtrim tė mjegulluar ishte pikėrisht Sadami i vėrtetė, simboli 30-vjeēar i dinjitetit arab dhe i shtetit, i cili pėr afro tri dekada inspiroi qėndrime e filozofi, terroristė e kamikazė nė tė gjithė spektrin e lėvizjes islame...

    ...Por efektit tė parė dhe dinjitetit tė nėpėrkėmbur arab, duket se i ėshtė lėnė vendi dilemės dhe panikut qė ka mbėrthyer disa prej regjimeve mė radikale, udhėheqėsia e tė cilave te Sadami ka parė modelin e liderit nė qėndrime dhe rezistencė. Popujt e zonės arabe kanė parė ditėn e dielė njėrin prej 22 drejtuesve gjysmė mit tė kėsaj bote myslimane, tė zhvishet nga pushteti i tij perandorak dhe tė pėrfundojė sikundėr prej shekujsh nuk kanė patur tė njėjtin fat qindrat e diktatorėve, sheikėve dhe mbretėrve. Analistė tė ndryshėm janė tė medimit se njė fund i tillė pa lavdi i “udhėheqėsit tė lavdishėm tė Ikrakut”, nuk do tė kalojė pa efekte edhe nė hapėsirėn rrotull kėtij vendi, pra nė disa shtete limitrofe me tė, por edhe mė gjerė. Pas amplifikimit qė iu bė nė fillim tė luftės kundėr Irakut, se ajo ēka po ndodhte me popullin iraken ishte mė shumė njė betejė e Perėndimit ndaj islamit, tonet tani shihet tė jenė zbutur. Kėshtu nė Teheran, Damask, Algjer etj., vendin e protestave tė rrugės tė fillimit tė konfliktit tani e kanė zėnė tituj gazetash dhe komente pėr njė frymė mė liberale dhe demokratike si dhe njė distancim i heshtur nga miti Sadam. Regjimet nė kėto vende, por edhe makineria propogandistike e tyre, po lėviz kujdesshėm nė njė kah tjetėr. Edhe pse ngadalė, familjet mbretėrore apo kastat diktatoriale e gjysėm diktatoriale nė kėto vende, po kėrkojnė tė hapen e tė mbjellin njė frymė mė demokratike e gjysėm transparente. Zhvillimet e shpejta politike nė Irakun e postsadamit si dhe ato ēka priten nė kėtė vend, zgjedhjet e lira, kushtetuta demokratike, ēlirimi i medias dhe administrata e re, nuk do tė kalojnė pa u ndjerė edhe nė rregjimet e tjera despotike tė disa vendeve arabe nė njė pjesė tė tė cilave, madje, ka filluar tė nxitohet drejt meremetimit tė parė qė mund t’i bėhet hapėsirave institucionale. Kėshtu, qeveria e Kajros sė fundmi krijoi tė parin Kėshill Kombėtar tė tė drejtave tė njeriut, nė pėrbėrje tė tė cilit janė disa nga emrat mė tė spikatura tė opozitės. Po kėshtu njė erė e lehtė ndryshimesh ka filluar tė ndjehet edhe nė Damask apo edhe nė Teheran. Edhe pse tė gjitha kėto nuk i kalojnė caqet e ndryshimeve kozmetike amerikanėt mbeten optimistė, pasi vetėm njė zbutje e rregjimeve radikale tė botės arabe do tė ēonte gradualisht drejt njė konfigurimi tė ri tė sistemeve, tė cilat mė pas do tė mbanin larg konfliktet, ndėrhyrjen ushtarake amerikane dhe nė synim tė fundit do tė dobėsonin bazat e terrorizmit islamik, tė cilat me arrestimin e Sadamit morėn njė goditje, por jo nė atė masė sa mund tė thuhet se nuk do ta rimarrin veten. Nėse do tė qėndrojmė nė kėtė arsyetim, dalim nė konkluzionin se fundi i Sadamit nuk pritet qė tė stopojė rezistencėn irakene, e cila nė disa segmente tė saj ngrihet mbi frymėn antiamerikane dhe dėshirės pėr ta ēliruar Irakun nga “pushtuesit perėndimorė”.

    Shėrbimet e fshehta angleze shkojnė mė tej nė argumentet e tyre kur heqin paralele mes celulave tė Al Kaeidės dhe grupeve tė vendosura tė rezistencės irakene. Pėr shumė prej analistėve tė terrorizmit, shihet se pjesa mė e rrezikshme e kėtyre celulave dhe sofistikimi i goditjeve dhe akteve terroriste, ka si bazė infiltrimin e terroristėve tė importuar pėrtej kufijve irakenė. Heterogjeniteti i disa prej kėtyre grupeve guerilase me luftėtarė tė Al Kaeidės, apo vullnetarė tė mbėrritur nga Jordania, Siria, Libani, i kanė kthyer kėto celula nė bėrthama tė rrezikshme, tė cilat riprodhojnė nė territorin iraken goditje e akte terroriste tė nivelit tė parė. Eshtė gjithsesi ende shpejt tė dilet me konkluzionin se arrestimi i Sadamit do t’i mpakė dhe frenojė kėto celula nė planet e tyre goditėse nė tė ardhmen. Gjithēka mbetet pėr t’u parė nė ditėt dhe javėt nė zhvillim.



    Gazeta Panorama
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #39
    (AHMEDI)
    i/e ftuar
    oj alba po desh qejfi ma sill pak llogarine bankaren tend3en qe leket qe blej gazeta cdo dite ti sjelle ty si thua.Mund te biesh artikuj ne forum sa te duash por mundohu te pakten te heqesh pjeset fyese ndaj nje popullsie te madhe shqiptare islame.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    hehheh Meqe paske aq para o Ahmed efendi dhe qenke aq human, te kujtoj se ka sa te dush te varfer ne bote , dhe shumica i perkasin fese myslymane qe ndoshta me ato parat e tua ka nevoj per ushqim . Lere Alben te shprehi ate qe mendon dhe ate qe llogjikon .ok
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Imam Husein Mensur El-hallaxhi (857-922)
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 07:59
  2. Enver Hoxha: Historia e nje Diktatori
    Nga Borix nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-02-2009, 03:16
  3. Sadam Husein dėnohet me vdekje me varje nė litar
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 20-01-2007, 14:51
  4. Iraku nen Sadam Husein. Kronologjia Historike e nje Diktature.
    Nga Enri nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:35
  5. Lufta ne Irak dhe psikologjia e njerezve
    Nga Lule Portokalli nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 13-06-2003, 13:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •