Ky eshte realiteti? Tek kjo fotoja qe ke sjelle ketu? Pse ne vitet '80 jeton akoma ti Eni? Une e di se jemi ne 2003!!!!Nga 1980 deri ne 2000 ka rrjedhur shume uje ne mullirin e historise....po ti si duket ke pas te tjera halle ne cerdhe dhe ne kopesht ku ke qene ....Pa ofendim fare , po je shume i vogel te gjykosh per politike. DHe aq me teper Ameriken!
Dhe cdo diplomat e ka per detyre dhe protokoll ti shtrengoje doren presidentit te nje shteti kur e viziton ate....Mire qe nuk na solle ndonji foto te Enverit duke puthur Hrushovin..apo te Ribentropit duke shtrenguar doren me Stalinin....se ky do ishte realiteti akoma me i gjalle....
Sa per ate qe nuk plasi ****** per Ameriken ( ***** jane = me cfare?) e shof sa nuk te ka plas...Aq shume saqe shkollen nuk gjete cep tjeter te botes pervec Amerikes ta besh...Te mira , te mira i kane shkollat imperialistet mo? Apo ke ardhur dhe ti ne SHBA per ta "studiuar " armikun nga afer?
Sa per diktatoret qe ka vene Amerika.....sot ne vendet ku ata nuk jane me, pine uje ne shendet te tyre dhe i kujtojne me nostalgji....Se vertet Pinocheti ishte "diktator" qe zhduku 3000 komuniste....por ama deri me sot nuk kam pare ndonji kilian emigrant une...Kubaneze po!Me tonelata!!!!!!.....Se vertet Shahu i Iranit ishte ca "diktator", por ama me armet qe bleu Shahu u mbrojt Irani nga Sadami, jo me p*rdhet e islamisteve....Sot ne Iran kane 10 here me pak liri politike nga c'kishin ne kohe te Shahut...Nga Guatemala nuk di te kete ikur me anije e me tr_apa te ngujuar me qindra si bletet vetem e vetem qe te shpetonin koken nga komunistet....Nga Kuba e Kastros po!
Kastoja me the eh? Dhe Aliendeja? Kastro nuk ishte ai qe 1 muaj para se te vinte ne fuqi , doli ne televizonin amerikan dhe premetoi zgjedhje te lira, demokratike, qe do te respektonte vullnetin e popullit ? Kastro nuk ishte ai qe u deklaroi gjithe amerikaneve publikisht se pasurite amerikane ne Kube do te respektohen?.......Po Aliende , a nuk ishte ai qe mori jo pak po 300 mije dollare amerikane ( rreth 30 milione $ me vleften e sotme)ne zgjedhjet qe fitoi si financim nga sovjetiket? A nuk ishte ai qe premtoi se do ta bente Kilin te kuq? A nuk ishte ai qe deklaroi se :"Kastro ne veri, une ne jug, do ta ndezim zjarrin e revolucionit ne Ameriken Latine!? Pse ca ishte Amerika Latine keshtu ...mullar me bar qe te ngrohej Aliende?
Po jemi ke Sadami vogelush ( me lejo te te quaj te tille, sepse ne krahasim me mua je)....Mos valle i tha Amerika Sadamit "ec dhe shtetezo kompanite anglo-amerikane ne Irak?" Mos valle i tha Amerika Sadamit shko e bej nje lufte me Iranin per arsye koti dhe shpenzo 400 miliarde dollare? Mos valle i tha Amerika Sadamit shko e nderto nga 1 pallat presidencial ne cdo qytet te Irakut dhe veri njerezit te gatuajne nga 4 ( kater) here ne dite ne cdo pallat se mos dukej Sadami per pushime? Mos valle i tha Amerika Sadamit qe progamin nafte per ushqim ( rreth 1,5 miliarde ne vit, hicgje fare dmth) "Shko e bliju kalamajve te tu nga 3 Ferrari, 4 Lamborghini, 2 Bentley , 5 Cadillake secili?" Apo mos valle i tha Amerika te sulmonte Kuvajtin ne 1991?
Jo per gje, por une e di se kur urdheron eprori, "agjentet" binden....Kur ShBA i tha Sadamit:"Leviz nga Kuvajti" ai nuk u bind...pra ose nuk ka qene agjent amerikan....ose nuk i ka thene Amerika te levizi...Si ta merr mendja ty?
Krijoni Kontakt