Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    me fal nje pyetje kisha une ...jane krijime apo perkthime ???

  2. #12
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    ***

    falemnderit elda. shpirti, shhhh... sot kam nje brenge... :-|

    proto, jane krijime e perkthime bashke. puna eshte qe une shkruaj ne anglisht shumicen e rasteve. pastaj i perkthej ne shqip. :-| car ti bej? kam gjashte vjet ne usa e studioj gjuhe letersi e mendimet me mbizotrojne ne anglisht tani per tani :-|

    ani

  3. #13
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    e mire xhan ska problem mua me pelqyen shume te dyja versionet lol

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Anushe na i shkoqit pakez kto poezite..

    Praktika e Nenshkarjes ...??? Cdo te thote ky titull?


    Femra ne kemishe nate...

    Ne dhomen e ngushte,
    pertej endrres feminore,
    Xhilda sperkat veten me parfum;
    te tera shqisat i leshohen
    para se t’leshoje floke e kembe
    zotrise tjeter qe pret ke dera.


    ..eshte fjala per nji qyqare qe ka perfunduar ne prostitute?


    ajo qe zbret shkallet drejt teje,
    ose ajo qe ngjitet vazhdimisht ne mendjen tende
    duke u bere mendimi me i larte,

    Vajza keput nje hurme nga pema, e ferkon pas shales, e pret dhe i jep atij gjysmen. Dua te te tregoj dicka, i thote,duke care me dysh faren me dhembe. Shiko,i thote, duke i treguar cka ka brenda,a e dije ti se farat e hurmes fshehin thika e pirunj?

    ..Ani ..ne kete fraze qe ska poezi fare..me cudit fjalia fundit..sepse kurre skemi pare thika e pirunj ne brendesi te nji fare hurme.

    ajo qe te arrin ty gjer
    ne femijeri me nje te puthur,

    Ne kembet e nje mali,
    rrethuar nga dege ulliri, nje grua
    kujton banjot me vajra te shtrenjta
    dhe sferat rreshqitese te gjuhes se tij
    nderkohe qe boshlleqet nen thonj i mbyten
    zi-jeshil sa here qe ajo keput ullinj.


    Ani ..kjo vajza spanjolle ose kanin-jote ose Radhim-jote(atje ka ullinj dhe vjelse ulliri) duke vjelur ullinj fantazon per te dashurin e saje.?? Keshtu? Bukur..po sferat rreshqitese te gjuhes se tije kush jane? Skemi pare sfera ne gjuhen e njeriut..
    Ka pore , ka jarge..ka beshtume, pucrra etj ne gjuhen e njeriut po sfera skam pare..
    Ne filmat playboy ka sfera vertet qe i fusin e i nxjerrin nga ato "bjeshket e namuna" te femres..Por..kushedi per cfar sferash flet ti..Nejse fantazi poetesh.


    ajo kembezbathura ke porta,
    ose ne divan duke lexuar,

    Ajo perkulet mbi djep te shohe
    foshnjen qe fle, pastaj tek kthehet
    per te degjuar gerrhitesin burre ne krevat,
    del nga dhom’ e gjumit dhe pa e ndezur driten
    merr ne dore rrobat e femijes nga divani
    dhe di c'permban kjo shtepi.


    Ani ..ktu e ke fjalen per nji mami qe kujdeset per bebin nderkoh qe i shoqi fle si nje derr ne krevat? Keshtu??
    E Bukur kjo ..Ti je poete e gjerave te cuditshme dhe pritet nga ty cdo "rastesi".


    ajo qe varet nga ballkoni
    te te hedhe shallin ndonje mengjes dimri
    kur ti shkon per pune,

    Ato kthejne filxhanet qe te kullojne
    mbi gazete, dhe pas pak minutash u hedhin nje sy
    brenda si te jene perendi duke pare poshte ne toke.
    O Monda, therret njera, ke nje qivur ne shtepi,
    duke pare fytyren e shoqes si tkurret
    nderkohe qe lajmet e dites mbyten ne llum.

    Anushe..Kjo besoj eshte skene Shqiptare..grate hedhin fall dhe si "fshatarka" qe jane nuk u kercet fort se e tmerrojne shoqen kur i thone "ke nje Qivur" ..pra prite nji vdekje..hajde gra torobella hajde..lol.
    Qytetarja nuk thot "ke qivur" por e ngroh mikeshen me fjale e i thote..uaa me MONDE ke nji sihariq..Nji arke me molle pe Drenove te vjen nga Raqka i teto Sandres..nejse pun korcaresh..

    ajo qe shkruan ne erresire,

    Mbas nje banjoje, nje vajze kontrollon veten ne pasqyre. Ka humbur nja dy kile. Mrekulli, qeshen. Ne kemben e majte, mu lart te kellku, ve re dy a tre vija te shndritshme shendeti. Ua, me korbe ..mendon ajo, duket tamam sikur te m’kete prekur dora e nje zane.

    Ehhh .. vajzat jane ne merak per qillot ne Tulet. Mir e ke ti Ani..



    shpulla e dores se nje femre,
    (prej asaj qe ja ndjen eren ne gishtrinjte e tu),
    gishtat e se ciles mund t’mos i shohesh kur te t’mbysin,

    Ajo qan heshtur tek lutet,
    si nje foshnje e harruar ne deshperim,
    qan ne shtratin e vdekjes
    pellembe-mberthyer si mize,
    mberthyer e duke pritur per nje rikthim
    te jetes se saj ne duart e Zotit.


    Ani..eshte fjala per nji femer me semundje te rende?
    Ku ndodhet kjo?? Eshte shoqe me ate Monden larte?


    kjo ketu

    Sakatja, ne shtrat,
    mbetet po ajo balerine qe ka qene dikur.
    Ngre krahet ne erresire,
    pershperit nje kengez
    dhe krahet vallzojne tere naten
    si bredhat e gjelber ne ere.

    Hmmm balerinat..sa mund e sakrifice bejne ato per te dale nji dite ne skene dhe nji aksident i vogel i degdis ne humnere..askush nuk e do me nji balerin me gishta te thyer.
    .Ajo vallzon me duar si pishat ne ere..
    Anushe e bukur kjo..Te lumte..


    dhe ajo qe s’eshte aty
    kur ti kthen koken

    Ne varrimin e djalit te saj 11-vjecar,
    nena ngrin, si gruaja e Llotit,
    brenda e jashte kohes, s’mund te qaje
    kur e ulin arkivolin ne erresire,
    vetem gervisht duart.
    Eshte mishi qe vajton.


    Ku jemi ne ktu ne nji pallat..ne nji pavion spitali..ne nji Shpi publike..ku jane keto femra qe po na i prezanton??
    Kush eshte LLOTI?
    Pse kish ngrire gruaja e Llotit?
    Nga bora ose ndonji fatkeqesi si e kesaj nenes qe ka humbur djalin 11 vjecar??
    Na na jep adresen me cupke..te futemi pak dhe ne ne keto "koridore" qe ke hyre ti e po na pershkruan keto femra misterioze..
    Pershkrimin e Dhimbjes se kesaj Nene e ke bere fantastike.. Bukur! Vetem sdime ku jeton kjo nene. Ne laprak..ne shallvaret ose ne Maliq..nejse..

    eshte femra qe rreshqet perposh
    cdo femre qe do dashurosh.

    PO ..e drejte cdo femer qe do dashurojme eshte nji NJERI me boten e saje me dhimbjet e Hallet dhe duhet te mendohemi e te mos i lendojme..por ti duam e respektojme.
    Bukur ANI..

    Je vajz Humaniste..dhe Poete pak e "cakerdisur" por interesante. Prandaj te kemi xhan se e vret mendjen.lol.


    Te uroj dhe ty nji dashuri te bukur..
    Dashuria e bukur eshte si dita me diell dhe qe populli thote DIELLI duket qe ne mengjez..Pra Mos filloni dashuri qe.. qe ne fillim i dihet "e keqja" ..
    Fillimi mbare gjysma punes..


    brari nuk flet kot..lol.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 29-06-2002 mė 08:09

  5. #15
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    hahah!!!

    O Zot i modh!! Braroooo!!! LOL Me shkrive pertoke! Pah ca kritiku i talentuar je mer lal. Me ke drejtuar ne disa pika qe duhet t'u kushtoj vemendje me verte...te tjerat...LOL lere, lere, s'po flas shume. ate nenshkarjen e kam perkthyer me sy mbyll m'duket lol po s'i ta thoja? "shkarje nen te"?

    thikat e pirunjte brenda farave te hurmave...ka pra Braro ka. s'i ke pare ti? vetem une? kur isha e vogel ne me ate merreshim kur na jepnin prinderit hurma. canim faren perpara se te hanim hurmen lol per te pare kujt i ka ra thike e kujt i ra pirun ose luge. thelbi i fares se hurmave ka forme te tille. cudi eh? shko ha nje.

    ehhh, c'me shkrive me sferat!!!

    po pse vetem korcaret jane fallxhorka mo?? hahah!!

    po Llotin mo si s'e ditke? Eshte reference nga Bibla. Kur Zoti do digjte Sodomen e Gomorren i tha Llotit te ike bashke me familje e mos e ktheje koken mbrapa te shikojne si do digjen qytetet se do i kthente ne shtylle kripe. Gruaja kurioze vec e ktheu koken dhe menjehere ngriu si shtylle kripe e mbeti pas. :-| gjyna Lloti shkrete. do i gjesh nje gru tjeter ti Brar? Se akoma beqo ai. lol

    Nejse, ti lal ke marre dhjeta ne letersi kshu eh? heheh!! I love it! Me shkrive! Thank you!! sa per vendndodhjen e ketyre femrave, nuk ta tregoj se shkon e i ngacmon ti po le te themi qe jane kudo e ku te doje e ti shohe lexuesi.

    Edhe ty te uroj njelloj ne dashni!
    love,
    Ani

  6. #16
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Ani,
    E di qe me ke kenaqur me ate te fares se hurmes (lol)
    Edhe ne e benim, kur ishim te vegjel, po se cfare thonim pastaj, nuk me kujtohet mire. Ishte dicka ne lidhje me gjinite mashkullore dhe femerore, ne vartesi nga fakti nese te binte luga apo piruni.
    Sa qef, qe ti e ke te gjalle femijerine brenda teje.
    Ji Vetvetja!

  7. #17
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Une e bej akoma... pirun nuk ka pasur ndonjehere. Vetem thika dhe luge... te pakten hurmat e mia. Kur ishte ndonje grua shtatzene e shifje cfare do bente, vajze apo djale. Pastaj une i haja lugen ose thiken...

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    SSSSSSSSSS

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    Ani

    te te them ne fillim qe poezia jote duhet te jete sa me e shpeshte ne forum.mundohu te vish me shume.
    me pelqeu krejt organizimi i saj, qe eshte krejt i ri dhe i dale nga klishete dhe perfundimsht jashte burgut te shekujve te kaluar te rimes.edhe ideja per te na njohur me gruan-femren ne te gjitha anet e saj( se eshte e pasur gruaja dhe ndryshe) eshte shume e bukur.me lejo vecse te te bej nje kritike te vogel,e kuptoj qe ne nje madhesi te tille poezie nuk mund te nxjerresh krejt c'ke dashur te thuash, vecse te le pershtypjen se ke kaluar tangent tek ajo(gruaja), e ke prekur. u ke thene emrat (dmth tipat pa tipare) pa shkuar dot me tej.ndoshta ti vete s'ke dashur te shkosh me thelle, ndoshta ke dashur te besh thjesht nje prezantim te atij mendimi qe bota e femrave eshte e ndryshme dhe e pasur,ashtu si dhe fatet e tyre.poezia ka nje lloj lehtesie(nuk te them boshesie, me kupto).
    gjithsesi menyra si qendron eshte kaq e vecante.te pergezoj sinqerisht.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ani..

    Buna ben kritika me vlere.

    Ani ben poezi te vecanta. Ajo thote diku se koka e saje mendon anglisht.
    Ani..nji pyetje per ty.. Pyeti te shpise kur flet naten ne gjume..shqip belbezon apo anglisht? Ka rendesi kjo per ty se ti vjersheron anglisht prandaj dhe ne shqip poezite e tua duken te cuditshme..
    psh titulli "praktika e nenshkarjes" ne shqip duket si titull i ndonje artikulli shkencor mbi proceset gjeologjike ne zonat qymyrgurore te mborje-drenoves e jo si titull poezie. Mendimi im ky.
    Ani une smarr vesh nga letersia. Dhjeta skam marre kurre ne shkolle pervecse ne fiskulture dhe pun me dru.lol.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Debati mbi anėtarin e KQZ, grushta e sharrje nė kuvend
    Nga Cimo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 02-08-2006, 11:25
  2. As@n - Praktika Per Studentet!!! - Vere 2006
    Nga geodrome nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 09:59
  3. Lajmėrim pėr studentėt: Nis projekti "Praktika 2005"
    Nga praktika nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 16:38
  4. Teoria dhe praktika
    Nga StormAngel nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 08-01-2005, 17:56
  5. Teoria Dhe Praktika:)
    Nga labi nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 10-08-2002, 03:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •