Nga gazeta Panorama.

-------

Koment

12Dhjetor 2003

Ēmimet rregullohen duke goditur aty ku duhet

Bashkim Kopliku

Fatkeqėsisht po ankohemi pėr ēmimet e larta, pėr jetėn e vėshtirė, duke e sharė e duke i bėrtitur, shpesh atij qė nuk i takon, e duke shfajėsuar atė qė ka pėrgjegjėsinė direkte; apo, duke konsideruar “ēmime tė larta” ato qė janė normale, dhe duke mos vėnė re ēmimet abuzive vėrtetė shumė tė larta. E kjo bėhet nėn rekomandime tė njerėzve tė menēur. Edhe kėto ditė, nė njė tė pėrditshme ekonomike, ndėrpritej diskutimi popullor pėr “rritjet galopante tė ēmimeve”, “pėr ēmimet monopol, koston dhe reformat nė sektorėt e energjisė elektrike, dhe tė telefonisė, etj.”, duke shkruar: “Ēėshtje tė tilla ... nuk mund tė imponohen me forcė nga pushteti...

...Nga ana tjetėr, nė ekonominė e tregut, kėto probleme nuk mund trajtohen as si “ēėshtje tė tė gjithė popullit”, sikundėr veprohej nė kohėn e diktaturės”. Nė fakt, ėshtė krejt e kundėrta e asaj qė pretendon autori i shkrimit: “(i) Shteti modern demokratik, nė tė gjithė botėn, pėr monopolet apo oligopolet, qofshin me pronarė privatė, e qofshin me pronarė shtetin, e ka pėr detyrė tė imponohet me forcė pėr ēmimet, duke kontrolluar, nė se ėshtė e nevojshme, me imtėsi kostot, e duke i qėruar ato nga elementėt e tepėrta tė kostos, e duke hyrė nė ēdo lloj detali tė shpenzimeve abuzive, ose duke i rėnė mė shkrurt, duke vendosur ēmime kufi (price cap); (ii) Pėr ēmimet e tjera, shteti nuk influencon dot direkt, por bėn qė ekonomia tė zhvillohet me shpejtėsi, e si rezultat tė rritet mirėqenia, tė ulen ēmimet relative; (iii) Problemet e ēmimeve, tė kostove, tė reformės ekonomike, janė realisht ēėshtje tė gjithė opinionit publik, ose, e thėnė me shprehjen e vjetėr, janė “ēėshtje e tė gjithė popullit”, gjė qė nė diktaturė nuk ėshtė fare e vėrtetė se kanė qenė tė tilla, nė komunizėm shpesh bėhej e kundėrta e asaj qė deklarohej.

ENTET RREGULLATORĖ E KANĖ PĖR DETYRĖ LIGJORE TĖ NDĖRHYJNĖ QĖ TĖ ULEN ĒMIMET MONOPOL
Shteti domosdoshmėrisht ndėrhyn nė rastet kur tregu, oferta dhe kėrkesa, nuk vepron dot, apo nuk vepron si duhet, pra kur “dora e padukshme” (invisible hand) e Adam Smithit nuk vepron dot, ose vepron gabim. Shtetet, nė botėn moderne, ndėrhyjnė pėr rregullimin e tregut kur ka monopole natyrale (pra kur nuk bėhet dot derregullimi). Ndėrhyrja e shtetit realizohet nėpėrmjet enteve rregullatore, tė cilat nė vende tė ndryshme kanė emėrtime tė ndryshme, por kryejnė pothuaj tė njėjtėn detyrė: “Rregullojnė ēmimet e aktiviteteve ku ka gjendje monopol apo oligopol”. Edhe nė Shqipėri, ka ente tė tilla, ERR, qė kanė kėtė detyrė, qoftė nė fushėn e energjisė elektrike, ERRE, qoftė nė fushėn e telekomit, ERRT. Prandaj janė ERR-tė qė janė pėrfaqėsuesit e vetėm tė shtetit, pėrsa i pėrket ēmimeve, dhe qė kanė pėrgjegjėsinė ligjore direkte, nė se janė vendosur ēmime tė larta. Nga ana tjetėr, nuk janė fare pėrfaqėsues tė shtetit ofruesit e mallit, Koorporata Elektrike, Telekom, Vodafone, apo AMC, qoftė edhe kur shteti zotėron tė gjitha aksionet e tyre. Thirrja pėr ulje ēmimi ndaj kėtyre tė fundit, nuk ka asnjė bazė ligjore, vetėm ka baza morale, edhe kėto mjaft naive. Kurse thirrja pėr ulje ēmimesh ndaj ERR-ve, ka baza tė plota ligjore dhe morale. Ky ėshtė ligji, edhe nė Shqipėri, edhe nė shumė vende tė botės demokratike.

Rasti mė tipik i mosveprimit tė tregut, ėshtė kur kemi njė ofrues tė mallit, produktit apo shėrbimit (monopol), ose shumė pak ofrues (oligopol). Po tė lihen kėto raste vetėm nė dorė tė tregut, ēmimet do tė rriteshin tej masės dhe vėllimi i furnizimit do tė ulej. Eshtė shteti, nėpėrmjet ERR-ve, qė ndėrhyn, duke detyruar me forcė qė tė ulen ēmimet, dhe si rezultat rritet edhe vėllimi i shitjes, kjo kudo nė botėn demokratike, pėrveē se nė Shqipėri. Por duhet tė mos kalohet nė ekstreme populisto-komuniste, aq mė tepėr nga analistėt dhe juristėt e mbrojtjes sė konsumatorit, qė tė kėrkojnė qė ēmimet e mallrave monopol tė ulen mė poshtė se ēmimet e drejta. Nė kėtė rast, ēmimi i drejtė kuptohet shuma e kostos minimale tė domosdoshme, plus fitimin normal tė kapitalit tė investuar. Pra, biznesmeni qė kryen aktivitetin monopol, duhet tė ketė fitimin normal, pėrveē shpenzimeve qė kryen, sepse pėrndryshe nuk ka se pse tė merret me aktivitetin monopol nė fjalė. Tė pėrcaktohet fitimi normal nuk ėshtė gjė e lehtė, dhe prandaj kėrkohet qė punonjėsit e ERR-ve tė jenė ekspertė tė fushave pėrkatėse. Qė lexuesi tė mund tė futet pak mė thellė nė problemin e “fitimit normal”, mund tė them se fitimi normal mbi kapitalin e investuar ėshtė sa fitimi qė merret nė aktivitetet e tjera tė biznesit. Pra p.sh., nė se pėr ēdo 1 milion lekė tė investuara nė ndėrtim, fitohen ēdo vit 20%, pra 200 mijė lekė, dhe, pak a shumė po kaq fitohet edhe nė aktivitetet e tjera jomonopol, atėhere edhe nė elektrik apo telefon, duhet tė fitohet afėrsisht po aq. Nė se ēmimi do tė vihej i tillė, qė fitimi tė dalė mė i ulėt se ai i aktiviteteve tė tjera, atėhere nuk do tė vinte njeri tė investojė nė ekektrik dhe telefon, por do tė drejtoheshin tė gjithė nga ndėrtim, apo nga aktivitetet e tjera, ku fitimet pėr kapitalin e investuar do tė ishin mė tė larta, pra normale. Duhet thėnė se pėr biznesmenin, fitimi ėshtė tėrheqės apo jo, varet shumė nga rreziku (risk) qė paraqet aktiviteti: sa ėshtė e sigurtė se do tė arrihet norma e shpresuar e fitimit (“20%”, apo “200 mijė lekėshi, nė shembullin e mėsipėrm). Pra, nė aktivitete tė ndryshme mund tė konstatohen norma fitmi tė ndryshme, pasi paraqesin risqe tė ndryshme. Por po e ndėrpres hyrjen nė detaje tė mėtejshme pėr pėrcaktimin e fitimit normal, me qė mendoj se do ta mėrzis lexuesin. Ajo qė ka rėndėsi tė dihet, tė kuptohet mirė, e tė pranohet si njė gjė krejt e natyrshme, ėshtė: “(i) Ēmimi duhet tė jetė sa ēmimi i drejtė. Nė se ēmimi do tė vihej mė i lartė se ēmimi i drejtė, biznesmeni praktikisht do ta rripte konsumatorin, sepse do tė pėrdorte ēmime abuzive, pra do tė merrte njė gjė qė nuk i takonte nė se ERR-ja do tė kryente detyrat e veta. Nė se ēmimi do tė vihej mė i ulėt se ēmimi i drejtė, atėherė aktiviteti do tė shuhej, sepse asnjė nuk do tė vinte tė kryente atė aktivitet tė palevėrdisshėm. (2) ERR ėshtė enti qė ngarkohet me ligj tė vendosė pėr ēmimet e drejta. Nė qoftė se ka pretendime pėr ēmimet, organi, i cili duhet tė reagojė, tė jetė transparent, dhe t’i pėrgjigjet publikut, ėshtė ERR dhe vetėm ERR”.

Theksoj se, ėshtė kriminale heshtja e ERR-ve, qoftė asaj tė Elektrikut (ERRE), qoftė asaj tė Telekomunikacionit (ERRT), ndėrkohė qė opinioni publik ka shprehur me forcė dyshimet e tija se ēmimet janė tė padrejta. Dyshimet mė tė justifikuara, burojnė nga krahasimi i ēmimeve tona, me ēmimet e vendeve tė tjera, e ku tė ardhurat tona tė ulėta, luajnė rolin e tyre, por nuk janė determinuese. Pra, nė se tarifat e telefonisė tek ne, janė disa fish mė tė larta se nė vendet fqinje, me tė drejtė qė duhet tė merakosemi dhe t’i kėrkojmė llogari ERRT-sė. (E pjesė e tarifės ėshtė edhe fakti qė njė “kartė telefonike” nuk shitet nė treg 1.000 lekė, por 1.050 lekė, sepse shitėsve me pakicė, AMC-Vodafone, ua jep kartat me 980 lekė, duke “u lėnė” njė fitim mė tė ultė se tregu, nė vend qė t’ua japė 930 lekė, apo tė disiplinojė shitjet e veta, gjė qė edhe kjo duhet tė ishte nėn kontrollin e rreptė tė ERRT, qė flen apo...!!!) Nga ana tjetėr, nė se ēmimi i energjisė elektrike, ėshtė i krahasueshėm me ēmimet e vendeve fqinje, atėherė meraku ynė pėr ēmimin, duhet tė jetė mė i vogėl, e duhet tė zėvendėsohet me merakun pėr cilėsinė e energjisė elektrike, pėr ndėrprerjet me orė tė tėra tė energjisė, e protesta duhej tė pėrqendrohej nė vonesėn e privatizimit tė elektrikut, kjo e fundit e trajtuar si e vetmja zgjidhje e mundshme nė kushtet e Shqipėrisė.

ĒMIMET E ULETA DHE ĒMIMET E SUBVENCIONUARA, JANĖ DY GJĖRA TĖ NDRYSHME
Duhen dalluar qartė “ēmimet e drejta” nga “ēmimet e subvencionuara”. Shteti, pėr disa mallra, mund tė vendosė tė bėjė politikė sociale, mund tė ndėrhyjė duke subvencionuar, pra duke paguar nga buxheti njė pjesė tė ēmimit, edhe kur pėr kėto mallra ka konkurrencė tė plotė, pra vepron plotėsisht oferta dhe kėrkesa, edhe kur ka monopol. Kėshtu p.sh., tė gjithė ne shqiptarėt, pavarėsisht se nuk jemi pėrdorues tė shumė ilaēeve, paguajmė, nėpėrmjet buxhetit tė shtetit, qė ēmimet e ilaēeve tė jenė tė ulėta, pra qė shumė ilaēe tė shiten mė lirė se ēmimi i tregut. Nė kėtė rast themi se, ēmimi “subvensionohet nga shteti”. Subvencionimin shteti mund ta bėnte, ndoshta edhe pėr njė numėr minimal kWh tė energjisė elektrike, apo pėr njė numėr minimal tė impulseve telefonike. Por, nė asnjė mėnyrė nuk mund ta bėjė pėr “tė gjithė energjinė elektrike”, apo pėr “tė gjithė impulset telefonike”, sepse kėshtu, do tė shkatėrronte ekonominė e vendit. Vėrtetė, nė se do tė “kėrkohej tė subvencionohen tė gjithė ēmimet”, kush tė paguante subvencionimin, po ne!!! Pra thirrjet, “ēmime tė larta pėr rrogat tona tė ulta”, duhen analizuar me kujdes, me qetėsi, nė radhė tė parė nga analistėt dhe nga intelektualėt e tjerė. Sa pėr ta cekur si temė: “Ėshtė zhvillimi i ekonomisė qė rritė mirėqenien e popullit, pra ul nė pėrgjithėsi ēmimet relative (ēmimet krahasuar me tė ardhurat, me rrogat etj.), dhe jo thjeshtė urdhėrat, dėshirat, qarjet apo kėrkesat pėr ulje ēmimesh, qoftė ndaj vetes e qoftė ndaj tė huajve. Njė shtet i mirė, kontribuon qė zhvillimi tė bėhet mė i shpejtė, e njė shtet i keq bėn qė zhvillimi tė frenohet”.

ĒMIMET E DHE REFORMA EKONOMIKE, JANE ĒĖSHTJE E TĖ GJITHĖ OPINIONIT PUBLIK
Natyrisht qė, opinioni publik, populli, duhet tė angazhohet intensivisht nė debatet pėr ēmimet e larta, pėr reformėn ekonomike, etj., e nė radhė tė parė analistėt, gazetarėt, ekonomistėt, politikanėt. Problemet e ēmimeve tė larta, nuk janė fare diskutime mė tė “zorshme” se diskutimet qė bėhen, me shumė andje, pėr tema si “a duhet tė drejtohet ministria me zėvendėsministra”, apo pėr “efektet e ushqimeve tė ndryshuara gjenetikisht”. Ideja se “ekonomia ėshtė vetėm ēėshtje specialistėsh”, mė duket se vjen nga mungesa e njohjes sė principeve elementare tė ndėrtimit tė shtetit demokratik tė sotėm si dhe tė ekonomisė sė tregut. Konstatoj se shumė intelektualė, analistė ekonomikė dhe politikė, qė megjithėse duket se kanė bėrė pėrpjekje pėr tė reformuar kulturėn e tyre, duke u pėrpjekur pėr t’u larguar nga mashtrimet 45-vjeēare tė marksizėm-leninizmit, kanė ecur nė rrugė tė gabuar: janė munduar tė kuptojnė ekonominė e tregut tė lirė, duke u bazuar po nė sofizmat e marksizmit. Jo, nuk ėshtė kjo rruga. Edhe nėse tė kanė ikur vite tė jetės si eknomist i socializmit, duhet tė kesh forcėn e tė mėsosh bazat e ekonomisė sė tregut, duke i thėnė vetes: “Nuk di gjė fare nga ekonomia. Duhet tė plotėsoj boshllėqet nė kulturėn time, duke filluar qė nga principet elementare tė ekonomisė sė tregut”. Po nuk u bė kjo sforco, do tė vazhdohet tė lexohen, nė shtypin tonė, analizat ekonomiko-politike nga mė absurdet e Evropės ish-komuniste. Ē’ėshtė mė e keqja, populizmi komunist ėshtė i rrezikshėm pėr rininė, qė shpesh bie prehė e tij, sepse ai ėshtė “joshės” dhe “i kapshėm lehtė”, sepse kėrkon vetėm tė ėndėrrosh gjėra tė pamundura, dhe pastaj tė ankohesh e ulėrasėsh pa logjikė.

----------------------------------