Parlamenti momentalisht sa per sy e faqe,per vendime Holkeri.
Holkeri shfuqizon vendimin e kuvendit për shpalljen e pavlefshme të ligjeve serbe
PRISHTINE (11 Dhjetor) - "Çdo veprim i ndërmarrë nga Parlamenti për shfuqizimin e të gjitha ligjeve të miratuara para vitit 1989, nga aspekti ligjor është i paqëndrueshëm. Përcaktimi se cilat ligje aplikohen në Kosovë është përgjegjësi vetëm e UNMIK-ut, në bazë të Rezolutës 1244, prandaj Kuvendi i Kosovës nuk ka të drejtë të vendosë se cili ligj mund të zbatohet e cili jo," tha kryeadministratori i Kosovës, Hari Holkeri. Ai këto komente i bëri në Prishtinë, pasi Kuvendi i Kosovës me shumicë votash i shpalli të pavlefshme të gjitha aktet ligjore e kushtetuese të miratuara pas marsit të vitit 1989. Holkeri tha se Kuvendi vetëm mund të shprehë pikëpamjet e veta se cilat ligje i konsideron diskriminuese, por nuk mund t'i shfuqizojë ato. Kërkesa për shpalljen të pavlefshme të këtyre ligjeve ka ardhur në Kuvend nga Qeveria e Kosovës, e cila ka identifikuar disa nga ligjet si shkaktare të bllokimit të procesit të privatizimit. ro/ro (Kosovapress/BalkanWeb)
------
mani
Krijoni Kontakt