Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382

    13 vjetori i PD

    FLET ISH-KRYEMINISTRI I QEVERISJES SE DEMOKRATEVE

    "Pėrse s'shkova nė festėn e PD-sė"
    Rrėfimi Meksit: Nuk i njoh shumė prej titullarėve


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ilir Bushi


    Unė nuk shkova nė festėn e 13 vjetorit tė Partisė Demo-kratike, sepse nuk i njoh shumicėn e atyre qė janė sot atje, tė cilėt kur na shohin kthejnė rrugėn dhe njėkohėsisht nuk jam dakort me vijėn e lidershipit". Kėshtu u shpreh dje, njeri prej themeluesve tė Partisė Demokratike dhe njėkohėsisht ish-kryeministri i demokratėve gjatė qeverisjeve tė djathta nė Shqipėri. Nė kėtė kontekst, Meksi shton gjithashtu se "13 vjetori i themelimit tė PD-sė ėshtė sot mė 12 dhjetor dhe jo dje".

    Ēfarė ndodhi nė 12 dhjetorin e vitit 1990?
    Ajo ditė ishte vazhdim i ngjarjeve qė kishin nisur mė 8 dhjetor, nė Qytetin Studenti, por qė mė pas kishin pėrfshirė tė gjithė Shqipėrinė. Kėshtu nė 12 dhjetor nė orėn 8.30 kisha lėnė takim me Gramoz Pashkon. Aty ai mė njohu edhe me dy tė rinj. Njeri ishte Azem Hajdari dhe tjetri Arben Imami. Mė vonė erdhėn edhe tė tjerė, si Mond Budina, Genc Ruli, Eduard Selami, Sali Berisha dhe mbaj mend edhe njė studente, qė quhej Moza dhe ishte nga Vlora. Pastaj erdhėn edhe tė tjerė dhe ne nisėm tė shkruajmė programin minimal tė partisė qė u lexua nė mitingun e pasdites. Pėr projekstatutin punova unė me Genc Rulin, ndėrkohė qė Genc Pollo na solli disa modele tė huaja. Nė ato momente qė u krijua Partia Demokratike njoftuam njė gazetar tė Rojterit qė quhej Rikard Shvarc (suedez) pėr ta shpallur lajmin nė Vjenė. Por ai na mori nė telefon i alarmuar nė orėn 12.00, duke na thėnė se Ministria e Jashtme shqiptare e kishte pėrgėnjeshtruar faktin qė nė Tiranė ishte krijuar njė parti opozitare me emrin Parti Demokratike, por gjoja ishte krijuar njė parti pėr studentėt dhe intelektualėt e rinj. Pastaj lajmėruam Zėrin e Amerikės dhe tė gjithė qytetarėt se nė orėn 16.30 te qyteti i Studentėve shpallej themelimi i PD-sė. Mbaj mend se parulla kryesore e mitingut ishte "E duam Shqipėrinė si e gjithė Europa", por fatkeqėsisht sot pas 13 vjetėsh nė vend qė t'i afrohemi Europės i jemi larguar mė shumė.

    Cilėt ishin njerėzit qė u afruan nė drejtimin e PD-sė?
    Shumica ishin idealistė dhe patriotė, por kishte edhe njerėz tė dėrguar prej organeve pėrkatėse qė tė na sabotonin. Ne ishim parti e hapur dhe disa mundėn tė penetrojnė. Ata qė e shesin lėkurėn njėherė, tė dėmtojnė edhe duke u hequr si ektremistė radikalė, qė bėjnė aktive tė zhurmshme. Shembuj tė tillė ka pafundėsisht nė historinė e Partisė Demokratike. Ata kanė ndihmuar gjithashtu nė mbėshtetjen e ēdo gjėje tė shtrembėr qė ėshtė shtruar nė PD. Nė kėtė parti idealistėt kanė luftuar gjithmonė kundėr bolshevikėve.

    Pėrse nuk shkuat mbrėmė nė 13- vjetorin e PD-sė?
    Thjesht: nuk njoh shumicėn e atyre qė janė sot atje, tė cilėt kur na shohin kthejnė rrugėn. Them se po tė jetė nė dorėn e tyre, na shajnė na fyejnė dhe shpėrblehen. Nga ana tjetėr nuk jam dakord me atė vijė qė pėrdor lidershipi qė po mban peng partimė demokratike dhe demokracinė shqiptare dhe po lė nė pushtet socialistėt. Sepse kemi njerėz qė cfiliten pėr ujė, pėr drita, pėr telefona, pėr punė, pėr asistencė sociale, etj, ndėrsa PD-ja i thėrret tė protestojnė pėr emra dhe jo pėr hallet konkrete. Unė kam deklaruar qė PD-ja duhet tė hapet, kam pėrdorur njė term nė platformėn time: "Tė bashkohen ata qė janė me PD-nė dhe me idealet e dhjetorit". Por nga ana tjetėr festa e vėrtetė e PD-sė, pėr mua ėshtė sot dhe jo dje. Unė i propozova gjithashtu njė anėtari tė kryesisė edhe qė tė dilnim te Pallati i Kongreseve, kur kalojnė delegatėt ish-komunistė duke mbajtur lart flamurėt e revolucionit, ndėrsa ne tė mbanim njė parullė ku tė shkruhej me tre ngjyra (kuq, blu dhe tė zezė), kjo fjali: Shokė komunistė, mos e harroni 12 dhjetorin, qė ju pėrmbysi". Sepse unė e quaj 12 dhjetorin, si ditėn e madhe tė ēlirimit nga zgjedha kominuste, prandaj kėtė ditė nuk mund ta pėrlyej njė kongres i ish-komunistėve i vendosur nė mėnyrė provokative atė ditė.

    Ju jeni krenar apo jeni i penduar qė ishit i pranishėm nė 12 dhjetor?
    Unė do tė jem gjithmonė krenar pėr kėtė qė kam bėrė sė bashku me shokėt e tjerė dhe me tė gjithė qytetarėt. Asnjėherė nuk kam pėr t'u penduar dhe gjithmonė do tė luftoj qė kalendari dhe platforma e sotme e Partisė Demokratike tė rinisin me 12 dhjetorin e vitit 1990.


    "Unė jam nuni qė i vura emrin Partisė Demokratike mė 12 dhjetor

    "Mė 12 dhjetor, gjatė paradites nė shtėpinė e Gramoz Pashkos kemi diskutuar shumė pėr emrin qė do tė mbante partia". Kėshtu shprehet ish-kryeministri Meksi i cili sqaron se pėr kėtė arsye pjesėmarrėsit shkruajtėn njė listė me emrat e mundshėm. Midis arsyeve kryesore pėr t'i vėnė partisė emrin Parti Demokratike, Meksi veēon faktin se kėtė emėr e kishin kėrkuar vetė ai sė bashku me qytetarėt e Tiranės nė mitingun e pasdites sė 11 dhjetorit. Sipas Meksit, Berisha ishte mė shumė pėr emrin Partia e Studentėve dhe Intelektualėve tė rinj. "Por unė me Pashkon dhe me disa tė tjerė e kishim biseduar edhe mė parė, prandaj atė mėngjes Azem Hajdari u nis me motor nė Qytetin Studenti pėr t'u komunikuar studentėve emrin e Partisė Demokratike".


    13 vjetori i PD-sė, mungojnė themeluesit

    Festa e PD-sė ndryshe nga herėt e tjera, ėshtė zhvilluar kėtė vit nė hollin e madh tė Pallatit tė Kongreseve. Pėrveē aleatėve tė djathtė tė Berishės, dhe ambasadorit tė OSBE-sė, ambasadorit tė Greqisė, pėrfaqėsuesit tė FMN-sė, nuk kishin marrė pjesė liderė apo kundėrshtarė tė Berishės. Vetė lideri i PD-sė deklaroi se nė festimin e kėsaj dite nuk e kishte ftuar vetė Nanon, sepse ai ishte njeriu qė kėrkon shkatėrrimin e demokracisė nė Shqipėri. Ndėrkaq, kur bėhet fjalė pėr datėn, se pse votohet nė 11 dhe jo nė 12 dhjetor, Shaban Memia tė thotė: Unė e di shumė mirė kėtė punė: Partia Demokratike ėshtė themeluar nė 11 dhjetor nė darkė. Pakkush nga themeluesit e PD-sė gjendeshin nė sallė. Nuk ishte as Aleksandėr Meksi, i cili njeh pėr ditė tė themelimit tė PD-sė datėn 12. Ndėrsa pėr tė gjithė tė tjerėt, afrimi drejt Pallatit tė Kongreseve pėr tė festuar, ėshtė shumė domethėnės: ora e fitores po afron. Nė sallė kanė qenė tė gjithė deputetėt e Partisė Demokratike. Kishte edhe njerėz tė thjeshtė tė ftuar. Kishte edhe shumė gazearė. Avokati Ngjela, mė shumė sesa nė festimin e kėsaj dite, ishte duke menduar pėr zgjedhjet e 28 dhjetorit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Aleksander Meksi ishte Kryeminister kur filloi autostrada Tiran-Durres..
    Ai e shikonte perdite konfuzionin e tmerrshem Makino-Qerro-bicikletaxhio-Katundaro-Laprako-Voracako-Kamzaxhio-Bathoras ne segmentin.. Zogu Zi-Spital-Ushtarak-Kashar..qe vazhdon dhe sot dhe nuk pame te ideonte ndonji zgjidhje si arkitekt qe ishte me profesion dhe si Kryeminister..

    Tash se fundi Spartak Ngjel Juristi hodhi idene e nje rruge tjeter qe do te cbllokoje Tiranen e cila sipas Takut do kaloje diku nga Bulevardi Kryesor-Matermitet-Stacion Treni-Paskuqan-Kamz e degezime ne drejtim Fushkruje e Vore..

    Meksi duhej te ndalonte ndonji dite pran firmes ndertuese te asaj autostrades Tiran-Durres i ti thoshte.. more shoke inxho-teknika..ku do kalojne katundaro-qerrexhijo-karrocieret e katundeve andej nga e majta kur duan te shkojne nga krahu tjeter.. Nuku po sho asnji mbikalim a nen kalim.. a nuk shikoni se kjo po behet me "kapercim kaluci" mbi murin e betonit.. dhe po kushton jet njerzish cdo dite...

    Aspak nuk e cau bi-then Meksi per kete e ky Ilir Koka gjeti zgjidhje me ca shkallare hekuri qe dhe kjo eshte nje injorance perseri sepse qerrja e zetori skan si hypin ne shkallet e lir Kokmadhit..

    Pse Meksi nuk e vrau mendjen.. sepse ai me Pashko Rulat e kish mendjen me bo biznese per veten e per Shefikat Ngjelat e Marsel Skendot e Koc Dhim Kokat..

    Saliu ka nje gabim qe e thrret ne cdo feste Lek Meksin sepse jan mijra te tjere qe kurre nuk e tradhetuan Berishen e qe Berisha as qe e di se kush jan keta e jo me te dije se kan a skan buk keta demokrat te mire per femijet e tyre..

    E vetmja pike ku PS e mund PD-ne eshte LANA...

    Askund tjeter ska PS ndonji avantazh..

    Pra Lana ne koh te MEKSIT u be kanal mbeturinash nga nji far lulishte qe ish ne kohrat Zogiste-Enveriste..

    A nuk e shikonte Meksi Lanen kur shkonte ne pune cdo dite?

    Pse nuk ndali nje dite e ta thrriste sali Kelmendin e ti thosh..cbenet ketu mo.. ky eshte Turp per neve.. Shpejt pastrim e rregullim ketu..
    Joo ai fjeti gjum dhe sot hedh shu-rren krenar Edvin Nano Meta..sepse kan me cfar te mburren..se ja NE BEM LANEN..
    kaq se gje tjeter ska ber Edvini..

    Cme derdellit Meksi akoma..

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 26-01-2007, 14:14
  2. Sot mė 6 gusht bie 61 vjetori i bombardimit atomik nė Hiroshimė
    Nga NoName nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 15:56
  3. 14 - Vjetori I Demonstratės Sė Brestocit Dhe Katėr Dėshmorėt E Sajė
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-02-2006, 17:01
  4. Festohet 15 vjetori i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 14:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •