Close
Faqja 63 prej 74 FillimFillim ... 1353616263646573 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 621 deri 630 prej 740
  1. #621
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar më parë nga Rugova Lexo Postimin
    Ja çka më shkruan në privat njëfarë anafabeti dhe primitivi me emrin IlmiT, vetëm pse e kam përgëzuar Brarin për shkrimet dhe pikëpamjet e tij që ai shfaq këtu në Forum:
    "te dhef.sha brarin e ty e e rugovicat si ti..."
    Pra, ky i paftyrë, horr, po shihet qartë se i pengon çdo gjë dhe çdo kush që shfaq përkatësinë e tij politike të djathtë, sidomos po e trishtojka emri i presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova. Si nuk i vjen turp këtij rezili të ofendoj njerëz pa i njohur, sepse kulturë tjetër nuk paska ky dreq leshkuq.

    Prandaj, duke parë se në këtë forum, po ashtu nuk paska dialog të mirëfilltë, veç sharje dhe ofendime, por as shfaqje mendimesh të lira dhe pa censurë, se këtu menjëherë po të "pshurrkan dhe po të dhjekan" vetëm se i takon një spektri të caktuar politik, se cenzura dhe ndalimi i shprehjes dhe mendimit të lirë qenka masë dhe mjet për mbylljen e gojës gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga moderatorët e këtij Forumi, siç është vepruar sot në mengjes me fshirjen e temës rreth gazetarës Jeta Xharra, ku neve disa filluam të japim mendime personale rreth "demokracisë së mjaftuar" sipas zëdhënësit të qeverisë së Kosovës Memli Krasniqi, si dhe mbikqyrjes së qeverisë ndaj mediave në Kosovë, etj. Dhe, kisha vetëm dy-tri ditë që isha bërë anëtar i këtij formi, deklarohem se nga ky çast nuk jam më anëtar. Lus moderatorët që të më ç'antarësojnë menjëherë, sepse kjo mënyrë e veprimit, pra shlyrja e temave që si duket nuk përkojnë me "politikën redaktuese" të këtij forumi, mund të jetë çdo gjë, por jo edhe një forum i hapur dhe demokratik.

    P.S. E postova këtë shkrim tek kjo temë, sepse nuk dita ku ta adresojë në ndonjë vend tjetër.....
    ----------
    O Rugovë !
    Sa i përket konstatimit tëndë se të është shlyer postimi rreth temës për Jeta Xharrën e Sami Lushtakun,kujtoj se je pakëz gabim.Është ndryshuar titulli i temës dhe postimin e ke me nr. 25,prandaj kontrolloje.
    Ndërsa,për sharjet e fyerjet që të dërgohen në adresë private,ato janë të zakonshme për shumicën e anëtarëve dhe gati që askush nuk ua vë veshin.Janë disa që vëtëm këtë dijnë...
    Përndryshe,ky Forumë ndër shqiptarë, është ndoshta i vetmi që pranon pluralizmin e mendimeve,ideve e koncepteve politike në mënyrë të barabart.
    Nuk është në traditën tonë (rugoviste) që të zhgënjehemi e dëshprohemi nga çdo budallëllëk i ndonjë të frustruri që ka vetëm një qëllim, të ngulfatë fjalën e mendimin e lirë ndër shqiptarë.
    Sinqerisht më vjen keq, nëse vendos të largohesh,sepse je mjaft origjinal e konstruktiv në pikëpamjet tua....

  2. #622
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    Rruga Durrës-Kukës, parë në një dimension tjetër
    NGA:ARTUR NURA




    Ndërsa kam lexuar disa shkrime rreth projektit shumëdimensional të rrugës Durrës-Kukës, kam vënë gjithashtu re se komentohet rregullisht dimensioni i saj fizik dhe ekonomik! Nuk analizohet, ose preket vetëm cekët, plani tjetër i këtij projekti të cilin mesa duket jo të gjithë mund t’ia lexojnë funksionin. Sipas meje, e rëndësishme tek ky projekt nuk është rruga fizike dhe makinat, mallrat, njerëzit që do kalojnë dhe kur, por funksioni i saj gjeopolitik e psiko-social dhe kulturor, i cili ka filluar tashmë veprimin e tij. Kjo në funksion të inspirimit politik dhe social që ajo sjell në rajon, por në mënyrë të veçantë në territoret shqiptare të Ballkanit edhe padyshim këtu midis nesh dhe ekuilibrave tonë psiko-social dhe politik! Padyshim që kjo rrugë hedhur si rezultat i të tashmes dhe projektim i së ardhmes, ajo sjell një riformim të bindjeve gjeopolitike në shoqërinë e gjerë kosovare dhe rrit optimizmin e tyre për të ardhmen politike të shtetit më të ri evropian. Kjo rrugë konceptohet prej tyre si mundësi më shumë për pavarësinë e tyre ndaj shtetit serb dhe bashkëpunim më të madh midis shqiptarëve në të gjithë rajonin e trazuar, ku çështja shqiptare në të shkuarën ka qenë e eklipsuar.

    Fillimisht dua të them se mjafton të shohësh reagimet më të vendosura politike që vijnë nga Prishtina kundrejt Shkupit dhe Beogradit, faktin që Presidenti i sapozgjedhur maqedonas, Georgo Ivanov, jo rastësisht kërkon të takojë Presidentin shqiptar, Bamir Topi, privatisht dhe flitet vetëm për Kosovën! Por nga ana tjetër duhet thënë gjithashtu se ky projekt me kalimin e kohës do të bëjë që edhe vetë Serbia të moderojë qëndrimet e saj ndaj Pavarësisë së Kosovës dhe sigurisht që nuk duhet të mbyllë lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve me të.

    Një moderim i tillë mund t’i mundësojë Serbisë tashmë ëndrrën shumëshekullore gjeopolitike të daljes në det! Sigurisht që këtë gjë mund ta bëj vetëm nëpërmjet territorit kosovar si shtet i pavarur prej saj.

    Jeta politike e rajonit tashmë ka marrë një drejtim krejt të kundërt me vitet 1913, 1920, 1944 dhe pse jo edhe viteve 1990. Kjo padyshim do reflektohet edhe brenda shoqërive përkatëse, të cilat nuk mund të qëndrojnë të painfluencuara nga rrjedhat historike të politikës.

    Kjo kthesë filloi në sajë të rolit të politikave anglo-saksone ndaj vëmendjes së Perëndimit për Ballkanin dhe sigurisht kundrejt atij ruso-sllav tradicional në rajon. Viti 1999 dhe ndërhyrja e NATO nën rolin principal të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe shënoi fillim e kësaj kthese të madhe historike për vendet ish-jugosllave dhe tërë Ballkanin.



    Dimensioni psiko-social i rrugës në Shqipëri e më gjerë...

    Padyshim që vëmendje ky projekt kërkon edhe në ekuilibrat socio-kulturor dhe politik të diferencave veri-jug edhe brenda Shqipërisë. Temë kjo reale, anipse për arsye krejt objektive trajtohet deri diku si tabu! Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për këto diferenca edhe pse për to flasim gjithmonë me gjysmë zëri. Ato janë politike, kulturore, gjuhësore dhe ekonomike. Këto diferenca nuk kanë ardhur në realitet nga shkaqe abstrakte, por thjesht reale dhe objektive. Veriu i Shqipërisë edhe prej shkaqeve dhe projekteve gjeopolitike të dikurshme (të cilat i prekëm kalimthi edhe më lart) ka qenë më i varfër dhe më i izoluar se Jugu i Shqipërisë. Kjo është konvertuar edhe në diferenca kulturore, ekonomike dhe si rezultat edhe psiko-sociale. Fakti që komunizmi shqiptar, origjinë e së majtës edhe të sotmes anipse të moderuar, ka penalizuar këto treva më shumë se të tjerat, ka bërë shoqëritë respektive ta paguajnë këtë kosto me rezultate të ndryshme.

    Mjafton të kujtosh që para viteve 1990 qytetarët e Kukësit, Tropojës, Peshkopisë, Shkodrës dhe më gjerë, për shkak të mbylljes së kufijve shtetërorë, mund të kërkonin një jetë më të mirë vetëm në Tiranë! Kjo, anipse Tirana kryeqyteti i Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike dhe urbane ishte më e largët se qytetet e tjera jashtë Shqipërisë dhe duke mos harruar se këtë duhet ta bënin vetëm në mënyrë të kontrolluar nga partia e vetëm nëpërmjet procesit të famshëm të pasaportizimit!

    Kukësi me Prizrenin, Tropoja me Gjakovën, Shkodra me Podgoricën, Peshkopia me Dibrën e Madhe (edhe të tjera qytete me radhë) vetëm pas viteve 1990 mundën të rikomunikojnë me kushërinjtë e tyre dhe të bëjnë pse jo edhe biznese të përbashkëta. Kjo mundësi e re ardhur me demokracinë në Shqipëri dhe Ballkan padyshim që u dha hapësirë të mëdha kësaj pjese respektive të shoqërisë sonë për më shumë liri, veprim dhe pse jo edhe rol në zhvillimet politike të Shqipërisë dhe më gjerë në rajon. Kjo nisje e re u kristalizua më e qartë dhe më e lexueshme me çlirimin e Kosovës nga Serbia dhe pavarësinë e saj; me më shumë demokraci dhe liri për shqiptarët e Maqedonisë dhe me lëvizjen e lirë si koncept dhe standard evropian.

    Rruga Durrës-Kukës mund të shihet vetëm në funksion të këtij standardi të lirisë, i cili sjell mundësi prosperiteti social dhe ekonomik në këto treva dhe fillimisht ndez një dritë në tunelin e të ardhmes të të gjithë shqiptarëve në rajon.

    Ajo do lidhë fillimisht interesat e të gjithë shqiptarëve të Shqipërisë se Mesme dhe Jugore me Veriun dhe të gjitha territoret shqiptare të Ballkanit dhe kjo ka nisur me dimensionin psiko-social, i cili ka filluar funksionin e tij tashmë dhe kjo është e lexueshme vetëm politikisht.
    ...Tirana eshte e para

  3. #623
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    po mbarohet autostrada, e nuk ka gje me te mir ... por nuku eshte puna e salis apo qeveris ... duhesh bere ajo rruge ... mos e cytni ma ...

    roli i qeveris eshte me pergjegjesi te drejtperdrejte kur vendi mbetet i vetmuar ne Ballkan e Europe - te gjitha vendet, perveç Shqiperise do te kene te drejten e levizjes se lire ne vendet e mareveshjes Schengen ...

    perse valle? perse? kush mban pergjegjesi nga qeverria, apo "koalicioni dushko-revolucion '97"; a nuk duhet kush te kerkoje falje per kete veçim te Shqiperise, per kete lenie pas dere, per kete qytetari te dores se dyte e te trete ne Europe ...

    e ju me thoni rruga ... te ishte per qeverrine, rruga nuk do behej fare, ashtu si nuk u be ne kohen e tos buzuqes ...

    nga kjo gjendje mjerimi e izolimi, shqiptaret kane çare rrigen vete, neper male, neper dallge deti etj shoqeruar me kushedi sa viktima ... mos eshte ulur ndopak ritmi i ikjes se Shqiptareve nga Shqiperia qe kur mori pushtetin rrotacionar salis?

    ikni lani poturet, iu vjen era prej nga jeni ulur e qelbni monitoret ...

  4. #624
    i/e regjistruar Maska e Kaoni
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    268
    Or kur ka me u hap kjo rruga mer?
    A di nanjoni me na thone se kur ka me u hap, t'peshtojm prej ktijt Lokut se na mori menien me gjith rrugen, a thu se aty e kena lon vrapin ne m'Kukes

  5. #625
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Kaoni,
    E shoh se je teper i ngazllyer me perfundimin e rruges, e sidomos me mundesine qe te jepet per te vizituar Loket....
    Hajt mos prito,pas nja 20 ditesh,na vizito edhe neve Lokeve(qe jemi nja 2.5 milione) ne Kosove ,Presheve,Bujanoc,Medvexhe, e edhe nja 1 milione ne Maqedoni.....
    Kaon,keta Loket, ty e sojit tend...,keto 135 vjet i kane dhene emer,ndere ,njerzi e te drejte per shtet e komb,nese nuk t`vjen fort merzi....!

    E mos te flas per me heret.....Engjelli,Buzuku,Bogdani,Gjon Nikolle Kazazi etj.,

    Kujt i flas edhe une...!

  6. #626
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a jan ndertuar apo planifikuar te ndertohen ca "xhepa" pergjat autostrades..?

    me xhep kuptoj nje dalje ne aytostrade qe hyn ne nje zone (qoshke) me pak gjelberim me ca stola e ca nevojtore e ca cezma e ndonje telefon a ndonje shitore ushqimore a dicka e tille.. e me ndonje polic qe vjen verdall e u jep siguri udhetareve e pak frike hajno krokodilo- maskave te zones..

    dini gje juve?

  7. #627
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    a jan ndertuar apo planifikuar te ndertohen ca "xhepa" pergjat autostrades..?

    me xhep kuptoj nje dalje ne aytostrade qe hyn ne nje zone (qoshke) me pak gjelberim me ca stola e ca nevojtore e ca cezma e ndonje telefon a ndonje shitore ushqimore a dicka e tille.. e me ndonje polic qe vjen verdall e u jep siguri udhetareve e pak frike hajno krokodilo- maskave te zones..

    dini gje juve?
    Nuk ma merr mëndja të ketë, por që në gjithë botën këto "Rest Area" "Ambjent Çlodhës" janë në çdo autostradë, tek e fundit të kap urina në mes të udhëtimit, ça do bësh?
    Të nxjerrësh koburen nga dritarja, dhe ti lash xhamat makinës mbrapa?
    Po dalje dhe hyrje në fshatrat dhe qytetet e zonës a ka kjo autostradë?
    Apo do kthehet në mish-mash ku traktorat do të kalojnë autostradën për të shkuar tek tokat e tyre?
    Kush ka më shumë informacion mbi këto detajet do tu lutesha të na informonit, pasi me të vërtetë që është një vepër gjigande dhe do të jetë mëkat sikur këto detaje të jenë anashkaluar.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  8. #628
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    autostrada sa pash un me syt e mi nuk mund te perfundon edhe nja 1 vjet.

  9. #629
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga B.C.B Lexo Postimin
    autostrada sa pash un me syt e mi nuk mund te perfundon edhe nja 1 vjet.
    Sikur te ish bere me 2 korsi dhe jo 4, do kishte nje vit qe kish mbaru dhe do kushtonte shume me pak.

  10. #630
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Sikur te ish bere me 2 korsi dhe jo 4, do kishte nje vit qe kish mbaru dhe do kushtonte shume me pak.
    Nuk eshte sokak per karoca, por autostrade per maune.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Faqja 63 prej 74 FillimFillim ... 1353616263646573 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •