Me vjen keq por duhet te luftosh qe te njohesh mire procedurat e tenderimeve nderkombetare, sepse ato jane te shumellojshme.
Ne rastin ne fjale eshte perdorur nje praktike, qe ndoshta nuk te ka rene rasti ta njohesh.
Dhe pervoja ne Shqiperi per raste te tilla eshte zero dhe per kete aresye me te drejte u kerkua konsulence nderkombetare.
Vec kesaj, ne Shqiperi mungojne me aresye referenca per projekte te tilla, sepse nuk jane zbatuar asnjehere deri sot projekte te tilla dhe teknologji te tilla.
E kam thene ne shkrime te meparshme, se ky projekt eshte shkolle per ata qe do te punojne atje, per punetoret, specialistet, inxhinieret, bizneset, pushteti qendror dhe lokal etj.
Meso me teper per BOT dhe BOOT, Tender Unit Price etj. e pastaj do te kuptosh me mire se si zbatohen projekte te tilla.
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 02-06-2009 më 16:32
Pikerisht sepse eshte projekti i pare i madh qe bene duhet ti bejne keto dokumentacione transparente, qe edhe qeverite e tjera qe do te vijne te mesojne c'fare u be mire dhe c'fare jo, ne menyre qe here tjeter te ndreqin ato qe kishin probleme. Transparenca nuk eshte vetem te dali kush vodhi kush nuk vodhi, eshte keto te jene si mesime per te ardhmen.
Kjo eshte me teper e vlefshme per nderrimin e mentalitetit qe si behen keto projekte ne Shqiperi se c'do gje tjeter.
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Permbajuni temes qe po diskutohet. Komenett jashte teme u fshine. Po nuk keni gje per te shkruajtur per rrugen Durres-Kukes, heshtja eshte flori.
Albo
Aulona do te tregoj per nje ngjarje qe me ndodhi sot dhe qe lidhet me rrugen ne fjale.
Ishim ne nje takim pune me disa kompani ndertimi, ne shtetin ku jetoj dhe ne nje pushim pata nje takim me nje prej atyre qe ka interes te investoje ne rajonin tone.
Me pyeti nder te tjera per Kosoven dhe me tha se si po shkon Kosova. Super i thashe, kurre nuk ka qene me mire!
"Po ajo nuk ka dalje ne det"-me tha.
"Jo" - i thashe "ka dalje ne det"! U cudit se te huajt nuk e imagjinojne ende se c'do te thote Kosove dhe Shqiperi.
"Kosova ka dalje ne Detin Adriatik"- i thashe dhe "Shqiperia ja ka lene nje port ne perdorim te perhershem"!
U cuditen dhe te tjeret qe ishin aty dhe menjehere (ata e ndjekin situaten por harrojne ti bejne perditesim te dhenave) u shpreh se "nuk ka lidhje rrugore per te dale atje".
Qe dy vite eshte duke u ndertuar nje koridor, qe i mundeson Kosoves daljen ne kete port dhe per pak kohe ai vihet ne pune!
U hap harta dhe me thane ti shenoj koridorin, qe te perditesonin informacionin.
Pas hyrjes se Shqiperise ne NATO, pas perfundimit te ketij koridori dhe pas perfundimit te suksesshem te zgjedhjeve, ne Shqiperi dhe ne rajon do te kete investime te shumta.
Qeveria Berisha, me kete projekt dhe Petroliferen, tregoi se eshte qeveri qe mbeshtet dhe i mbron investimet te huaja, qe per ne shqiptaret jane me se te nevojshme!
Keto jane shembuj pozitive qe terheqin investitore, deri dhe te ato me skeptiket!
Gazetat Tema dhe Shqip, sot merreshin me Thacin, sa Mu(s)t-afa Nano e quante festimin per bashkimin e tunelit, nje ngjarje tribale!!??
Ndersa Mero Gjiushorucaj e quante perdorje nga Berisha, faktin qe Thaci mori pjese ne ceremoni!
Mirepo Thacit nuk duhet ti behet vone se cfare lehin poshte e perpjete, sepse ai kreu vetem detyren si shqiptar dhe si kryeminister i Kosoves.
Kosova nuk duhet te lejoje ne asnje menyre, qe vendin e bashkepunimit dhe dialogut ndershqiptare, ta zeje mentaliteti fshataroprovincial i percarjes dhe i vendosjes se interesave partiake mbi ato kombetare, sic eshte bere dhe vazhdon te behet ne Shqiperi.
Dy kryeministra që promovuan një epokë të re
Enjte, 04 Qershor 2009 16:46
Nuhi Ismaili
Në gjithë historinë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore kthesat dhe zhvillimet e mëdha historike i kanë bërë individët, si në shkencë, art, kulturë e po ashtu edhe në politikë. Edhe historia e popullit shqiptar ka figura të njerëzve të caktuar që u kanë prirë proceseve të ndryshme gjatë gjithë historisë, janë emra individualë, mjafton të themi periudha e Skënderbeut dhe e dimë menjëherë se për cilën kohë po bëhet fjalë. Edhe në kohën e sotme, kur bota po shkon drejt një globalizimi, prapë janë emra të përveçëm ata me të cilët po identifikohen etapat e caktuara të zhvillimit të shoqërisë njerëzore.
Po a janë emra të përveçëm edhe dy kryeministrat aktualë Salih Berisha dhe Hashim Thaçi dhe a do ta identifikojmë në të ardhmen këtë etapë të historisë me emrat e tyre? Në këto 20 vjet të zhvillimit të politikës në Shqipëri, Salih Berisha është një lider politik që pati ngritjet dhe rëniet e veta si asnjë lider tjetër. Viti 1997 për shumë kënd ishte edhe fundi i Berishës në politikë, por ai nuk u dorëzua dhe në vitin 2005 u rikthye në pushtet me një program konkret për zhvillimin e vendit. Edhe vet kundërshtari i tij më i drejtpërdrejtë Fatos Nano, veprimtarinë politike të Berishës e ndanë në dy pjesë. Ai në një debat televiziv Berishën si lider e quajti Berisha1 dhe Berisha 2, pra ky i dyti është krejt një lider tjetër, i cili në këtë mandat të tij qeverisës, Shqipërinë e ktheu në një vend normal, duke e hequr nga kryesimi i listave që organizatat e ndryshme botërore, Shqipërinë e kishin vënë si kampione të korrupsionit, drogës, trafiqeve me qenie njerëzore dhe lidhjen e fuqishme të krimit të organizuar me vet institucionet e shtetit.
Ta marrësh qeverisjen e një vendi në një gjendje të tillë dhe vetëm për tri vjet, ta heqësh atë nga kryesimi i këtyre listave të zeza, ta dyfishosh buxhetin e shtetit, ta anëtarësosh vendin në organizatën më të fuqishme ushtarako-politike siç është NATO, nuk është gjë tjetër përpos sukses i jashtëzakonshëm. Ta ndërtosh korridorin shqiptaro-shqiptar me të cilin e ndërron edhe konceptin e gjeopolitikës dhe gjeo-strategjisë në Ballkan nuk ka se si të mos jesh ndërtues i një epoke të re.
Kurse, në anën tjetër kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i cili për nga mosha është shumë më i ri se Berisha, në politikë është bashkëmoshatar i tij. Edhe Thaçi ka plot 20 vjet që vepron dhe angazhohet për çështjen e Kosovës, madje jo vetëm që ka 20 vjet angazhim e përpjekje për popullin e tij, por është bartës i të gjitha proceseve vendimtare që kanë të bëjnë me fatin dhe të ardhmen e këtij vendi. Janë tri momente vendimtare, të cilat pa aprovimin dhe përkrahjen e Hashim Thaçit nuk do të kalonin dot: Konferenca e Rambujesë, bisedimet e Vjenës dhe Pakoja e Ahtisarit. Që të tria janë kompromise që mund t'i bëjnë vetëm liderët që kanë një kredit të madh kombëtar, përndryshe shumëkujt do t'i dridhej dora para këtyre përgjegjësive kaq të mëdha.
Edhe Hashim Thaçi, si lider ka ngritjet dhe rëniet e tija. Pas përfundimit të luftës ishte një lider i pakontestueshëm, imazhin e tij (sipas mendimit tim) ia prishën pushteti lokal dhe profiterët e luftës. Pushtetin lokal të pasluftës e udhëhiqnin de fakto komandantët e zonave të UÇK-së, kurse dështimet i faturoheshin Hashim Thaçit, banesa e lokale uzurponin profiterët e luftës dhe bashkëpunëtorët e regjimit të Millosheviqit, kurse faturën politike e paguante Hashim Thaçi. Por ky lider edhe pse i ri nuk u dorëzua, i pranoi humbjet e reformoi partinë, në kohen e bisedimeve të Vjenës edhe pse në opozitë luajti një rol jo vetëm konstruktiv, por edhe vendimtar në mbarëvajtjen e procesit dhe edhe ky me një program konkret për zhvillimin e Kosovës i fitoi zgjedhjet parlamentare të vitit 2007, shpalli pavarësinë e Kosovës, hartoi Kushtetutën dhe jo pa vështirësi tani po e qeverisë vendin. Një lider i cili për 20 vjet të veprimtarisë së tij është bartës i të gjitha proceseve politike nuk ka se si të mos i thuhet kryeministri i pavarësisë së Kosovës dhe ndërtues i këtij shteti të sotëm. Janë absurde deklarimet e përfaqësuesve të ish-qeverisë Çeku, se Hashim Thaçi po përpiqet ta përvetësojë shpalljen e pavarësisë. S'ka pse e përvetëson një akt të tillë një njeri, i cili për 20 vjet ka punuar dhe ka qenë njeriu kyç i të gjitha proceseve, këtë të drejtë ia jep vet historia dhe s'ka asnjë nevojë që ta bëjë madje as përpjekjen më të vogël për një gjë të tillë.
Këta dy liderë tani më kanë hyrë në histori, secili në mënyrën e vet dhe më 31 maj të vitit 2009 nga Kalimashi dhanë një mesazh të cilin shqiptarët e kanë pritur më shumë se një shekull "Përgjithmonë bashkë". Këtë mesazh mund ta japin vetëm njerëzit që kanë guxim kombëtar e politik dhe që kanë vizion të qartë se kah janë duke hequr. Historia para se të shkruhet duhet të bëhet, Hashim Thaçi ka bërë histori dhe tani po ndërton një epokë të re.
infopress
a po menon qe tbeson najkush qe hashim thaqi meret me politik qe 20 vjet a?
ps.din najkush me m`tregu se a muj me udhtu kah rruga e re per ne Tirane sot?ose sa kilometra jan te kalushme?
Ndryshuar për herë të fundit nga B.C.B : 04-06-2009 më 21:46
Postuar më parë nga Antimafia
Deri ne Vranjë është tip top , por si të dalësh nga Vranja dhe të futesh direkt për Bujanovc atëher gjithcka ndryshon muhabeti , pra gjith rrugën që e bën prej Leskovcit e deri në Vranje , doubel koh të duhet të besh prej Bujanovcit deri ne Prizren.
Do te thot . Bujanovc/Gjilan/Ferizaj .. e kshtu me rradh.
Krijoni Kontakt